Më datë 03.07.2025 në orën 01:10 në autostradën Shkup-Tetovë, te pika pagesës rrugore Zhelinë, efektivët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komnikacionin Rrugor në Tetovë, kanë privuar nga liria personat E.S.(27), D.S.(33) dhe A.O.(24), të tre nga Shkupi, të cilët udhëtonin në automjetin e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit tek personi E.S., u gjet një mjet me substancë pluhur të bardhë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Një 18-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë privuar nga liria për kryerje të sulmit seksual ndaj dy të miturave
Më 02.07.2025 në orën 15:30 dhe 22:55, efektivët e policisë të SPB-së Tetovë dhe NjP Kamjan, në fshatin Sedllarcë e Epërme dhe në Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit nga një 37-vjeçar nga Tetova se kishin kryer sulm seksual në mënyrë të përsëritur ndaj dy vajzave të saj të mitura, duke i filmuar ato me telefon celular dhe duke e detyruar njërën nga të miturat të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 13:00 në SPB Tetovë, personi M.C.(25) nga Tetova ka raportuar se më 30.06.2025 rreth orës 02:00 në Bllokun 82 në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga V.L. nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Më datë 02.07.2025 në orën 21:40 dhe 00:10 në Tetovë dhe në fshatin Nerasht, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Tetovë dhe NjP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personat J.K.(45) dhe D.K.(46), të dy nga fshati Nerasht, të cilët po atë ditë në orën 20:00 janë denoncuar në Stacionin Policor të Jegunovcës nga A.B. (45) nga fshati Dvorcë e Shkupit, se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare norvegjeze, në fshatin Orashë e Poshtme, të njëjtit me automjetin e pasagjerëve “Opel Astra” ia kanë bllokuar rrugën, gjatë së cilës J.K. e ka kërcënuar me armë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 08:30 në SPB Tetovë, një 42-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar me një shumë prej 7750 euro nga personi N.Z. nga Shkupi, i cili gjatë muajit maj i ka premtuar se do ta ndihmojë të nxjerrë djalin e tij nga paraburgimi, por pasi nuk e ka kryer punën, i njëjti kishte kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për ybardhjen e rastit.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 09:10 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, efektivët e policisë të Stacionit Policorë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, e kanë privuar nga liria personin A.S. (38) nga Tetova, i cili po i pengonte ata të kryenin aktivitete dhe detyrën zyrtare. Ai po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më datë 02.07.2025 në orën 21:00 në Tetovë në rrugën “Goce Delçev”, efektivët e Policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.N. (50) nga Tetova, i cili është raportuar në SPB Tetovë, nga personi D.P.(45) nga Tetova, se po atë ditë ndërsa ai dhe kolegu i tij po ktheheshin nga puna në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, personi i raportuar po e ndiqte me automjetin e tij të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Tetovës dhe para kësaj i kishte dërguar një mesazh me përmbajtje të pahijshme në telefonin e tij celular dhe ishte përpjekur që ta sulmonte fizikisht. Ai po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse.
Më datë 02.07.2025 rreth orës 18:20, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku që kishte ndodhur në rrugën rajonale midis fshatrave Zhelinë dhe Shemshovë, ndërmjet veturës ,,ford” me targa të Tetovës e drejtuar nga personin D.N.(45) nga fshati Preljubishtë e Tetovës dhe vetura ,,Golf” me targa të Tetovës e drejtuasr nga E.A.(35) nga fshati Zhelinë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i veturës ford D.N. kurse shoferi i veturës golf dhe pasagjeri i tij E.S. kanë pësuar lëndime trupore të konstatuara në spitalin klinik të Tetovës. Gjatë inspektimit të aksidentit zyrtarët policorë kanë konstatuar se drejtuesi E.A. ka drejtuar automjetin nën gjendje të alkoolizuar, me çrast është privuar nga liria në bazë të nenit 300 të Kodit Penal të RMV-së ,,Rezikimi i sigurisë në komunikacion.
@tetovanews
@tn.lajmelokale