Ballina Blog Faqe 393

Rusia e do Kosovën si Bosnja

Nga Zagrebi, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov e ftoi Prishtinën që të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar, sidomos atë për krijimin e asocacionit të komunave serbe:

“Me homologun kroat biseduam nevojën që të zgjidhet çështja e Kosovës duke iu referuar rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Më në fund Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar për themelimin e asocacionit të komunave serbe”.

Vizita e Lavrov në Kroaci ishte pjesë e turit ballkanik ku ai vizitoi Bosnjën dhe Beogradin. Paralelisht me vizitën në Kroaci, shtet anëtar i BE-së, Lavrov mori lajmin e hidhur se edhe ky shtet ballkanik si BE-ja në tërësi vendosën zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë deri më 30 Qershor 2021, për rolin në krizën separatiste në Ukrainën Lindore si dhe për pushtimin e Krimesë.

BE i vendosi sanksionet ndaj rusëve për herë të parë në 31 Korrik 2014, kryesisht në sektorin e financave, energjisë dhe mbrojtjes me ndalimin e eksportit dhe importit të armëve. Sanskionet evropiane kufizojnë aksesin e Rusisë në teknologjinë që përdoret për prodhimin dhe kërkimin e naftës.

Berisha jep kushtrimin: Të ngrihemi ta rrëzojmë Ramën, se ka vënë ministër burrin e ish-gruas

Gjithë portalet e PD-së, pas emërimit të Bledi Çuçit janë marrë me faktin se ai është burri i Delina Ficos, e cila ka pas qenë e lidhur me Edi Ramën vite me parë. Dhe natyrisht, ai që i ka frymëzuar është Sali Berisha, që e cilëson këtë emërim si skandal.

Gjithë portalet e PD-së, pas emërimit të Bledi Çuçit janë marrë me faktin se ai është burri i Delina Ficos, e cila ka pas qenë e lidhur me Edi Ramën vite me parë.

Dhe natyrisht, ai që i ka frymëzuar është Sali Berisha, që e cilëson këtë emërim si skandal.

“Edvini e ben te familjes Ministrine e Brendshme!

Te dashur miq, me emerimin minister te brendshem te burrit te gruas se trete te tij, Edvin Kristaq Xhelati per here te pare ne historine 108 vjeçare te shtetit shqiptar shnderron kete ministri dhe organet e vrarura prej saj ne ministri dhe institucione private familjare.

Duke emeruar ne drejtimin e ministrise se brendshme Bledar Çuçin, nje njeri te familjes se tij te vogel dhe konkretisht burrin e ish guras te trete te tij, zonjes Delilna Fico, me te cilen ruan te gjitha marredheniet e ngushta familjare perveç atyre martesore, Edvini kryen nje akt shkaterrimtar e te pashembullt, te cilin nuk ia ka lejuar vetes asnje shef i ekzekutivit shqiptar nga viti 1912 gjer sot kryeminister, Mbret, apo diktator qofte ai.

Me kete akt te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar, Edvini tregon se ai shfrytezoi rastin e vrasjes pas shpine te Klodian Rashes per ti dhene duart Sander Lleshajt dhe per te shtene totalisht ne kthetrat e tij dhe familjes se tij mafioze ministrine e dhunes, droges dhe krimit elektoral.

Ky emerim unik ne historine e Shqiperise eshte nje kushtrim per çdo shqiptar te ngrihet kunder ketij regjimi mizor nepotik per te permbysur sa me pare dhe me çdo kusht Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij”, shkruan Berisha. /Tema

Zv/ministri Sulejmani vizitë në Turqi, takohet me homologun turk

Zëvendës ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani gjendet në udhëtim zyrtar në Turqi ku ka takuar zv.Ministrin e Kulturës dhe Turizmit z. Ahmet Misbah Demircan.

Gjatë këtij takimi Sulejmani dhe Demircan kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve të të dyja vendeve, si një urë lidhëse për forcimin e raporteve .

“Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë gëzojnë një raport të shkëlqyer në sferën e Kulturës. Falë avancimit dhe bashkëpunimit insitucional. Të dyja vendet jemi të interesuara të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërkulturor në shumë sfera të ndryshme. z.Ahmet Misbah Demircan i jam mirënjohës dhe e falenderova për gadishmërinë e treguar”, njoftoi Sulejmani në Facebook.

Të dy zëvëndës ministrat u zotuan se ministritë përkatëse nga dyja vendet do vazhdojnë punën e përbashkët dhe do thellojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në sferën e kulturës. /Zyrtare.net

Dikur shiste qumësht, sot “pushton” skenat botërore: Sopranoja shqiptare tregon historinë frymëzuese

Elbenita Kajtazi është sopranoja shqiptare që është bërë virale ditët e fundit në rrjet. Gjithçka nisi pas një foto të fëmijërisë së saj, ku ajo shfaqej duke shitur qumësht.

Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar se vjen nga një familje e thjeshtë me shtatë fëmijë dhe prindërit janë munduar që ata të arsimohen të gjithë.

Sakaq, ajo është ndalur edhe tek momenti kur është realizuar foto, që sipas saj ka qenë duke zbatuar traditat pas një dasme që duhet hedhur qumësht në rrugë.

Unë vij nga një familje e madhe, jam rritur në Mitrovicë. Babin e kam arsimtar në gjeografi, jemi shtatë fëmijë. Pse duhet të ketë turp për të punuar?

Jemi 6 vajza dhe një djalë. Unë jetoj në Gjermani, motra e dytë, Mërgimja,  jeton në New York është avokate dhe jam shumë krenare për të. Ndërsa të tjerat në Kosovë.

Ne si familja nuk e kemi kuptuar prej prindërve tanë që jetojmë në skamje. Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë të zonjat e vetes, madje Mërgimja ka shitur edhe rrush përpara shtëpisë.

Në momentin që kam parë atë foton kam qarë se m’u kujtua momenti. Kjo foto është realizuar ditën e tretë kur kam dërguar qumështin dhe nusja ma ka marrë dorën. Kanë qenë traditat. Për mua ka qenë shumë emocionuese”, rrëfeu Kajtazi.

Shafrani i vërtetë mund të kushtojë mbi 10 mijë dollarë për kilogram: Çfarë e bën atë kaq të shtrenjtë?

Edhe në botën e shtrenjtë të erëzave, shafrani dallon. Dhe shafrani i vërtetë mund t’ju kushtojë mbi 10,000 dollarë për kilogram. E kërkuar pas mijëra vitesh si erëz, bojë dhe ilaç, duhen mbi 150 lule për të bërë vetëm 1 gram shafran. Pra, vetëm çfarë e bën këtë erëz kaq të shtrenjtë?

Shafrani është stigma e kuqe e Crocus sativus. Crocus ka tre stigma të vogla që duhet të merren me kujdes me dorë. Kjo korrje nënkupton që sasia që merrni nga secila lule është afro 0,006 gram.

Asnjë makineri nuk mund të bëjë punën delikate që kërkohet për të korrur këto fije të holla. Dhe mund të duhen 40 orë punë e vështirë manuale për të prodhuar vetëm 1 kilogram shafran me cilësi të lartë. Rritja e bimëve nuk është as e lehtë.

Cilësia është thelbësore kur rritni një kulturë kaq precize. Dhe shija e shafranit varet nga reshjet, temperatura dhe toka. Kashmir është i famshëm për prodhimin e disa prej shafraneve me cilësi më të lartë në botë.

Në Iran, ku prodhohet mbi 90% e shafranit në botë, ekzistojnë katër shkallë. Shkalla më e ulët është tufa. Kjo është kur të gjitha fijet që tërhiqen nga lulja, nga majat e kuqe të errëta deri te baza e verdhë. Në klasat më të larta, fillesa e verdhë hiqet, duke lënë vetëm një fije të gjatë të kuqe të pastër.

Kjo do të thotë se një kilogram shafran mund të përbëhet nga 450,000 fije. Dhe për të marrë kaq shumë, ju duhen 150,000 lule.

Megjithë sasinë e jashtëzakonshme të punës dhe hapësirës që merr kjo kulturë, kërkesa për erëza po rritet, dhe mbi 200 tonë metrikë fije shafrani korrren në të gjithë botën çdo vit. Ky është rezultati i rreth 30 miliardë luleve.

Kërkesa për fijet është aq e lartë sa shumë njerëz rrisin ose prodhojnë shafran të rremë. Fijet që duken të vërteta në shikim të parë mund të bëhen prej mëndafshi misri, fibra kokosi, apo edhe kali. Ngjyrosjet sintetike përdoren gjithashtu për të ngjyrosur stigmat e shkallës së ulët dhe për t’i shitur ato si shafran i shkallës së lartë.

Në fund të vitit 2019, në Mbretërinë e Bashkuar u zbulua një unazë e krimit të shafranit të rreme e cila çoi në një hetim ndërkombëtar dy-vjeçar. Dhe përsëri në vitin 2010, Spanja eksportoi 190,000 kilogram shafran, me vlerë 50 milion dollarë, por prodhimi i përgjithshëm i vendit arriti në vetëm 1.500 kilogram. Në atë kohë, një sindikatë lokale e fermerëve raportoi se deri në 90% të eksporteve të shafranit spanjoll ishin të rreme.

Industria ka provuar të godasë këto produkte të rreme dhe të gabuara, por problemi vazhdon, dhe tregu i shafranit të rremë po mbyll shumë ferma të vërtetë shafrani.(scan)

Zbardhen 10 vjedhje të rënda në Gostivar, kallëzime penale për hajdutët nga Forina, Çegrani dhe Reçani

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Penale Gostivar pastroi dhjetë vjedhje të rënda në banesa dhe shtëpi.

Të dyshuar dhe të raportuar penalisht se ata kanë kryer pesë vjedhje të rënda në apartamente në Gostivar janë H.M. (21), L.M. (21) nga Forina dhe M.S. (24) nga Çegrani. Tre personat, dyshohet se që nga mesi i tetorit deri në fund të nëntorit të këtij viti, kishin hyrë në apartamente, duke thyer bravat në dyert hyrëse dhe duke vjedhur para, stoli ari dhe orë dhe më pas gjësendet e vjedhura i kanë ndarë mes tyre.

Gjithashtu edhe personi F.R. (48) nga Reçani i Gostivarit, është i dyshuar dhe penalisht i raportuar, për shkak të dyshimit se në muajin gusht dhe shtator të këtij viti, me përdorimin e forcës, ai ka kryer pesë vjedhje të rënda në shtëpitë në Gostivar, si dhe në fshatrat Zdunjë, Vrutok dhe Reçan, ku ai i njëjti kishte vjedhur produkte dhe mjete të ndryshme teknike. I njëjti më vonë i kishte shitur sendet e vjedhura njerëzve të tjerë me çmime më të ulëta.

Gostivar, Aleksandri pranon islamin, bëhet Suad (VIDEO)

Aleksandër Çepi, 23 vjeçari nga Librazhdi i Shqipëris është konvertuar nga feja krishtere në fenë islame.

Përveç që ka kaluar në fenë islame ai ka ndryshuar edhe emrin e tij nga Aleksandër në Suad transmeton gazeta Lajm. Ai thotë që ndjehet krenar për vendimin që ka marrë dhe sipas tij është një ëndërr e realizuar. Ceremonia është zhvilluar në xhaminë e fshatit Forinë të Gostivarit, atje ku Aleksandri tash Suadi ka që 5 vite që vjen për të punuar.

Gjithë hoxhallarët e Tetovës në konak te reisi Shaqir Fetahu (FOTO)

Myftiu me bashkëpuntorët, anëtarët dhe me hoxhallarët e Myftinisë së Tetovës për urim zyrtar te Kryetari i BFI – së.

Sot me kënaqësi prita Myftiun e Myftinisë së BFI Tetovë, Prof. Dr. Qani ef. Nesimin, së bashku me një numër të madh të imamëve të Myftinisë së Tetovës prezantuan për të na zgjedhjen Reisul Ulema i BFI në RMV.

Myftiu, prof. dr. Qani ef. Nesimi, më uroi për detyrën e re në emër të të gjithë imamëve prezent dhe atyre që nuk patën mundësi të prezantojnë dhe na dëshiroi shëndet, mbarësi e sukses në detyrë.

Jam shumë i kënaqur nga vizita e hoxhallarëve të nderuar, me në krye Myftiun, dhe i njoftova mysafirët për ecurinë e punëve në Rijaset dhe planet që bashkërisht duhet të realizohen për të mirën e institucionit dhe muslimanëve.

Ndalohet gruaja që theu xhamin e makinës zyrtare të Artan Grubit

Gjatë ditës së djeshme para Kuvendit një grua 38-vjeçare theu xhamin e makinës zyrtare të zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Sipas Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për 38-vjeçaren V.J., e cila është ndaluar menjëherë pas incidentit.

Grubi tha se ai nuk është lënduar pasi nuk ishte në veturë dhe gjatë kësaj kohe po merrte pjesë në seancën parlamentare. Ai tha se nuk e njihte gruan.

“Është e vërtetë. Automjeti është thyer nga ana e V.J. para hyrjes kryesore të Kuvendit derisa isha në seancën plenare për Ligjin për Shpërndarjen e Administratorëve nga programi K5. NUk jemi lënduar as unë dhe as ndonjë nga shoqëruesit e mi. Unë nuk e njoh personin, as nuk i di arsyet e sulmit dhe pres që Ministria e Brendshme të zbardh rastin”, tha Grubi.

Deputeti shqiptar që po “sfidon” Vladimir Putin (FOTO LAJM)

E kanë cilësuar si “Tarzani” i AAK-së dhe si një rival i fortë i Vladimir Putin, për sa i përket fizikut dhe sporteve ekstreme në temperatura minus zero gradë.

Bëhet fjalë për Bekë Berishën, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Së fundmi ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale teksa zhytet në akull në liqenin pranë Bjeshkëve të Moknës në Istog.

Pak ditë më parë ai ka postuar edhe një video teksa zhytet në ujë edhe pse rreth e rrotull vendi është i rrethuar me dëborë. Deputeti Berisha njihet prej vitesh për këtë pasion të veçantë për të bërë sporte ekstreme në natyrë, shumicën e të cilave i realizon gjatë periudhës më të ftohtë të vitit. Ai është shumë i dhënë pas sporteve që kanë rrezikshmëri, kjo edhe për faktin që e ka treguar trimërinë e tij edhe gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Edhe pse çdo ditë është i angazhuar me jetën politike, me takime, komisione, deklarata e intervista pune; përsëri ai e gjen kohën për pak aktivitet fizik jo vetëm në natyrë por edhe në palestër. Berisha është i martuar me bashkëshorten Besa dhe kanë dy fëmijë, një vajzë e një djalë.

Deputeti Bekë Berisha foli sot në “Wake Up” për të folur për këtë pasion të tij. “Ka 10 vite që bashkë me shokët e mi kemi krijuar ‘extreme sports association’. Kemi bërë ngjitje në të gjitha majat e Kosovës dhe Shqipërisë

I kam bërë shumë natyrshëm gjatë ecjeve dhe aktiviteteve të mia. Mora një kazmë dhe hapa liqenin, u hodh njëherë. Problemi nuk është kur je në ujë, sepse temperatura aty është 7 gradë, por problemi është me u ngroh menjëherë, sepse mund të vdesësh nga hipotermia. Duhet të kesh dikë që të ndihmon.

Duhet të arrish një moshë pjekurie. Nuk bëhet eksperimente me 18-vjeçarë, sepse rrezikojnë.

Më shumë e bëj për kënaqësi dhe adrenalina rritet kur bën diçka ndryshe. Frikë nuk kam pasur, por kënaqësi po”, u shpreh ai.

DAP: Blini automjete dhe makina me çmime të volitshme

Zyra e të Ardhurave Publike DAP do të ofrojë për shitje makina, kamionë dhe makina të sekuestruara në bazë të detyrimeve të papaguara në një ankand publik të planifikuar për 28 dhjetor. Ankandi ofron, ndër të tjera, “Mercedes Benz Sprinter” nga 2008 me një çmim prej 225,000 denarë, “Ford” nga 2007 me një çmim prej 294,250 denarë, “Renault Clio” nga 2003 me një çmim prej 47,355 denarë….

Për informacion më të hollësishëm në lidhje me pjesëmarrjen në ankandet elektronike publike vizitoni portalin në internet http://e-aukcii.ujp.gov.mk

Përmes portalit në internet http://e-aukcii.ujp.gov.mk, ju mund të shihni ankandet aktive, të bëni shfletim on-line dhe rishikim të produkteve të ankandit në dispozicion (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme), të aplikoni dhe të merrni pjesë në proces e ofertave dhe ankandeve për artikujt që i nënshtrohen ankandit / shitjes publike.

Për të marrë pjesë në ankandet elektronike të DAP, gjithçka që duhet të bëni është të regjistroheni si përdorues të http://e-aukcii.ujp.gov.mk. Më shumë detaje në këtë lidhje. http://www.ujp.gov.mk/mk/otvoreni_povici/pogledni/471

Aktakuzë kundër nëntë personave për pastrim parash prej mbi nëntë milionë eurove

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion deri tek Gjykata Themelore Penale-Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër nëntë personave. Personat K.S., T.G. dhe R.D. akuzohen se kanë bërë vepër të vazhduar penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 lidhur me paragrafin 1, ndërsa së bashku me personat tjerë Z.Sh, V.SH., V.D. V.P., G/K/. dhe Z.M. kanë bërë vepër penale pastrim parash dhe derdhje tjera nga vepra ndëshkuese nga neni 273 paragrafi 5 dhe paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal.

Me veprimet që të akuzuarit i kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme janë lëshuar në qarkullim para në vlerë prej mbi nëntë milion euro.

Prokuroria Themelore njoftoi sot se nga fillimi i vitit 2001 deri në fund të vitit 2004 K.S., T.G., dhe R.D. si persona përgjegjës në personat juridikë, me synimin që dy persona juridikë në pronësi private të marrin përfitim të konsiderueshëm pasuror, ata abuzuan me pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar në kryerjen e kompetencave të tyre të veçanta për funksionimin juridik të personave juridikë.

Prokuroria lidhur me lëndën solli edhe urdhër për vlerësimin e pronës së ngrirë dhe pronës eventuale shtesë në pronë të të akuzuarve me të cilin do të realizohet procedura për konfiskim.

Zjarri shkrumbon një kamion në afërsi të Qarkores në Saraj (Foto)

Para pak çastesh zjarri ka kapluar një kamion në afërsi të qarkores në Saraj. Siç mund të shihet nga fotot kamioni është kapluar tërësisht nga zjarri.

Ndërkohë që nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëm material. Nuk ka informata nëse kamioni ishte i zbrazur apo i ngarkuar me ndonjë mall.

Të mërkurën edhe një shans i ri për Maqedoninë e Veriut, shpresat tek Merkel

Udhëheqja gjermane këtë javë do të bëjë përpjekjen e saj të fundit për të miratuar konkluzionet për zgjerimin e BE-së, që përfshinë edhe Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve MIA-s, nga Këshilli Evropian, të mërkurën do të mbahet takim i ri ambasadorësh, në të cilin në rend ditë do të jenë konkluzionet për zgjerimin, të cilat u hoqën nga mbledhja e javës së kaluar për shkak të bllokadës së Bullgarisë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut.

Diskutimi për zgjerim ishte plotësisht i hequr nga rendi i ditës për shkak të mospajtueshmërisë mes vendeve anëtare të BE-së, konkretisht për shkak të qëndrimit të Sofjes se nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për bisedime qasëse me Maqedoninë e Veriut pa u zgjidhur çështjet bilaterale.

Për momentin nuk dihet se çfarë kompromisi do të propozojë udhëheqja gjermane. Por, është sigurt se po përgatit konkluzione të reja, mirëpo ato ende nuk janë të publikuara dhe nuk dihet përmbajtja e tyre.

Ndërkaq, informacioni kryesor që qarkullon tashmë dy javë në qarqet diplomatike në Bruksel është se kërkohet kompromis rreth formulimit lidhur me “interpretimin e gabuar të historisë”. Derisa udhëheqja gjermane me BE-në vlerëson se kjo fjali duhet të jetë e vendosur në hyrje të të gjitha vendeve të rajonit, Sofja, sipas burime diplomatike të MIA-s, dëshiron të vendoset në mënyrë specifike për Maqedoninë e Veriut, duke u thirrur në konkluzione jo shumë të vjetra, nga viti 2018 kur u miratua Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Greqinë dhe Bullgarinë.

Vende të caktuara anëtare të BE-së insistojnë që të ndahen Shkupi dhe Tirana, nëse nuk mund të tejkalohet bllokada bullgare, dhe t’i jepet Shqipërisë dritë jeshile të paktën formalisht. Përndryshe, Gjermania do të udhëheq Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti, ndërsa vitin që vjen BE-na do ta kryesoj Portugalia.

Arrestohet hajduti i makinave nga Tetova

Mbrëmë (15 dhjetor), dhjetë minuta pas mesnate, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, uniformat blu të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin Xh.I. (26) nga Tetova, i cili më parë kishte vjedhur një veturë “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, në pronësi të 35-vjeçarit S.N. nga Tetova, i cili veturën e kishte parkuar në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë.

Vetura e vjedhur është gjetur dhe është kthyer tek pronari, ndërsa personit Xh.I. iu konfiskua një thi kë dhe i njëjti është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet një paraqitje adekuate penale, informon SPB-Tetovë.

Gazetari publikon videon – Drejtoresha maqedonase “zhduk” çdo gjë shqiptare (VIDEO)

Denoncimi i plotë, pa ndërhyrje i gazetarit, Furkan Saliu:

Urrejtja patologjike e Biljana Jovankovës ndaj çdo gjë që është shqiptare tregohet edhe me këtë video që u dërgua nga punëtorët e Fondit pensional. Në kamerat e sigurisë shihet se si drejtoresha e urdhëron sigurimin, Vasen ( polic i pensionuar dhe njeri që Jovanovska e tërheq me vete në secilin institucion), që ta largojë një mbishkrim që ishte i vendosur në hyrje të Fondit.

Sipas të punësuarve, ai mbishkrim është larguar vetëm pse ka qenë edhe në gjuhën shqipe. Ajo shkoi edhe më larg… Demoloi sportelin që ishte në hyrje të institucionit, vetëm pse ishte në dy gjuhë. Pas reagimeve të shumta nga vet punëtorët, mbishkrimet në dy gjuhë u kthyen.

Është e qartë se Biljana Jovanovska ka insistuar që të marr drejtimin e fondit, vetëm e vetëm që të hakmerret për burrin e saj, i cili u largua nga posti në vitin 2011 dhe i cili edhe ditë më parë kur e xhirova, mu drejtua me fjalët; A të kanë dërguar ata tutë? – Duke aluduar tek shqiptarët ,E shqiptarët që janë në pushtet, nuk guxojnë t’ia lejojnë një sjellje të tillë!

Nuk e di se si është e mundur që të heshtin pas gjithë atyre reagimeve në rrjetet sociale?
Më së paku që mund të bëjnë është që të shkojnë e ti pyesin punëtorët atje se me çfarë po përballen!

Aloooo Bashkimi Demokratik për Integrim – BDl Lëvizja BESA

Partia Demokratike Shqiptare

EMOCIONUESE/ Një vit më parë i vdiq burri, shuhen dy tifozët e përjetshëm të Fenerbahçe

Ihsan dhe Mumtaz ishin gjithmonë aty. Të ulur në tribuna, në të njëjtin vend, të dy së bashku duke brohoritur, duke shijuar dhe vuajtur me ekipin e Fenerbahçe, shkruan Albeu.com.

Ata ishin dy nga tifozët e pakushtëzuar, dy të paharrueshëm.

Ata kishin shumë vite që nuk kishin humbur një ndeshje, aq shumë saqë tashmë ishin si pjesë e klubit.

Dhe tani që ata janë zhdukur, njësia turke u ka paguar atyre një haraç emocional.

Mumtaz vdiq 1 vit më parë, por gruaja e tij vazhdoi të ruante traditën. Ihsan shkoi në stadiumin Sukru Saraçoglu çdo lojë të ekipit derisa, në fillim të këtij dhjetori, edhe ajo vdiq.

Klubi ishte jetim, duke humbur një pjesë të historisë së tij.

Dy nga tifozët e tij më besnikë ishin zhdukur, megjithatë, thelbi, kujtimi i Ihsan dhe Mumtaz do të jetë gjithmonë në vendet e tyre.

Dhe kjo është bërë nga Fenerbahçe, i cili u ka bërë atyre një nderim emocional duke vendosur imazhet e tyre në stadium gjatë një ndeshje.

“Pa dyshim, një kujtim i bukur për dy tifozë të paharrueshëm. “Ishtë përvjetori i vdekjes së Mumtaz. Dhe tani ne gjithashtu kemi humbur gruan e tij të dashur Ihsan kohët e fundit. Ne do t’i nderojmë ata sepse ata janë një shembull për ne dhe ata kurrë nuk na lanë”. /albeu.com/

Bastisje në Saraj, kapen grabitësit e bankomatëve

Policia gjatë ditës së djeshme pas përgatitjeve dhe koordinimeve paraprake ka siguruar vendim gjyqësorë për bastisje në Komunën e Sarajit , respektivisht në fshatin Svillare e Poshtme.

Gjatë bastisjeve policia ka gjetur municione dhe gjësende që përputhen me vepra të kryera penale.

Janë arrestuar personat R.R. (33), G.K.(36), M.F.(27) dhe E.M.(32).

Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale “grabitje e rëndë” në disa bankomatë në Kërçovë si dhe për posedim të armës pa leje.

Në UT u mbajt debat me temë “Dhuna kundër grave në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë Kovid-19”

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10. 12. 2020), nën organizimin e Drejtorit të Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe profesorit në Fakultetin Juridik, Prof. Dr. Ali Musliu, në bashkëpunim me Asociacionin e Alumni-ve të RMV-së dhe SHBA-ve (MAAA), nën moderimin e Udhëheqëses së Zyrës së Projekteve, njëherit edhe asistente në Fakultetin Juridik, Mr. Gjeraqina Leka, u mbajt debat akademik me temë ‘Dhuna kundër grave Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë Kovid-19’. Si nikoqir i kësaj ngjarjeje, debatin e hapi Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, me një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, në veçanti për anëtaret e panelit, Doc. Dr. Arta Bilalli-Zendeli, deputete në Kuvendin e RMV-së dhe pedagoge në UT, Doc. Dr. Fatmire Isaki, zëvendësministre e punëve të jashtme, po ashtu pedagoge në UT, dhe znj. Simona Atanasova, eksperte për çështje të shëndetit publik dhe anëtare e MAAA-së.

Ai e potencoi rëndësinë e diskutimit të dhunës kundër grave dhe femrave, e cila, për dallim nga krimet e tjera, ka pësuar rritje gjatë pandemisë Kovid-19. Pas tij, fjalën e mori Prof. Dr. Ali Musliu, organizatori i kësaj ngjarjeje, i cili e vuri theksin mbi rëndësinë e miratimit të ligjit për dhunën me bazë gjinore. Ai u bëri thirrje mbajtësve të funksioneve publike të angazhohen në drejtim të miratimit sa më të shpejtë të këtij ligji. Ai u shpreh me plot shpresë se një debat i këtillë do të ndikojë në “ngritjen e vetëdijes mbi dhunën kundër grave dhe vajzave gjatë pandemisë Kovid-19 dhe se konkluzat që do të dalin nga ky panel diskutues do ta theksojnë rëndësinë e veprimeve në mbrojtje të këtyre kategorive vulnerabël të shoqërisë sonë”.

Presidentja e MAAA-së, znj. Verica Jordanova, e përshëndeti këtë iniciativë, duke shpresuar se debati do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe gjetjen e mekanizmave për parandalim të këtij fenomeni. Gjatë diskutimit, panelistja, Doc. Dr. Arta Bilali-Zendeli, ofroi një pasqyrim të legjislacionit nacional ekzistues, i cili parasheh veprime dhe mekanizma për ta parandaluar apo luftuar dhunën e ushtruar kundër grave dhe për t’i marrë në mbrojtje viktimat nga kjo dhunë. Por, ajo theksoi se kjo çështje nuk duhet mbështetur vetëm në ato mekanizma që parasheh ligji, por edhe në vetë sistemin dhe mënyrën se si implementohen mekanizmat që i parasheh ligji. Sipas saj, “çdo pjesë e sistemit është e rëndësishme, duke filluar nga dëshmitarët e ngjarjes, ekspertët, oficerët e policisë, prokurori publik, gjykatësit…për të parandaluar apo luftuar këtë fenomen negativ”. Ajo e përfundoi diskutimin e saj, duke theksuar se “luftimi i këtij fenomeni kërkon veprim të përbashkët që përfshin si gratë ashtu edhe burrat…dhe të dy gjinitë duhet kuptuar se të drejtat e gruas janë të drejta të njeriut dhe se mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk mund të përjashtojë mbrojtjen e të drejtave të gruas.”

Doc. Dr. Fatmire Isaki, po ashtu iu drejtua audiencës mbi këtë çështje duke treguar për hapat ligjorë që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka ndërmarrë kundër kësaj forme të dhunës. Ajo potencoi bashkëpunimin ndërinstitucional, si midis Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe UNDP-së, të cilët, përmes lëshimit të aplikacioneve telefonike si ‘Be safe’ dhe shërbimeve të tjera, që kanë për qëllim ta lehtësojnë denoncimin e dhunës me bazë gjinore.

Arrestohet hajduti nga Gostivari

“Sot (14.12.2020) në ora 09.15 efektivët e policisë nga SPB Tetovë-Stacioni policorë Gostivar e kanë arrestuar personin H.R. (28) nga Gostivari i dënuar me burg për veprën penale të ,,vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues Korektues- Tetovë për vuajtjen e dënimit” thuhet në komunikatën e Policisë së Tetovës.