Ballina Bota Musk: Pa mua, Trampi do t’i humbte zgjedhjet

Musk: Pa mua, Trampi do t’i humbte zgjedhjet

President Donald Trump participates in a press conference with departing DOGE adviser Elon Musk, Friday, May 30, 2025, in the Oval Office. (Official White House Photo by Molly Riley)
Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Miliarderi amerikan dhe shefi i korporatës Tesla, Elon Musk, ka shkruar në rrjetin social X, se presidenti amerikan, Donald Trump, s’do t’i kishte fituar asnjëherë zgjedhjet pa mbështetjen e tij, ka raportuar “The Guardian”.

“Pa mua, Trumpi do t’i kishte humbur zgjedhjet, demokratët do ta kontrollin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, ka thënë Musk.

Ai i ka cilësuar deklaratat më të fundit të Trumpit si “mosmirënjohëse”.

Këto komente janë bërë pasi Trumpi u shpreh para gazetarëve gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, se është “shumë i zhgënjyer” me Muskun dhe se nuk ishte më i sigurt nëse raportet me të do të vazhdonin.

“Dëgjo, unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më”, ka thënë ai.

Përçarja mes të dyve është si rezultat i kritikave të Muskut për projektligjin rreth taksave dhe shpenzimeve të administratës Trump, të cilin e kishte cilësuar si “një gjë e neveritshme”.

Të enjten, Trump kishte thënë se Musku e njihte projektligjin më mirë se kushdo tjetër në administratën e tij, pretendim të cilin Musk e kundërshtoi, duke e vlerësuar si “të rremë”.

Musku kishte shpenzuar rreth 300 milionë dollarë në mbështetje të fushatës presidenciale të Trumpit dhe të republikanëve të tjerë vitin e kaluar.