Ballina Blog Faqe 391

Mjeku shqiptar: U bëj thirrje kolegëve në diasporë të kthehen në vendin tonë

Neurokirurgu Armend Agolli ka treguar se është kthyer në Kosovë nga Suedia për të kontribuar dhe mendon që njësoj duhet të veprojnë edhe mjekët e tjerë shqiptarë në diasporë.

“Duhet me qëndruar në Kosovë, me u angazhuar, u bëj thirrje doktorëve në diasporë të kthehen dhe me projekte të ndryshme të kontribuojnë. Po planifikojmë të kthejmë mjekë nga Gjermania në mënyrë institucionale dhe të i’u ofrojmë kushte për të punuar. I’u kam mundësuar 9 ortopedëve të shkollohen dhe 2 anesteziologëve në Suedi”, ka thënë Agolli në emisionin Oxygen.

Agolli tha se duhet vlerësuar puna e doktorëve në Kosovë por edhe doktorët duhet mësuar rregullat se si duhet trajtuar pacienti. “Doktorët në emergjenca dhe Infektivë janë heronj se punojnë shumë, paguhen pak. Përqindja më e madhe e shërimit është kur i beson mjekut. Duhet me punuar në edukim të mjekëve dhe motrave por edhe në edukim të pacientëve.

Pacienti duhet me qenë në qendër, tek ne pak dëgjohet pacienti. Shteti duhet me i dënu mjekët që nuk merren për shumë kohë me kërkesat e pacientëve, duhet më së paku 40 minuta për një vizitë. 10 minuta duhet dëgjuar ankesat e pacientit, 10 minuta e kontrollon, 10 minuta i shfrytëzon për analiza dhe 10 minutat e fundit janë për pyetjet që mund të ketë pacienti”, thotë Agolli.

Ai ka kontribuar edhe si doktor gjatë luftës në Kosovë duke u kthyer nga Suedia për të shërbyer vendin e tij. “Ka qenë një angazhim shumë i madh. Kemi realizuar intervenime të vogla se nuk kemi pas mjete por qëllimi ynë ka qenë me e shërbyer Kosovën duke lënë anash të gjitha të tjerat. Kemi pasur momente shumë të vështira sepse nuk kemi pasur mundësi të ofrojmë zgjidhje për plagë të rënda. Por kur e mendoj të gjithë ushtarët kanë qenë të vaksinuar punë e cila ka qenë problem për atë kohë”, thotë ai.

Agolli ka përmendur disa mjekë që kanë ndikuar në avancimin e mjekësisë në Kosovë dhe që kanë merita të mëdha në disa reparte. “Bedri Bakalli dhe Agron Pustina kanë bërë revolucion në kohën e tyre dhe kanë bërë baza në ortopedi, andaj ka doktorë të mirë. Bedri Bakalli më ka shty me e marr me e studiuar spinalen, edhe nëna ime ka pasur problem me bosht kurrizor dhe nuk i kanë ofru zgjidhje atë kohë andaj unë desha të iu ofroj zgjidhje të tjerëve.”

Së fundmi ai ka treguar ndjesitë që ka marrë pasi që është kthyer të punojë në Kosovë. “Ekipin që unë e kam tash mund të realizoj gjitha operacionet në Prishtinë për boshtin kurrizor. Krenari për mu është kur flas shqip në sallë të operacionit. Muzika më ndihmon në koncentrim prandaj e lëshoj “Bareshën” në sallë sepse më qetëson”, thotë Agolli./mv.abcnews.al

FOTO/ Ky është efektivi i FNSH-së që ia mori jetën djali i tij 7-vjeçar

ABC publikon foton e Roland Bicerrit, efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i cili u v r a sot në Tiranë nga djali i tij 7-vjeçar. Bicerri është q ë ll u a r me një p l u m b në qafë.

Ngjarja ishte a k s i d e n t a l e pasi Bicerri kishte dalë te bilardo pranë shtëpisë së tij për të luajtur me disa miq ndërkohë që me vete kishte edhe djalin. Teksa ka qenë duke biseduar me miqtë e tij, djali i tij ka marrë a r m ë n nga çanta e të atit dhe ka q ë ll u a r në drejtim të tij.

Bicerri ka mbetur fillimisht i p l a g o s u r por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e p l a g ë s. Policia njoftoi se grupi H e t i m o r dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /mv.abcnews.al

Kapet me “presh në dorë” i afërmi i zv/ministrit Nazim Bushi

Uniformat blu kanë vënë pas hekurave tre persona, një shtetas nga Maqedonia e Veriut, një nga Shqipëria dhe një tjetër nga Kosova. Të gjithë dysh*ohen për veprën tregti i l e g a l e me lëndë n a r k o t i k e. I arre*stuari nga Maqedonia e Veriut është një 22 vjeçar nga Shkupi me inicialet T.S, për të cilin burime të Alsat brenda p o l i c s ë tregojnë se bëhet fjalë për familjarin e zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi dhe njëkohësisht vëllain e s i g u r i m i t të tij personal me inicialet S.S.

Të pyetur nëse informacionet janë të sakta, cilat janë hapat e ndërmarrë nga uniformat blu dhe përgjegjësia e mundshme morale dhe p e n a l e e njeriut të dytë të p o l i c i s ë, nga MPB deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Në kumtesën e MPB, për të dysh*uarin T.S shkruhet se si fillim i është shmangur p o l i c i s ë por është k a p u rf l a g r a n c ë.

Makina “fluturon” nga ura në Sellarcë të Tetovës, 2 të plagosur (FOTO)

Aksident i rëndë trafiku në rrugën dytësore Tetovë – Gostivar, në afërsi të fshatit Sellarcë. Një veturë e tipit “Reno Klio” ka dalë nga ura e këtij aksi rrugor dhe ka përfunduar jashtë rruge në disa toka bujqësore dhe ka marrë menjëherë flakë. Drejtuesi i veturës dhe bashkudhëtari që gjendeshe në veturë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Rruga në fshatin Sellarcë është bllokuar për momentin, ndërkohë në vendngjarje kanë arritur, përveç zjarrfikësve, edhe ekipet e policisë së Tetovës. Sipas informatave të para, dalja e veturës nga ura ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe që udhëtonte mjeti.

“Korona”: Depërtojnë grimca gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut?

Një shpjegim i mundur për shfaqjen e virusit në testet PCR edhe pasi infektimi me Corona ka kohë që ka kaluar vjen nga studiuesit amerikanë. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, në një studim të fundit grimca të imta të ADN-së së virusit në raste mjaft të rralla mund të zënë vend në ADN-në e njeriut. Si rezultat testi vazhdon të tregojë infektim, megjithëse viruset prej kohësh janë larguar nga trupi, raportojnë studiuesit. Rezultatet e  studimit të publikuar paraprakisht ende presin vlerësimin e pavarur të studiuesve të tjerë. Viruse të plotë, që mund të shkaktojnë një sëmundje të re apo që mund të infektojnë njerëz të tjerë, nuk mund të krijohen më si pasojë e kalimit në ADN, shkruajnë studiuesit.

Studiuesit që nuk shohin kalim të ARN-së në ADN

Për mjaft shkencëtarë studimi paraqet shumë interes nga ana shkencore, ata i vlerësojnë proceset e paraqitura si të besueshme, por nuk shohin ndonjë rëndësi të veçantë biologjike të proceseve të paraqitura. Joachim Denner, një studiues në Institutin Robert Koch në Berlin shprehet se „do të jetë megjithatë tërësisht e përjashtuar, që vaksina e ARN-së të transformohet e integrohet në ADN.”

Në kuadër të vaksinimit të pritshëm kundër Coronës është shprehur herë pas here një shqetësim i tillë. Studiuesit thonë, shkruan dpa, se integrimi i ADN-së së virusit në ADN-në njerëzore për shkaqe biologjike është i pamundur, sepse informacionet gjenetike janë të formave të ndryshme: tek virusi ato kanë formën e ARN-së, tek njeriu të ADN-së. Për shkak se molekulat kanë përbërje kimike të ndryshme, ato nuk mund të shkrihen me njëra-tjetrën. “Integrimi i ARN-së në ADN nuk është i mundur për shkak të strukturës kimike” ka shkruar edhe Instituti Paul-Ehrlich.

Paska shndërrim të ARN-së në ADN?

Por puna e studiuesve rreth Rudolf Jaenisch nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit në Cambridge tregon se me gjasë, në kushte mjaft ekstreme kjo është e mundur, dhe në raste shumë të veçanta ndodh edhe pas një infektimi të natyrshëm. Nga njëra anë, studiuesit gjetën në të dhënat e ADN-së të qelizave të njerëzve të infektuar, grimca të substancës gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut. Nga ana tjetër ata provuan në eksperimente të kultivimit të qelizave, se qelizat në raste të rralla mund ta marrin ADN-në e virusit, nëse aktivizohen pjesëza të caktuara të ADN-së njerëzore. Kjo mund të ndodhë pas një infektimi për shembull. Përmes këtij aktivizimi ARN-ja e virusit shndërrohet në ADN dhe mund të ndërfutet në substancën gjenetike të njeriut.

„Nëse në diskutimin publik aktual do të vazhdojë të thuhet, se ARN-ja virale si ajo e virusit Sars-CoV-2 parimisht nuk kalon në genomin e ADN-së njerëzore, atëherë është vërtet e gabuar. Këtë e tregon studimi aktual”, tha Oliver Weichenrieder nga Instituti Max-Planck për Biologjinë e Zhvillimit në Tübingen.

Shndërrimi shenjë e mekanizmit mbrojtës të trupit

ARN-ja e transformuar dhe e futur në ADN mundet që më vonë të rikthehet sërish në ARN. Por “një ARN e tillë nuk është më infektuese dhe nuk mund të prodhojë më viruse.” Virologu David Baltomore nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni është shprehur, se për shkak se nuk krijohen më viruse të reja me gjasë “instalimi” i ADN-së së virusit biologjikisht është një udhë njëkalimshe.

Nuk dihet, nëse tek njeriu qelizat që e kanë marrë virusin qëndrojnë gjatë apo vdesin. “Ky punim le një sërë pyetjesh të hapura.” Nga pikëpamje evolucionuese „instalimi” i ARN-së së virusit është e mundur të jetë një mekanizëm mbrojtës i trupit, shkruajnë shkencëtarët amerikanë. Sistemi imunitar mund të reagojë ndaj substancës gjenetike të huaj dhe bëjë gati „armët” e tij mbrojtëse, që janë pastaj të gatshme në një rast infektimi me virus.

1.68 milionë shqiptarë jetojnë jashtë: Ja shtetet kryesore ku janë vendosur

Janë më shumë se 1.6 milionë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Shifrat janë bërë publike nga INSTAT në ditën ndërkombëtare të emigrantëve.

Të dhënat flasin për një rritje të numrit të shqiptarëve që ikin nga vendi, për një jetë më të mirë.

Pjesa dërrmuese e të ikurve janë pjesa më vitale e vendit, mes moshave 20 dhe 50 vjeç.

Më poshtë keni edhe një historik të diasporës shqiptare ndër vite dhe vendet kryesore ku janë vendosur shqiptarët.

Historiku i Diasporës shqiptare është i hershëm. Vetë pozita e vendit ku jetojnë shqiptarët është e tillë që i bën ata të lëvizin në drejtime të ndryshme. Diaspora shqiptare është heterogjene në dy pikëpamje: të kohës së mërgimit, si dhe në pikëpamje të regjionit prej nga kanë ardhur.

Duke analizuar aspektin kohor, bashkësitë më të vjetra shqiptare përbëhen nga arbëreshët në Itali dhe arvanitasit në Greqi. Të parët kanë arritur që për shekuj të ruajnë identitetin e tyre, kurse të dytët, janë në fazën përfundimtare të asimilimit të plotë, edhe pse mbase ka shpresë që kjo bashkësi të njohë një ringjallje sado të vogël.

Në radhën e këtyre bashkësive të vjetra mund të hyjë pa mëdyshje edhe bashkësia shqiptare e Egjiptit. Pas këtyre vijnë bashkësitë shqiptare në Turqi, SHBA, Belgjikë, Australi e në ndonjë vend tjetër. Të fundit vijnë mërgimtarët e katër dekadave të gjysmës së dytë të shek. XX.

Shumica e tyre janë vendosur apo bëjnë përpjekje të vendosen në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, në SHBA dhe Kanada. Këtu vlen të përmendim edhe 500 mijë qytetarë të Shqipërisë, të cilët në fillim të viteve nëntëdhjetë, pas hapjes së Shqipërisë ndaj botës, u shpërngulën në Greqi, Itali si dhe në vende të tjera evropiane.

Diaspora në Itali

Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt XIV-XV dhe emigruan kryesisht për shkak të zhvillimeve politike e luftarake në Shqipëri. Komuniteti arbëresh ka ruajtur origjinën, gjuhën, kulturën e traditat shqiptare. Arbëreshët kanë dhënë e po japin një kontribut të shquar në historinë, kulturën dhe jetën shoqërore të Italisë. Nga arbëreshët kanë dalë mjaft personalitete të shoqërisë e kulturës italiane dhe shqiptare. Arbëreshët përbëjnë një nga pakicat etno gjuhësore më të mëdha në Itali. Prej vitit 1999, gjuha ‘arbreshe’ njihet nga qeveria italiane si gjuha e ‘pakicës etnike dhe gjuhësore.’

Në fillim të viteve 1990 shqiptarët emigruan masivisht drejt Italisë, duke formuar për nga numri komunitetin e dytë më të madh të emigrantëve në këtë vend.

Diaspora në Greqi

Migrimi i arbëreshëve në Greqi filloi në fund të shekullit të 13-të dhe mbaroi rreth vitit 1600 nga një rajon e quajtur Arbëria, e cila ishte pjesë e Despotetit të Epirit dhe i cili sot është rajoni qendror i Shqipërisë moderne. Arbëreshët së pari migruan në Thesali rreth vitit 1325 përmes rrugëve të udhëtimit që kishin shkuar në jug-lindje duke kaluar pellgun e sipërme të lumit Bistricë dhe me anë të Korçës, Kosturit dhe Grebenesë mbërritën në fushë të Thesalisë. Një tjetër pikëpamje mban se kjo migrimi ka ndodhur nga zbritëse jug-perëndim përmes rajonit të Janinës dhe Atolo-Akarnania dhe shkuan prej andej në Thesali.

Gjithashtu në Greqi ndodhet komuniteti më I madh I emigrantëve shqiptarë, të cilët u vendosën në këtë vend pas vitit 1990. Emigrantët shqiptarë janë një vlerë e shtuar për ekonominë dhe shoqërinë në Greqi. Ata janë integruar me sukses në tregun e punës dhe në shoqërinë vendase.

Diaspora në Bullgari

Diaspora në Bullgari nisi të formohej prej shekullit XV, nga migrimi i popullatës kryesisht nga Korça, Elbasani, Çermenika, Golloborda, Dibra etj. Këto flukse ndodhën për shkak të përpjekjeve prej Perandorisë Osmane, por edhe duke migruar si punonjës stinorë, zejtarë, tregëtarë etj. Më vonë një pjesë e tyre u vendosën në Ukrainë, ndërsa një grup tjetër në Trakinë jugore. Një valë tjetër migrimi ndodhi gjatë shekujve XIX-XX, të cilët u vendosën në Sofie me marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen e pakicave.

Diaspora në Turqi

Në Turqi ndodhet diaspora më e madhe shqiptare. Shqiptarët në Turqi kanë emigruar në të gjitha kohërat, duke filluar prej shekullit XVI, kur viset shqiptare ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Shumica e tyre u shpërngulën në periudhën e Rilindjes dhe u vendosën në Stamboll dhe në disa qytete të Turqisë Aziatike, si Izmir, Bursë dhe Ankara. Migrimi masiv nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare drejt Turqisë ndodhi në katër periudha. Vala e parë ndodhi pas Traktatit të Lozanës në vitin 1923, vala e dytë pas marrëveshjes Ataturk-Stojadinovic në vitin 1938, ndërsa vala e tretë pas marrëveshjes së fshehtë Tito-Kyprili të vitit 1953. Një valë e katërt ndodhi në fillim të viteve 1970.

Diaspora në Rumani

Diaspora në Rumani është ndër më të shquarat për nga kontributi për pavarësinë e Shqipërisë. Ajo ishte një ndër vatrat më të fuqishme të Rilindjes Kombëtare. Migrimi ndodhi përgjatë shekujve XVII-XX.

Diaspora në Kroaci

Diaspora në Kroaci është diaspora e fundit që ruajti emërtimin arbënesh ose arbanë. Diasporat pas vitit 1731 u quajtën diaspora shoqiptare. Shqiptarët që migruan në fillim të viteve 1750 u vendosën në Hrtkovc dhe Nikinc.

Diaspora në Egjipt

Në Egjipt që nga fillimi i shekullit XVIII, me vendosjen e Mehmet Ali pashës si vali i Egjiptit, numri i shqiptarëve atje ishte rritur vazhdimisht. Dinastia shqiptare e Mehmet Ali pashës kishte sunduar vendin e faraonëve për 150 vjet, nga viti 1805 deri më 1952. Meqenëse shumica e tyre ishin ushtarë, ata ishin shpërndarë edhe nëpër vise të tjera, si në Palestinë, Siri, Liban, Libi, Hixhaz, Jemen e Sudan. Këtë më së miri e vërtetojnë pasardhësit e shumë familjeve me origjinë shqiptare që jetojnë sot atje me mbiemrin Arnauti ose El-Albani.

Diaspora në Ukrainë

Shqiptarët filluan të emigrojnë drejt Ukrainës në fillim të shekullit XVIII, por valët më të mëdha migruese ndodhën në fillim të shekullit XIX, për tu shpëtuar trazirave e rreziqeve të luftërave ruso-turke.

Diaspora në Liban

Familjet e para prej viseve shqiptare mbërritën në Liban në shekullin e XVIII, në kohën e Mehmet Ali Pashës, valiut shqiptar të Egjiptit. Rrënjët e Diasporës shqiptare të Libanit janë edhe familjet e emigruara në kohën e Vaso Pashës, Guvernatorit shqiptar të Libanit.

Diaspora në Slloveni dhe Bosnje-Hercegovinë

Valët migratore të shqiptarëve drejt Sllovenisë dhe Bosnje-Hercegovinës kanë ndodhur kryesisht prej viseve të Shqipërisë Veriore, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Numri i shqiptarëve u shtua gjatë dekadave të para të shekullit XX. Pas luftës së Dytë Botërore shqiptarët e Kosovës u vendosën në Slloveni dhe Bosnje-Hercegovinë në kontekstin e lëvizjes brenda ish-Jugosllavisë, kryesisht për punë, studime ose arsye politike.

Diaspora në Argjentinë

Diaspora shqiptare në Argjentinë është formuar prej diasporës arbëreshe. Fluksi më I madh drejt Argjentinës ndodhi në fillim të shekullit XX dhe shumica e tyre u vendosën në kryeqytetin Buenos Aires.

Diaspora në Siri

Shqiptarët migruan në Siri në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane, gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, në kohën kur po rriteshin përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë. Një valë tjetër ndodhi gjatë viteve 1912-1913, kur shqiptarët migruan në këtë vend për t’i shpëtuar represionit serb. Shqiptarët e Sirisë janë vendosur kryesisht në Damask dhe në disa qytete të tjera të mëdha të këtij vendi.

Diaspora në Rusi

Shqiptarët filluan të migrojnë në Rusi rreth fundit të shekullit XIX, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet viseve të tjera të ish Perandorisë Osmane. Këto valë migrimesh ndodhën për shkak të nevojave të mëdha për fuqi punëtore në sektorët e industrisë, hekurudhave etj. Gjatë viteve 1920-1930 në ish-Bashkimin Sovjetik u vendosën mjaft emigrant politikë shqiptarë.

Diaspora në Australi

Valët e para migratore të shqiptarëve drejt Australisë filluan në fund të shekullit XIX dhe u zgjeruan në dekadat e para të shekullit XX, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Diaspora në Zvicër

Diaspora shqiptare në Zvicër përbëhet nga dy grupime: shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të-ish Jugosllavisë, që emigruan në Gjermani, pas vitit 1971, me heqjen e vizave dalëse nga ky vend, dhe shqiptarët nga Shqipëria që migruan pas vitit 1990. Grupi i parë i diasporës shqiptare u shndërruan gradualisht nga emigrant ekonomikë në një komunitet emigrantësh politikë dhe mbështetën fuqishëm luftën për pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përbëjnë aktualisht popullatën e katërt më të madhe në Zvicër.

Diaspora në Gjermani

Shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare emigruan në Gjermani pas vitit 1971, me heqjen e vizave dalëse nga ish Jugosllavia. Pas vitit 1990 drejt Gjermanisë migruan dhjetra mijra shqiptarë nga Shqipëria.

Diaspora në Mbretërinë e Bashkuar

Prej fillimit të shekullit XX në Mbretërinë e Bashkuar kishin migruar disa intelektualë shqiptarë. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, në Londër ishin vendosur një grup i vogël ish krerësh të organizatave antikomuniste, por pa ndikim në jetën e vendit pritës dhe  të Shqipërisë. Diaspora shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar filloi të formohet pas vitit 1990, prej shqiptarëve emigrant ekonomikë nga Shqipëria si edhe prej disa grupimeve azil kërkuesish nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në rajon. Prezenca e shqiptarëve u rrit pas krizës së Kosovës në vitin 1999, ku dhjetëra mijëra shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria, u vendosën në këtë vend.

Diaspora në Kanada

Shqiptarët filluan të migrojnë në Kanada pas vitit 1990, duke përfituar kryesisht nga mundësitë që ofron programi i migrimit në këtë vend të specialistëve të kualifikuar.

Diaspora në Belgjikë

Diaspora shqiptare në Belgjikë u formua kryesisht pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes në Shqipëri të regjimit komunist. një pjesë e përfaqësuesve të organizatave antikomuniste, shumica me prirje monarkiste, u vendosën në këtë vend për tu organizuar e siguruar mbështetje për përmbysjen e regjimit komunist. pas vitit 1971, me heqjen e vizave dalëse nga ish Jogusllavia, shqiptarët nga Kosova dhe republikat e tjera t ëish Jogusllavisë, u vendosën në këtë vend si emigrant ekonomikë. Pas vitit 1990 në Belgjikë emigruan edhe mjaft shqiptarë nga Shqipëria.

Diaspora në Vendet Skandinave

Diaspora shqiptare në vendet skandinave përbëhet nga tre grupime kryesore: shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët migruan në këto vende gjatë viteve 1971-1990 si emigrant ekonomikë.

Diaspora në Austri

Austria ka qenë një destinacion i preferuar i shqiptarëve në të gjitha kohërat. Megjithatë, komuniteti më i madh i emigrantëve ekonomikë shqiptarë u vendos në këtë vend pas vitit 1990.

Diaspora në Francë

Shqiptarët filluan të migrojnë në Francë pas vitit 1990. Ndërkohë, pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, kishin migruar në Francë një grup I vogël ish krerësh të organizatave antikomuniste./Blerina Ruka-Montreal, Kanada

Gashi: Nusen e dua shqiptare dhe dasmën në Kosovë

Gashi ka shprehur dëshirën që gruaja e tij e ardhshme të jetë shqiptare.
Së fundmi reperi ka publikuar në Instastory një video të shkëputur nga një dasmë dhe thotë se ajo e tija do të mbahet në Kosovë.

“Dasma ime do të mbahet në Kosovë, të gjithë janë të ftuar!”-ka shkruar ai.

Ndonëse flet shpesh për dasmat dhe nuset shqiptare, Gashi është tejet i rezervuar rreth jetës personale dhe nuk preferon t’i ndajë me fansat romancat e tij.
Momentalisht nuk dimë të themi nëse është ‘single’ apo jo, por mezi po presim të mësojmë më shumë rreth jetës së tij personale.

Disa javë më parë Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.
Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Shpat Kasapi publikon foton e parë me partneren, duke konfirmuar kështu dhe lidhjen

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukuroshe zeshkane e quajtur Selvije.
Ai filloi të shfaqej në publik me të, e rrjedhimisht nuk iu shpëtoi dot syve të mediave.

Gjatë këtyre muajve lajmet rreth tyre ecën me shpejtësi dhe javët e fundit po flitet se ata do shkojnë drejt martesës.
Më në fund këngëtari ka publikuar foton e parë me Selvijen. Kjo e fundit shihet e ulur në prehrin e tij, teksa këngëtari duket super i dashuruar.

Të veshur matchy-matchy me të zeza, dyshja na fali sot kartolininë më të bukur të dashurisë.
Të premtoj se do ta ‘trajtoj’ me kujdes zemrën tënde dhe do ta mbush atë me dashuri!”-ka shkruar Shpati krah fotos.

Ka mbetur vetëm edhe të bëhet Reis Ul Ulema – Ali Ahmeti

Nga Zejd Rexhepi

UNË ZOTOHEM SE DO TË JEM PARTNER I FORTË I….
U zotua se do të jetë partner i fort i arsimit dhe si rrjedhojë e këtij zotimi, arsimi shqiptar u partizua dhe devijoi rrugën, ndërsa Universiteti i Tetovës u bë Universiteti më ulët i ranguar në vend dhe Europë.

U zotua se do të jetë partner i fortë i Bashkësisë Fetare Islame, bile përcaktoi kush duhet të zgjedhet kryetar i saj, e kush “të pensionohet” dhe si rrjedhojë e këtij zotimi gati dy dekada BFI-ja është instrument i pushtetit dhe shumë larg kujdesit ndaj interesave të besimtarëve dhe vet hoxhallarëve.

U zotua se do të jetë partner i ushtarëve të UÇK-së dhe si rrjedhoj e këtij zotimi, ish ushtarët plot 19 vite vazhdojnë të jetojnë në mjerim të skajshëm dhe pa status të zgjedhur.
U zotua se do të jetë partner i fortë shqiptarëve, dhe si rrjedhojë e këtij zotimi shqiptarët kanë humbur shpresën e jetës së lumtur dhe vazhdojnë që ardhmërinë e tyre ta shohim gjithkund tjetër jashta shtetit ku jeton KY që zotohet.

Ishte komandant, u zgjodh Honoris Causa dhe që të pëmbushet mozaiku i zotimeve të rrejshme, ka mbetur vetëm edhe të zgjedhet Reis Ul Ulema – Ali Ahmeti.

Ziadin Sela përplaset me Arjanit Hoxhën! Komentoi strukturat e Besës, Hoxha ia kthen: Je lider i stisur

Përplasje të theksuara në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa. Pasi Sela mbrëmë në Click Plus komentoi strukturat e Lëvizjes Besa, sot sekretari i përgjithshëm i Besës Arjanit Hoxha ka reaguar me fjalët më të rënda ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët.

“Floktë e gjata e mend e shkurtëra! Ky politikan i mjerë që çdoherë gabon adresat, si duket nuk ka si ta mbulojë humbjen në zgjedhje dhe që për çdo ditë i largohen njerëzit nga partia, disa madje edhe duke u rrahur nëpër zyrat e degëve mes vete, dhe tani ia paska fajin Lëvizja BESA. Ky tip manipulanti dhe soj i politikanëve që duan të jenë lider i kri*mit dhe strukturave kri*minale, duhet të japë llogari për atë që humbjen nuk e kërkon në oborrin e vet por në strukturat e partive tjera”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha në Facebook.

Sherri filloi në momentin kur Sela sqaronte se si ka arritur Lëvizja Besa të ketë anëtarë të komisioneve në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke shtuar se këto anëtarë ia ka siguruar Bashkimi Demokratik fpasi që Besa, përveç se në Tetovë, nuk ka struktura partiake.

“Njëri anëtar nga tre të pushteti i është thënë përsëri Bashkimit Demokratik, dhe Bashkimi Demokratik në vendvotimet nga Tetova e poshtë dhe nga Tetova e lart në të cilat vendbanime Lëvizja Besa nuk ka struktura, ju e dini fort mirë që nuk ka struktura, përveç në Tetovë në vendet tjera nuk kanë ndonjë strukturë. Mund të kenë diku në çdo vend nga 10-15 eksponentë por për të bërë anëtar komisioni ti duhet të kesh ta zëmë për një komunë 100 anëtarë, ose 80 ose 60 që ata nuk i kanë realisht. Këto anëtarë komisioni Besës ia ka dhënë Bashkimi Demokratik për Integrim”, deklaroi Ziadin Sela – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Arjanit Hoxha kërkoi sqarim nga Sela se si është e mundur që në zgjedhjet presidenciale kryetarët e degëve të ASH-së nuk kishin emra të plotësojnë komisionet zgjedhore dhe 5 minuta në 12 nuk e përmbushën numrin edhepse i kërkonin 50% të komisionerëve. Pas reagimit të Hoxhës në Facebook-un e tij, TV21 kërkoi reagim nga Aleanca për Shqiptarët, mirëpo nga atje thanë se nuk është nevoja për kundërpërgjige të re dhe se qëndrojnë në deklaratën zyrtare që ka dhënë dje kryetari i partisë në Click Plus.

Video:

Naim Bajrami nga Aleanca i përgjigjet Ministrit Hoxha, e quan…

Ministri i Qeverisë Zaev (2) dhe Sekretar Gjeneral i Lëvizjes Besa Arijanit Hoxha, sot përmes një postimi në Fb ka kritikuar udhëheqësin e opozitës shqiptare Ziadin Selën.

Nga ana tjetër Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur Ministrit Hoxha, duke e quajtur “Vesel Mehmeti i dytë”.

Ja çka shkruan Naim Bajrami në llogarinë e tijë në FB:

Sa poshtë ka ra katuni!
Të gërditesh nga fjalori i atyre që kanë marrë pergjegjësi të merren me çeshtjet politike e publike, e mjerë qytetarët nga kush presin t’ua zgjidhin problemet. Kultura politike nuk vjen vetvetiu me të marrë detyrën ministër, por ajo mësohet dhe kultivohet! Momentin kur gjithe kauzën politike e shndërron në “kauze” teknike, e kur pastaj dhe aty dështon, s’ka se si ndryshe të fitosh vëmendje, përveç se duke sulmuar opozitën. Në qeverinë Zaev 1 këtë rol e luante Vesel Memedi me ministrin e tij, ndërsa sot këtë rol e luan Vesel Memedi i dytë me ministrin e “tij”!

Ndahet nga jeta-ish futbollisti i njohur i kombëtares

Klubi i Partizanit është në zi! Së fundmi mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-mesfushori i Partizanit Sabri Balla.

Ka qenë vetë klubi i Partizanit që ka bërë një postimi, ku njofton ndarjen nga jeta të Sabri Ballës.

Ndërkohë që nuk mungojnë mesazhet e shumta të ngushëllimit edhe në rrjetet sociale nga dashamirësit e 16 herë kampionëve të vendit.

Postimi i Partizanit:

Ndahet nga jeta-ish futbollisti i Partizanit Sabri Balla. Siç na bëjnë me dije miq dhe bashkëpunëtorë të faqes sonë, është ndarë sot nga jeta në moshën 54-vjeçare, ish-futbollisti i talentuar i Partizanit, i sezoneve 1984-85/1985-86, Sabri Balla, Bikja. Ai se fundmi vuante nga diabeti. Një lajm shume i keq për gjithë dashamirët e Partizanit.

Bikja, i datëlindjes 1966, ka dalë si lojtar nga akademia e Partizanit. Në sezonin 1984-85, ai bëhet pjesë e Partizanit, ku si 18-vjeçar u fut në formacion bazë. Ishte një mesfushor i palodhur, i fuqishëm dhe inteligjent, që luajti një sezon mjaft të mirë, kur u thirr edhe në ekipin Shpresa, ku një vit më vonë mbajti edhe shiritin e kapitenit të ekipit kadet kombëtar në ballafaqimin në Berat ndaj Greqisë.

Ndërkohë që ka qenë edhe lojtar titullar fiks i ekipit kombëtar të 18-vjeçarëve dhe shumë herë kapiten i saj, në një ekip ku ishin edhe 2 lojtarë të tjerë të Partizanit, si Niko Frashëri apo Edi Kacaci. Ai ishte pjese e ekipit të Partizanit finalist i Kupës së Shqipërisë më 1985, krahas emrave të spikatur të ekipit si Hysi, Musta, Lame, Ocelli, Gega, Hametaj, Kushta, Eksarko, Agalliu, Duro etj.

Edhe në sezonin 1985-86 ishte në ekip, ndërkohë që sezonin pasardhës e la futbollin për arsye dëmtimi të parikuperueshëm. Ngushëllime familjes dhe të afërmve. I paharruar kujtimi dhe vitet e bukura të Bikes me fanellën e Partizanit.

Rita Ora ndihet e trishtuar, një person shumë i dashur për këngëtaren ndahet nga jeta

Mbrëmjen e djeshme, Rita ora ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë që një fanse shumë e madhe e saj, ka ndërruar jetë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, këngëtarja me origjinë shqiptare shpreh ngushëllimet e saj për humbjen e Suzzane, të cilën përveçse fanse, e kishte bërë edhe shoqe.

“Ndihem e sh k a t ë rr u a r të dëgjoj që e bukura Suzzane është ndarë nga kjo jetë. Suzzane ishte një shoqe që erdhi tek unë nëpërmjet ‘fanpage-ve’ të mia. Ajo ishte gjithmonë një suportuese e madhe dhe me prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi. Fytyra e saj e bukur dhe shpirti i saj bujar do më mungojnë shumë. Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzzane-s. Nëse ndiheni të vetmuar, dijeni që nuk jeni. Mund ta mbroni shëndetin tuaj mendor. Mos vuani në heshtje, kërkoni ndihmë,”- shkroi Rita.

A i kreh flokët Boris Johnson? Reporteri i BBC kap ngushtë kryeministrin britanik me pyetjen e mamasë

Një reporter i BBC pasi mbaroi intervistën me kryeministrin Boris Johnson I bëri një pyetje të cilën ia kishte kërkuar mamaja e tij personalisht.

Përse nuk i kreh kurrë flokët? Madje as kur i drejtohesh popullit apo përfaqëson atë në arenën ndërkombëtare, nuk i kreh flokët..

Përgjigjja e kryeministrit të Britanisë ishte: E bëj. I kërkoj ndjesë. Bëj më të mirën për ta. Të garantoj që I kreh flokët. Madje kam dhe një krehër në zyrë.

Megjithatë dërgoji urimet më të mira mamasë tënde për krishtlindje dhe i kërkoj ndjesë për flokët e mi, por kështu I kam.

Ndahet nga jeta ish-gazetari i Radio Shkupit, Abdylmehmet Ibrahimi

Ka ndërruar jetë ish gazetari i Radio Shkupit, Abdylmehmet Ibrahimi.

Ai ka një karrierë të madhe në gazetarinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në radio informon ts. Ibrahimi ka lindur në vitin 1948 në Sllatinë të Tetovës ku kreu shkollën fillore, të mesmen në Tetovë, ndërsa Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Shkup. Ka punuar pak kohë si mësues, ndërsa nga viti 1978 punësohet në Radio Shkup si gazetar, ku edhe përfundon veprimtarinë e tij gazetareske.

Gjatë punës si gazetar, Abdylmehmet Ibrahimi kryesisht i është përkushtuar n d j e k j e s së zhvillimeve kulturore dhe arsimore ndërsa dëgjuesit tanë e mbajnë mend me emisionin “Mozaiku kulturor”. Ai gjithashtu ka marrë pjesë aktive edhe në emisionet kontaktive siç ishin “E premtja së bashku”, dhe shënime nga jeta kulturore. Ka përcjellë për emisionet informative dhe ngjarje të ndryshme. Abdylmehmet Ibrahimi në Radio Shkup do të mbahet mend për sjelljen si mysafirë të shumë veprimtarëve, posaçërisht veprimtarive të kulturës siç janë: shkrimtarë, artistë, këngëtarë dhe shume veprimtari të tjera artistike.

Abdylmehmet Ibrahimi u pensionua para tetë vitesh. Përcjellja për në banesën e fundit i të n d j e r i t u bë sot në mesditë në v a rr e z a t e fshatit të tij të lindjes, në Sllatinë të Tetovës. /ZVP

Virusi korona ia merr jetën profesorit 35 vjeçar nga Straçinca e Shkupit! Brenda 3 jave i kishin vdekur nëna dhe gjyshja (VIDEO+FOTO)

Virusi korona ia mori jetën profesorit Alajdin Imeri, 35 vjeçar nga Straçinca e Shkupit.

Ai ka qenë i shtrirë në Spitalin “Sistina2″ për rreth një muaj. Korona virusin e kishte kaluar, por pasojat nuk ka mundur t’i përballojë. Derisa ka qenë i shtrirë në spital, nëna dhe gjyshja e tij kishin ndërruar jetë. Alajdini pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël. Profesori i ndjerë para disa muajve ishte mysafir në emisionin Pastel.

Gjenden 9000 fishekzjarre në një makinë të parkuar afër postës në Tetovë

Uniformat blu të Tetovës kanë vënë pas hekurave sot 27 vjeçarin nga fshati Sellcë me inicialet L.A, i cili u k a p me 9163 mjete të nduarnduarshme p i r o t e k n i k e dhe 87 kuti.
Siç informojnë nga SPB-Tetovë, b a s t i s j a u krye para postës në Tetovë në një makinë të tipit “Ford Fiesta”, me targa të Tetovës, të parkuar nga personi që u a rr e s t u a.

Gjatë b a s t i s j e s në këtë automjet u gjet një sasi e madhe e materialit p i r o t e k n i k, i vendosur në bagazh dhe në sediljen e pasme.

L.A. u arrestua dhe u mbajt në stacionin policor, kurse makina u dërgua për e k z a m i n i m në oborrin e SPB-Tetovë.
Në koordinim me P r o k u r o r i n Publik, pas dokumentimit të rastit, kundër 27-vjeçarit do të ngritet k a ll ë z i m adekuat, kurse makina përkohësisht do t`i s e k u e s t r o h e t./TetovaNews

Gjermani vihet pas hekurave në Tetovë

Më datë 18.12.2020, rreth orës 21 e 25 minuta, në Tetovë, uniformat blu të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat me inicialet M.R. (33 vjeç) nga Tetova dhe H.S. (30 vjeç) nga Gjermania, me vendbanim në Tetovë, për shkak se gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tyre iu gjet m a r i j u a n ë, transmeton Tetova News.

Ata u mbajtën në stacionin policor në Tetovë dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit do të ngritet p a d i adekuate.

9 vjeçari fiton 29 milionë dollarë nga YouTube, bëhet më i paguari këtë vit

Një nëntë vjeçar ka fituar afër 30 milionë dollarë nga videot e tij në YouTube, duke mbajtur kështu titullin e njeriut më të paguar nga YouTube për vitin e tretë me radhë.

Ryan Kaji, nga Texas, fitoi 29.5 milionë dollarë nga kanali i tij në YouTube, Ryan’s World, si dhe 200 milionë dollarë nga lodrat dhe rrobat e brendit të tij Ryan’s World.

Ai gjithashtu nënshkroi një kontratë multimilionëshe, për të shfaqur seritë e tij në kanalin Nickelodeon. Kaji, që nga mediat e huaja quhet “influencer fëmijësh”, për herë të parë nisi të bëjë video në vitin 2015, pasi pa disa video të fëmijëve në YouTube dhe e pyeti nënën e tij, “Si është e mundur që unë nuk jam në YouTube kur të gjithë fëmijët e tjerë janë?”.

Familja e tij, që ndryshoi emrin e tij të vërtetë, Guan, në emrin e tij online Kaji, tani kanë nëntë kanale në YouTube. Ryan’s World është më i famshmi, me 41.7 milionë abonues dhe 12.2 miliardë shikime.

Videoja më e famshme e tij, Huge Eggs Surprise Toys Challenge, ka më shumë se 2 miliardë shikime, duke u bërë kështu ndër videot më të shikuara ndonjëherë në YouTube.

“E takova babain biologjik pas 47 vitesh”: Marjan Kondi tregon çfarë ka ndodhur në familjen e saj

Marjana Kondi ka folur për herë të parë për marrëdhënien me babain e saj biologjik.

Eftuar në emisionin e Mirela Milorit “Historia ime”, ajo ka rrëfyer se babain e saj e ka takuar pas 47 vitesh pasi u divorcua nga e ëma.

Mirela Milori: Të flasim pak për raportin me babain tënd biologjik, mesa di unë e ke takuar pas më shumë se 40 vjetësh, si është historia?

Marjana Kondi: Po, siç duket prandaj e kam dashur shumë vjehrrin në fakt atij i kam thënë për herë të parë dhe të fundit babi dhe ai asnjëherë nuk më thërriste nuse, por më thoshte moj bijë, qenke bërë e bukur shumë, thoshte s’na bën kush një kafe në mëngjes, e kishte për mua sepse unë nuk ia bëja kafen dhe shkonte e bënte vetë dhe ma sillte dhe mua.

Ai ka qenë i shkëlqyer. Përsa i përket babait tim, çdokush ka këto ngjarjet që na ndodhin në jetë dhe janë mëse normale, se po të ishin të gjithë të bukura nuk do kishte kuptim jeta.

Unë e kam takuar pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja.

Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ai ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im.

Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty.

Mirela Milori: Pati një divorc në familjen tuaj?

Marjana Kondi: Po.

Mirela Milori: Ke motra, vëllezër?

Marjana Kondi: Kam një motër dhe një vëlla tjetër. Janë marrëdhëniet korrekte, gjithmonë për gjërat kryesore jemi bashkë se unë kam e një vëlla tjetër që nëse jepet jeta unë do e jepja vetëm për të, por edhe ata janë shumët ë mirë, gjenden në çdo moment edhe për gëzime edhe kur kemi ndonjë problem që i merret mendimi.

Ata janë të zgjuar, sidomos motra është femër goxha e zgjuar, ka punuar gjithë jetën e saj në administratë dhe është me post. Mua më pëlqejnë shumë njerëzit e zgjuar.

Mirela Milori: Të dhëmb diçka nga të gjitha këto gjëra, ndoshta vitet e babait që nuk ishin, adoleshenca pa të, fejesa pa të, vajzë që u bëre nënë pa të?

Marjana Kondi: Jo, mua më dhëmb mami im. Stop, kalove tek emisioni jot tani!

Mirela Milori: E di të gjithë qajnë tek unë.

Marjana Kondi: Mua më dhemb mami im sepse më vjen keq që ajo të kalonte jetën me një bashkëshort, por është një shprehje që thotë më mirë djepin bosh sesa shejtani në të. Është shumë e rëndë, por shumë e bukur. Gjërat e vërteta të vrasin, por janë të bukura.

Ajo e ka mbushur shpirtin me mua, me vëllain, si kam sjellë asnjëherë probleme. Nuk ma ka hapur asnjëherë atë bisedë as për mirë as për keq.

Babai im ka qenë shumë i mirë, por vjehrri ka qenë ai që ka ndenjur afër meje dhe më ka mësuar shumë gjëra.