Ballina Aktualitet Do të zhvillohet nesër seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO-së!...

Do të zhvillohet nesër seanca ndaj Erion Veliajt në Apelin e GJKKO-së! Ja ora kur do të nisë gjyqi

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet ditën e nesërme (11 Mars) në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia.

Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave prej datës 10 Shkurt, së bashku me biznesmenët nën hetim, kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet në orën 10:00. Sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, njofton Apeli i GJKKO.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka caktuar ndaj Erion Veliajt dhe biznesmenëve masa e sigurisë si vijon:

Erion Veliaj- Arrest me burg

Elman Abule- Arrest me burg

Gentian Sula – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shkëlqim Fusha – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Meriman Palushi – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore