Tragjedia në klubin e natës në Koçan mori të paktën 59 jetë. Zjarri shkaktoi djegie dhe probleme në frymëmarrje te rreth 155 persona të tjerë. Pasi u bë e qartë se mes viktimave ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, i cili ishte vetëm 25 vjeç, në “listën sportive” tashmë është një tjetër emër…
Djaloshi i ri portieri Damjan Taneski nga Shtipi është ndër viktimat e tragjedisë më të madhe në Maqedoninë e pavarur . 18-vjeçari është në mesin e të vdekurve nga zjarri i tmerrshëm, e këtë e ka konfirmuar edhe media rajonale “M-Net Television”, me seli në Shtip.
Taneski e filloi karrierën e tij futbollistike përmes Mal Ajax-it të Shtipit, më pas ishte pjesë e kategorive të të rinjve të Vardarit, si dhe mbrojti për Bregalnicën dhe Pehçevën.
@tetovanews
@tn.lajmelokale