U nda nga jeta pa mbushur 18 vjet, Shëndrit Sadriu nga Presheva.
Dje iu dha lamtumira e fundit të riut nga Presheva, i cili pësoi lëndime të rënda në një aksident të para disa ditëve në Preshevë.
I ndjeri ishte prej ditësh në Spitalin Universitar të Nishit dhe nuk arriti t`u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga një aksident që ndodhi disa ditë më parë në Preshevë.
„Bota është shkatërruar duke ditur që ju jeni larguar kaq shpejt. Është e vështirë të besosh se dikush kaq plot jetë ka ikur. Ngushëllimet e mia më të thella, më të sinqerta për familjen tuaj – asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë këtë dhimbje. Ti ishe më shumë se një mik, ishe një dritë në kaq shumë jetë dhe kjo dritë do të mungojë çdo ditë“- shkruan Riard Sadriu
Lamtumira e fundit iu dha dje në Preshevë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale