Ballina Blog Faqe 2

Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për 10 ditë (VIDEO)

Screenshot

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me një deklaratë për mediat dënimin disiplinor të Ilir Metës me 10 ditë ndalim të çdo aktiviteti sportiv në ambientet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit. Sipas Blushit, kjo masë është marrë pasi Meta dha një intervistë televizive live. (KLIKO KETU)

“Rasti më qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV ‘Jordan Misja’ dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.

Blushi e quan këtë një përpjekje “qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.” Intervista ndodhi gjatë edicionit të lajmeve në Oraneës, ku Meta tha se gëzonte shëndet të plotë, foli për kushtet e burgut dhe një bisedë që kishte pasur me Edmond Panaritin.

“Beti je profesioniste! Ju e dini shumë mirë pse u rrëmbeva unë. është tjetër Ilir Meta në radhë me partitë e tjera, tjetër të isha vetë. Edhe unë mezi e gjeta emrin kur votava se nuk ishte proces i lehtë. Kjo është një parti e cila prej vitesh ka qenë target i një regjimi kriminal që ka përdorur cdo instrument përfshirë edhe SPAK për ta shkatërruar, për ta marrë peng, që nga kryetari që u rrëmbye, se nuk kam pasur mundësi të flas me ndonjë gazetar qëlloi rastësisht. Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie, pa asnjë prezantim kush ishin ata kriminelë, nuk kishin numër identifikimi nuk kishin asgjë dhe të dini një gjë, ndoshta kërkoni kamera apo pamje se duhet të kenë: ai operacion nuk nisi aty ku shikoni ju te makina ime, por nisi 300 metra përpara, ishin bllokuar të gjitha makinat dhe ata shkonin aty si kriminela, terrorizonin njerëzit, ne nuk kuptonim çfarë janë këta banditë që kërkojnë ndonjë njeri? Çfarë janë këta kriminela apo policë? Se ishintë forcave speciale që nuk lejohet të merren me këto lloj veprimesh dhe kur kanë mbërritur sic e keni parë.. dhe pas meje ishte një makinë private ku më futën mua. Pra për ish presidentin e republikës. Por unë isha me status zyrtar, deri në 24 korrik e kam status zyrtar si ish-president, si njeri që mbrohet nga garda e republikës. Pse bëhet kjo? Për njerëzit se mua cfarë do më bëjnë? Por mua më kanë bërë një nder të paparë, më kanë sjellë në një formë të paparë sportive” u shpreh Meta.

Kosova gati të presë emigrantë, zëdhënësi i qeverisë: Jemi në kontakte me SHBA-të

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik”, tha zëdhënësi i qeverisë së Kosovë, Përparim Kryeziu.

Ndërkohë ai theksoi se të tjera informacione do të jepen më vonë. Disa ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

Nga DASH-i theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e emigrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.

Sakaq Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gjithashtu gatishmëri për të diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar, propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik./vizionplus.tv

Mister motivi i sulmit në Austri, hetimet nuk kanë zbuluar ende përse agresori vrau 10 persona dhe veten

Vijojnë hetimet për sulmin në  një shkollë në Austri që i mori jetën 10 personave, mes tyre  edhe një 15-vjeçare nga Kosova.

Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të japë përgjigje përse ai kreu aktin e rëndë  në qytetin  Graz, para se të vetëvritej në tualetin  e shkollës.

Disa media vendase  kanë raportuar se i riu dyshohet se  ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion. Autoritetet austriake thanw po ashtu  se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë.

Agresori kishte lënë një letër lamtumire  e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu një bombë artizanale jo funksionale u gjet në banesën e tij.

Ndërkohë policia ka deklaruar se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë  shkollës në kate të ndryshme, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit.  Sakaq  qindra qytetarë  u mblodhën mbrëmjen e të martës  në sheshin kryesor të Grazit, për te nderuar viktimat.

Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit./vizionplus.tv

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Shqipëria ka barazuar 1-1 me Letoninë në transfertë, duke e komplikuar pozitën në Grupin K të Kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë zonës së njëra-tjetrës, teksa rasti më i pastër erdhi për vendasit në minutën e 21’, me Ikaunieks që humbi një penallti, pasi u ndal nga Strakosha.

Pas tetë minutash, kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të një autogoli të Cernomordijs pas një karamboli në zonën e vendasve.

Në fundin e pjesës së parë, pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi, ishte pikërisht ai që shënoi autogolin, Cernomordijs, i cili barazoi sfidën.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste të pastra, me vendasit që kishin vetëm një qëllim, të ruanin rezultatin, gjë të cilën e arritën.

Kështu Shqipëria ruan vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Serbia e Letonia, por me dy ndeshje më shumë se serbët, teksa takimi i radhës do të jetë ai i 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë.

REZULTATI:

LETONI 1-1 SHQIPËRI

45+4′ Cernomordijs / 29′ Cernomordijs (A.G)

 

Gazetari nga Austria: Një vajzë nga Kosova në mesin e viktimave në sulmin që ndodhi në shkollën e Grazit

Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën.

“Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, raporton skynews.

Gazetari kosovar Vehbi Haliti që jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka thënë se për fat të keq një prej viktimave të sulmit në një shkollë në këtë qytet është edhe një vajzë nga Kosova.

“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është anëtarë i kryesisë i Unionit Humanitar në Graz. Është një tragjedi më të mëdha pas luftës së dytë botërore në Austri, sa i përket tragjedive të qëllimshme”, ka thënë ai.

“Unë e kam emrin dhe mbiemrin, por për shkaqe të privatësisë s’do t’i them sot”, ka shtuar ai.

Sipas mediave të huaja, autori i cili ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës.

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

I lindur më 1947 në Suharekë, ai përfundoi studimet e mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1971, ndërsa u specializua në urologji në Prishtinë dhe Beograd më 1977. Më pas vijoi edukimin në Gjermani me bursa prestigjioze si ajo e DAAD dhe Senatit të Berlinit. Në vitin 1985 mbrojti doktoraturën në fushën e onkologjisë urologjike në Berlin.

Përveç kontributit të tij si mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai luajti një rol kyç në themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

I përndjekur nga regjimi serb për shkak të angazhimit të tij politik, në vitin 1990 ai u dëbua dhunshëm nga Klinika e Prishtinës ku punonte si kirurg. Me krijimin e Qeverisë së Kosovës në ekzil, Dr. Bukoshi organizoi rrjetin e donacioneve nga diaspora (“3 përqindëshi”), që mbajti në jetë sistemin paralel të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë.

Pas luftës së Kosovës, ai mori pjesë në negociatat e Rambouillet-së dhe drejtoi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u rindërtuan shkolla, shtëpi dhe projekte kulturore në vend. Më pas shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, duke kontribuar në reforma në shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Bukoshi do të mbahet mend si një ndër figurat më të përkushtuara të kohës së rezistencës paqësore dhe të periudhës së ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ai ishte një urë lidhëse ndërmjet mjekësisë, politikës dhe mërgatës shqiptare në Evropë. Vdekja e tij lë një boshllëk të madh në jetën publike të vendit.

Arrestime në Tetovë: Sekuestrohen armë, drogë dhe municion gjatë një bastisjeje

Më 9 qershor 2025, rreth orës 17:10 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, e kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 plumba kalibri 9 mm, dy karikatorë bosh, 100 plumba kalibri 9 mm, disa pako me substancë pluhur të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Të dyshuarit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Tragjedi në pyllin e Fraktosit: Ariu sulmon dy alpinistë, humb jetën njëri prej tyre

Një ngjarje tragjike ka tronditur Greqinë veriore, ku një alpinist ka humbur jetën pas një sulmi nga një ari në pyllin e virgjër të Fraktosit, pranë qytetit Drama. Viktima dhe shoku i tij ishin duke eksploruar zonën malore kur u përballën me kafshën e egër, ndërsa ecnin drejt një përrua, ku ndodhej rrënoja e një avioni luftarak i rrëzuar 77 vite më parë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur dy alpinistët, të shoqëruar nga qeni i tyre, hasën papritur një ari të madh mes pemëve të dendura. Përpjekja e tyre për të trembur kafshën duke përdorur sprej piperi nuk rezultoi e mjaftueshme, pasi ariu sulmoi një nga alpinistët dhe e hodhi nga një shkëmb në një greminë rreth 800 metra të thellë.

Alpinisti tjetër, Dhimitris Kioroglou, shpëtoi duke u ngjitur në një pemë dhe më pas njoftoi urgjentisht shërbimet e zjarrfikësve. Pas orësh të tëra operacioni dhe falë sinjalit të telefonit celular, ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë vendndodhjen e trupit të viktimës, i cili ishte tashmë pa ndjenja.

“Qeni im e pengoi ariun dhe më dha kohë të përdorja sprejin. Por më pas u kthye dhe shkoi drejt Christos, e shtyu dhe ai ra në greminë,” tregoi i mbijetuari në mediat greke, teksa përshkroi me tronditje momentet e tmerrit. Ai tha se ariu ishte shumë i madh dhe sulmoi me egërsi dhe shpejtësi të frikshme.

Trupi i viktimës u transportua me helikopter fillimisht në aeroportin e Krisoupolis dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku u konstatua vdekja e tij. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik grek dhe ka rikthyer debatin për sigurinë në zonat e egra dhe marrëdhënien mes njeriut dhe faunës së egër.

Organizatat ambientaliste kanë bërë thirrje për kujdes dhe masa të shtuara sigurie, duke theksuar nevojën për balancë mes mbrojtjes së natyrës dhe jetës njerëzore.

Amoklauf in Graz – was bisher bekannt ist

Bei einem Amoklauf an einer weiterführenden Schule in Graz sind mehrere Menschen getötet und verletzt worden. Unter den Toten ist auch der mutmaßliche Täter. Was ist über die Tat bekannt?

Was ist passiert?

Gegen 10.00 Uhr fielen Schüsse an einem Gymnasium in der südösterreichischen Großstadt Graz. Spezialeinheiten wurden laut Polizei sofort alarmiert. Das Gebäude wurde evakuiert, wie die Polizei auf der Plattform X schrieb. Schüler und Lehrer wurden zu einem sicheren Treffpunkt im ASKÖ-Stadion geleitet. Ein Kriseninterventionsteam hat die Betreuung von Schülern und Eltern übernommen.

Wie ein Sprecher des örtlichen Roten Kreuzes der Nachrichtenagentur dpa sagte, sind mehr als 160 Retter im Einsatz. Sie seien mit 65 Fahrzeugen angerückt. Auch mehrere Rettungshubschrauber seien im Einsatz.

Die Grazer Polizei hat Schaulustige dringend aufgerufen, keine Bilder oder Videos von dem Einsatz an einer Schule in sozialen Netzwerken hochzuladen. Sie will dieses Material vielmehr für ihre Ermittlungen verwenden und bat Umstehende, die etwas gesehen haben, ihr Material stattdessen auf einer Website des Innenministeriums hochzuladen.

Wie viele Opfer hat es gegeben?

Österreichischen Medien berichteten teils von acht, neun oder zehn Toten. Laut Angaben der Grazer Bürgermeisterin Elke Kahr gegenüber der österreichischen Nachrichtenagentur APA sind zehn Menschen getötet worden. Unter ihnen ist auch der mutmaßliche Täter, schrieb die Polizei Steiermark auf der Plattform X. Sieben der Opfer seien Schüler. Mehrere Verletzte seien in Krankenhäuser gebracht worden.

Was ist über den Täter bekannt?

Die Polizei geht derzeit von einem Einzeltäter aus. Er ist laut Polizei bei der Tat ums Leben gekommen – ob aus eigener Hand oder durch Fremdeinwirkung ist noch nicht klar. Auch liegen noch keine Erkenntnisse über ein mögliches Motiv vor.
Um was für eine Schule handelt es sich?

Es handelt es sich um ein sogenanntes Bundes-Oberstufenrealgymnasium. An solchen Schulen sind die Schüler und Schülerinnen gewöhnlich 14 Jahre oder älter. Die Schule zeigt auf ihrer Webseite 17 Schulklassen und ein Foto von rund 40 Lehrkräften. Graz ist mit rund 300.000 Einwohnern die zweitgrößte Stadt Österreichs.
Gibt es schon Reaktionen?

Österreichs Bundeskanzler Christian Stocker hat die Tat als eine “nationale Tragödie” bezeichnet. Er kondolierte den Angehörigen und Hinterbliebenen.

Auch die EU-Kommission kondolierte den Angehörigen: “Wir möchten den Familien der Opfer und der ganzen Stadt Graz unser tiefstes Beileid aussprechen”, sagte eine Kommissionssprecherin in Brüssel. “Wir stehen gemeinsam in Trauer und suchen nach Klarheit nach diesem schrecklichen Ereignis in einer Schule.” Es seien “absolut schreckliche und tragische Nachrichten”.

Die katholischen Bischöfe der Region haben ebenfalls mit Entsetzen auf die Tat reagiert. “Diese Wahnsinnstat in einer Grazer Schule lässt uns fassungslos und erschüttert zurück”, erklärten Wilhelm Krautwaschl, Bischof von Graz-Seckau, und Weihbischof Johannes Freitag. “Unser tiefstes Mitgefühl gilt den Schülerinnen und Schülern, dem Lehrpersonal und den Angehörigen”, so die Geistlichen in einer gemeinsamen Stellungnahme.

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri/ Dhjetë të vdekur, mes viktimave nxënës dhe mësues, autori vret veten

Dhjetë të vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Gracit.

I dyshuari, një ish-student 22-vjeçar që mbante dy armë, një pistoletë dhe një pushkë qëlloi në drejtim të nxënësve dhe mësuesve në shkollën BORG Dreierschützengasse.

Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues.

Nxënës dhe mësues janë midis viktimave dhe se autori i krimit besohet se ka qëlluar veten dhe është gjetur i vdekur në tualetin e shkollës.

Pas Austrisë, një tjetër shtet europian tronditet nga vrasje në shkollë

Një tjetër vrasje në shkollë është shënuar ditën e sotme në Europë. Një nxënës 14-vjeçar rapoortohet se ka goditur për vdekje me thikë një asistente arsimore gjatë një kontrolli çantash jashtë shkollës së mesme Francoise Dolto në Nogent të Francës.

Asistentja 31 vjeçe ka ndërruar në vendin e ngjarjes. Nxënësi është arrestuar dhe është marrë në paraburgim. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, ndërsa rreth 324 studentë u vunë në izolim. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një postimi në platformën sociale “X”.

“Ndërsa kujdeseshin për fëmijët tanë në Nogent, një asistente arsimore humbi jetën, viktimë e një vale të pakuptimtë dhune”, shkroi Presidenti Emmanuel Macron në X.

Viktima, identiteti i së cilës nuk dihet ende, kishte punuar në shkollë që nga fillimi i vitit shkollor. Ky ishte viti i parë që kontrolle të tilla çantash ishin koordinuar në shkollë si pjesë e një nisme kombëtare. Kontrollet e çantave janë bërë politikë në Francë pas një vale sulmesh ndaj mësuesve dhe nxënësve nga nxënës të tjerë të shkollës. Në fund të prillit, ministria e arsimit raportoi se rreth 958 kontrolle çantash në shkolla kishin rezultuar në sekuestrimin e 94 thikave – pothuajse një në çdo dhjetë çanta të kontrolluara.

Nga ana tjetër në Austri sot të paktën 8 persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Graz. Mediat e huaja shkruajnë se disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues. Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet. Disa media gjithashtu shkruajnë se autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.

Azir Aliu emërohet ministër i ri i Shëndetësisë

Në fillim të seancës së Kuvendit, Kryeministri Hristijan Mickoski, në arsyetimin e propozimit për emërimin e Azir Aliut si ministër i Shëndetësisë, shprehu besimin se energjia dhe njohuritë e tij do të sjellin një dimension të ri në menaxhimin e sistemit shëndetësor.

Me 65 vota “për”, 15 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi pasdite votoi Azir Aliun si ministër të ri të Shëndetësisë, në vend të Arben Taravarit, i cili së fundmi dha dorëheqje nga kjo funksion. Votimit i parapriu një debat prej pothuajse tre orësh mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.

Mickoski theksoi:

“Doktor Aliu është doktor i shkencave informatike. Profesor dhe ekspert që prej vitesh merret me menaxhimin e sistemeve, të dhënave dhe zgjidhjeve digjitale. Në një kohë kur shtetet tjera marrin diagnozë me një klikim, ne ende vrapojmë. Është koha që kjo të ndryshojë, dhe besojmë se pikërisht energjia dhe njohuria e tij do të sjellin një dimension të ri në menaxhimin e sistemit shëndetësor.”

Deputetët e shumicës shprehën shpresë se shëndetësia do të mund të rikuperohet nga “fundosja” ku ndodhet, duke vlerësuar përvojën dhe prejardhjen e Aliut.

Deputetja Dafina Stojanovska (VMRO-DPMNE) tha:

“Është një sfidë e madhe që ka pranuar Azir Aliu, por duke e njohur si njeri, si pjesëtar i një familjeje të respektuar dhe nga biografia e tij, mendoj se ka shanse të menaxhojë me sukses. Edhe më herët kemi pasur ekspertë të shëndetësisë në këtë post, por nuk ka rezultuar se përvoja shëndetësore ka qenë e mjaftueshme për të menaxhuar me resorin.”

Nga ana tjetër, opozita pati qëndrim kritik ndaj emërimit të Aliut. Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski, kujtoi se në të kaluarën Aliu nuk kishte marrë asnjë votë mbështetëse si ministër për Shoqëri Informatike e Administratë – një fushë që lidhet drejtpërdrejt me profesionin e tij – ndërsa tani përkrahet për shëndetësi.

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, tha se partia e tij i bën apel partive të tjera shqiptare dhe deputetëve të largohen nga kjo qeveri që, sipas tij, nuk reflekton vullnetin politik të shqiptarëve dhe po përkeqësohet dita-ditës.

Azir Aliu është inxhinier i elektrikës dhe doktor i shkencave informatike. Ai është profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ka qenë ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë gjatë viteve 2023 dhe 2024. Aliu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët që mbeti në koalicionin VLEN, pasi krahu i udhëhequr nga Arben Taravari kaloi në opozitë më 15 maj 2025.

Rrëfimi i italo-marokenit që hyri si turist në Korenë e Veriut

Ata pak që arrijnë të hyjnë duhet të ndjekin rregulla të rrepta. Ata mund të fotografojnë vetëm “gjëra të bukura” dhe nëse harrojnë PC-në ose një USB në hotel, rrezikojnë të detyrohen të kalojnë nëpër një proces të pafund për t’u kthyer në shtëpi. Midis këtyre pak njerëzve është Reda Lahli, i lindur në Trentino të Italisë nga prindër marokenë, i cili shkoi me pushime në Korenë e Veriut marsin e kaluar.

Çfarë pune bën Lahli?

“Kam qenë koordinator udhëtimesh në grup që nga viti 2021, një profesion që në fakt e zgjodha pak rastësisht. Kisha filluar të ndiqja themeluesit e kompanisë “SiVola”, një kompani udhëtimesh me seli në Trani, dhe zbulova ekzistencën e këtij profesioni, aplikova dhe kalova përzgjedhjet. Përveç kësaj, punoj edhe në mediat sociale për të njëjtën kompani”.

Kohët e fundit mësova se shkove në Korenë e Veriut, por si turist, jo si udhërrëfyes… Si hyre? Rregullat janë të rrepta…

“Një mik më shkroi duke më treguar për këtë mundësi. Brenda një kohe të shkurtër vendosa ta shfrytëzoja, duke dërguar menjëherë një email në të cilin kërkova të mund të merrja pjesë në udhëtim. Në atë pikë, ata hapën një llogari për mua në Ishujt Kajman në të cilën duhej të paguaja 250 euro dhe kështu filloi procesi.

Ne blemë biletat për të arritur në kufirin midis Koresë dhe Kinës edhe para se të merrnim konfirmimin e mundësisë reale, i cili na erdhi vetëm 3 ose 4 ditë para nisjes. Gjithashtu na u desh të paraqiteshim në kufi me 650 euro në cash. Qëndrova në Korenë e Veriut nga 3 deri në 6 mars”.

Si është Koreja? A është e vërtetë që brenda vendit ka rregulla të rrepta për t’u ndjekur?

“Natën para se të hynim në Kore, patëm një takim informues ku djali australian që na përfshiu në udhëtim na dha këshillën klasike që jepet rregullisht në disa vende: “Shmangni të silleni si heronj, sepse do të dëmtoni vetëm veten”. Mos mbani asgjë kundër Kim Jong-un në celularin tuaj, si për shembull ndonjë element pornografik”

Probleme në doganë?

“Gjatë kthimit, në dy kontrollet doganore, ata kontrolluan më pas nëse kishim me vete gjithçka që kishim në hyrje. Përndryshe do të na kishin penguar të largoheshim nga vendi. Kjo sepse, sipas tyre, të lësh për shembull një tablet ose një USB, do të thotë të bësh propagandë për atë që është jashtë… Dhe vini re se atje është e pamundur të humbasësh objekte, sepse, nëse ndodh, ata t’i kthejnë menjëherë”.

Shkurt duhet të jesh i kujdesshëm?

“Po, kur hyn, gjëja e parë që ju thonë është se mund të fotografoni vetëm gjëra të bukura: nëse keni ndonjë dyshim, duhet të pyesni guidën dhe në çdo rast ka një ndalim absolut për të fotografuar ushtarakët, edhe nëse në të vërtetë pamë pak prej tyre. Duhet të theksoj se rrugët tona ishin të paracaktuara, nuk ishim kurrë vetëm dhe natën nuk mund të dilnim nga hoteli».

Përveç Koresë, a keni bërë udhëtime të tjera të pazakonta?

“Kam udhëtuar me trenin më të gjatë në botë, një tren që mund të arrijë deri në 3 kilometra gjatësi me deri në 210 vagonë për transportin e xehes së hekurit dhe tërhiqet nga 3-4 lokomotiva. Mjeti kalon një pjesë të shkretëtirës Sahara, duke përshkuar 700 km në 20 orë, duke filluar nga Mauritania dhe duke mbërritur në bregdetin e Atlantikut.

Nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites vuaja nga halucinacione, sepse ishim nën diellin përvëlues të shkretëtirës, por rezistova, sepse isha i interesuar të dija se si jetojnë banorët e Mauritanisë dhe ishte një përvojë vërtet e vështirë.

Tre vjet më parë, në vend të kësaj, shkova në Transnistria, atë apendiks rus që ndodhet në territorin moldav në kufirin me Ukrainën, dhe mbaj mend se kur mbërritëm në kufi, aty ishte policia ruse, e cila, me armët e drejtuara nga ne, na trajtoi shumë keq, duke na dhënë një vizë vetëm për 10 orë”.

E rrezikshme…

“Po. Pastaj pata një përvojë të ngjashme në vitin 2023 kur isha edhe unë në Senegal, pikërisht në periudhën kur donin të arrestonin udhëheqësin e opozitës dhe pati përleshje midis popullsisë dhe policisë. Të gjitha rrugët ishin të bllokuara me zjarre të vendosura për të krijuar barriera, por ne arritëm të iknim në pyll, edhe falë përdorimit të Google. Megjithatë, në një moment të caktuar, u bllokuam nga të gjitha anët dhe na u desh të prisnim ndërhyrjen e forcave speciale që na shoqëruan derisa të dilnim”. ©Corriere, LAPSI.al

Trajneri serb u kthehet gazetarëve: Në Tiranë fantastike edhe pse nuk dëgjova himnin

Trajneri i Serbisë Dragan Stojković është pyetur nga gazetarët në Beograd mbi deklaratat e tij se atmosfera në ndeshjen e 7 qershorit në Tiranë ishte “fantastike”. Ai ka sqaruar se ka folur vetëm në aspektin sportiv dhe se do të donte që e njëjta atmosferë të krijohej edhe në ndeshjen e kthimit në Beograd.

“Është mirë që më pyetët këtë, meqenëse nuk kam ndjekur median për 4 ditë dhe nuk e di kush po shkruan çfarë. Unë po përqendrohem në punën time, t’i përgatis këta djem sa më mirë që të mundem.

Thashë fantastike për atë mjedis futbolli, ekskluzivisht për futbollin dhe po flas me fjalorin e futbollit. Ajo që ndodhi në fushë është, me gjithë respektin e duhur, një rivalitet i madh, skuadrat janë të njëjta, dy stola, tonët dhe të tyret.

Sigurisht që gjithmonë do t’i dënoj gjërat jo-futbollistike pasi askush nuk i pëlqen ndërprerjet e ndeshjes, por ne nuk mund t’i ndikojmë ato gjëra. Ka institucione që merren me këto gjëra, ne nuk mund t’i ndëshkojmë, dikush tjetër do t’i ndëshkojë.

Ju nuk ishit atje, ju e patët në televizor. Disa nga kolegët tuaj, të gjithë do të donin të kishin këtë lloj atmosfere. Ndodhi për herë të parë që isha në këtë rol për herë të 51-të, që nuk e dëgjova himnin kombëtar. Imagjinoni çfarë shpërthimi fishkëllimash dhe zhurme që ishte.

Ne kënduam himnin tonë me krenari dhe kjo ishte një motiv shtesë për ne, që të mos i nënshtroheshim atij presioni dhe djemtë u sollën shkëlqyeshëm në fushë. Kjo është një fitore e madhe. A e mendonte vërtet dikush se do na prisnin me duartrokitje?

Sjellja e tyre është e tyre. Unë nuk jam politikan, nuk përdor fjalimin e një politikani, jam jashtëzakonisht i kujdesshëm se çfarë them, komentova atmosferën në stadium dhe sjelljen… dikujt i intereson kjo.

Që të mos më duhet t’ia vërtetoj askujt serbishten time, nuk mbështes askënd. Dua vetëm Serbinë. Dua t’i bëj heronj, për sa kohë që marr frymë. Sa për gjëra të tjera, gjithçka ishte fenomenale për sa i përket organizimit.

Besoj se do t’ua kthejmë në këtë mënyrë. Le ta konfirmojnë kolegët se si ishte në Tiranë. Shikoni ndeshje Boca-River dhe do ta kuptoni për çfarë po flas. Nuk kishim frikë, e treguam në fushë” – tha trajneri serb. ©LAPSI.al

Agjentë sekretë, akte sabotimi, vrαsje…/ Si Rusia po e godet “në heshtje” Europën

Akte sabotimi kundër dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë, propagandë pro-ruse, madje edhe vrαsje: lista e operacioneve të inteligjencës ruse në Evropë po zgjatet gjithnjë e më shumë. Që nga fillimi i luftës së agresionit kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, numri i rasteve është rritur vazhdimisht, sipas një studimi nga Universiteti holandez i Leidenit.

Drejtuesi i projektit studimor, Bart Schuurman e sheh studimin e ekipit si një “thirrje zgjimi” për politikën në Evropë, shkruan Schuurman. Eksperti i sigurisë kryeson Grupin e Kërkimit për Terrorizmin dhe Dhunën Politike në Universitetin e Leidenit.

Sulme terroriste kundër aviacionit

Rusia nuk është përgjegjëse vetëm për “dëmet e konsiderueshme në infrastrukturën evropiane të energjisë dhe telekomunikacionit”, por edhe për “sulme terroriste ndaj aviacionit civil dhe kërcënimeve ndaj shërbimeve publike që mund të rrezikojnë mijëra njerëz”, tha Schuurman.

Avionë mallrash në aeroportin e Lajpcigut

Sulmi me zjarrvënie ndaj një kontejneri ajror mallrash që i përkiste kompanisë gjermane të logjistikës DHL, pak para se të ngarkohej në një aeroplan, tregon se organizatorët e dyshuar rusë janë të përgatitur të pranojnë rrezikun e lëndimeve personale.

Ashtu si në Luftën e Ftohtë, Rusia po përdor të gjithë gamën e masave të inteligjencës, thotë Gerhard Conrad, një ish-agjent i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane (BND), në një intervistë me DW. Bëhet fjalë për “frikësimin e popullsisë”, si dhe për “aktivitete spiunazhi kundër objektivave ushtarakisht të rëndësishëm, nga industria e armëve deri te bazat e Bundeswehr-it”, thotë Conrad.

Fenomen i ri: “Rekrutimi i agjentëve të disponueshëm”

Ajo që është e re është rekrutimi i të ashtuquajturve “agjentë të disponueshëm”, thotë Conrad. Këta shpesh janë simpatizantë të Rusisë, të rekrutuar në vendet e BE-së për para që të shkaktojnë trazira. Nëse agjentë të tillë ekspozohen, dëmi për shërbimet e inteligjencës ruse është minimal.

Në Gjermani, para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bundestag, një numër gjithnjë e në rritje i veprimeve të tilla ilegale nga sabotatorë jo-profesionistë dolën në dritë. Por Rusia tani po rekruton edhe spiunë të tillë amatorë për të spiunuar bazat ushtarake duke përdorur dronë.

Kërcënim nga viti 2014

Kërcënimi në rritje nga Rusia ka qenë i dukshëm “jo vetëm që nga viti 2022”, thotë ish-agjenti Conrad, “por më së voni që nga viti 2014”. Në atë kohë, Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë pas revolucionit pro-evropian të Maidanit dhe dërgoi ushtarë në rajonin Donbas në Ukrainën lindore.

Policët shoqërojnë personin e dyshuar në sallën e gjyqit

Në Mynih filloi në maj një proces gjyqësor kundër spiunëve të dyshuar rusë

Conrad, një ish-punonjës i BND-së, është i bindur se njerëzit në Evropë duhet të jenë të vetëdijshëm se kërcënimi nga Rusia nuk do të marrë fund nesër. Gjermania dhe Evropa duhet të përgatiten për një “mbrojtje kundër kërcënimeve hibride” afatgjatë. Shtetet e BE-së jo vetëm që duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre ushtarake, por edhe shërbimet e tyre të inteligjencës.

“Për ta bërë këtë, atyre u duhet shumë personel, u duhen shumë mundësi teknike, madje edhe mundësi ligjore, për të identifikuar këto struktura, këto modele sulmi, që në fillim”, shpjegon Conrad. Vetëm në këtë mënyrë sulmet hibride të Rusisë mund të zbulohen që në fillim. /DW

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Kur talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e shpallën të papranueshëm.

Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Tani, liderët shtetërorë de facto duket se e kanë zgjeruar shkallën e shtypjes, duke shënjestruar dijetarë të islamit dhe klerikë, të cilët i kanë kritikuar publikisht rregullat e ashpra të talibanëve, apo pse kanë ngritur zërin për politika më të moderuara.

Abdul Qadir Qanat, klerik mysliman në kryeqytetin afgan, Kabul, është njëri prej figurave më të njohura që është ndaluar nga talibanët.

“Ata ia lidhën duart dhe e larguan me makinë, së bashku me djalin e tij të vogël”, ka thënë një mik i Qanatit, që ka kërkuar të mbetet anonim, sepse frikësohet nga ndëshkimi i talibanëve.

“Deri më tani ne nuk e dimë pse është ndaluar ai, apo çfarë akuzash rëndojnë kundër tij”, ka thënë miku i tij, që është gjithashtu klerik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për të, sepse ai ka diabet”.

Qanat njihet për deklarime mbi bindjet e tij personale nëpër debate televizive dhe fjalime publike.

Qanat dhe miku i tij Sirajuddin Nabil, janë ndaluar pse në një tubim publik e kanë kritikuar regjimin e talibanëve. Në janar, Qanat dhe kleriku tjetër, Mahmood Hassan, janë arrestuar pasi e kanë kritikuar monopolin e talibanëve në pushtet.

Bashir Ahmad Hanafi, dijetar mysliman që i ka mbështetur vazhdimisht talibanët në provincën jugore Helmand, është një tjetër figurë e njohur në mesin e atyre që janë ndaluar nga shërbimet e inteligjencës së talibanëve.

Miqtë e Hanafit kanë thënë se ai është ndaluar nga shërbimet e spiunimit pak pasi ai e ka kritikuar ndalesën e talibanëve në edukim të grave dhe vajzave afgane muajin e kaluar.

Në raportimet e mediave sugjerohet se Hanafi është dënuar me tetë muaj burgim dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit për dy vjet, për “nxitje të opinionit publik kundër sistemit politik aktual”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar vazhdimisht një koment prej zëdhënësit të agjencisë së inteligjencës, Khalil Hamraz, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

Safia Arefi, aktiviste për të drejta të njeriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se talibanët nuk kanë treguar asnjë pikë tolerancë ndaj mospajtimeve apo kritikave.

“Trajtimi që ua bëjnë talibanët të akuzuarve nuk ka për bazë parimin e ligjit”, ka thënë ajo. “Ata as nuk i kanë informuar familjarët e të ndaluarve”.

Obaidullah Baheer, ish-hulumtues në Qendrën për Azi Qendrore të Shkollës së Londrës për Ekonomi, ka thënë se teokracitë, sikurse ajo e talibanëve, “shpesh e përziejnë vendimmarrjen me doktrinë fetare”, e cila lë pak hapësirë për mospajtime apo kritika.

Ai e përshkruan shtypjen e talibanëve ndaj dijetarëve fetarë si vetëmposhtje.

“Është një goditje e shpejtë ndaj popullsisë lokale dhe figurave popullore”, ka thënë ai.

Për dallim prej regjimit brutal në vitet ’90, Qeveria aktuale e talibanëve e ka shtrirë gradualisht censurën. Ajo i ka shtypur disidenët duke shënjestruar segmente të ndryshme të shoqërisë afgane.

Në fillim regjimi ka pranuar kritika nga mediat afgane, protestat e grave, të pensionuarit dhe bujqit që janë goditur nga politikat e ashpra.

Talibanët kanë arritur t’i zhdukin mediat e pavarura afgane dhe kanë kufizuar qasjen e shtypit ndërkombëtar në këtë shtet. Ata kanë torturuar dhe ndaluar qindra aktivistë, akademikë dhe gazetarë, duke promovuar kulturë të vetëcensurës apo frikës.

“Ekziston një bindje që ka pasoja për kalim të linjave që nuk janë mira të përcaktuara”, ka thënë Baheer.

“Gjithçka që vetëm i ngjan kritikës, nuk tolerohet dhe më pas ndëshkohet”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

E rëndë në Podujevë – Gjendet pa shenja jete 62-vjeçari që jetonte i vetëm, kishte vendosur 5 stenta në zemër

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë në fshatin Gërdoc të Podujevës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Viktima është identifikuar si Ragip Halili, 62-vjeç, i cili sipas familjarëve, jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme serioze shëndetësore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rastin e ka zbuluar një banor i fshatit, i cili pasi e kishte parë trupin e pajetë, kishte lajmëruar hoxhën dhe më pas policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë bërë ekzaminimin e trupit dhe ambientit përreth. Sipas mjekëve, viktima ka ndërruar jetë pa shenja dhune, ndërsa as në trupin e tij e as në vendin e ngjarjes nuk është vërejtur ndonjë element që ngjall dyshim për vepër penale.

Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona: R.J, i cili ka zbuluar trupin, dhe I.H, që kujdesej për të ndjerin. Ky i fundit ka deklaruar se Halili kishte probleme shëndetësore dhe kishte vendosur pesë stenta në zemër në QKUK, por kishte qenë i pakujdesshëm me terapinë dhe kishte kohë që jetonte i vetmuar.

Pas analizimit të rrethanave, Prokurorja për Krime të Rënda, ka urdhëruar që rasti të trajtohet si vdekje natyrale dhe të mbyllet me raport policor, meqë nuk u konstatuan elemente të ndonjë vepre penale.

Hajduti bie në gjumë ndërsa grabiste një shtëpi (VIDEO)

Burri u arrestua nga policia dhe tani përballet me akuza për krime të ndryshme, duke përfshirë dhunë në baza gjinore, grabitje dhe përdhunim.

Një video që tregonte një burrë duke fjetur në dyshemenë e një shtëpie që kishte vjedhur u bë virale në mediat sociale . Incidenti i pazakontë ndodhi të shtunën e kaluar në një shtëpi në qytetin Catriel, në provincën argjentinase të Río Negro.

Sipas mediave lokale, pasi e gjetën hajdutin në gjumë, pronarët e shtëpisë thirrën oficerët e policisë, të cilët e arrestuan atë sapo mbërritën. Më parë, burri kishte sulmuar ish-partneren e tij, kishte vjedhur një telefon celular dhe kishte hyrë në shtëpi të tjera. Ai aktualisht përballet me akuza për dhunë në familje, grabitje dhe vjedhje me thyerje .

Zbuloni 10 ushqimet që ju shkaktojnë fryrje barku, ja alternativat me të cilat mund t’i zëvendësoni

Fryrja e barkut është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në mirëqenien tonë, duke shkaktuar një ndjenjë rëndese dhe parehati, dhe shpesh lidhet me dietën tonë.

Por çfarë duhet të hamë për të reduktuar fryrjen? Dhe çfarë duhet të shmangim? Edhe pse fryrja është zakonisht e përkohshme, ajo mund të bëhet mjaft e bezdisshme, veçanërisht kur ndodh në mënyrë të përsëritur.

Shkaqet e këtij shqetësimi mund të ndryshojnë, por ndër më të zakonshmet janë ushqimet që konsumojmë. Disa ushqime, për shkak të përbërjes së tyre kimike dhe ushqyese, priren të krijojnë gazra në zorrë, duke rritur ndjenjën e fryrjes.

Le të hedhim një vështrim në ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë fryrje dhe, më e rëndësishmja, si t’i zëvendësoni ato për të shmangur shqetësimet e barkut.

  1. Thjerrëzat dhe quinoa në vend të fasuleve

Fasulet njihen për përmbajtjen e lartë të fibrave dhe proteinave, por shpesh akuzohen se shkaktojnë fryrje. Kjo për shkak se ato përmbajnë oligosakaride, sheqerna komplekse që trupi ynë e ka të vështirë t’i tresë. Gjatë tretjes, këto sheqerna fermentohen nga bakteret e zorrëve, duke prodhuar gaz. Disa studime tregojnë se konsumimi i rregullt i fasuleve mund të përmirësojë tretjen në afat të gjatë, pasi zorrët përshtaten. Megjithatë, për ata që vuajnë nga fryrjet, preferohen alternativat më të lehta, si thjerrëzat, quinoa apo orizi i murrmë. Gjithashtu, njomja e fasuleve para gatimit mund të reduktojë prodhimin e gazit.

  1. Oriz kafe dhe tërshërë në vend të grurit

Gruri dhe veçanërisht gluteni që përmban, shkakton fryrje të barkut tek shumë njerëz, veçanërisht tek ata me ndjeshmëri ndaj glutenit. Fryrja është për shkak të një reaksioni inflamator në trup, i cili ngadalëson tretjen. Sëmundja celiake, një gjendje që prek rreth 1% të popullsisë, është vetëm një nga shkaqet e kësaj intolerance. Për ata që nuk kanë sëmundje celiake, por përjetojnë fryrje, ka alternativa të tilla si orizi kaf, hikërror, quinoa ose tërshërë. Këto kokrra janë të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese.

  1. Kokrra pa gluten në vend të thekrës dhe elbit

Thekra dhe elbi, si gruri, janë kokrra që mund të shkaktojnë fryrje për shkak të përmbajtjes së lartë të glutenit dhe fibrave. Ndërsa janë burime të shkëlqyera të lëndëve ushqyese, ato mund të ngadalësojnë tretjen tek disa njerëz, duke shkaktuar fryrje. Nëse vëreni se buka e thekrës ose ushqimet me bazë elbi ju shqetësojnë, mund t’i zëvendësoni me drithëra pa gluten, si orizi kaf, tërshëra (e certifikuar pa gluten) ose pseudodrithëra si quinoa dhe hikërror.

  1. Kungull i njomë dhe spinaq në vend të perimeve krucifere

Perimet e kryqëzuara, të tilla si lulelakra, brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakra, janë të pasura me fibra dhe vitamina, por mund të jenë të vështira për t’u tretur. Fibrat e tretshme dhe sheqernat që ato përmbajnë i nënshtrohen fermentimit në zorrë, duke shkaktuar fryrje. Për të reduktuar fryrjen, rekomandohet t’i gatuani, pasi kjo i bën më të tretshëm. Përndryshe, mund të preferoni perime më të lehta si kungull i njomë, spinaq, shpargu dhe karota.

  1. Barishte në vend të qepëve dhe hudhrave

Qepa dhe hudhra janë përbërës thelbësorë në gatim, por ato mund të shkaktojnë fryrje për shkak të fruktaneve, karbohidrateve komplekse që fermentohen në zorrë dhe prodhojnë gaz. Edhe sasitë e vogla mund të shkaktojnë parehati. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj tyre, provoni t’i zëvendësoni me barishte aromatike si rozmarina, rigon ose qiqra. Finoku dhe preshi janë gjithashtu alternativa të shkëlqyera që përmirësojnë shijen pa shkaktuar fryrje.

  1. Agrumet dhe manaferrat në vend të mollëve dhe dardhave

Mollët dhe dardhat janë të pasura me fibra dhe vitamina, por përmbajnë edhe fruktozë dhe sorbitol, sheqerna që shumë njerëz e kanë të vështirë t’i tresin. Rezultati është shpesh fryrje e pakëndshme. Nëse këto fruta ju shkaktojnë shqetësim, provoni t’i gatuani, pasi gatimi i bën sheqernat më të tretshëm. Përndryshe, mund të preferoni bananet, agrumet, luleshtrydhet dhe boronicat, të cilat kanë më pak gjasa të shkaktojnë fermentim në zorrë.

  1. Djathërat pa laktozë ose të vjetruar në vend të bulmetit klasik

Shumë njerëz vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, domethënë nuk mund ta tresin siç duhet sheqerin që gjendet në produktet e qumështit, duke rezultuar në fryrje, gazra dhe dhimbje barku. Intoleranca ndaj laktozës prek një përqindje të madhe të popullsisë së botës, shpesh pa diagnozë. Nëse vëreni se qumështi, djathi ose kosi ju shqetësojnë, provoni alternativa pa laktozë, si qumësht bajame, soje ose oriz. Gjithashtu, provoni disa djathëra te pjekur gjatë dhe produktet probiotike tolerohen më mirë, pasi përmbajnë më pak laktozë.

  1. Ëmbëlsues natyralë në vend të atyre artificialë

Ëmbëlsuesit pa kalori, si sorbitoli dhe ksilitoli, përdoren në pije dhe ushqime “të lehta” si zëvendësues të sheqerit. Megjithatë, sipas studimeve, ato mund të shkaktojnë fryrje, sepse janë të patretshme dhe i nënshtrohen fermentimit në zorrë. Për të shmangur këto efekte anësore, preferoni ëmbëlsuesit natyralë si stevia, mjalti ose sheqeri i kokosit, të cilët janë më të butë me sistemin tretës.

  1. Çaj dhe pije në vend të alkoolit

Edhe pse një gotë verë ose birrë mund të duket e pafajshme, alkooli është një nga faktorët kryesorë që shkakton fryrje. Kjo për shkak se alkooli është një substancë inflamatore dhe mund të irritojë sistemin gastrointestinal.Përndryshe, për të reduktuar fryrjen e barkut, por prapëseprapë të shijoni shoqërinë, mund të zgjidhni pije të lehta si pije alkoolike ose verë. Edhe më mirë, zëvendësoni alkoolin me çajra dhe pije që jo vetëm hidratojnë, por edhe ndihmojnë tretjen.

  1. Ujë ose lëngje të gazuara në vend të pijeve joalkoolike

Pijet e gazuara janë një nga shkaktarët kryesorë të fryrjes së barkut. Dioksidi i karbonit që përmbajnë krijon flluska që hyjnë në sistemin tretës, duke shkaktuar distension dhe fryrje. Përveç kësaj, konsumimi i tyre shoqërohet edhe me gjendje të tjera problematike, si rritja e rrezikut të diabetit dhe obezitetit. Si alternativë, për të shijuar një pije freskuese pa efekte anësore, mund të preferoni ujin natyral ose me aromë, të gazuar me limon ose nenexhik, ose lëngje të freskëta frutash dhe perimesh. Këto jo vetëm që nuk shkaktojnë fryrje, por janë edhe të pasura me lëndë ushqyese.

Colombian senator and presidential hopeful shot in assassination attempt (VIDEO)

A Colombian right-wing opposition senator and candidate in next year’s presidential election was shot and wounded in Bogota on Saturday, various media reported, while the government denounced an “attack.”

Miguel Uribe, 39, was in critical condition and one person had been arrested, according to media reports.

“Violence can never be the way… I sincerely hope that (Uribe) is well and out of danger,” Foreign Minister Laura Sarabia wrote on social media.

In a statement, his party, the Centro Democratico conservative party, said Uribe was attending a campaign event when, at around 5 p.m. local time, he was shot in the head.

An assassination attempt on a high profile political figure has not been seen in Columbia since the era of drug lord Pablo Escobar in the early 1990s.