Ballina Aktualitet Ekonomi SHIFRAT/ Rritet numri i fermave turistike: 260 sipërmarrje në agro-turizëm, në shërbim...

SHIFRAT/ Rritet numri i fermave turistike: 260 sipërmarrje në agro-turizëm, në shërbim të vizitorëve

Zhvillimi i agroturizmit ka njohur rritje gjatë viteve të fundit. Në mbarë vendit sot numërohen gjithsej 260 sipërmarrje në këtë sektor, të cilat shërbejnë jo vetëm për rritjen e punësimit por edhe të zhvillimit të zones duke rritur numrin e vizitorëve të cilët zgjedhin të pushojnë pranë tyre. Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, vetëm në dy vitet e fundit qeveria ka dhënë 5 milion euro grante, atyre personave të cilët kanë aplikuar dhe kanë ngritur një sipërmarrje të re në agro-turizëm.

Këto ferma ofrojnë për vizitorët produktet lokale , gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar. Lehtësirat fiskale për këtë sektor kanë qenë bërja 5% e TVSH dhe 7% e tatimit mbi fitimin si dhe 0 taksë për infrastrukturën.

Pak kohë më parë, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka prezantuar edhe një aplikacion të ri lidhur me agro-turizmin “Agro-time AL’. Ky aplikacion është një guidë on line për të gjithë ata vizitorë të cilët dëshirojnë të shkojnë në këto ferma turistike. Nëpërmjet aplikacionit, vizitorët kanë mundësi përzgjedhjeje lidhur me destinacionin të cilin ata dëshirojnë të vizitojnë , kohën e qëndrimit dhe atë çfarë ofrohet në atë destinancion të përzgjedhur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews