Një shofer është arrestuar pasi u denoncua se lëvizte në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë dhe rezultoi me 2,06 promilë alkool në gjak. Buletini policor përfshin edhe një sulm ndaj punonjësve të Burgut të Tetovës, sekuestrim marihuane gjatë një bastisjeje, denoncime për dhunë dhe përdorim të paautorizuar të një kartele bankare.
1. Lëvizte në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë: Arrestohet shoferi me 2,06 promilë alkool dhe dy pasagjerët
Më 28 tetor, policia ka ndaluar në pikën e pagesës rrugore në Tetovë një automjet “Shkoda” me targa të Tetovës, pas një denoncimi se po lëvizte në drejtim të kundërt në rrugën magjistrale Gostivar–Tetovë.
Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi B.O. (33) nga Dobroshti ishte nën ndikimin e alkoolit. Atij i janë matur 2,06 promilë alkool në gjak dhe është arrestuar.
Policia ka arrestuar edhe pasagjerët A.J. (27) nga Nerashti dhe N.A. (38) nga Dobroshti, të cilët, sipas njoftimit policor, janë sjellë në mënyrë agresive dhe arrogante ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrës.
Të tre janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojnë parashtresat përkatëse. (SPB Tetovë)
2. Tetovë: Arrestohet 44-vjeçari, dyshohet se sulmoi komandantin dhe punonjësit e burgut
Më 27 tetor, në orën 14:05, para Burgut të Tetovës, policia ka arrestuar B.Z. (44) nga Sellarca e Epërme.
Sipas policisë, pasi i është thënë se nuk ishte ditë vizitash, ai ka sulmuar fizikisht komandantin dhe punonjësit e burgut që po kryenin detyrën.
B.Z. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. (SPB Tetovë)
3. Sellcë: Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi, arrestohet 46-vjeçari
Më 27 tetor, policia e Tetovës ka arrestuar T.I. (46) nga fshati Sellcë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. (SPB Tetovë)
4. Rajoni i Tetovës: Një 17-vjeçar denoncohet për vjedhjen e portofolit dhe përdorimin e kartelës bankare
Një 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se një shok 17-vjeçar i djalit të tij 16-vjeçar i ka marrë portofolin nga lokali dhe ka përdorur kartelën e tij bankare për të paguar në një market të fshatit.
Rasti është raportuar më 27 tetor, në orën 22:55, në Stacionin Policor Jegunovcë. Sipas denoncimit, portofoli ishte marrë ndërsa 46-vjeçari dhe djali i tij po pastronin lokalin.
Pasi kishte marrë një mesazh për transaksionin, janë kontrolluar pamjet e kamerave të sigurisë në market, ku, sipas denoncimit, është konstatuar se kartelën e kishte përdorur 17-vjeçari.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. (SPB Tetovë)
5. Rajoni i Tetovës: Arrestohet 39-vjeçari pas denoncimit se sulmoi babanë dhe theu xhamin e derës
Më 28 tetor, në orën 04:10, policët e Stacionit Policor Grupçin kanë arrestuar E.F. (39) nga një fshat i Tetovës.
Ai ishte denoncuar nga babai i tij 61-vjeçar se rreth orës 01:00 e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte thyer xhamin e derës.
E.F. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. (SPB Tetovë)
6. Çegran: Lëndohet një 22-vjeçar pas rrëzimit me moped, e drejtonte pa patentë
L.F. (22) nga Çegrani është lënduar pas rrëzimit me moped në fshat.
Rasti është raportuar më 27 tetor, në orën 17:25, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit, ku i riu ishte dërguar me lëndime.
Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se ai e drejtonte mopedin pa patentë shoferi. Është kryer këqyrja dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)
7. Gostivar: Një 64-vjeçar denoncon sulm fizik në rrugën “Beliçica”
Më 27 tetor, në orën 17:50, në DPB Gostivar, N.Xh. (64) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 16:00 ishte sulmuar fizikisht nga një person në rrugën “Beliçica”.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. (SPB Tetovë)















