Kate Grey është shtruar në spital në një gjendje kritike që nga orët e para të ditës së sotme.
Këngëtarja e madhe greke u dërgua me urgjencë në një klinikë private në qendër të Athinës pasi pësoi një goditje në tru rreth orës 2 të mëngjesit.
Kaiti Grey, e cila pak kohë më parë ka mbushur 100 vjeç, përballet me një sërë problemesh shëndetësore, ndërsa vitet e fundit, siç ka rrëfyer edhe mbesa e saj, Angeliki Iliadis, ajo vuan nga demenca dhe nuk arrin të njohë as fytyra të njerëzve të afërm./vizionplus.tv