Ballina Blog Faqe 16

Më 12 mars në Tetovë mbahet Forumi i Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut për Mjedisin, me pjesëmarrjen e Saubermacher-Tetovë

Më 12 mars 2025, në Hotel Mercure në Tetovë, do të mbahet Forumi Austriako-Maqedonas për Mjedisin, një ngjarje e rëndësishme që shënon njëvjetorin e kompanisë Saubermacher Tetovë, e cila operon në grumbullimin e mbeturinave në komunën e Tetovës.

Ky forum synon të nxisë dialogun midis aktorëve austriakë dhe maqedonas për të eksploruar zgjidhje inovative në menaxhimin e mbeturinave. Duke qenë një faktor kyç në përmirësimin e praktikave të grumbullimit të mbeturinave në Tetovë, Saubermacher Tetovë ka ndihmuar në promovimin e një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Në kuadër të forumit, janë paraparë dy deklarata për shtyp:
• Ora 11:15 – Hotel Mercure, Tetovë
• Ora 12:50 – Ex Ronaldo, rr. Marshall Tito

Kjo ngjarje do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për diskutimin e sfidave dhe mundësive për një menaxhim më efikas të mbeturinave, duke synuar përmirësime të mëtejshme në mjedisin jetësor të qytetit.

Ej shqiptar…

Nga Çapajev Gjokutaj

Atë mëngjes, ndërsa po ecja në park, veshi më kapi një zë të nervozuar. “Ej shqiptar, do nisemi të mërkurën, jo të enjten; të enjten është dasma.” Ishte një 30-vjeçar që në vrap e sipër fliste me shokun përbri. Më vrau veshin fjala “shqiptar”. Në thënien e të riut mund t’i jepje vetëm kuptime përkeqësuese si: i pakujdesshëm, i pavëmendshëm, njeri që s’para kupton, budalla etj.

Ta përdorësh emrin e grupit tënd etnik si sharje ngjan me një lloj harakiri se, në një mënyrë a në tjetrën shan vetja veten. Individi, thonë psikologët, ka si prirje të lindur jo vetëm ta pëlqejë veten, por edhe t’i pohojë tipare pozitive. Që këto autolëvdata t’i duken sa më të besueshme, ndjek një rrugë të tërthortë: gjithë tiparet pozitive që lakmon për vete, ia vesh grupit ku bën pjesë. Me gjasë, sa më i pasigurt dhe i frustruar të jetë individi, aq më shumë ka nevojë të lartësojë grupin e vet dhe të nxijë tjetrin, grupin fqinj. Djaloshi që po shante bashkëvrapuesin duke e quajtur “shqiptar”, i ikte këtij zakoni panhuman.

Duke ecur me hap të ngadalshëm që vetiu e kërkon meditimin, m’u kujtua shprehja “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë” që, para disa vjetësh u shfaq si batutë episodike në një skeç televiziv, po brenda pak javësh nisi të përsëritej masivisht e të merrte trajtë proverbi sarkastik. Dukej qartë se batuta kishte prekur një nerv goxha të ndjeshëm.

Gjithsesi kjo është vetëm njëra anë e medaljes, krahas prirjes për të bërë humor e për të shpotitur përkatësinë etnike ekziston edhe ekstremi tjetër: prirja për glorifikim të shqiptarit dhe të shqiptarisë, madje kjo ngjan të jetë shumë më e përhapur dhe tejet më vibruese.

Para disa javësh në Facebook postohej e ripostohej një listë librash. Ishin 14-15 tituj që i lidhte e i bënte grup megalomania. Fillonin me “Greqishtja fliste shqip” vazhdonin me pellazgë, hebrenj, gjermanë, francezë, egjiptianë dhe popuj e gjuhë të tjera që paskan folur shqip ( lexo: etimologjitë e leksikut të tyre shpjegohen nëpërmjet shqipes ) për të ardhur tek “Natyra fliste shqip” e për të gjetur rrënjë shqiptare edhe te Zeusi, Krishti, Shën Mëria etj.

Këta që postonin e komentonin listën ishin në pozita kritike e shpotie me qasje të tilla që e paraqesin shqipen si çelës për gjuhët e tjera indoeuropiane, kurse shqiptarët dhe trojet e tyre si popull e vend që i ka dhënë botës njerëz të shquar, heronj, madje edhe zota. Gjithsesi fakti që shkruhen e botohen jo një e dy, por dyzina librash me qasje idealizuese e glorifikuese për shqipen, shqiptarin e shqiptarinë dëshmon ekzistencën e një mase të madhe individësh që, jo vetëm besojnë në fantazi të tilla, por edhe ua ndjejnë nevojën.

Afërmendsh që krahas këtyre dy qëndrimeve ekstreme, d.m.th. krahas shpotitjes dhe glorifikimit, ekziston dhe një qasje e tretë, ajo realiste, promotorët e së cilës kanë qëndrim më esëll e më të ekuilibruar. Për ta shqiptarët janë një popull mesdhetaro-ballkanik që ndajnë virtytet dhe veset e popujve të këtyre hapësirave gjeografike e historike, por me disa nuanca specifike. Duke qenë një popull i vogël që për dhjetëra shekuj ka jetuar jo vetëm në kufij provincialë perandorish të mëdha si ato bizantine e otomane, por edhe në një territor të përthyer dhe rrjedhimisht jo shumë të favorshëm për komunikim e zhvillim, shqiptarët erdhën në kohët moderne me identitet që nxirrte në pah tipare të tilla si mikpritja, lidhjet familjare e farefisnore, krenaria për gjuhën amtare, për autoktoninë dhe unicitetin, karakteri luftarak dhe qëndrestar, bashkëjetesa fetare etj.

Në kushtet kur nuk ka hulumtime serioze empirike për identifikimin kombëtar të shqiptarëve, d.m.th. për tiparet që përdor secili për të perceptuar përkatësinë kombëtare dhe për t’u bashkuar në grup, është vështirë të thuash me siguri se sa për qind e shqiptarëve janë të qasjes realiste dhe sa të qasjeve glorifikuese dhe atyre shpotitëse. Gjithsesi, po të nisesh nga rrjetet sociale, krijon përshtypjen se qasja më e hasur është ajo glorifikuese, përshtypje që bëhet më e fortë kur merr në konsideratë edhe disa fakte historike.

Qasja glorifikuese ka mbizotëruar narrativat e mëdha të nacionalizmit shqiptar qysh në fillimet e tij, d.m.th. qysh nga shekulli XIX, ashtu siç ka mbizotëruar edhe projektet politike për jetësimin e këtyre narrativave, projekte të ndërmarra nga shteti shqiptar gjatë periudhës së monarkisë, në vitet njëzetë – tridhjetë të shekullit XX dhe sidomos gjatë qeverisjes totalitare që zgjati deri në fillim të viteve 1990.

2.

Mes narrativave të mëdha të nacionalizmit shqiptar vendin e kreut e zinin narrativat e identitetit dhe ndër to shquanin: njëra për zanafillën e stërlashtë, tjetra për homogjenitetin etnik dhe purizmin kulturor, një e tretë për karakterin kryengritës, një tjetër për bashkëjetesēn fetare dhe që mund të quhej edhe ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ etj. Historiani Noel Malkolm i quan mite këto narrativa, jo për të theksuar karakterin e tyre fiktiv, po për të nxjerrë në pah ngarkesat e theksuara simbolike dhe emocionale. ‘Mitet e identitetit, vazhdon historiani, zakonisht janë mite historike: ato theksojnë identitetin në vijimësi, por në të njëjtën kohë priren të jenë pa baza të forta historike, ngaqë synojnë të nxisin një lloj qëndrueshmërie dhe solidariteti jashtëkohor , të pandjeshëm ndaj flukseve reale me zhvillime, dekompozime etj.’

Pikërisht përzierja mes historikes dhe të trilluarës e mitikes përbën një nga tiparet bazë të narrativave të identitetit të formuluara nga rilindësit shqiptarë. Më shumë se vërtetësia e fakteve historike atyre u interesonte funksionaliteti apo, thënë më ndryshe, sa dhe si militonin për çështjen kombëtare. Mbizotërimi i mitikes në narrativat për identitetin u përcaktua jo vetëm nga dëshira romantike për të pakohën, por edhe nga fakti se s’kemi të bëjmë me historianë po kryesisht me publicistë e poetë, që morën rolin e propagandistit të çështjes kombëtare në kushtet kur albanologjia ishte në hapat e para të ngjizjes.

Siç e thotë edhe fjala ‘rilindje’, narrativat e identitetit shqiptar synonin lindjen përsëri të diçkaje që pat ekzistuar më parë apo ‘zgjimin e ndërgjegjes kombëtare’ që dikur kishte lulëzuar dhe pastaj ishte përgjumur dhe madje edhe ishte harruar. Këtë periudhë të artë që duhej ringjallur rilindësit e vendosnin në kohën e pellazgëve, një popullsi e lashtë, e përmendur nga Homeri, Herodoti, Straboni etj, por me fare pak gjurmë të mbijetuara. Rilindësit bënë të vetën tezën se ilirët, maqedonasit dhe epirotët ishin pasardhës të pellazgëve dhe për rrjedhim shqiptarët, si pasardhës të ilirëve kishin qenë në trojet ballkanike qysh në kohët mitike, jo vetëm para sllavëve e romakëve, por edhe përpara grekëve.

Origjina e stërlashtë e shqiptarëve, autoktonia qysh nga kohët mitike nuk lakmohej thjesht për status e krenari. Në një hapësirë si Ballkani, të sunduar nga pretendime territoriale, autoktonia shërbente në radhë të parë si mjet për të legjitimuar ekzistencën dhe për t’iu kundërvënë orekseve ekspasioniste të shovinistëve fqinjë.

Teza e vazhdimësisë pellazge në identitetin, gjuhën dhe kulturën shqiptare kërkonte prej vetiu një perceptim mitik, d.m.th. jashtëkohor, të shqiptarësisë, si një esencë homogjene dhe e papërzier në rrjedhat e historisë. E tepërt të thuash se kjo tezë më shumë se nga realiteti historik buronte nga realiteti politik: shovinistët grekë dhe ata serbë flisnin për shqiptarët si një popullsi që jo vetëm kishte ardhur vonë në Ballkan, por edhe që ishin të pakulturë, me tipare e zakone anadollake, me një gjuhë lara-lara të krijuar nga huazime gjithfarësh prej latinishtes, serbishtes, greqishtes, turqishtes etj. Duke kundërshtuar pretendime të tilla me prapavijë kolonizuese e asimiluese, rilindësit do ta zmadhonin dukshëm homogjenitetin e shqiptarëve në rrjedhat e historisë, do të përpiqeshin të shpjegonin emrat e perëndive greke me fjalë të shqipes dhe do të shpallnin shqiptarë një panteon të tërë heronjsh duke nisur nga Ptolemenjtë e Egjiptit e duke ardhur te Aleksandri i Madh.

Narrativat e tjera si ajo për karakterin luftarak e kryengritës, ajo për bashkëjetesën fetare etj. ngjajnë të jenë më pak mitike e më shumë historike, por gjithsesi janë strukturuar me teknikën e hiperbolizimeve dhe në shërbim të politikave të ditës. Synohej të hidhej poshtë akuza e shovinistëve fqinjë se shqiptarët jo vetëm kishin marrë fenë e pushtuesit otoman, por edhe i kishin dhënë atij luftëtarë e komandantë të panumërt si dhe ‘dyzetë vezirë të mëdhenj’. Në kushtet kur perandoria otomane po binte duhej tërhequr vëmendja e fuqive të mëdha në kontributet anti-otomane të shqiptarëve, në lidhjet e dobëta me fetë etj. Motoja ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ përmbante elementë realë, por ca më shumë shprehte një aspiratë me prapavijë politike: kohezioni i shqiptarëve nuk mund të forcohej duke u grumbulluar rreth religjionit siç kishte ndodhur dekada më parë me fqinjët grekë e serbë, por duke u bashkuar rreth përkatësisë kombëtare.

3.

Gjatë njëqind e ca vjetëve të ekzistencës së shteti shqiptar narrativat e identitetit kombëtar janë marrë e rimarrë për t’u përdorur në kontekste e funksione të ndryshme. Kështu p.sh. gjatë viteve të monarkisë teza e homogjenitetit etnik të shqiptarëve do të përsëritej e rivitalizohej për të ndihmuar në realizimin e njërës prej detyrave më të mëdha të kohës, krijimin e një shteti unik e të centralizuar përkundër prirjeve krahinore e separatiste apo siç e thoshte njeri nga intelektualët e kohës ‘nga një grumbull fisesh të krijojmë një komb’.

Shumë më e nevojshme dhe funksionale shfaqej në këto vite narrativa e bashkëjetesës fetare. Mbreti Zog ndërmori një varg reformash për t’i shkëputur institucionet fetare nga varësia prej qendrash të huaja, shpesh jo miqësore me interesat tona kombëtare, dhe për t’i vënë ato në marrëdhënie me shtetin shqiptar. Krahas kësaj shkolla, media, ushtria e të tjera instrumente u përdorën për të jetësuar sa më fort moton ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, moto që vinte kombësinë mbi fenë dhe synonte edukimin e brezave të rinj me dashurinë për atdheun, historinë e traditat.

Periudha e qeverisjes totalitare dhe veçanërisht ajo mes viteve 1960 – 1990 do të njihte aktivizimin si kurrë më parë të narrativave tē identitetit. Janë vite kur udhëheqja politike e Tiranës vendosi daljen e vendit nga ish kampi socialist dhe aplikimin e një politike ekstreme autarkike dhe vetizoluese. Në këto rrethana propaganda e komuniste, me të gjitha mjetet, duke nisur nga shkollat e mediat e duke ardhur tek letërsia e artet, do t’u kthehej e rikthehej narrativave rilindëse të identitetit. Vendin qendror do ta zinte narrativa e shpirtit kryengritës, qëndresës në rrethim etj. Hiqeshin paralele me historinë dhe sidomos me qëndresën shqiptare të shek. 15: ashtu si stërgjyshërit i kishin venë gjoksin pushtimit otoman në mbrojtje të lirisë, ashtu edhe shqiptarët e ditës duhej të luftonin në mbrojtje të marksizëm leninizmit. Vetkuptohet që theks i veçantë vihej tek sublimimi i sakrificës dhe i aftësive shekullore të shqiptarëve për të qëndruar thuajse të vetëm në bllokada e rrethime.

Si gjatë viteve të monarkisë, por shumë më tepër gjatë viteve të qeverisjes totalitare, narrativat e identitetit kombëtar u bënë pjesë platformash politike; nuk ishin më thjesht rrëfenjat e kohës së rilindjes që shkruheshin e botoheshin nga intelektualë jashtë vendit dhe shumicën e herëve zor se arrinin tek shqiptari i zakonshëm, i pashkolluar në masë dhe i privuar nga gazetat dhe librat shqip. Kalimi nga statusi thjesht kulturor në status të mirëfilltë politik bëri që këto narrativa të gjallonin në tekstet shkollore, në krijimtarinë kulturore e në gjithë propagandën zyrtare dhe, falë gjithë këtyre të përhapeshin gjerë e të besoheshin në masë, me një fjalë të përjetoheshin gjerë si struktura reale e faktike, përkundër faktit se brenda tyre elementi i trilluar e mitik zinte vend të qenësishëm.

4.

Gjatë tranzicionit postkomunist që zuri fill në fillim të viteve 1990 dhe, në një kuptim vazhdon dhe sot e kësaj dite, u arrit që të formësohej e të shfaqej gjerë edhe një trend që synon çmitizimin e narrativave të identitetit, duke shpjeguar si dhe pse elementët mitik kanë zënë vend të dukshëm në to. Për të qenë realistë edhe më parë nuk kishin munguar zërat çmitizues, duke nisur sidomos nga vitet 1930. Gjithsesi gjatë viteve 1990 e në vazhdim u shtuan dukshëm kontributet shkencore dhe sidomos ato publicistike që këmbëngulin për vështrime më realiste e më modeste të problemeve të identitetit shqiptar, duke u mbështetur në kundërthënie të natyrës: kur kemi qenë aq luftëtarë e kryengritës, si shpjegohet që çlirimin kombëtar e arritëm vonë, shumë më vonë se fqinjët grekë dhe ata serbë, madje e arritëm përgjysmë: një pjesë e mirë e territoreve shqiptare mbetën jashtë kufijve.

Qëndrimet çmitizuese të kësaj elite kanë patur ndikimin e vet, por vështirë të thuash se elementi mitik në narrativat e identitetit, që pranohen e riprodhohen gjerë, ka ardhur në ulje. Duke e matur pamjen ‘me vështrim të lirë’, krijon përshtypjen se po ndodh e kundërta. Me gjasë rol të veçantë në këtë mes kanë luajtur e luajnë një varg faktorësh, ku vendin kryesor e zë emigrimi masiv.

Shqiptarët janë sot popull emigrantësh, një në çdo 3 – 4 prej tyre kanë marrë rrugët e botës. Kjo ikje masive ka qenë dhe mbetet përgjithësisht ilegale. Merret me mend se sidomos në periudhën e parë të emigrimit, ilegali has vështirësi shumë më të mëdha për integrim, ka shumë më tepër kontakte me mafian dhe katakombet sociale të vendeve pritëse dhe rrjedhimisht edhe shumë më tepër diskriminim dhe përbuzje. Të gjitha këto krijojnë dëshirë të vetvetishme për të kërkuar rrënjët, për të gjetur e shpikur vlera të grupit tënd etnik, për të thirrur në ndihmë mitet kombëtariste mbi shqiptarët si popull i stërlashtë, me fizionomi, kulturë e vlera unike, etj.

Gjithsesi emigrantët shërbejnë vetëm si tharm për të ngjizur një klimë promitike. Tallazet e tranzicionit bëjnë që edhe shqiptarët që jetojnë brenda vendit të ndihen jo më pak të pasigurt e të frustruar dhe, në një kuptim, jo më pak të etur për narrativa mitike e idealizuese. Rrjetet sociale mundësojnë homogjenizimin e këtyre grupimeve pavarësisht largësisë gjeografike, kurse kriza e autoritetit rrit frymën mosbesuese e mohuese ndaj qasjeve akademike e shkencore.

Pavarësisht se faktorë të tillë favorizojnë elementët mitikë, mbetet fakt që gjallojnë e zhvillohen edhe prirjet realiste e shkencore, madje edhe ato shpotitëse. Kjo shumësi qasjesh mund të lexohet si shenjë vitaliteti, por edhe si ogur se tiparet që përdorin shqiptarët për t’u vetidentifikuar nuk do të mbeten vetëm ato të nacionalizmit etnik, por do të pasurohen edhe me të tjera, të nacionalizmit civik. Se kombi është dhe s’është po ai.

(Kjo ese ka dalë në spanjishte në numrin e fundit të revistës dymujore spanjolle La Maleta de Portbou* – janar-shkurt 2025, me titullin Autopercepción de los albaneses)

Do të zhvillohet nesër seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO-së! Ja ora kur do të nisë gjyqi

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet ditën e nesërme (11 Mars) në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia.

Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave prej datës 10 Shkurt, së bashku me biznesmenët nën hetim, kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet në orën 10:00. Sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, njofton Apeli i GJKKO.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka caktuar ndaj Erion Veliajt dhe biznesmenëve masa e sigurisë si vijon:

Erion Veliaj- Arrest me burg

Elman Abule- Arrest me burg

Gentian Sula – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shkëlqim Fusha – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Meriman Palushi – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite! Mbretëria pret nesër bisedimet mes SHBA-ve dhe Ukrainës

Volodymyr Zelensky ka mbërritur në qytetin e Jeddah në Arabinë Saudite, ndërsa Mbretëria do të presë bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës nesër, megjithëse presidenti ukrainas nuk pritet të marrë pjesë.

Bisedimet do të zhvillohen midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.

Dikur aleati kryesor i Ukrainës, nën administratën e dytë të Donald Trump, SHBA ka riorientuar politikën e saj të jashtme dhe mbështetjen për vendin.

Ndërkohë, udhëheqësi i Arabisë Saudite ka luajtur role të ndryshme ndërmjetësuese që nga pushtimi i Rusisë në 2022, duke përfshirë ndërmjetësimin e shkëmbimeve të të burgosurve dhe pritjen e bisedimeve midis Rusisë dhe SHBA-së muajin e kaluar.

Bisedimet do të zhvillohen nesër dhe do të jenë të parat midis dy vendeve që nga takimi katastrofik në Zyrës Ovale midis Zelenskyt dhe Trump.

Fokusi pritet të jetë te marrëveshja e mineraleve kritike, si dhe mënyra për t’i dhënë fund luftës.

Përballë dyshes Trump-Putin, kush e kundërshton riarmatimin e Evropës dhe Ukrainës?

Përballë imperializmit të Vladimir Putinit dhe agresivitetit të Donald Trump-it, Bashkimi Evropian ka zgjedhur të riarmatoset . Ajo dëshiron të shpenzojë qindra miliarda euro për të forcuar shpejt mbrojtjen e saj. Edhe pse janë në pakicë, zëra të ndryshëm, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë, e kundërshtojnë këtë riarmatim, por janë të matur.

Evropianët e poshtëruar nga Trump

Duke u takuar në një samit të posaçëm këtë të enjte, më 6 mars në Bruksel, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane i dhanë dritën jeshile planit “Riarmatosni Evropën” . Duhet të mobilizohen 800 miliardë euro për të përshpejtuar blerjen e pajisjeve ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes kundërajrore, raketat, dronët, etj.

Të 27 shtetet e morën vendimin e tyre në kohë rekord dhe njëzëri, të motivuar ndër të tjera nga një ndjenjë poshtërimi, sipas Jérôme Jamin, profesor i shkencave politike në Universitetin e Lièges, i cili thekson përplasjen mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten, më 28 shkurt, si një moment kyç.

“Të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive evropiane dhe klasat politike evropiane, pavarësisht nga vendi, qofshin centrist, të djathtë, të majtë apo të djathtë, konservatorë apo jo, të gjithë ndjenë një poshtërim të thellë pas takimit midis Volodimir Zelenskit dhe Donald Trump. […] Pra, kur bëhej fjalë për një votim unanim, edhe më armiqësorët duhej të mblidheshin pas Evropës.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë samitit të jashtëzakonshëm për mbrojtjen evropiane dhe Ukrainën, më 3 mars 2025 në Bruksel

Një Putin që është edhe tërheqës dhe i neveritshëm

Poshtërimi do të kishte bashkuar evropianët. Imperializmi i Vladimir Putinit gjithashtu, edhe nëse ideologjia e presidentit rus gjen një jehonë në kontinentin e vjetër. “Ka shumë politikanë që mendojnë se Evropa nuk është më e aftë të mendojë për veten përmes madhështisë së saj, historisë, identitetit të saj, në veçanti identitetit të krishterë, identitetit të bardhë, ndërsa rusët nuk hezitojnë të mbrojnë identitetin e tyre, të dënojnë multikulturalizmin, emigracionin, format e reja të jetesës së bashku, njerëzit LGBT. E gjithë kjo me, në anën tjetër të Atlantikut, një ide të ngjashme me Donald Trump “.

Patriotizmi, rendi dhe fuqia që Rusia e Vladimir Putin përpiqet të mburret, tërheq shumë liderë të së djathtës ekstreme evropiane, por pushtimi i Ukrainës shpesh i shtyn ata të frenojnë admirimin e tyre për modelin rus.

Frika për t’u zhdukur, etja për rend dhe nostalgjia për një epokë të artë janë të kudondodhura në tre pole që janë shumë të ndryshëm dhe megjithatë të afërt në të njëjtën kohë: Kremlini, Shtëpia e Bardhë dhe një numër i caktuar partish në Evropë. Unë them një numër të caktuar sepse mund t’ju garantoj se nëse shkoni në qarqet e ekstremit të majtë ose ambientalist, ndonjëherë dikush do t’ju thotë se çdo gjë do t’ju tregojë se këtej.

“Por këtu ,” përfundon profesori nga Universiteti i Lièges, ” kjo nuk është koha që e djathta ekstreme të thotë se jam pro-ruse apo pro-amerikane, sepse evropianët sapo janë poshtëruar nga rusët dhe amerikanët.”

Një e djathtë ekstreme evropiane në telashe

Ngurrimi i ekstremit të djathtë për të riarmatosur Evropën ka rrënjë të shumta. Disa kthehen shumë prapa. “Pozicionet e së djathtës ekstreme, si Tubimi Kombëtar në Francë, janë disi të frymëzuara nga një paradigmë historike nga shekulli i 19-të,” shpjegon Christophe Wasinski, profesor në departamentin e shkencave politike në ULB. ” Është një diskurs që thotë se ne duhet të mbrojmë komunitetet kombëtare. Është ideja, të cilën ne e gjejmë gjithashtu te Donald Trump, se ne nuk mund të kuptojmë përparësitë e shtetit të mëparshëm. Të tërhiqeni nga këto situata është një formë egoizmi, një tërheqje në komunitetin kombëtar”.

E djathta ekstreme evropiane gjithashtu duhet të përballet me një dilemë të lidhur me evolucionin e shpejtë dhe të thellë të skenës ndërkombëtare, vazhdon Jérôme Janin. ” Partitë si Tubimi Kombëtar Francez ose AfD (Alternativa për Gjermaninë, shënimi i redaktorit) duhet të kombinojnë nacionalizmin, sovranitetin, dhe rrjedhimisht sovranitetin ushtarak, me një refuzim ose pranim që nuk supozohet gjithmonë për ombrellën ushtarake amerikane. […] Unë mendoj se ata gjithashtu thonë me vete se jemi ne që, me NATO-n, përfunduam duke e shtyrë atë nga NATO-ja të bëhet anëtare e Rusisë Do të kishte një zonë tampon, për shembull, në La France Insoumise ose në PTB.

Kritika nga e majta

Kundërshtimi i riarmatimit të Evropës vjen edhe nga një e majtë “anti-imperialiste” , analizon Christophe Wasinski, specialist për çështjet e sigurisë dhe armatimit. Këtë prirje, “ne do ta gjejmë, për shembull, brenda PTB-së ose LFI-së, partisë së Melenchon-it në Francë. Atje, është më shumë paradigma historike e luftës së 14-18, fakti i konsiderimit që ne jemi aktualisht në një situatë në të cilën kemi imperializma të ndryshëm që përballen me njëri-tjetrin: imperializmi rus, imperializmi i SHBA-së, imperializmi kinez, në këtë mënyrë është një gjë e mirë dhe jo e mirë mënyrë për të ulur kokën, për t’u pajisur me kapacitetin për të mbrojtur territorin e shteteve evropiane, por që duhet me çdo kusht të shmangim hedhjen e benzinës në zjarr . ”

Jean-Luc Mélenchon, president i La France Insoumise, një parti që kundërshton planin e riarmatimit të Evropës.

Një mekanizëm që një shekull më parë shkaktoi një përshkallëzim që e shndërroi luftën e viteve 1914-1918 në një konflikt global, thonë këto palë që kundërshtojnë gjithashtu një standard të dyfishtë midis vendosmërisë ndaj Rusisë dhe “politikave më tolerante ndaj veprimeve të shtetit izraelit në Palestinë. Dhe madje do të thosha nëse shkojmë pak më tej, mund të pyesim veten pse disa shtete evropiane mbështesin aktivisht Ukrainën kundër Rusisë .

Për Christophe Wasinski, një tjetër pikë thelbësore në kundërshtimin e të majtës ekstreme ndaj riarmatimit të Evropës i referohet gjithashtu një interpretimi të luftës 14-18. “Është ideja që ata që paguajnë janë të varfërit, punëtorët, se ata që do të shkojnë në vijën e parë nuk janë njerëzit e pasur dhe me fat. Dhe për më tepër, ata që do të përfitojnë nga kjo situatë tensioni janë kompanitë e mëdha, shumëkombëshe që prodhojnë armë sot.”

Rasti i veçantë i lëvizjes pacifiste ekologjike

Mbetet një tendencë e fundit, ajo e rrymës ekologjike e cila “u shfaq në kohën e luftës [të ftohtë], në një kohë gare të armëve bërthamore mes NATO-s dhe Paktit të Varshavës” , kujton politologu nga ULB.

“Historikisht, këta janë njerëz që janë mjaft antimilitarist ose më mirë pacifistë, shumë të kujdesshëm ndaj përdorimit të forcës. Megjithatë, unë shoh që kjo prirje po ndryshon. Nuk kam dëgjuar asnjë kritikë për industrinë e armëve dhe mendoj se ligjërimi ambientalist konsiston në të thënë se ne kemi nevojë për një industri armësh, por ajo duhet të jetë evropiane, thotë Christophe Wasinski , i cili e sheh atë në një mënyrë të caktuar me një shtet me Luftën e Dytë Botërore , është i lidhur ose i afërt me atë të shtetit gjerman në kohën kur Hitleri ishte në pushtet.

Një zhvillim që do të gjeneronte tensione brenda qarqeve ambientaliste, “edhe nëse ato nuk janë gjithmonë jashtëzakonisht të zëshme. Qëndrimet e tyre ndonjëherë shprehen nga dëshira, jo drejtpërdrejt në favor të dërgesave të armëve ose angazhimeve ushtarake, por të sanksioneve ekonomike ose qëndrimeve të ashpra politike. Dhe mendoj se këtë e gjejmë shumë fort në Gjermani, por edhe në Francë dhe në frëngjishtfolësit dhe holandishtfolësit”./rtbf.be/ Në shqip nga Tetova News

Ish-bankieri pason Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Ish-bankieri Mark Carney (59) do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë. Ai u zgjodh me shumicë dërrmuese nga Partia Liberale në pushtet të dielën si pasardhës i Justin Trudeau.

Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjetësh në pushtet. Popullariteti i tij ka rënë së fundmi, duke e detyruar Partinë Liberale të zhvillojë shpejt zgjedhjet për ta zëvendësuar atë.

Për shkak se Partia Liberale është partia qeverisëse, Carney bëhet automatikisht Kryeministër deri në zgjedhjet kanadeze. Këto zgjedhje do të mbahen jo më vonë se tetori.

I sapoardhur politik

Ekonomisti 59-vjeçar Carney do të bëhet kryeministri i parë pa formim politik. Ai udhëhoqi Bankën e Anglisë dhe Bankën e Kanadasë gjatë disa krizave financiare, por është një rishtar politik.

Në fjalimin e tij të parë, ai tha se dëshironte të rigjallëronte partinë dhe të mbikëqyrte negociatat për tarifat e importit me Presidentin e SHBA Trump.

“Ka dikush që përpiqet të dobësojë ekonominë tonë,” tha Carney. “Donald Trump, siç e dimë, ka vendosur tarifa të pajustifikuara për atë që ne ndërtojmë, atë që ne shesim dhe se si ne sigurojmë jetesën, ai po sulmon familjet, punëtorët dhe bizneset kanadeze dhe ne nuk do ta lëmë atë të fitojë.”

Kanadaja do të ruajë tarifat e saj për produktet e prodhuara në Shtetet e Bashkuara për sa kohë që Presidenti i SHBA Donald Trump vazhdon një luftë tregtare, shtoi kryeministri i ri.

“Qeveria kanadeze ka të drejtë që të kundërpërgjigjet me tarifat e saj,” tha Carney gjatë fjalimit të tij të fitores të dielën. “Administrata ime do të mbajë tarifat tona derisa amerikanët të na tregojnë respekt dhe të marrin angazhime të besueshme dhe të besueshme për tregtinë e lirë dhe të drejtë.”/TN

Shërbimi Sekret Amerikan qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

Një person, i cili ishte i armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë është qëlluar dhe plagosur nga Shërbimi Serket amerikan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (me kohën lokale).

Shërbimi Sekret ishte kontaktuar të shtunën nga policia lokale, e cila tha se një” “individ i rrezikshëm” mund të kishte udhëtuar për në Uashington nga Indiana, sipas deklaratës.

Anëtarët e Shërbimit Sekret gjetën automjetin e parkuar të burrit pranë rrugëve 17 dhe F në Uashington rreth mesnatës, thuhet në deklaratë.

Automjeti ishte parkuar pranë ndërtesës së Zyrës Ekzekutive të Eisenhower, e cila është ngjitur me Shtëpinë e Bardhë.

“Ata panë gjithashtu një person në këmbë që përputhej me përshkrimin”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa oficerët u afruan, burri mori një armë zjarri dhe pasoi një konfrontim i armatosur. Burri u qëllua nga personeli ynë”.

Burri, mosha dhe emri i të cilit nuk dihen, u dërgua në një spital të zonës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Personeli i Shërbimit Sekret nuk u lëndua gjatë konfrontimit, tha shërbimi./vizionplus.tv

Gjeografia bërthamore e Evropës. Skenarët e armatimit

Parandalimi i organizuar nga Franca dhe Britania e Madhe me Gjermaninë është e vetmja rrugë. Macron u ka hapur sytë shumë liderëve: ja çfarë mund të bëjë në terren

As dy vjet më parë, në një nëntor jashtëzakonisht të ngrohtë në Torino, profesori Romano Prodi mbajti një ligjëratë, si i ftuar në Kolegjin Carlo Alberto të Torinos, përpara dhjetëra studentëve dhe tha diçka që jo të gjithë e kuptuan: ai ftoi Francën të vinte arsenalin e saj në shërbim të Evropës.

“Po nënvlerësohet” – shpjegoi Profesori – “një pasojë shumë serioze e luftës në Ukrainë: riarmatimi i Gjermanisë. Nuk kam frikë nga gjermanët dhe kam vlerësimin maksimal për ta, ta bëjmë të qartë. Por nëse ata ndajnë 100 miliardë euro dhe shpenzimet e tyre ushtarake arrijnë të jenë dyfishi I atyre franceze, pasojat politike janë të pashmangshme. U takon francezëve të vendosin të vihen në shërbim të Evropës. Ata kanë armë bërthamore dhe të drejtën e vetos në OKB: le t’ia ofrojnë Bashkimit Evropian”.

Më pas, përkrah kësaj intuite të jashtëzakonshme, ai bëri një parashikim të gabuar: “Franca nuk do ta bëjë këtë, sepse të gjitha ish-perandoritë kanë zakonin të mos veprojnë duke parë përpara, por duke parë pas: është një çështje historike që e bllokoi lindjen e ushtrisë së përbashkët në vitin 1954 dhe më pas, Kushtetutën në 2005”.

Pas fjalimit të presidentit francez Emmanuel Macron, tashmë po kuptohet nga shumëkush se parandalimi bërthamor i Francës dhe Britanisë së Madhe, me bashkëpunimin aktiv të Gjermanisë së Merzit, është e vetmja rrugë që mund të na ruajë sigurinë, lirinë dhe prosperitetin evropian, përballë një Rusie kriminale dhe Shteteve të Bashkuara në duart e Trumpit.

Çfarë do të thotë “parandalim”

Por për çfarë po flasim saktësisht kur përmendim fjalën “parandalim” – dhe kur këtë e bën jo një think tank luftënxitës, por demokracia franceze? Macron në fakt iu përgjigj kërkesës që kishte ardhur drejtpërdrejt nga kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz, i cili më 20 shkurt kishte njoftuar se dëshironte të “niste negociata me Britaninë e Madhe dhe Francën, mbi mundësinë e një përdorimi të përbashkët të bërthamores ose, të paktën, mbi zbatimin e sigurisë bërthamore”.

Numri i armëve

Çfarë lloj parandalimi mund të zbatojë në terren Evropa? Nga pikëpamja bërthamore, BE-ja dhe Britania e Madhe tashmë zotërojnë një numër të mjaftueshëm armësh bërthamore për të shkrumbuar çdo armik që do të kishte guximin të sulmonte kryeqytetet evropiane, ose të shkelte kufijtë e ndonjë vendi të BE.

Parisi ka rreth 300 koka bërthamore, Londra ka të paktën 260. Për sa i përket Berlinit, Gjermania zotëron armë bërthamore amerikane, por nuk ka armë bërthamore të sajat, megjithatë, në rast lufte, mund të ngrihet çështja që – me traktatet e NATO-s të pandryshuara – bombarduesit e Luftwaffes mund të përdorin rreth 160 kokat bërthamore të SHBA-ve të vendosura në Gjermani.

Secila prej këtyre kokave është shumë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës, për të qenë të qartë. Në nëntor 2023, pikërisht ndërsa Prodi po mbante ligjëratën e sipërpërmendur në Torino, Parisi testoi me sukses raketën balistike ndërkontinentale M51, siç e njoftoi ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu.

Versioni i raketës mund të përshkojë 10 mijë kilometra dhe është një mijë herë më i fuqishëm se bomba e hedhur mbi Hiroshimë. Ai është i aftë të transportojë 10 koka bërthamore, secila e drejtuar ndaj një objektivi të ndryshëm. Çdo lëshim do të ishte i barasvlershëm me shkatërrimin bërthamor të një vendi të mesëm për nga madhësia.

Rusia ka shumë më tepër koka bërthamore (5580 sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë), por nga këto vetëm 1710 janë realisht të përdorshme (të shpërndara), madje sipas disa studiuesve (për shembull Benoît Grémar, studiues në Institutin për Studime Strategjike dhe Mbrojtje), ky numër zbret në 1600. Po sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 1670 koka bërthamore gati për përdorim.

Arsenali raketor

Fjalimi i Macron-it nënkupton gjithashtu një zgjerim të shpejtë të fuqisë parandaluese bërthamore, e cila brenda një viti mund të rritet me 100 raketa të reja, duke kaluar shifrën e 10 miliardë eurove brenda vitit. Plani i Von der Leyen flet në mënyrë të përgjithshme për 800 miliardë Euro për armë, por natyrisht, përsa i përket armëve bërthamore, vendimet do të merren nga liderët politikë.

Nga pikëpamja e PBB-së, natyrisht që BE-ja nuk ka mungesë burimesh ekonomike plotësisht të krahasueshme me ato amerikane (për të mos përmendur krahasimin me PBB-në e kufizuar të Rusisë): nëse amerikanët, tashmë plotësisht të pabesueshëm, mund të çaktivizojnë sipas dëshirës armët që shesin (për shembull duke ndalur të dhënat e inteligjencës dhe të shënjestrrimit për sistemet HIMARS në Ukrainë), është e pashmangshme që së shpejti porositë evropiane për blerjen e armëve amerikane të përfundojnë diku tjetër. Në këtë mënyrë, Trumpi do ta shkatërrojë ekonominë amerikane para se të shkatërrojë Ukrainën.

Kufizimet e vendosura nga Traktatet

Transferimi i armëve bërthamore nga një vend në tjetrin do të përbënte, natyrisht, një shkelje të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TNP), shpjegon për shembull Center for Strategic and International Studies (CSIS). Por qendra gjithashtu kujton se Vladimir Putini e ka shkelur tashmë në mënyrë të përsëritur, duke zhvendosur armë bërthamore në Bjellorusi dhe duke marrë raketa balistike nga Korea e Veriut.

Pra, një traktat që, në një luftë të hapur si ajo në të cilën ndodhemi, nuk mund të shkelet nga armiqtë tanë dhe të respektohet vetëm nga ne. / la stampa – bota.al

I kujt do të jetë Shekulli XXI?

Screenshot

Nga JAVIER CERCAS

Nuk e kuptoj: nga vjen gjithë ky shqetësim? Nuk e dinim se kush ishte Trumpi? Nuk i kishim dëgjuar fjalimet e tij? Nuk e kishim kuptuar se ai nuk është një politikan, por një bullizues? A nuk e dinim se, ashtu si Putini, ai kupton vetëm gjuhën e forcës?

A e kishim harruar se, ashtu si Putini, ai përçmon demokracinë dhe se kishte organizuar një grusht shteti? A nuk na kishte thënë askush se ai e urren BE-në po aq sa Putini dhe se nuk dëshiron një Evropë të bashkuar (prandaj mbështet liderët evropianë që përpiqen ta shpërbëjnë BE-në)?

A nuk ishte e qartë se ky Trump i dytë, i rrethuar nga oligarkë servilë dhe të zhytur në tekno-autokraci, do të ishte edhe më i keq se i pari? A nuk e dinim për lidhjen e tij me Putinin, i cili e ndihmoi të vinte në pushtet herën e parë? A mendonim se ai do të kërcënonte me luftëra tregtare vetëvrasëse me Meksikën dhe Kanadanë, por jo me ne? A nuk ishte e qartë se në Ukrainë ai do të përpiqej të arrinte një marrëveshje me bashkëpunëtorin e tij në Moskë pa u konsultuar me evropianët, një marrëveshje e përsosur për pushtimin e ardhshëm rus (stacionet e radhës: Moldavia dhe shtetet balltike)?

Të gjitha këto dhe shumë të tjera i dinim fare mirë, por bënim sikur nuk i dinim, dhe tani po përballemi me realitetin: nuk është një hiperbolë të thuhet se Trump aspiron për shkatërrimin e demokracisë dhe, për ta arritur këtë, ai duhet të shkatërrojë ose të dobësojë Evropën – bastionin më të madh të demokracisë – dhe të shpërbëjë institucionet ndërkombëtare, me qëllim që të zëvendësojë një rend botëror të bazuar në rregulla me një rend të ri autoritar, të drejtuar nga i vetmi ligj që ai njeh: ligji i më të fortit.

Kjo është situata dhe kush nuk e sheh, ndodh sepse nuk do ta shohë. Prandaj Evropa duhet të përgjigjet menjëherë.

Si? Ka të paktën pesë hapa të arsyeshëm.

I pari, të kuptojmë një herë e mirë se një Evropë e bashkuar – pra një Evropë federale, e aftë të kombinojë unitetin politik me diversitetin gjuhësor, kulturor dhe identitar – është e vetmja garanci për paqen, prosperitetin dhe demokracinë në kontinent, si dhe për rëndësinë e saj në botë.

I dyti, të kuptojmë se, të paktën në Evropë, ndarja kryesore nuk është më mes të majtës dhe të djathtës, por mes internacionalizmit dhe nacionalizmit, mes evropianizmit dhe sovranizmit, mes hapjes së përzier dhe gjithëpërfshirëse dhe izolimit purist dhe përjashtues.

Kjo do të thotë se Pedro Sánchez ka të drejtë kur i kërkon Partisë Popullore të distancohet nga Vox, por gabon kur nuk bën të njëjtën gjë me separatizmin, i cili ndjek të njëjtën logjikë si Vox (ose më keq: Trump mbështet Vox; Putini mbështet separatizmin, përfshirë atë të ERC-së, Sinistra Republikane e Katalonjës, slogani i së cilës – “Për një Evropë të kombeve të lira” – mund të ishte i Orbán-it ose Le Pen-it).

3. Evropa nuk duhet të varet nga Shtetet e Bashkuara; ajo duhet të jetë autonome në çdo aspekt – politik, energjetik, mbrojtës – dhe të flasë me një zë të vetëm në botë, një zë të qartë dhe të fuqishëm.

4. Është urgjente që Evropa të ndërgjegjësohet për fuqinë e saj; ne jemi ekonomia e tretë më e madhe në botë (dhe e para, para katastrofës së zhbëshme të Brexit-it), përdorim monedhën e dytë më të fortë, kemi një nga tregjet më të rëndësishme; duhet të çlirohemi nga kompleksi i inferioritetit ndaj SHBA-së – siç ka thënë Joseph Stiglitz – duhet të sfidojmë SHBA-në dhe Kinën në vend që të përpiqemi t’i qetësojmë – siç ka thënë Abraham Newman. Ne kemi shumë më tepër fuqi sesa besojmë, dhe nëse nuk e ushtrojmë, kjo vjen për shkak të mungesës së unitetit, ambicies politike, vizionit historik dhe besimit në vetvete.

5. Dhe nëse bota është duke pritur Evropën? Po sikur të ketë nevojë për ne shumë më tepër sesa imagjinojmë?

Arancha González Laya, ish-ministre e Jashtme e Spanjës, e thoshte kështu: “Ka shumë vende që tashmë ndihen të braktisura dhe kanë nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe serioz si BE-ja, e cila është një ishull stabiliteti dhe besueshmërie përballë këtyre Shteteve të Bashkuara që sot janë epiqendra e paqëndrueshmërisë gjeopolitike globale”.

Shekulli XX u përkiste Shteteve të Bashkuara; shekulli XXI ndoshta nuk do të jetë i tyre. Trump është simptoma e një dekadence që kishte nisur prej vitesh. Kush do të dominojë të ardhmen? Autoritarizmi i pamëshirshëm kinez, apo Evropa, me demokracinë e saj, me shtetin e saj të mirëqenies dhe rendin e saj ndërkombëtar të bazuar në rregulla?

Mbi 1000 të vdekur u raportuan pas shpërthimit të dhunës në zonën bregdetare të Sirisë

Numri i të vdekurve nga dhuna e ripërtërirë në Sirinë veriperëndimore po rritet me shpejtësi. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) raporton se më shumë se një mijë njerëz janë vrarë tani.

Mbrëmë u fol për 150 viktima, sot pasdite për më shumë se 600. Kjo e bën atë një nga shpërthimet më vdekjeprurëse të dhunës që nga fillimi i konfliktit në Siri 14 vjet më parë.

Sipas SOHR, e cila monitoron konfliktin përmes një rrjeti informatorësh, viktimat përfshijnë rreth 750 viktima civile, 125 ushtarë të forcave qeveritare dhe 148 militantë që mbështesin presidentin e rrëzuar Assad.

Dhuna po zhvillohet në zonën bregdetare të Sirisë, ku jetojnë shumë alavitë. Atje, trupat e sundimtarëve të rinj dhe mbështetësit e Asadit përballen me njëri-tjetrin. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, një pjesë e madhe e rajonit është pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.

Assad u largua nga vendi në fillim të dhjetorit. Diktatori i rrëzuar i përket komunitetit alavit. Grupi sunit HTS ka marrë pushtetin në vend.

Një grup i armatosur i përbërë nga ish-ushtarë të ushtrisë së Asadit kanë marrë armët. Pardje ata kryen një sulm në shkallë të gjerë ndaj forcave të sigurisë besnike të presidentit të përkohshëm Ahmad al-Sharaa.

Grupi i armatosur e quan veten Këshilli Ushtarak për Çlirimin e Sirisë (MRBS) dhe drejtohet nga një ish-gjeneral. Ai pretendon se dëshiron të çlirojë vendin.

Qeveria ka nisur një kundërofensivë kundër mbetjeve të forcave të Asadit. Qeveria kalimtare ka premtuar se mbështetësit e regjimit të Asadit do të ndëshkohen vetëm individualisht dhe se pakicat do të trajtohen me respekt. Shumë alevitë kanë pak besim në këtë.

Dëshmitarët okularë i thanë agjencisë së lajmeve AP se sulme hakmarrëse po kryhen kundër alavitëve. Këto mesazhe janë të vështira për t’u verifikuar. Raportimi i pavarur nga zona është i pakët, pasi nuk ka pothuajse asnjë gazetar të pranishëm. Luftëtarët sunitë besnikë ndaj HTS thuhet se i mbajnë alavitët pjesërisht përgjegjës për represionin nën Asad dhe po kërkojnë hakmarrje.

Banorët e fshatrave dhe qyteteve alavite i tregojnë agjencisë së lajmeve AP për masakrat, me trupa të mbetur në rrugë. Shtëpitë e alavitëve gjithashtu thuhet se u plaçkitën dhe më pas u dogjën.

Banorët e Baniyas, një nga qytetet më të goditura, thanë se trupat ishin shpërndarë nëpër rrugë. Një dëshmitar okular thotë se banorët u penguan për orë të tëra të lëviznin trupat e pesë fqinjëve të tyre. Viktimat thuhet se janë qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt dje.

Mijëra alavitë thuhet se kanë ikur nga frika e sulmeve të reja hakmarrëse. Ndërkohë luftimet e ashpra vazhdojnë.

Struga i dha lamtumirën e fundit muzikantit të njohur, Nuri Hajdarit

Qyteti i Strugës është mbërthyer nga pikëllimi. I përfshirë në një aksident të rëndë, rreth një javë më parë, 6 mars ka ndërruar jetë Nuri Hajdari. Në ditën e djeshme atij i është dhënë lamtumira e fundit.

Nuriu ishte muzikant lokal, por dhe një nga figurat emblematike të qytetit të Strugës. Në postimet në rrjetet sociale shprehet dhimbje dhe trishtim i madh nga dhjetra qytetarë të Strugës e më gjerë. Largimi tij konsiderohet si një humbje e madhe për qytetin e Drinit të Zi.

“Njeriu me buzëqeshje të përhershme”, “Njeriu pozitiv dhe gjithmonë i qeshur”, “Një boshllëk i madh për qytetin”, “Do të kujtojmë përherë për kohën e bukur që na ke dhuruar”, janë disa nga dhjetra postimet.

Nuri Hajdari u përfshi në aksident, një javë më parë duke u kthyer nga Dibra, ku punonte si doganier.

Ai është i martuar dha baba i tre fëmijëve, dy djem dhe nje vajzë.

Sot përcollëm për në banesën e fundit Nuri Hajdarin, muzikant lokal dhe një nga figurat emblematike të qytetit të Strugës.
Njeri i mrekullueshëm, me shumë virtyte në shumë aspekte. Do t’i mungojë familjes, shoqërisë, kolegëve të punës ku punonte si doganier shembullor dhe gjithë qytetit të Strugës. Largimi parakohshëm i tij është një humbje e madhe për qytetin e Drinit të Zi.
Qofsh i Parajses, Nuri!(Garip Kaba)

Kishim lënë bashkë shum plane ,por ti na ike pa na thënë as edhe një fjalë të vetme Nuri shoku , miku, dhëndërri dhe kolegu im i muzikës , fjalës të ëmbël dhe poezisë !
Ditë më parë më erdhe në shtëpi bashkë me mbesën time ( bashkëshorten tënde Jetmirën që e deshe përtej dashurisë ) si për herë të fundit !
Atë natë luajtëm në piano kënduam këngë dhe recituam poezi !
Na le me dhimbje Nuriu i ndershëm i dashur , atdhetar , i arsimuar dhe arsimdashës , i përkushtuar ndaj familjes , ti e doje dhe dije ta shijosh çdo minutë jetën , punoje me përkushtim për familjen dhe jetoje me dashuri ku në çdo hap që ecje falje buzëqeshje , dritë dhe nur ashtu siç e kishe dhe emrin !
Ti do jetojsh me ne në çdo kujtim dhe në çdo melodi !
Qofsh i Xhenetit Nuri Hajdari (Selami Kolonja)
Me zemër të thyer sot e japim një lajm që kurrë s’do të na shkonte në mendje që do e japim ndonjëherë. Duke na u dridhur dora dhe zemra, ju lajmërojmë që ka ndërruar jetë i dashuri ynë, bashkëshorti dhe babai, Nuri Hajdari.

Në zemrat tona përgjithmonë do të jesh i gjallë nëpërmjet barcoletave të tua, fjalëve të tua të ëmbla dhe këshillave të tua të mençura.
Do të mbajmë mend gjithmonë si njeriu më i qeshur, më pozitiv, më i dashur dhe si një artist që dije çdoherë si të na gëzosh.

Për të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e shtunë, në ora 13:00, te varrezat e qytetit në Strugë.
Nisja do të bëhet prej te banesa.
Qofsh i Xhennetit NUR ♥️!
Ngushëllime për familjen Hajdari!
E nderuara familje Hajdari,
Me trishtim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nuri Hajdarit, njeriut që me muzikën, profesionalizmin dhe njerëzillëkun e tij la gjurmë të thella në komunitetin tonë.
Struga ka humbur jo vetëm një nga muzikantët e saj më të shquar, por edhe një qytetar të vërtetë, prania e të cilit gjithmonë sillte gëzim, harmoni dhe frymëzim. Dashuria e tij për muzikën dhe përkushtimi në punë ishin pasqyrim i karakterit të tij – i ndershëm, dinjitoz dhe i mbushur me mirësi.
Në këto çaste të vështira, në emër të Komunës së Strugës dhe të gjithë administratës komunale, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes suaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe respektuar. Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
Qoftë i paharruar!
Me respekt,
Komuna e Strugës

Ngushëllime për familjen Hajdari!
E nderuara familje Hajdari,
Me trishtim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nuri Hajdarit, njeriut që me muzikën, profesionalizmin dhe njerëzillëkun e tij la gjurmë të thella në komunitetin tonë.
Struga ka humbur jo vetëm një nga muzikantët e saj më të shquar, por edhe një qytetar të vërtetë, prania e të cilit gjithmonë sillte gëzim, harmoni dhe frymëzim. Dashuria e tij për muzikën dhe përkushtimi në punë ishin pasqyrim i karakterit të tij – i ndershëm, dinjitoz dhe i mbushur me mirësi.
Në këto çaste të vështira, në emër të Komunës së Strugës dhe të gjithë administratës komunale, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes suaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe respektuar. Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
Qoftë i paharruar!
Me respekt,
Komuna e Strugës

Sot Struga i dha lamtumirën e fundit Nuri Hajdari
Skam fjale për ta shpreh dhimbjen
Për Nuriun kam veç kujtime të bukura e biseda shumë të këndshme.
Si e kishe emrin ashtu ishe ti plot NUR , plot dashuri, plot buzeqeshje , plot sinqeritet .
Nuri, as Struga që e doje aq shumë nuk ka më nur pa Ty.
I përjetshëm qoftë kujtimi Yt-mik i dashur dhe jasht’zakonisht i respektuar-Nuri!
Familja dhe shokët të janë krenarë për Nuriun, për jetën dhe veprën e tij,
për emrin dhe shembullin që po lë pas vetes.
Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta, Jetmira Alla Hajdari
Zoti Jua faltë durimin!
Qofsh banor i xhenetit shoku im .


Të dashur bashkatdhetarë,
Ju njoftojmë se anëtari i komunitetit tonë, Mentor Hajdari, me rastin e ndarjes nga jeta të nipit të tij në qytetin e Strugë në Maqedoninë e Veriut, z. Nuri Hajdari, do të hapë të pame për ngushëllime të Premten, më 7 Mars 2025 deri te Hënën,më 10 Mars 2025,në cdo orë te ditës, në shtëpinë e tij me Adresë 757 Bandit Trail
Keller TX 76248.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Denis Hajdari në numrin (682)365-2846.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Hajdari.
Me respekt,
AACC TX

Pse e sulmonin në të gjallë Çabejn?!

NGATHANAS GJIKA

Profesor Eqrem Çabej jepte në degën Gjuhë Letërsi Shqipe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë kursin e plotë të leksioneve Historia e Gjuhës Shqipe, vepër origjinale e tij. Këtë lëndë ai e zhvillonte në dy semestra, gjatë semestrit të dytë të kursit të tretë dhe gjatë semestrit të parë të kursit të katërt. Ai ishte pedagogu më mbresëlënës i fakultetit, ndoshta dhe i gjithë Universitetit të Tiranës. Ai ishte nga ato rastet e ralla kur përputhen tek një person i vetëm gjithë të mirat: pamja e bukur fizike, bukuria shpirtërore, aftësitë profesionale, sjellja fisnike dhe talenti.

Mbas shkërmoqjes së diktaturës, kur shpërtheu shfaqja e pakënaqësive të ndrydhura, ky profesor ishte një nga personalitetet e pakta të kulturës sonë, që nuk u kritikua për asgjë prej askujt, dëshmi e vlerave të tij. Ishte burrë i gjatë e i pashëm, elegant, me një shikim të ëmbël, gjithnjë i natyrshëm, asnjëherë pozant ose kërcënues. Mbante kapelë republikë, kur ecte i vetëm, ecte shpejt me hapa të gjatë, si atlet. Përshëndetja e tij binte në sy: të shikonte në sy dhe me dorën e djathtë e çonte pak kapelën. Në sallën e leksionit, ose në korridoret e fakultetit, si dhe gjatë viteve që punova në institut, nuk e pashë kurrë të parruar dhe asnjëherë nervoz. Gjithnjë i matur në të folur, madje pak i ngadalshëm. Na sillej sikur ishim të barabartë me të. Leksionet i mbante gjithnjë në këmbë tek katedra duke folur, ai lexonte vetëm fragmente nga stujuesit e tjerë sa për ilustrim. Kur lexonte vinte syzet. Vënia dhe heqja e syzeve i kishte shumë lezet. Disa fjalë kyçe të leksionit i shkruante në dërrasën e zezë. Fliste me zë jo të lartë, gjë që e shtonte qetësinë në sallë.

Ato që shqiptonte ai, ne përpiqeshim ti përpinim. Në pamjen dhe sjelljen e tij kishte diçka madhështorer që të tërhiqte e të bënte për vete. Leksionet e tij, ndonëse trajtonin probleme të vështira, ishin plotësisht të kuptueshme. Në to sundonte analiza logjike dhe argumentimi, rrallë përdorte fjalë të huaja, gjithçka ishte e qartë. Profesori përdorte disa shprehje të vetat, midis të cilave më kanë mbetur në mendje dy. Shprehjen: Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se, e përdorte për të miratuar një mendim të kundërshtuar më parë, kurse shprehjen: Këtë, një Zot e di, e përdorte për të treguar dyshim ndaj një mendimi ose hipoteze të pazgjidhur. Këtë shprehjen e dytë, e cila ishte një shprehje popullore shumë e vjetër, e shqiptonte duke ngritur deri te fytyra e tij gishtin tregues të dorës së djathtë. Shprehjen e parë filluan ta përdornin me gojë e me shkrim dhe disa pedagogë, studiues e studentë, por shprehjen e dytë nuk guxonte ta thoshte askush tjetër veç tij. Për bindjet e tij fetare ishte e vështirë të krijoje një mendim të qartë. Ai asnjëherë nuk hapi ndonjë bisedë me temë fetare, por botëkuptimi dhe sjellja e tij të brumosura që në rini gjatë jetës në Austrinë katolike, e kishin ndihmuar të ishte i çliruar prej shumë dobësive që manifestonin shqiptarët e lindur dhe plakur brenda atdheut. Në sjelljen dhe pamjen e tij binin në sy tipare prej një të krishteri të vërtetë, tipare që nuk i gjeje as në të krishterët e përkushtuar. Ora e fundit e mësimit me të, aty nga fun di i dhjetorit 1965, më ka mbetur në mendje. Atë orë, profesori nuk shpjegoi lëndë nga teksti, por duke na konsideruar kolegë, na dha disa këshilla për jetën tonë të ardhëshme. Për të krijuar afrimitet me ne, atë orë ai foli ulur. Këshillat e asaj ore më kanë lënë mbresë, ndoshta sepse, kujtimi i mjaft prej tyre më bën të ndjehem fajtor. Ndjehem fajtor, sepse në rininë time dhe më vonë nuk i vlerësova sa duhej dhe nuk i zbatova si duhej…

Mbasi u vendos qetësia, profesori filloi: -”Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun. Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. Mos e përzieni kohën e punës me kohën e pushimit dhe as kohën e pushimit me atë të punës. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura. Mos jini kategorikë kur shprehni mendimet tuaja. Gjithçka shikojeni me sy kritik. Kur mendoni ndryshe, mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime. Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta. Gjërat e paqarta nuk mbahen mend. Mos bëni asnjë punë shkel e shko. Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj. Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet. Mos merrni dhe mos lejoni tju marrin dinjitetin nëpër këmbë. Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja kryesore….”.

Profesor Çabeu nuk i pëlqente djallëzitë dhe jetonte thjesht
Mbasi mbarova fakultetin, në verë të vitit 1966 u emërova redaktor në Radio Tirana. Në vitet 1967-1969 punova në redaksinë e kulturës dhe përgatisja emisionet Enciklopedia e Radios, Në Botën e Shkencës dhe Teknikës, Universiteti Popullor i Radios, Përkujtim Datash të Shënuara Historike, etj. Midis bashkëpunëtorëve që më ndihmonin për materiale të ndryshme kisha aktivizuar edhe agronom Ilia Mitrushin, specialist i dendroflorës shqiptare. Ai kishte studiuar në Grac të Austrisë. Aty për më se një vit, ai, Eqremi e Lazgush Poradeci, kishin qenë studentë në degë të ndryshme e jetonin në shtëpi të ndryshme nëpër familje vendase. Një herë ing. Mitrushi (ky nuk e quante veten agronom, por ingjinier) e solli materialin në fund të orarit zyrtar dhe iu luta të shkonim bashkë. Po ecnim drejt lumit Lana. Ilia më tregoi se prof. Norbert Jokli, albanologu më i shquar i kohës, i ftonte këta tre studentë shqiptarë një herë në dy javë të dielave për vizitë në shtëpi të tij.
Aty ai hapte diskutime për probleme të gjuhës shqipe. Eqremi ndonjëherë mungonte. -Unë me Lasgushin, shtoi Ilia, mendonim se Eqremi mungonte sepse si student i rregullt i Joklit i kishte dëgjuar ato diskutime në leksione. Mirëpo Jokli një të dielë tha: -Çabeu është i ri, për të ka më shumë rëndësi një shëtitje me një vajzë të bukur sesa diskutimet e mia që i ka dëgjuar në auditor. Ing. Mitrushi desh të më tregonte me këtë thënie të prof. Joklit, se Eqremi i ri nuk kishte qenë një student i mbyllur, nga ata që ne i quanim “peshkop”, por dhe qejfli e modern, që dinte ta vlerësonte shoqërinë me vajzat e bukura. Unë kisha idenë se prof. Çabeu kishte qenë gjithnjë si tani, njeri i përkorë dhe i përkushtuar pas studimeve. Për ta ngacmuar z.-in Mitrushi thashë: -Profesor Eqremi më duket pak naiv dhe njeri i padjallëzuar. -”Eqremi dhe ne të tjerët që kemi studiuar në Austri dukemi naivë, por nuk jemi të tillë. Ne i kuptojmë fare mirë djallëzitë e të tjerëve, por nuk bëjmë vetë djallëzira. Ne u rrijmë larg djallëzive, sepse e kemi të qartë ku të shpien ato…”. Kjo përgjigje ma qartësoi më tepër karakterin e profesorit dhe ma shtoi dashurinë e respektin për të. Një gjë e ngjashme më ndodhi edhe në një nga takimet me z. Nush Shllaku, i cili kishte qenë nxënës i gjimnazit të Shkodrës rreth vitit 1935.

Padër Gjergj Fishta i ftuar prej pedagogut Eqrem në një nga orët e mësimit të letërsisë shqiptare u kishte thënë nxënësve: -Eqrem Çabeu ka le me u ba klerik, por i asht kushtue shkencës. Si redaktor i Radios, për të përgatitur emisionet shfrytëzoja përveç bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe nja dy revista të huaja që vinin në bibliotekën e atij institucioni. Një ditë shtatori të vitit 1969, duke shfletuar revistën franceze Science et Vie (Shkenca dhe Jeta), pashë brenda saj një disk me inçizime. Mësova se në Francë kishte filluar krijimi i enciklopedive zanore, me inçizime të personaliteteve të artit, shkencës, kulturës, politikës, etj. Më shkoi mendja se mund ta filloja dhe unë një punë të tillë sado modeste me disa njerëz të shquar të botës shqiptare. Disa ishin inçizuar prej kolegëve të mij, ose prej meje në emisione të ndryshme, por shiritat nuk i ruanim. I sugjerova shefit të redaksisë, z. Ruzhdi Pulaha që ti ruanim disa disqe me inçizime me këtë synim, por ai më tha se shiritat ishin mall importi dhe sot për sot ruhen vetëm inçizimet e fjalimeve të udhëheqësve kryesorë të partisë. Në Shqipëri nuk ka filluar hartimi i enciklopedisë së shkruar me fjalë, enciklopedisë zanore kushedi kur i vjen radha… Atëhere mendova të bëja diçka vetë, së pari me profesorin më të dashur, prof. Çabeun. E takova dhe i thashë se doja të inçizoja një leksion përmbledhës të tij, me synimin që ta ruante ai e familja për kohën kur mund të krijohej një enciklopedi zanore. Ai më tha se i kishte të inçizuar disa leksione të Historisë së Gjuhës Shqipe. Më ftoi për ti dëgjuar dhe pastaj të njeri dosnim çduhej bërë. Vend takimi ai la shtëpinë e tij, mbi Unazë, në lagjen Varri i Bamit. Aty, gjatë tetor-nëntorit 69, të djelave njoha familjen e profesorit. Zonja Shyhret, nikoqirja e shtëpisë, në minutat e para të pritjes vinte rrotull me lëvizje të shpejta, na qiraste regullisht me ëmbëlsira të bëra vetë e ndonjë shurup frutash, pastaj ulej për të dëgjuar dhe ajo. Ishte elegante dhe shumë e kujdesshme. Ishte një dibrane e vërtetë, shtëpinë e mbante shumë pastër, në biseda ishte e shpejtë, hazër xhevap si i thonë fjalës; gjykimet i formulonte shpejt e saktë. Kuzhina dhe dhoma e pritjes ku pata rast te rrija, ishin mobiluar thjesht, me disa kolltuqe, divane e karrige të bëra dikur nga marangozët privatë, që ndryshonin prej mobiljeve uniforme që prodhonte kombinati Misto Mame, të cilat i gjeje në apartamentet tona. Djali, Artani 16 vjeçar, i gjatë, i ngjante babait. Kishte qejf të konsultonte herë pas here fjalorin francez Petit Larousse. Ndjehej se kishte lexuar shumë për moshën e tij. Mori pjesë vetëm në dëgjimin e leksionit të parë, herët e tjera, pas përshëndetjeve, shkonte te dhoma e vet, ku lexonte e studionte. Vajza, Brikena 12 vjeçe, ngjante nga të dy prindërit. Ishte elegante dhe e shkathët si mamaja, por vështrimin e kishte të qetë e meditativ si të babait. Ajo kishte qejf të lexonte në dhomën e vet, ose të luante jashtë me shoqet. Nuk erdhi kurrë për të dëgjuar leksionet. Pata rast të njihja dhe tre nga nipat e profesorit, Tanushin, Hysenin dhe Fatosin, djem të gjatë, seriozë dhe të pashëm, nuk ngjanin midis tyre. Hyseni kishte diçka të ngjashme me profesorin në qëndrim dhe buzëqeshje. Ata erdhën herë njëri herë tjetri, herë dy bashkë.
Një të djelë rastisi të vinte për vizitë në atë orë dhe mjeku Flamur Topi, i cili ishte mik i familjes. Unë e njihja, sepse ai ishte gazetar i jashtëm i Radio Tiranës. Për disa të djela me radhë dëgjuam nga një leksion, një orë e gjysmë. Prej z-njës Shyhret mësova se ditët e djela profesori i shfrytëzonte zakonisht për të shkruar letra, për të bërë ndonjë vizitë a shëtitje. Ai mbante korrespondencë të rregullt me shumë studiues e miq austriakë, gjermanë, francezë, rumunë, italianë, etj. Nuk dij a i shkruante lertat duke përdorur letër kopiativ për të ruajtur një kopje për vete, apo jo. Mësova gjithashtu se profesori pëlqente të lexonte shpesh herë duke qëndruar në shtrat gjysëm shtrirë e duke vendosur librin në një copë kartoni, të cilën e mbante me dorën e majtë mbështetur mbi gjoks. Kurse për të shkruar, më shpesh ai ulej te tavolina e punës. Shyhreti e qortoi veten se tani që kishin ardhur në këtë apartament larg pazarit nuk gjente kohë për të shkuar shpesh për të blerë peshk të freskët, ushqimin e nevojshëm për bashkëshortin e saj.
Të dielën e parë të dhjetorit 69 dëgjuam leksionin e fundit. U thashë se inçizimet kishin cilësi të mirë dhe duheshin ruajtur me kujdes. Prej tyre mund të riprodhohej një material më i shkurtër, duke e hedhur në një bobinë të re, etj. Para se të ngrihesha për të ikur, profesori tha se kishte dëgjuar që zyra e kuadrit të Universitetit po kërkonte të merrte disa kuadro të rinj, midis të cilëve ishte përmendur dhe emri im, që mund të transferohesha nga Radio Tirana në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (në atë kohë ky institut varej nga Universiteti i Tiranës). Pastaj më pyeti nëse kisha kërkuar unë që të transferohesha, apo drejtoria e Institutit po më kërkonte me që kisha mbaruar fakultetin me nota të larta. I thashë se puna në Radio ishte shumë robotike, aspak shpirtërore dhe nuk më pëlqente. Unë kisha kërkuar disa herë të vija me punë në institut, sepse më pëlqente të merresha me studimin e jetës dhe krijimtarisë letrare e gazetareske të rilindasve tanë, të cilët i admiroja. -”Gëzohem, që ke kërkuar vetë të vish aty. Nuk ka më mirë sesa ta zgjedhësh punën vetë. Kur ta zgjedhin punën të tjerët, shpesh herë bëhen gabime, tha ai dhe shtoi: Unë fëmijët e mij i nxis të mësojnë, të lexojnë dhe të luajnë me shokët, por nuk iu imponoj asnjë lloj drejtimi, atë duhet ta gjejnë vetë…”.

Gjatë viteve kur punova në Institut: prof. Çabeun e admironim të gjithë Në janar të vitit 1970, u realizua transferimi im nga Radio Tirana në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Në Radio punën e fillova me qejf, por shumë shpejt e ndjeva se nuk ishte e ardhmja ime në atë punë. Mezi i shtyva tre vjet e gjysëm. Natyrisht përfitimi ishte i madh, u njoha nga afër me gazetarë të aftë e të talentuar, si Fuat Bozgo, Ruzhdi Pulaha, Kiço Blushi, Nasi Lera, me spikerë të talentuar si Haki Bejleri, Kiço Fotiadhi, Vera Zhei, Meropi Xhai, Luiza Papavangjeli, etj. Aty mësova proceset e inçizimit e të daktilografimit; u njoha me intelektualë të formuar jashtë shtetit që punonin si përkthyes si Viktor Kraja, Abaz Xhomo, etj. Puna e atjeshme ma shkundi ngathtësinë. Në institut fillova punë në sektorin e letërsisë shqiptare, ku ishin punësuar para meje Klara Kodra, Jorgo Bulua, Luan Kokona, Floresha Haxhia (Dado), etj., me shef Koço Bihikun. Profesor Çabeu, për të më uruar mirë se erdhe në Institut, më ftoi një ditë për kafe. Shkuam bashkë tek një ëmbëltore në rrugën e Kavajës karshi kishës katolike, të cilën në atë kohë e kishin transformuar në pallat sporti dhe nga jashtë i kishin bërë disa maskime që të kujtonte kamionët që parakalonin për festën e 1 Majit veshur me kompesato e beze. Eqremi mori një tas të vogël me hashure, unë një kafe, të dyja kushtonin nga 7 lekë të asaj kohe. Më sqaroi se hashurja i kujtonte fëmijërinë, familjen e Gjirokastrës. Pastaj më uroi për punën e re: -”Bëre mirë që kërkove të vish në Institut, këtu është vendi më i mirë për të vijuar formimin tënd shkencor. Tani je në moshën më të mirë për të mësuar gjuhë të huaja…”. Unë i thashë se ndoshta do të ishte më mirë të kisha ardhur menjëherë nga bankat e shkollës, tani jam gati 26 vjeç dhe më duket se jam vonë për të mësuar gjuhët e huaja, të cilat i di jo mirë. -”Jo, ma preu ai, ti ke ardhur në moshën më të mirë. Vitet e punës në Radio Tirana të bënë mirë, ke njohje më të gjerë për jetën, ke tjetër horizont. Kujtesën e ke akoma të freskët, pastaj tani je më i pjekur. Pjekuria të bën më të ndërgjegjshëm dhe ta shton vullnetin për studim”. Unë, pas pak, për tu treguar i zgjuar, formulova një ankesë ndaj mbreti Zog i cili duhej të kishte bërë më shumë për ekonominë, arsimin dhe shkencën. -”Mbreti Zog nuk duhet fajësuar shumë, tha profesori, në atë kohë ishte zor të bëhej më tepër. Ai u përpoq tia kthente fytyrën Shqipërisë nga Europa, por shqiptarët nuk ishin të gatshëm. Mbaj mend se mbreti kishte dhënë urdhër që të punësoheshin vajzat dhe gratë. Mirëpo në tërë Tiranën mezi pranoi një grua, a vajzë e moshuar, që të punësohej tek zyra e postës. Kur u ktheva nga Shkodra në Tiranë, pashë se shumica e meshkujve bënin xhiro duke kaluar nga ajo rrugë për ta parë atë femër tek dritarja e punës. Për ta ishte diçka dëfryese, ose e çuditshme.

Dihet se pasanikët i kishin qypat plot me florinj, por asnjëri prej tyre nuk bëri ndonjë investim në bujqësi ose industri. Çdo gjë do kohën e vet…”. Herën tjetër e ftova unë profesorin për kafe. Gjatë atyre minutave u hap biseda për punën e tij lidhur me etimologjinë e fjalëve të shqipes. U çudita kur tha se edhe gjuhëtarë të tjerë mund të merren me studime të tilla, mjafton pasioni dhe këmbëngulja. Tha se atë e bëri etimolog jo shkolla, po puna e vazhdueshme e me pasion. Pastaj shtoi: -”Shumë shpjegime të mia për origjinën e fjalëve mund dhe duhet të diskutohen, studimet etimologjike në fushë të shqipes duhet të pasurohen edhe nga të tjerë…”. Në sjelljet, veprimet, bisedat e tij binte në sy karakteri burrnor. Ndryshe nga ne të tjerët, profesor Çabeu në biseda e shkrime nuk i përmendte emrat parti dhe Enver Koha kur u shfaq edhe më dukshëm karakteri i tij i fortë ishte koha mbas vdekjes së djalit të tij. Vdekje tepër tronditëse, por që ai nuk e lëshoi veten, ruajti po atë temperament, po atë dashuri për punën, po atë sjellje me njerëzit.

Sulmet ndaj tij

Mirëpo fakti që ne, ish studentët e tij ndjenim për të një admirim të hapur, nuk durohej prej drejtorisë dhe instancave partiake. Në vitin 1973-74, kur udhëheqja e partisë rimori luftën kundër shfaqjeve të huaja, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë u organizua një mbledhje, për të luftuar shfaqje të tilla. Në fakt, punonjësit e Institutit ishin njerëz të thjeshtë, pa pretendime, shikonin punën, mirëpo dhe midis tyre duheshin gjetur ndikimet e huaja, dhe organizata bazë e partisë, sipas orientimeve, i kishte gjetur. U kritikua së pari zonjusha Beatriçe Keta për mbajtje të fundeve të shkurta. Beatriçja ishte vajzë e gjatë e pamartuar, fundet deri tek gjunjët i shkonin për bukuri. Të gjithë e pëlqenim atë pikërisht për ato fundet që i sajonte vetë me gusto, por ja që duhej kritikuar. Kritika vijoi, jo më kundër ndonjë punonjësi, po me sulm ndaj fëmijës së vetme të profesor Çabeut. U kritikua vajza e tij, atëherë 16-17 vjeçe, se mbante minifunde. Për herë të parë e pashë profesorin të reagonte i revoltuar e nervoz. U ngrit me furi dhe tha me zë të lartë: -Këto janë shpifje, ime bijë hodhi shtat shpejt këto dy vjet dhe fundet e fustanet i rijnë tek gjuri, këtë nuk e bën për ndjekje mode. Nja tre vjet më vonë, kur Brikena, vajza e tij, tashmë studente, shkoi në aksion ku i mblodhi gjuri ujë, në fakultet i varrën një fletë-rrufe, ku e kritikonin se mbante flokët e gjata, si ndikim i modës perëndimore… Për të tilla sulme ndaj vajzës, fëmijës së vetme, që i kishte mbetur profesorit pas vdekjes tragjike të djalit, ne na vinte turp, por nuk guxonim të flisnim. Përmes terrorit partia shtet na kishte kallur frikën në mendjet e në zemrat tona dhe ne ishim pajtuar me të si të ishte një ndjenjë e qëndrim i moralshëm. Kuptohej se të tilla sulme synonin që të na e shkulnin atë nga zemrat tona. Për turpin e politikës së partisë, Eqrem Çabeu nuk u sulmua vetëm si person e si familje, por edhe në plan shkencor. Kështu, në fund të viteve 50-të Eqremi mbaroi transkriptimin dhe transliterimin shkencor të veprës monumentale Meshari të Don Gjon Buzukut. Kjo vepër e tij mban datë botimi vitin 1962, sepse u dërgua e u botua atë vit në Rumani, por në fakt atë e dërgoi ambasada jonë nga Bukureshti pas disa vjetësh, kur kishte filluar lufta kundër fesë. Ballkanologët rumunë u shprehën me superlativa

KUJTIME PËR PROFESORIN EQREM ÇABEJ

Nga Thanas L. Gjika

Nga koha sudentore: Ora e fundit e leksioneve.

Ndjehem fatlumtur që kam pasur rastin të njihja nga afër profesorin Eqrem Çabej, personin tek i cili shprehjet Shkencëtar i Madh dhe Njeri i Madh ishin në harmoni të plotë. Sa herë sillja në mendje kujtime të ndryshme për të, ndjeja kënaqësi.

Këto kujtime desha t’i shkruaja e botoja në vitin 2008, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së profesorit, vit i cili u shpall Viti Eqrem Çabej, por u stepa, sepse mendova se ata që e kishin njohur më nga afër dhe për kohë më të gjatë se unë si profesorët Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Jani Thomai, Gjovalin Shkurtaj etj, mund të shkruanin gjëra me më shumë vlerë dhe më bukur se unë. Mirëpo në vitin 2011, mbas disa komunikimesh me bijën e tij, z-njën Brikena Çabej, e cila nuk u kursye të më ndihmonte me korrigjime e saktësime, i shkrojta e i botova kujtimet e mia. Duke parë se këto kujtime vijojnë të lexohen me interes, në shkurt-mars të vitit 2016 i ripunove dhe i pasurova më tej. Por kujtimet të ndryshme për Profesor  Çabejn vijojnë të më vijnë herë pas here dhe ja tani, në fund të majit 2018 po shtoj dhe disa kujtime të tjera…

* * *

Nga koha sudentore: Ora e fundit e leksioneve.

Në vitet 1962 – 1966, isha student në “Fakultetin Histori dhe Filologji” të UT. Fakulteti përdorte dy katet e para të asaj godine, kurse në katin e tretë kishin zyrat e tyre “Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë” dhe “Instituti i Folklorit”. Gjatë pushimeve midis orëve mësimore në oborrin e fakultetit rastiste të shikonim duke ecur ngadalë për të vajtur tek kafja aty pranë Prof. Eqrem Çabejn, të shoqëruar prej treshes shkodrane: Pashko Geci, Anton Krajni dhe Filip Fishta, intelektualë të shkolluar në Austri, Gjermani, ose Itali. Ashtu si Profesor Çabej edhe ata shquheshin për njohjen e thellë të disa gjuhëve të huaja, por në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë punonin si forca teknike për vjeljen e fjalëve të gjuhës shqipe në gazeta dhe libra të ndryshëm.

Profesor Eqrem Çabej jepte në degën Gjuhë Letërsi Shqipe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë kursin e plotë të leksioneve Historia e Gjuhës Shqipe, vepër origjinale e tij. Këtë lëndë ai e zhvillonte në dy semestra, gjatë semestrit të dytë të kursit të tretë dhe gjatë semestrit të parë të kursit të katërt. Ai ishte pedagogu më mbresëlënës i fakultetit, ndoshta dhe i gjithë Universitetit të Tiranës. Ai ishte nga ato rastet kur përputhen tek një person i vetëm gjithë të mirat: pamja fizike madhështore, bukuria shpirtërore, aftësitë profesionale, sjellja fisnike dhe talenti. Mbas shkërmoqjes së diktaturës, kur shpërtheu shfaqja e pakënaqësive të ndrydhura, ky profesor ishte një nga personalitetet e pakta të kulturës sonë, që nuk u kritikua për asgjë prej askujt, dëshmi e vlerave të tij.

Ishte burrë i gjatë e i pashëm, elegant, me një shikim të ëmbël, gjithnjë i natyrshëm, asnjëherë pozant ose kërcënues. Mbante kapelë republikë, kur ecte i vetëm, ecte shpejt me hapa të gjatë, si atlet. Pëshëndetja e tij na bënte përshtypje: të shikonte në sy dhe pasi perulte kokën, e çonte pak kapelën me dorën e djathtë. Në sallën e leksionit, ose në korridoret e fakultetit, si dhe gjatë viteve që punova në institut, nuk e pashë kurrë të parruar dhe asnjëherë nervoz. Gjithnjë i matur në të folur, madje pak i ngadalshëm. Na sillej sikur ishim të barabartë me të. Leksionet i mbante gjithnjë duke folur në këmbë tek katedra, kurse fragmentet që sillte për ilustrim mendimesh prej stujuesve të tjerë i lexonte. Kur lexonte vinte syzet. Vënia dhe heqja e syzeve i kishte shumë lezet. Disa fjalë kyçe të leksionit i shkruante në dërrasën e zezë. Fliste me zë jo të lartë, gjë që e shtonte qetësinë në sallë. Ato që shqiptonte ai, ne përpiqeshim t’i përpinim. Në pamjen dhe sjelljen e tij kishte diçka madhështorer që të tërhiqte e të bënte për vete. Leksionet e tij, ndonëse trajtonin probleme të vështira, ishin plotësisht të kuptueshme. Në to sundonte analiza logjike dhe argumentimi, rrallë përdorte fjalë të huaja, gjithçka ishte e qartë.

Profesori përdorte disa shprehje të vetat, midis të cilave më kanë mbetur në mendje dy. Shprehjen: Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se, e përdorte për të miratuar një mendim të kundërshtuar më parë, kurse shprehjen: Këtë, një Zot e di, e përdorte për të treguar dyshim ndaj një mendimi ose hipoteze të pazgjidhur. Këtë shprehjen e dytë, e cila ishte një shprehje popullore shumë e vjetër, e shqiptonte duke ngritur deri te fytyra e tij gishtin tregues të dorës së djathtë. Shprehjen e parë filluan ta përdornin me gojë e me shkrim dhe disa pedagogë, studiues e studentë, por shprehjen e dytë nuk guxonte ta thoshte askush tjetër veç tij. Për bindjet e tij fetare ishte e vështirë të krijoje një mendim të qartë. Ai asnjëherë nuk hapi ndonjë bisedë me temë fetare. Botëkuptimi dhe sjellja e tij ishin brumosur që në rini gjatë jetës në Austrinë e qytetëruar, prandaj ishte i çliruar prej shumë dobësive që manifestonin shqiptarët e lindur dhe plakur brenda atdheut. Në sjelljen dhe pamjen e tij binin në sy tipare prej një europiani të vërtetë, tipare që nuk i gjeje as në të krishterët e muhamedanët e përkorë.

Ora e fundit e mësimit me të, aty nga fundi i dhjetorit 1965, më ka mbetur në mendje. Atë orë, profesori nuk shpjegoi lëndë nga teksti, por duke na konsideruar kolegë, na dha disa këshilla për jetën tonë të ardhëshme. Për të krijuar afrimitet me ne, atë orë ai foli ulur. Këshillat e asaj ore më kanë lënë mbresë, ndoshta sepse, kujtimi i mjaft prej tyre më bën të ndjehem fajtor. Ndjehem fajtor, sepse në rininë time dhe më vonë nuk i vlerësova sa duhej dhe nuk i zbatova si duhej…

Mbasi u vendos qetësia, profesori filloi:

-Ju do të bëheni mësuesMësuesia nuk është profesion, ajo është misionJu do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos e pamundur, ta ndreqësh atë.

Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suajpërmes shëmbullit tuajNë rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekesh njeriun.

Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhurMos u merrni me biseda gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. Mos e përzieni kohën e punës me kohën e pushimit dhe as kohën e  pushimit me atë të punës. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.

Mos jini kategorikë kur shprehni mendimet tuaja.

Gjithçka shikojeni me sy kritik.

Kur mendoni ndryshe, mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshimepër të hapur diskutime.

Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qartaGjërat e paqarta nuk mbahen mend.

Mos bëni asnjë punë shkel e shko.

Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.

Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.

Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.

Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja kyreysore….

Profesor Çabej nuk i pëlqente djallëzitë dhe jetonte thjesht

Mbasi mbarova fakultetin, në verë të vitit 1966 u emërova redaktor në Radio Tirana. Në vitet 1967-1969 punova në redaksinë e kulturës  dhe përgatisja emisionet Enciklopedia e Radios, Në Botën e Shkencës dhe Teknikës, Universiteti Popullor i Radios, Përkujtim Datash Historike, etj. Midis bashkëpunëtorëve që më ndihmonin për materiale të ndryshme kisha aktivizuar edhe agronom Ilia Mitrushin, specialist i dendroflorës shqiptare. Ai kishte studjuar në Grac të Austrisë. Aty për më se një vit, ai, Eqremi e Lasgush Poradeci, kishin qenë studentë në degë të ndryshme e jetonin në shtëpi të ndryshme nëpër familjet e vendasve.

Një herë ing. Mitrushi (ky nuk e quante veten agronom, por ingjinier) e solli materialin në fund të orarit zyrtar dhe iu luta të shkonim bashkë. Po ecnim drejt lumit Lana. Ilia më tregoi se prof. Norbert Jokli, albanologu më i shquar i kohës, i ftonte këta tre studentë shqiptarë një herë në dy javë të djelave për vizitë në shtëpi të tij. Aty ai hapte diskutime për probleme të gjuhës shqipe. Eqremi ndonjëherë mungonte.

Unë me Lasgushin, shtoi Ilia, mendonim se Eqremi mungonte sepse si student i regullt i Joklit i kishte dëgjuar ato diskutime në leksione. Mirëpo Jokli një të djelë tha:

Çabeu është i ri, për të ka më shumë rëndësi një shëtitje me një vajzë të bukur sesa diskutimet e mia që i ka dëgjuar në auditor. (Ing. Mitrushi, profesor Aleks Buda dhe Lasgush Poradeci, e përdornin formën e shquar te mbiemrit: Çabeu /  Çabeut / Çabeun, njësoj si Skënderbeu / Skënderbeut / Skenderbeun dhe jo si e përdorim ne aot: Çabej / Çabejt / Çabejn).

Ing. Mitrushi desh të më tregonte me këtë thënie të prof. Joklit, se Eqremi i ri nuk kishte qenë një student i mbyllur, nga ata që ne i quanim “peshkop”, por dhe qejfli e modern, që dinte ta vlerësonte shoqërinë me vajzat e bukura. Unë kisha idenë se Çabej kishte qenë gjithnjë si tani, njeri i përkorë dhe i përkushtuar pas studimeve. Për ta ngacmuar z.-in Mirtushi thashë:

Profesor Eqremi më duket pak naiv dhe njeri i padjallëzuar.

Eqremi dhe ne të tjerët që kemi studiuar në Austri dukemi naivë, por nuk jemi të tillë. Ne i kuptojmë fare mirë djallëzitë e të tjerëve, por nuk bëjmë vetë djallëzira. Ne u rrijmë larg djallëzive, sepse e kemi të qartë ku të shpien ato…

Kjo përgjigje ma qartësoi më tepër karakterin e profesorit dhe ma shtoi dashurinë e respektin për të. Një gjë e ngjashme më ndodhi edhe në një nga takimet me z. Nush Shllaku, i cili kishte qenë nxënës i gjimnazit të Shkodrës rreth vitit 1935. Padër Gjergj Fishta i ftuar prej pedagogut Eqrem në një nga orët e mësimit të letërsisë shqiptare, u kishte thënë nxënësve:

Eqremi ka le me u ba klerik, por i asht kushtue shkencës.

Si redaktor i Radjos, për të përgatitur emisionet shfrytëzoja përveç bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe nja dy revista të huaja që vinin në bibliotekën e atij institucioni. Një ditë shtatori të vitit 1969, duke shfletuar revistën franceze Science et Vie (Shkenca dhe Jeta), pashë brenda saj një disk me inçizime. Mësova se në Francë kishte filluar krijimi i enciklopedive zanore, me inçizime të personaliteteve të artit, shkencës, kulturës, politikës, etj.  Më shkoi mendja se mund ta filloja dhe unë një punë të tillë sado modeste me disa njerëz të shquar të botës shqiptare. Disa ishin inçizuar prej kolegëve të mij, ose prej meje në emisione të ndryshme, por shiritat nuk i ruanim. I sugjerova shefit të redaksisë, z. Ruzhdi Pulaha që t’i ruanim disa disqe me inçizime me këtë synim, por ai më tha se shiritat ishin mall importi dhe sot për sot ruhen vetëm inçizimet e fjalimeve të udhëheqësve kryesorë të partisë. Në Shqipëri nuk ka filluar hartimi i enciklopedisë së shkruar me fjalë, enciklopedisë zanore kushedi kur i vjen radha…

Atëhere mendova të bëja diçka vetë, së pari me profesorin më të dashur, prof. Çabejn. E takova dhe i thashë se doja të inçizoja një leksion përmbledhës të tij, me synimin që ta ruante ai e familja për kohën kur mund të krijohej një enciklopedi zanore. Ai më tha se i kishte të inçizuar disa leksione të Historisë së Gjuhës Shqipe. Më ftoi për t’i dëgjuar dhe pastaj të vendosnim ç’duhej bërë. Vend takimi ai la shtëpinë e tij, mbi Unazë, në lagjen Varri i Bamit.

Aty, gjatë diteve te djela ne tetor-nëntorit ‘69, të djelave njoha familjen e profesorit. Zonja Shyhret, nikoqirja e shtëpisë, në minutat e para të pritjes vinte rrotull me lëvizje të shpejta, na qiraste regullisht me ëmbëlsira të bëra vetë e ndonjë shurup frutash, pastaj ulej për të dëgjuar dhe ajo. Ishte elegante dhe shumë e kujdesëshme. Ishte një dibrane e vërtetë, shtëpinë e mbante shumë pastër, në biseda ishte e shpejtë, hazër xhevap, si i thonë fjalës; gjykimet i formulonte shpejt e saktë. Kuzhina dhe dhoma e pritjes ku pata rast te rrija, ishin mobiluar thjesht, me disa kolltuqe, divane e karrike të bëra dikur nga marangozët privatë, që ndryshonin prej mobiljeve uniforme që prodhonte kombinati Misto Mame, të cilat i gjeje në apartamentet tona.

Djali, Artani 16 vjeçar, i gjatë, i ngjante babait. Kishte qejf të konsultonte herë pas here fjalorin francez Petit Larousse. Ndjehej se kishte lexuar shumë për moshën e tij. Mori pjesë vetëm në dëgjimin e leksionit të parë, herët e tjera, pas përshëndetjeve, shkonte te dhoma e vet, ku lexonte e studionte.

Vajza, Brikena 12 vjeçe, ngjante nga të dy prindërit. Ishte elegante dhe e shkathët si mamaja, por vështrimin e kishte të qetë e meditativ si të babait. Ajo kishte qejf të lexonte në dhomën e vet, ose të luante jashtë me shoqet. Nuk erdhi kurrë për të dëgjuar leksionet.

Pata rast të njihja dhe tre nga nipat e profesorit, Tanushin, Hysenin dhe Fatosin, djem të gjatë, seriozë dhe të pashëm, nuk ngjanin midis tyre. Hyseni kishte diçka të ngjashme me profesorin në qëndrim dhe buzëqeshje. Ata erdhën herë njëri herë tjetri, herë dy bashkë. Një të djelë rastisi të vinte për vizitë në atë orë dhe mjeku Flamur Topi, i cili ishte mik i familjes. Unë e njihja, sepse ai ishte gazetar i jashtëm në Radio Tirana.

Për disa të djela me radhë dëgjuam nga një leksion, një orë e gjysëm. Prej z-njës Shyhret mësova se ditët e djela profesori i shfrytëzonte zakonisht për të shkruar letra, për të bërë ndonjë vizitë a shëtitje. Ai mbante korrespondencë të rregullt me shumë studiues e miq austriakë, gjermanë, francezë, rumunë, italianë, etj. Nuk dij a i shkruante lertat duke përdorur letër kopiativ për të ruajtur një kopje për vete, apo jo. Mësova gjithashtu se profesori pëlqente të lexonte shpesh herë duke qëndruar në shtrat gjysëm shtrirë e duke vendosur librin në një copë kartoni, të cilën e mbante me dorën e majtë mbështetur mbi gjoks. Kurse për të shkruar, më shpesh ai ulej te tavolina e punës.

Shyhreti e qortoi veten se tani që kishin ardhur në këtë apartament larg pazarit nuk gjente kohë për të shkuar shpesh për të blerë peshk të freskët, ushqimin e nevojshëm për bashkëshortin e saj.

Të djelën e parë të dhjetorit ’69 dëgjuam leksionin e fundit. U thashë se inçizimet kishin cilësi të mirë dhe duheshin ruajtur me kujdes. Prej tyre mund të riprodhohej një material më i shkurtër, duke e hedhur në një bobinë të re, etj.

Para se të ngrihesha për të ikur, profesori tha se kishte dëgjuar që zyra e kuadrit të Universitetit po kërkonte të merrte disa kuadro të rinj, midis të cilëve ishte përmendur dhe emri im, pra unë mund të transferohesha nga Radio Tirana tek Instituti i Historisë e i Gjuhësisë (në atë kohë ky institut varrej nga Universiteti i Tiranës). Pastaj më pyeti nëse kisha kërkuar unë që të transferohesha, apo drejtoria e Institutit po më kërkonte me që kisha mbaruar fakultetin me nota të larta. I thashë se puna në Radio ishte shumë robotike, aspak shpirtërore dhe nuk më pëlqente. Unë kisha kërkuar disa herë të vija me punë në institut, sepse më pëlqente të merresha me studimin e jetës dhe krijimtarisë të rilindasve tanë, të cilët i admiroja.

Gëzohem, që ke kërkuar vetë të vish aty. Nuk ka më mirë sesa ta zgjedhësh punën vetë. Kur ta zgjedhin punën të tjerët, shpesh herë bëhen gabime, tha ai dhe shtoi: Unë fëmijët e mij i nxis të mësojnë, të lexojnë dhe të luajnë me shokët, por nuk iu imponoj asnjë lloj drejtimi, atë duhet ta gjejnë vetë…

Gjatë viteve kur punova në Institut: prof. Çabejn e admironim të gjithë.

Në janar të vitit 1970, u realizua transferimi im nga Radio Tirana në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Në Radio punën e fillova me qejf, por shumë shpejt e ndjeva se nuk ishte e ardhmja ime në atë punë. Mezi i shtyva tre vjet e gjysëm. Natyrisht përfitimi ishte i madh, u njoha nga afër me gazetarë të aftë e të talentuar, si Fuat Bozgo, Ruzhdi Pulaha, Kiço Blushi, Nasi Lera, me spikerë të talentuar si Haki Bejleri, Kiço Fotiadhi, Vera Zhei, Meropi Xhai, Luiza Papavangjeli, etj. Aty mësova proceset e inçizimit e të daktilografimit; u njoha me intelektualë të formuar jashtë shtetit që punonin si përkthyes  si Viktor Kraja, Abaz Xhomo, etj. Puna e atjeshme ma shkundi ngathtësinë. Në institut fillova punë në sektorin e letërsisë shqiptare, ku ishin punësuar para meje Klara Kodra, Jorgo Bulua, Luan Kokona, Floresha Haxhia (Dado) me shef Koço Bihikun.

Profesor Çabej, për të më uruar mirë se erdhe në Institut, më ftoi një ditë për kafe. Shkuam bashkë tek një ëmbëltore në rrugën e Kavajës karshi kishës katolike, të cilën në atë kohë e kishin transformuar në pallat sporti dhe nga jashtë i kishin bërë disa maskime që të kujtonte kamjonët që parakalonin për festën e 1 Majit. Eqremi mori një tas të vogël me hashure, unë një kafe, të dyja kushtonin nga 7 lekë të asaj kohe. Më sqaroi se hashurja i kujtonte fëmijërinë, familjen e Gjirokastrës. Pastaj më uroi për punën e re:

Bëre mirë që kërkove të vish në Institut, këtu është vendi më i mirë për të vijuar formimin tënd shkencor. Tani je në moshën më të mirë për të mësuar gjuhë të huaja…

Unë i thashë se ndoshta do të ishte më mirë të kisha ardhur menjëherë nga bangat e shkollës, tani jam gati 26 vjeç dhe më duket se jam vonë për të mësuar gjuhët e huaja, të cilat i dij jo mirë.

-Jo, ma preu ai, ti ke ardhur në moshën më të mirë. Vitet e punës në Radio Tirana të bënë mirë, ke njohje më të gjerë për jetën, ke tjetër horizont. Kujtesën e ke akoma të freskët, pastaj tani je më i pjekur. Pjekuria të bën më të ndërgjegjshëm dhe ta shton vullnetin për studim.

Unë, pas pak, për t’u treguar i zgjuar, formulova një ankesë ndaj mbreti Zog, se ai duhej të kishte bërë më shumë për ekonominë, arsimin dhe shkencën.

Mbreti Zog nuk duhet fajësuar shumë, tha profesori, në atë kohë ishte zor të bëhej më tepër. Ai u përpoq t’ia kthente fytyrën Shqipërisë nga Europa, por shqiptarët nuk ishin të gatshëm. Mbaj mend se mbreti kishte dhënë urdhër që të punësoheshin vajzat dhe gratë. Mirëpo në tërë Tiranën mezi pranoi një grua, a vajzë e moshuar, që të punësohej tek zyra e postës. Kur u ktheva nga Shkodra në Tiranë, pashë se shumica e meshkujve bënin xhiro duke kaluar nga ajo rrugë për ta parë fytyrën e asaj femre te dritarja e punës. Për ta ishte diçka dëfryse, ose e çuditshme.

Ne shqiptarët gjejmë gjithnjë shkaqe jashtë vetes sonë për prapambetjen tonë. Në kohën e Mbretit Zog e dëgjoja shpesh thënien “fajin na e ka Turqia që na la shumë prapa”, pas Luftës (ai nuk e përdorte togfjalshin Luftës Nacional Çlirimtare), kemi shtuar dhe thënien “fajin na e ka Ahmet Zogu që na la prapa”. Ne duhet t’i shohim shkakqet e prapambetjes sonë së pari te vetja jonë, duhet të punojmë më shumë.

Pasanikët shqiptarë, në kohën e Turqisë dhe të Mbretërisë i kishin qypat plot me florinj, por asnjëri prej tyre nuk bëri ndonjë investim në bujqësi ose industri.

Çdo gjë do kohën e vet…

Herën tjetër e ftova unë profesorin për kafe. Ia kujtova me respekt treshen shkodrane Pashko Gecin, Anton Krajën dhe Filip Fishtën.

-“Ata u nxorrën në pension për arsye moshe, por aftësitë e tyre nuk u shfrytëzuan si duhej, tha profesori. Njeriun e kualifikuar, vijoi ai, po ta vësh të bëjë punë të thjeshta, e shkualifikon. Kështu ndodhi dhe me ta. Pashko Geci dhe Filip Fishta mund të hartonin fjalorë të pasur gjermanisht – shqip dhe latinisht – shqip, ose mund të hartonin dhe artikuj shkencorë në fushën e leksikografisë. Kurse Anton Krajni ishte një enciklopedist i vërtetë, njohës i thellë i historisë së disa vendeve europiane. Ai na mahniste me kujtesën e tij dhe histori të ndryshme, që i tregonte bukur. Bisedat e mia me ta mund t’i quaj biseda pune. Shpesh diskutonim bashkë edhe për origjinën e fjalëve të shqipes...

Me fjalë të tjera profesori dhesh të thoshte se shteti i diktaturës së proletariatit duke vënë politikën në plan të parë, zgjodhi bij e bija punëtorësh e fshatarësh të varfër për t’i kualifikuar si punonjës shkencorë, kurse bijtë e borgjezisë që ishin kuadro të gatshëm shkencorë të formuar në vendet e Europës Perëndimore, nuk i shfrytëzoi, por i shkualifikoi, ose më keq akoma i burgosi dhe i internoi.

Gjatë atyre minutave u hap biseda për punën e tij lidhur me etimologjinë e fjalëve të shqipes. U çudita kur tha se edhe gjuhëtarë të tjerë mund të merren me studime të tilla, mjafton pasioni dhe këmbëngulja. Tha se atë e bëri etimolog jo shkolla, po puna e vazhdueshme e me pasion. Pastaj shtoi:

-Shumë shpjegime të mia për origjinën e fjalëve mund dhe duhet të diskutohen, studimet etimologjike në fushë të shqipes duhet të pasurohen edhe nga të tjerë…

Në vitin 1974 u hartua regullorja e kualifikimit shkencor, u dhanë orjentime se si do të kandidonim për të mbrojtur gradat shkencore Kandidat i Shencave Filologjike dhe Doktor i Shkencave Filologjike.  Ne që do kandidonim në fushën e letërsisë për gradën e parë na u caktuan katër provime dhe hartimi i një vepre studimore si disertacion. Për provimin e zgjeruar të historisë së letërsisë na u dha një listë shumë e gjatë veprash letrare, ku pëfshiheshin edhe veprat e disa autorëve të ndaluar si Ernest Koliqi, Pader Gjergj Fishta, Faik Konica, etj. Mirëpo midis veprave me studime nuk na u dha asnjëra prej veprave studimore të profesor Çabeut ku trajtoheshin probleme të letërsisë si Për gjenezën e literaturës shqipe, Studime italo-shqiptare dhe Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe. Kur ia hapa bisedën rreth këtij problemi, profesori nuk shprehu asnjë shqetësim dhe nuk dha asnjë sqarim mbi arritjet e tij në fushën e studimeve letrare. Ai nuk donte të më impononte mendimet e tij. Unë duhej t’i lexoja e gjykoja vetë ato vepra.

Në sjelljet, veprimet, bisedat e tij binte në sy karakteri burrnor. Ndryshe nga ne të tjerët, profesor Çabej në biseda e shkrime nuk i përmendte emrat parti dhe Enver. Koha kur u shfaq edhe më dukshëm karakteri i tij i fortë ishte koha mbas vdekjes së djalit të tij. Vdekje tepër tronditëse, por që ai nuk e lëshoi veten, ruajti po atë temperament, po atë dashuri për punën, po atë sjellje me njerëzit.

Mirëpo fakti që ne, ish studentët e tij ndjenim për të një admirim të hapur, nuk durohej prej drejtorisë dhe instancave partiake. Në vitin 1973-74, kur udhëheqja e partisë rimori luftën kundër shfaqjeve të huaja, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë u organizua një mbledhje, për të luftuar shfaqje të tilla. Në fakt, punonjësit e Institutit ishin njerëz të thjeshtë, pa pretendime, shikonin punën, mirëpo dhe midis tyre duheshin gjetur ndikimet e huaja, dhe organizata bazë e partisë, sipas orientimeve, i kishte gjetur. U kritikua së pari zonjusha Beatriçe Keta për mbajtje të fundeve të shkurta. Beatriçja ishte vajzë e gjatë e pamartuar, fundet deri tek gjunjët i shkonin për bukuri. Të gjithë e pëlqenim atë pikërisht për ato fundet që i sajonte vetë me gusto, por ja që duhej kritikuar. Kritika vijoi, jo më kundër ndonjë punonjësi, po me sulm ndaj fëmijës së vetme të profesor Çabejt. U kritikua vajza e tij, atëhere 16-17 vjeçe, se mbante minifunde.

Për herë të parë e pashë profesorin të reagonte i revoltëuar e nervoz. U ngrit me furi dhe tha me zë të lartë:

Këto janë shpifje, ime bijë hodhi shtat shpejt këto dy vjet dhe fundet e fustanet i rijnë tek gjuri, këtë nuk e bën për ndjekje mode.

Nja tre vjet më vonë, kur Brikena, vajza e tij, që ishte studente, shkoi në aksion ku i mblodhi gjuri ujë, në fakultet i varrën një fletë-rrufe, ku e kritikonin se mbante flokët e gjata, si ndikim i modës perëndimore…

Për të tilla sulme ndaj vajzës, fëmijës së vetme, që i kishte mbetur profesorit pas vdekjes tragjike të djalit, ne na vinte turp, por nuk guxonim të flisnim. Përmes terorrit partia shtet na kishte kallur frikën në mendjet e në zemrat tona dhe ne ishim pajtuar me të si të ishte një ndjenjë e qëndrim i moralshëm. Kuptohej se të tilla sulme synonin që të na e shkulnin atë nga zemrat tona.

Për turpin e politikës së partisë, Eqrem Çabej nuk u sulmua vetëm si person e si familje, por edhe në plan shkencor. Kështu, në fund të viteve 50-të Eqremi mbaroi transkiptimin dhe transliterimin shkencor të veprës monumentale Meshari të Don Gjon Buzukut. Kjo vepër e tij mban datë botimi vitin 1962, sepse u dërgua e u botua atë vit në Rumani, por në fakt atë e dërgoi amabasada jonë nga Bukureshti pas disa vjetësh, kur kishte filluar lufta kundër fesë. Ballkanologët rumunë u shprehën me superlativa.

Për t’i treguar botës së huaj se partia e vlerësonte shkencën, kësaj vepre iu dha Çmimi i Republikës i klasit të parë, por ajo nuk u nxorr kurrë në shitje. Preteksti ishte se kjo vepër mund të përdorej si vepër liturgjike nga besimtarët e krishterë…

Vepra, së cilës ky studjues i kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe me të cilën dëshmoi aftësitë e ralla, formimin e lartë si komparativist dhe talentin e vet, është puna për shpjegimin e origjinës së fjalëve të shqipes. Mbas botimit të shumë artikujve me karakter etimologjik në revistën shkencore Studime Filologjike dhe në revista të huaja, ai ndërmori ripunimin, zgjerimin dhe përgatitjen për botim të veprës madhore Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes në disa vëllime. Në vitin 1975 dorëzoi për botim dy vëllimet e para, prej të cilëve, më 1976 u botua vetëm vëllimi i dytë. Vëllimi i parë nuk u lejua të botohej me preteksin se autori përmendëte aty me respekt Faik Konicën dhe Mustafa Merlika Krujën, si eruditë shqiptarë që kishin dhënë ndihmesë në fushën e etiomologjisë së gjuhës shqipe. Ky fakt u quajt gabim ideologjik, mbivlerësim i dy figurave reaksionare, por profesori nuk pranoi t’i hiqte emrat e tyre dhe vlerësimet për ta. Kështu vëllimi i parë u pezullua dhe u botua vetëm mbas vdekjes së tij, kur nxënësit e tij ia redaktuan (hoqën) ato fjalë e shprehje. Vëllimet e tjera, ndonëse ishin pothuaj gati, u botuan pak nga pak por jo të gjitha deri më 1990 e më vonë…

Ata që donin ta përulnin Himalajën e shkencave albanologjike, përpiqeshin si e si të mos ia botonin veprat, sidomos kryeveprën, ose kur detyroheshin t’ia botonin, të mos ia nxirrnin në qarkullim.

Profesor Çabejn, sa qe gjallë, e respektuan dhe e gëzuan si e meritonte intelektualët dhe zyrtarët shqiptarë të Kosovës, sidomos punonjësit shkencorë të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Shtëpia botuese Rilindja botoi një përmbledhje të veprës së tij në gjashtë vëllime, botim lluksoz, me format të madh, lidhur me kapakë të fortë ngjyrë çokollatë. Punonjësit shkencorë të Institutit Albanologjik, pedagogët e Fakultetit Filozofik dhe studentët e Kosovës me pritjet shumë të përzemërta plot respekt, që i bënin prof. Çabejt gjatë vajtjeve të tij për leksione në Prishtinë, i krjijuan atij emocione dhe gëzime të mëdha, të cilat na i tregonte me një ngazëllim të përmbajtur.

Në vitin 1975 mua më komunikuan qarkullimin, meqënëse kisha qenë martuar me vajzën e zv. ministrit të tregëtisë, Vasil Katit, i cili u arrestua atë vit me grupin e shpallur armiq në ekonomi. Unë, si shumica e atyre që u ndodhi kjo fatkeqësi, u ndava nga bashkëshortja, por ky veprim i imi nuk i kënaqi anëtarët e partisë së Institutit. Ata vendosën të më qarkullonin. Shokët filluan të më rrinin pak ftohtë…

Një ditë, mbas punës, kur po ecja vetëm në rrugën e Kavajës drejt qendrës, m’u afrua profesor Çabej dhe e bëmë rrugën bashkë. Zakonisht ai punonte nga ora 8:00 deri 13:00, atë ditë ndoshta kishte pasur ndonjë mbledhje që po shkonte në shtëpi me vonesë. Duke ecur e pyeta pse nuk e merrte autobuzin e Unazës për të mos u lodhur.

Më pëlqen të eci në këmbë, e konsideroj si fiskulturë. Pastaj kam mendimin se ne që na bie rruga të kalojmë nga Qendra e Tiranës, kemi një favor, njihemi të parët me ndryshimet që mund të ndodhin në qendër. Këtë favor nuk e kanë ata që kalojnë rrugëve anësore.

Për të më dhënë kurajë, hapi bisedën rreth qarkullimit. U çudita kur tha pa drojtje:

Qarkullimi, për kuadrot e rinj është i dëmshëm, sepse i shkëput nga procesi i kualifikimit. Qarkullimi për ty është çkualifikim.

Ndoshta këtë mendim ai e kishte thënë edhe gjetkë… Im vëlla, kur dëgjoi prej meje mendimin e profesorit, mori kurajë dhe shkoi e u ankua tek një punonjës i Komitetit të Partisë së Tiranës, te z. Bujar Kolaneci, i cili kishte punuar më parë në Kinostudio si ekonomist filmi. Ky duket se ndërhyri dhe organizata bazë e partisë së Institutit nuk nguli këmbë për të realizuar qarkullimin tim. Mbasi disa rrethe u përgjigjën se nuk kishin vende pune, qarkullimi im u la në qetësi. Pra profesori me idenë e çkualifikimit dhe Bujar Kolaneci me ndërhyrjen e tij, më shpëtuan nga qarkullimi, se kushedi si do më kishte shkuar filli, po të kisha shkuar diku mësues fshati.

Figura e profesor Çabejt ishte shumë autoritare. Me personalitetin e tij, pa qenë kurrë shef, pa pasur asnjë pushtet administrativ, ai ndikonte tek punonjësit më tepër se drejtori, sekretari i partisë dhe shefat e sektorëve. Mbi të gjitha ai na bënte për vete me praninë e tij, me sjelljen korekte, me kulturën profesionale dhe thellësinë e analizave shkencore. Ai rezatonte kulturë në çdo lëvizje, në çdo fjalë. Rezatimi i kësaj kulture ndjehej tek të gjithë punonjësit e Institutit, madje nuk e teproj të them se kultura e autoriteti i tij ndikonin edhe tek komunistët e sigurimsat. Nuk ishte e rastit që valët e qarkullimit në vitet 1967-68 dhe 1973-74 në Institutin tonë u kaluan më lehtë se në institutet e tjera shkencore. Sejcili prej punonjësve përpiqej të ishte sado pak më zotni, sado pak më Eqrem. Kjo përpjekje deri diku i kishte fisnikëruar ata. Në atë institut, mendoj se jo rastësisht, nuk realizohej plani i arrestimeve, asnjë punonjës i tij nuk u arrestua gjatë mëse 30 vjetëve…

Në lagjen Ali Demi, mjaft afër me pallatin ku banoja unë, ishte dhe shtëpia e poetit Lasgush Poradeci. Shkoja tek ai bashkë me Julian, gruan time poete. Një ditë Lasgushi, duke qeshur, tha:

-Unë jap karakterizime shumë të shkurtra për njerëzitJa dëgjoni si e karakterizoj Skënder Luarasin: Shumë patriot, shumë demokrat, shumë nevrik.

Të lumtë se e paske qëlluar, i thashë unë që e njihja karakterin e Skënderit, po për profesor Eqremin a mund të japësh ndonjë karakterizim?

Pa tjetër, tha Lasgushi dhe duke u drejtuar sikur do të recitonte, deklaroi: Njeri shumë zotni, shkencëtar shumë i zoti. E duartrokitëm ne dhe vajza e tij, Maria, që ndodhej aty.

Lasgushi për të treguar se kuadrot e formuar në Austri kishin marrë krahas formomit profesional dhe formim të lartë kulturor, tha:

Sot Shqiperia është mbushur me shkolla, shkollim merret nga të gjithë, ama kulturë, shqiptari nuk ka hic fare.

Vite më vonë, kur profesor Çabej kishte vdekur, erdhi në Shqipëri z. Henrik Genscher, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë Federale dhe tha se Gjermania është gati t’i japë Shqipërisë vit për vit nga 4.000 (katërmijë) byrsa studimi për shkolla të mesme profesionale, për shkolla të larta dhe studime pasuniversitare. Unë, si simpatizant i kuadrove me kulturë gjermane, e pyeta profesor Kostallarin kur u ndodhëm bashkë:

Pse nuk e pranoi udhëheqja e partisë sonë propozimin e z. Genscher? Të studjojnë katërmijë shqiptarë në Gjermani do të thotë të rigjenerohet inteligjenca shqiptare.

Po në Shqipëri kishte vetëm disa kuadro me kulturë gjermane dhe ne nuk i mposhtëm dot, ma ktheu ai. Të formohen 4.000 kuadro në Gjermani vit për vit, do të thotë që fëmijët e udhëheqjes që janë formuar e po formohen në Francë të mos kenë më vlerë dhe drejtimin e Shqipërisë ta marrin njerëzit me kulturë gjermane.

Eqrem Çabej e jepte opinionin e tij për të tjerët me fjalë jo fyese.

Në mbledhjet e sektorit dhe në mbledhjet e Këshillit Shkencor të Institutit, sa herë bëheshin diskutime artikujsh ose veprash të punonjësve shkencorë, binte në sy ndryshimi midis diskutimeve të profesor Çabejt dhe profesorëve të formuar në shkollën sovjetike, ose në atë të vendit që ishte një shkollë në formim e sipër. Profesori, së pari përpiqej të vinte në dukje vlerat e punimit dhe vështirësitë që kishte kaluar studiuesi, pastaj ndalej për të vënë në dukje dhe dobësi e mangësi, pa hyrë në hollësira, jepte dhe ndonjë rrugë për kapërcimin e tyre. Raporti midis pjesës vlerësuese dhe asaj kritike ishte gati në proporcion të barabartë. Kurse profesorët dhe shefat e sektorëve që ishin formuar në shkollën sovjetike ose që po formoheshin gjatë punës në Institut, shquheshin për vëmendjen e madhe që i kushtonin diskutimit të dobësive, për të cilat ndaleshin në shumë hollësira, kurse vlerat e punimeve i përmendnin me një a dy fjali. Kjo frymë diskutimi duke i dhënë rëndësi të dorës së parë kritikave, mendoj se ishte krijuar nën presionin e ideologjisë sunduese të luftës së klasave, ose ndoshta fshehte egoizmin e diskutantëve dhe dëshirën për të treguar se ata ishin shumë të aftë…

Kultura europiane sipërore manifestohej tek profesori në çdo veprim e bisedë. Ai nuk merrej kurrë me thashetheme dhe nuk komentonte punën ose karakterin e dikujt në mungesë të tij. Nervozizmi, hakmarrja, mosmirënjohja, ishin të huaja për të.

Në ato vite drejtor i institutit ishte profesor Androkli Kostallari, studiues i formuar në shkollën ruse, në Universitetin Lomonosov. Në moshë të re kishte mbetur jetim, shkollën e mesme e kishte kryer në gjimnazin e Shkodrës. Kishte qenë partizan, mbas L2B u dërgua për studime në Moskë, ku përvetësoi arritjet e shkencës gjuhësore sovjetike. Mbas kthimit në atdhe udhëheqja e partisë e emëroi në Institutin e Shkencave, pastaj drejtor në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Këtu mori dhe detyrën e shefit të sektorit të leksikologjisë, atë të kryeredaktorit të revistës Studime Filologjike dhe të kryetarit të Këshillit Shkencor të institutit. Ky studjues shquhej për ambiciet shkencore, për formim solid në fushën e leksikologjisë, aftësi organizative, etj, por si karakter njerëzor linte për të dëshiruar… Gjatë bisedave tona private me të, ndjeheshim shpesh herë ngushtë, por si frikamanë që ishim, nuk e kundërshtonim për pasionin me të cilin ai shprehte kritikat e tij ndaj kolegëve, sidomos ndaj profesorëve Çabej e Domi, në mungesë të tyre. Duke kritikuar këta profesorë, ai synonte të krijonte idenë se ai ishte më i zoti se ata. Për fat të keq këtë ves të tij e morën dhe disa punonjës shkencorë, sidomos shefa sektorësh. Kurse gjatë bisedave tona private me këta dy profesorë ne nuk dëgjuam kurrë pakënaqësi e kritika personale ndaj Androkli Kostallarit, apo dikujt tjetër.

Drejtori, sa herë hynte në institut, hynte me zhurmë duke u mëshuar takave të këpucëve, të cilat i kishte prej sholli, ose të veshura me pafta hekuri. Donte pa tjetër të tërhiqte vëmendjen e atyre që ndodheshin në korridor, salutonte me zë të lartë dhe për t’u treguar masovik ndalonte e takohej me ata që gjente aty. Kurse profesor Eqremi hynte në institut pa zhurmë me ecjen e tij të shpejtë, salutonte duke ngritur kapelën dhe mund të ndalej vetëm po të kishte ndonjë porosi për dikë që ndodhej në korridor.

Kur u kthye profesor Dhimitër Shuteriqi prej Italie, ku kishte bërë një ekspeditë kërkimore nëpër fshatrat arbëreshe, mbajti në Lidhja e Shkrimtarëve një takim ku tregoi për rezultatet e kësaj ekspedite. Midis tjerash ai tregoi se kishte gjetur, pra se i kishin dhënë për të dorëzuar në Arkivin e Shtetit, mjaft dorëshkrime poezish dhe veprash të poetëve arbëreshë. Profesor Shuteriqi e mbylli bisedën duke thënë:

E shikoni këtë çibuk, dhe tregoi çibukun me të cilin pinte vetë duhan, ky është çibuku i Jeronim De Radës, ma dhanë bashkë me penën e poetit, të cilën e dorëzova në Arkivin e Shtetit bashkë me dorëshkrimet…

Ne që e dëgjuam ulëm kokat. Nuk na erdhi mirë që ky personalitet i letërsisë dhe i shkencës shqiptare kishte mbajtur për vete një relike me vlerë muzeale të De Radës. Të nesërmen rastisi që të pinim kafe me Eqremin dhe ia treguam ato që dëgjuam prej Dhimitër Shuteriqit. Po prisnim që dhe ai ta quante atë hajdut, si e kishim quajtur ne në bisedat tona. Mirëpo profesori e formuloi mendimin e tij pa asnjë fjalë fyese:

Nuk është mirë që njeriu të mos dijë ç’është e tija dhe ç’është e shtetit.

Vizitat e fundit: Kujtimet për jetën e profesorit duhen shkruar

Në nëntor të vitit 1979 profesor Çabej u sëmur rëndë. Sapo ishte kthyer nga Vjena, ku ishte dërguar për të mbajtur leksione, i shoqëruar prej leksikologut Jani Thomai. Apartamenti ku i kishte strehuar ambasada jonë nuk kishte ngrohje. Mushkëritë i kishin mbledhur ujë. Doktorët e përcaktuan sëmundjen: kamcer në mushkëri, sëmundje që në atë kohë ishte e pashërueshme dhe përparonte shumë shpejt.

U pikëlluam të gjithë kur mësuam se ai nuk e kishte të gjatë. Filluam t’i bënim vizita për t’i dhënë kurajo. Jani Thomai, Minella Totoni, Gjovalin Shkurtaj dhe unë, që jetonim bashkë në një pallat të bërë me punë vullnetare anës lumit Lana, shkuam për vizitë. Profesori rrinte i qetë, nuk ankohej, tregonte ndonjë përshtypje nga Vjena, ndonjë plan për punën e ardhëshme. Ishte periudhë dimri, ndaj ai rrinte në kuzhinë, i vetmi ambjent me ngrohje. Aty na priti z-nja Shyhret sipas zakonit të saj.

Mbas disa ditësh a javësh, profesorin e dërgoi shteti në Romë, ku e operuan. Kur u kthye, shkova për vizitë sërisht, kësaj radhe me bashkëshorten time. Shyhreti po lante disa tufa me spinaq te çezma, i kishte duart akull të ftohta.

Doktorët këshilluan që Eqremi të hajë sa më shumë zarzavate, tha Shyhreti. Atij dhe neve na pëlqejnë zarzavatet, por ti Julia e di sa punë do spinaqi, dhe tregoi duart e skuqura prej ujit te ftohtë.

Kësaj radhe, profesori rrinte dhe më i qetë. Shyhreti e kishte shoqëruar në Romë dhe thoshte se mjekët italianë, me sjelljen e tyre shumë xhentile, me të folurën e qetë me zë të ulët, me ato rrobat e tyre shumë të bardha, i ishin dukur si engjëj.

Unë dhe Julia nuk ngopeshim së pari engjëllin që kishim para syve tanë, të cilin nuk kishim për ta parë më…

Ceremonia e varrimit të tij u zhvillua me një pjesëmarrje njerëzish shumë më të madhe se ceremonia e varrimit të djalit të tij. Gjithçka u zhvillua si atëhere me seriozitet, askush nuk qau me zë, lotët rrëshqisnin nëpër faqe, ose gëlltiteshin me ngashërim. Disa njerëz rrinin brenda në apartament, shumë të tjerë tek shkalla e pallatit, akoma më shumë rreth pallatit dhe të tjerë në rrugë. Kortezhi u bë shumë i gjatë, pikëllimi ishte shumë i madh. Ndjehej se Tirana dhe gjithë Shqipëria kishin humbur një personalitet vërtet të madh, që e donte pa ndërhyrjen e organeve të shetit…

Profesor Çabej u nda nga jeta më 13 gusht 1980, në moshën 72 vjeçare, kur ishte ende shumë i gjallë e me kapacitet të plotë mendor. Ai u largua nga kjo jetë pa e humbur bukurinë fizike e shpirtërore, duke na lënë në kujtesë figurën e një njeriu madhështor dhe ndikues.

Me rastin e dyvjetorit të vdekjes, më 13 gusht 1982, në institut nuk po ndjehej se do të shkonte kush tek familja e profesorit, si një vit më parë. Atëhere vendosa të shkoja me Palok Dakën, mikun më të mirë të profesorit dhe timin. Paloka kishte punuar me profesorin që nga viti 1949, që kur ishte krijuar Instituti i Shkencave. Ai ruante shumë kujtime për të, madje dhe shumë intimitete. Ai më kishte treguar se si e kishin sulmuar profesorin në vitet e mbrapta 1967-1968. Në mbledhjen e organizuar në institut për të dënuar shfaqjet e huaja, në prani të Manush Myftiut, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Fadil Paçramit, sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Tiranës, drejtori i institutit, Androkli Kostallari e sulmoi profesor Çabejn. E quajti kuadër që i nënshtrohej shkencës borgjeze. Si argument ai përmendi se Çabej në studimet e tij nuk citonte rezultatet e arritura të shkencës shqiptare që po zhvillohej nën kujdesin e partisë; dhe se me rastin e vdekjes së albanologut gjerman Maximilian Lambertz, ai kishte shprehur në shkrimin nekrologjik vetëm lavdërime, kur dihej se ky studjues borgjez kishte përkthyer në gjermanisht poemën Lahuta e Malsisë të poetit reaksionar Gjergj Fishta.

Profesori e kishte mbrojtur veten me pak fjalë:

-Për citimet në veprat e mia shkencore unë ndjek parimin ndërkombëtar, sipas të cilit citohen vetëm veprat e botuara në shtypin e lartë, pra në libra dhe revista shkencore. Unë nuk kam cituar e nuk mund t’i citoj rezultatet e studjuesve tanë që janë botuar nëpër dispenca, sepse artikujt e botuar në to konsiderohen jo përfundimtare, mbasi janë në përpunim e sipër. Botime të tilla nuk i ruan as Biblioteka Kombëtare.

Për studjuesin Maximilian Lambertz dhashë vlerësime pozitive, sepse në shkrime nekrologjike nuk shprehen kritika e rezerva.

I ndodhur ngushtë Manush Myftiu e mbylli diskutimin duke thënë se partia e ka vlerësuar Lambertz-in me titull të lartë dhe në nekrologji vërtet shprehen vetëm vlera dhe jo kritika…

Duke kujtuar të tilla momente gjatë ecjes në këmbë i thashë Palokës se duhej t’i shkruante kujtimet e tij për profesorin dhe t’i thoshte z-njës Shyhret, se ajo dhe njerëz të tjerë të afërt duhej të shkruanin kujtimet për profesorin. Kur arritëm në shtëpi nuk gjetëm njerëz të tjerë përveç zonjës së shtëpisë dhe një vëlla të profesorit, avokatin Ferid, një burrë që i ngjante atij, por ishte më i shëndoshë. Ai jetonte në Lushnjë bashkë me vëllain tjetër Ihsanin, mjek.

Paloka e gjeti rastin dhe tha se mbledhja e kujtimeve për jetën e profesor Çabeut është punë me vlerë dhe duhet bërë sa më parë. Z-nja Shyhret nënqeshi, dhe tha: po, po, duke na lënë të kuptonim se ajo e vlerësonte këtë mendim dhe se një ditë do të ulej për të shkruar kujtimet e saj…

Profesor Çabej më ndihmoi edhe i vdekur.

Kur erdha në Amerikë më 1996, 52-vjeçar kisha gradën Doktor i Shencave Filologjike dhe titullin Profesor i Asocuar. Duke mos ditur anglishten u detyrova të punoja pjatalarës, ndihmës kuzhinier, pastrues, roje, punëtor fabrike në turnin e tretë, etj. Shkova në shkollë nate dhe munda të mësoja anglisht në nivelin që ta flisja dhe ta shfrytëzoja për studime. Atëhere thashë me vete: ky është ai qarkullimi që më mbeti pa bërë në rini. Tani nuk jam më fillestar, ky qarkullim nuk do të më çkualifikojë, prandaj duhet të filloj të merrem dhe me punë shkencore. Dhe fillova të lexoja e të grumbulloja matriale për sqarimin e problemit se a kishte punuar apo jo shën Pali gjatë udhëtimeve të tij në trojet ilire, gjë që ai vetë e kishte pohuar në letrën drejtuar besimtarëve të Romës.

Pas gati tetë vjet pune me përqendrim të lartë arrita të provoja e ta shpija përpara traditën gojore shqiptare e cila thoshte se shën Pali kishte punuar në territore shqiptare (atë kohë ilire). Këtë mendim para meje e kishin formuluar me disa të dhëna, por pa sjellë prova bindëse disa historianë, si italiani Daniele Farlato (1817), amerikani E. Jacques (1995) dhe shqiptarët Marin Barleti (1520) e Kristo Frashëri (2001). Unë e shpura këtë rezultat më tej, duke provuar me shumë argumente se shën Pali jo vetëm kishte punuar për krijimin e kishave të para të krishtere në troje ilire, por dhe kishte shkruar dy letra në Durrës (Dyrrach) dhe një letër në Nikopol të Epirit.

Duke ditur se në mbarë Mesdheun, pra dhe në gadishullin Italik deri në shekullin e IV përdorej greqishtja si gjuhë predikimi midis besimtarëve dhe se latinishtja u bë gjuhë fetare, gjuhë e kishës, vetëm mbasi u përkthye Bibla prej shën Jeronimit në fund të shek IV fillim i shek V, më lindi një mendim. Përhapja e Krishtërimit në qytete ilire prej vetë shën Palit e nxënësve të tij që në shek I dhe pastaj në shek II-IV duhej të ishte kryer në gjuhën greke, gjuha e predikimeve fetare të atyre shekujve, herë herë duke përdorur dhe përkthyes nga greqishtja në ilirisht. Në këtë proces predikimi, terminologjia fetare në ilirisht duhej të kishte hyrë fillimisht prej greqishtes duke u përshtatur në gjuhën vendase. Pra duhej që të vërtetoja se disa fjalë nga kjo terminologji, gjuha ilire (prej së cilës u trashëguan te pasardhësja e saj, shqipja) i kishte marrë, ashtu si latinishtja, drejtpërdrejt nga greqishtja e lashtë që në shekujt I-IV dhe jo nga latinishtja, ndikim i së cilës në këtë fushë kishte filluar vetëm gjatë shek V e këtej.

Mirëpo, hipoteza se shqipja i kishte marrë fjalët e terminologjisë fetare prej latinishtes ishte formuluar prej disa studjuesve gjermanë në kohën kur sundonte mendimi se krishtërimin në popullin ilir e kishin sjellë misionarë të ardhur prej kishës së Romës. Këtë mendim e kishte pranuar dhe profesor Çabej. Me një fjalë më duhej që për origjinën e disa fjalëve kishëtare të jepja një shpjegim ndryshe nga ai që kishte dhënë idhulli im. Mendo e stërmendo. Herë pas here sillja në mend fjalët e tij:

-Kur mendoni ndryshe, mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshimepër të hapur diskutimeShumë shpjegime të mia për origjinën e fjalëve mund dhe duhet të diskutohen, studimet etimologjike në fushë të shqipes duhet të pasurohen.

Shkova në Shqipëri dy herë, bleva gjashtë vëllime të fjalorit etimologjik të Çabejt dhe lexova e rilexova vëllimin e parë (hyrja teorike) mbajta shënime, lexova me kujdes shpjegimet për shumë fjalë. Lexo e vra mendjen, kujto profesorin e prapë lexo, prapë vra mendjen dhe më në fund dhashë shpjegimet e mia se disa fjalë si apostull-i, ungjill-i, engjëll-i, kish,ë-a, e disa fjalë të tjera të Krishtërimit, të cilat latinishtja i kishte marrë vetë prej greqishtes, edhe ilirishtja (nëna e shqipes) i kishte marrë drejtpërdrejt prej greqishtes dhe jo prej latinishtes.

Më 2007 e botova librin tim Kur dhe Ku u Shkrua Dhiata e Re dhe shkova në Tiranë ku organizova promovimin e tij në Muzeu Kombëtar. Aty kisha trajtuar dhe këtë problem. Mirëpo punonjësit e institutit, pikërisht ata që merreshin me studime gjuhësore, si Seit Mancaku, etj, vlerësuan aspekte të ndryshme të veprës, por u stepën, nguruan të jepnin gjykime për nënkapitullin ku jepja sqarimet e mia etimologjike për këto fjalë. Dukej se ata vuanin nga mendimi se brezi ynë ishte i papërgatitur për të dhënë ndihmesë në fushën e etimologjisë. Ata e kishin kthyer Çabejn në një tabu, gjë që ai vetë nuk e kishte dashur, madje e kishte luftuar. Ai vetë kishte thënë në praninë time dhe të kolegëve të tjerë se edhe gjuhëtarë të tjerë mund dhe duhet të merren me studime të tilla, mjafton pasioni dhe këmbëngulja. Tha se atë e bëri etimolog jo shkolla, por puna e vazhdueshme e me pasion.

-Shumë shpjegime të mia për origjinën e fjalëve mund dhe duhet të diskutohen, na thoshte ai, studimet etimologjike në fushë të shqipes duhet të pasurohen edhe nga të tjerë…

Me të tilla këshilla dhe me punën e tij, profesor Çabej më ndihmoi edhe mbas vdekjes, këtu në Amerikën e largët, duke më dhënë kurajon e nevojshme për të punuar edhe në fushën e tij, aq të vështirë…

Dhe ja studiuesit Prof. Bardhyl Demiraj dhe Prof. Kolec Topalli ka vite që po kontribuojnë me sukses në fushën studimit të origjinës së fjalëve të gjuhës shqipe. I ndjeri Akademik Kolec Topalli që u nda nga jeta këto, botoi dy vjet më parë “Fjalor Etimologjik i Shqipes” përmbledhur tre vëllime në një.

Ky studjues gjatë diktaturës kishte pasur fat të ndryshëm nga ai i shumë gjuhëtarëve që punuan në të njëjtin institut me profesor Çabejn. Ai, për shkak të “biografisë së keqe” kishte punuar si mësues fshati në rrethet Kukës, Gramsh e Krujë. Mirëpo pasioni për gjuhën shqipe e shtynte, që edhe në atë kohë të vështirë, të merrej me përkushtim me studime në fushën e gjuhës shqipe, sidomos të fonetikës e gramatikës së saj. Dorëzonte artikuj shkencorë për t’i botuar në revistën Studime Filologjike, por redaksia ia vononte me vite botimin e tyre.

Shkërmoqja e diktaturës solli dhe për këtë studjues mundësi të reja. Duke punuar me pasion për kualifikim të mëtejshëm dhe rezultate të rinj, ai i shpuri përpara studimet në fushën e historisë së gjuhës sonë dhe në fushën e etimologjisë së fjalëve të saj. Po të ishte gjallë profesor Çabej do të ndjehej i lumtur që një nxënës i tij, Akademiku Kolec Topalli, e shpuri përpara veprën e tij duke ndjekur porositë e tij…

Profesor Çabej dhe kritikët e tij liliputë

Rrufetë e tyre mbi emrin dhe veprën e prof. Çabejt të kujtojnë atë fjalën e urtë popullore që thotë: “Pemën me kokrra e gjuajnë me gurë.” Kurse komentet në rrjetet sociale, ku përfshihen kryesisht të rinj pa nivel kulturor, që shkojnë pas berihasë dhe që ekzaltohen me etimologjizimet e fandaksura, janë tregues i injorancës në rritje në radhët e brezit të ri

Nga: Rami Memushaj

Në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji, kampi i patriotëve folklorikë shpërtheu si lavë vullkani, duke derdhur pa hesap sharje, fyerje e anatemime mbi prof. Eqrem Çabejn, një prej figurave më përfaqësuese të gjuhësisë shqiptare. Shkak për këtë u bë një video me fjalën e tij, e hedhur në internet me rastin e 115-vjetorit të lindjes. Njerëz që s’kanë haber nga shkenca e gjuhësisë dhe urithë pa emër të rrjeteve sociale, që s’dinë të shkruajnë shqip, hodhën baltë mbi veprën dhe kontributet e mëdha të prof. Çabejt në fushën e leksikologjisë historike të shqipes, duke e akuzuar se 93% (për disa të tjerë 97%) të fjalëve të shqipes i nxjerr me prejardhje të huaj.

Kjo akuzë nuk është e re. Ajo është shqiptuar së pari nga Agron Dalipaj, i diplomuar për ekonomi agrare, të cilin televizionet tona ua paraqesin shikuesve si “gjuhëtar”, si “profesor”. Në artikullin e tij “Eqrem Çabej, shenjtori apo djalli i gjuhës shqipe”, të botuar aty nga mesi i vitit 2012, ky ngre akuza ndaj prof. Çabejt dhe gjuhësisë shqiptare, që nuk kanë thënë se “gjuha jonë ka pjellë greqishten e latinishten” dhe kanë bërë të kundërtën e asaj që thonin rilindësit se “gjuha jonë është më e vjetra nga gjithë gjuhët europiane”. Për Dalipajn, “Studime etimologjike në fushë të shqipes” është “vepra më joshkencore” dhe “më djallëzore”, “qëllimi final” i autorit të së cilës “ka qenë që t’u imponojë shqipfolësve se gjuha që flasin ata, në masën më të madhe të leksikut, nuk është e tyre por e serbëve, bullgarëve, grekërve, latinëve etj., etj. dhe këtë e ka mbështetur në pseudoshkencë”. Çabej, thotë Dalipaj në artikullin e tij, “është Djalli i gjuhës shqipe, që na e shfaqin si engjëll”, “kryedhunuesi i shqipes”, “zjarrvënësi i gjuhës shqipe” etj.

Ky vlerësim paraqet në formën më agresive thelbin e anatemimeve që i bëhen prof. Çabejt dhe veprës së tij nga etimologët popullorë, numri dhe egërsia e të cilëve është shtuar ndjeshëm. Jo më pak agresive ndaj Akademisë sonë të Shkencave dhe ndaj profesorëve Çabej e Demiraj, që janë dy studiuesit kryesorë në fushën e historisë së gjuhës shqipe, është edhe Shoqata e pellazgologëve. Nga këta “etimologë” janë botuar lloj-lloj librash, në të cilat fjalë të gjuhëve të huaja, përfshirë edhe gjuhë të largëta si japonishtja e kinezishtja, shpjegohen si fjalë të ardhura nga shqipja; fjalorë “etimologjikë” që zbërthejnë fjalët e shqipes ose që greqishten e vjetër e shpjegojnë me gegërishten. Sepse, një nga tezat themelore të tyre është se gegërishtja është dialekti më i vjetër i shqipes, nga i cili ka rrjedhur greqishtja e Homerit! Për ironi, ndonjë nga këta libra është paraqitur edhe në sallën e konferencave të Akademisë sonë të Shkencave!

Gjuha si mjet themelor komunikimi ka qenë që në krye të herës edhe objekt soditjeje. Gjetja e etimologjive të fjalëve është një punë tërheqëse edhe për njerëz që nuk janë specialistë të gjuhës, që shtyhen nga kërshëria për të ditur se nga rrjedh kjo apo ajo fjalë. Duke hamendësuar rreth prejardhjes së fjalëve, folësit e thjeshtë interpretojnë fjalë të gjuhës së tyre, po sidomos fjalë të huaja, duke u nisur nga ngjashmëria fonetike e tyre apo e pjesëve të tyre me fjalë të gjuhës së vet. Dhe jo rrallë ndodh që fjala e përftuar në këtë mënyrë të bëhet pjesë e fjalorit të gjuhës. Si shembuj mund të sjellim fjalën krahathatë nga krahathadër “zog grabitqar si skifteri”, e përftuar nëpërmjet interpretimit të pjesës së dytë thadër si “thatë”. Të vjetrit dallëndyshes i thoshin edhe dredhan(d)yshe, duke e interpretuar pjesën pa kuptim dalla si “dredhë”, ngaqë dallëndyshja, kur fluturon, bën dredha. Në raste të tjera, një fjalë e gjuhës përftohet nga shqiptimi i gabuar i një fjale të huaj. P.sh., fjala gringo “amerikan”, që fillimisht ka pasur kuptimin “i huaj”, është përftuar nga shqiptimi i shtrembëruar i fjalës spanjolle griego “grek”. Në shqipe, fjala turke tërbzan është bërë trapazan, ku rrokja tërb me etimologji popullore është zëvendësuar nga fjala shqipe trap. Fjala rifuxho “ngarkesë rifuxho” është përftuar me etimologji popullore nga fjala italiane rinfusa (carico alla rinfusa), duke e shqiptuar “rifuxho”. Po në italishte rifugio ka kuptimet “strehë, strehim, bunker”, pra është tjetër gjë nga rifuxho e shqipes. Ky riinterpretim i pavetëdijshëm, i paqëllimshëm i fjalëve quhet etimologji e rreme.

Po etimologjia popullore për të cilën po flasim, është tjetër gjë. Ajo është përpjekje e qëllimshme për të shpjeguar fjalët. Praktikuesit e saj janë inxhinierë, ekonomistë, mekanikë etj., përgjithësisht njerëz pa formim linguistik, të cilët i vënë vetes si qëllim të shpjegojnë prejardhjen e fjalëve të shqipes ose të ndonjë gjuhe të huaj. Këta flasin për teknologji e metoda bashkëkohore që përdorin në analizën e gjuhës, kanë shpikur edhe terma, si “operator i lirë” i P. Zhejit ose “embriomorfemë” (morfemë embrionale) e Dalipajt, por të gjitha janë pseudoshkencë. Operatorët e lirë dhe embriomorfemat nuk janë morfema, po tinguj, grupe tingujsh ose pjesë të fjalës të prera sipas dëshirës. P.sh., Zheji fjalën latine grembus e nxjerr nga bashkimi i “operatorëve” shqip gr + em + b + us “gur jam bë âsh(t)”. Kështu edhe Dalipaj, nga i cili po marrim vetëm dy shembuj: Dardani dhe gegërisht. Fjalën Dardani ky nuk e lidh me dardhë si Çabej, po e zbërthen si (n)dar-dy-ani (e ndarë në dy anë, në dy pjesë) dhe këtë sipas tij e tregon folja nda = n-d-a, ku n është parafjala në, d është numërori dy dhe a folja asht. Fjalën gegërisht e ndan në g-egër-isht, ku g është gj, pra gj-egër-isht “ku egër tregon se bëhet fjala për gjuhën e egër ose e thënë ndryshe të parën… dhe pikërisht prej g-egër-ishtes kanë marrë jetë shumë gjuhë të kultivuara”. Të gjitha këto copëza fjalësh në këta dy shembuj quhen prej tij “morfema embrionale”, po vetëm egër dhe isht janë morfema, veç jo të fjalës gegërisht.

Në librat dhe në fjalorët e botuar prej këtyre “etimologëve” gjen marrëzira pa fund, po këtu, për arsye vendi, po përmendim vetëm disa. Kështu, në një libër që mban titullin “Tanagra”, fjalën Tanagra (emri i një qyteze në Beoti të Greqisë), autori e nxjerr nga shqipja “tana gra”, dmth. të tëra gra (!). Po këtu, emri i masivit malor Durmitor në Mal të zi shpjegohet si “dur mi dor”, duke e argumentuar se në kuvende betoheshin duke “vënë durt mi dorë”, dhe emri grek Omfalos shpjegohet si i ardhur nga fjalia shqipe “O m’fal”(!). Në një libër tjetër faraon zbërthehet në “fara jon”. Te Dalipaj kemi Dardanele “(n)dar d(y) (a)n e le”, dmth. që të le (të lejon) të kalosh; ibrik (fjalë turke) “(nj)i bri ka”, një bri ka; manastir “më-an-shtir”, i lënë mënjanë; kolose “ku-o los-e”, ku është lozur etj. Të tilla budallallëqe vetëm një mendje e çakërdisur mund t’i pjellë!

Fatkeqësisht, edhe në doktorata të mbrojtura në universitetet tona, madje dhe në shkrime të botuara në revista të huaja, gjejmë me shumicë etimologji të gabuara. P.sh., në një shkrim të dr. Marina Kaishit, të botuar në revistën me ISSN “Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences” IIPCCL Publishing, Graz-Austria, Vol. 4, No. 1, March, 2018, autorja i nxjerr me origjinë greke fjalë të shqipes, si: doke e gorromiset (formime brenda shqipes), qersë (fjalë e trashëguar), kumbari e lavosje, të formuara me prapashtesa shqipe, e para nga kumbar (latino-romane) dhe e dyta nga greqishtja lavos; ose fjalë që shqipja i ka huazuar prej gjuhësh të tjera, si kaish (nga turqishtja), davet (nga arabishtja në turq.), hatër (nga arab. në turq.), porot e porotnik (nga serbishtja), pretor (nga latinishtja), pusullë (nga serbishtja), sepet (nga persishtja në turq.), tagar e takat (nga turq.).

Broçkullat etimologjike, që nuk kanë asgjë të përbashkët me shkencën e etimologjisë dhe që autorët e tyre rreken t’i shesin si shkencë moderne, kanë pushtuar mendjet e patriotëve folklorikë anembanë hapësirave shqipfolëse. Ato jo vetëm që janë tërësisht pseudoshkencore, po janë edhe shumë të dëmshme në rrafshin kombëtar. Për të kuptuar falsitetin e tyre, mjafton të kujtojmë se që në klasë të pestë nxënësit mësojnë të bëjnë analiza fjalëformuese të fjalëve të prejardhura të shqipes. P.sh., gegërisht e nxjerrin nga tema Gegëri me prapashtesën -sht, ashtu si toskërisht, çamërisht, labërisht nga temat Toskëri, Çamëri dhe Labëri me të njëjtën prapashtesë dhe, më tej, të gjitha këto fjalë i zbërthejnë si formime me prapashtesën -(ë)ri nga temat gegë, toskë, çam, lab. Këtu analiza fjalëformuese ndalet, ngaqë këto fjalë-rrënjë nga pikëpamja e sotme janë të pazbërthyeshme. Prej këtu fillon analiza etimologjike, e cila ka si objekt pikërisht morfemat e pazbërthyeshme: rrënjët e fjalëve dhe ndajshtesat. Pra, etimologu merret me fjalët gegë, toskë, lab e çam dhe me prapashtesat -(ë)ri e -sht. Kurse “etimologët” e vetëshpallur e shpërfillin këtë, madje e quajnë të vjetruar, antishkencore. Pikërisht, në moskuptimin e objektit të etimologjisë e gjen shpjegimin edhe akuza që i bëhet prof. Çabejt se 93–97% të fjalëve të shqipes i ka nxjerrë të huaja. Ai është marrë me fjalët rrënjë dhe dihet se numri i këtyre nuk e arrin shifrën dhjetë mijë as në gjuhët me fjalor shumë të pasur. Pra, akuza e patriotëve folklorikë për përqindjet bazohet në një llogaritje të gabuar.

Etimologjitë që mbështeten vetëm në ngjashmërinë tingullore të fjalëve, nuk janë shkencore dhe autorët e tyre nuk janë etimologë. Sepse mund të gjenden fjalë të shqipes të ngjashme fonetikisht me fjalë të japonishtes apo të gjuhëve të aborigjenëve të Australisë a të Brazilit, po këto janë përputhje të rastit. Përndryshe, do t’u mohonim shqiptarëve autoktoninë dhe do t’i nxirrnim të ardhur nga Japonia, nga Kina apo nga xhunglat e Amazonës, çka u shkon pas midesë atyre që na mohojnë prejardhjen ilire dhe autoktoninë.

Etimologu i vërtetë e sheh fjalën që merr në shqyrtim nga tri anë: nga ana fonetike, nga ana morfologjike dhe nga kuptimi. Ai nuk kënaqet me konstatimin se një fjalë rrënjë e shqipes ngjan nga ana fonetike me një fjalë tjetër brenda gjuhës ose me një fjalë të një gjuhe me të cilën shqipja ka pasur kontakte historike, po sheh edhe a janë të lidhura këto morfologjikisht dhe kuptimisht.

Që të bëhesh etimolog, duhet njohja e gjuhëve klasike, greqishtes së vjetër, latinishtes e sanskritishtes, sllavishtes së vjetër, gjermanikishtes, keltishtes, armenishtes, gjuhëve balte etj. Po kjo premisë është e pamjaftueshme. Duhet edhe një formim linguistik solid, që nënkupton njohjen e fonetikës historike dhe të gramatikës historike të gjuhës tënde dhe të gjuhëve të cilave u referohesh. Pikërisht, një formim të tillë e pati prof. Çabej, që e mori në universitetet e Gracit e të Vjenës me profesorë gjuhëtarë me emër si Norbert Jokli, Paul Kreçmeri etj.

Prof. Çabej nuk e gjeti të palëvruar fushën e etimologjisë së shqipes. Me të ishin marrë të huajt, duke nisur që nga mesi i shek. XIX e deri në kohën e tij. Është një listë e gjatë gjuhëtarësh pararendës, ndër të cilët shquhen për ndihmesat e tyre Franc Mikloshiçi, Gustav Majeri, Holger Pederseni, Norbert Jokli, Karlo Taliavini etj. Nga shqiptarët, me etimologji janë marrë Dh. Kamarda, Marko la Piana, Petro Furiqi e A. Xhuvani, të cilët sollën ndihmesa të pjesshme në këtë fushë, edhe sepse nuk e patën etimologjinë objekt të vetëm të punës së tyre.

Ndryshe nga paraardhësit, prof. Çabej e bëri etimologjinë objekt kryesor të punës së vet, duke e sjellë etimologjinë e shqipes, ashtu si dhe historinë e saj, në truallin e saj amtar. Rezultatet e punës së tij ai i botoi në revistat tona gjuhësore nga viti 1960 deri më 1980, kur mbylli sytë. Ai i pasuroi e i thelloi arritjet e veta në këtë fushë në veprën 7-vëllimëshe “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, të botuar nga Akademia jonë e Shkencave. Duke vlerësuar punën e bërë nga të huajt, prof. Çabej vuri në dukje edhe mangësitë e tyre: njohjen e kufizuar të leksikut të shqipes dhe të botës shqiptare; mbiçmimin e rolit dhënës të gjuhëve të huaja, sidomos të latinishtes, dhe të rolit marrës të shqipes; të meta të metodave të përdorura dhe të parimeve të ndjekura prej tyre etj. Kështu, në kërkimet etimologjike të të huajve përgjithësisht kemi vetëm krahasimin e fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, po mungon krahasimi i fjalëve brenda shqipes; mungojnë të dhënat nga dialektet dhe onomastika, sepse dialektologjia është një shkencë gjuhësore e lëvruar tek ne vetëm nga vitet ’50 të shekullit të kaluar e këndej dhe onomastika e shqipes nuk ishte mbledhur.

Kërkimet e prof. Çabej mbështeten në parime të rrepta shkencore dhe në një metodë të re, në metodën e fjalëve dhe të sendeve, të përvijuar nga Hugo Shuhardi, e cila e lidh jetën e fjalës me objektin që emërton, duke e ndjekur shtrirjen e saj në hapësirë dhe në kohë. Përveç kësaj, rezultatet e arritura prej tij mbështeten në një material shumë më të pasur leksikor, në të dhënat e studimeve dialektore dhe në onomastikën e shqipes; në të dhëna historike, gjeografike, të kulturës materiale e shpirtërore të popullit tonë.

Si rrjedhim, ai arriti të bëjë etimologjinë e shumë fjalëve të pashpjeguara më parë ose të shpjeguara në mënyrë të gabuar dhe shumë fjalë që mbaheshin si huazime, ia ktheu shqipes, duke e rritur fondin autokton të saj. Për këtë mjafton të krahasojmë fjalorin etimologjik të G. Majerit me përfundimet e pjesshme të prof. Çabejt. Majeri, nga 5140 fjalë që ka fjalori i tij, 3980 i nxjerr të huazuara, 400-410 të trashëguara nga gjuha mëmë indoeuropiane dhe 730 të pazbërthyeshme. Pra, Majeri vetëm 8 për qind të fjalorit e nxjerr si autokton. Kurse prof. Çabej, në përpjekjen për të dhënë një statistikë të raportit fjalë shqipe – fjalë e huaj, provoi se leksiku vendës mbizotëron në atë pjesë të tij që ka lidhje me natyrën dhe me një ekonomi e kulturë baritore e agrare, ndërsa leksiku i huazuar vërehet në fushat e kulturës materiale e morale dhe të leksikut abstrakt. Dhe nga shqyrtimi i 1424 fjalëve të këtyre fushave ai arrin në përfundimin se 667 fjalë vendi qëndrojnë përballë 757 huazimeve. Pra, rreth 48% të fjalëve rrënjë në këto fusha janë të shqipes. Këtë statistikë, që e quan të paplotë dhe jopërfundimtare, profesori nuk arriti ta plotësonte edhe për fushat e tjera të fjalorit të shqipes. Por edhe kaq mjafton për të treguar se ai provoi që pesha e elementit shqip në leksikun e përgjithshëm të saj është e madhe. Siç shihet, edhe në këtë pikë duket se sa pa baza janë akuzat e këtyre “etimologëve”.

Me punën e tij në këtë fushë, prof. Çabej hodhi poshtë mendimin që mbivlerëson peshën e elementit të huaj në fjalorin e shqipes. Veç kësaj, ai vuri në dukje edhe rolin dhënës të shqipes ndaj gjuhëve të tjera, gjë që nuk e gjejmë tek studiuesit e mëparshëm. Sigurisht, këto gjëra nuk mund t’i dinë “etimologët” tanë, të cilët nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe ta kuptojnë veprën e tij.

Rrufetë e tyre mbi emrin dhe veprën e prof. Çabejt të kujtojnë atë fjalën e urtë popullore që thotë: “Pemën me kokrra e gjuajnë me gurë.” Kurse komentet në rrjetet sociale, ku përfshihen kryesisht të rinj pa nivel kulturor, që shkojnë pas berihasë dhe që ekzaltohen me etimologjizimet e fandaksura, janë tregues i injorancës në rritje në radhët e brezit të ri.

Për ta tejkaluar këtë gjendje, shkollës, në radhë të parë, i takon të bëjë më shumë në lëndën e gjuhës shqipe për ta formuar më mirë gjuhësisht brezin e ri dhe për ta njohur me arritjet e shkencës sonë gjuhësore. Po edhe media, sidomos ajo televizive, ka rolin e saj edukues. Gazetarët, para se të ftojnë për të trajtuar tema gjuhe, duhet të ndriçohen vetë për temën dhe të kërkojnë mendimin e specialistëve, me qëllim që t’u mbyllin dyert sharlatanëve që hiqen si gjuhëtarë e si historianë.

Mendojmë se është koha që Akademia jonë e Shkencave të ribotojë vëllimin e parë të “Studimeve etimologjike…” (vetëm pjesën shqip), në të cilin profesori parashtron objektin e etimologjisë, parimet e saj e metodën e ndjekur dhe jep përmbledhtas rezultatet e arritura prej tij. Do t’u vinte në ndihmë njerëzve normalë për të kuptuar kontributet e prof. Çabejt dhe për të shpërndarë mjegullën e krijuar nga kritikët e tij, “etimologë” pa kurrfarë përgatitjeje gjuhësore e komentues pa tru.

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij “Atje lidhet besa e Zotit, për liri dhe për Atdhe!”

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e Zotit, për liri dhe për Atdhe!

Më 1937-ën, Çabej do të shkruante këtë himn, në konkursin “për një himn të ri, me frymë thjesht shqiptare”. Por, ai e tërhoqi këtë krijim nga konkursi, kur mësoi se në këtë konkurs ishin pjesëmarrës personalitete të cilët, Çabej i nderonte dhe i çmonte shumë, duke mos e konsidruar veten të denjë të matej.

Pas pëlqimit të përgjithshëm të ‘Rreth flamurit të përbashkuar’ si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi, për himnin kombëtar. Të tilla kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921, si fitues i vendit të parë në konkursin për himnin kombëtar shpallur nga ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull ‘Hymni i flamurit’, Mihal Grameno me titull ‘Kënga Kombëtare’, Hil Mosi me ‘Himn i Bandës së Lirisë’. Po ashtu edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar në vëllimin ‘Vallja e yjeve’ etj.

Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e ‘Himnit zyrtar kombëtar’. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himnit dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25-të pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllimin e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të komisionit të ngritur për kremtimet e 25-vjetorit të vetëqeverimit, ‘… hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune”’.

Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni ‘… si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare”, komisioni i përbërë nga Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e datës 5 mars 1937, vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një grup që do të vendoste për caktimin e krijimit artistik, si himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Nga 76 krijime, fitues u shpall himni i krijuar nga Beqir Çela, i cili mbante pseudonimin ‘Osoja i Ri’.

Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit, nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs që do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë nuk u miratua si e tillë, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës.

Pas çlirimit të vendit më 29 Nëntor 1944, rreth fundit të vitit 1945 dhe fillimit të vitit 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himnin kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall ‘Himni i Shqipërisë së re’, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë, më 11 Janar 1946.

Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjërua që të zëvendësonte himnin ekzistues, për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse ‘Himni i Shqipërisë së re’ (në ndonjë rast edhe me fjalë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë.

Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve ’70-të. Nga Këshilli i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, u shpall një konkurs për ‘Himnin e Republikës’, ku morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta: Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit, me poezi të Fatos Arapit, të titulluar ‘E lirë u ngrit toka jonë’. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit: ‘Për ty atdhe’.

Por, historia e himneve vazhdoi pa sjellë ndonjë…

Sidoqoftë, në vëllimin ‘Konkursi për Hymnin e Flamurit’ nr. 2, (Tiranë 1937), ku janë publikuar tekstet e konkursit për një himn të ri kombëtar, që u shpall me pëlqimin e Këshillit Ministrit të Shqipërisë – ku aplikoi fillimisht edhe Çabej – ngjyra e kuqe cilësohej simbol i sakrificës, flijimit për idealin më të lartë kombëtar – çlirimin e Shqipërisë nga armiqtë.

HIMNI I FLAMURIT Nga: Eqrem Çabej

Buzë valësh që rreh deti
Përmbi shkrepe mijvjeçare
Përmbi mal ku sundon shqipja
Edhe rrit gjini krenare,
Ku jep burri besa-besën
E ku vdes si vdiq qëmotit,
Po valon e lëshon hije
Flamuri i Kastriotit.
Ku rreh ti, atje po rrahin
Gjithë zemrat e bujarvet,
Ku valon, atje valon dhe
Gjaku i nxeht’ i Shqipëtarvet,
Atje lidhet besa e Zotit
Për liri dhe për Atdhe!
Se Shqipnia asht’ e jona!
Për at gjak e për kët dhe!
Te kështjell’ e bardh’ e Krujës
Rreth e qark e mbi bedena
U mblodh komb’ i fort’ i Arbrit
Rreth Shqiponjës me dy Krena.
U droth toka fort e vjetër
Kur i ranë kaq dëshmorë
Rreth flamurit të përgjakun
Si dhandurë me kunorë.
Ku rreh ti, atje po rrahin
Gjithë zemrat e bujarvet,
Ku valon, atje valon dhe
Gjaku i nxeht’ i Shqipëtarvet,
Atje lidhet besa e Zotit
Për liri dhe për Atdhe!
Se Shqipnia asht’ e jona!
Për at gjak e për kët dhe!
Ju Shqiptarë djemt e shqipes
Mos harroni se kush jemi.
Këtë flamur kurr të thyem,
Këtë gjak në dej që kemi,
Këtë truell që na dha Zoti,
Bani be se do t’i mbroni,
Dhe sa jet nji frym’e gjallë
Kurrëkuj s’do t’ia lëshoni.
Ku rreh ti, atje po rrahin
Gjithë zemrat e bujarvet,
Ku valon, atje valon dhe
Gjaku i nxeht’ i Shqipëtarvet,
Atje lidhet besa e Zotit
Për liri dhe për Atdhe!
Se Shqipnia asht’ e jona!
Për at gjak e për kët dhe!

DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE „8 Marsi“

Nga Xhelal Zejneli

Në Gjermani, në një pllakat për Ditën ndërkombëtare të grave, të datës 8 mars 1914 shkruan:

„Këndej, me të drejtën e femrës për të votuar. Dita e grave, 8 marsi 1914. Grave, të cilat si punëtore, nëna dhe qytetare e plotësojnë detyrën e vet, të cilat tatimet e veta duhet t’ia paguajnë, si shtetit ashtu edhe komunës, për shkak të paragjykimeve dhe qëndrimeve reaksionare, u mohohen shumë të drejta qytetare. Lufta për këtë të drejtë të natyrshme të njeriut duhet të bëhet me vullnetin e fortë, të palëkundshëm të çdo femre, të çdo punëtoreje. Kjo luftë nuk duhet të ndërpritet apo të ndalet në asnjë çast. Prandaj ejani të gjitha, ju gratë dhe vajzat, të dielën më 8 mars 1913, në orën 3 pasdite, në tubimin e 9-të publik të grave“.

Dita ndërkombëtare e grave, në forma të ndryshme shënohet në shumë vende të botës. Me fjalë të tjera, është në datë me shtrirje ndërkombëtare.

Qarqe të caktuara konsiderojnë se kjo ditë ka rëndësi për Ditën e vetëdijes qytetare, për Ditën e grave dhe të vajzave, për Ditën e antiseksizmit dhe për Ditën e diskriminimit pozitiv. Kjo ditë festohet një herë në vit, më 8 mars.

Me Ditën ndërkombëtare të grave (Ditën e grave) ndërlidhen edhe festat: Dita universale e fëmijëve, Dita ndërkombëtare e meshkujve dhe Dita ndërkombëtare e punëtorëve.

* * *

Dita ndërkombëtare e grave (shkurtimisht Dita e grave) shënohet më 8 mars të çdo viti. Atë ditë festohen arritjet ekonomike, politike dhe shoqërore të pjesëtarëve të gjinisë femërore. Lindi si nismë e organizatave socialiste në periudhën para Luftës së Parë Botërore në luftën për barazi, për të drejtë vote si dhe për emancipimin e femrave. Për herë të parë Dita e grave është shënuar më 28 shkurt 1909 në ShBA, me deklaratën që e nxori Partia Socialiste e Amerikës. Me shënimin e Ditës së grave përkujtoheshin edhe ngjarje historike të rëndësishme, duke përfshirë edhe tragjedinë e shkaktuar nga zjarri në fabrikën Triangle Shirtwaist në Nju-Jork (NewYork) në vitin 1911, me ç’rast humbën jetën mbi 140 gra.

Pasqyra historike – Figura të njohura që ndërlidhen me Ditën ndërkombëtare të grave janë socialistja gjermane Klara Cetkin (Clara Zetkin, 1857-1933) dhe komunistja gjermane me prejardhje hebraike Roza Luksemburg (Rosa Luxemburg, 1871-1919).

Ideja për shënimin e Ditës ndërkombëtare të grave lindi për herë të parë në fillim të shekullit XX, në periudhën e industrializimit të shpejtë dhe të ekspansionit ekonomik kur për shkak të kushteve të rënda pune, shpesh organizoheshin protesta. Më 8 mars të vitit 1857, femrat e punësuara në industrinë e veshjeve dhe të tekstilit demonstruan publikisht në Nju-Jork (NewYork). Punëtoret e tekstilit protestonin për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta. Demonstratat i shpërndau policia. Dy muaj më vonë, po këto femra themeluan edhe sindikatën. Më 8 mars, protesta organizoheshin edhe në vitet vijuese. Më e njohur prej tyre është protesta e vitit 1908, kur 15.000 femra marshuan në Nju-Jork duke kërkuar orar pune më të shkurtër, paga më të mira dhe të drejtë vote.

Në vitin 1910 u mbajt në Kopenhagë konferenca e parë ndërkombëtare e grave. Kjo konferencë u organizua nga Internacionalja Socialiste. Me propozimin e socialistes së famshme gjermane Klara Cetkin* (Clara Zetkin) u përcaktua “Dita ndërkombëtare e grave“.

Një vit më vonë, d.m.th. më 1911, Ditën ndërkombëtare të grave e festuan mbi një milion njerëz në Austri, në Danimarkë, në Gjermani dhe në Zvicër. Këto ngjarje përkonin me zjarrin në fabrikën TriangleShirtwaist në Nju-Jork, me ç’rast, për mungesë masash përkatëse të sigurisë, pati numër të madh viktimash. Në prag të Luftës së Parë Botërore, më 8 mars 1913, femrat e mbarë Evropës organizuan demonstrata paqeje.

Demonstratat me rastin e Ditës ndërkombëtare të grave në Rusi ishin hap i parë i revolucionit rus. Pas revolucionit të tetorit, revolucionarja dhe feministja bolshevike ruse, teoricienia e marksizmit AleksandraKolontaji kërkoi Vladimir Iliç Lenininit (1870-1924) që 8 marsi të shpallet festë shtetërore. Gjatë periudhës sovjetike kjo datë përdorej për të shënuar „heroizmin e punëtoreve“.

Por, në shumë shtete komuniste kjo festë e humbi bazën e vet ideologjike dhe u shndërrua në rast për meshkujt për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj pjesëtarëve të gjinisë së kundërt. Në shtetet perëndimore Dita ndërkombëtare e grave ka shërbyer si amalgamë tipike e Ditës së nënës dhe e Ditës së Shën Valentinit.

“Dita e grave” në Çekosllovaki, gjatë regjimit komunist u shndërrua në parodi, kështu që pas revolucionit të kadifenjtë – u hoq. Në Hungari ndërkaq, tradita për t’u dhuruar lule femrave, u ruajt edhe pas rënies së komunizmit.
“Dita e grave”sot- Në shumë shtete, femrave sot, krahas urimit zakonisht u dhurohet edhe lule. Simbol i Ditës së grave në Itali është mimoza.

Dita ndërkombëtare e grave në botën perëndimore kryesisht pushoi të shënohet në vitet ’30 të shekullit XX, pjesërisht edhe për faktin se e ndërlidhnin me komunizmin. Në këto vende, çdo të dytën javë të muajit maj, shënohet “Dita e nënës” për nder të nënës dhe të të qenit nënë.

Dita e grave ka mbetur festë shtetërore në Rusi, në Bjellorusi, në Ukrainë, në Kazakistan, në Kirgizi, në Moldavi, në Mongoli e në Taxhikistan dhe shënohet me lule e dhurata.
Por, në vitet ’60 të shekullit XX feministët përsëri filluan ta festojnë. Në vitin 1975 që u shpall si Vit ndërkombëtar i gruas, Ditën ndërkombëtare të grave Kombet e Bashkuara nisën ta festojnë zyrtarisht.

Ditën ndërkombëtare të grave sot e festojnë shumë organizata në mbarë botën. Disa prej tyre kërkojnë që kjo ditë të jetë festë shtetërore në të gjitha vendet.

* * *

Shënim: Roza Luksemburg lindi në vitin 1871 si Rozalia Luksemburg në Zamoshq afër Lublinit, në Poloni, në një familje hebraike. Ishte shtetase gjermane. Studioi në Universitetin e Cyrihut. Teoriciene e marksizmit dhe e socializmit demokrat, teoriciene e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, më vonë e Partisë Socialdemokrate të Pavarur të Gjermanisë.
Roza Luksemburg, KarlLibkneht* (KarlLiebknecht) dhe FrancMering* (FranzMehring) themeluan në Gjermani organizatën komuniste ilegale – Lidhja Spartakus (Lidhja Spartakiste). Nga ky grup marksist revolucionar-demokratik lindi Partia Komuniste Gjermane. Në janar të vitit 1919 Roza Luksemburg mori pjesë në revolucionin e pasuksesshëm në Berlin. Kryengritja shpërtheu përkundër mospajtimit të saj. Revolucioni u shua nga mbetjet e ushtrisë monarkiste dhe nga formacionet paraushtarake djathtiste, të njohur si frajkorë. Roza Luksemburgu, KarlLibknehti dhe qindra të tjerë u zunë, u torturuan dhe u pushkatuan. Teoria revolucionare e veçantë e marksizmit dhe e socializmit demokratik – luksemburgizmi, buron nga emri i saj.
Karl Libkneht( Karl Paul August Friedrich Liebknecht, 1871-1919) studioi drejtësisnë. Ishte eksponent i ideve marksiste, bashkëmendimtar dhe bashkëpunëtor i Roza Luksemburgut dhe i Franc Meringut. I përket Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, është një ndër themeluesit e Partisë Komuniste Gjermane. U pushkatua pas kryengritjes së pasuksesshme në Berlin.
Franc Mering (Franz Erdmann Mehring; Slawno, Poloni, 1846 – Berlin, 28.01.1919) sociolog gjerman, historian dhe historian i letërsisë, marksist dhe politikan radikal. Një prej udhëheqësve të krahut të majtë dhe teoricien i socialdemokracisë gjermane. Një prej themeluesve të Lidhjes Spartakiste dhe të Partisë Komuniste të Gjermanisë.

* * *

Shënim: Klara Cetkin, mbiemri i vajzërisë Ajzner (Clara Zetkin, Eißner, Viderau, Konfederata Gjermane, 1857 – Arhangelskoje, afër Moskës, 1933) ishte politikane majtiste gjermane me ndikim dhe luftëtare e të drejtave të grave. U shkollua për arsimtare. Bashkëmendimtare e Roza Luksemburgut.E mori mbiemrin e partnerit të saj, revolucionarit rus Osip Cetkin(Ossip Zetkin, Odesë, 1850 – Paris, 1889) me të cilin kishte dy djem. Në vitet 1899-1928 ishte e martuar me piktorin gjerman GeorgFridrihCundel (Georg Friedrich Zundel, 1875-1948).

Prej vitit 1874 u lidh me lëvizjen e grave dhe të punëtorëve në Gjermani. Në vitin 1878 u bë anëtare e Partisë Socialiste Punëtore (Sozialistische Arbeiterpartei, SAP). Kjo parti u themelua më 1875 me bashkimin e dy partive paraprake: Asociacionit të Përgjithshëm Gjerman të Punëtorëve (ADAV), të themeluar nga FerdinandLasal* dhe Partisë Socialdemokrate Punëtore (SDAP) të August Bebelit* dhe të Vilhelm Libknehtit*. Më 1890 partia e ndryshoi emrin dhe u quajt Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD).

Në debatin mbi revizionizmin në fillim të shekullit XX, Klara Cetkin, bashkë me Roza Luksemburgun mban vijën revolucionare ekstreme dhe sulmon tezat reformiste të EduardBernshtajnit*. Gjatë qëndrimit në Paris luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e Internacionles Socialiste. Zhvilloi lëvizjen e femrave socialdemokrate në Gjermani.

Klara Cetkin ishte aktive në Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Më vonë hyri në Partinë Socialdemokrate të Pavarur të Gjermanisë (USPD). I përkiste krahut të ekstremit të majtë të partisë – Lidhjes Spartakiste nga e cila më vonë lindi Partia Komuniste Gjermane (KPD). Gjatë Republikës së Vaimarit (Weimarer Republik), në vitet 1920-1933 ishte deputete popullore në Rajhstag (Reichstag).

Më 8 mars 1911 organizoi kremtimin e parë të Ditës ndërkombëtare të grave. Në vitin 1915, krahas veprimtarive të tjera kundër luftës, organizoi në Berlin konferencën ndërkombëtare të grave kundër luftës. Gjatë luftës, për shkak të qëndrimeve kundër luftës, u burgos disa herë. Në vitin 1916 KlaraCetkin është një prej bashkëthemeluesve të Lidhjes Spartakiste dhe të Partisë Socialdemokrate të Pavarur të Gjermanisë(USPD) e cila, në vitin 1917 u nda nga partia nënë – SPD. Në janar 1919, pas revolucionit gjerman të nëntorit të vitit paraprak (1918), u themelua Partia Komuniste Gjermane(KPD). KlaraCetkin u bë anëtare e saj. Në vitet 1920-1933 ishte deputete e popullit në parlamentin gjerman. Më 1920 e intervistoi VladimirIliçLeninin(1870-1924) për “çështjen e femrës”. Në vitet 1921-1933 ishte anëtare e Komitetit ekzekutiv të Kominternit. Vdiq në Arhangelskoje afër Moskës. U varros në muret e Kremlit në Moskë.

Shënim: Ferdinand Lasal (Ferdinad Lassalle, 1825-1864) është jurist, filozof pruso-gjerman, veprimtar socialist dhe socialdemokrat. Lindi në Vrocuav, të Polonisë. Vdiq në Carouge të Zvicrës. U varros në OldJewishCemetery, në Vrocuav të Polonisë. AugustBebel(1840-1913) është shkrimtar dhe politikan gjerman, socialist, socialdemokrat. Lindi në Deutz, Këln të Gjermanisë. Vdiq në Passugg të Zvicrës.

Vilhelm Libkneht (Wilhelm Martin Philipp Christian Ludwig Liebknecht, 1826-1900) socialist dhe marksist gjerman, udhëheqës politik, bashkëthemelues i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. EduardBernshtajn(EduardBernstein, 1850-1932) – politikan, ekonomist dhe sociolog gjerman. Socialdemokrat dhe propagandues i ideve socialdemokrate, anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SDAP), teoricien marksist dhe revizionues i ideve marksiste.

Londër, 3 bullgarë të akuzuar si spiunë rusë, shpallen fajtorë/ Gjykata: Ishin përfshirë në disa komplote në Evropë

Tre shtetas bullgarë të akuzuar për spiunazh për Rusinë janë shpallur fajtorë për akuzat e spiunazhit. Gjykata dëgjoi se si ata ishin të përfshirë në një varg komplotesh rreth Evropës të drejtuara nga një i arratisur me bazë në Moskë.

Pas më shumë se 32 orësh diskutimesh, një juri në Old Bailey mori vendime unanime për Katrin Ivanova, 33 vjeç, një teknik laboratori, Vanya Gaberova, 30, një estetiste dhe Tihomir Ivanchev, 39, një piktor dhe dekorues, të cilët të gjithë jetonin në Londër përpara arrestimit të tyre.

Të tre u dënuan për të qenë anëtarë të rinj të një rrjeti spiunazhi që drejtohej përfundimisht nga Jan Marsalek, një biznesmen austriak i cili ishte arratisur në Rusi në vitin 2020 pasi një kompani që ai ndihmoi për të drejtuar u shemb në mes të një mashtrimi prej 1.9 miliardë eurosh (1.6 miliardë paund).

Marsalek drejtoi mbikëqyrjen armiqësore të Christo Grozev – një gazetar investigativ që kishte ndihmuar në implikimin e spiunëve rusë në helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny – në Bullgari, Austri dhe Spanjë. Të tre të pandehurit ishin të përfshirë në operacion.

Mjeshtri i spiunazhit drejtoi gjithashtu anëtarët e bandës, përfshirë Ivanova, të vidhnin numrat e telefonit celular të trupave ukrainase që besohej se po stërviteshin në një kazermë amerikane në Shtutgart, Gjermani, duke përdorur një pajisje përgjuese të nivelit ushtarak që nuk ishte parë më parë në duart e kriminelëve.

Marsalek komunikoi drejtpërdrejt me drejtuesin, Orlin Roussev, 47 vjeç, nga Great Yarmouth, i cili nga ana e tij drejtonte aktivitetet e vëzhgimit nga një ish-bujtinë në qytetin bregdetar Norfolk. Ndërtesa ishte e mbushur me pajisje elektronike dhe të mbikqyrjes me vlerë qindra mijëra paund.

Roussev tashmë është deklaruar fajtor për akuzat për spiunazh, ashtu si edhe miku dhe zëvendësi i tij, Bizer Dzhambazov, 43 vjeç. Por tre anëtarët më të vegjël e kishin mohuar akuzën për spiunazh, duke çuar në një gjyq të Old Bailey që zgjati gati tre muaj.

Policia, megjithatë, tha se ishte me fat që kishte shkatërruar rrjetin e spiunazhit në shkurt 2023, pas një periudhe të panjohur në të cilën anëtarët ishin nën vëzhgim nga policia kundër terrorizmit dhe MI5.

Met tha se nuk ishte në dijeni të qëllimit të anëtarëve të bandës për të udhëtuar disa ditë më vonë në Shtutgart për t’u përpjekur të gjurmonin numrat e telefonit kur policia kreu një seri arrestimesh para agimit.Kreu i divizionit kundër terrorit të Met, komandanti Dom Murphy, tha se “provat thelbësore u morën nga telefoni i Roussev” dhe duke identifikuar pajisje të tjera kyçe për të tërhequr 78,747 mesazhe telegrami midis Roussev dhe Marsalek që përshkruanin gjashtë komplote kryesore dhe të tjera më të vogla.

Megjithëse Roussev ishte një specialist i IT-së, ai nuk i kishte fshirë mesazhet dhe ato nuk ishin të koduara, duke paraqitur një pamje zbuluese jo vetëm të aktiviteteve të rrjetit të spiunazhit, por edhe të interesave të Kremlinit në Evropë. Në një moment, Marsalek u duk se sugjeroi se Grozev ishte në shënjestër sepse “me sa duket Putini e urren seriozisht atë”.

Oficerët e kundër-terrorit thanë gjithashtu se përpjekjet për spiunazh dhe sabotim të Kremlinit ishin ende në veprim, megjithëse kryesisht kryheshin nëpërmjet kriminelëve ose përfaqësuesve të tjerë të trajnuar keq, të drejtuar nga distanca. “Ky nuk do të jetë i vetmi aktivitet që Rusia po kryen në MB,” tha Murphy.

Gjykata dëgjoi se Dzhambazov ishte në një lidhje me Ivanova, partneren e tij afatgjatë, si dhe Gaberova për një vit e gjysmë para arrestimit të tyre. I pandehuri i tretë, Ivançev, ishte ish i dashuri i Gaberova.

Kur policia bastisi banesën e Gaberova, ata e gjetën Dzhambazov në shtrat me të. Ivanova nuk kishte qenë në dijeni të marrëdhënies deri pas arrestimit të saj, dhe gjatë gjyqit e akuzoi Dzhambazov për kryerjen e një “marrëdhënieje paralele” me Gaberovën pas shpine. Dzhambazov gjithashtu u kishte thënë dy grave se kishte kancer në tru, gjë që ishte e rreme.

IPARD III – Mundësi financimi për bujqësinë!

IPARD III – Mundësi financimi për bujqësinë!
Sot në Negotinë dhe Gostivar prezantuam Thirrjen Publike të Masës 1 në kuadër të Programit IPARD III 2021-2027, e cila ofron 7.4 milion euro mbështetje për investime në modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë.
✅ Ditët Informative kanë për qëllim të sjellin informacione të detajuara për përfitimet nga programi IPARD III, duke ndihmuar fermerët dhe sipërmarrësit bujqësorë të përgatiten dhe të aplikojnë me sukses për mbështetje financiare.
Javën e ardhshme, informimet do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera, me qëllim që të gjithë fermerët dhe bizneset bujqësore të kenë mundësinë të informohen nga afër mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.
Afati i aplikimit: 29 mars 2025!
Mos e humbni këtë mundësi për të avancuar aktivitetet tuaja bujqësore me mbështetje financiare!
#IPARD3 #Bujqësi #Investime #MbështetjeFinanciare
******
IPARD III – Финансиска поддршка за земјоделството!
Денес во Неготино и Гостивар ја презентиравме Јавниот повик за Мерка 1 во рамките на Програмата IPARD III 2021-2027, којa нуди 7,4 милиони евра поддршка за инвестиции во модернизацијата и развојот на земјоделството.
✅ Информативните денови имаат за цел да обезбедат детални информации за придобивките од програмата IPARD III, помагајќи им на земјоделците и претприемачите во земјоделскиот сектор да се подготват и успешно да аплицираат за финансиска поддршка.
Наредната недела, информативните настани ќе продолжат и во други градови, со цел сите земјоделци и земјоделски бизниси да имаат можност одблиску да се информираат за критериумите и постапките за аплицирање.
Рок за аплицирање: 29 март 2025 година!
Не ја пропуштајте оваа можност за унапредување на вашите земјоделски активности со финансиска поддршка!
#IPARD3 #Земјоделство #Инвестиции #ФинансискаПоддршка

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS (Me rastin “7 Marsit – Ditës së Mësuesit”)

Nga Xhelal Zejneli

Me rastin “7 Marsit – Ditës së Mësuesit”
MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS
“7 Marsi” – Dita e Mësuesit

Zgjimi i identitetit kombëtar dhe i kulturës së Rilindjes ndër shqiptarët në këtë periudhë ishte i lidhur ngushtë jo vetëm me veprimtarinë politike dhe botuese, por edhe me përpjekjet për shkollë në gjuhën shqipe.
Të tria sferat kulturore në të cilat ndahej Shqipëria, kishin sjellë me vete sisteme të ndryshme shkollash fillore të huaja. Shqiptarët e fesë islame mund të shkonin vetëm në medresetë në gjuhën turke, ku mësohej teologji dhe arabishtja.
Shqiptarët e fesë katolike nuk kishin fare shkolla, para se të ngriheshin institucionet arsimore, që ishin kryesisht italiane, nga françeskanët dhe jezuitët në Shkodër dhe përreth saj në mesin e shekullit XIX. Këtu bën pjesë edhe një shkollë françeskane e ngritur në vitin 1855 si dhe Kolegjia Papnore e hapur nga jezuitët më 1859. Këtyre duhet shtuar edhe Kolegji i Shën FrançeskoSaverit, i njohur me emrin KolegjaSaveriane, që u hap në Shkodër më 1877. Në fillim të shekullit XX ky institucion, i drejtuar nga jezuitët pati mbi 400 nxënës.
Shqiptarët e fesë ortodokse në jug të Shqipërisë kishin mundësi të hynin në shkollat me bazë gjuhën greke.
Pra, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, mësimi në Shqipëri jepej në gjuhë të huaja, rrethanë kjo që e bëri të pamundur shkollimin e masave të popullsisë.
Porta e Lartë i shihte arsimimin dhe librat në gjuhën shqipe si veprimtari subversive dhe e gjykonte të arsyeshme të ndalonte të gjitha shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe, duke e zhytur kësisoj gjithë Shqipërinë në padije dhe errësirë të thellë. Edhe ndonjë shkollë në gjuhën shqipe, që kishte mundur të hapej, ishte mbyllur menjëherë.
Edhe kisha ortodokse greke në Shqipërinë e jugut e shihte veprimtarinë kulturore shqiptare si rrezik për monopolin e saj mbi shkollën. Madje ajo kërcënonte me shkishërim cilindo që pranonte alfabetin shqip, e madje në raste të caktuara, për të ruajtur statusin e vet, nuk iu resht as vrasjeve.
Në këto kushte të rënda, ideologët e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes në fund të shekullit XIX ia kushtuan një pjesë të mirë të energjive të tyre luftës dhe përpjekjeve për shkollat në gjuhën shqipe. Vetëm nëpërmjet këtyre shkollave shqiptarët do të mund të mësonin dhe të shkruanin gjuhën e tyre shqipe dhe do të kapërcenin prapambetjen e së kaluarës.
Lufta për shkolla në gjuhën shqipe ishte në të vërtetë një luftë e dyanshme, si kundër Portës së Lartë që e kishte nxjerrë shkollimin shqip jashtë ligjit, ashtu edhe kundër kishës ortodokse greke, e cila e ndiente se do të humbiste autoritetin e saj mbi grigjën shqiptare nëse lejohej shkollimi në gjuhën shqipe. Në këtë pikë Patrikana ortodokse dhe autoritet osmane në brigjet e Bosforit ishin në pajtim të plotë.
Një nga mësuesit e parë shqiptarë të periudhës së zgjimit kombëtar ishte PetroNiniLuarasi (1865-1911). Ky ishte në pararojë të lëvizjes për çeljen e shkollave shqipe. Një tjetër figurë e shquar e arsimit dhe e kulturës shqiptare është Papa KristoNegovani (1875-1905), i njohur edhe me emrin KristoHarallambi. Më 12 shkurt 1905 u masakrua nga banditët e hierarkisë ortodokse greke, bashkë me pesë shqiptarë të tjerë, midis tyre eshë i vëllai.
Ndër edukatorë të tjerë të shquar shqiptarë të kësaj kohe është familja Qiriazi ose Kyrias nga Manastiri. Nga kjo familje shquhen GjerasimQiriazi (1858-1894), vëllai i tij Gjergj Qiriazi (1868-1912), motrat e tyre SevastiQiriazi – Dako (1871-1949) dhe ParashqeviQiriazi (1880-1970).

Me ndihmën e mësuesit të tij të anglishtes, misionarit amerikan Xheni (Jenney), Gjeraqimit iu dha mundësia të studiojë në kolegjin amerikan në Samokov të Bullgarisë. Në këtë kolegj ndoqi shkollimin edhe i vëllai Gjergji. Më 1908 Gjergji ishte delegat në Kongresin e Manastirit. NaimFrashëri i dha mundësi SevastiQiriazi – Dakos të studionte në kolegjin amerikan me emër Robert College në Stamboll dhe të luante një roj veprues në arsimimin e femrave shqiptare. Ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Edhe ParashqeviQiriazi, e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias studioi në Robert College në Stamboll. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e bashkësisë shqiptaro-amerikane.
Figurë e shquar e arsimit katolik në periudhën e Rilindjes qe Anton Xanoni (1862-1915). Njihej edhe me emrin Ndoc Zanoni. Në zgrip të shekullit ushtroi ndikim në zhvillimin e gegërishtes. Vjen nga një familje jezuite. Më 1883 kreu shkollimin në Valencia të Spanjës.
Mati Logoreci (1867-1941) ishte edukator dhe botues Në Monfalkone afër Triestes bëri shkollë për mësues. Më 1 maj 1889 hapi një shkollë në Prizren, e para shkollë shqipe në Kosovë.
Arsimimin e katolikëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, nën kujdesin e Kultusprotektoratit, e drejtonte konsullata austro-hungareze.
* * *
Duke e parë të pamundur futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, Komiteti Kombëtar i Korçës, i themeluar në vitin 1886, një vit më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 1887 vendosi të krijonte shkolla shqipe të veçanta, të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu grekoman. Ndërsa patriotët e Korçës dhe të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisje, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Sami Frashëri (1850-1904) dhe bilbili i gjuhës shqipe– NaimFrashëri, pas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë turke, shkëputën prej saj lejen, në emrin e PandeliSotirit (1843-1891) për çeljen e një shkolle private shqipe në Korçë.
PandeliSotiri ishte veprimtar i shkollës shqipe, dëshmor i Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Selckë të Lunxhërisë (Gjirokastër). Në Normalen greke të Qestoratit pati mësues atdhetarin KotoHoxhi (1824-1895) i cili u mësonte nxënësve fshehurazi shkrim e këndim në gjuhën shqipe. PandeliSotiri studimet e larta për mjekësi i kreu në Vjenë. Mori pjesë në themelimin e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip” (1879-1891) në Stamboll dhe u zgjodh anëtar i kryesisë s saj. Bashkë me publicistin rilindës JaniVreto (1822-1900) ndihmoi për formimin e degëve të “Shoqërisë së Stambollit” në kolonitë shqiptare të Bukureshtit, të Egjiptit etj. JaniVreto ishte adhurues i kulturës helene. Për këtë arsye Faik Konica (1875-1942) e quajti grekoman. PandeliSotiri drejtoi revistën kulturore, arsimore e letrare “Drita-Dituria” (1884-1885). Emri i tij është i lidhur ngushtë me shkollën e parë kombëtare shqipe Mësonjëtorja Shqipe e Korçës si drejtor i parë i saj dhe mësimdhënës i lëndëve: aritmetikë, histori, gjeografi, mësim natyre dhe gjuhë frënge. Ishte një ndër nismëtarët e themelimit të “Shoqërisë së Mësimit Shqip” (1888) në Korçë. U vra pabesisht në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare, nga agjentët grekomanë.
* * *
MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS – Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel në Korçë shkolla e parë kombëtare dhe laike shqiptare, drejtor i së cilës ishte PandeliSotiri(1843-1891). Si lokal për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga patrioti i mërguar korçar DiamandKristoTërpoi njohur siMandiTërpo. Ky ishte mëmëdhetar, përkatësisht atdhetar, arsimdashës, filantrop, bamirës. Ushtronte veprimtari ekonomike në Bukuresht. Një pjesë të pasurisë së vet ia fali Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.
Ishte shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. U hap në kushte të pushtimit osman me nismën e një grupi rilindësish dhe me mbështetjen e masave patriotike korçare dhe atyre të mërgimit. Mësimi jepej falas për nxënësit meshkuj dhe femra të çdo lloj besimi fetar apo shtrese shoqërore. Nxënësit mësonin shkrim e këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, aritmetikë, gjeografi dhe histori të botës e të Shqipërisë etj. Drejtues të saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar, si PandeliSotiri( ), PetroNiniLuarasi(1865-1911), Naum DhimitërNaçi, i njohur si NuçiNaçi(1871-1927), ThomaAvrami(1869-1943), ThanasSina(1859-1934) etj. Shkolla veproi 15 vjet, duke përballuar vështirësitë dhe pengesat e nxjerra nga pushtuesit dhe disa klerikë antikombëtarë. Në prag të shekullit XX u bë me gjashtë klasa. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë, u bënë veprimtarë të shquar të lëvizjes për çlirim kombëtar. Dita e themelimit të Mësonjëtores Shqipe të Korçës, 7 marsi, është shpallur “Ditë e Mësuesit”. Ajo festohet edhe në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), ndër shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi, ndër çamë, si dhe në diasporën shqiptare.
* * *
Qysh ditën e parë në këtë shkollë u regjistruan 35 nxënës. Numri i tyre erdhi duke u rritur dhe në vitin e dytë arriti në 200. Ishte një shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Shkolla u hap në kushtet e pushtimit osman, me nismën e një grupi rilindësish dhe me mbështetjen e masave patriotike korçare dhe atyre të mërgimit. Mësimi jepej falas për nxënësit meshkuj dhe femra të çdo lloj besimi fetar apo shtrese shoqërore. Nxënësit mësonin shkrim e këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, aritmetikë, gjeografi dhe histori të botës dhe të Shqipërisë etj. Drejtuesit a saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar.
Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave patriotike të të mërguarve shqiptarë dhe të mëmëdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës nuk varej dhe nuk financohej prej asnjë shteti apo shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua dhe u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit.
Dita e përurimit të saj u kthye në një ditë feste. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, më 8 mars 1887 veprimtari i Rilindjes Kombëtare, veçanërisht i arsimit në gjuhën shqipe ThimiVasil Marko (Korçë, 1855 – Korçë, 1922) i shkruante publicistit Visar Dodanit (rreth v. 1857-1939) në Bukuresht: “Dëshira jonë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që mbollëm këtu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla. Përpjekjet e faqezinjve grekomanë dështuan.”
Drejtuesit e saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar. Turqishtja mësohej si gjuhë e huaj, më vonë u fut edhe frëngjishtja. Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naimi e Samiu dhe që ishin shtypur e dërguar falas nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së shkrimit e të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendër e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare.
Përveç PandeliSotirit që qe drejtori i parë i kësaj shkolle, në të punuan si drejtorë e mësues edhe atdhetarë të tjerë të shquar si veprimtari i Rilindjes Kombëtare ThanasSina (1859-1934), PetroNiniLuarasi (1865-1911), atdhetari i Rilindjes Kombëtare Naum DhimitërNaçi (1871-1927) i njohur si NuçiNaçi, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, i shkollës shqipe dhe i shtypit shqiptar ThomaAvrami (1869-1943) etj. ThomaAvrami, si delegat i Korçës, mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Në vitet 1911-1912 drejtoi Mësonjëtoren Shqipe të Korçës.
Shkolla e parë shqipe apo Mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës ishte djep i shqiptarizmit, i patriotizmit dhe i emancipimit.
* * *
Në pranverë të vitit 1891, pas PandeliSotirit, drejtimin e shkollës shqipe në Korçë e mori PetroNiniLuarasi. Njëherazi, ai ndihmoi edhe financimin e shkollave të tjera në Shqipërinë e jugut. P. N. Luarasi ishte edhe zëvendëskryetar i kongresit të dytë të Manastirit, më 1-6 prill 1910, në të cilin u zgjodh përfundimisht debati për alfabetin e shqipes. Vdiq në Gostivisht më 17 gusht 1911. Sipas të dhënave të caktuara, e helmoi kleri grek, në bashkëpunim me xhandarët vendës.
* * *
Çelja e shkollës kombëtare të Korçës ngjalli entuziazëm ndër atdhetarët e mbarë vendit dhe u bë nxitje për çeljen e shkollave të tjera në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe në Pogradec, në Rekë e Ohër dhe u bënë përgatitje për të tilla shkolla në Elbasan, Leskovik, Ersekë, etj. Shkrimi shqip filloi të mësohej edhe në mjaft fshatra. Shkollën shqipe në Pogradec e hapi vëllai i PandeliSotirit – mësuesi KoçoSotiri (1847-1909) më 14 mars 1887. Më 1889, shkolla shqipe u hap edhe në Prizren.
Komitetit Kombëtar të Korçës filluan t’i vinin nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bashkë me përgëzimet edhe kërkesa të shumta për t’u dërguar tekste shkollore që të përhapnin mësimin e shqipes, qoftë në shkollë, qoftë jashtë saj.
* * *
Po në këtë kohë u themelua në Korçë Shoqëria e Mësimit Shqip në krye me Alo Dishnicën. Kjo shoqëri kishte si detyrë kryesore të organizonte e të drejtonte veprimtarinë e aktivistëve, të shpërndarë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e shkollave të çelura, për hapjen e shkollave të reja shqipe, për grumbullimin e fondeve dhe për shtypjen e teksteve shkollore.
* * *
Kundër shkollës shqipe të Korçës shpërthyen valë të furishme kundërshtimi nga qarqet antishqiptare greke. Propaganda fetare, shpifjet, shantazhet, frikësimet dhe shtrëngimet kundër mësuesve, nxënësve, prindërve dhe përkrahësve të shkollës kombëtare shqipe, qenë mjetet e zakonshme të agjenturave greke dhe të autoriteteve osmane. Viktimë e këtij reaksioni antishqiptar ra dhe vetë drejtori i shkollës së Korçës, PandeliSotiri, i cili u vra më 1891 në Stamboll nga agjentët grekomanë. Por, atdhetarët shqiptarë, mbarë populli shqiptar, të etshëm për dritë e dituri, kurrë nuk u përulën para trysnisë së forcave obskurantiste mesjetare që synonin t’i mbanin shqiptarët në errësirë.
* * *
Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës veproi 15 vjet, duke përballuar vështirësitë dhe pengesat e nxjerra nga pushtuesit dhe nga disa klerikë antikombëtarë. Në prag të shekullit XX ajo u bë me gjashtë klasa. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë, u bënë veprimtarë të shquar të lëvizjes për çlirimin kombëtar, në rrugën e pandalshme të kombit shqiptar drejt integrimit në familjen perëndimore.
* * *
Shkolla e vashave në Korçë – Hapja e të parës shkollë shqipe, të njohur zyrtarisht, në Korçë më 1887, e frymëzoi Gjeraqimin dhe të motrat Sevasti e Parashqevi, të hapnin një shkollë për vajzat. Me ndihmën e korifeut të historisë sonë, NaimFrashërit (1846-1900) dhe të misionarëve amerikanë e anglezë, ato morën autorizimin e duhur në Stamboll dhe më 15 tetot 1991 hapën të parën shkollë shqiptare të vashave në Korçë.
Mësuese të para të kësaj shkolle ishin SevastiQiriazi(1871-1949) , FankaEfthimi(1870 – ?)* e lindur në Manastir, PolikseniLuarasi dhe ParashqeviQiriazi(1880-1970). PolikseniLuarasi, e lindur në Korçë në vitin 1880, ishte e para mësuese që dilte nga bankat e shkollës së parë shqipe për vashat në Korçë. Njëherazi, ajo është edhe e para tipografe femër në Shqipëri.
Shënim: FankaEfthimi është me prejardhje nga fshati Boboshticë i Korçës. Është e para femër shqiptare që merr titullin shkencor Doktor. Diplomoi në Universitetin e Sorbonës, në degën e shkencave të natyrës. Aty punoi disa vjet si asistente. Lindi në Manastir më 1870. Me ndihmën e GjerasimQiriazitstudioi në Kolegjin Amerikan të Samokovit në Bullgari. Në vitin 1891, bashkë me SevastiQiriazinu vendosën në Korçë për ta çelur aty shkollën shqipe të vashave. Në vitin 1894 Sevastit iu desh të shkonte në Manastir, pasi GjerasimQiriazi ndërroi jetë, FankaEfthimi bashkë me ParashqeviQiriazin u kujdesën për mbarëvajtjen e shkollës. FankaEfthimi ligjëronte lëndët: aritmetikë, histori dhe gjeografi. Me fillimin e Luftës I Botërore, shkolla e vashave u mbyll. Fanka u kthye në Manastir. Gjatë këtyre viteve ajo diplomon në Universitetin e Sorbonës, në degën “Shkencat e natyrës”. Disa vjet punon si asistente dhe më pas përfundon doktoratën.
* * *
Prej vitit 1960, “7 Marsi” festohet si ditë e mësuesve dhe e nxënësve, si përkujtim i themelimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Në këtë festë vlerësohen traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punonjësve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri, si veprimtarë dhe ndërtues aktivë të një shoqërie të përparuar. Kjo ditë festohet me nderim çdo vit në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan.
Festohet pra në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe ndër çamë. E feston edhe diaspora shqiptare në Evropë, në ShBA etj.

 

76 VENDIME PUNE PËR MËSUESIT E SHKOLLAVE FILLORE NË TETOVË!

Në këtë ditë të shënuar të 7 Marsit, Dita e Mësuesit, është një moment i veçantë për të nderuar mësuesit dhe punën e paepur që ata bëjnë për formimin dhe edukimin e brezave të rinj. Sot, si kryetar i Komunës së Tetovës, pata kënaqësinë të ndaj 76 Vendime për mësuesit e shkollave fillore në qytetin tonë. Këto vendime janë një falënderim i vogël për ata që çdo ditë janë të angazhuar në ndërtimin e të ardhmes sonë, ka shkruar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Mësuesit janë ata që përhapin dijen, formojnë karakterin dhe mbjellin vlerat e shtetit të së drejtës dhe drejtësisë. Ata janë shtylla e shoqërisë tonë, dhe arsimi është çelësi për një të ardhme më të mirë. Me këtë akt, ne jo vetëm që shpërblejmë punën e tyre, por gjithashtu angazhohemi për një sistem arsimor më të fortë dhe të qëndrueshëm.
Festa e 7 Marsit, kjo ditë e shenjtë e mësuesve, është një mundësi e shkëlqyer për të përkujtuar rëndësinë e edukatës dhe për të treguar mbështetje të vazhdueshme ndaj atyre që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të ndershme dhe më të drejtë.
Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj të shënuar!