Ballina Aktualitet (VIDEO) Gjykimi për vrasjen e Vanjës – Dëshmitari: Pas vrasjes Pallço ndezi...

(VIDEO) Gjykimi për vrasjen e Vanjës – Dëshmitari: Pas vrasjes Pallço ndezi një cigare kontrolloi lajmet në internet

Marijan Vitanovski nuk do të jetë më avokati Lupço Palevskit. Ai ka bërë me dije se tërhiqet nga mbrojtja e të dyshuarit kryesor të vrasjes së dyfishtë Pançe Zhezhoskit dhe Vanja Gjorçevskas, Pallços. Ky i fundit tani mbetet vetëm me avokatin Jovica Strashevski.

Ndërkohë, sot në gjykatë vazhdoi seanca me dëshminë e të akuzuarit të dytë për këtë rast, Velibor Manev. Ai tha se arsyen e vrasjes së Vanjas dhe Pançes, duhet ta kërkojnë tek Lupço Palevski. I pyetur se si ka ndodhur që e kanë grabitur Vanjan gabimisht, kur qëllimi ka qenë grabitja e një gruaje 40 vjeçare, Manev u përgjigj se kjo ka ndodhur për shkak të ngjashmërisë që ka pasur personi që shihnin në foto që duhej të grabisnim dhe Vanjas.

Velibor Manev, i akuzuar

“Personi në foto i ngjante shumë pamjes së fëmijës për nga gjatësia, flokët dhe ngjyra e flokëve. Nuk e di nëse ishte fotoshopuar, por në foto nuk dukej fare si fëmijë. Krahas vetë paraqitjes, ora e nisjes, ora 7.20 e mëngjesit, që përkon me orën e përditshme që kjo grua del jashtë, ndaj ishim të sigurt se ishte ajo”.

Ai edhe një herë mohoi të ketë parë nëse Palevski ka komunikuar me babain e Vanjas, Aleksandar Gjorçevskin.

I pyetur se përse nuk kanë dërguar fototgrafi tek prindërit e vajzës për mito nëse qëllimi ka qenë i tillë, Manev tha se kjo është pyetje që duhet t’i parashtrohet Palevskit.

Velibor Manev seancën e kaluar theksoi se vrasësi i Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, është Lupço Palevski Palço. Qëllimi i grabitjes siç tha, ka qenë një grua rreth të 40-tave, vajza e pronarit të ndonjë kompanie farmaceutike. Ndërsa shtoi se Pallço u kishte thënë se nga grabitja e gruas, bashkëpunëtorët e tij do të shpërbleheshin me nga 150 000 euro.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/