Një 48-vjeçar është arrestuar në Crispiano të Italisë, pasi ka tentuar t’i vërë flakën ish-partneres së tij dhe babait të saj.
Sipas mediave të huaja, ishte gruaja që telefonoi 112 duke thënë se ish-i i saj i kishte shkuar në shtëpi dhe po kërcënonte se do t’i vinte flakën.
Kur mbërriti policia, gruas dhe babait të saj iu hodh bidoni me benzinë. Ish-partneri i saj mbante një çakmak në dorë, por fatmirësisht policia arriti të parandalonte një tragjedi.
48-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia. /vizionplus.tv