Ballina Bota Trump pezullon bisedimet tregtare me Kanadanë: “Do të vendosim tarifa të reja...

Trump pezullon bisedimet tregtare me Kanadanë: “Do të vendosim tarifa të reja brenda javës”

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, duke reaguar ashpër ndaj një politike të re fiskale të qeverisë kanadeze që synon taksimin e kompanive të mëdha të teknologjisë.

Lëvizja më e fundit e Trump, e bërë publike përmes rrjeteve sociale, vjen në një kohë kur të dy vendet kishin nisur përpjekjet për të arritur një marrëveshje tregtare deri në mesin e korrikut.

“Po ndërpresim të gjitha diskutimet mbi tregtinë me Kanadanë, me efekt të menjëhershëm,” shkroi presidenti në një postim në rrjetet sociale. Ai shtoi se do të njoftojë tarifa të reja mbi mallrat kanadeze që kalojnë kufirin amerikan “brenda shtatë ditëve të ardhshme”.

Trump e cilësoi taksën kanadeze si një “abuzim i rëndë fiskal” ndaj kompanive të teknologjisë dhe paralajmëroi masa të reja përmes tarifave të ashpra.

Prej vitit të kaluar, Kanadaja ka miratuar një takstë 3% mbi shërbimet digjitale, që ka ngjallur kundërshtime të forta nga SHBA. Pagesat e para sipas kësaj takse pritet të hyjnë në fuqi të hënën.