Sot në mëngjes është duke u zhvilluar një aksion i madh policor në rajonin e Tetovës. Sipas informacioneve jozyrtare janë arrestuar disa persona.
Janë përfshirë shumë njësi policore dhe Prokuroria Publike, të cilët aktualisht janë në terren.
Më shumë informacione priten gjatë ditës.
Konfirmon Prokuroria: Po kryhen bastisje në Tetovë dhe Ohër, ka të ndaluar
“Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar aksion i madh policor në rajonin e Tetovës dhe Ohrit. Po kryhen bastisje në disa lokacione, ka edhe persona të ndaluar. Me detaje të aksionit MPB dhe PPKOK do të dalin gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria.