Ballina Kronika Po riparonte kovën e fadromës, humb jetën tragjikisht 38-vjeçari

Po riparonte kovën e fadromës, humb jetën tragjikisht 38-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh, Rrëshen, ku shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit . /vizionplus.tv