Interi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Venezian mbrëmjen e sotme në San Siro. Goli për zikaltrit u shënua nga Lautaro Martinez në minutën e 65-të.
Ndërkohë që Venezias iu anullua një gol në minutën e fundit për prekje të topit me dorë, ç’ka solli edhe irrritimin e skuadrës mike.
Zikaltërit renditen në vendin e dytë me 24 pikë. Venezia pozicionohet në vendin e 18-të. Në ndeshjen tjetër të luajtur këtë pasdite, Roma pësoi disfatë 3-2 ndaj Veronës.