Ballina Blog Faqe 21

Babai filmon momentin kur i biri 24-vjeçar gëlltitet nga balena në Kili (VIDEO)

Një balenë gëlltiti për pak momente një 24-vjeçar në Kilin jugor, teksa i riu ndodhej me kajak (mjet lundrimi) në mes të detit. Pamjet virale janë filmuar nga babai i 24-vjeçarit.

Adrián Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Dell, kur balena doli papritur dhe e përpiu atë së bashku me kajakun.

Në videon virale, Dell Simancas dëgjohet duke bërtitur “Relax! Relax!” ndërsa djali i tij u zhduk në gojën e balenës. Pesë sekonda më vonë, Adrián u kthye në sipërfaqe, i habitur, por i sigurt.

“Mendova se më gëlltiti,” tha Adrián për AFP, duke përshkruar ndjesinë që përjetoi në ato momente.

“Në atë moment mendova se do të vdisja”, tha ai.

VIDEO BONUS:

 

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës/ Çfarë bleu me 860 mijë euro

Screenshot

Fustane te Victoria Beckham, këpucë te Christian Louboutin, aksesorë te Viviene Westwood, veshje te Prada, Michale Kors, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana

Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani hodhën një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Shifra e çmendur e blerjeve online është dëshmi e fortë e luksit të pamohueshëm, ku notonin njerëzit që supozohet se i administrojnë me skrupolozitet taksat e qytetarëve Tiranës. Megjithatë dyshimet mbeten se “bomba” e 860 mijë euro blerje online është pjesë e strategjisë së prokurorëve për ta nisur në avantazh betejën në sallën e gjyqit.

“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro, shkruhej në njoftimin e SPAK.

Ashtu siç pritej, ky moment i njoftimit për media kapi menjëherë titujt kryesorë.

Prandaj dhe Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë shifrën 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës.

Jo duke e mohuar si shumë të shpenzuar në total, por duke e konsideruar atë një shpenzim në funksion të eventeve kulturore që menaxhonte e shoqja dhe jo për qejfet e saj personale.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal” u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erjon Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen.

“Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi” u shpreh Rama.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë eurosh shpenzime online? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin?

Lapsi.al ka siguruar disa nga faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Porositë e saj, herë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Tower, herë shtëpinë tek Kodra e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet janë kryer në intervale të shkurtra nga njëra tjetra, brenda periudhave, një herë në javë apo një herë në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westwood etj. Dëshirat kryesore fokusohen kryesisht në fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm.

Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj.

Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.

Konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Fatura e parë e vitit 2014, porosi online nga Ajola Xoxa

Artikulli i parë është një fund me vlerë 218 paund nga Mother of Pearl Bella.

Artikulli i dytë është një fustan me çmim 104 paund nga Temperley.

Artikulli i tretë është një fund nga Roland Mouret, që kushton 126 paund.

Artikulli i katërt është veshja e sipërme e fundit, edhe ajo një Roland Mouret, që kushton 210 paund.

Shuma totale e faturës është 679 paund.

Fatura të tilla përsëriten njëra pas tjetrës, gati çdo javë ose një herë në çdo dy javë.

Për shembull, fatura më poshtë, tregon një porosi të bërë më 24 shkurt të vitit 2014 dhe të porositur nën emrin Valbona Xoxa, që është nëna e Ajola Xoxës.

Ajola Xoxa, dy blerje ne shkurt 2014

Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.

Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:

Bikini gome, te ekspozuara nga firma Micoh Bay
Veshje intimo, sipas faturave në dosjen e SPAK, e eskpozuar nga modelet e kompanisë Agent Provcateur

Ilustrimet e mësipërme janë marrë nga faqe të internetit, që punojnë me shitjet online dhe që reklamojnë produktet që janë në fatura, shoqëruar me përshkrimin përkatës.

Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.

Fatura e porosisë së parë për vitin 2015 nga Ajola Xoxa

Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene Westwood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.

Nje nga modelet e linjes Victoria Beckham, i ekspozuar nga modelet e kompanise

Nga një kërkim i shpejtë në internet, rezulton se fustani i blerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart i markës Victoria Beckham.

Në faksimilen më lart është një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, një tjetër për 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.

Shuma e plotë për të tre fustanet është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

christian-louboutin-mrs-early-100-printed-faille-leather-and-mesh-pumps

Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.

Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa ka paguar për 619 paund, për një model të ngjashëm si më poshtë.

Christian louboutin decollete 100 snake pumps net a porter

Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Çantë Givenchy, modeli Pandora box

Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.

Kompania që bie në sy nëpër fatura për sa i përket veshjeve intime është e njëjta, Agent Provocateur.

Shikoni faksimilen më poshtë:

Fatura per veshje intime

Lapsi.la ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, pasi faturat e blerjeve janë pak a shumë të së njëjtës natyrë.

Dokumentat janë dëshmi e qindra mijëra eurove të shpenzuara për dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili mbrohet se këto veshje i nevojiteshin të shoqes për organizimin e eventeve kulturore.

Por alibia me të cilën mbrohet Veliaj fut ujë. Veshjet personale dhe aksesorët e porositur nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.

E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; taksat që ne paguanim për kryeqytetin./Lapsi.al

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Tetovë me udhëheqës të ri

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësia Rajonale në Tetovë është bërë me udhëheqës të ri. Lajmin e ka dhënë Muhamed Avzija në profilin e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, shokë, familjarë e dashamirë.

Nga sot filloj të mbart mbi vete një obligim të ri ndaj qytetarëve të rajonit të Tetovës.

Falë besimit të dhënë nga kryetari i Lëvizjes BESA z.Bilall Kasami, pranova autorizimin si udhëheqës i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim-Njësia rajonale Tetovë nga ana e drejtorit gjeneral të DMSH z.Xhevat Selami dhe nga shefi i kabinetit z.Sevgani Ibrahimi.

Unë nuk jap premtime të mëdha të cilat mund edhe të mos realizohen, por premtoj se do të jap gjithçka nga vetja ime që këtë institucion ta bëjmë shembull për punë dhe për shërbime në kohë ndaj qytetarëve të Tetovës me rrethinë duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën për të marrë këtë pozitë Degën e Lëvizjes BESA Tetovë dhe të gjithë aktivistët e saj dhe të Koalicionit VLEN.

Vizionin dhe misionin e punës e kam të qartë. Atë e kam mësuar dhe do të vazhdoj ta mësoj nga Bilall Kasami.
Me besim dhe frikë në Zot dhe me përkushtim në punë drejt sukseseve të reja.

Ju faleminderit nga ❤️

Misteri i vjedhjes në Shkodër, si hajduti grabiti pa lënë gjurmë 100 mijë euro nga dollapi i mjekes

Një shumë e madhe parash është vjedhur në banesën e një mjekeje në lagjen “Ura Dervishbeg” në Shkodër.

Çifti, pronarët e shtëpisë, kanë denoncuar ngjarjen në polici këtë të mërkurë, duke raportuar se paratë janë zhdukur gjatë kohës që ata nuk ndodheshin në banesë.

Shuma e vjedhur dyshohet të jetë të paktën 100 mijë euro, të cilat ruheshin në një dollap në dhomën e gjumit.

Autori, i maskuar, është afruar në banesë me biçikletë dhe është larguar po me të. Ai ka hyrë në shtëpi duke përdorur një çelës dhe, pa asnjë shenjë thyerjeje, ka marrë shumën e konsiderueshme të parave.

Bazuar në mënyrën e kryerjes së vjedhjes, hetuesit dyshojnë se autori mund të jetë një person i njohur për familjen, pasi ka pasur informacion të detajuar mbi vendndodhjen e parave.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij./vizionplus.tv

E trishtë: Ky është mjeku që vdiq në aksidentin e rëndë sonte në Carralevë të Kosovës

Një aksident me fatalitet ndodhi sot pasdite në Carralevë, ku u përfshinë një veturë dhe një autobus dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht një person. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa tashmë është bërë i ditur identiteti i viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi humbi jetën është Jetmir Gashi, kirurg vaskular.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar tashmë edhe miqtë e tij.

Ndryshe, Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes janë të gjitha ekipet përkatëse.

“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

/GazetaSinjali/

Zbardhen detaje të reja për vrasjen në Skenderaj: Ngjarja ndodhi në një lokal, viktima ishte mik me Faton Hajrizin, ja çka dyshohet të jetë motivi i vrasjes (FOTO+VIDEO)

Policia e Kosovës ka njoftuar më 12.02.2025 për arrestimin e një të dyshuari në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit I.I., që ka ndodhur sot në Skenderaj.

Sipas Policisë, në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62-vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.Sipas Policisë, nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi në Skenderaj më 12.02.2025.

Sipas Prokurorisë, rasti është kualifikuar si “vrasje e rëndë” dhe të dyshuar janë dy persona.“Prokurori i departamentit për krime të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Për ketë rast që është kualifikuar si vrasje e rëndë janë te dyshuar dy persona. Dihet identiteti i tyre por ende nuk janë kapur nga drejtësia. Kemi një person të vrarë dhe tash duhet të hetohen rrethanat, motivi dhe gjithçka që ka çuar në vrasje tragjike”- tha për Kallxo.com, Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal në Skenderaj, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka raportuar Sinjali, viktima e këtij rasti është 42-vjeçari Ismet Ibishi, ndërkaq personi që dyshohet se e kreu vrasjen është Hisni Ibishi.

Ismet Ibishi

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se i dyshuari ndodhet akoma në arrati.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

I vdekuri sot në Skenderaj, Ismet Ibishi, ishte dost me Faton Hajrizin
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.
Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës 42 vjeçare.
Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti.

Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare nga Presheva

Doktoresha e njohur nga Presheva, Aurita Arifi, ka ndërruar jetë në moshë të re.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, miqtë dhe mediat lokale në Preshevë.

E ndjera ka qenë mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Njoftime mbi ceremoninë mortore të saj nuk janë bërë të ditura akoma.

Kështu pritet të shpërndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës, por a mund të ketë ngërç politik?

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 25, Lidhja Demokratike 20, koalicioni AAK-Nisma me tetë deputetë, si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Megjithatë, me numërimin e rreth 100 mijë votave nga diaspora dhe atyre me kusht, partia e Albin Kurtit, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, konsiderohet se mund t’i fitojë edhe dy deri në tre deputetë më shumë – varësisht prej përqindjes së fitimit të votave nga diaspora.

Pavarësisht kësaj, nga analistët politikë konsiderohet se LVV-ja do ta ketë të vështirë të formojë e vetme qeverinë. Sipas tyre, një koalicion mes LVV-së dhe partive të tjera shqiptare është vështirë i mundshëm. Rrjedhimisht, mund të ketë një ngërç në formimin e qeverisë së ardhshme.

KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

PDK-ja renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, LDK-ja e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota, ndërkaq, AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli tregon për KosovaPress – në bazë të këtyre rezultateve – sa deputetë mund të marrin partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

Ai jep edhe skenarin se si Lëvizja Vetëvendosje mund t’i fitojë 51 deputetë dhe me ndihmën e komuniteteve jo serbe në Kuvend ta formojë qeverinë.

“Përbërja e Kuvendit do të jetë e tillë që Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i kenë 47 deputetë, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 25 deputetë, Lidhjes Demokratike të Kosovës me 20 deputetë, si dhe koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe disa parti të tjera pritet t’i kenë tetë deputetë. Megjithatë, fakti që kemi rreth 100 mijë vota ende në kalkulim, përfshirë 80 deri 90 mijë vota të cilat janë duke ardhur nga jashtë vendit dhe të paktën 20 mijë vota nga votimi me kusht, rezultati mund të kenë ndryshime por duhet theksuar se do të jenë margjinale. Votat e diasporës në versionin më pozitiv për ndonjë parti, në këtë rast për LVV-në që ka trend më të mirë sesa brenda vendit mund të jetë dy deri të tre deputetë maksimalisht. Madje tre deputetë apo katër për t’i bërë 51 mandate i bie që duhet të fitojë gati 90 apo 100 për qind të votave të diasporës. Kjo është më e pamundur. Në skenarin më realist kur LVV-ja do t’i marrë 60 apo 70 për qind të votave, siç ka bërë rëndom, atëherë numri i mandateve të LVV-së mund të arrijë deri 49. Por kjo nuk është e sigurt, në varësi sesi do të performojnë PDK-ja dhe LDK-ja. Pra LVV-ja në këto zgjedhje do të ketë një rezultat që varion 47-49 deputetë maksimalisht”, thekson Cakolli.

Në anën tjetër, analistja politike, Magbule Shkodra tha se fjalori i ashpër i Kurtit në fushatë kundër PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, tregon se ai nuk dëshiron koalicion me asnjërën parti.

Sipas saj, rënia në vota e LVV-së dhe mossigurimi i numrave të nevojshëm në Kuvend, mund të sjell vendin në një situatë të paqartë dhe krizë politike.

“Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve me atë çka kam parë nga paraqitjet e zotëri Kurtit dhe veçanërisht në atë në orën 00:00 të natës në ditën e zgjedhjeve, duket se ai nuk dëshiron të bashkëpunojë me opozitën dhe i ka mbyllur derën opozitës dhe dëshiron të qëndrojë i vetëm. Kosova se ka luksin që të shkojë në ndonjë ngërç politik, ku do të mbesim të bllokuar dhe pa qeveri, ndërsa në anën tjetër jemi në një momentum të rëndësishëm. Nëse shohim një fotografi më të gjerë politike se çka po ndodh në botë, ne nuk e kemi luksin që të jemi pa qeveri dhe persona përgjegjës që i prijnë shtetit të Kosovës”, deklaron Shkodra.

Mirëpo, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi tha se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit është i qartë dhe se krizë politike mund të ketë vetëm nëse partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje e dëshiron një gjë të tillë.

Sipas tij, LVV-ja e ka primatin për të formuar qeverinë dhe se numrat i ka në Kuvend që bashkë me pakicat, përfshirë Listën Serbe të themelojë qeverinë.

“Është shumë thjeshtë dhe qartë. Kemi Kushtetutën, janë disa rregulla, ku partia e parë e ka primatin për të udhëhequr lojën dhe numrat janë aty. LVV-ja i ka numrat për ta bërë qeverinë me pakicat dhe Listën Serbe. LVV-ja duhet të bëjë qeverinë dhe duhet të krijohet një standard dhe kur janë numrat aty është edhe më e lehtë. Krizë ka vetëm nëse ne dëshirojmë të shohim krizë. Numrat janë aty, LVV-ja është partia e parë dhe ajo mund të bëjë qeverinë me pakicat, përfshirë Listën Serbe”, thekson Arifi.

Në bazë të rezultateve të deritanishme nuk është mohuar mundësia që partitë opozitare, PDK, LDK, AAK së bashku me komunitetet jo shumicë, të formojnë qeverinë, dhe Lëvizja Vetëvendosje – përkundër fitores në zgjedhje – të mbetet në opozitë.

Gatishmërinë për një gjë të tillë e kanë shprehur në PDK dhe AAK, ndërkaq në LDK kanë thënë se do të dalin me një qëndrim pas diskutimeve me struktura.

Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re (VIDEO)

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca…”, nis kështu një video në Instagram e Elton Ilirjanit, i cili na informoi se këngëtarja e njohur është bërë me shtëpi të re.

Eltoni: Si ndihesh Parashqevi tek shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?

Parashqevia: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimim më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për famljen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

Parashqevia: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.

Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.

Parashqevia: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madheshtor.

Në një tjetër video, Elton Ilirjani shpreh pakënaqësinë e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë, të cilët premtuan shumë dhe nuk bënë asgjë:

“Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht. I vetmi që na ndihmoi ishte Kadri Morina dhe djali i tij, Klark Morina, që i falenderojmë.”, tha Ilirjani.

VIDEO BONUS:

MPB me detaje për incidentin e armatosur në Fushë Topanë: Një i vdekur, dy të plagosur dhe katër të arrestuar!

Policia për TV SHENJA ka konfirmuar se nga përleshja me armë zjarri në Cair ka mbetur i vrarë një person ndërsa dy tjetër janë plagosur. Për këtë ngjarje ata kanë njoftuar se kanë arrestuar katër persona.

“Më date 11.02.2025 në orën 00.06 në SPB Shkup, nga Spitali i Qyteti ‘Shën Naumi i Ohrit” është denoncuar se tek ata, me lëndime nga arma e zjarrit janë sjellur H.B (35) dhe A.D. (35) që të dy nga Shkupi, dhe se më vonë H.B ka humbur jetën, ndërsa mbi A.D është kryer intervenim dhe është ndaluar për mjekim. Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se ata më herët kanë marrë pjesë në një përleshje të armatosur në rajonin e Çairit. Për shkak lëndimeve nga arma e zjarri në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup është sjellë edhe N.D nga Shkupi. Po ashtu, pas masave të ndërmarra, ndërsa nën dyshimin se kanë marrë pjesë në përleshjen, zyrtarë policor nga SPB Shkup rreth orës 01.40 në spitalin e kanë arrestuar B.B (39) nga Shkupi, në rajonin e Çairit e kanë arrestuar N.D (22) nga Shkupi, ndërsa pak më vonë janë gjetur dhe arrestuar edhe R.R (41) dhe K.T (28) që të dy nga Shkupi”, kanë deklaruar nga MPB për TV SHENJA, duke shtuar se të njëjtit janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të ngriten kallëzime penale adekuate.

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/YSOq2y7qWf4

https://youtu.be/fjhTlnkPxSM

https://youtu.be/9ne32GHnaWI

Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online. Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.

Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale.

Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këtë moment të vështirë.

Informacione të mëtejshme rreth ceremonisë mortore do të bëhen të ditura në vijim.

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/YSOq2y7qWf4

https://youtu.be/fjhTlnkPxSM

https://youtu.be/9ne32GHnaWI

 

Trump kërcënon Hamasin: Nëse të gjithë pengjet izraelitë nuk lirohen deri të shtunën, do ta shihni ç’do ndodhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur afatin e tij për të ardhmen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

“Sa më përket mua, nëse të gjithë pengjet nuk kthehen deri të shtunën në orën 12 – mendoj se është një kohë e përshtatshme – do të thosha, anulojeni dhe gjithçka është e pavlefshme, lëreni ferrin të shpërthejë,” tha ai nga Zyra Ovale.

Nuk është e qartë nëse Trump nënkuptonte mesditën apo mesnatën e së shtunës. Trump shtoi se ai pret që të gjithë pengjet të lirohen, “jo me pikatore dhe copa-copa”.

I pyetur nga BBC nëse ai e kishte fjalën për një hakmarrje të Izraelit kundër Hamasit kur tha “ferri do të shpërthejë”, Trump u përgjigj: “Do ta zbuloni, dhe ata do ta zbulojnë gjithashtu. Hamasi do ta zbulojë çfarë dua të them.”

I pyetur nëse SHBA do të përfshihej, Trump tha: “Do të shohim çfarë do të ndodhë.”Ai gjithashtu tha se ky ishte “thjesht afati im”, dhe se ende nuk ia kishte përmendur kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka mbërritur në Uashington, DC dhe është planifikuar të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Një gazetar e pyeti Trumpin në Zyrën Ovale se si do ta bindte mbretin për të pranuar më shumë palestinezë, gjë që Trump e ka propozuar si një zgjidhje të mundshme.

“Mendoj se ai do të pranojë, dhe mendoj se edhe vende të tjera do të pranojnë,” tha Trump. “Kanë zemër të mirë.”

Jordania dhe vende të tjera në rajon kanë kundërshtuar sugjerimin e Trumpit. Një gazetar tjetër e pyeti presidentin nëse do të ndalte ndihmën për Jordaninë dhe Egjiptin nëse nuk bien dakord për të pranuar palestinezë nga Gaza. “Po, ndoshta, pse jo? Nëse nuk e bëjnë, mund ta ndal ndihmën – po.”

Veliaj kërcënon Ramën nga qelia: Tani nuk kam më detyrimin të hesht, më futët në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve

Erion Veliaj reagon për herë të parë pas arrestimit.

Në një mesazh në mediat sociale, ai kërcënon Edi Ramën duke deklaruar se nuk do të heshtë më.

POSTIMI I PLOTË

Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.

Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.

VIDEO BONUS:

 

“LVV pritet të marrë shumicën e votave të diasporës”, analisti Krasniqi: Koalicioni me LDK më i mundshmi

Asnjë parti politike nuk ka mundur të marrë shumicën e votave për të formuar e vetme qeverinë e re në Kosovë.

Me të gjitha votat e numëruara përveç atyre të diasporës dhe atyre me kusht, vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti kryeson me rreth 41% të votave. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17% të votave.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi për të folur për rezultatin e zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme mes partive ishte analisti Agim Krasniqi.

Zoti Krasniqi tha se një koalicion i mundshëm është ai mes LVV dhe LKD, koalicion i cili do të merrte edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Intervista e plotë

-Cilat janë të rejat më të fundit nëse numërimi ka shkuar drejt fundit?

Krasniqi: Sipas rezultateve, përqindja për subjeket politke është po ajo. LVV megjithëse ka dalë fituese nuk ka arritur një shumicë të nevojshme për të kryer një qeverisje e vetme.

-Cilat janë shanset për një koalicon, me cilat parti do të ishte më e mundshme të bënte koalicon?

Krasniqi: Ende nuk janë numëruar votat e diasporës sepse aty pritet që LVV të marrë shumicën e tyre. Numri i deputetëve do të rritej dhe aty do të krijohej mundësia për një matematikë se me cilin subjekt politik do të duhej të krijohej qeveria duke pasur parasysh që do duhet të krijohet një qeveri e qëndrueshme dhe në zgjedhjet e presidentit, që priten në vitin e ardhshëm, mos të mungojnë numrat. Nëse nuk i sigurojnë numrat për zgjedhjen e presidentit vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

-Cili është perceptimi më i përhapur politik në Prishtinë me numërimin e votave të diasporës. Si do të konfigurohet definitivisht harta e ulëseve të parlamentit?

Krasniqi: Opsioni më i qëndrueshëm do të ishte koalicioni me LVV dhe LDK-së pasi do të siguronte një shumicë të qartë dhe do të kishte mbështetje nga partnerët perëndimorë. Suksesin e këtij koalicioni e përcakton edhe mënyra se si do të negociohen postet kryesore qeveritare dhe nëse të dyja palët do të arrijnë të ndërtojnë një besim të ndërsjelltë./vizionplus.tv

Arrestohet kryebashkiaku Veliaj, SPAK: Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ajola Xoxa në “arrest shtëpie”

Një skemë e mirëfilltë korrupsioni, një rrjet i komplikuar transaksionesh bankare dhe krijimi i shoqërive për të qarkulluar para ishin disa nga arsyet që çuan në prangosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai dyshohet se ka kryer krahas korrupsionit edhe pastrim parash.

Erion Veliaj u arrestua ndërsa ishte në zyrën e tij, brenda Bashkisë së Tiranës, nën dyshimet se së bashku me gruan e tij, Ajola Xoxa kanë kryer korrupsion me fondet publike në të paktën 10 raste. Prokurorët, Olsi Dado dhe Altin Dumani thonë se kanë qenë kompanitë e zotëruara de facto e de jure nga Ajola Xoxa ato që kanë bërë të ligjshme miliona lekë.

Nga ana e tij SPAK e thotë se Xoxa ka kryer të njëjtat krime si burri i saj, por njëherazi edhe ka fshehur origjinën e parave. Ndërsa Veliaj, sipas prokurorisë, ishte vendimtar në këtë skemë.

SPAK: Në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt. Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim, këta të fundit, vetëm përmes shoqërive dhe OJF kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Në skemën e zbërthyer nga SPAK doli zbuluar edhe roli i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt. Mes tyre bën pjesë, biznesmeni i arrestuar, Elman Abule që përmes kompanisë Remetal ka kryer pastrim parash. Masa më të buta sigurie, Prokuroria Speciale ka lëshuar edhe për biznesmenët, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu.

Në bashkëpunim ata akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

SPAK njofton gjithashtu se Gjykata Antikorrupsion sekuestroi rreth 870 mijë euro të Ajola Xoxës, në dy llogari bankare. Një tjetër gjetje e prokurorisë ishin shpenzimet e larta të saj në blerjet online.

SPAK: Gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të administruara nga shtetësja Ajola Xoxa, e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro. Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh ka bërë blerje online, të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën rreth 87 milionë lekë.

Si rrallëherë, SPAK njoftoi zyrtarisht se ka vënë në lupë edhe deputeten socialiste Klotilda Bushka, që ka tentuar të pengojë punën e tyre.

SPAK: Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Sipas ligjit, brenda 72 orëve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, gruaja e tij dhe të gjithë persona e tjerë të dyshuar se kanë kryer 6 vepra penale do të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme, me gjyqtar, Erion Banin./vizionplus.tv

Zgjedhjet në Kosovë: Dy parti opozitare deklarohen se nuk duan koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se qytetarët kanë votuar që opozita të udhëheq me vendin, duke theksuar se ai do t’iu ofrojë qytetarëve qeverisjen që duan. Ai tha se PDK-ja nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Subjekti i dytë më i madh i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe ai i katërti, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma (AAK-Nisma), kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të bëjnë koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Anadolu.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se qytetarët kanë votuar që opozita të udhëheq me vendin, duke theksuar se ai do t’iu ofrojë qytetarëve qeverisjen që duan. Ai tha se PDK-ja nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Vetëvendosja ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kishin votuar tash ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën te ne në PDK dhe në LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti zgjedhjet si referendum për veten, por qëllimi s’u arrit. Ai i kërkoi 500 mijë vota, por s’i mori”, theksoi Hamza.

Të njëjtin qëndrim të refuzimit të një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje e ka shprehur edhe kandidati për kryeministër nga AAK-Nisma, Ramush Haradinaj. Në një konferencë për media, edhe Haradinaj tha se do të bashkëpunonte vetëm me partitë opozitare për ta krijuar shumicën.

Ai konsideroi se rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk është i kënaqshëm dhe shtoi se pret që të ketë rreth 70 mijë vota në total.

“Është në nderin tim që të ndihmojë një qeveri të opozitës, asnjëherë me Kurtin. Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën edhe që është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka dalë e treta deri kur janë numëruar mbi 95 për qind të votave, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të ketë një organizim më të mirë të brendshëm partiak. Ai theksoi se pas numërimit përfundimtar, LDK-ja do të ofrojë qëndrimet e saj politike.

Abdixhiku gjithashtu tha se “nuk dinë dhe nuk duan ndryshe”, derisa ka përmendur rrugëtimin e deritanishëm.

“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar. Por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë dhe për këtë ndjej keqardhje. Pavarësisht të gjithave, do të ketë dritë. Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura, sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK-ja do të ofrojë qëndrimet e veta politike”, tha Abdixhiku.

Kryeministri aktual, njëherësh kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, Albin Kurti, mbrëmë nga selia e partisë që udhëheq, tha se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se mandatin e ardhshëm në krye të qeverisë do të vazhdojë ta qeverisë me partitë “Guxo” dhe “Alternativa”.

“Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3. Do t’i vazhdoj punët… populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, tha Kurti.

 

Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK: Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj 5 biznesmenëve.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim E. V., me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G. S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M. P., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S. K., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH. F., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi E. V., përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja A. X., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim E. V.) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit E.V.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”, “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim A. X., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja A. X.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G. S., F. B., S. K., SH. F. dhe M. P. përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK. 3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Numërohen 90 për qind e votave: VV me 41%, PDK 22.37% dhe LDK 17.57%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi numërimin e votave deri në mbi 90 për qind të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Sipas këtyre rezultateve, deri në orën 11:07 të mëngjesit, janë numëruar 90.13% e votave të hedhura në kutitë e votimit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.37%.

Dhe në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.57%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.65% të votave.

Gjermani: Dueli televiziv Scholz – Merz (VIDEO)

Kandidati për kancelar i partisë kristiandemokrate Friedrich Merz u përball këtë të dielë në debatin televiziv elektoral me kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz, i cili kandidon për një mandat të dytë.

Të dy politikanëtkristiandemokrati Friedrich Merz dhe kancelari aktual, socialdemokrati Olaf Scholz, shpalosën konceptet e programeve të partive të tyre duke u ndaluar në temat më të spikatura të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025: Migracioni, ekonomia, politikat fiskale, klima, reformat sociale, politika e jashtme.

Deklaratat përmbyllëse të debatit televiziv

Në mbyllje të debatit secili nga rivalët kishte të drejtën të shprehej me fjalinë përmbyllëse, që për Merz ishte deklarimi se: “Ne kemi një plan për këtë vend. Ne kemi shumë besim në kapacitetet e këtij vendi. Unë jam besimplotë që mund të drejtoj një qeveri të mirë dhe të suksesshme në Gjermani.

Ndërsa Scholz deklaroi: “Një qeveri, e cila kujdeset, që Gjermania të avancojë dhe të jetë e qendrueshme, mund të ketë vetëm me një votë për socialdemokratët.”

Ç‘mendon Merz për koalicionet e mundshme qeverisëse?

Merz shpreson, që kristiandemokratët/kristiansocialët do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare. Ai dëshiron të qeverisë me vetëm një partner koalicioni. AfD Merz e konsideron si një rrezik serioz për Gjermaninë. Mbështetja në elektorat për këtë parti është dyfishuar gjatë legjislaturës së fundit. Scholz është përpjekur të bëjë një politikë të majtë me partinë ekologjiste Të Gjelbrit, tha Merz. Për këtë politikë nuk ka më mazhorancë në Gjermani. Kushdo, që do të qeverisë me unionin konservator, duhet të spostohet drejt politikës së “qendrës”, veçanërisht sa u përket temave të migracionit dhe ekonomisë.

Çfarë qendrimi duhet mbajtur ndaj Trump-it? “Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore”

Cila është strategjia e duhur në raport me presidentin e SHBA-së Donald Trump? Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore, thotë Scholz. Kështu kam vepruar deri tani, vë në dukje ai dhe thekson, se është e rëndësishme, që të ruhen raportet transatlantike.

Merz thotë, se prej muajsh ka bërë thirrje, që duhet të jemi të përgatitur për presidentin Trump. Sa i përket grindjes për doganat, duhet të japim përgjigje të fortë dhe të negociojmë si të barabartë.

A duhet të pranohet Ukraina në NATO?

SHBA e refuzon këtë, thotë Scholz. E rëndësishme është të garantohet, që Ukraina të mos sulmohet sërish. Scholz theksoi, po ashtu se nuk i pëlqen kur i thuhet Ukrainës, se duhet të heqë dorë nga pjesë të territorit. Edhe Merz thotë, se aktualisht Ukraina nuk mund të hyjë në NATO. Ndërkohë Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat në BE. Edhe në BE ka detyrime solidariteti. Lufta duhet të marrë fund sa më shpejt, theksoi Merz.

Si e shohin dy rivalët Scholz dhe Merz problemin e dobësimit të ekonomisë në Gjermani?

Duke iu referuar gjendjes së dobësimit të ekonomisë Merz tërhoqi vëmendjen, se Gjermani ka hyrë në vitin e tretë të recesionit. Ka më shumë falimentime firmash dhe rritje të numrit të të papunëve. Ai akuzoi Scholz, se ka një percpetim të gabuar sa i përket emergjencës për zgjidhjen e problemeve.

Por Scholz thekson, se Gjermania ka një bazë të mirë për fuqizimin e ekonomisë: “Ne kemi bazën për t’u kujdesur për rritjen ekonomike.” Scholz theksoi gjithashtu, se nuk është ai përgjegjës për arsyet e dobësimit ekonomik, që ka të bëjë me luftën në Ukrainë. “Unë nuk e sulmova Ukrainën dhe unë nuk i ndërpreva furnizimet me gaz, ishte Putin që i bëri këto”, tha Scholz.

Merz kundërshtoi, se lufta ka prekur të gjithë Europën. “E përse vende të tjera janë sërish në kursin e rritjes ekonomike?”, pyeti ai.

“Sepse ne na u desh të luftojmë më shumë me çmimet e industrisë dhe të energjisë. Kjo ishte shumë më relevante për ekonominë tonë”, kundërshtoi Scholz.

Merz: Dëbimet në kufi janë mundshme

Merz thekson, se dëbimet në kufijtë e Gjermanisë për migrantët e paligjshëm janë të mundshme. “Ligji themelor ka ndryshuar në vitin 1993 dhe qysh atëherë kushdo që ka hyrë më në Gjermani në kufijtë tokësorë nuk ka mundur të aplikojë për azil, edhe nëse e ka kërkuar këtë”, tha Merz. Edhe vende të tjera europiane – si Franca, Danimarka, Suedia – nuk i pranojnë njerëzit në kufi. “E përse tek ne nuk mund të funksionojë kjo?”, pyeti kandidati për kancelar i CDU-së, Merz.

Scholz për “kur të ashpër dhe restriktiv” në politikën e azilit

Scholz u shpreh për një “kurs të ashpër dhe rerstriktiv” në politikën e azilit. Ndërkohë është kuota më e ulët e kërkesave për azil që nga viti 2016. Ky kurs i kthimeve dhe mbajtjes në izolim deri në momentin e kthimit për ata që nuk fitojnë të drejtën e azilit do të vazhdojë.

Atmosfera mes dy rivalëve gjatë debatit televiziv

Të dy rivalët në debatin e parë televiziv ishin të papajtueshëm në qendrimet e tyre. Scholz mbajti qendrim sulmues ndaj rivalit, por gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë duke iu përmbajtur argumentave të tij. Merz reagonte dukshëm i qetë ndaj sulmeve të kancelarit. Ai disa herë iu drejtua Scholzit duke i shtruar pyetje direkte. Pavarësisht ashpërsisë në duel që në fillim pati edhe tone pajtuese. Merz tha, se nuk ia ka marrë për keq Scholz-it, që në fillim të fushatës elektorale e pati quajtur një herë “Fritze Merz”.

Debati elektoral midis dy rivalëve kryesorë moderuar në televizionin publik ARD nga moderatoret e njohura Maybrit Illner dhe Sandra Maischberger zgjati 90 minuta. Secili nga rivalët pati të njëjtën hapësirë kohore, për këtë u kujdes regjia. Ky debat televiziv shënon edhe hapjen e fazës përmbyllëse të fushatës elektorale, gjatë së cilës deri tani në sondazhe kandidati i CDU-së për kancelar Merz kryeson me 29 deri në 34 përqind, ndërsa Scholz renditet në vend të tretë me 15 deri në 18 përqind pas AfD-së.

Në sallën, ku u zhvillua debati televiziv dy rivalëve iu lejua të kishin vetëm një laps dhe bllok shënimesh. Nuk kishte spektatorë në sallë. Gjatë dy javëve deri më 23 shkurt Merz dhe Scholz do të përballen në raunde të ndryshme televizive. Por të dielën e ardhshme më 16 shkurt Scholz dhe Merz do të marrin pjesë në një format, që është risi në këtë fushatë, një raund televiziv, ku do të jenë pjesëmarrës edhe dy kandidatët e partive të tjera ekologjisti Robert Habeck dhe kryetarja e AfD-së, Alice Weidel.

Mineralet e rralla të tokës, pse Trump dëshiron ato ukrainase?

Presidenti amerikan Trump është mburrur për një marrëveshje të mundshme që do t’i jepte SHBA-së akses në mineralet e tokës të rralla ukrainase në këmbim të mbështetjes së Uashingtonit për Kievin gjatë kohës së luftës në përpjekjen për pushtim të plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se donte “kompensim” nga Ukraina për mbështetjen “pothuajse” 375.8 miliardë dollarë të Uashingtonit.

“Ne i thamë Ukrainës se ato kanë metale të rralla të tokës jashtëzakonisht të vlefshme,” tha Trump. “Ne po shqyrtojmë mundësinë e një marrëveshjeje me Ukrainën ku ata do të kthejnë atë që ne u japim me metale të rralla dhe gjëra të tjera.”

Sipas Institutit Gjerman Kiel, i cili monitoron ekonominë botërore, SHBA-ja ndau 88.33 miliardë euro (92 miliardë dollarë) për Ukrainën nga janari 2022 deri më 31 tetor 2024.

Gjermania, e cila është në vendin e dytë kur bëhet fjalë për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, dha 16.3 miliardë dollarë dhe Mbretëria e Bashkuar është në vendin e tretë me 15.3 miliardë dollarë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e kritikoi propozimin e Trump si “shumë egoist”, duke shtuar se Kievit do t’i duheshin burimet e tij natyrore për të financuar rindërtimin pasi të përfundojë lufta.

Më poshtë është një përmbledhje e informacionit më të rëndësishëm në lidhje me mineralet e tokës të rralla të Ukrainës:

Mineralet e rralla të tokës janë një grup prej 17 metalesh të rënda (15 lantanide nga tabela periodike e elementeve, plus skadiumi dhe ittriumi), që gjenden në koren e Tokës në të gjithë botën.

Në vitet e fundit, kërkesa për këto minerale është rritur pasi ato përdoren në prodhimin e makinave elektrike, telefonave dhe pajisjeve të tjera moderne.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), në vitin 2023 kishte 110 milionë depozita të materialeve të rralla të tokës në mbarë botën.

Prodhuesi më i madh i këtyre mineraleve është Kina, e cila nxjerr të paktën 60 për qind të furnizimit botëror. Kina gjithashtu përpunon të paktën 90 për qind të metaleve të rralla të tokës, duke i dhënë asaj një “monopol” pothuajse, raportoi Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në 2024.

Kina ka aplikuar gjithashtu për mijëra patenta në teknologjinë e përpunimit.

Sa minerale të rralla të tokës importon SHBA?

USGS vlerëson se vlera e përbërjeve dhe metaleve të tokës të rralla të importuara nga Shtetet e Bashkuara ishte 190 milionë dollarë, shtatë për qind më pak se një vit më parë.

Ata shtuan se në vitin 2024, SHBA u mbështet në Kinë, Malajzi, Japoni dhe Estoni për 80 për qind të nevojave të saj për metale të rralla.

Përveç 17 metaleve të rënda, SHBA po kërkon edhe minerale të tjera kyçe si tungsteni, teluri, litiumi, titani dhe indiumi.

Ku gjenden këto minerale në Ukrainë?

Ukraina thotë se mineralet e saj të rralla të tokës dhe mineralet e tjera kryesore janë të vendosura në gjashtë vende në të gjithë vendin.

Në vitin 2023, revista e biznesit Forbes vlerësoi se burimet minerale të Ukrainës arritën në 111 miliardë tonë, kryesisht qymyr dhe mineral hekuri, me vlerë 14.8 trilion dollarë.

Megjithatë, më shumë se 70 për qind e burimeve janë në rajonet Donetsk dhe Lugansk në Ukrainën lindore, të cilat kontrollohen pjesërisht nga Rusia.

Ka edhe minerale në Dnipropetrovsk, i cili kufizohet me rajonet Donetsk dhe Zaporizhia, të cilat Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2022. Trupat ruse aktualisht po përparojnë atje. Gadishulli i Krimesë është gjithashtu i pasur me minerale, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Në vitin 2022, Ukraina tha se ishte një nga 10 vendet më të pasura në botë për sa i përket rezervave të provuara të titanit, që përbën shtatë për qind të prodhimit global.

Cilat janë reagimet e Ukrainës ndaj komenteve të Trump-it?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve në Kiev se ishte i pari që përmendi idenë për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara akses në mineralet e rralla të tokës në shtator.

Zelensky tha se Ukraina është e hapur për investime nga aleatët që po e ndihmojnë atë në luftë.

“Ne jemi të hapur për faktin se e gjithë kjo mund të zhvillohet me partnerët tanë, të cilët na ndihmojnë të mbrojmë vendin tonë dhe të zmbrapsim armikun me armët e tyre, praninë dhe paketën e sanksioneve. Dhe kjo është plotësisht e drejtë”, shtoi ai.

Zelensky gjithashtu e quajti idenë një “pikë të rëndësishme ekonomike” në “planin e tij të fitores”, i cili u njoftua vitin e kaluar si një rrugë për t’i dhënë fund luftës gati tre-vjeçare.

Cili është reagimi i Rusisë?

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov beson se komentet e Trump-it sugjerojnë se Ukraina duhet të “blejë ndihmë”.

“Kjo do të thotë se nuk do të ketë më asistencë falas apo ndonjë formë tjetër, por ajo do të ofrohet mbi baza komerciale”, tha Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Do të kishte qenë më mirë nëse SHBA “të mos kishte ofruar asnjë ndihmë [për Ukrainën], duke kontribuar në përpjekjet për t’i dhënë fund këtij konflikti,” tha ai.