“Ligj për “branitelat” nuk kalon pa u përfshirë edhe ushtarët e UÇK-së”. Kështu është shprehur deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i cili gjatë një intervistë për gazetën LAJM, ka shpalosur edhe bisedën me kryetarin e Parlamentit Afrim Gashin, i cili i ka thënë se, nëse ky ligj kalon, VLEN-i duhet ta largohet nga qeveria.
“Për koincidencë unë isha në zyrën e Afrimit dhe Afrimi ma ka thënë shkurt e shqip, nëse kalon ky ligj s’kam cka bëj unë si kryetar i parlamentit, as s’kemi cka bëjmë ne si VLEN në Qeveri. Ai ligj nuk kalon dhe ne jemi garantuesit më të mirë dhe më te sigurt se ky ligj nuk kalon”, tha Azizi për gazetën LAJM.