Ballina Kronika Tetovari “ha sapunin për djath”, ja çka i ndodhi!

Tetovari “ha sapunin për djath”, ja çka i ndodhi!

Më 04.01.2021, në ora 15.00, personi me inicialet A.S. (27) nga Tetova ka  r a p o r t u a r  në SPB Tetovë se kishte qenë i  m a sh t r u a r  për një shumë prej rreth 28,000 denarësh nga një person i cili është prezantua si S.B. nga një kompani këshilluese nga Kanadaja.

Sipas  r a p o r t i t, S.B. më 09.11.2019 e kishte kontaktuar  d e n o n c u e s i n  A.S në mënyrë elektronike, duke i dërguar një ofertë për qëndrim dhe punë në Kanada, për të cilën A.B. duhej të paguante një shumë të caktuar parash në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, si dhe numrin e  k a r t ë s  së  k r e d i t i t  nga e cila ata do të tërhiqnin shumën e kërkuar të parave, si dhe të njëjtët do të plotësonin kërkesën dhe për një periudhë deri në gjashtë muaj do ta njoftonin për aplikimin.

Sipas r a p o r t i t, ai menjëherë është informuar nga  b a n k a  se 27,850 denarë ishin tërhequr nga ll o g a r i a e tij, dhe pasi kaloi më shumë kohë sesa ishte njoftuar pa marrë asnjë përgjigje, kishte kuptuar se ishte  m a sh t r u a r.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews