Ballina Kronika Makina “fluturon” nga ura në Sellarcë të Tetovës, 2 të plagosur (FOTO)

Makina “fluturon” nga ura në Sellarcë të Tetovës, 2 të plagosur (FOTO)

Aksident i rëndë trafiku në rrugën dytësore Tetovë – Gostivar, në afërsi të fshatit Sellarcë. Një veturë e tipit “Reno Klio” ka dalë nga ura e këtij aksi rrugor dhe ka përfunduar jashtë rruge në disa toka bujqësore dhe ka marrë menjëherë flakë. Drejtuesi i veturës dhe bashkudhëtari që gjendeshe në veturë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Rruga në fshatin Sellarcë është bllokuar për momentin, ndërkohë në vendngjarje kanë arritur, përveç zjarrfikësve, edhe ekipet e policisë së Tetovës. Sipas informatave të para, dalja e veturës nga ura ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe që udhëtonte mjeti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews