Rrahje me mjete të forta mes nxënësve në oborrin e shkollës “Abdyl Ramaj” në Suharekë
Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.
Një përleshje fizike mes disa nxënësve të shkollës “Avdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës ka ndodhur të martën paradite.
Sinjali ka mësuar se incidenti ka ndodhur në kohën e pushimit mes orëve mësimore, kur të dyshuarit e mitur, Sh.F., E.N., Y.M., H.S., dhe D.B., janë përleshur fizikisht mes vete në oborrin e shkollës.
Si pasojë, dy prej të miturve kanë pësuar lëndime trupore në kokë nga përdorimi i mjeteve të forta dhe kanë marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Suharekës.
Në lidhje me rastin, Policia ka intervistuar të gjithë të dyshuarit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor”./GazetaSinjali/
Dogana e Kosovës ndalon futjen e mbi tre mijë palë këpucëve me marka të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e mbi tre mijë palë këpucave me marka të falsifikuara.
Dogana e Kosovës ka shkruar se këto produkte ishin të paraqitura si marka të panjohura.
Në njoftim thuhet se e veçanta e zbulimit ishte mënyra e kamufllimit, ku këto produkete me pak ndërhyrje mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.
Njoftimi i plotë:
Gjatë kontrolleve të rregullta, Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara. E veçanta e këtij zbulimi ishte mënyra e kamuflimit – këto produkte ishin të paraqitura si pa marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.
Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.
@tetovanews
@tn.lajmelokale