Ballina Aktualitet Lajme Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte viziton Ukrainën: Mbështetja e NATO-s,...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte viziton Ukrainën: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lajmëruar se vizitoi sot në Odessa presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku Rutte theksoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e palëkundur.

“Sot vizitova Odesën me Volodymyr Zelensky. Populli i Ukrainës ka duruar kaq shumë, jo më pak sulmin e Rusisë të së Dielës së Palmës ndaj Sumy-t. Mbështetja e NATO-s është e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet sot dhe të parandalojë agresionin në të ardhmen, duke siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” theksoi Rutte në një postim në X.

Gjatë vizitës së tij në Odessa , Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës theksoi se bisedimet e Donald Trump për të siguruar një armëpushim në Ukrainë “nuk ishin të lehta”, ndërsa ai i shtoi se “sulmet e tmerrshme dhe sistematike të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë si janw tw egra”.

“Këto diskutime nuk janë të lehta, veçanërisht në vazhdën e kësaj dhune të tmerrshme ,” tha ai, duke shtuar se ai mbështet të gjitha përpjekjet e Presidentit Trump për paqe.

Nga ana e tij, Zelenskyy vuri në dukje nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

“Ne presim që marrëveshjet tona të mbrojtjes ajrore me Evropën dhe Amerikën të zbatohen. Ne kemi nevojë për sistemet Patriot, ne jemi gati të bashkohemi, të gjejmë para për t’i blerë ato. Ka sisteme në botë dhe varet vetëm nga vendimi i liderëve nëse do të kemi mbrojtje adekuate nga raketat balistike ruse”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky dhe Rutte i kushtuan një pjesë të konsiderueshme të diskutimit negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Për 35 ditë, Putin ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë. Sulmet e fundit ruse në Kryvyi Rih, Sumy dhe qytete të tjera dëshmojnë se rusët janë të vendosur të vazhdojnë luftën dhe po ushtrojnë presion mbi Perëndimin në vend që të ndiejnë presion mbi veten,” tha Zelensky.