Kujdesi për shëndetin mundëson jo vetëm një mirëfunksionim të organizmit tonë, por na lejon që të jemi edhe sa më efektivë dhe energjikë në të gjitha aktivitetet e përditshme. Për të qenë të shëndetshëm është me rëndësi që të merren vitaminat dhe lëndët e nevojshme ushqimore. Konsumimi i mjaftueshëm i frutave dhe perimeve ndikon padyshim në shëndetin tonë.
Edhe farat e kungullit njihen për përdorimin e tyre për qëllime mjekësore, pasi janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vitaminave.
Për këto arsye, edhe farat e kungullit duhet të bëhen pjesë e ushqimit të përditshëm.
1. Luftojnë kancerin
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga shfaqja e kancerit të gjirit. Efekt të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
2. Shëndeti i prostatës
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikale dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.
3. Zbusin simptomat e menopauzës
Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja, dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.
4. Janë të mira për humbje peshe
Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, lëndë të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara kungulli përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.
5. Reduktojnë kolesterolin
Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind. Gjithashtu reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmi në zemër dhe në tru.
6. Mbrojnë nga diabeti
Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore. Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë, u rekomandojnë diabetikëve fara kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.
7. Lehtësojnë artritin
Shkencëtarët kanë vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit. Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara kungulli, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij.