Ballina Blog Faqe 3

Aksident në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, humb jetën një 19-vjeçare nga Semenishti i Komunës së Sarajit

Një vajzë 19-vjeçare e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas raportit të MPB-së, të premten rreth orës 16:20 në rrugën Shkup-Tetovë, një automjet BMW me targa të Shkupit, e drejtuar nga 22-vjeçarja M.XH. nga fshati Semenisht i Komunës së Sarajit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, me ç’rast 19-vjeçarja V.M. nga i njëjti fshat ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën klinike në Shkup, ku pas një ore u është nënshtruar plagëve.

Fshati Semenisht Saraj

“Lëndime të lehta kanë marrë bashkëudhëtaret A.M.(21), a.m.(21) dhe R.M.(24), të gjitha nga fshati Semenisht, të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer ekip i SPB SHkup dhe prokuror publik me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës është dërguar në autopsi”, thonë nga MPB-ja.

Fshati Semenisht Saraj

ЗАГИНА 19-ГОДИШНА ДЕВОЈКА КАЈ САРАЈ Трите сопатнички се повредени откако „БМВ“ излетало од патот

На 06.06.2025 во СВР Скопје било пријавено дека во 16.20 часот на регионалниот пат Скопје-Тетово, патничко возило „бмв“ со скопски регистарски ознаки, управувано од 22-годишната М.Џ. од село Семениште, општина Сарај, излетало од патот и се превртело.

Во несреќата со тешки телесни повреди се здобила сопатничката В.М.(19) од село Семениште и била пренесена во Комплекс клники „Мајка Тереза“, каде што во 17.40 часот лекар констатирал смрт. Додека, со телесни повреди се здобиле сопатничките А.М.(21), А.М.(21) и Р.М.(24), сите од село Семениште, констатирани во Градската општа болница „Св. Наум Охридски“ во Скопје, информира МВР.

Gruaja sulmon me thikë kalimtarët në Mynih, qëllohet për νdekje nga policia

Një grua sulmoi me thikë disa persona mbrëmjen e sotme në Mynih. Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare, e cila u qëllua nga policia dhe vdiq pak orë më vonë në spital.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, sipas BILD dhe Abendblatt.

Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra. Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa BILD raporton se ajo vuan nga “sëmundje mendore”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për publikun”.

“Ata kishin frikë të luanin”, Hysaj i motivuar, Gjimshiti: “Mund të fitonim edhe 3-0”

Elseid Hysaj, një lojtarët më të mirët në fushë ndaj Serbisë, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola. Pas sfidës mbrojtësi kuqezi foli për Supersport: “Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara”.  

Mbrojtësi më pas vazhdoi, duke treguar edhe detyrat që i kishte dhënë Sylvinho: “Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot. Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.  

Hysaj evidentoi në fund edhe intimidimin që pati kundërshtari: “Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Hysaj.  

Gjimshiti: “Mund të fitonim 2 apo 3-0”

Kapiteni Berat Gjimshiti, ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Serbisë kishte sjellë gëzim e mërzi: “Keqardhja më e madhe? Barazimi është. Nëse sheh ndeshjen që kemi zhvilluar, jam i lumtur por edhe i mërzitur se besoj me atë penallti, nëse bëhej gol ndeshja mund të mbaronte 2 apo 3-0 për ne”.

Nuk ishte fare e lehtë, sidomos me këtë tension e presion që jemi futur në ndeshje ndaj Serbisë. Kishte shumë dhe besoj se jam shumë i lumtur për të gjithë djemtë në fushë e pankinë, se vetëm kështu shkohet para, nëse luhet me këtë guxim e zemër, duke lënë gjithçka në fushë.

Shehun u befasova që kur e pashë herën e parë në stërvitje me Andorrën dhe i pyesja lojtarët ku ka luajtur se nuk e dija. Dhe thashë ka shumë për të ecur para nëse vazhdon e punon, por duhen respektuar të gjithë se dhanë gjithçka në fushë, Hysaj, Ajeti, Broja, Mitaj, të gjithë. Ekipi është kryesori, nëse do të ecësh para, ai është i pari, nëse ekipi bën mirë, mund të arrish më pas individualisht gjithçka.

Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur pas barazimit pa gola të Shqipërisë. Ai u ndal edhe te penalltia e humbur e Manajt: “Rei Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajhtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumim për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni për “Super Sport”.

“Marr përgjegjësinë e zgjedhjes”:Sylvinho s’thotë pse penalltinë nuk e goditi Asllani

Rei Manaj humbi penalltinë që mund t’i kishte dhënë fitoren Shqipërisë në përballjen me Serbinë. Lushnjari e mori topin në duar dhe kërkoi ta ekzekutonte vetë penalltinë, ndërsa në fushë ishte Asllani, që vinte nga dy penallti të realizuara me Inter në dy ndeshjet e fundit të Serie A. Një veprim i tillë ka shkaktuar debate për hierarkinë në skuadër, apo edhe kush vendos. Sylvinho pas ndeshjes ka tentuar ta mbyllë argumentin pa shpjegim: “Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ne, marr përgjegjësitë për zgjedhjet që kam bërë. Ndodh që të humbasësh një penallti sepse është futboll, kishim përgatitur një ndeshje shumë të mirë sot”.

Tekniku Brazilian pastaj u ndal edhe te Broja, që kishte shenja të dukshme të mungesës së kondicionit. Sylvinho sidoqoftë edhe këtu kishte tjetër mendim: “Broja nuk është mësuar të luajë ndeshje të plotë, ishte shumë i lodhur në një pikë të lojës, bashkë me Hoxhën. Broja bëri një pjesë të parë shumë të mirë, ai ka aftësi shpërthyese nëse ka hapësira në fushë. Ishte një ndeshje e organizuar mirë, jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe për njerëzit në stadium që erdhën të na ndiqnin”.

Sylvinho mundohet ta shohtë gotën gjysëm plot, pavarësisht se përpara ka një transfertë të vështirë kundër Letonisë, një kundërshtar ndaj të cilint kemi 6 barazime në 6 ndeshje të luajtura në histori: “Është një moment i bukur për Kombëtaren, nëse vitin e kaluar kishim 16 lojtarë, tashmë kemi 22 lojtarë për rolet tona. Jam i lumtur që kam mundësi të bëj zgjedhje të ndryshme. Duke nisur që nesër do të bëjmë zgjedhjet e duhura për ndeshjen e radhës. Do duhet të rishohim çdo gjë”, u shpreh Sylvinho në përfundim të takimit.

Tifozi i vogël bën “shqiponjën” ndërsa lojtarët serbë këndojnë himnin!

Ka nisur sfida e shumëpritur me aq shumë emocion ajo mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”.

Në momentin që po ekzekutohej himni kombëetar i Serbisë, një nga fëmijët e vegjël që shoqëruan në fushë skuadrën serbe, ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ndërkohë në shkallët e stadiumit nuk kanë munguar as firshëllimat.

Barazim pa gola në “Air Albania”, Manaj i “mohon” fitoren Shqipërisë!

Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë, por mungoi goli. Rei Manaj pati mundësinë e artë në minutën e fundit të pjesë së parë për të shënuar golin e avantazhit, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan sërish të gjejnë rrugën e rrjetës por ishin të pafat.

Armando Broja tentoi disa herë të merrte përpara mbrojtjen serbe, ku në disa raste dhe ia arriti, por në fund të aksionit kuqezinjtë u treguan të pasaktë para portës.

Me futjen në fushë të Nedim Bajramit, Mirlind Dakut dhe Myrto Uzunit në vend të Hoxhës, Brojës dhe Manajt, solli më shumë freski në fraksionin e dytë të lojës.

Nedim Bajrami ishte ai që pati një tjetër rast të artë, pasi u shërbye saktë brenda zonës nga ana e Dakut, por goditja e tij ishte mjaft e dobët.

Ndërkohë Serbët patëm shumë pak raste për shënim.

Pas kësaj ndeshjeje Shqipëria mban vendin e dytë në grupin K me 4 pikë, kurse Serbia renditet në vendin  e katërt me 1 pikë.

Grupi K kryesohet nga anglezët të cilët kanë 9 pikë.

Gjermania vendos në dispozicion tre vite kohë për të “riorganizuar ushtrinë”

Në një përpjekje për të përmirësuar gatishmërinë ushtarake dhe për të përmbushur angazhimet e NATO-s, Gjermania ka vendosur një afat deri në vitin 2028 për të modernizuar dhe rritur kapacitetet e ushtrisë së saj. Shefja e Zyrës për Prokurim Ushtarak, Annette Lehnigk-Emden, theksoi se të gjitha pajisjet e nevojshme për mbrojtjen e shtetit duhet të blihen deri në këtë vit. Kjo iniciativë është pjesë e një strategjie më të gjerë të quajtur “Zeitenëende”, e nisur pas agresionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Qeveria gjermane ka ndarë qindra miliarda euro për të avancuar kapacitetet e ushtrisë. Prioritet do të kenë pajisjet e rënda, si tanket kundërajrore “Skyranger” dhe modernizimi i sistemeve ekzistuese. Gjithashtu, është planifikuar blerja e 105 tankeve Leopard 2A8, të cilat do të përdoren nga Brigada e 45-të e tankeve, e dislokuar në Lituani për të siguruar krahun lindor të NATO-s. Përveç kësaj, janë planifikuar blerje të sistemeve të mbrojtjes ajrore, si Brimstone dhe Stinger, si dhe modernizimi i sistemeve ekzistuese të mbrojtjes ajrore.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi se do të nevojiten 50.000 deri në 60.000 ushtarë të rinj për të përmbushur nevojat e NATO-s për mbrojtje. Aktualisht, ushtria gjermane ka mbi 180.000 ushtarë dhe synon të arrijë 203.000 deri në vitin 2031. Megjithatë, ka sfida në rekrutimin e mjaftueshëm të personelit, duke çuar në diskutime për mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm, i cili u pezullua në vitin 2011.

Gjermania ka udhëhequr iniciativën “European Sky Shield”, e cila synon forcimin e mbrojtjes ajrore të Evropës përmes blerjes së sistemeve të avancuara si Arroë 4 dhe integrimin e këtyre sistemeve me ato ekzistuese. Ky projekt ka mbështetje nga 15 shtete evropiane dhe ka për qëllim të krijojë një rrjet të integruar mbrojtjeje ajrore për të përballuar kërcënimet e mundshme, veçanërisht ato nga Rusia.

Pavarësisht angazhimeve financiare, ka sfida në realizimin e këtyre planeve për shkak të kufizimeve buxhetore dhe procedurave administrative të ngadalta. Në vitin 2024, qeveria miratoi 97 projekte të mëdha mbrojtjeje, më shumë se çdo vit tjetër, por ka shqetësime në lidhje me aftësinë e ushtrisë për të shfrytëzuar këto investime në mënyrë efektive. / abcnews.al

Dy pikët që i falëm Serbisë/ Kombëtarja ishte pranë suksesit, por Manaj shpërdoroi penalltinë

Nuk qe e thënë që të fitonim. Edhe pse ishim 11 metra pranë sërish nuk ia dolëm në derbin e Ballkanit dhe në duelin direkt për kualifikim në Botëror, Serbinë.

Plot 20 427 tifozë mbështetën fuqishëm kombëtaren, e cila pati një provë të vështirë dhe me shumë emocione në “Arenën Air Albania”.

Serbia e nisi më mirë ndeshjen, duke ushtruar presion dhe provuar portën e Strakoshës, ndonëse pa rrezik.

Më pas, kuqezinjtë u përshtatën me njëri-tjetrin dhe nisën të qarkullonin më mirë topin. Mitaj dha sinjalin e parë, ndërsa më I rrezikshmi siç pritej ishte Armando Broja.

Sulmuesi më I talentuar I kombëtares shkaktoi panik në të djathtë, ku luajti në vend të Asanit, duke fituar goditje dënimi, e duke kërkuar tjetër faull pas një depërtimi spektakolar.

Gjithsesi, momenti kulmor e që ndoshta mund të kishte vendosur ndeshjen erdhi pikërisht në minutën e fundit.

Elseid Hysaj, në formë shumë të mirë deri në atë kohë, krijoi një aksion krejtësisht personal dhe fitoi penallti.

U prit që goditja të ishte e Asllanit, specialistit tek Interi që realizoi dy 11-metërsha radhazi në Serinë A, por goditjen e mori përsipër Manaj.

Sulmuesi goditi dobët dhe Petroviç grushtoi. Ndeshja ishte vërtet e bukur, me ritëm dhe emocione, dhe kështu vazhdoi pas pushimit.

Broja krijoi direkt mundësi me të nisur pjesa e dytë, por Serbia u përgjigj.

Vlahoviç dhe Samarxhiç treguan klasin e tyre, duke rrezikuar, por për fat një herë na shpëtoi Strakosha, dhe herën e dytë fati. Një moment delikat ishte brenda zonës në 58’ kur miqtë kërkuan penallti, por në të vërtetë nuk pati asgjë. Gjithsesi, momenti më I mirë pas penalltisë ishte ai I Nedim Bajramit.

I futur në fushë bashkë me Dakun, lojtari ofensiv I Rejnxhërsit mori një pasim të mrekullueshëm pikërisht nga sulmuesi I Rubinit.

Megjithatë, gjuajtje më e dobët nuk mund të bëhej.

Kombëtarja luajti një ndeshje me mjaft karakter përballë një kundërshtari me potencial dhe talent më të madh.

Shqipëria ishte më afër fitores, pati rastet më të pastra, por fatin nuk e pati me vete.

Gjithsesi, pavarësisht masave të jashtëzakonshme të marra nga autoritetet, nuk munguan hedhjet e shisheve.

Plot tri herë u përsërit I njëjti veprim, madje në të tretin rast arbitri italian Davide Masa paralajmëroi ndërprerjen e ndeshjes.

Barazimi 0-0 na I pakëson mundësitë për kualifikim, por gjithçka mbetet e hapur për të shkuar në Botëror.

The Independent: Shqipëri-Serbi, më shumë se një ndeshje futbolli

Nga: The Independent

Kur Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 të shtunën, ndeshja në Tiranë ka më shumë peshë sesa vetëm rezultati.

Kjo përplasje është një nga rivalitetet më të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht më intensive në futbollin evropian, e rrënjosur në tensione të thella historike dhe etnike, veçanërisht në lidhje me konfliktin e Kosovës dhe historinë e gjerë të Ballkanit.

Me identitetet kombëtare të ndërthurura thellë, organizatorët po punojnë për të siguruar që jehonat e konfrontimeve të së kaluarës të mbahen larg.

Herën e fundit që dy ekipet u takuan në tokën shqiptare ishte në vitin 2015, kur Serbia fitoi 2-0, pavarësisht se tifozëve serbë u ndalua të merrnin pjesë në ndeshje.

Të dyja vendet janë në të njëjtin grup kualifikues për Kampionatin Evropian së bashku me Anglinë , Letoninë dhe Andorrën.

Përleshja e Beogradit në vitin 2014 është ende në kujtime

Një ndeshje e vitit 2014 midis ekipeve në Beograd u ndërpre kur një dron që mbante një flamur shqiptar shkaktoi një përleshje në shkallë të gjerë. Shqipërisë iu dha një fitore 3-0 pasi një vendim tha se ndeshja nuk mund të vazhdonte për shkak të mjedisit armiqësor në stadium.

Kjo i siguroi Shqipërisë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2016 — një rast i parë për ekipin.

Ajo ndeshje ishte konsideruar tashmë me rrezik të lartë. Kosova, e cila ka shumicë popullsie shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 – një veprim që Serbia nuk e njeh.

Futbolli, shpesh një pasqyrë e nacionalizmit dhe politikës, pasqyronte këtë përçarje të thellë.

Ndërsa Tirana përgatitet për përballjen e fundit, kujtimet e asaj nate — dhe zelli nacionalist që ajo shpërtheu — qëndrojnë pezull pak nën sipërfaqe.

Marrëdhëniet e tensionuara të Serbisë me Kosovën

Serbia dhe Shqipëria mbeten në mosmarrëveshje mbi statusin e Kosovës, tashmë të pavarur, dhe rivaliteti midis tifozëve është ende i fortë.

Pothuajse gjysma e skuadrës shqiptare është me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut ose Serbia jugore.

Për lojtarët, kjo është një garë e lënë në hije nga historia, politika dhe krenaria kombëtare – një kujtesë se ndonjëherë sporti është gjithçka tjetër përveçse një lojë.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili ishte pjesë e ndeshjes së vitit 2014, tha se kaosi “nuk duhet të përsëritet”.

“Duhet të jemi të qetë dhe të vetëdijshëm se jemi lojtarë futbolli”, tha ai. “Jemi këtu për t’i kënaqur tifozët dhe për të dhënë më të mirën për fitoren.”

Organizatorët u kujtojnë tifozëve se është një ndeshje

Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, u bëri thirrje shqiptarëve ta shohin ndeshjen si një ngjarje sportive “ku ekipi merr mbështetje dhe energji pozitive nga tifozët për të arritur qëllimin”.

«Duam të japim mesazhin: le ta jetojmë si një festë sportive», tha Duka për Associated Press.

Do të ketë një prani të madhe policore, mbyllje rrugësh dhe kontrolle të tifozëve që hyjnë në stadium. Tifozëve serbë u ndalohet hyrja, gjë që “do të kontribuojë në një mjedis më të qetë”, tha Duka.

Palët kanë ndërmarrë hapa për të krijuar një marrëdhënie më të mirë. Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkë-organizatore të Kampionatit Evropian të meshkujve nën 21 vjeç në vitin 2027, në një projekt që synon të kapërcejë tensionet politike.

“Lojtarët nuk e mbajnë barrën e historisë apo të tensioneve politike”, tha Duka. “Ata garojnë në fushë për të fituar, për të dhënë më të mirën për fanellën që përfaqësojnë dhe, mbi të gjitha, për të ndërtuar urën e respektit përmes lojës.”

Nacionalistët dhe tifozët e futbollit në konflikt

Edhe pse tensionet politike janë ulur disi vitet e fundit, nacionalistët dhe tifozët e futbollit në të dyja palët janë thellësisht në kundërshtim me njëri-tjetrin. Si Shqipëria ashtu edhe Serbia janë përballur me sanksione nga organi qeverisës i futbollit evropian për shkak të incidenteve me ngarkesë politike që përfshijnë tifozët.

Megjithatë, presidenti populist i Serbisë, Aleksandar Vuçiç , kohët e fundit i shtoi benzinë ​​situatës duke i thënë trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviç, në një tubim të madh të mbështetësve të tij se Serbia duhet të fitojë.

«Shkoni atje dhe rrihini», tha ai, duke iu drejtuar Stojkoviçit i cili ishte në turmë.

Stojkoviç dhe disa lojtarë janë përpjekur të ulin tensionet, duke thënë se është thjesht një ndeshje tjetër.

“Të gjithë thonë se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme”, tha Stojkoviç për ndeshjen hapëse të Serbisë në Grupin K. “Jemi shumë të përqendruar për ta filluar ashtu siç duam dhe do të përgatitemi të luajmë sa më mirë që mundemi në këtë kuptim, me gjithë respektin e duhur për Shqipërinë.”/abcnews.al

Ndahet papritur nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-burri i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina.

Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë.

Lidhur me vdekjen e parakohshme të Shqinës ka reaguar edhe politikania Majlinda Bregu, e cila shpreh ngushëllimet.

Postimi i Majlinda Bregut:

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehsh në paqe, Ilir

Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, paga do të jetë 1100 euro në muaj

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh.

“Shteti planifikon të trajnojë 800 deri në 4,000 ushtarë çdo vit në këtë mënyrë”, tha Anusiç në prezantimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura, të cilat janë një parakusht për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Amendamentet do të kalojnë në një konsultim publik dhe më pas parlamenti kroat duhet të shprehë mendimin e tij, shkruan televizioni H1. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak po futet për të rinjtë e moshës 19 vjeç për të siguruar një përgatitje më të fortë mbrojtëse dhe një lidhje më të mirë të qytetarëve me sigurinë kombëtare.

Stërvitja ushtarake është planifikuar në kazermat në Knin, Slunj dhe Požega.

Gjatë stërvitjes, ushtarët do të marrin një pagë neto prej 1,100 eurosh, shërbimi ushtarak do të fillojë si përvojë pune dhe nëse punësohen, punëdhënësit nuk do të kenë të drejtë t’i pushojnë nga puna.

Për më tepër, u propozua që atyre që kanë kryer shërbimin ushtarak t’u jepet përparësi në punësim në qeveritë shtetërore dhe lokale, gjë që më parë, kur u njoftua si mundësi, u kritikua nga pjesë të opozitës dhe shoqatave të të drejtave të njeriut.

Gratë janë të përjashtuara nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të bëhen vullnetare. Për ata që thirren për kundërshtim të ndërgjegjshëm, ofrohet edhe shërbim ushtarak civil, në dy mënyra.

E para është një qëndrim në kazerma nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, i cili do të zgjaste tre muaj, me një pagë prej 250 eurosh në muaj, dhe mënyra e dytë parashikon katër muaj shërbim civil në njësitë e vetëqeverisjes lokale ose rajonale, pa kompensim.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, publiku ka folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij është Ministri i Mbrojtjes, i cili vjen nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat.

Ai njoftoi disa herë fillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por nuk pati marrëveshje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili përsëriti vazhdimisht se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet të diskutohet për një kohë të gjatë dhe seriozisht në nivelin më të lartë.

Shërbimi i detyr)ueshëm ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe që atëherë shërbimi ushtarak ka qenë vetëm vullnetar, por interesi është i ulët.

Sfida me kuqezinjtë, trajneri dhe kapiteni i Serbisë: Nëse duam të fitojmë në “Air Albania” duhet të luajmë shumë mirë, Shqipëria ka ekip të fortë

Trajneri i Serbisë Dragan Staqjkoviç dhe kapiteni Akleksandër Mitroviç kanë dalë ditën e sotme para mediave ku kanë folur për ndeshjen me Shqipërinë e vlefshme për kualifikuesit e Kupës së Botës, sfidë e cila do të luhet mbrëmjen e së shtunës në “Air Albania”.

Trajneri serb ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë duke theksuar se nëse Serbia do fitoren duhet të luajë shumë mirë.

Ne duhet të jemi shumë mirë nëse duam ta mundim Shqipërinë nesër. Nuk mund ta mundim Shqipërinë nëse nuk luajmë shumë mirë”, u shpreh Stajkoviç.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kapiteni Mitroviç.

Shqipëria ka skuadër të mirë, ka trajner të mirë. Duhet të jemi në nivel të lartë për ndeshjen e nesërme”, deklaroi Mitroviç.

Plakja e popullsisë, Kosova në krizë/ Eksperti: Të rinjtë po ikin, institucionet s’kanë vullnet të gjejnë zgjidhje

Ekspert i çështjeve sociale, Vebi Mujku, thotë se Kosova po përballet me një ulje të lindshmërisë. Sipas tij, shifrat e natalitetit në vend kanë pësuar një  rënie t të frikshme dhe kjo duhet parë si alarm social.

“Kosova është në një krizë të madhe të natalitetit. Përpara ka qenë e njohur për rritjen e natalitetit, por sot kemi një rënie të madhe. Problemi kryesor e kemi me ikjen e fuqisë punëtorët dhe të meshkujve, të cilat do të gjeronin në rritjen e popullatës”, tha ai.

Ai theksoi se familjet në Kosovë nuk kanë ndihmën e duhur nga ana e institucioneve dhe kjo harresë ndikon në planifikimin familjar. Sipas tij, Kosova nuk po aplikon politikat e duhura sociale dhe kjo po reflektohet në shoqëri

“Faktori i dytë qëndron tek mungesa e institucioneve. Nuk kemi kopshte të mjaftueshëm për të gjithë fëmijët. Nuk ka familje të mëdha, çiftet po preferojnë të jetojnë vetëm.  Kostot për rritjen e një fëmijë janë më të larta. Kosova pa politika sociale dhe pa ekonomi të duhura. Plakja e popullsisë është kthyer në një shqetësim serioz”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në “Ballkan Update”, Mujku theksoi se qeveria e Kosovës  duket që nuk ka vullnet për të adresuar plagët sociale.

Ai theksoi se të rinjtë po largohen masivisht nga vendi dhe kjo po tkurrë në masë, numrin e lindjeve dhe për pasojë shtimin  numrit të popullsisë.

“Nuk shoh që ka vullnet nga qeveria. Ne po prodhojmë gjenerata, po i rrisim ato, po i edukojmë dhe në fund po na ikin në Evropë. Ne duhet të stimulojmë që këto familje t’i mbajnë fëmijët në vendin tonë. Ne duhet të kthehemi dhe të përqendrohemi tek zhvillimi social, arsimor dhe t’i mbajmë ato në vendin tonë”, theksoi ai/abcnews.al

E prerë dhe futur në valixhe: Vritet në Itali 30-vjeçarja rumune, autori rrëfen krimin makabër

Një krim tronditës ka ndodhur në Itali, ku 30-vjeçarja rumune Denisa Maria Antas Pon, e zhdukur që nga 15 maji, është gjetur e pajetë në një mënyrë makabre. Trupi i saj i copëtuar u zbulua brenda një valixheje pranë një shtëpie të braktisur në një fermë, shkruan Gazeta Sinjali.

Denisa punonte si eskortë luksoze dhe ishte zhdukur në qytetin e Pratos, ku kishte shkuar për të takuar klientë. Pas hetimeve, policia arrestoi bashkëkombasin e saj, 32-vjeçarin Vasile Frumouzache, i cili pranoi autorësinë e vrasjes, transmeton Daily Mail.

Sipas hetimeve, Frumouzache, një roje sigurie dhe baba i dy fëmijëve, kishte komunikuar me viktimën përmes një aplikacioni takimesh dhe e kishte takuar atë në hotel. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se ai qëndroi me të për mbi dy orë dhe më pas doli nga hoteli me një valixhe të bardhë – e njëjta në të cilën u gjet trupi i pajetë.

“Nuk duroja më shantazhin, më kërkoi 10 mijë euro që të mos i tregonte gruas sime,” ka deklaruar ai për policinë. Sipas rrëfimit të tij, ai e vrau Denisa-n duke i prerë kokën me thikë, trupin e vendosi në një qese, ndërsa kokën e dogji një ditë më vonë.

Të afërmit e viktimës kanë treguar për mediat italiane se Denisa kishte shprehur frikë për jetën e saj disa orë para zhdukjes, por në bisedën e fundit me të ëmën ajo kishte shkruar: “Për hirin tënd, mami, jam mirë, do të shihemi në shtëpi të shtunën”.

E çuditshme/ Gjithçka rreth sherrit online Trump-Musk

President Donald Trump participates in a press conference with departing DOGE adviser Elon Musk, Friday, May 30, 2025, in the Oval Office. (Official White House Photo by Molly Riley)

Një përplasje e ashpër dhe e papritur shpërtheu të enjten në rrjetet sociale mes Elon Musk dhe Donald Trump, dy ish-aleatë të afërt. Themeluesi i Tesla-s bëri thirrje për shkarkimin e presidentit amerikan dhe e akuzoi atë për lidhje me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein. Ky reagim erdhi pas kërcënimeve të Trump për të ndërprerë kontratat federale dhe subvencionet për kompanitë e Musk.

Përkeqësimi i marrëdhënies së tyre, dikur e konsideruar si e fortë pasi u ndërtua mbi interesa të përbashkëta, u shoqërua me një shkëmbim publik të akuzave personale dhe politike në rrjetet sociale.

Pika kulmore e kësaj përplasjeje ishte postimi i Musk në X, ku ai pretendoi se administrata Trump nuk i kishte bërë publike dosjet për Epstein sepse ato përmbanin informacione që implikonin vetë presidentin. Më pas, ai shpërndau një postim që bënte thirrje për shkarkimin e Trump, duke paralajmëruar se tarifat e tij tregtare do të çonin në recesion.

“Koha për të lëshuar bombën: Donald Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike. Kalofsh një ditë të mbarë!” shkroi Musk, pasi Trump kishte deklaruar se anulimi i subvencioneve për kompanitë e Musk do të kursente “miliarda”.
Përplasja nxiti reagime të shumta, përfshirë edhe atë të komentueses së njohur konservatore Ashley St. Clair, e cila është nëna e një prej fëmijëve të Musk dhe aktualisht e ka paditur atë për mbështetje financiare ndaj fëmijës. “Më thuaj nëse ke nevojë për këshilla të ndarjeve,” shkroi ajo në X, duke iu referuar Trump.

Pas publikimit të deklaratave të presidentit Trump, aksionet e Tesla pësuan një rënie prej afro 15%, ndërsa konkurrentët e SpaceX, përfituan nga situata duke rezultuar me rritje në bursë.

Tensionet kishin nisur prej javësh, kur Musk kritikoi projektbuxhetin republikan. Musk e cilësoi ligjin si “të neveritshëm”.

Trump, i ftuar në një konferencë për shtyp në Zyrën Ovale me praninë e kancelarit gjerman Friedrich Merz, u shpreh me ironi për syrin e nxirë të Musk dhe la të kuptohej se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar.

“Elon dhe unë kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do ta kemi më,” tha Trump, duke shtuar se Musk kundërshtoi projektbuxhetin vetëm pasi kuptoi se ai nuk i shërbente interesave të Tesla-s. Gjithashtu, Trump tërhoqi mbështetjen për kandidatin e preferuar të Musk për të drejtuar NASA-n.
Musk reagoi menjëherë në X, duke e akuzuar Trump për mosmirënjohje ndaj mbështetjes financiare që ai kishte dhënë për fushatën e rizgjedhjes së Trump.

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet. Demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senati do të ishte 51–49 për Republikanët,” shkroi Musk, duke shtuar: “Çfarë mosmirënjohjeje.”
Trump mohoi ndikimin e Musk në fitoren e tij, veçanërisht në shtetin e Pensilvanisë dhe më vonë publikoi në Truth Social se e kishte shkarkuar Musk nga roli si këshilltar special në Shtëpinë e Bardhë për shkak të lodhjes së stafit nga prezenca e tij. Musk reagoi duke shkruar: “Gënjeshtër e pastër. Shumë e trishtueshme.”

Pas kësaj, Musk publikoi postimin e tij lidhur me dosjet e Epstein, duke e akuzuar Trump për përfshirje në një rrjet të dyshuar abuzimi seksual të fëmijëve. Megjithatë, ai injoroi faktin që edhe vetë është fotografuar në një festë në vitin 2014 me Ghislaine Maxwell, partneren e dikurshme të Epstein, e dënuar në vitin 2021 për përfshirje në trafikim seksual.

Kjo përplasje publike shënon fundin e një bashkëpunimi të gjatë mes dy figurave me ndikim të madh në skenën politike dhe ekonomike amerikane. Pavarësisht paralajmërimeve të demokratëve dhe zërave kritikë brenda rrethit të Trump, marrëdhënia mes tyre zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar.

Gjatë viteve të fundit, Musk kontribuoi me qindra milionë dollarë në fushatën për rizgjedhjen e Trump përmes një komiteti të posaçëm, që financoi një pjesë të rëndësishme të fushatës në terren. Megjithatë, ndikimi real i këtyre përpjekjeve në rezultatin zgjedhor mbetet i paqartë.

Spanja trondit Francën me “manita”, por dridhet në fund: Yamal sfidon CR7 në finale

Spanja mposht 5-4 Francën në gjysmëfinalen e dytë të Nations League: do të luajë për trofeun kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos. Në Stuttgart, kampionët në fuqi të Europës kalojnë në epërsi 5-1 falë Yamal (dopietë me njërin nga dy golat nga penalltia), Nico Williams (22’), Merino (25’) dhe Pedri (55’). Më pas, megjithatë, Roja “fle” dhe francezët rikthehen me Mbappé (59’), Cherki (79’), Vivian (autogol në minutën e 84’) dhe Kolo Muani (94’).

Nations League përjeton gjysmëfinalen më të pabesueshme në historinë e saj të re: Spanja mposht 5-4 Francën duke rrezikuar të shpërdorojë avantazhin prej 5-1 dhe kalon në aktin përfundimtar, ku arrin Portugalinë. Dhe gjëja e pabesueshme është se ndeshja dukej e mbyllur shumë herët, sepse mes minutës së 22’ dhe të 25’ konkretizohen dy golat e parë. Në të dy rastet, protagonisti është Oyarzabal, që shërbeu fillimisht për Nico Williams (goditje nën tra) pastaj për Merino (njësh-dysh i mbyllur me qetësi) për golat përkatës. Para pushimit të pjesës së parë erdhi edhe 3-0, por gëzimi i Huijsen u mbyt për pozicion jashtë loje. Dhe kështu, në pushim, ndeshja tashmë është e orientuar, me francezët që kanë të vetmen keqardhje në minutën e 12’ me traversën e Theo Hernandez.

Për ta mbyllur, të paktën në pamje të parë, mendojnë fenomenët e Barcelonës: në minutën e 54’, Yamal fiton penalltinë për 3-0 ndaj Rabiot. Kalon vetëm një minutë dhe është Pedri, me asist nga Nico Williams, që shënoi golin e katërt. 4-0, megjithatë, zgjati vetëm disa minuta, pasi pastaj penalltinë e ka Franca me Mbappé. Goli i pestë mban sërish firmën e Yamal, që në minutën e 67’ shënoi dygolësh pasi i rezistoi Lenglet dhe me një goditje të befasishme surprizoi Maignan.

Ndeshja duket e arkivuar, por Roja “fle” dhe pëson tre gola për pesëmbëdhjetë minuta: fillimisht Cherki, në debutim dhe në gol me të majtën në ajër në minutën e 79’, pastaj autogoli i Vivian i shkaktuar nga Barcola (84’), në fund Kolo Muani (me kokë në minutën e 94’) e vë gjithçka në diskutim. Në vërshëllimën përfundimtare, Spanja merr frymë lehtësimi: në finale do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, që do të zhvillojë një përballje gjeneratash me Lamine Yamal, që të kujton shumë një kalim stafetë. Për të dyja do të ishte triumfi i dytë në Nations League: luzitanët fituan edicionin e parë në 2018/2019, kampionët aktualë të Europës triumfuan në 2022/2023. Francës i mbetet vetëm ngushëllimi i sfidës ndaj Gjermanisë për vendin e tretë.

Punëtori hap një kamion-cisternë me një cigare në gojë dhe ja se çka ndodhi! (VIDEO)

Një punëtor me një cigare në gojë hapi kapakun e një kamioni cisternë dhe u hodh në ajër, sipas një videoje të kapur nga një kamera sigurie e fabrikës dhe është publikuar nga mediat lokale.

Incidenti ndodhi këtë të martë në distriktin Nizip të provincës Gaziantep (Turqi). Burri u desh të dërgohej në spital dhe është në gjendje të rëndë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për incidentin.

 

Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij në Shtëpinë e Bardhë

President Donald Trump holds a bilateral meeting with German Chancellor Friedrich Merz, Thursday, June 5, 2025, in the Oval Office. (Official White House Photo by Daniel Torok)

Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale sot, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një kopje të futur në kornizë të certifikatës së lindjes së gjyshit të tij, Friedrich Trump, i cili ka lindur në Gjermani.

Dhurata, e vendosur në një kornizë ari, ishte një hyrje simbolike në bisedimet mbi tema kyçe si bashkëpunimi në mbrojtje, marrëdhëniet tregtare dhe mbështetja për Ukrainën.

Merz theksoi rrënjët e përbashkëta të dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve transatlantike.

Trump, nga ana tjetër, shprehu kënaqësinë e tij për dhuratën, duke theksuar trashëgiminë e tij gjermane si një themel për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Takimi u zhvillua në kontekstin e marrëdhënieve të tensionuara tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, me Trump që kohët e fundit njoftoi mundësinë e vendosjes së tarifave deri në 50% për produktet evropiane.

Merz theksoi nevojën për dialog për të shmangur një përshkallëzim të një lufte tregtare, që mund të ndikojë negativisht në të dyja palët.

U diskutua gjithashtu rritja e shpenzimeve gjermane për mbrojtjen, me Merz që konfirmoi planet për të rritur shpenzimet në 3.5% të GDP-së deri në vitin 2032, në përputhje me kërkesat e Trump për anëtarët e NATO-s.

Takimi pritet të hedhë themelet për bashkëpunimin e ardhshëm midis dy vendeve, pavarësisht dallimeve ekzistuese në qasjet ndaj çështjeve të caktuara.

Musk: Pa mua, Trampi do t’i humbte zgjedhjet

President Donald Trump participates in a press conference with departing DOGE adviser Elon Musk, Friday, May 30, 2025, in the Oval Office. (Official White House Photo by Molly Riley)

Miliarderi amerikan dhe shefi i korporatës Tesla, Elon Musk, ka shkruar në rrjetin social X, se presidenti amerikan, Donald Trump, s’do t’i kishte fituar asnjëherë zgjedhjet pa mbështetjen e tij, ka raportuar “The Guardian”.

“Pa mua, Trumpi do t’i kishte humbur zgjedhjet, demokratët do ta kontrollin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, ka thënë Musk.

Ai i ka cilësuar deklaratat më të fundit të Trumpit si “mosmirënjohëse”.

Këto komente janë bërë pasi Trumpi u shpreh para gazetarëve gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, se është “shumë i zhgënjyer” me Muskun dhe se nuk ishte më i sigurt nëse raportet me të do të vazhdonin.

“Dëgjo, unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më”, ka thënë ai.

Përçarja mes të dyve është si rezultat i kritikave të Muskut për projektligjin rreth taksave dhe shpenzimeve të administratës Trump, të cilin e kishte cilësuar si “një gjë e neveritshme”.

Të enjten, Trump kishte thënë se Musku e njihte projektligjin më mirë se kushdo tjetër në administratën e tij, pretendim të cilin Musk e kundërshtoi, duke e vlerësuar si “të rremë”.

Musku kishte shpenzuar rreth 300 milionë dollarë në mbështetje të fushatës presidenciale të Trumpit dhe të republikanëve të tjerë vitin e kaluar.

Trump telefonatë me Putin: Tha se Rusia do t’i përgjigjet sulmit ukrainas

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta.

Sipas një postimi të Trump në rrjetet sociale, diskutimi është përqendruar kryesisht në zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe shqetësimet ndërkombëtare rreth programit bërthamor iranian.

Trump e cilësoi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se ajo nuk përfaqëson një hap të menjëhershëm drejt paqes.

Sipas tij, presidenti Putin ishte i prerë në qëndrimin e tij lidhur me sulmet ndaj bazave ushtarake dhe aeroporteve në territorin rus, duke i quajtur ato “të papranueshme” dhe duke paralajmëruar se Rusia do të reagojë me vendosmëri.

“Biseda ishte e hapur dhe e drejtpërdrejtë. Nuk ka zgjidhje të shpejtë për paqen, por mbajtja e komunikimit është thelbësore,” u shpreh Trump.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte ajo e programit bërthamor të Iranit. Trump theksoi se ka përsëritur qëndrimin amerikan ndaj këtij programi, duke thënë: “Iranit po i mbaron koha. Nuk mund të lejohet të prodhojë armë bërthamore.”

Ai shtoi se, sipas tij, Putini është i një mendjeje me të në këtë pikë dhe është shprehur i gatshëm të angazhohet në konsultime ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.