Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali në Monterotondo. Po ashtu ra në pranga edhe një 39-vjeçar.
Karabinierët e stacionit të Mentanës, gjatë shërbimit në komunën e Mentanës, kanë vënë re sjelljen e çuditshme të një makine, të konstatuar më vonë me qira, të cilën e kanë kontrolluar.
Në mjet ndodhej një 22-vjeçar, me origjinë shqiptare, pa vendqëndrim fiks, të cilit iu gjet, pas kontrollit të automjetit, mbi 100 gram kokainë, e ndarë në 110 doza, gati për t’u shitur. /vizionplus.tv