Ballina Blog Faqe 4

Musk: Pa mua, Trampi do t’i humbte zgjedhjet

President Donald Trump participates in a press conference with departing DOGE adviser Elon Musk, Friday, May 30, 2025, in the Oval Office. (Official White House Photo by Molly Riley)

Miliarderi amerikan dhe shefi i korporatës Tesla, Elon Musk, ka shkruar në rrjetin social X, se presidenti amerikan, Donald Trump, s’do t’i kishte fituar asnjëherë zgjedhjet pa mbështetjen e tij, ka raportuar “The Guardian”.

“Pa mua, Trumpi do t’i kishte humbur zgjedhjet, demokratët do ta kontrollin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, ka thënë Musk.

Ai i ka cilësuar deklaratat më të fundit të Trumpit si “mosmirënjohëse”.

Këto komente janë bërë pasi Trumpi u shpreh para gazetarëve gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, se është “shumë i zhgënjyer” me Muskun dhe se nuk ishte më i sigurt nëse raportet me të do të vazhdonin.

“Dëgjo, unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më”, ka thënë ai.

Përçarja mes të dyve është si rezultat i kritikave të Muskut për projektligjin rreth taksave dhe shpenzimeve të administratës Trump, të cilin e kishte cilësuar si “një gjë e neveritshme”.

Të enjten, Trump kishte thënë se Musku e njihte projektligjin më mirë se kushdo tjetër në administratën e tij, pretendim të cilin Musk e kundërshtoi, duke e vlerësuar si “të rremë”.

Musku kishte shpenzuar rreth 300 milionë dollarë në mbështetje të fushatës presidenciale të Trumpit dhe të republikanëve të tjerë vitin e kaluar.

Trump telefonatë me Putin: Tha se Rusia do t’i përgjigjet sulmit ukrainas

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta.

Sipas një postimi të Trump në rrjetet sociale, diskutimi është përqendruar kryesisht në zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe shqetësimet ndërkombëtare rreth programit bërthamor iranian.

Trump e cilësoi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se ajo nuk përfaqëson një hap të menjëhershëm drejt paqes.

Sipas tij, presidenti Putin ishte i prerë në qëndrimin e tij lidhur me sulmet ndaj bazave ushtarake dhe aeroporteve në territorin rus, duke i quajtur ato “të papranueshme” dhe duke paralajmëruar se Rusia do të reagojë me vendosmëri.

“Biseda ishte e hapur dhe e drejtpërdrejtë. Nuk ka zgjidhje të shpejtë për paqen, por mbajtja e komunikimit është thelbësore,” u shpreh Trump.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte ajo e programit bërthamor të Iranit. Trump theksoi se ka përsëritur qëndrimin amerikan ndaj këtij programi, duke thënë: “Iranit po i mbaron koha. Nuk mund të lejohet të prodhojë armë bërthamore.”

Ai shtoi se, sipas tij, Putini është i një mendjeje me të në këtë pikë dhe është shprehur i gatshëm të angazhohet në konsultime ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Portugalia, finalistja e parë e Nations League: Conceicao e CR7 përmbysin Gjermaninë

Nations League ka zbuluar finalistin e parë, dhe nuk është Gjermania vendase. Ashtu siç ndodhi në Kampionatin Evropian, Nagelsmann dhe të tijtë përjetojnë një zhgënjim të madh brenda në shtëpi dhe eliminohen: fiton 2-1 Portugalia. Ndeshja ishte vënë në binarët e duhur për gjermanët, në epërsi në minutën e 48’ me Wirtz, por zëvendësimet e luzitanëve e ndryshuan plotësisht ndeshjen: Conceição (63’) dhe Cristiano Ronaldo (68’) e çojnë ekipin portugez në finale.

NDESHJA

Duke pritur Spanjë-Francë, ja finalisti i parë i Nations League 2024/25: është Portugalia, që eliminoi vendasit e Gjermanisë. Ashtu siç ndodhi në Evropian, gjermanët nuk arritën të festojnë në fushën e tyre: në epërsi në fillim të pjesës së dytë, u përmbysën dhe humbën 2-1. Fillimisht ishte Portugalia që bëri lojën, me një goditje të dobët të CR7, më pas ngjitet në lojë Gjermania dhe ishte vendimtar Diogo Costa. Portieri i shpëtoi luzitanët si ndaj Woltemade, titullar që në fillim, ashtu edhe ndaj Goretzka: reagues për “njeriun e merkatos” edhe ndaj Wirtz.

Kështu shkohet në pushim me rezultatin 0-0, por rezultati u zhbllokua vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Ishte pikërisht Florian Wirtz, i kërkuar nga Liverpool dhe i vlerësuar me 150 milionë: kombinim me Kimmich dhe gol me kokë. Martinez reagoi me një treshe zëvendësimesh: dolën Trincao, Joao Neves dhe Ruben Neves, u futën Semedo, Chico Conceição dhe Vitinha. Pikërisht organizatori i PSG e ndryshoi ndeshjen dhe të tijtë, pas pesë minutash, barazuan shifrat duke shfrytëzuar pasimin e rikthyer. Goli i 1-1 mban firmën e Francisco Conceição, që mposhti ter Stegen nga njëzet metra.

Pas edhe pesë minutash vjen edhe përmbysja, me një aksion të shkëlqyer me top në këmbë të Nuno Mendes dhe finalizimin me sukses të Cristiano Ronaldo (68’): goli i 137-të me Kombëtaren.

Nagelsmann u përpoq t’i sulmojë kundërshtarët me Adeyemi, që iu afrua barazimit: goditje pranë shtyllës. Por rrethimi gjerman nuk pati sukses, me Portugalinë që u mbrojt me rregull në shtesë dhe fitoi 2-1, duke iu afruar edhe golit të tretë me Conceição (shpëton ter Stegen). CR7 dhe shokët e tij do të ndjekin titullin në Nations League: të dielën finalja kundër Spanjës ose Francës.

Naim Murseli në Gjykatë: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë kërkoj për veten burg të përjetshëm (VIDEO)

Naim Murseli ka folur para Gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai është deklaruar i pafajshëm. Ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, kërkon burg të përjetshëm për veten.

@tn.lajmelokale Naim Murseli në Gjykatë: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë kërkoj për veten burg të përjetshëm #naimmurseli #liridonaademaj ♬ original sound – TN – Lajme Lokale

“Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë vetë për veten time kërkoj burgim të përjetshëm”, tha Murseli.

Putin: Nuk diskutoj për paqe me dikë që organizon sulme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hehdur poshtë kategorikisht ccdo mundësi për bisedime për paqe me homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky.

Në një mbledhje qeveritare, Putin i quajti “paradoksale” kërkesat e Kievit për ndalimin e përkohshëm të luftimeve për 30 apo 60 ditë.

“Si mund të zhvillohen bisedime nën këto kushte? Çfarë do të diskutojmë me dikë që kërkon paqe, por organizon sulme terroriste?”, tha ai.

Sipas presidentit rus, çdo pauzë në konflikt do të përdorej nga Ukraina për të forcuar arsenalin ushtarak me ndihmën e Perëndimit, për të vazhduar mobilizimet me forcë dhe për të përgatitur sulme të reja.

“Kush negocion me terroristë? Dhe pse duhet t’i shpërblejmë duke u dhënë kohë për t’u armatosur?” shtoi Putin.

Akuzat për sabotim të qëllimshëm të paqes

Putin përmendi sulmet që ndodhën në rajonet Briansk dhe Kursk, vetëm pak para raundit të dytë të bisedimeve të paqes që ishte planifikuar të mbahej në Stamboll. Sipas tij, këto sulme – që përfshijnë edhe viktima në radhët e civilëve – janë kryer qëllimisht për të dështuar dialogun.

“Akte terroriste ndaj hekurudhave”

Lideri i Kremlinit iu referua edhe ngjarjeve të fundit që kanë tronditur transportin hekurudhor në Rusi. Më 31 maj, një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin Briansk, pas shembjes së një ure në itinerarin Klimovo–Moskë. Vetëm disa orë më vonë, në natën e 1 qershorit, një shpërthim në një urë tjetër në rajonin Kursk çoi në shembjen e linjës hekurudhore mbi një aks rrugor.

Autoritetet ruse i cilësuan të dy incidentet si “akte terroriste”. Sipas raportimeve zyrtare, në këto ngjarje humbën jetën shtatë persona, ndërsa mbi 120 të tjerë u plagosën vetëm në Briansk. Në Kursk u lënduan masinisti dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Përplaset me motor me shtyllën e betonit, ndërron jetë 20-vjeçari në një fshat të Kumanovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Orashac të Kumanovës, me pasojë një 20-vjeçar të vdekur

Një 20-vjeçar nga Kumanova humbi jetën pasi duke drejtuar mjetin tip motor u përplas me një shtyllë betoni në fshatin Orashac, në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë (Свети Николе), njoftoi sot policia

– Mbrëmë, rreth orës 21:00, policia e Kumanovës mori një njoftim se në një rrugë lokale nga fshati Orashac i Kumanovës, në drejtim të rrugës rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, personi me inicialet M.P. (20) nga fshati Dobroshanë i Kumanovës, duke drejtuar një motor të tipit BMW, pa targa, humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë betoni. Motoristivdiq në vendngjarje nga plagët e marra, ndërsa vdekjen e tij e konstatoi një mjek i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore – informoi Ministria e Brendshme, transmeton Tetova News.

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Qershor, Maj dhe Prill 2025

Трагедија ја потресе Македонија: Загина 20 годишен мотоциклист

Млад мотоциклист од кумановско го загуби животот во тешка сообраќајна несреќа што се случи синоќа на локален пат кај селото Орашац.

– Вчера околу 21.00 часот во СВР Куманово е пријавено дека на локален пат од село Орашац, кумановско, кон регионален пат Куманово-Свети Николе, М.П.(20) од село Доброшане, кумановско, управувајќи мотоцикл „БМВ“ без регистарски ознаки, изгубил контрола и удрил во бетонски стол. Од здобиените повреди мотоциклистот починал на местото, а смрт констатирал лекар од Итна медицинска помош, информираше полицијата.

Увид извршила екипа од СВР Куманово, а по наредба на јавен обвинител телото на починатиот било дадено на обдукција.

“Financial Times”: Çfarë humbi në të vërtetë Rusia nga sulmi ukrainas

Çdo humbje në luftë llogaritet nga sa e vështirë është ta zëvendësosh atë. Kjo është ajo që përfaqëson për Rusinë humbja e bombarduesve të saj pas sulmit me dronë të Ukrainës në bazat e saj ajrore. Edhe nëse 40 avionët e humbur nuk janë aq sa pretendoi Ukraina, ajo që Rusia humbi ishin bombardues që mund të mos zëvendësohen më kurrë, sepse nuk prodhohen më.

Një flotë e dëmtuar aq keq sa mund ta detyrojë Kremlinin të rishqyrtojë strategjinë e saj kundër Ukrainës, raporton “Financial Times” në një shkrim të gjatë. Sulmet në thellësi të tokës ruse zbulojnë koston e një lufte të zgjatur edhe pse armiku është më i dobët.

Shtrirja e operacionit me dronë nga Ukraina gjatë fundjavës po bëhet gjithnjë e më e qartë, teksa imazhet satelitore dhe vlerësimet e ekspertëve po hedhin dritë mbi shkallën e dëmit.

Ukraina e kishte planifikuar këtë operacion të guximshëm prej 18 muajsh. Ajo fshehu dronë në kamionë, i transportoi ato mijëra kilometra pas kufirit rus dhe goditi 4 baza ajrore ushtarake me bombardues strategjikë. Operacioni i guximshëm u shoqërua me shkatërrimin e objektivave.

Graphics explaining how Ukrainian drones were hidden in trucks and deployed next to Russian air bases

Analistët thonë se sulmi “e dëmtoi ndjeshëm aftësinë e Rusisë për të kryer sulme në distancë”. Sipas Michael Coffman të Fondacionit Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, “u shkatërruan avionë që Rusia do ta ketë të vështirë t’i zëvendësojë”. Ai shton se: “Mund të mos jetë e mjaftueshme për të ndaluar plotësisht sulmet ruse, por tregon se vazhdimi i luftës ka kosto reale edhe për fuqinë ushtarake të Rusisë”.

Sipas burimeve të hapura dhe analistëve të pavarur, dëmi i pësuar nga aviacioni strategjik rus arrin deri në 20% të flotës aktive të bombarduesve me rreze të gjatë veprimi. Midis tyre janë TU-95 dhe TU-22M3, avionë të aftë të mbajnë koka luftarake konvencionale dhe bërthamore.

Ukraina pretendon se më shumë se 40 avionë u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Rusia pranon se vetëm “disa njësi të pajisjeve të aviacionit janë prekur nga zjarri”. Dëmi aktual, sipas vlerësimeve të pavarura, varion midis 10 dhe 12 avionëve, një numër që, edhe nëse konfirmohet, është një goditje serioze si nga ana operative ashtu edhe nga ajo politike.

“Këta janë avionë në gjendje të plotë operative”, shpjegon Fabian Hoffmann, një studiues në Universitetin e Oslos. “Humbja e tyre është veçanërisht e dëmshme, pasi ata nuk janë të zëvendësueshëm”.

Zemërim edhe brenda Rusisë

Dështimi për të mbrojtur flotën strategjike ka shkaktuar zemërim edhe brenda komunitetit pro-luftës të Telegram në Rusi. Llogaria e njohur “Rybar” u ankua se “u ndërtuan në hangare të improvizuara për avionë taktikë, por nuk u bë asgjë për aviacionin strategjik, edhe pse këta aeroplanë kanë kohë që nuk prodhohen dhe humbjet nuk po zëvendësohen”. Ajo paralajmëron se “goditja ishte e rëndë. Të pohosh të kundërtën është iluzion që kufizohet me sabotimin”.

Analisti ukrainas dhe ish-oficeri i forcave ajrore Oleksiy Melink e përshkruan situatën si një “fiasko profesionale”. “Bombarduesit strategjikë që Rusia nuk është e aftë t’i prodhojë u goditën. Udhëheqja ruse do të duhet t’u përgjigjet pyetjeve shumë të vështira dhe të gjejë ata që janë përgjegjës.”

Ripërcaktimi i strategjisë ruse

Sulmi duket gjithashtu se po detyron një rishikim të taktikave të Moskës. Kremlini ka një praktikë të grupimit të bombarduesve për sulme masive. Tani, do të detyrohet t’i shpërndajë ata për t’i mbrojtur, gjë që zvogëlon aftësinë për sulme masive të koordinuara dhe e bën mbrojtjen ajrore ukrainase më efektive, sipas William Alberg të Qendrës Stimson.

Në nivelin bërthamor, sulmi konsiderohet i kufizuar, pasi Rusia mbështetet kryesisht në mjetet tokësore (60%) dhe nëndetëse (30%) të strategjisë së “triadës” dhe më pak në transportuesit ajrorë (10%) . Megjithatë, mesazhi simbolik është i fortë: “Thellësia strategjike ruse nuk është më e paprekshme”.

“Ekziston një ndjenjë midis rusëve se madhësia e vendit u siguron atyre siguri. Ajo që ka bërë Ukraina është të godasë në zemër të kësaj ndjenje”, – tha Alberg.

Kremlini ka folur kohët e fundit për një “luftë të përhershme”, madje duke iu referuar luftës 21-vjeçare ruso-suedeze të shekullit të 18-të. Shërbimi sekret ukrainas i dha këtë përgjigje: “Sulmi ndaj bombarduesve është gjithashtu një mënyrë për t’i pyetur ata: “A janë të sigurt se mund dhe duan ta vazhdojnë këtë luftë për shumë vite dhe t’i përballojnë humbje të tilla?”. ©Financial Times, LAPSI.al

Zbuloni frutat që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

Asnjë frut nuk është i ndaluar në një dietë të ekuilibruar për menaxhimin e diabetit, e megjithatë disa prej tyre cilësohen si më të mirat. Ato jo vetëm reduktojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit, por edhe ndihmojnë në menaxhimin e kësaj sëmundjeje.

Duke qenë të larta në fibra dhe antioksidantë, ndihmojnë në uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak, duke reduktuar gjithashtu stresin oksidativ dhe dëmtimet nga radikalet e lira të lidhura me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike.

Prandaj, frutat e freskëta apo të ngrira, nuk duhet të shmangen tërësisht nga ata që jetojnë me diabet.

E duke qenë së frutat e ngrira mund të jetojë edhe më gjatë se të freskëtat, për t’i shijuar ato në çdo kohë që dëshironi.

Luleshtrydhet e ngrira

Edhe pse janë të ëmbëla, çuditërisht luleshtrydhet janë të ulëta në sheqerna. 1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira përmban 7 gram sheqer natyral, së bashku me 3 gram fibra dietike. Luleshtrydhet janë plot vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen kundër qelizave të dëmshme që rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti. Gjithashtu, antioksidantët e shumtë tek to, luftojnë inflamacionin dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke përmirësuar regaimin e trupit tuaj ndaj insulinës.

Mjedrat e ngrira

Këto kokrra të vogla janë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe janë gjithashtu të ulëta në sheqer dhe të pasura me fibra. Në mënyrë të veçantë, atom und të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak pas konsumit të vaktit.

Boronicat e ngrira

Me shijen fantastike dhe ngjyrën blu të thellë, boronicat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përbërës të fuqishëm që japin përfitime miqësore ndaj sheqerit në gjak. Mbani mend se fibrat që gjendet tek frutat ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit. Këto kokrra janë të fuqishme falë vitaminës C, vitaminës K dhe antocianinës, të cilat kontribuojnë në uljen e rrezikut të diabetit.

Qershitë e ngrira

Edhe qershitë janë po aq të pasura me lëndë ushqyese sa frutat e përmendura më lart. Plot e përplot me vitaminë C, kalium, magnez dhe një burim i pasur i polifenoleve, të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Të gjitha këto vlera të qershive të ngrira mund të ndihmojnë në menaxhimin e diabetit.

Avokado e ngrirë

Edhe pse klasifikohen si perime, avokadot janë në të vërtetë fruta.Dhe ajo që është edhe më interesante është se ato janë të ulëta në sheqer dhe të pasura me lëndë ushqyese. Prandaj janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata me diabet. Avokadot janë gjithashtu një burim i yndyrnave të shëndetshme, vitaminës E, folatit, kaliumit dhe magnezit. Lëndë të cilat ofrojnë një kontroll më të mirë të glukozës në gjak.

Liverpool bën gati 60 milionë euro për yllin e Atalantës

Arne Slot po kërkon një mesfushor defensiv për Liverpool. Trajneri ka në plan të formojë skuadrën perfekte në “Anfield” dhe kanë mbetur copëzat e fundit të “puzzle”.

Një emër i përmendur intensivisht në ditët e fundit është mesfushori brazilian Ederson, i cili shkëlqeu ka fituar shumë prestigj me performancat e tij tek Atalanta.

The Reds e pëlqejnë shumë 25-vjeçarin, i cili shihet si një përforcim ideal për mesfushën.

Ederson kushton 60 milionë euro, një shifër që nuk e tremb klubin anglez. Për të kanë shfaqur interes edhe PSG, Barcelona, Tottenham dhe Bayern.

Analiza: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në Ballkanin Perëndimor?

Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe mediatik, thuhet në një analizë të Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica, e publikuar më 3 qershor.

Sipas analizës – projekt i financuar nga Ambasada amerikane në Podgoricë – Pekini po shfrytëzon tërheqjen e partnerëve perëndimorë për të rritur praninë e vet në rajon përmes investimeve në infrastrukturë, media dhe kulturë. Projektet infrastrukturore, sipas analizës, janë kanali kryesor për hyrjen kineze në rajon, shpesh të shoqëruara me procedura jotransparente dhe rrezik për korrupsion.

“Çmimet më të ulëta në krahasim me konkurrentët amerikanë dhe evropianë po u mundësojnë kompanive kineze të sigurojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor shërben si trampolinë dhe urë për shtrirjen e investimeve kineze në Evropë”, tha analisti i DFC-së, Marko Banoviç.

Në nivel global, Kina – ndonëse formalisht neutrale në luftën në Ukrainë – mbështet Rusinë. “Kështu arrin të ruajë partneritetin strategjik me Moskën, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e veta ekonomike në Evropë”, vlerëson Banoviq. Përmes iniciativave si “Brezi dhe Rruga” dhe angazhimit në BRICS, Kina po synon t’i vendosë themelet e një rendi të ri ndërkombëtar ku modeli i saj politik dhe ekonomik të ketë rol qendror.

Analiza e DFC-së thekson se Serbia është një nga pikat kyçe të ndikimit kinez në Evropë. Marrëdhëniet janë forcuar sidomos pas ardhjes në pushtet të Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiç. Që nga viti 2024, Kina është bërë aleati kryesor politik dhe ekonomik i Serbisë, sipas Banoviç.

Në gjysmën e parë të vitit 2024, Kina ishte investitori i dytë më i madh në Serbi, pas BE-së, me rreth një të tretën e investimeve të drejtpërdrejta. Në Serbi operojnë 1.560 kompani me kapital kinez, që punësojnë rreth 20.600 persona. Kina është partneri më i madh tregtar i Serbisë, me një shkëmbim prej 5.7 miliardë eurosh – nga të cilat 5.13 miliardë janë import.

Marrëveshja për tregti të lirë nga korriku 2024 përfshin mbi 20.000 produkte, nga të cilat 90 për qind do të përjashtohen nga taksat doganore. Nga viti 2012 deri në 2021, janë identifikuar të paktën 61 projekte me vlerë totale 18.7 miliardë euro të realizuara nga kompani kineze. Banka kineze Exim ka dhënë kredi në vlerë 5.7 miliardë euro, ndërsa kompanitë kineze kanë investuar drejtpërdrejt rreth 2 miliardë. Politikisht, Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia mbështet politikën e “një Kine”.

“Ndikimi kinez promovohet si model fitimtar për të dyja palët, pa kushte politike – ndryshe nga BE-ja që insiston në sundimin e ligjit dhe reforma”, thekson Banoviç.

Ndikimi kinez pasqyrohet edhe në ndryshimet ligjore – përfshirë Ligjin e Punës dhe ligjin për procedura të veçanta – të cilat janë përshtatur për të favorizuar investitorët kinezë. Kina i ka shitur Serbisë dronë dhe sistemin antiajror FK-3, duke e zgjeruar tregun e saj të armëve përtej kufijve tradicionalë. Ndërmjet Kosovës dhe Kinës nuk ekzistojnë marrëdhënie diplomatike formale, por ndikimi kinez nuk është krejtësisht i munguar – megjithëse mbetet shumë i kufizuar.

Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 dhe e mbështet integritetin territorial të Serbisë, duke e parë Kosovën në prizmin e çështjeve të veta të brendshme, si Tajvani dhe Tibeti. Kina ka penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si UNESCO dhe INTERPOL. Ajo nuk ka ambasadë në Prishtinë, por vepron përmes Zyrës Ndërlidhëse në kuadër të ambasadës së saj në Beograd.

Megjithatë, tregtia mes dy vendeve po rritet. Në vitin 2023, Kosova importoi nga Kina mallra me vlerë 650 milionë euro, ndërsa eksportoi vetëm 442 mijë euro. Kryesisht bëhet fjalë për pajisje teknologjike, përfshirë sisteme mbikëqyrjeje të kompanive Dahua dhe Hikvision – të cilat janë nën sanksione në vendet perëndimore për arsye sigurie. Investimet kineze në Kosovë janë pothuajse të papërfillshme. Kina përmendet rrallë në media dhe shpesh në mënyrë neutrale ose negative, me theks të madh te partneriteti me BE-në dhe SHBA-në.

Sipas një sondazhi të DFC-së, 69 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë se lidhjet e forta me Kinën do të përmirësonin interesat e vendit – duke reflektuar orientimin e thellë pro-perëndimor të shoqërisë kosovare. Kina dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të mira politike, si në nivel dypalësh ashtu edhe përmes iniciativës “Brezi dhe Rruga”. Ndryshe nga Rusia, Pekini nuk përzihet drejtpërdrejt në politikën e brendshme të Malit të Zi dhe madje ka mbështetur anëtarësimin e vendit në BE.

Ndryshe nga BE-ja që përqendrohet në reforma ligjore e institucionale, angazhimi kinez reflektohet përmes bashkëpunimit me institucione konkrete, investimeve në infrastrukturë dhe financa. Kjo përfshin vizita zyrtare, shkëmbime studimore dhe pjesëmarrje të kompanive kineze në tregun malazez.

Kina ende nuk është investitori më i madh në Mal të Zi, por ka rol të rëndësishëm si kreditor dhe kontraktues. Shembulli më i madh është kredia prej afro një miliard dollarësh që Qeveria malazeze mori nga banka Exim për ndërtimin e autostradës Bar–Boljare, projekt i kompanisë kineze CRBC.

Kina është gjithashtu e përfshirë në projekte si rikonstruksioni ekologjik i Termocentralit të Plevlës. Por, shumë prej këtyre projekteve janë jotransparente dhe kanë ndikim negativ në mjedis. Ndikimi i Pekinit në Mal të Zi nuk është vetëm ekonomik – përmes programeve kulturore dhe arsimore, shkëmbimit të studentëve dhe përmbajtjeve mediatike që promovojnë perspektivën kineze. Kina po ndërton ndikim të butë që ndikon diskursin publik dhe orientimin politik.

Sipas një sondazhi të DFC-së nga maji 2024, 33.8 për qind e qytetarëve besojnë se Kina ka ndikim të madh në Mal të Zi, dhe 63.2 për qind e vlerësojnë atë si pozitiv. Ndikimi kinez në Bosnje dhe Hercegovinë është më i dukshëm në entitetin Republika Sërpska, përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse bashkëpunimi paraqitet si ekonomik dhe kulturor, analiza vlerëson se ai ka përmbajtje gjithnjë e më shumë politike.

Në vitin 2023, këtë vend e vizitoi i dërguari special i Qeverisë kineze për çështjet evropiane, Vu Hongbo, me fokus te bashkëpunimi, në kuadër të iniciativës “Brezi dhe Rruga” dhe sigurisë evropiane. Në nëntor të po atij viti, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, u takua me ambasadorin kinez, Ji Ping për të diskutuar mbi situatën politike dhe Marrëveshjen e Dejtonit, gjë që u interpretua si përfshirje direkte e Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.

Në vitin 2021, Kina dhe Rusia tentuan përmes Kombeve të Bashkuara të mbyllin Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR), por rezoluta nuk kaloi. Në Maqedoninë e Veriut, ndikimi kinez vjen përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse marrëdhëniet paraqiten si të favorshme për të dyja palët, analiza ngre shqetësime për ndikim të mundshëm negativ që mund të cenojë sovranitetin dhe proceset demokratike.

Kina kritikoi ashpër vizitën e deputetëve maqedonas në Tajvan, ndërkohë që projektet e zhvillimit që ofron shpesh përmbajnë klauzola të fshehta, si mundësia e kërkesës për kthim të menjëhershëm të kredive nëse cenohen interesat kineze. Aktualisht, Maqedonia e Veriut i ka borxh Kinës 479 milionë dollarë – që përbën 8.7 për qind të borxhit të jashtëm të vendit. Shkëmbimi tregtar në vitin 2024 ishte rreth 490 milionë dollarë, me deficit të madh në anën maqedonase.

Instituti Konfuçi në Shkup është instrumenti kryesor i ndikimit kulturor dhe arsimor kinez. Numri i kursantëve është rritur nga 60 në vitin 2013 në 562. Gjysma e librave të përkthyer nga kinezishtja janë për fëmijë – tregues i synimit drejt brezave të rinj. Maqedonia e Veriut ka realizuar më shumë projekte shkencore me Kinën sesa me çdo vend tjetër./ REL

EMRAT/ Drogë nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës, cilët janë shqiptarët që ranë në pranga, shpërndanë kokainë, kanabis dhe ekstazi

Nëntë persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit antidrogë Shqipëri-Finlandë.

Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim, ndërsa dy janë ende në kërkim.

Besnik Sparta, (27.01.1985)
Erind Teneqexhiu alias Erind Agalliu (07.02.1991)
Altin Musta (07.06.1981)
Kela Qevani (14.04.1981;
Geraldo Seferaj (05.07.1994;
Elton Myftari, (29.05.1983)
Ledion Hoxha, (09.01.1983)
Elton Tavani
Dorian Luzaj (07.06.1983).

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departamentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departamentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

Nga provat e administruara rezulton se:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasi të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.

Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 8 automjete, 13 telefona celularë dhe prova shkresore të ndryshme.

“Kanceri, sëmundje metabolike, jo gjenetike”, Nikola Ndoni: Ja faktorët që ndikojnë në përhapjen më të madhe të tumoreve

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën, në News24 ishte i ftuar këshilluesi i mjekësisë Holistike Nikola Ndoni. Ai u ndal në sëmundjen e shekullit, kanceri.

Ai ka shpjeguar se është e gabuar që kanceri të kuptohet si një sëmundje që lidhet me gjenetikën, ku në të vërtetë është një sëmundje metabolike.

Ndoni ka shpjeguar se qelizat kancerogjene ushqehen me sheqer dhe një aminoacit që quhet glutaminë.

Sipas tij sot kanceri trajtohet me terapi goditëse, por duhet të kuptojmë që edhe qelizat kancerogjene janë qeliza të trupit tonë.

Insulina e ngritur është sipas tij një nga shkaqet e formimit të kancerit.

“Pothuajse 70 deri në 80% e popullsisë pi cigare, atëhere pse nuk zhvillohet kanceri i mushkërisë te kjo popullsi me këto përmasa. Atëherë na del që shkaku kryesor është një stres i fuqishëm i zgjatur në kohë. Stres i shkaktuar nga një sëmundje nuk e di arsyet, ose stresi i përditshëm. Dhe tjetra pastaj që është shumë e rëndësishme janë traumat, goditjet psiqike, për shembull humbja e një njeriu të dashur është fillesa e ndryshimeve në trup. Stresi i vazhdueshëm krijon kushtet për krijimin e kancerit.Duhet të kompensohet insulina me adrenalinën. Si një makinë me frena dhe gaz. Nëse adrenalina nuk është në nivelet e duhura apo mungon fare krijon problem.

Sheqeri, glutamina, toksinat, stresi, metalet janë faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në këtë sëmundje.
Traumat dhe stresi i zgjatur janë shumë ndikuese. Një rol shumë të mirë ka agjërimi”, ka deklaruar ai.

La Amerikën dhe iu bashkua ISIS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Një gjykatë federale në Uashington ka dënuar me 10 vjet burg një person nga Kosova me shtetësi amerikane, Lirim Sylejmani, për shkak se është trajnuar ushtarakisht nga organizata terroriste ISIS dhe ka marrë pjesë në një grup të armatosur kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja. Sylejmani, i njohur edhe si Abu Sulayman al-Kosovi, kishte pranuar fajësinë në dhjetor 2024 për pjesëmarrje në trajnime ushtarake.

Gjykatësi Rudolph Contreras tha se përveç dënimit me burg, pas përfundimit të këtij dënimi, Sylejmani do të dorëzohet te autoritetet amerikane.

Sipas vendimit të gjykatës, nga nëntori 2015 deri në shkurt 2019, Sylejmani ishte trajnuar nga ISIS në Siri. Në vitin 2019, ai ishte arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane. Ai kishte udhëtuar në Siri së bashku me familjen dhe kishte ndryshuar emrin e tij.

Gjatë kohës së qëndrimit në Siri, Sylejmani kishte mësuar të përdorte armë automatike dhe granata. Në maj 2016, ai ishte dërguar në vijën e frontit për të luftuar.

Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi: E pamundur të ndodhë tani…

Një takim mes Putin, Zelenskyt dhe Trump, ashtu siç propozoi një ditë më parë Erdogan, duket i largët. Këtë e thotë vetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka hedhur poshtë mundësinë e një takimi të shpejtë me presidentin amerikan dhe atë ukrainas, pavarësisht një propozimi nga Turqia për organizimin e një samiti trepalësh.

“E vërteta është se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë në një të ardhme të afërt,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të martën, sipas agjencisë ruse Interfax. Ai shtoi se presidenti Putin nuk e përjashton një takim të tillë në të ardhmen, por theksoi se “duhet të jetë mirë i përgatitur”.

Turqia, e cila mikpriti një tjetër raund bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën në Stamboll, kishte propozuar një takim në nivel të lartë mes përfaqësuesve të tre vendeve. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Trump është “i hapur” ndaj kësaj ideje, pas dështimit për të arritur një marrëveshje për armëpushim mes Kievit dhe Moskës.

Rusia ka paraqitur kushte të rënda për një marrëveshje paqeje, përfshirë dorëzimin e territoreve të pushtuara pjesërisht në katër rajone të Ukrainës, një status neutral për Kievin dhe kufizimin e ndihmës ushtarake të huaj.

Ndërkohë, sipas Bloomberg, përpjekjet e Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje nuk kanë sjellë rezultate, ndërsa Moska ka refuzuar një propozim amerikan për një armëpushim 30-ditor. Edhe pse Trump ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, deri më tani nuk ka marrë asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Ukraina tjetër operacion sekret në Rusi, dronët nënujorë sulmojnë Urën e Krimesë (VIDEO)

Shërbimi sekret i Ukrainës ka kryer një tjetër mision në territorin rus, me pasoja të konsiderueshme. Mediat e Kievit raportojnë se dronët nën ujorë me 1 100 ton ekspozivë kanë sulmuar Urën e Krimesë, objektin strategjik të Vladimir Putin. Ura e Krimesë lidh gadishullin e aneksuar me territorin rus.

Në pamjet e publikuara në rrjet, duket momenti kur përgatitet një nga dronët nën ujorë nga pjesëtarë të shërbimit sekret të Ukrainës.

foto galeri

Autoritetet ruse kanë konfirmuar shpërthime në afërsi të urës, ndërsa lëvizja e mjeteve është pezulluar përkohësisht. Ukraina nuk ka dhënë deklaratë zyrtare, por zyrtarë të inteligjencës perëndimore e kanë cilësuar sulmin si pjesë të strategjisë për të ndërprerë linjat logjistike të ushtrisë ruse në jug të vendit.

Agjencia Reuters raporton se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se kishte vendosur 1,100 kg eksplozivë nën ujë, duke dëmtuar mbështetëset e urës. “Rusia nuk e konfirmoi sulmin, por ndaloi përkohësisht trafikun mbi urë nga ora 4:00 deri në 7:00 të mëngjesit”, shkroi Reuters.

The Guardian thotë në artikull se sulmi ndodhi në orën 4:44 të mëngjesit dhe se Ukraina publikoi video të shpërthimit. “Ky është sulmi i tretë ndaj urës që nga fillimi i luftës”.

Ndërsa Euronews raporton se SBU konfirmoi se operacioni ishte planifikuar për disa muaj dhe se shpërthimi nuk shkaktoi viktima civile. “Ura është një objektiv kyç për Ukrainën për shkak të rëndësisë së saj strategjike për furnizimin e trupave ruse”, raporton Euronews.

Sky News e përshkruan urën si “krenarinë personale të Putinit” dhe theksoi se sulmi do të ketë ndikim të madh simbolik dhe strategjik, duke e cilësuar si një nga objektivat më të rëndësishëm të Ukrainës.

AP News e konsideron goditjen ukrainase si shpagim për sulmin e ushtrisë ruse në qytetin e Sumit që vrau të paktën tre persona.

Nga Shqipëria drejtonin trafikun e drogës në Finlandë, SPAK jep detaje

SPAK dhe autoritetet finlandeze godasin rrjetin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike. Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë.

Detaje nga SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147, të regjistruar më 29.06.2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

Nga provat e administruara rezulton se:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.
Masa sigurie dhe arrestime:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.

Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim.

B.S, (27.01.1985)
E.A (alias E.T 07.02.1991)
A.M (07.06.1981)
K.Q (14.04.1981;
T.K (alias T.T 15.10.1977)
G.S (05.07.1994;
E.M, (29.05.1983)
L.H, (09.01.1983)
D.L, (07.06.1983)
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:

8 automjete
13 telefona celularë
Prova shkresore të ndryshme
Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.

Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

Spanjë/ Shkatërrohen katër organizata kriminale shqiptare në Katalonjë

Policia katalanase në Spanjë dërgoi dy njësi në vende të ndryshme në të gjithë vendin në orën pesë të mëngjesit të sotëm për të shënjestruar krimin e organizuar në Katalonjë të lidhur me trafikimin e marijuanës dhe armëve.

Hetimi përfshin disa rajone policore, veçanërisht rajonin qendror dhe gjithashtu rajonet Camp de Tarragona dhe Girona. Njësitë drejtohen nga Divizioni i Hetimeve Penale (DIC) i Barcelonës dhe Gironas, të dyja duke punuar paralelisht, por të dyja duke shënjestruar trafikimin e marijuanës. Në rastin e fundit, hetimi po kryhet bashkërisht me shërbimin e mbikëqyrjes doganore të Agjencisë Tatimore.

Për më tepër, këtë të martë, Garda Civile ndërmori gjithashtu një bastisje në zonën e Gironës, me kërkime të kryera edhe në zonën metropolitane të Barcelonës, duke synuar një organizatë që dyshohet se është e lidhur gjithashtu me trafikimin e marijuanës. Në tre bastisjet, u arrestuan gati pesëdhjetë persona dhe u shpërbënë katër organizata kriminale që i përkisnin mafias shqiptare.

Janë aktivizuar më shumë se 400 agjentë, të cilët kanë kryer kërkime që kanë shërbyer për të shfrytëzuar dy hetimet që ishin nisur nga DIC e Barcelonës dhe DIC e Girona, paralelisht. Siç ka mësuar ElCaso.com, hyrjet janë bërë në Dosrius, Pineda de Mar, Mataró dhe Cabrils, në Maresme; Rubí , në Vallès Occidental; Gualba dhe Martorelles, në Vallès Oriental; Calonge, në Baix Empordà; Lloret de Mar dhe Maçanet , në xhungël; Llagostera, në Gironès; Vendrell, në Baix Penedès; Sant Pere de Molanta, në Alt Penedès; Marganell, në Bages; Gavà, në Baix Llobregat; Sant Pere de Ribes, Cubelles dhe Vilanova i la Geltrú, në Garraf; Roda de Berà, në Tarragonès; dhe gjithashtu në el Garidells, në Kampin Alt.

Janë bastisur plantacione, depo dhe madje edhe vila të shndërruara në çerdhe dhe ferma marijuane, si dhe në shtëpitë e atyre që konsiderohen udhëheqës të tre organizatave nën hetim në muajt e fundit. Edhe pse nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë dhe u hetuan veçmas, ata kishin lidhje. Edhe pse rreth pesëdhjetë persona janë arrestuar, shumica e të arrestuarve janë “kopshtarët “, ata që janë përgjegjës për mbikëqyrjen e plantacioneve, individë të profilit të ulët në organizatën e drogës.

Këta janë shpesh të huaj të rinj të sjellë nga Shqipëria për të punuar në kultivimin dhe mbrojtjen e plantacioneve që shefat e tyre i mirëmbajnë me kapacitet të plotë në shtëpi, apartamente dhe depo në të gjithë vendin, Kopshti i Evropës.

Si në Barcelonë, ashtu edhe në Girona, organizatat e shkatërruara ishin shtetas shqiptarë. Në rastin e hetimit të nisur në kryeqytet, u bënë njëmbëdhjetë arrestime në tetë bastisje dhe u shkatërrua një plantacion marijuane, ku u gjetën gjithashtu hashash, heroinë, disa kilogramë sytha marijuane, 19,000 euro në para të gatshme dhe katër armë zjarri me municion. Në Girona, u shkatërruan dy grupe, me shtatëmbëdhjetë arrestime në shtatëmbëdhjetë bastisje dhe kontrolle. U gjetën dhjetë plantacione marijuane, si dhe kokainë, 53,000 euro dhe katër armë zjarri.

Aksident i trefishtë në Elbasan, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me Rreth rrotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Bëhet me dije se nëj nga të plagosurit ëhstë ën gjendje të rëndë dhe është dërgaur për ndihmë mjeksore drejt Tiranës.

Ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Përmbyset autobusi, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar në Nuevo Leon, Meksikë.

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në Nuevo Leon.

Guvernatori i zonës tha se autobusi turistik ishte nisur nga Monterrey për në Tampico.

Mes viktimave ndodhen edhe dy të moshës 5 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shoferi është përgjumur ndërsa ka qenë në timon, duke bërë që autobusi të godasë një nga barrierat mbrojtëse dhe me pas të përmbyset.

Tigri sulmon një turist në Tajlandë ndërsa ai po përpiqej të bënte një selfie (VIDEO)

Një turist indian u sulmua nga një tigër në parkun e argëtimit Tiger Kingdom në Phuket të Tajlandës, ndërsa përpiqej të bënte një selfie. Një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon burrin duke ecur përkrah maces së lidhur me zinxhir, me një trajner që e ndjek nga afër. Në një moment, turisti ndalet, gjunjëzohet pranë kafshës për të bërë një foto dhe ajo papritmas e sulmon. Videoja ka ndezur një debat në lidhje me shfrytëzimin e kafshëve të egra të robëruara për qëllime turistike.