Gënjeshtra e parë e fëmijës tregon që ai është i aftë të mendojë i pavarur nga prindërit ! Gënjeshtrat e para quhen “të bardha” dhe prindërit argëtohen në kësi rastesh, por nëse këto të fundit thuhen vend e pa vend, prindërit duhet të shqetësohen!
Sjelljet e caktuara vendosin fëmijën në situata të caktuara dhe frika është ndjesia kryesore që shtyn një fëmijë të fshehë të vërtetën. Sipas piskologëve dhe ekspertëve të sjelljeve shoqërore, fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre. Të gjendur në situata të vështira, kur e dinë që mund të ndëshkohen fëmijët parapëlqejnë të fshehin të vërtetën.
Sipas hulumtimeve nga Victoria Talwar, psikologe dhe eksperte për fëmijët në Universitetin McGill rezultoi se fëmijët e prindërve të rreptë gënjejnë për të shmangur dënimin e prindërve. Sipas Independent, Talwar ka marrë në studim dy shkolla të cilat drejtoheshin me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje me trike, fëmijët ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar.