Ballina Aktualitet Mexhiti takon ish-komandantin e Forcave të NATO-s Wesley Clark

Mexhiti takon ish-komandantin e Forcave të NATO-s Wesley Clark

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar gjeneralin Wesley K.Clark. Mexhiti është shprehur se bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme.

“Në suaza të vizitës time në ShBA ishte kënaqësi të takoja gjeneralin Wesley K.Clark. Bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme.

Diskutuam mbi faktin se siguria dhe paqja ndërlidhen ngusht me bashkëpunimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha edhe me zhvillimet ekonomike.

Gjithashtu ndaluam edhe te kontributi i tij i jashtëzakonshëm për paqen, e në veçanti atë të rajonit. Mbi të gjitha u fol edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës së NATO-s që i japin vendit tonë në rrugën e proceseve euroatlantike, rrugë që padyshim se është në prioritetet tona kryesore.

Gjeneral ju jeni hero i gjallë për ne, faleminderit për mikëpritjen dhe bisedën e çmueshme!”, është shprehur Mexhiti pas takimit.