Ballina Shëndeti Si të përgatisni uthullën e mollës në kushte shtëpie

Si të përgatisni uthullën e mollës në kushte shtëpie

Përgatitja e uthullës së mollës kërkon në kushte shtëpie kërkon pak kohë, por rezultati është i kënaqshëm.

Përdor lëkurën dhe copat e mollës dhe e dyta përdor vetëm mollë të plota. Përgatisni uthullën me copat dhe lëkurën e mollës Në këtë metodë përdoren copat e mbetura mollës dhe lëkura e saj. Kjo metodë është e mirë sepse mund t’i hani mollë sa të doni dhe sërish të përgatisni uthull. I gjithë proçesi i përgatitjes zgjat një deri dy muaj.

Do t’ju nevojiten:

Një enë e madhe ose një kavanoz me grykë të gjërë; lëkurat dhe copat e mollës, një napë për të mbuluar grykën e kavanozit.

Lërini lëkurën dhe copat e mollës të ajrosen deri sa të marrin ngjyrë kafe. Hidhini në kavanoz dhe mbusheni me ujë.

Gjatë ditëve në vazhdim mund të shtoni më shumë mollë, por kini kujdes të lini hapësirë të mjaftueshme tek pjesa e grykës së kavanozit të cilën duhet ta mbuloni me një napë dhe ta vendosni në një vend të ngrohtë por të errët. Pas disa ditësh do të vini re një shkumë ngjyrë gri.

Në momentin që kjo ndodh mos shtoni më mollë dhe lereni proçesin e fermentimit të vazhdojë për një muaj ose pak më shumë. Më pas, mund të filloni ta provoni. Nëse uthulla është shumë e fortë, kullojeni atë nga mbetjet e mollës dhe hidheni në një shishe. Mos u shqetësoni nëse lëngu i uthullës është i mjegullt apo i turbullt. Është diçka normale. Nëse dëshironi që lëngu të jetë i pastër, atëherë filtrojeni.

/vizionplus.tv