Ballina Kronika VIDEO | Momenti kur Policia arreston në Deçan Albert Sylajn, të dyshuarin...

VIDEO | Momenti kur Policia arreston në Deçan Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt, rast që ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Sylaj, i cili ndodhej në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua mbrëmjen e së martës, më 27 tetor 2026, rreth orës 23:40, në Deçan, pas një sërë veprimesh intensive operative dhe hetimore.

Ai dyshohet se më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.

Rasti kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se viktima kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

Sipas Policisë së Kosovës, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit u realizuan falë angazhimit të njësive policore dhe veprimeve operative në terren, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Albert Sylaj arrestohet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Deçan, pas rreth dy ditësh në kërkim nga organet e rendit.