Ballina Blog Faqe 385

Ekran i thyer? Shkencëtarët kanë dalë me një zgjidhje të zgjuar

Dy ekipe studiuesish nga Koreja e Jugut kanë njoftuar se kanë gjetur një zgjidhje për një problem që mundon miliona njerëz në të gjithë botën – ekranet e çara të telefonit celular.

Ekspertët nga Instituti Koreane i Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti Yonsei kanë arritur të zhvillojnë një polimer që mund të përfshihet në ekranet LCD të tilla si ato të instaluara në pajisje inteligjente, dhe i cili është në gjendje të rregullohet vetë, pra të riparojë çarjen.

Sipas shkencëtarëve, ata përdorën një substancë të marrë nga vaji i farës së lirit, i cili, nën dritën UV, mund të kthehet në gjendjen e tij origjinale brenda 20 minutash, ose në temperaturë dhome brenda 12 orësh.

Siç shpjeguan, ata krijuan një polimer që përmban mikrokapsula me vaj fara liri në kombinim me silikon.

Ky polimer më pas u shndërrua në një shtresë mbrojtëse që mund të aplikohet në ekranin e telefonit inteligjent. Kur ekrani dëmtohet, mikrokapsulat shpërthejnë dhe mbushin çarjet, duke riparuar ekranin e dëmtuar.

Duke qenë se të dhënat tregojnë se një e katërta e përdoruesve të smartphone-ve duhet të zëvendësojnë ekranin e telefonit të tyre për shkak të dëmtimit, kjo lloj substance mund të jetë një hit i madh.

Por kjo nuk është as shpikja e parë dhe as e vetmja për të “rregulluar” ekranet e dëmtuara të smartphone-ve.

Problemi është se sisteme të tilla janë akoma shumë të shtrenjta për t’u ofruar masave, prandaj është më mirë që përdoruesit, në shumicën e rasteve, t’i thonë lamtumirë një pajisje të prishur dhe të blejnë një të re sesa të riparojnë dëmin.

“Vetë-mbyllja e polimideve transparente mund të jetë një zgjidhje për zgjatjen e jetës së telefonave celularë, veçanërisht ekraneve fleksibël dhe materialeve elektronikë,” vuri në dukje Jung Yong-chae.

Çegrani dhe Gostivari humbën gjuhëtarin dhe profesorin e nderuar, Zejni Bilalli

Humbja e prof. Zejni Bilallit na preku tej mase … Të rrallë ishin njerzit si ai me plot energji e plot shpresë për jetën!
Një profesor, pedagog vizionar, artist me plot sens humori! Kenaqesi ta kishe mik e të bisedoje me të! Çegrani humbi një gjuhëtar, që i dha kuptim gjuhës, duke na knaqur me shkrimet e tija përplot humor e dialekt Çegrani!

Ai i donte shumë fëmijët, ishte i rrallë e i veçantë në stilin e tij thumbues, e me atë kapelën e tij LazgushianeI Më jepte të kuptoj se ai jetonte në botë poetësh, e kishte vizione krejt tjera! Ndodhte shpesh ne biseda shum individ nga mosdija e kundershtonin, por jam i sigurt që ata stilin e tij kurrë nuk e kuptuan! Ishte shum i drejtpërdrejtë, l i vrullshëm dhe i sinqertë! Bota e tij ishte plot vrull energji shprese e dashuri njerezore por jeta e shkurter e ndaloi ne zenitin e tij! Familjes ngushellimet më të sinqerta! Zoti e mëshiroftë!

Kryesia dhe artistët e SHKA “Jahi Hasani”, Çegran

Lajm i trishtë nga SHBA, ndërron jetë rekordmeni shqiptar i notit

Një lajm t r a gj i k vjen nga Amerika e largët. Ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça.

Ai shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Akoma nuk dihen shkaqet e v d e k j e s së të riut nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një a t a k kardiak.

Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Taravari: Është ndarë nga jeta një nga aktivistët e orëve të para i Aleancës për Shqiptarët

Sot, nga një sëmundje e papritur, ka ndërruar jetë ish-këshilltari komunal në Komunën e Gostivarit, njëherit mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Zejni Bilalli nga Çegrani i Gostivarit.

Ka qenë i n f a r k t i që ndau papritur nga jeta aktivistin e dalluar nga Çegrani i Gostivarit.
Bilalli ka qenë mësimdhënës për shumë dekada në Shkollën Fillore “Përparimi” të Çegranit.

“Me dhimbje të thellë e mora lajmin që është ndarë nga jeta, një nga aktivistët e orëve të para të Aleancës për Shqiptarët, një ndër themeluesit e saj në Gostivar, miku im tashmë i ndjerë, Zejni Bilalli.

Ky lajm na ka shokuar të gjithëve!
Të qoftë dheu i lehtë mik!
Ngushëllime familjes!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Me gjeniun e satirës, profesorin Zejni Bilalli – Ukshetina. Bisedat nuk kanë mbarim…/Lirim Alija

Dramë pas mesnate, ikën nga policia dhe u përplasën në një shtyllë elektrike

Mbrëmë pas mesnate në Radishan, gjatë një kontrollit rutinë nga ana e policisë, me një sinjal të dhënë për të ndaluar, një makinë “Mercedes” filloi të vazhdonte rrugën.

Policia filloi t’i ndiqte ata.

Kështu që “Mercedes” u përplas në një shtyllë dhe ajo u godit nga një automjet policor pranë stacionit të policisë Çair.

Disa persona u plagosën dhe u transportuan me ambulancë. Më shumë detaje të ngjarjes janë njoftuar për sot

SHIFRAT/ Rritet numri i fermave turistike: 260 sipërmarrje në agro-turizëm, në shërbim të vizitorëve

Zhvillimi i agroturizmit ka njohur rritje gjatë viteve të fundit. Në mbarë vendit sot numërohen gjithsej 260 sipërmarrje në këtë sektor, të cilat shërbejnë jo vetëm për rritjen e punësimit por edhe të zhvillimit të zones duke rritur numrin e vizitorëve të cilët zgjedhin të pushojnë pranë tyre. Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, vetëm në dy vitet e fundit qeveria ka dhënë 5 milion euro grante, atyre personave të cilët kanë aplikuar dhe kanë ngritur një sipërmarrje të re në agro-turizëm.

Këto ferma ofrojnë për vizitorët produktet lokale , gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar. Lehtësirat fiskale për këtë sektor kanë qenë bërja 5% e TVSH dhe 7% e tatimit mbi fitimin si dhe 0 taksë për infrastrukturën.

Pak kohë më parë, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka prezantuar edhe një aplikacion të ri lidhur me agro-turizmin “Agro-time AL’. Ky aplikacion është një guidë on line për të gjithë ata vizitorë të cilët dëshirojnë të shkojnë në këto ferma turistike. Nëpërmjet aplikacionit, vizitorët kanë mundësi përzgjedhjeje lidhur me destinacionin të cilin ata dëshirojnë të vizitojnë , kohën e qëndrimit dhe atë çfarë ofrohet në atë destinancion të përzgjedhur.

Ministri gjerman për Ballkanin Perëndimor: Jemi të fundit që frenojmë në BE

Gjashtë muajt e presidencës gjermane e gjetën në një kohë tronditëse BE. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas në bilancin e tij për DW, ndër të tjera, vlerëson vendet e Ballkanit për progresin e madh në vitet e fundit.

DW: Miratimi i buxhetit të ri dhe ndihmave miliardëshe për Coronën megjithë dallimet e debatet ishte sukses i presidencës gjermane të BE. Por për çështjen e vaksinimit, shumë europianë pyesin se pse zgjat kaq shumë procesi dhe kanë ndjesinë, se janë të fundit në radhë por çdo ditë që kalon do të thotë një ditë e humbur, ku rrezikohen jetë njerëzish. Po e pranoni këtë si rrezik?

Bëhet fjalë për të dyja: shpejtësi dhe kujdes. Për të tejkaluar pandeminë duhet që në vitin 2021 të ofrojmë vaksinën as më gjerësisht. Për këtë do të ketë vaksina të ndryshme me veti të ndryshme për sa i përket transportit dhe magazinimit. Landet kanë krijuar qendra rajonale vaksinimi, aty do të dërgohet vaksina. Më 27 dhjetor mund të fillojmë me vaksinimin, fillimisht në shtëpitë e përkujdesjes, tek njerëzit nga mosha 80 vjeç dhe tek personeli mjekësor i caktuar.

Si ministër i Jashtëm është e rëndësishme për mua edhe një çështje: Ne angazhohemi, që vaksina e Coronës të jetë në të gjithë botën një e mirë publike. Një vaksinë e sigurtë dhe e përballueshme në çmim do të duhet të ofrohet në të gjithë botën. Këtë objektiv i ka vënë vetes edhe aleanca ndërkombëtare e vaksinës, COVAX. Gjermania është pjesë e COVAX dhe e mbështet punën e saj me mjete të mëdha.

Buxheti i ri i BE dhe fondet e ndihmave do të bëhen të mundura, vetëm sepse BE u përkul në temën e shtetit të së drejtës. A nuk ju vjen keq, që ujdia për mekanizmin e shtetit ligjor bën që në Poloni dhe Huungari të vazhdojë me muaj e ndoshta me vite rrënimi i ndarjes së pushteteve? Çfarë ka bërë presidenca gjermane, që BE në të ardhmen të bëhet më e aftë për të vepruar e jo e shantazhueshme?

Pa ujdinë për paketën financiare të Coronës, Europa më 1 janar do ishte futur në ujëra shumë të trazuara. Njerëzve dhe sipërmarjeve të goditura rëndë nga pandemia u nevojitet shpejt ndihmë. Ishte e rëndësishme të luftojë për këtë.  Përveç kësaj kemi instrumentin e ri të detyrimit për shtetin ligjor. Një shpatë e mprehtë, që nuk duhet nënçmuar. Megjithë kundërshtitë e Polonisë dhe Hungarisë nuk e prekëm këtë rregullore ligjore. E hapur është vetëm, si do të gjykojë Gjykata Europiane për detyrimin ndaj shtetit ligjor, nëse do të duhet të merret me këtë çështje.

Brexit e ka tronditur BE. A e kishit ndjesinë në negociatet për shtetin ligjor në BE, se mund të ketë pas Brexit-it edhe “Exit” të tjerë. A nuk do ishte më mirë që një rreth i vogël i shteteve anëtare të bjerë në ujdi për më shumë integrim, për të siguruar mbijetesën e BE?

Përkundrazi: Me debatin për Brexit në të gjitha vendet anëtare është rritur miratimi për BE, edhe në Gjermani. Besoj, se shumë njerëz i kanë parë avantazhet e BE si shumë të vetëkuptueshme, sepse nuk njihnin gjë tjetër. Brexit na i ka bërë shumë të qarta edhe njëherë avantazhet e BE: liria e udhëtimit, tregtia e lirë, dhe shansi për të jetuar e punuar në Europë, aty ku dëshiron. Nuk shoh aktualisht në BE, asnjë shumicë, që do të heqë dorë prej kësaj.

Natyrisht që duhet të nxjerrim konkluzione nga Brexit. Në BE ekziston ndërkohë mundësia, që një grup i vogël i shteteve anëtare, të fusë rregulla të përbashkëta, pa qenë nevoja që shtetet e tjera të marrin pjesë në të, i ashtuquajturi „bashkëpunimi i thelluar”. Por më vendimtare është: Në politikën kombëtare ne nuk duhet të vemë para përgjegjësisë gjithmonë Brukselin, kur diçka nuk shkon mirë. Dhe duhet të shpjegojmë hapur dhe kuptueshëm, si i marrim ne vendimet në Bruksel, sepse aty në tryezën e bisedimeve, janë të gjitha shtetet anëtare.

Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu si liberalizimi i vizave me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor flitet për “dështimin e gjermanëve”. Si do ta shpëtoni besueshmërinë e BE në rajon?

Ne jemi të fundit që frenojmë në BE për këtë temë. Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të madh në vitet e fundit, sidomos Maqedonia e Veriut. Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të mund ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë.

Pati shpresa, që presidenca gjermane do të çojë përpara dialogun me Greqinë dhe Turqinë për konfliktin në Mesdheun lindor. Deri më tani nuk ka pasur sukses, ka dështuar Gjermania si negociatore?

I kemi ndërkohë sanksionet e BE, që në Këshillin e BE në dhjetor u zgjeruan edhe njëherë. Këto sanksione drejtohen me objektiv të qartë ndaj personave dhe sipërmarrjeve, që janë pjesëmarrëse në kërkimet ilegale për gaz. Turqia duhet tani të bëjë hapa të besueshëm drejt uljes së tensioneve. Në javët dhe muajt e fundit kemi marrë sinjale të çtensionimit nga Turqia, por për fat keq pati herë pas here provokime të reja të qëllimshme. Kjo lojë e dyfishtë duhet të marrë fund. Oferta e një axhende positive në marrëdhëniet tona qëndron mbi tryezën e bisedimeve.

Presidenca gjermane vendosi si prioritet të drejtat e njeriut. Në të njëjtën kohë synohet një marrëveshje fitimprurëse investimesh me Kinën. A nuk ju shkakton kjo personalisht dhimbje koke?

Në negociatat për një marrëveshje investimesh mes BE dhe Kinës bëhet fjalë në radhë të parë për të krijuar kushte të ndershme në qasjen në treg. Ne duam që sipërmarrjet gjermane dhe europiane të kenë qasje të barabartë në tregun kinez, sepse kjo nuk duhet të jetë një rrugë njëkalimshe. Dhe bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe standardet ekologjike. Këto janë për ne kritere për një marrëveshje. Përveç kësaj, shkeljet e të drejtave të njeriut ne vazhdojmë t’i trajtojmë shumë qartë në mënyrë bilaterale dhe në të gjitha nivelet me Kinën.

“Zgjidhjet që kemi në duar janë efektive”, CEO i Pfizer: Fundi i pandemisë çështje kohe

Mund të duhet pak kohë, por aktualisht zgjidhjet që kemi në duar janë aq efektive sa është vetëm çështje kohe për të arritur në fundin e pandemisë, deklaroi CEO i Pfizer Albert Bourla për transmetuesin publik grek, ERT.

Duke folur nga selia e kompanisë në Connecticut, Bourla shprehu shpresën se normaliteti do të rikthehet së shpejti dhe u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të përdorin maskat dhe të ndjekin udhëzimet e shkencëtarëve derisa të rikthehet normaliteti.

Në lidhje me mutacionin e virusit, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar sa e rrezikshme është dhe deklaroi se “vaksina do të jetë efektive dhe ndaj mutacionit specifik”.

”Ne do të kemi më shumë informacion dy javë pas përfundimit nga eksperimentet që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më shumë efektive kundër këtij virusi të ri”, theksoi ai.

Mjeku anglez ka 5 vite që nuk lahet, kjo është teoria e tij

Higjiena personale është një aspekt shumë i rëndësishëm në përditshmërinë tonë, por një mjek anglez pretendon se dushi nuk është i mirë për njeriun.

James Hamblin, profesor në shkollën e Shëndetit Publik në Yale, është shprehur për BBC: “Njoh shumë njerëz që lahen pak. Doja ta provoja edhe vetë, për të parë se çfarë ndikimi do të kishte. Me kohën, trupi mësohet që të mos vijë erë të keqe. Edhe lëkura nuk bëhet më e yndyrshme. Shumë njerëz përdorin shampo për flokë të yndyrshëm dhe pastaj vendosin produkte të ndryshme për flokët që përmbajnë yndyrë sintetike.

Nëse nuk do ta bëjnë më këtë gjë, do të shohin rezultate të mira te flokët. Por, kjo kërkon kohë, nuk ndodh brenda ditës. Kam pasur momente kur doja shumë një dush, ma donte trupi, por kjo dëshirë më kaloi me kohën. Sa më pak sapun, shampo dhe produkte të tjera të përdorja, aq më pak kisha nevojë për to”.

Sa i përket aromës që mund të lëshojë një trup që nuk lahet, 37-vjeçari tha: “Kur lahesh shpesh, ti shkatërron ekosistemin trupor. Gjithçka çekuilibrohet dhe të fituar dalin mikrobet që prodhojnë erë të keqe. Kur nuk lahesh më, ekosistemi trupor fiton qëndrueshmëri dhe ti nuk vjen më erë të keqe. Sigurisht, nuk vjen erë trëndafili, por vjen era njeri. Gruas sime i pëlqen aroma ime. Problemi është që shoqëria jonë pretendon që njeriu të vijë erë parfumi ose kolonje, përndryshe pretendon se vjen erë të keqe. Era e njeriut perceptohet si negative”.

Ai thekson se lahet rrallë dhe vetëm me ujë: “Lahem shpejt, vetëm me ujë, kur jam dukshëm pis. Dushi është koncept shumë modern, pasi njerëzit nuk kanë pasur ujë të rrjedhshëm deri para 100 vitesh. Laheshin vetëm mbretërit, ndërsa populli i thjeshtë lahej vetëm në lumë ose liqen. Nuk e shikonin dushin si domosdoshmëri të përditshme. Dushi është preferencë, jo diçka e dobishme. Mikrobet që kemi në lëkurë janë të rëndësishme po aq sa janë për sistemin tretës edhe mikrobet që kemi në zorrë”.

Test/ Zgjidhni pemën e parë që ju tërheq vëmendjen dhe lexoni shpjegimin e rastit

Ky test mund t’ju ndihmojë të kuptoni disa aspekte të fshehura të personalitetit tuaj. Bëni testin psikologjik duke parë foton dhe zgjidhni pemën e parë që ju tërheq vëmendjen dhe lexoni shpjegimin e rastit.

1. Personat që kanë zgjedhur imazhin e parë janë të rezervuar dhe elegantë. Kanë aftësi të zgjidhin çdo mister. Qetësia ka shumë rëndësi për ta. Preferojnë t’i fshehin emocionet, duke krijuar kështu pamjen e të qenit të fortë. Janë njerëz të edukuar dhe mbrojtës.

2. Ata që zgjedhin imazhin e dytë janë shpirtra të pavarur, me një dëshirë të madhe për të bërë gjëra pa u kërkuar ndihmë të tjerëve. Mbështeten në aftësitë e veta për të marrë atë që dëshirojnë, nuk kanë nevojë për dorën e dikujt tjetër. Kanë personalitet logjik dhe strategjik. Janë të vetmuar, sepse nuk u pëlqen të varen nga të tjerët. Kanë vetëkontroll, gjë që i lejon t’i trajtojnë problemet me qetësi. Jeni liderë të lindur.

3. Imazhi i tretë u përket njerëzve me personalitet të zhdërvjellët, që përshtaten me rrethanat. Janë impulsivë, nuk u pëlqen monotonia, çdo ditë për ta duhet të jetë një aventurë e re. Kanë natyrë rebele, por në të vërtetë janë njerëz të mirë.

4. Fotoja e katërt u përket personave me shpirt të ri, pothuajse si fëmijë. Kanë një optimizëm të lindur, që i bën të shohin vetëm anën pozitive të gjërave. Kanë humor dhe u pëlqejnë t’i bëjnë të tjerët të lumtur. E vetmja pengesë është se frikësohen lehtë, gjë që i pengon të tjerët të kuptojnë humorin e tyre.

5. Forca e tyre është guximi: asgjë nuk i frikëson, i bëjnë gjërat me gjakftohtësi. Padyshim janë njerëz të suksesshëm, por qëndrimi i tyre me krenari i shkëput ata nga ndjenjat. Dinë si të marrin vendimet pa u frikësuar, edhe pse mund të ndodhë ta humbasin durimin.

6. Personat që zgjedhin foton e gjashtë kanë personalitet protektiv. Vënë në plan të parë interesat e të tjerëve, duke injoruar nevojat personale. Kanë aftësi të madhe për të sheshuar grindjet, sepse janë gjithmonë në kërkim të harmonisë. Gjithashtu, kanë një karakter të këndshëm dhe njerëzit e duan shoqërinë e tyre, pasi ndihen mirë me ta.

7. Ajo që i dallon personat e këtij imazhi të përzgjedhur, është dëshira për të përmirësuar veten. U pëlqen leximi, për të kuptuar mandej shumë zgjidhje. Janë njerëz kokëfortë dhe kërkojnë të marrin sa më shumë njohuri nga çdo gjë që i rrethon. Kani mendje filozofike, i shohin detajet nga një perspektivë shumë më e madhe e jetës. Janë miq të mirë, por kanë tendencë të vendosin veten e tyre në plan të parë, pastaj të tjerët.

8. Njerëzit që zgjedhin imazhin e tetë, nuk bëjnë asnjëherë pushim. Truri i tyre është gjithmonë në gjendje pune. U pëlqen të krijojnë, të udhëtojnë, por jo gjithmonë i çojnë deri në fund punët e tyre. Nuk kanë të njëjtin entuziazëm për një projekt që vetë e kanë filluar. Janë shumë karizmatikë, simpatikë, me pak fjalë, njerëz të admirueshëm.

Ushqimi i çdo kuzhine, që i bën rrobat e bardha

Një nga gjërat e zakonshme që ndodh me rrobat dhe pëlhurat tona të bardha është se pas një kohe ato marrin një ngjyrë tjetwr dhe shpesh bëhen të verdhë.

Përveç faktit që duhet të jemi të kujdesshëm me përdorimin e deodorantëve dhe parfumeve të ndryshme, ekziston një mënyrë për t’i mbajtur të gjitha të bardha.

Sekreti është i fshehur në kuzhinë dhe është një material i ngrënshëm.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të merrni një legen të vogël dhe ta mbushni me ujë të nxehtë. Pastaj shtoni një fetë limoni.

Vendosni rrobat tuaja në legen dhe lërini aty për rreth 10 minuta.

Nxirreni dhe shpëlajeni. Rezultati do t’ju bëjë përshtypje. Ju mund të bëni të njëjtën gjë me të gjitha të bardhat tuaja (përveç atyre pëlhurave që ndalojnë ujin e nxehtë) dhe përsëritni çdo herë para se t’i vendosni në lavatriçe për t’i larë siç duhet. l.k/abcnews.al

Zbulohet një lule e rrallë, ka ekzistuar në epokën e dinosaurëve

Shkencëtarët kanë gjetur një lule që duket se ka çelur në epokën e dinosaurëve, sipas një artikulli të botuar në “Journal of the Botanical Research Institute of Texas”.

Lulja, e cila është quajtur “Valviloculus pleristaminis”, përfaqëson si një gjini të re, ashtu edhe një specie të re lulesh dhe është e fundit në buqetën e zbulimeve”, tha George Poinar, studiues në Universitetin Shtetëror të Oregonit, SHBA.

“Kjo lule është një bukurie rrallë, veçanërisht duke marrë parasysh se ka qenë pjesë e një pylli që ekzistonte 100 milionë vjet më parë”, vëren ai.

Lulja u zbulua në qelibar të gjetur në një minierë në Mianmar, ku u ruajt në depozitat detare sedimentare, që datojnë që nga mesi i Kretaceut, rreth 99 milionë vjet më parë.

“Lulja mashkullore është e vogël, rreth dy milimetra e gjerë.

Sipas studiuesve, lulja i përket një bime të rendit Laurales, së cilës i përket dafina.

Zbulimi i papritur: Një ilaç kundër diarresë V R E T qelizat e kancerit të trurit

Një studim i kryer në Universitetin Goethe ka gjetur prova se ilaçi kundër diarresë, loperamid, mmund të vrasë qelizat tumorale të glioblastomës. Studiuesit e udhëhequr nga dr. Sjoerd van Wijk nga Instituti i Kërkimit Eksperimental të Kancerit në Pediatri në Universitetin Goethe kanë zbërthyer mekanizmin e veprimit të këtij ilaçi dhe po punojnë për strategji të reja trajtimi.

Kur qelizat treten vetë

Në lloje të caktuara të qelizave tumorale, dhënia e loperamidit streson rrjetin endoplazmatik (ER), organela qelizore përgjegjëse për hapat kryesorë në sintezën e proteinave në trup. Stresi në ER shkakton degradimin e tij, pasuar nga vetë-shkatërrimi i qelizave. Ky mekanizëm, i njohur si vdekje qelizore, e varur nga autofagia, ndodh kur qelizat i nënshtrohen autofagisë hiperaktive.

Normalisht, autofagia rregullon proceset normale metabolike dhe prish dhe riciklon pjesët e vlefshme të përbërësve të dëmtuar ose të tepërt të qelizave duke siguruar kështu mbijetesën e qelizës, për shembull në rastin e mungesës së lëndëve ushqyese. Sidoqoftë, në disa qeliza të tumorit, hiperaktivizimi i autofagisë shkatërron aq shumë material qelizor, saqë ato nuk janë më të afta të mbijetojnë.

Eksperimentet tona me linjat qelizore tregojnë se autofagia mund të mbështesë trajtimin e tumoreve të trurit të glioblastomës“, thotë van Wijk. Glioblastoma është një lloj kanceri shumë agresiv dhe vdekjeprurës te fëmijët dhe të rriturit, që nuk trajtohet plotësisht nga kimioterapia. Prandaj kërkohen urgjentisht qasje të reja terapeutike.

Ilaçi kundër diarresë shkakton vdekjen e qelizave në qelizat e glioblastomës

Në mënyrë të kundërt, nëse bllokojmë ATF4, shumë më pak qeliza në një kulturë qelizore tumorale vdesin pasi është shtuar loperamidi“, thotë van Wijk. Përveç kësaj, grupi hulumtues arriti të zbulojë mbeturinat ER në qelizat e trajtuara me loperamid nën mikroskopin elektronik. “Degradimi i ER, domethënë retikulofagia, dukshëm kontribuon në shkatërrimin e qelizave të glioblastomës“, thotë van Wijk.

Ekipi tregoi gjithashtu se loperamidi shkakton vetëm autofagi, por jo vdekjen e qelizave të tjera tjera, të tilla si fibroblastet embrionale. “Normalisht, loperamidi, kur merret si ilaç kundër diarresë, lidhet me zona të veçanta lidhëse në zorrë dhe nuk merret nga zorrët dhe për këtë arsye është i padëmshëm“.

Mekanizmi i veprimit i zbatueshëm për sëmundjet e tjera

Vdekja e qelizave të glioblastomës, e shkaktuar nga loperamidi, mund të ndihmojë në zhvillimin e qasjeve të reja terapeutike për trajtimin e kësaj forme të rëndë të kancerit. “Sidoqoftë, zbulimet tona gjithashtu hapin mundësi të reja interesante për trajtimin e sëmundjeve të tjera, të tilla si çrregullime neurologjike ose demencë, si dhe lloje të tjera të tumorit“, thotë van Wijk.

Sidoqoftë, studime të mëtejshme janë të nevojshme para se loperamidi të mund të përdoret në të vërtetë në trajtimin e glioblastomës ose sëmundjeve të tjera. Në studimet e ardhshme duhet të hulumtohet, për shembull, se si loperamidi mund të transportohet në tru dhe të kalojë barrierën gjak-tru. Nanopjesëzat mund të jenë një mundësi e mundshme. Ekipi hulumtues në Frankfurt tani dëshiron të identifikojë substanca të tjera që shkaktojnë retikulofaginë dhe të shqyrtojë se si efekti i loperamidit mund të rritet dhe të kuptohet më mirë.

Shpikësi i televizorit ndaloi fëmijët e vet të shihnin televizor (dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur)

Gjatë Luftës së Parë Botërore, magjistari Herri Hudini u angazhua për 1 vit në front, për të ndihmuar në shitjen e obligacioneve të luftës, dhe i mësuar ushtarëve amerikanë se si të shpëtonin nga prangat gjermane, nëse kapeshin robër.

Në kulmin e zisë së bukës në Irlandë në vitin 1847, të shkaktuar nga prishja e të mbjellave me patate, gati 4000 anije transportuan ushqime nga Irlanda në Angli dhe Skoci. Ndërkohë 400 mijë irlandezë vdiqën nga uria, dhe sëmundjet e lidhura me të. Në të njëjtin vit, një fis i indianëve të amerikës, dërgoi 710 dollarë për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjeve.

Për shkak të rolit të tij si Xhejms Bond, aktori britanik Daniel Kreig ka privilegjin të marrë cilëndo makinë Aston Martin nga fabrika, për pjesën e mbetur të të jetës së tij.

Zhyl Vern e shkroi romanin “Parisi në shekullin XX” në vitin 1863, dhe përshkroi një botë të rrokaqiejve të xhamtë, trenave me shpejtësi të lartë, makinave me karburant, makinave llogaritëse dhe rrjete të komunikimit në mbarë botën.

Në Holandë ekziston një fshat i rremë me dyqane dhe restorante të rreme, që janë në fakt një shtëpi kujdesi për të moshuarit e prekur nga dementia.

Rekordi botëror për garën më të gjatë në një maratonë, mbahet nga japonezi Shizo Kanakuri me një kohëzgjatje prej 54 vjetësh, 8 muajsh, 6 ditësh, 5 orësh, 32 minuta dhe 20.379 sekonda. Gjatë Olimpiadës së vitit 1912, ai e ndërpreu garën në mes, dhe u kthye në Japoni pa njoftuar zyrtarët. Ai u cilësua si një person i zhdukur në Suedi, për më shumë se 50 vjet. Në vitin 1966, ai u ftua të përfundojë maratonën e nisur.

Shtëpiaket në Indi, zotërojnë 11 për qind të arit në botë. Kjo është më shumë se sa rezervat e SHBA-së, FMN-së, Zvicrës dhe Gjermanisë të marra së bashku.

Gjatë Luftës së Ftohtë, zyrtarët e Bashkimit Socvjetik ishin në gjendje të identifikonin një pasaportë të falsifikuar sovjetike nga shtampat zyrtare . Në pasaportat e vërteta ajo gërryhej shpejt, për shkak të cilësisë së dobët të metalit të përdorur.

Uthulla balsamike tradicionale, ka zakonisht një moshë 12-25 vjeçare, dhe fermentohet në disa fuçi të mëdha në kantinë, dhe kushton mbi 100 dollarë një ons (24 gr). Ajo që na prezantohet si uthull në supermarket, është uthull normale vere, që përmban disa kimikate dhe ngjyrues.

Shkencëtarët kanë zbuluar një kërpudhë, që përdorte rrezatimin gama, si burimin e saj të energjisë në mbetjet bërthamore të Çernobilit.

Në vitin 2001, një burrë në SHBA vdiq nga ndërlikimet e plagëve të shkaktuara nga një përleshje me armë në vitin e largët 1966. Vdekja e tij u klasifikua si një vrasje, pavarësisht se ndodhi 35 vjet pas plagosjes.

Shpikësi i televizorit, Filo T.Farnsuorth nuk i lejonte fëmijët e tij të shihnin televizor. Një herë i tha djalit të tij:”Ai s’ka asgjë të vlefshme, dhe ne nuk do ta shohim atë në këtë familje. Unë nuk duan që ju ta përfshini atë në dietën tuaj intelektuale!a”.

Regbi ishte një sport kaq popullor në Afrikën e Jugut, sa që në vitin 1902 pati një armëpushim të përkohshëm në Luftën e Dytë Boere, në mënyrë që të luhet një ndeshje mes forcave britanike dhe Boerëve.

Raketa gjermane V-2 në Luftën e Dytë Botërore, vrau më shumë njerëz gjatë procesit të prodhimit, sesa si një armë ndaj kundërshtarit. Mbi 12.000 punëtorë që ishin angzhuar me forcë në fabrika vdiqën, ndërsa vetëm 9.000 persona vdiqën nga sulmet me këtë bombë në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2012, një bandë grabitësish në Republikën Çeke, vodhën një urë metalike prej 10 tonësh, për ta shitur atë më pas për skrap.

Presidenti amerikan Abraham Linkoln, nënshkroi ligjin për formimin e shërbimit sekret të SHBA-së, vetëm pak orë para se të vritej në një atentat. / bota.al

Pse këta njerëz u bënë të pasur? Ndoqën këtë rregull “magjik”!

Emra si Oprah Winfrey, Bill Gates, Warren Buffett, Mark Zuckerberg, janë liderët më të suksesshëm të biznesit në botë.

Shumë prej këtyre liderëve, edhe pse janë shumë të zënë, të paktën një orë në ditë (ose pesë orë në javë) ia dedikojnë aktiviteteve që i konsiderojnë si praktikë mësimi të domosdoshme. Fenomeni quhet rregulli 5-orësh.

Ja si liderat më të mëdhenj ndjekin rregullin 5-orësh!

Liderët që ju sjellim më poshtë, gjatë kësaj kohe përqendrohen në tre gjëra: leximi, reflektimi dhe eksperimentimi.

Leximi

Sipas një artikulli të HBR, “Phil Knight, themeluesi i Nike, detyron çdo person që shkon në bibliotekën e tij të heqë këpucët dhe të përulet.”

Oprah Winfrey ia dedikon pjesën kryesore të suksesit të vet librave: “Librat ishin bileta ime drejt lirisë personale. Ajo ka ndarë me botën shumë prej zakoneve të leximit në klubin e saj të librit.

Këta nuk janë të vetmit sipërmarrës miliarderë që lexojnë shumë.

Warren Buffett kalon pesë deri në gjashtë orë në ditë, për të lexuar pesë gazeta dhe 500 faqe të raporteve të korporatës.

Bill Gates lexon 50 libra në vit.

Mark Zuckerberg lexon të paktën një libër të ri çdo dy javë.

Elon Musk është rritur duke lexuar dy libra në ditë, sipas vëllait të tij.

Mark Cuban lexon më shumë se 3 orë çdo ditë.

Arthur Blank, bashkëthemeluesi i Home Depot, lexon dy orë në ditë.

Sipërmarrësi miliarder David Rubenstein lexon gjashtë libra në javë.

Dan Gilbert, pronari i Cleveland Cavaliers, lexon një deri në dy orë në ditë.

Reflektimi

Në raste të tjera, liderët më të pasur në botë, e marrin kohën për të menduar dhe reflektuar.

Drejtuesi ekzekutiv i AOL Tim Armstrong bën që ekipi i tij të kalojë katër orë në javë për të menduar.

Drejtuesi ekzekutiv i LinkedIn, Jeff Weiner programon dy orë në ditë për të reflektuar.

Brian Scudamore, themeluesi i kompanisë 250 milionë dollarë O2E Brands, kalon 10 orë në javë vetëm për të medituar

Kur miliarderi Ray Dalio bën një gabim, ai logohet në një sistem i cili është publik për të gjithë punonjësit e kompanisë. Më pas, ai planifikon një takim me ekipin e vet për të gjetur shkakun kryesor. Sipërmarrësja miliardere Sara Blakely prej shumë kohësh mban një ditar. Gjatë një interviste, ajo ka thënë se ka mbi 20 ditarë, në të cilët ka shkruar gjërat e tmerrshme që i kanë ndodhur dhe surprizat që kanë ardhur si rezultat.

 Eksperimentimi

Gjatë jetës së tij, Ben Franklin krijonte kohë për eksperimentime, duke ndarë mendime me individë të njëjtë dhe zhvillimin e virtyteve të veta.

Google lejoi gjithë punonjësit e vetë të eksperimentonin me projekte të reja, në 20% të orarit të punës. Facebook inkurajon eksperimente nëpërmjet Hack-A-Months.

Shembulli më i madh i eksperimenteve është Thomas Edison. Edhe pse ishte një gjeni, Edison iu afrua shpikjes së tij me përulësi. Ai identifikoi çdo zgjidhje të mundshme dhe më pas do të testonte sistematikisht çdo njërën prej tyre.

Nikola Tesla ka thënë: Nëse Edison do t’i duhej të gjente një gjilpërë në kashtë, ai nuk do të ndalonte të arsyetonte se ku ishte mundësia më e madhe të gjendej gjilpëra. Më zellin e ethshëm të një blete do të ekzaminonte kashtë pas kashte , deri sa të gjente objektin e kërkimit të tij.

Fuqia e rregullit 5-orësh: norma e përmirësimit

Personat që e aplikojnë këtë rregull në punë kanë një avantazh. Ideja e praktikës së vazhdueshme përballë të punosh fortë edhe shumë, shpesh ngatërrohen. Gjithashtu, krijon fokus më profesional në produktivitetin dhe efiçencës, e jo në normën e përmirësimit. Si rezultat, thjesht pesë orë në javë për praktikë mësimi, do të bëjnë diferencën.

Sipërmarrësi miliarder Marc Andreessen gjatë një interviste të fundit ka thënë: “Unë mendoj se përvetësimi i dijeve dhe si duhet t’i bësh gjërat, është duke u nënvlerësuar shumë. Njerëzit janë duke mbivlerësuar vlerën e thjesht hedhjes në fundin e thellë të pishinës. Sepse realiteti është se njerëzit  e tillë përfundojnë të mbytur në pishinë.

Ka një arsye përse ka shumë histori për Mark Zuckerberg. Por, nuk ka shumë Mark Zuckerbergs. Shumë prej tyre janë ende duke notuar përmbys në pishinë.

Nëse do të kaloje kohë me drejtuesit ekzekutivë më të suksesshëm të çdo kohe, do ta kuptoje që ata janë shumë të zgjuar, janë si një enciklopedi njohurish se si ta drejtojnë një kompani dhe është e vështirë ta fitosh gjithë këtë kur je rreth moshës 20 vjeçare. rruga për të arritur këtë fazë është që çdo njëri duhet të kalojë 5 deri në 10 vjet duke fituar aftësi.”

Duhet ta shohim mësimin siç shohim praktikën

Ne duhet të përqendrohemi më tepër në masën minimale të mësuarit që një person duhet të ndjekë në ditë, për të pasur një karrierë të qëndrueshme dhe suksesshme.

Ashtu siç ne marrim dozën minimale të vitaminave në ditë, ashtu siç ushtrimet aerobike na drejtojnë drejt një jete të shëndetshme, ne duhet të jemi më rigoroz se si i përcaktojmë dozat minimale të të mësuarit për të qenë të suksesshëm ekonomikisht.

Efektet e të mos mësuarit për periudha të gjata, kanë të njëjtin efekt si të mos kemi një jetesë të shëndetshme. Drejtuesi ekzekutiv i AT&T ka thënë se ata që nuk kalojnë të paktën 5 deri në 10 orë gjatë javës duke mësuar online, do ta izolojnë veten me teknologjinë.

Si të aplikoni rregullin 5-orësh në jetën tuaj

Njerëzit më të zënë dhe më të suksesshëm në botë gjejnë të paktën një orë për të mësuar çdo ditë. Në këtë mënyrë, edhe ti mundesh ta bësh një gjë të tillë.

Për të krijuar ritualin tënd të mesimit, duhet të ndjekësh tre hapa:

-Gjej kohën për të lexuar dhe për të mësuar, edhe nëse je shumë i zënë.

-Përdor kohën e mësimit pa e zvarritur, ose të biesh pre e shpërqendrimeve.

-Vlerëso rezultatet që merr nga çdo orë që mëson.

Lajmi i mirë është që nuk të duhet të rikrijosh rrotën. Në pak vite kjo do të kthehet në rutinën tuaj të mësimit, të kaloni disa orë në ditë për të mësuar edhe nëse jeni një prind i zënë me punën dhe familjen, fjetjes së mjaftueshme apo jetës aktive që ecën shumë shpejt. Në këtë mënyrë këto rituale do të jenë çelësi i suksesit të sipërmarrjes dhe jetës suaj./dritare.net

VIDEO: I ra nga dora në avion, përdoruesi gjen iPhone-in të padëmtuar

Një iPhone 6S që ra rastësisht nga një avion i mbijetoi rënies me vetëm disa të gërvishtura e madje filmoi të gjithë udhëtimin drejt tokës.

Celulari ra pas një incidenti të prodhuesit të filmave Ernesto Galiotto, i cili po mundohej që të kapte një video në një dritare avioni në Brazil.

Sipas mediave braziliane, Galiotto ishte pasagjer në një prej sediljeve të avionit të vogël dhe po udhëtonte sipër Rio De Janeiro-s.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga rënia e celularit dhe pajisja telefonike u gjet duke përdorur GPS-in.

Mësohet se avioni ndodhej në një lartësi prej 300 metrash dhe ishte me fat që nuk ra në ujë.

Ca kuriozitete interesante nga Finlanda: Ç’festojnë, ç’hanë, ç’mendojnë…

Pyje të mëdha dëbore, i ftohtë polar, net të gjata dhe shtëpia e Santa Claus … Këto janë disa nga  vizionet e para që një person mesatar do të mendojë kur dikush përmend Finlandën.

Por ky vend verior ka sekretet e tij që i dinë vetëm njerëzit që e kanë vizituar atë ose që jetojnë atje.

Sa fitojnë ata?

Nuk është e sjellshme të pyesni njerëzit se sa fitojnë, por një informacion të tillë mund ta merrni në zyrën e taksave. Kjo është paksa ironike. Konsiderohet i vrazhdë ai që pyet një të njohur në Finlandë se sa fiton. Por nga ana tjetër, ju jeni të lirë të telefononi zyrën e taksave dhe të kërkoni informacion në lidhje me të ardhurat e çdo personi që ju shkon në mendje.

Pjatat e mëdha të ushqimit

Në këtë vend, çdo i rritur vendos vetë se sa dëshiron të hajë në një kohë të caktuar.

Por kini kujdes: duhet të përpiqeni të vlerësoni sa mund të hani, sepse nuk është e sjellshme të lini ushqim në një pjatë. Finlandezët mendojnë se njerëzit që e bëjnë këtë nuk kujdesen sa duhet për mjedisin.

Çfarë është niksi

Finlandezët janë ndoshta adhuruesit më të mëdhenj të trukeve të ndryshme që kursejnë para dhe kohë. Ekziston edhe një fjalë në gjuhën finlandeze – niksi, që do të thotë truke të tilla të vogla, por të dobishme për jetën.

Adhurues të mëdhenj të qumështit

Finlanda nuk është përfundimisht një vend për njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës. Imagjinoni, finlandezi mesatar pi130 litra qumësht në vit. Gjithashtu, me drekën është mjaft normale të mos pini një gotë ujë ose koka kola, por – një gotë qumësht!

Si i ngrohin automjetet?

Në vend që automjetet e tyre të ngrohen për 10, 20 minuta, në Finlandë pothuajse çdo vend parkimi ka një dalje ku mund të futni makinën tuaj për tu ngrohur më shpejt.

Konkurrencë e çuditshme

Ju mund të keni dëgjuar tashmë për konkurrencën në hedhjen e telefonave. Por ka gara të tjera të pazakonta në Finlandë – kush mund të vrasë më shumë mushkonja. Rregullat janë të thjeshta: pjesëmarrësit duhet të vrasin më shumë mushkonja në një periudhë të caktuar kohe. Këto gara organizohen në verë, dhe nganjëherë bëhen ndërkombëtare – kështu që në vitin 2018, një burrë nga Suedia vrau 135 insekte në 15 minuta dhe mori fitoren.

Një “ditë dështimi”

Kjo është një tip feste disi e çuditshme, e cila dëshiron të tregojë se si dështimi merret shumë seriozisht dhe i pengon njerëzit të bëjnë përparime të mëtejshme. Në këtë ditë, shumë të famshëm nga Finlanda në media problematizojnë dhe normalizojnë temën e dështimit.

Licencë për pastrim mbeturinash

Finlandezët i kushtojnë shumë vëmendje kujdesit për mjedisin – ata kursejnë ujë dhe klasifikojnë mbeturinat. Por nëse dikush vendos të pastrojë vullnetarisht plehrat në një vend publik, mund të dënohet. Për të pastruar mbeturinat nga vendet publike – duhet të përfundoni trajnimin dhe të merrni një licencë, çdo përpjekje e vetë-iniciuar, madje edhe me qëllimet më të mira – konsiderohet shkelje.

Qilimat lahen në lumenj

Sigurisht, finlandezët, si të gjithë njerëzit modernë, përdorim dhe fshesë me korrent, por ekziston një traditë sipas së cilës qilimat lahen në lumenj.Kjo gjithashtu përfaqëson një lloj pastrimi moral, ndaj mund të shihni shumë finlandezë që dalin në brigjet e lumit në pranverë dhe lajnë qilima në masë.

Test i zemrës falas dhe i lehtë: Sa shpejt mund të ngjiteni në katin e katërt?

Një test i thjeshtë dhe falas mund të zbulojë më së miri nëse keni apo jo probleme me zemrën.

Kërkimet nga Spanja pretendojnë se nëse mund të ngjiteni në katin e katërt brenda një minute – kjo do të thotë që zemra juaj ju punon mirë, shkruan healthline.com.

“Testi i shkallëve është një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar shëndetin tuaj të zemrës”, tha Dr. Jesus Peteiro, një kardiolog në Spitalin Universitar të Coruña dhe autor i studimit.

Ai pretendon se nëse ju duhet më shumë se një minutë e gjysmë për t’u ngjitur në katin e katërt, duhet të shihni një mjek.

Ky hulumtim u prezantua në një takim shkencor të fundit të Shoqatës Evropiane të Kardiakut, por ende nuk është botuar në një revistë shkencore.

165 pjesëmarrës të studimit ecën ose vrapuan rutinë deri në lodhje me aftësinë e tyre ushtruese të matur si ekuivalente metabolike.

Pas një periudhe pushimi, grupi i studimit u ngjit në katër shkallë (60 shkallë) me një ritëm të shpejtë, por jo të rrjedhshëm, dhe më pas MET-et e tyre u matën përsëri.

Pjesëmarrësit që ngjitën shkallët në më pak se 40 deri në 45 sekonda arritën më shumë se 9 deri në 10 MET.

Studimet e mëparshme kanë treguar se arritja e 10 MET gjatë provave të ushtrimeve shoqërohet me një shkallë të ulët të vdekshmërisë.

Pjesëmarrësit që morën 1,5 minuta ose më shumë për të ngjitur shkallët arritën më pak se 8 MET, që do të thotë vdekshmëria pritet të jetë 2 deri në 4 përqind në vit, ose 30 përqind në 10 vjet.

Regjistrimi i funksionit të zemrës gjatë testeve zbuloi se 58 përqind e pjesëmarrësve të cilëve u duhej më shumë se 1.5 minuta për të ngjitur shkallët kishin funksion jonormal të zemrës gjatë ushtrimeve.

Kjo është krahasuar me 32 përqind të atyre që ngjitën shkallët në më pak se një minutë.

Gara: Kush do ta dërgojë aktorin më parë në hapësirë, rusët apo Hollywood-i?

Gara në hapësirë ​​fillon përsëri.

Në fillim të këtij viti u njoftua që Tom Cruise në partneritet me Space X të Elon Musk dhe NASA-n do të xhironte një film në hapësirë ​​në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) me regji të Doug Liman.

Akoma, Rusia tani shpreson të mundë Hollywood-in, pasi ata kanë njoftuar se po kërkojnë një aktore për të luajtur në një film artistik të vendosur në hapësirë ​​në tetor 2021.

Agjencia Ruse e Hapësirës Roscosmos, Channel One Russia dhe Yellow, Black and White studio duhet të xhirojnë filmin e parë në hapësirë, me kusht që ata të shkojnë vërtet para Tom Cruise.

Nuk dihet shumë për projektin, por kjo pritet të popullarizojë aktivitetet hapësinore ruse.

Një pjesë e filmit do të përfshijë një fluturim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe ata aktualisht janë në kërkim të një aktoreje. Në njoftimin e kastit thuhet se aplikantët nuk duhet të jenë aktore profesioniste, por se nevojitet një “superheroinë e vërtetë”.

Aplikantët duhet të jenë shtetas rusë midis moshës 25 dhe 40 vjeç, diku mes 150 dhe 180 cm të gjatë, të peshojnë midis 50 dhe 70 kg dhe të kenë një “perimetër gjoksi” deri në 112 cm. Dhe jo vetëm kaq, ata duhet të jenë në gjendje të “vrapojnë 1 km në tre minuta e gjysmë ose më pak, të notojnë 800 metra në 20 minuta dhe të hidhen nga një trampolinë tre metra me një teknikë mbresëlënëse”.

Ata gjithashtu duhet të kenë të dhëna të pastra kriminale.

Sa i përket filmit hapësinor të Tom Cruise, thuhet se data e përafërt e premierës është tetori 2022, një vit i plotë pas Rusisë, por kur bëhet fjalë për botën e Hollywood-it dhe nisjet hapësinore, gjithçka mund të ndodhë.

Tom Cruise aktualisht është në mes të prodhimit të filmit “Mission: Impossible 7”, i cili duhet të dalë në kinema më 19 nëntor 2021 dhe “Mision: Impossible 8” pritet më 4 nëntor 2022.

Borë edhe në Tetovë (VIDEO)

Tashmë dimri ka ardhur dhe në disa vise shqiptare ka filluar të bjerë edhe dëborë. Dëbora e parë ka rënë edhe në Kosovë. Reshjet e para të borës kanë rënë në qytetet e Dragash, Prizren, Lipjan, Prishtinë, Malishevë, e në vende të tjera.

Sonte, pas një shiu të javashtë, reshje të fjollave të borës u panë edhe në Tetovë.

Bora në Kosovë:

https://youtu.be/4VLipTh-JNc