Pamje të rënda: Vdes në skenë këngëtari i njohur, pësoi atak kardiak gjatë performancës
005.Paparaci by floriana / Sep 24, 2024 at 2:20 PM//keep unread//hide
Këngëtari dhe regjisori i njohur turk, Metin Arolat vdiq të shtunën e 21 shtatorit gjatë një shfaqjeje live në Kozjatagi në Stamboll.
Artisti 52-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë performancës, me miqtë që dyshonin se shëndeti i tij ishte i rrezikuar nga një dietë e rreptë, sipas raporteve të mediave lokale.
Pavarësisht se përjetoi dhimbje dhe mpirje në dorë, Arolat vazhdoi me performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë. Një infermier që ndodhej në lokal nxitoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Arolat vdiq rrugës për në spital.
Këngëtarja Demet Sagiroglu, mikeshë e ngushtë e Arolat, ka folur për mediat jashtë spitalit, duke lënë të kuptohet se shëndeti i tij mund të jetë ndikuar nga dieta e tij.
“Ai ishte shumë i afërt me mua, si një vëlla. Ishte në dietë… nuk besoj se ia duronte zemra. Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë”, tha ajo.
Metin Arolat fitoi popullaritet në vitet 1990 si këngëtar. Përveç karrierës së tij në këngë, Arolat ishte i njohur për regjinë e videoklipeve për artistë të shumtë turq.
#metinarolat pic.twitter.com/X6fnrIF2kZ
— Murat Fırat (@berkemuratfirat) September 21, 2024