Ballina Blog Faqe 376

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë – më 14 shkurt

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin dhe shpalli 14 shkurtin, datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Më këtë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të zyrës së zonjës Osmani.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve u mor vetëm pak orë pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, publikoi aktgjykimin e plotë me të cilin shpallet i pavlefshëm votimi i qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, duke hapur rrugën për shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vendimi i saj jo i plotë u shpall më 21 dhjetor të vitit që lamë pas dhe pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.

Qeveria e zotit Hoti u miratua me 3 qershor me 61 vota në parlamentin me 120 vende, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës, e cila ka nevojë vetëm për një votë më shumë se 50 për qind për t’u miratuar. Pa votën e zotit Arifi, ky minimum nuk do të ishte arritur.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Në aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese thuhet se asnjë person nuk mund të fitojë dhe mbajë mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale, sikurse parashihet me kushtetutë apo ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse ka një vendim dënues që është në fuqi në Kosovë.

“Gjykata e konsideron të rëndësishme të vë në dukje se kandidimi në zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit të deputetit – të gjitha këto pasi që ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë – shpërfaqin ekzistimin e paqartësisë normative dhe të metave serioze në mekanizmat institucionalë të Republikës së Kosovës, që janë kompetent për të garantuar ligjshmërinë dhe integritetin kushtetues të proceseve zgjedhore dhe veprimtarisë parlamentare. Kjo paqartësi është e dukshme edhe në përgjigjet që janë dhënë nga trupat përkatës të Kuvendit dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, thuhet në tekstin e aktgjykimit.

Gjykata Kushtetuese thotë se për të shmangur në të ardhmen situata të tilla, duhet bashkërendim institucional kur bëhet fjalë për kandidimin në zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit të deputetit, nga ana e personave të dënuar për vepra penale.

“Kjo është e domosdoshme për të shmangur situatat paradoksale, nga këndvështrimi kushtetues, ku një person, pasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë sikurse parashihet me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjeve, i lejohet të kandidojë në zgjedhje parlamentare, të zgjidhet deputet, t’i verifikohet mandati, si dhe të vazhdojë të ushtrojë funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, madje edhe gjatë vuajtjes së dënimit me burgim. Ndërkohë që Kushtetuta dhe ligjet përkatëse vënë barriera të qarta normative për të mos lejuar personat e dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale, që të zgjedhën deputet dhe të ushtrojnë mandatin e deputetit”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që në shpalljen e tij më 21 dhjetor nxiti debate nëse kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të kandidojë pasi që në muajin shtator të vitit 2018, Gjykata e Apelit vërtetoi një vendim të muajit janar të atij viti që dënoi zotin Kurti dhe tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

Mendimet janë të ndara rreth ndikimit të mundshëm juridik të dënimit të pjesëtarëve të lëvizjes Vetëvendosje dhe zotit Kurti. Një pjesë e ekspertëve mendon se fakti që dënimet ishin më kusht, nuk prodhon ndikime juridike, ndërsa një pjesë pohon se dënimi pamundëson kandidimin e tyre. Por, ata theksojnë se kjo nuk e pengon zotin Kurti që të kandidojë për postin e kryeministrit.

Zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë të tretat brenda katër viteve në Kosovë, ku që nga shpallja e pavarësisë asnjë qeveri nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj.

Arsyeja pse qesja e patatinave është e mbushur me ajër

Të gjithë gëzohemi kur blejmë patatatina dhe qesja e tyre është e madhe. Por entuziazmi jonë mbaron shpejt, në momentin kur i hapim dhe shohim se ka më shumë hapësirë bosh se patate.

Arsyeja nuk është se kompanitë dëshirojnë të na mashtrojnë. Pasi nuk është ajër, por shumica është Nitrogjen. Kjo hapësirë e mbushur me “ajër” bëhet për ta mbajtur produktin të freskët dhe ta mbrojë atë nga dëmet gjatë transportit. Nëse nuk do të kishte ajër patatinat do të ishin më pak të shijshëm se janë. l.k/abcnews.al

Çfarë ndodh nëse Trump nuk largohet? Gazetarja e Zërit të Amerikës: Një gjë është e sigurt

Gazetarja e Zërit të Amerikës në Uashington, Keida Kostreci në një bisedë me gazetarin Ervin Kukeli në ABC në lidhje me trazirat në Kongresin Amerikan, që u “p u sh t u a” nga protestuesit u shpreh e sigurt se pavarësisht se cfarë po ndodh, në datë 20 janar Joe Biden do të betohet si president i SHBA-së.

“Demokracia ka luajtur atë rolin e vetë dhe nuk e paashikoj dot cfarë procedure mund të ndiqet. Unë di të them që pothuajse 100% Biden do të bëjë betimin në datë 20 janar, se cfarë do të ndodhë mes kësaj kohe, nuk mund të parashikoj. Si do të dalë Trump nga Shtëpia e Bardhë? Këtë nuk e di” tha ajo.

PSIKOLOGJIA E TURMËS

 Nga Xhelal Zejneli

Hoze Ortega y Gaset (Jose Ortega y Gasset) është më i njohuri filozof spanjoll i shekullit XX. Ka lënë pas vetes një opus tejet interesant. Me shkrimet e veta ka prekur një numër të madh temash që e preokupojnë njeriun modern. ka lindur në vitin 1883. I ka përjetuar të gjitha ngjarjet e rëndësishme që e kanë karakterizuar botën moderne, ndaj veprat e tij janë një kronikë mjaft interesante e problemeve dhe e dilemave të këtij qindvjeçari të bujshëm.

Vepra e tij “Revolta e turmës”, është libri spanjoll më i përkthyer i qindvjeçarit XX. Doli nga shtypi në vitin 1930 në Madrid dhe sakaq shkaktoi reagime të bujshme. Libri u shfaq në një çast historik tejet të paqëndrueshëm, periudhë kjo e cila ende i ndjente pasojat e Luftës së Madhe (1914-1918), ndërsa problemet për të cilat ishte bërë lufta, kishin mbetur të pazgjidhura. Në fund të viteve ’20 dhe në fillim të viteve ’30 të shekullit XX, ishin të shumtë ata të cilët e ndjenin se stuhia e luftës do të sulet përsëri. kriza e madhe ekonomike e viteve 1929-1932 e cila e varfëroi një pjesë të madhe të popullsisë së Evropës dhe të ShBA-së, ishte në kulmin e vet. Bota e vjetër e demokracisë liberale dhe e ekonomisë në rritje, u shemb që me krismat e para të vitit 1914. Popujt nuk ia dolën ta rikthejnë stabilitetin as prosperitetin e saj. Në Itali, në BRSS dhe në Gjermani erdhën në pushtet regjimet totalitare, fytyra e vërtetë e të cilave sapo kishte filluar të shihet.

Në një çast historik të tillë, në çastin e qetësisë para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Ortega y Gaset, në “Revoltën e turmës” përpiqet të bëjë analizën e njeriut që ka sunduar në dhjetëvjeçarët e fundit, duke përshkruar në mënyrë profetike llojin e shoqërisë që do ta krijojë njeriu i tillë. Njëherazi, e sqaron me shpresë, se cilat janë bazat e shoqërisë nga të cilat bota është larguar atëherë, aq shpejt dhe me aq vendosmëri.      

Rrethanat historike që i kanë prirë kësaj revolte i kanë rrënjët në shekullin paraprak. Gjysma e dytë e shekullit XIX popujve të hemisferës perëndimore u solli një përparim material të paparë deri atëherë. I solli përmirësim të standardit të jetesës – që nga shëndetësia deri te arsimimi, që nga banimi deri te mundësia për të udhëtuar dhe për të komunikuar. Përveç kësaj, demokracitë liberale të qëndrueshme, të bazuara në të drejtën e përgjithshme të votës dhe në partitë e fuqishme të elitave, midis programeve të cilave zgjedhësit kanë mundur të zgjedhin, mundësuan, qoftë sigurinë e pronës, qoftë sigurinë e jetës njerëzore. Baraspesha e forcave, e vendosur ndërmjet shteteve kryesore të Evropës, ishte garanci e paqes dhe e prosperitetit, kështu që deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, dukej silur bota pandalshëm përparonte kah një e ardhme e sigurt dhe e ndritshme e cila do të jetë gjithnjë më humane dhe më e begatshme.

Por, baraspesha e forcave u çrregullua dhe plasi Lufta e Madhe. Sasia e barbarisë dhe e gjakderdhjes që pasoi dëshmoi se sa e hollë është shtresa qytetëruese e shoqërisë e cila lëvdohej se është më e përparuara në botë. U shembën perandoritë e vjetra, Austro-Hungareze, Gjermane dhe Osmane. rendet shoqërore të qëndrueshme rrënuan. Shtetet u varfëruan. Sisteme e vlerave u tronditën deri në themel. Në Rusi filloi revolucioni e cila i qëronte llogaritë me kapitalizmin, me religjionin dhe me borgjezinë, duke i rrënuar shtyllat themelore të shoqërisë së vjetër. Evropiani mbeti i çorientuar dhe pa udhëheqje.

Kjo ishte një arenë botërore për paraqitjen e një dukurie të re, dukurie të cilën Ortega y Gaset e quan njeri i turmës.

Papritmas, në qendër të qytetërimit të vjetër u shfaq njeriu primitiv. Nëpër shkolla, të cilat kishin qenë tejet krenare për shekullin e kaluar, turmave mund t’ia mësonin vetëm  teknikën e jetës bashkëkohore, por nuk ia dolën t’ua mësojnë. Morën instrumente për një jetë intensive, por jo edhe ndjenjën për detyra të mëdha historike. Vazhdimisht prisheshin duke u krenuar me fuqinë e mediumeve bashkëkohore, por shpirti i tyre nuk u pasurua. Prandaj turmat nuk dëshirojnë të kenë asnjë lidhje me shpirtin.       

Ortega y Gaset thotë se me turmën nuk nënkupton asnjë klasë të posaçme në shoqëri, por për një kategori të posaçme psikologjike dhe sociologjike të njeriut, pjesëtarët e së cilës rekrutohen nga të gjitha klasat e shoqërisë. Njeriu i turmës është njeri në jetën e të cilit nuk ka projekte dhe i cili i jepet rrymës, shkon me rrjedhën. Ai nuk krijon asgjë, edhe pse autorizimet e tij janë tejet të mëdha. Ai lejon ekspansionin e lirë të orekseve të tij jetësore dhe posedon mosmirënjohje radikale ndaj çdo gjëje që e ka lehtësuar ekzistimin e tij. Që të dy tiparet e krijojnë psikologjinë e njohur të fëmijës së lazdruar.  .

Ai është njeri pa ndonjë prirje apo kompetencë të veçantë. Është njeri mesatar, i prirë për kënaqësi të imëta dhe për jetë private të qetë. Shumë njerëz i përkasin këtij lloji të njerëzve dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Paramendoni një njeri modest i cili pyet në është i talentuar për diçka, në shquhet në ndonjë lëmë dhe vjen në përfundim se nuk shquhet në asnjë fushë. Ai njeri do të ndjehet mesatar dhe i rëndomtë, i patalentuar, por nuk do të ndjehet pjesë “e turmës”.

Me revoltën e turmës, Ortega nënkupton dukurinë kur njeriu i tillë fillon të mohoj çdo autoritet dhe pushon t’i nënshtrohet çdo instance të lartë, qofshin atë pushteti, institucioni fetar, kodeksi moral apo diçka tjetër; kur turmat si shumicë, pushojnë t’i dëgjojnë pakicat prej të cilëve dikur kanë qenë të udhëhequr dhe të orientuar. Njeriu i turmës përnjëherë paraqitet sikur çdo gjë e di më së miri, i ka idetë e veta, ndërsa jetën e vet ka vendosur ta orientojnë kah përvetësimi i një sasie sa më të madhe pasurie, për vete dhe për të afërmit e vet.

Turmat në skenë – Problemin themelor të shoqërive të atëhershme Ortega i sheh në faktin se turma të mëdha njerëzish të cilët më parë me përulësi e kishin zënë vendin e vet në shoqëri, përnjëherë kanë dalë në skenën e jetës kulturore dhe politike. Nën ndikimin e pasioneve dhe të ndjenjave të tyre të pakontrolluara, turma e pakontrolluar prej ndokujt dhe e aftë vetëm për të shkatërruar dhe për linçim, bie në duart e udhëheqësve demagogë të cilët e keqpërdorin forcën e madhe të saj.

Për karakteristikat e turmës, Ortega thotë: Turmave u intereson vetëm mirëqenia dhe ato janë mosmirënjohëse ndaj faktorëve të asaj mirëqenieje. Në përparësitë e qytetërimit nuk vërejnë ndonjë arritje apo konstruksion me vlerë të cilat mund të mbahen vetëm me përpjekje dhe vëmendje të madhe. Turmat besojnë se roli i tyre ka të bëjë me kërkesën e vendosur të tyre, sikur ato janë të drejta të lindura, të patjetërsueshme.

Turma e re, lirinë e plotë jetësore e konsideron si një gjendje të natyrshme dhe të përcaktuar e cila nuk ka kurrfarë shkaqesh të posaçme. Asgjë nuk e nxit për t’i pranuar kufijtë e vet apo mundësitë e veta, e më këtë edhe t’i ketë parasysh edhe instancat e tjera, sidomos ato superiore.

Njeriu i thjeshtë nuk do të besojë se është i jashtëzakonshëm, por njeriu i thjeshtë do të shpallë të drejtën për të qenë mesatar apo që mesatarja të njihet si një e drejtë. Ka “ide” tejet të sigurta lidhur me atë që ndodh apo që të ndodhë në gjithësi. Prandaj ai e ka humbur kuptimin e të dëgjuarit. E përse të dëgjojë kur posedon përgjigje për çdo gjë? Nuk ekziston asnjë çështje në jetën publike në të cilën ai, i verbët dhe i shurdhët, nuk e imponon “mendimin” e vet”.

Njeriu-turmë nuk pranon debat. Ai instinktivisht refuzon të pranojë ndonjë instancë, objektivisht më të lartë. Prandaj në Evropë, kohët e fundit konsiderohet moderne “të ndërpresësh debatin” dhe shikohet me sy të keq çdo formë e jetës së përbashkët që do të nënkuptonte respektimin e rregullave objektive, që nga biseda, deri te shkenca dhe kuvendi i të zgjedhurve të popullit. Me fjalë të tjera, refuzohet bashkëjetesa e kulturës që u nënshtrohet normave dhe pranohet kthimi në jetën barbare. Suprimohen të gjitha formalitetet e rregullta dhe sipas parimit ‘të aksionit të drejtpërdrejtë”, imponohet ajo që dëshirohet,

Qytetërimi, në radhë të parë është vullnet për jetë të përbashkët. Po qe se njeriu nuk i përfill të tjerët, ai është barbar dhe i paqytetëruar. Barbaria është prirje për ndarje. Prandaj, çdo epokë barbare ka qenë epokë e vetmisë njerëzore, e imtësimit. Në atë kohë kanë lindur grupet e vogla, të ndara dhe armiqësore.

Faji i elitave Ortega i hulumton arsyet e gjendjes së krijuar. Në një gjendje të tillë kanë ndikuar kushtet historike dhe materiale të theksuara. Por, ai i fajëson edhe elitat për të cilat thotë se kanë pushuar të jenë shembull i jetës kulturore dhe fisnike. Elitat kanë pushuar të punojnë për kapërcimin e kufizimeve të veta dhe të përmirësojnë karakteret e veta. Si rrjedhojë e një materializmi në rritje, pakica udhëheqëse e atëhershme filloi t’i përkushtohet industrisë, tregtisë dhe krijimit të profitit. Lind epoka e dekadencës së aristokracisë e cila heq dorë nga roli udhëheqës, duke i lënë turmat jashtë kontrollit.         

Aristokrati i mirëfilltë, pjesëtar i pakicës kreative, është ai i cili kërkon shumë nga vetja dhe kurrë nuk është i kënaqur me atë që ka arritur. Është ai i cili me dëshirën e vet merr përsipër detyra të rënda dhe vazhdimisht është në kërkim të vendit të punës ku do të shërbente më së miri. Vetë fjala “aristokraci” vjen nga greqishtja aristos që do të thotë “më i miri” dhe krateo – “sundoj”. Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me sundimin e më të mirëve, e më të aftëve.

Fisnikëria për Ortegën është sinonim i jetës të kaluar në punë, gjithmonë të përcaktuar asisoj që ta tejkalojë veten. Fisnikëri do të thotë të shndërrohesh nga ajo që je tani, në atë që shfaqet si detyrim dhe kërkesë.

Fisniku është i njohur, e njeh tërë bota. Ai ka famë dhe dallohet nga turma anonime. Arsye e famës së tij është përpjekja e madhe. Ai i përgjigjet fisnikes, të guximshmes dhe të shkëlqyerës.

Të shquarin, njeriun e elitës e determinon nevoja intime që normave t’u drejtohet në mënyrë të pavarur, jashtë vetvetes, t’u drejtohet superiorëve, në shërbim të të cilëve vihet me dëshirë. Në kundërshti me atë që besohet, në robëri esenciale jeton i shquari dhe jo njeriu i turmës. të shquarit, nuk i pëlqen jeta po qe se nuk i shërben asaj që është transcendentale. Prandaj, nevojën për të shërbyer nuk e përjeton si opresion. Kjo është një jetë përplot disiplinë, jetë fisnike. Fisnikëria përkufizohet sipas kërkesave të shoqërisë, sipas detyrimeve ndaj shoqërisë dhe jo sipas të drejtave. Fisnikëria është obligim (Noblesse oblige).  

Jeta kreative nënkupton një regjim higjiene të lartë, dekori të shkëlqyer, shtytjesh të vazhdueshme që e sfidojnë vetëdijen e dinjitetit. Jeta kreative është energjike dhe një jetë e tillë është i mundur vetëm në njërën prej këtyre dy situatave: ose kur njeriu sundon ose kur ndodhet në një botë në të cilën sundon ndokush të cilit ia pranojmë të gjitha të drejtat për atë funksion.  Kështu sepse roli themelor i elitave gjithmonë ka qenë, ose është dashur të kishte qenë, të jenë shembull.

Jeta e njeriut, për natyra e vet, patjetër të orientohet ndaj një gjëje, veprimi të famshëm apo përulës, fatit të shkëlqyeshëm apo të rëndomtë, ngase të jetosh do të thotë të kesh një detyrë të caktuar, të ushtrosh një detyrë, e po qe se i shmangemi detyrimit për t’ia kushtuar jetën një gjëje, atëherë ne i ikim atij. I liruar nga vetvetja, çdo jetë mbetet në dorë të vetvetes, e zbrazët dhe nuk ka ç’të punojë. Egoizmi është labirint. Të jetosh, do të thotë të ngasësh pas një gjëje, të shkosh kah qëllimi. Qëllimi nuk është ecja ime, nuk është jeta ime. Qëllimi është diçka drejt së cilës e orientoj jetën. Prandaj, jashtë saj, qëllimi është larg. Po qe se vendosi që me egoizëm të ec vetë në jetën time, nuk do të përparojë, askund nuk do të mbërrij; do të rrotullohen dhe do të sillem po në atë vend. ky është një labirint që nuk sjell asgjë.

Ortega y Gaset si ideal thekson jetën fisnike, jetën e aksionit dhe të kreativitetit. Duke qenë se për një jetë të tillë janë të aftë një numër i vogël i njerëzve, është e domosdoshme që pakicat e tilla sociale të qeverisin në shoqëri. Pa pakica të tilla kreative, pjesës tjetër të shoqërisë i mungon orientimi dhe qëllimi, drejt të cilit do të mund të synonte. Jeta shndërrohet në një përditshmëri shterpe, që vazhdimisht përsëritet. Për Ortegën, shoqëria e shëndoshë, për nga ndërtimi politik, është gjithmonë aristokrate. Shoqëria e tillë duhet të rregullohet sipas parimeve të caktuara që bëjnë të mundur ekzistimin e pushtetit si dhe të atyre të cilët qeverisen, me pëlqimin e tyre dhe duke respektuar projektin e caktuar që e prodhon pushteti.

Me “pushtetin” nuk nënkuptohet si parësore forca materiale, e shoqëruar nga forca fizike. Ky raport i qëndrueshëm dhe normal ndërmjet njerëzve që quhet pushtet, kurrë nuk mbështetet në forcë. Pushteti është zbatim normal i autoritetit dhe gjithmonë bazohet në mendimin publik. Madje edhe ata që dëshirojnë të sundojnë me ndihmën e jeniçerëve, varen nga mendimi i tyre si dhe nga mendimi që kanë të tjerët për ta. Është e vërtetë se me ndihmën e jeniçerëve nuk mund të sundohet. Të qeverisësh, nuk do të thotë të rrëmbesh pushtetin, por ta zbatosh atë në mënyrë të qetë. Pushtet do të thotë epërsi e një mendimi, përkatësisht e një fryme mbi tjetrën. Po qe se shumica e njerëzve nuk kanë mendim, fryma patjetër ta ketë pushtetin, ngase pa një forcë shpirtërore, pa një sundimtar, njerëzimi hyn në kaos.

Ortega vjen në përfundim se evropianit më së shumti i mungon objektivi, misioni të cilin do të duhej ta sendërtonte, të cilit do të mund t’ia kushtonte jetën për ta fisnikëruar atë, për ta nxjerrë nga rruga plot gropa hipnotizuese e jetës, e njeriut të turmës.

Atë projekt ai e sheh në bashkimin e rrethit kulturor evropian, duke konsideruar se kufijtë e shteteve kombëtare, që prej kohësh, më tepër paraqesin pengesë, sesa garanci sigurie. Ortega me të madhe u angazhua për idenë e Evropës së bashkuar, duke e konsideruar atë si një projekt drejt të cilit do të duhej të orientoheshin elitat, si një objektiv drejt të cilit do të mund t’i shpinin turmat e çorientuara, duke ua dhënë përsëri ndjenjën e kuptimit dhe të veprimit.

E sotmja dhe revolta e turmave – Kur sot, nga një distancë historike prej 80 vitesh, e lexojmë veprën “Revolta e turmave” të Ortega y Gaset dhe i analizojmë idetë themelore të saj, vijmë në përfundim se shumë mendime të tij edhe sot mund të gjejnë zbatim. Njeriu i turmës ka sunduar në të gjitha shtetet. Pushteti që i shërben është pikërisht i atillë siç e ka përshkruar Ortega – pa një vizion, pa një qëllim, me një synim për të qeverisur prej sot deri nesër, duke i kënaqur interesat e turmës.

Me kalimin e kohës, turma pushoi t’u besonte diktatorëve të fuqishëm. Në periudhën kur filloi të luajë rolin kryesor në skenën botërore, turma i solli në pushtet Vlladimir Iliç Leninin, Benito Musolinin dhe Adolf Hitlerin.

Tani turma më tepër i adhuron ata të cilët i premtojnë pasuri materiale dhe të drejta të mëdha, pa ia ngarkuar asaj detyrat dhe detyrimet ndaj bashkësisë. Midis atyre që qeverisin dhe atyre që qeverisen, tanimë nuk ka dallim.

Edhe pse kjo vepër e Ortegës për nga tema që shtjellon kryesisht është vepër sociologjike, megjithëkëtë mund të konstatojmë se zgjidhja e kësaj situate gri, është në duart e individit. Ortega ia prezanton lexuesit strukturën dhe psikologjinë e njeriut të turmës për ta paralajmëruar për rrezikun se edhe vetë ai i dorëzohet procesit të fuqishëm që e shndërron në njeri të tillë. Duke marrë parasysh faktin se ai gjithmonë ka synuar për ta përmirësuar shoqërinë dhe jetën e përbashkët, Ortega mendonte se emancipimi i individit, bashkëngjitja e tij idealit të jetës fisnike, është çelësi i një bote më të mirë.

*  *  *

Shumë liderë të vendeve të Ballkanit janë produkt i turmave. Klasat politike të vendeve të Ballkanit janë produkte turmash. Liderët e dalë prej turmave dhe klasat politike të dala prej turmave kurrë nuk mund të krijojnë sistem demokratik të mirëfilltë dhe shtet ligjor. Qeverisja  e tyre nuk është as socialiste dhe as kapitaliste, po gjysmëbarbare.

*   *   *

Jose Ortega y Gasset lindi në Madrid më 9 maj 1883. Babai Jose Ortega Munilla dhe nëna Dolores Gasset Chinchilla, posedonin një shtëpi botuese dhe botonin gazeta, gjë që do të ndikojë fuqishëm mbi Ortegën i cili gjatë tërë jetës së tij ka botuar fejtone dhe ese. Edhe vetë ai boton gazetën “Revista de Occidente”. Shkollimin e filloi në kolegjin jezuit në Malagë për ta vazhduar në Instituto de Malaga, ku kreu filozofinë, letërsinë dhe drejtësinë. Diplomën universitare nga filozofia dhe letërsia e mori në Universitetin Complutense në Madrid, ku edhe doktoroi filozofinë në vitin 1904. Tri herë qëndroi për ngritje profesionale në Gjermani, në Mekën filozofike të atëhershme, në universitetet e Lajpcigut dhe të Marburgut. Në vitin 1910 u bë shef katedre për metafizikë në universitetin e Madridit. Disa herë udhëtoi në Argjentinë ku mbajti ligjërata tejet të vizituara. Aty, mendimi filozofik i tij la një gjurmë të thellë. Gjatë trazirave në Universitetin e Madridit në vitin 1929, i mbështeti studentët dhe hoqi dorë nga katedra dhe vendi i profesorit në universitet. Atëherë e mbajti kolegjin legjendar me emërtimin “Ç’është filozofia?” në kinematë dhe në teatrot e Madridit. Interesimi ishte i jashtëzakonshëm. Qytetarët rendnin pas ligjëratave filozofike të tij, kacafyteshin për bileta, gjë që është një kuriozitet historik i llojit të vet. Në vitin 1931 e pranoi pozitën e përfaqësuesit të provincës Leon në Kuvendin konstitutiv të Republikës së Dytë të Spanjës, por shpejt u dëshpërua me politikën dhe u largua. Me shpërthimin e Luftës civile, u larguar nga Spanja. Shkoi në Paris dhe mbajti një sërë ligjëratash të rëndësishme në mbarë Evropën. U shoqërua me intelektualët më në zë të kohës. Ka mesi i vitit 1939 e vazhdoi emigrimin e vet në Buenos-Aires në Argjentinë, për t’u kthyer në Evropë në vitin 1942. U vendos në Lisbonë. Më 1948 u kthye në Madrid ku e themeloi Institutin e Shkencave Humanitare në të cilin ligjëroi edhe vetë. Vdiq në Madrid në vitin 1955 në moshën 72 vjeçare. Epitafet ia shkruan mendimtarët më të mëdhenj të asaj kohe, siç është edhe filozofi ekzistencialist gjerman Martin Hajdeger (Martin Heidegger, 1889-1976). Ka botuar një numër të madh esesh, librash dhe traktatesh në temë nga metodat filozofike, nga sociologjia, historia etj. Përpos “Revoltës së turmave”, vepra të tjera më të rëndësishme të tij janë: Ç’është filozofia?, Meditime për Kishotin, Studime për dashurinë, Dehumanizimi i artit, etj.

Veprat e tij janë tërheqëse edhe për shkak të gjallërisë intelektuale, freskisë së stilit, bukurisë së shprehjes dhe ekzistimit të një sistemi të vlerave të cilit gjithmonë i mbeti besnik.

Historia e binjakeve që ndajnë një trup të përbashkët

Për 29 vite, binjaket unike Abigail dhe Brittany Hensel kanë bërë një jetë normale përkundër kufizimeve fizike. Abigail dhe Brittany lindën në 7 Mars 1990, në Minesota. Lindja e binjakëve ishte një surprizë e vërtetë për mjekët dhe prindërit e tyre që prisnin vetëm një vajzë, shkruan Bright Side.

Anatonia e vajzave është unike dhe mjekët ende nuk mund t’i japin shpjegim se si trupi i tyre mund të funksionojë normalisht pasi kanë dy koka, 2 shtylla kurrizore, 2 zemra, 1 mëlçi, 2 stomakë, mushkëritë, veshkat dhe një sistem të përbashkët qarkullimi. Secila prej binjakeve mund të kontrollojë vetëm anën e saj të trupit dhe nuk mund të ndiejnë prekjen e motrës tjetër, shkruan abcnews.al.

Kur ishin fëmijë, vajzat mësuan të sinkronizonin lëvizjet dhe të koordinonin veprimet e tyre. E gjitha funksionoi në mënyrë perfekte saqë ata lehtë mësuan të luanin në piano, të notonin, të ngisnin biçikletën dhe të bënin sporte. Shkencëtarët besojnë se vajzat kanë lidhje nervore të përbashkëta që asnjë trup tjetër njerëzor nuk i ka.

Kjo është arsyeja pse vajzat mund të lexojnë mendjet e njëra-tjetrës, të shkruajnë e-mail pa u këshilluar me motrën tjetër dhe madje të përfundojnë fjalitë e njëra-tjetrës. Gjithashtu në nivelin intuitiv, nevojat e trupit sinkronizohen: kur Abby dëshiron të pijë, Brittany është e etur dhe kur njëra prej tyre dëshiron të rregullojë flokët ose grimin, tjetra e ndihmon atë.

Problemet në zhvillimin e një trupi kaq kompleks filluan të paraqiten me kalimin e kohës. Në moshën 12 vjeç, Abby filloi të rritet shumë shpejt dhe shtylla kurrizore e saj filloi të shtrihej e cila mund të rezultojë në një thyerje të gjoksit të tyre të përbashkët. Mjekët duhej të ngadalësonin rritjen dhe të shpëtonin jetën e vajzës, por Abby përsëri u rrit 10 cm, kështu që Brittany u desh të ecte mbi gishtat e këmbës.

Në shkollë binjaket gjithmonë i jepnin provimet veç e veç – ata kishin detyra të ndryshme dhe nota të ndryshme. Abby është e mirë në shkencat natyrore dhe Brittany ka një prirje drejt lëndëve shoqërore. Vajzat patën një kohë të vështirë me provimin e makinës pasi iu duhej të merrnin provimin dy herë. Abby kontrollonte pedalet dhe ingranazhet, dhe Brittany po shikonte sinjalet dhe dritat. /abcnews.al

Si të digjni kaloritë edhe në relaksim të plotë

Ajo që dimë në përgjithësi është se për të djegur kalori duhet të ushtrohemi me forcë dhe për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se ne mund të djegim kalori edhe në qetësi absolute. Për shembull, ne mund të djegim kalori ndërsa shijojmë një dush të nxehtë relaksues.

Sipas ekspertëve, uji i nxehtë ka një efekt të dobishëm në trup, duke siguruar përfitime të ngjashme me ato të stërvitjes dhe ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Procesi me të cilin dushi na përfiton quhet “ngrohje pasive” në krahasim me “ngrohjen aktive” që ndodh kur nxehemi dhe djersitemi nga vrapimi, çiklizmi dhe forma të tjera të stërvitjes.

Në eksperimentet përkatëse, shkencëtarët studiuan efektin e një banjë të nxehtë në nivelet e sheqerit dhe shkallën e djegies së kalorive. Katërmbëdhjetë burra morën pjesë në provë, gjysma e të cilëve bëri një dush të nxehtë për një orë (në 40 ° C) dhe gjysma tjetër bën çiklizëm për një orë. Të dy aktivitetet synuan të rrisin temperaturën mesatare të trupit me 1 ° C gjatë një ore. Studiuesit kanë matur sa kalori kanë djegur burrat, si dhe nivelet e sheqerit në gjak për 24 orë pas seancës.

Natyrisht, djegiet ishin më të mëdha falë biçikletës, por djegiet nga banja e nxehtë nuk ishin aspak të papërfillshme, ato arritën rreth 140, një numër që korrespondon me një orë e gjysmë ecje. l.k/abcnews.al

VIDEO/ “Garda me kuaj, flamuj dhe shpata”, Rama në Ankara, ja si e pret Erdogan

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Ankara, në një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, pak më parë, Rama ka publikuar pamje nga pritja madhështore që iu bë.

“Ankara – Ceremonia Zyrtare e Pritjes së Delegacionit shqiptar në Kompleksin Rezidencial”– shkruan Rama teksa poston videon nga ceremonia e pritjes.

https://youtu.be/X3SptrYloYA

(VIDEO) Pamje nga momenti i SH P Ë R TH I M I T në Kosovë ku u P L A G O S Ë N 42 persona

Është publikuar v i d e o ku shihen pamjet nga momenti i  f r i k sh ë m sh p ë r th i m i t në Ferizaj, ku u lënduan 42 persona.

Nga  sh p ë r th i m i  i një  b o m b o l e  g a z i, në një qendër tregtare në Ferizaj, 42 persona kanë mbetur të  l ë n d u a r  prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën  E m e r gj e n t e  të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga  p l a g ë t  e marra.

K a m e r a  e  s i g u r i s ë  në një objekt, ka regjistruar pamjet e momentit të  sh p ë r th i m i t  të  f u q i sh ë m.

Krahas 42 personave të  l ë n d u a r, nga  sh p ë r th i m i  janë dëmtuar edhe disa vetura që ishin të vendosura para qendrës tregtare.

15 persona janë dërguar sot për trajtim shëndetësor në Klinikën E m e r gj e n t e në QKUK, pas  sh p ë r th i m i t të një  b o m b o l e  në një restorant në Ferizaj.

Drejtori i Klinikës  E m e r gj e n t e  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka dhënë informacione për gjendjen e personave të  l ë n d u a r.

Në një konferencë të mbajtur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai tha se 15 persona kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.

Lenjani tregoi se në mesin e të lënduarve ka qenë edhe një 20 vjeçare e cila ka pasur  d j e g i e  në fytyrë, kokë, qafë e në pjesë të tjera.

Ai tha se për shkak të  d j e g i e v e  që ka marrë, ajo do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë.

“15 të lënduar si pasojë e  e k s p l o d i m i t  të  b o m b o l ë s  kanë ardhur në klinikë. 3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të fytyrës, kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”, shtoi ai./Express/

Sh p ë r th i m i i një  b o m b o l e  g a z i  brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të l ë n d u a r, deri më tani. Viktimat kanë pësuar l ë n d i m e të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë d j e g i e të shkallës së dytë. Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë Nga sh p ë r th i m i  i  f u q i sh ë m  pësoi dëme të mëdha materiale restoranti ku ndodhi  i n c i d e n t i  si dhe lokalet përreth. P o l i c i a e Kosovës dhe ekipet e tjera te  sh p ë t i m i t po vazhdojnë të qëndronjë në vendin e ngjarjes. Gazeta Express ka marrë informacione zyrtare nga  p o l i c i a dhe mjekët.

“Mund t’ju konfirmojmë se numri i të  l ë n d u a r v e ka shkuar në 42 dhe nga kjo shifër 14 janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha për Express Drejtori Rajonal në  P o l i c i n ë  e Ferizajt, Emin Beqiri.

Deri në orën 16:00, Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express, se 24 pacientë kanë kërkuar trajtim në këtë spital si pasojë e  sh p ë r th i m i t  që ka ndodhur, derisa 8 persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por numri i atyre që po kërkojnë ndihmë mjekësore vijon të rritet.

Ai ka thënë se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të  d j e g i e v e  që kanë  p ë s u a r.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të  sh p ë r th i m i t  të një  b o m b o l e. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me d j e g i e të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të  e k z a m i n i m i t  janë shumë të  rr e z i k u a r  për jetë, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai./ Express

Pamje nga vendngjarja:

Pamje nga QKUK:

FOTO:

SH P Ë R TH I M I në Ferizaj: 20 vjeçares iu D O GJ fytyra dhe iu TH Y E qafa (FOTO+VIDEO)

15 persona janë dërguar sot për trajtim shëndetësor në Klinikën E m e r gj e n t e në QKUK, pas  sh p ë r th i m i t të një  b o m b o l e  në një restorant në Ferizaj.

Drejtori i Klinikës  E m e r gj e n t e  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka dhënë informacione për gjendjen e personave të  l ë n d u a r.

Në një konferencë të mbajtur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai tha se 15 persona kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.

Lenjani tregoi se në mesin e të lënduarve ka qenë edhe një 20 vjeçare e cila ka pasur  d j e g i e  në fytyrë, kokë, qafë e në pjesë të tjera.

Ai tha se për shkak të  d j e g i e v e  që ka marrë, ajo do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë.

“15 të lënduar si pasojë e  e k s p l o d i m i t  të  b o m b o l ë s  kanë ardhur në klinikë. 3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të fytyrës, kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”, shtoi ai./Express/

Sh p ë r th i m i i një  b o m b o l e  g a z i  brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të l ë n d u a r, deri më tani. Viktimat kanë pësuar l ë n d i m e të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë d j e g i e të shkallës së dytë. Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë Nga sh p ë r th i m i  i  f u q i sh ë m  pësoi dëme të mëdha materiale restoranti ku ndodhi  i n c i d e n t i  si dhe lokalet përreth. P o l i c i a e Kosovës dhe ekipet e tjera te  sh p ë t i m i t po vazhdojnë të qëndronjë në vendin e ngjarjes. Gazeta Express ka marrë informacione zyrtare nga  p o l i c i a dhe mjekët.

“Mund t’ju konfirmojmë se numri i të  l ë n d u a r v e ka shkuar në 42 dhe nga kjo shifër 14 janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha për Express Drejtori Rajonal në  P o l i c i n ë  e Ferizajt, Emin Beqiri.

Deri në orën 16:00, Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express, se 24 pacientë kanë kërkuar trajtim në këtë spital si pasojë e  sh p ë r th i m i t  që ka ndodhur, derisa 8 persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por numri i atyre që po kërkojnë ndihmë mjekësore vijon të rritet.

Ai ka thënë se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të  d j e g i e v e  që kanë  p ë s u a r.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të  sh p ë r th i m i t  të një  b o m b o l e. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me d j e g i e të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të  e k z a m i n i m i t  janë shumë të  rr e z i k u a r  për jetë, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai./ Express

Pamje nga vendngjarja:

Pamje nga QKUK:

FOTO:

Rëndohet bilanci nga ngjarja në Kosovë, 42 të P L A G O S U R pas SH P Ë R TH I M I T në restorant (VIDEO+FOTO)

Sh p ë r th i m i i një  b o m b o l e  g a z i  brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të l ë n d u a r, deri më tani. Viktimat kanë pësuar l ë n d i m e të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë d j e g i e të shkallës së dytë. Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë Nga sh p ë r th i m i  i  f u q i sh ë m  pësoi dëme të mëdha materiale restoranti ku ndodhi  i n c i d e n t i  si dhe lokalet përreth. P o l i c i a e Kosovës dhe ekipet e tjera te  sh p ë t i m i t po vazhdojnë të qëndronjë në vendin e ngjarjes. Gazeta Express ka marrë informacione zyrtare nga  p o l i c i a dhe mjekët.

“Mund t’ju konfirmojmë se numri i të  l ë n d u a r v e ka shkuar në 42 dhe nga kjo shifër 14 janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha për Express Drejtori Rajonal në  P o l i c i n ë  e Ferizajt, Emin Beqiri.

Deri në orën 16:00, Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express, se 24 pacientë kanë kërkuar trajtim në këtë spital si pasojë e  sh p ë r th i m i t  që ka ndodhur, derisa 8 persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por numri i atyre që po kërkojnë ndihmë mjekësore vijon të rritet.

Ai ka thënë se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të  d j e g i e v e  që kanë  p ë s u a r.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të  sh p ë r th i m i t  të një  b o m b o l e. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me d j e g i e të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të  e k z a m i n i m i t  janë shumë të  rr e z i k u a r  për jetë, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai./ Express

Pamje nga vendngjarja:

Pamje nga QKUK:

FOTO:

Tërmet në afërsi të Gostivarit

Një tërmet është regjistruar sot në afërsi të qytetit të Gostivarit.

Tërmeti ka qenë 2.6 ballë me epiqendër 20 kilometra larg Gostivarit.

Tërmeti ka qenë i thellë prej dy kilometrave.

Ndryshe, vjet në pjesën pernëdimore të vendit kishte tërmete të fuqishme.

Земјотрес денеска е регистриран близу Гостивар.

Потресот бил со јачина од 2.6 степени по Рихтер, со епицентар на 20 километри од Гостивар. Земјотресот бил на длабочина од 2 километри. Лани имаше повеќе земјотреси во западниот дел на Македонија.

(VIDEO) Si në gjendje L U F T E, pamje e vendit ku ndodhi SH P Ë R TH I M I në Ferizaj

Një sh p ë r th i m ka ndodhur në një restorant në Ferizaj, ku kanë mbetur të p l a g o s u r disa persona.

Mësohet se bëhet fjalë për sh p ë r th i m i n e një  b o m b o l e  g a z i në lagjen “The Village”. Momentalisht numërohen 42 të l ë n d u a r, teksa në vendngjarje kanë mbërritur f o r c a t zjarrfikëse dhe ato p o l i c o r e.

Mediat në Kosovë r a p o r t o j n ë se në mesin e të p l a g o s u r v e janë edhe dy f ë m i j ë.

Siç mund ta shihni edhe në video, sh p ë r th i m i  ka  sh k a k t u a r  gjithashtu  d ë m e  të shumta materiale.

Foto:

Video:

RR E H gruan dhe vajzën, tetovarin e çojnë në… s p i t a l!

Më 05.01.2021, në ora 02.10, një g r u a 66-vjeçare nga Tetova raportoi në SPB Tetovë se burri i saj me inicialet A.B. (53), i cili është një person me p r o b l e m e shëndetësore, e kishte s u l m u a r atë dhe vajzën e tyre me një  m j e t  të  f o r t ë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, i  r a p o r t u a r i  A.B. është transferuar në s p i t a l i n e Tetovës për t r a j t i m mjekësor.

Tetovari “ha sapunin për djath”, ja çka i ndodhi!

Më 04.01.2021, në ora 15.00, personi me inicialet A.S. (27) nga Tetova ka  r a p o r t u a r  në SPB Tetovë se kishte qenë i  m a sh t r u a r  për një shumë prej rreth 28,000 denarësh nga një person i cili është prezantua si S.B. nga një kompani këshilluese nga Kanadaja.

Sipas  r a p o r t i t, S.B. më 09.11.2019 e kishte kontaktuar  d e n o n c u e s i n  A.S në mënyrë elektronike, duke i dërguar një ofertë për qëndrim dhe punë në Kanada, për të cilën A.B. duhej të paguante një shumë të caktuar parash në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, si dhe numrin e  k a r t ë s  së  k r e d i t i t  nga e cila ata do të tërhiqnin shumën e kërkuar të parave, si dhe të njëjtët do të plotësonin kërkesën dhe për një periudhë deri në gjashtë muaj do ta njoftonin për aplikimin.

Sipas r a p o r t i t, ai menjëherë është informuar nga  b a n k a  se 27,850 denarë ishin tërhequr nga ll o g a r i a e tij, dhe pasi kaloi më shumë kohë sesa ishte njoftuar pa marrë asnjë përgjigje, kishte kuptuar se ishte  m a sh t r u a r.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

FOTO/ Kjo është makina e parë shqiptare: Një “përbindësh” luksoz me 840 kuaj fuqi

Së shpejti, tregu i automobilëve luksozë mund të ketë një makinë të projektuar nga një kompani shqiptare. Kompania “Arrera Automobili”, në pronësi të një shqiptari planifikon të fusë në prodhim super veturën të quajtur Illyrian Pure Sport, e cila pritet të ketë një motor të madh me një fuqi prej 840 kuaj fuqi, raporton abcnews.al.

“Pure Sport është dizajnuar nga i njëjti dizajner që ka dizajnuar Porsche 9RE, pikërisht Qendrim Thaçi. Tani, përmes kompanisë së tij Arrera Automobili, Thaçi dëshiron ta bëjë Pure Sport makinën e parë shqiptare”, tha Arrera Automobili në një postim në Facebook.

Sipas “Forbes.it“, 28-vjeçari Thaçi ka lindur në Kosovë dhe tani jeton në Gjermani.

Ai ka hartuar idenë e tij për një pasardhës të Porsche 918 Spyder.

Në një intervistë me portalin automobilistik Motor1, Thaçi zbuloi se ai tashmë ka mbledhur një ekip inxhinierësh dhe dizajnerësh.

Supermakina e re Illyrian Pure Sport do të mundësohet nga një motor 6.2 litërsh LT2 V8, me një fuqi 840 kuaj.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Arrera Automobili ndjek një startup tjetër nga rajoni, Rimac Automobile të Kroacisë, një prodhues i hiper makinave elektrike që ka tërhequr vëmendjen e prodhuesve të makinave sportive luksoze që po kërkojnë të përshtaten me të ardhmen elektrike të industrisë. /abcnews.al

Si të ushqehemi kur kemi nje sëmundje kanceroze

Nga PhD.MD.Albana Daka*

Gjatë trajtimeve onkologjike ka ushqime që preferohen dhe ushqime që duhen shmangur. Le të shohim së bashku se cfare eshte pro dhe kundër të ushqyerit e pacientëve me kancer duke filluar me peshk, bishtajore dhe erëza.

Për ata që përballen me trajtim të kancerit, përzgjedhja e ushqimit, së bashku me shpërndarjen e tij gjatë gjithë ditës, mund të jetë thelbësore për t’u marrë me sëmundjen, për të përballuar efekte anësore dhe për të luftuar rigjenerimin ose rishfaqjen e tumorit.

Pacientët me kancer: Çfarë të hanë dhe çfarë jo?
Nuk rekomandohet mishi i kuq dhe i bardhë (përfshirë sallamet), si dhe peshqit e mëdhenj. Gjithashtu duhen shmangur qumështi dhe produktet e qumështit, sheqernat e rafinuar dhe komplekse, makaronat e grurit , patatet, domatet, patëllxhanët, kunguj, speca, banane. Gjithashtu kujdes duhet treguar nga pijet e gazuara. Ushqimet qe duhen shmangur mund ti zevendesojm. me peshq te vegjel, bishtajore, manaferra, vezë, bukë dhe makarona integrale, drithëra te lashta si hikerr .

Qumeshti i orizit gjithashtu mund te konsumohet.  Rekomandohen yndyrna të “mira” si vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe ato të frutave të thata dhe gjithashtu vera e kuqe e shoqeruar me ushqimin e vaktit.

Në terapitë onkologjike, ushqimi i drejtuar është po aq i rëndësishëm sa edhe kimioterapia e moduluar mirë, prandaj është thelbësore të ruash ose të rikuperosh një gjendje të shkëlqyeshme ushqyese.

Përveç kësaj, disa erëza nuk duhet të mungojnë në ushqimet e atyre që trajtohen kundër kancerit: shafran i Indisë, xhinxherit, piper, nenexhik kanë efekte të fuqishme anti-nauze dhe anti-lodhje, si dhe imunomoduluese.
Farat e susamit dhe lulekuqes janë gjithashtu shumë të rëndësishme, thelbësore për një shtesë të saktë të kalciumit.

*Mjeke laboratori-nutricioniste 

Trendet e teknologjisë në 2021

Viti i ri 2021 mund të jetë i pakëndshëm për firmat më të mëdha të teknologjisë në botë, me përpjekjet globale që po përshpejtohen për të frenuar fuqinë e Facebook, Amazon, Apple dhe Google Alphabet, sipas një artikulli të botuar në faqen online të BBC.

Autoritetet, veçanërisht në SHBA dhe Europë, po bëhen më të ashpra mbi çështjet e konkurrencës dhe kjo ka të ngjarë të jetë një fushë kryesore beteje në 2021.

Sidoqoftë, këtë vit, bëhuni gati për më shumë teknologji dhe shërbime për t’i bërë detyrat më të lehta dhe më të sigurta.

Risi elektrike

Viti 2020 qe një vit i tmerrshëm për industrinë e hapësirës ajrore, me një nga klientët më të mëdhenj të industrisë, sektori i linjave ajrore, që anuloi ose vonoi fluturimet, ndërsa transportuesit po përballen me një kolaps në udhëtimet ajrore.

Pavarësisht kësaj, kompanitë thonë se janë të përkushtuara për kërkimin dhe zhvillimin, në veçanti për zhvillimin e avionëve që kanë një ndikim shumë më të vogël në mjedis.

Evolucioni i shitjes me pakicë

Edhe për shitësit me pakicë ka qenë, gjithashtu, një vit katastrofik dhe ata që do të mbijetojnë mund të përballen me një teknologji të re në 2021.

Risitë pritet të të përshpejtojnë blerjet për klientët dhe të jenë një kombinim i zgjuar mes kamerave dhe inteligjencës artificiale, që gjurmon produktin e marrë dhe faturon klientët, kur largohen.

Teknologjia e të punuarit nga shtëpia

Duket se puna nga shtëpia është këtu për të qëndruar

Sipas një sondazhi të kryer për “CCS Insights”, 60% e drejtuesve të biznesit në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut presin që, të paktën, 25% e fuqisë së tyre të punës dhe, në disa raste, i tërë personeli i tyre, të punojnë pjesërisht nga shtëpia, edhe kur të ketë përfunduar pandemia.

Makina autonome

Tashmë në rrugët e Phoenix, Arizona, më shumë se 300 makina operojnë vetë, duke marrë dhe zbritur pasagjerë pa një shofer human në timon.

T Ë R B O H E T nusja shqiptare, RR E H vjehrrën, kunatin dhe 4 vjeçaren si dhe SH K A T Ë RR O N…

Një grua ka dh u n u a r vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj të m i t u r si dhe ka d ë m t u a r orendi shtëpiake.

Njoftimi i p o l i c i s ë Korçë

Specialistët për H e t i m i n  e  K r i m e v e në Komisariatin e  P o l i c i s ë  Korçë, bënë a rr e s t i m i nf l a g r a n c ë të shtetases H. A., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, në banesë, kjo shtetase dyshohet se ka ushtruar dh u n ë psikologjike dhe f i z i k e ndaj vjehrrës së saj shtetases M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të m i t u r 4-vjeçare, si edhe ka d ë m t u a r orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan P r o k u r o r i s ë pranë Gj y k a t ë s së Shkallës së Parë Korçë për veprat p e n a l eDh u n a në familje”, “K e q t r a j t i m i  i  të  m i t u r i t” dhe “Sh k a t ë rr i m i  i  pronës”.

Me helikopterë dhe…P O L I C I A belge aksion për B A N D Ë N shqiptare të hajdutëve. Shihni momentet e A RR E S T I M E V E

Tre shqiptarë përfunduan në p r a n g a t e policisë belget të dielën në mbrëmje. Ata  a k u z o h e n  për vjedhje.

Pasi u pikasën nga forcat e rendit, shqiptarët u përpoqën të largoheshin, tre prej tyre u kapën në  f l a g r a n c ë.

Policia angazhoi një helikopter dhe një q e n nuhatës për të gjetur hajdutët. Njëri mbetet në a rr a t i tani për tani.

Falë njoftimit të banorëve lokalë, p o l i c i a gjurmoi b a n d ë n rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenweg në Riemst. Të dyshuarit ikën me veturën e tyre. B a n d a mund të jetë e lidhur me vjedhje të ndryshme në të gjithë vendin.

Për të parë videon kliko

Video ekskluzive: Përparim Ademi para dhe pas V R A S J E S së motrave!

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus siguron pamjet ekskluzive të 59-vjeçarit Përparim Ademi kur hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, dhe pasi i ka v r a r ë largohet qetësisht. Ngjarja e  r ë n d ë  ka ndodhur më 31 dhjetor 2020.

Sqarojmë se orari i k a m e r a v e  të  s i g u r i s ë ka pasaktësi me 1 orë pasi ndodhi n gj a r j a.

Ora shënon 10:06 minuta kur Përparim Ademi shfaqet në një prej k a m e r a v e rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat. I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, ai ecën qetësisht.

Sikurse duket në pamje, 59-vjeçari ka shkuar me biçikletë. Pranë tij ishte dhe një djalë i ri i cili po e shoqëronte, që sipas informacioneve, është nipi i tij.

Përparim Ademi ka shkuar i  a r m a t o s u r  me  k a ll a sh n i k o v, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij.

Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka sh k r e p u r  a r m ë n. Dhe kjo vërtetohet nga shenja e  p l u m b i t  që ka mbetur në derën kryesore të banesës.

Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi q ë ll o i  me  b r e sh ë r i   k a ll a sh n i k o v i  dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të  v d e k u r a  në vend.

13 minuta më vonë, Përparim Ademi largohet nga e njëjta rrugë. Ai përshkon të njëjtin itinerar, por kësaj radhe pa biçikletë. Nëse do t’i rikthehemi sërish pamjeve të para, do të vëmë re se goma e parë e biçikletës ishte e shfryrë.

Pasi v r a u  me  gj a k f t o h t ë s i  dy motrat, 59-vjeçari largohet qetësisht në këmbë. Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u  a rr a t i s u r  nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u  a rr e s t u a  nga p o l i c i a pranë shkollës “Vasil Shanto”. /tvklan.al