Ballina Blog Faqe 411

Iku një shqiptar i veçantë

Nga Astrit Patozi

Valter Gjonin e kam njohur diku nga viti 1993, unë si gazetar i ri, ndërsa ai zyrtar i Bashkisë së Tiranës.

Që prej asaj dite, sa herë e kam takuar, gjithmonë e ka gjetur një mënyrë për të më treguar se i respektonte të gjithë kryetarët, gati njësoj, pavarësisht flamujve partiakë dhe huqeve të tyre.

Dhe kam menduar se ai duhet të kishte një aftësi të rrallë, e cila nuk para gjendet ndër shqiptarët e sotëm, për të qenë i çliruar nga emocionet e forta politike, të cilat na e errësojnë kaq shumë shikimin.

Por sot, që Vali është larguar nga kjo botë, po shihet se ai ka ditur që këtë dashamirësi t’ua “ngjisë” edhe shefave të vet, me të cilët ka punuar për dekada.

Sepse edhe ata po e përcjellin me dhimbje dhe respekt ikjen e parakohshme të tij, njësoj siç ai e ka përcjellë me pozitivitet dhe pa kurrëfarë mllefi ndërrimin e tyre njëri pas tjetrit për më shumë se 30 vjet.

Shkupi, Tetova, Kumanova me ajrin më të ndotur këtë mëngjes

Shkupi, Tetova dhe Kumanova me ajrin më të ndotur këtë mëngjes, tregojnë të dhënat nga stacionet matëse.
Kavadar është me ndotje mesatare të ajrit, ndërsa në të gjitha qytetet e tjera situata me ndotjen e ajrit është më e mirë.

Situata këtë mëngjes është dukshëm më e mirë se në mbrëmje.

Që kur filloi sezoni i ngrohjes, ndotja ajrit gjithashtu mori hov.

Shkupi disa herë u gjet në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë.

Tre mënyra për të mbajtur të lumtur bakteret e zorrës tuaj

Siç mund të jeni në dijeni , zorra juaj mbart një popullatë prej disa trilionë bakteresh të dobishme.

Qellimi i tyre është të ushqehen me ushqimin tonë të tretur pjesërisht.

Si një efekt anësor, ato e ndihmojnë trupin e njeriut duke nxjerrë ushqyesit për të cilët ka nevojë.

Bakteret e zorrës duhet të ushqehen. Fatkeqësisht industria moderne ushqimore nuk është e dizenjuar për shëndetin e zorrës tuaj.

Embëlsuesit artificialë ,psh., ngaterrohen me bakteret dhe mund të shkaktojnë intolerancë ndaj glukozës si rezultat.

Të mbajturit e një zorre të shendetshme do të thotë të ushqehen popullatat ekzistuese bakteriale me prebiotike dhe të shtohen baktere të reja duke konsumuar ushqime të pasura me probiotike.

Më poshtë një liste gjërash që mund të bëni për të mbajtur të shendetshme dhe “të lumtura” bakteret e zorrës tuaj:

Hani një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh nga të gjitha ngjyrat.

Secila përmban një përzierje të ndryshme ushqyesish për trupin tuaj dhe për popullatat e ndryshme të baktereve në zorrën tuaj.

Hani një shumëllojshmeri ushqimesh të fermentuara. Ato janë të pasura me probiotikë.

Shembuj: kosi, kefiri, lakra turshi etj…

Hani një shumëllojshmëri ushqimesh të pasura me fibra. Fibrat shërbejnë si prebiotike-ushqim për bakteret e zorrës.

Ështe e rendësishme të konsumohen një varietet ushqimesh në mënyre që të lejohen tipe të shumefishta bakteresh të lulëzojnë. Ushqimet e pasura me fibra përfshijnë: drithërat e plota, thjerrëzat dhe fasulet.

*PhD.MD.Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste

/abcnews.al

Ngjarje e rëndë në Komunën e Tearcës

Më 12 nëntor), rreth orës 09.00, në fshatin Gllogjë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin D.S. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në veprën pe*nale “dhu*në” të kryer ndaj 49-vjeçarit J.M. nga Përshevca e Tetovës, e cila është raportuar më datën 10 nëntor të këtij viti.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Vihen pas hekurave persona nga Gurgurica dhe Sallareva

Më 12 nëntor), rreth orës 16:00, në rajonin e fshatit Bllacë të Tetovës, në lokalitetin “Zla osojnica”, efektivët e policisë së SPB Tetovë, kanë priv*uar nga liria personat A.J. (40) nga Gurgurnica e Tetovës dhe S.F. (30) nga Sedllareva e Tetovës, nën dyshimin se kanë kryer vepër pen*ale “shkatë*rrim i pyjeve”. Gjatë privimit nga liria janë konfiskuar me vërtetim një motosharrë dhe rreth 5 metra kub dru zjarri të prerë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Korona na plaku gjithëve

Nga Lavinia Braniște*

Dy javë më parë takova disa ish-shokë të shkollës së mesme që kishin ardhur në qytetin tonë. Jeta duket të jetë më e durueshme këtu – për arsyen e thjeshtë që prindërit tanë kanë shtëpi me oborr. Këto gjëra tani janë me vlerë të pamatshme. Për disa prej nesh duket e pamundur të arrijnë qëllime të tilla vetë – sidomos jo në një qytet të madh.

Dy nga ish-shokët e mi të shkollës nuk i kam parë që kur kam mbaruar shkollën e mesme, sepse ata u transferuan në vende të tjera, por tani ata mund të punojnë nga shtëpia, kështu që u kthyen për një farë kohe. Sa më pëlqente të mendoja për këtë ribashkim – zemra ime galoponte gjatë gjithë ditës, sepse më në fund do të dilja, jo në qytet, por në oborrin e dikujt – momentet e para të takimit ishin të çuditshme. Lloji i përshëndetjes tregoi menjëherë se si ndihen të gjithë në situatën aktuale mjekësore. Disa ruanin me kujdes distancën, të tjerë përshëndeteshin me bërryla, një tjetër u turr me gëzim për të na përqafuar, por kjo nuk funksionoi tek të gjithë. Edhe pse moshat tona janë të njëjta, në ato momente kisha ndjesinë se disa ishin më të rinj se të tjerët.

Në fillim thuhej se të rinjtë po përhapin virusin pa e ditur

Unë shpresoja se nuk do të flisnim shumë për pandeminë, por sigurisht që kjo temë dominoi në takimin. Në tryezë, midis shisheve dhe tasave me kikirikë, ishin shpërndarë shishe me dezinfektues. Ne i vendosëm karriget tona në mënyrë që të kishte një distancë të caktuar midis tyre, por kjo do të thoshte që nuk e dëgjonim njëri-tjetrin shumë mirë dhe duhej të flisnim me zë më të lartë. Dhe ju e dini që nëse flisni me zë të lartë i shpërndani pikat e pështymës edhe më shumë. Kohët e fundit kam lexuar një artikull që analizonte rrezikun e ngjitjes në situata të ndryshme dhe përfundimi ishte disi se ishte më mirë të mos flisje fare kur takoje miq. Kush e di se çfarë mund të fluturojë sapo të hapësh gojën. Dhe në një dhomë të mbyllur, kjo është edhe më keq.

Nuk ka kaluar një vit që nga shenjat e para shqetësuese se virusi po përhapet, por shumë aspekte të jetës sonë janë rikonfiguruar tashmë. Nga normat e mirësjelljes tek perceptimi i epokës sonë. Në muajt e parë u tha se sëmundja nuk i prek shumë të rinjtë, dhe për pasojë ata nuk ishin mjaft të kujdesshëm. Dhe njerëzit i tregonin me gisht sepse ata po përhapnin virusin pa e ditur. Në ndërkohë, mjaft të rinj janë sëmurë dhe ky ligjërim është moderuar disi. Ne të gjithë jemi plakur – domethënë, të prekshëm. Unë isha e re për sa kohë që jetoja vetëm në muajt e parë të pandemisë, por pastaj u ktheva në shtëpi dhe mora moshën e njerëzve me të cilët tani jetoj.

Ne jemi duke përjetuar kohë fluide dhe të luhatshme në të cilat të dhënat e mbledhura nga një ditë në tjetrën po ndryshojnë vazhdimisht statistikat. Asgjë nuk është më e sigurt në jetën tonë të përditshme, planet nuk kanë më kuptim. Njoftimet e autoriteteve duhet t’i ndjekim vazhdimisht. Dhe këto autoritete pengohen dhe pengohen.

Në rajonin tonë secili lufton për veten

Unë vuaj nga një miopi e moderuar që kur isha 13 vjeç dhe pa syze jetoj në një botë mjaft të mjegullt. Kur largohem nga dhomat e mia private dhe duhet të vendos maskën, nuk mbaj syze sepse ato gjithmonë mjegullohen, gjë që është e bezdisshme.

Kjo është arsyeja pse universi im pandemik është i hutuar dhe difuz, plot zëra që ndonjëherë nuk e di nga vijnë. Në këtë univers, mungesa e një kuptimi dobëson edhe të tjerët. Duket sikur edhe kjo më zvogëlon pak inteligjencën: më ka ndodhur tashmë disa herë që kur më duhet të bëj pazar bëj gabime duke numëruar paratë. Ndonjëherë kaloj rrugën kur semafori është i kuq, megjithëse e shoh ngjyrën e semaforit, por kam ndjesinë se nuk mund ta përpunoj më këtë sinjal.

Ky është imazhi që unë do të lidh me pandeminë – edhe pasi të ketë mbaruar: një kohë e mjegullt, e hutuar, me rreziqe budallaqe në çdo hap, të tilla si një vrimë në asfalt ku mund të ndrydhësh kyçin e këmbës. Një kohë në të cilën të gjithë luftojnë për veten e tyre, siç është gjithmonë në rajonin tonë kur kalojmë kriza. Sepse shteti nuk është në gjendje të kujdeset për qytetarët e tij – më së paku për të vegjlit dhe të dobëtit. Një kohë kur gjëja më e rëndësishme është të mbledhësh forcat e tua në mënyrë që këmba jote të shkelë pikërisht në vendin e duhur, një hap pas një, në mënyrë që të mos rrëzohesh. Sidomos kur edhe njerëzit e tjerë janë të varur prej teje.

Të gjithë jemi në rrezik

Ka shumë gjëra që ne nuk i shohim qartë në këtë kohë sepse nuk jemi në gjendje të kapim informacionin e plotë. Gjërat që lidhen me përhapjen e virusit dhe garën për vaksinën, me mbikëqyrjen masive të përshpejtuar, me zhvillimin e aftësive për të shkruar dhe lexuar si një nxënës i klasës së dytë që për një vit ka bërë mësim vetëm përmes internetit, me pasoja të tjera të panumërta të valëve të goditjes të masave anti-korona që arrijnë në të gjitha klasat shoqërore. Shumica jonë është dritëshkurtër në shumë fusha – dhe është e pamundur që të jemi ndryshe.

Nuk kam asnjë përgjigje të shkurtër për pyetjen e vështirë dhe komplekse se si të rinjtë po kalojnë nëpër këtë krizë. Ka të ngjarë të ketë institucione që kanë statistika të azhurnuara për shkallën e infeksionit sipas grupmoshave, shifrat e papunësisë dhe të dhëna mbi rënien e fuqisë blerëse. Mosha jonë mund të gjendet në një bosht të këtyre grafikëve. Por edhe sikur të kisha qasje në të gjitha këto të dhëna, do të ishte ende e vështirë për mua t’i lexoja. Përshtypja ime është se nuk është më aq e rëndësishme sa vjeç jemi, sepse ti gjithashtu mund të jesh një “i ri me sëmundje të fshehura”. Ti nuk e di se në sa mënyra trupi yt mund të të tradhtojë. Të gjithë jemi në rrezik. Nuk është mosha ajo që na dallon tani, por më shumë situata ekonomike. Në një farë mënyre, si pensionist ke më shumë siguri: ka ikur koha kur punëdhënësi bëhej merak për ty. Madje konsiderohesh i parëndësishëm nëse punon në një sektor “jo relevant për sistemin”, si kultura (ky është në thelb mesazhi që na përcjellin).

E ardhmja, ëndërr marrëzish

Dje një fqinj më tha që nëse ai do të ishte “shefi i botës” do t’i bllokonte të gjithë në shtëpi për një muaj e gjysmë dhe kështu do të shpëtonim nga virusi. Do të doja të kisha optimizmin e këtij personi i cili është i bindur se ka zgjidhje të thjeshta. Më bën kurioz se ndaj kujt drejtohet zemërimi i tij, sepse diçka po vlon ndër të gjithë ne, por biseda u ndërpre shpejt. Një muaj e gjysmë – duket si një moment, por në rrethanat aktuale sigurisht që nuk do të ishte kështu. Koha është zgjeruar, është ngrirë pothuajse, marsi tashmë na duket sikur i përket një jete tjetër. Kështu që ne jetojmë në këtë mjegull në të cilën na mbetet vetëm të lëvizim me kujdes, nga afër në afër. Këtu e ardhmja është bërë një ëndërr marrëzish, pavarësisht sa të rinj jemi.

*Shkrimtare rumune

Kumanova në dhembje dhe lotë, brenda një dite shuhen tre personalitete të njohura

Kumanova gjatë 24 orëve është përfshirë në një atmosferë të zymtë zie dhe mallëngjimi, pasi që ndërruan jetë tre personalitete të njohura të saj.

Si pasojë e komplikimeve nga Kovid-19, u nda nga jeta doktori i njohur Shukri Fazliji, internist i dalluar dhe personalitet human në Spitalin e Kumanovës.

49 vjeçari la shumë projekte dhe punë profesionale që i kishte planifikuar gjatë karrierës së tij. Ai kishte kryer fakultetin e mjekësisë dhe biokimisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa specializimin në Klinikat e Shkupit. Ishte ndër internistët e rrallë në Kumanovë.

Po ashtu u nda nga jeta edhe Ejup Shemshiji, veprimtar i çështjes shqiptare dhe ish i burgosur politik në vitin 1988 për shkak të kërkesave për hapjen e paraleleve të mesme në gjuhën shqipe. Ejupi 58 vjeçar ishte një figurë e rrallë, që po bënte një jetë normale dhe kurrë nuk ishte një personalitet i imponuar në skenën politike. Ai ishte bashkëveprimtar me Jonuz Musliun dhe shumë emra të tjerë të Lëvizjes kombëtare të asaj kohe, edhe në diasporë. Ejupi ishte një burrë i mençur, i qetë dhe një njeri solidar me gjithë qytetin, pasi që vite me parë ishte punësuar në Postat e Maqedonisë.

Për këtë trevë një humbje tjetër ishte edhe Zekirija Kadriu i njohur si Aga Zekë. Vallet e Karadakut dhe të Anamoravës sot humbën protagonistin kryesorë të saj,veteranin, mjeshtrin dhe solistin e pakrahasueshëm të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani”, Zekirja Kadriu-Aga Zekë.

Gjatë karierës së tij ai për shumë vite ushtroi veprimtarinë e tij si vallëtar ne ansamblin “Bajram Shabani” duke ruajtur dhe kultivuar me shumë dashuri vallet e burrave.

Ai në çdo prezantim në skenën artistike ishte gjithmonë i pari dhe me çmime të para.
“Do të mbahet mend si njeri i urt ,i dashur dhe artist i madh. Vallet e burrave më nuk do ta kenë bukurinë e saj si më pare”, shkruajnë anëtarët e ansablit kumanovarë. Kumanova do t’i mbajë mend përgjithmonë këta emra, që janë kontribues të çmuar dhe promotor të vlerave tona në çdo sferë./INA

Iku në amshim poeti dervenas Sami Sherifi

Sot paradite si pasojë e një ataku kardiak ka ndërruar jetë poeti  Sami Sherifi.

Ai njihej në Shkup dhe në të gjitha trojet shqiptare, por dhe në diasporë, si një veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare. Ishte adhurues i letërsisë së bukur shqipe, por edhe poet i njohur.

Ka qenë themelues dhe kryetar i klubit poetik “ABC Poetike” Shkup që vepronte në të gjitha trojet shqiptare. Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e fshatit Sfillare./Derveni.info

NEHAT JAHIU
EDHE TI NA PASKE IKUR, O POET…
( Mikut dhe poetit Sami Sherifi)

Ah, sa shumë më preku thellë në shpirt ky lajm për ty
Ofshana ca herë dhe lotët më shpërthyen në sy
Oh, Zot unë sot me këtë lajm të hidhur u pikëllova
Me dhimbje pafund për ikjen tënde u trishtova.

Më thanë se shpirti yt, o mik sot paska ikur nga dera pragut
E në gjysmën e poezisë të paska mbetur ty fjala e vargut
Eh, poet o miku im në librin e dhimbjes sime paske ngrirë
Na paske ikur, o mik pa na thënë fjalën tënde lamtumirë.

As vetë nuk e di këtë lajm tani se si ma priti shpirti
Kur mora lajmin e zi se paska vdekur poeti Sami Sherifi
Ti miku im poet sa shumë sot në këtë ditë më pikëllove
E këtë ditë papritur, o miku im në pikëllim ma shndërrove.

Ti sot, o miku im na paske ikur në jetën e botën e amshuar
E unë kujtimet për ty në shpirt tim përjetësisht do t`i ruaj
Miku im poet Sami Sherifi unë kurrë ty s`mund të harroj
Me mall e dashuri, o miku im poet, ty do të të përkujtoj.

Tani me dhembje i pikëlluar në shpirt të them lamtumirë
O, miku im i dashur, o poet me shpirtin e madh dhe të lirë
Prehu i qetë në këtë dhe, në tokën ku rreh zemra arbërore
Që me vargun e poezisë gjithnjë me shpirt ti e përqafove.

Nehat Jahiu,
Orizare, 13. 11. 2020

Uji në Tetovë me shije dhe erë të pazakontë/A është i sigurt për pije?

Përsëritet situata që në periudhën e vjeshtës uji në Tetovë të marrë shije dhe erë të pazakontë. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë theksojnë se nuk ka nevojë që qytetarët të kenë frikë nga kjo situatë sepse vitet e fundit është vërtetuar se nuk ka shqetësime në parametrat e ujit të sigurt. Nga aspekti bakteriologjik dhe kimiko-fizikisht uji është i sigurt për t’u pirë edhe tani.

“Me këtë dukuri po përballemi për të tretin vit me radhë, edhe atë pikërisht në këtë periudhë të vitit. Që herën e parë, në vitin 2017, kemi bërë një ekzaminim në të cilin u vërtetua se aroma dhe shija e pakëndshme vjen nga vegjetacioni, gjegjësisht më shumë nga gjethet e pemëve që bien në sipërfaqen e ujit në zonën e Leshnicës. Me këtë rast vjen deri në dekompozonin e tyre, gjë që krijon shije dhe erë të pakëndshme. Ne çdo ditë bëjmë kontroll të cilësisë së ujit në ujësjellësin e qytetit dhe uji përkundër kësaj ere dhe shijes së pakëndshme, është biologjikisht dhe kimikisht plotësisht i sigurt për t’u pirë”, tha dr. Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore.

Qendra i ka dhënë rekomandime Ndërmarrjes komunale publike për tejkalimin e situatës.

“Këtyre ditëve e kemi intensifikuar klorimin e ujit, dhe nga përvoja jonë e deritanishme, mund të themi se kjo dukuri do të zhduket brenda disa ditëve. Megjithatë, edhe një herë e përsëris uji në ujësjellësin e qytetit dhe përkundër kësaj është plotësisht i sigurt për t’u pirë. Ky nuk është rast vetëm në vendin tonë, teoria dhe praktika botërore, e cila i referohet përdorimit të ujit sipërfaqësor dhe i tillë është rasti edhe me lumin Pena nga ku merret uji”, tha dr. Davidovski.

Ozonizimi ose përdorimi i filtrit të qymyrit është mundësi për të hequr aromat dhe shijet e pakëndshme.

Tetovë, autobusët do të kushtojnë 1,2 milion euro, sot është hapja e ofertave për kompanitë

Sot është hapja e ofertave për kompanitë të cilat pretendojnë ta furnizojnë Komunën e Tetovës me pesë autobusë, në qoftë se procedurat shkojnë sipas rrjedhës së planifikuar, sipas Arifit, deri në vitin e ri tetovarët do të kenë autobusët në dispozicion. Këta autobusë qytetarëve të Tetovës ju kanë kushtuar gjithsej 1,2 milion euro, shkruan Portalb.mk.

Për të mbuluar kostot e pesë autobusëve të Komunës së Tetovës, nga kjo komunë kanë siguruar mjetet përmes linjave kreditore, bëhet fjalë për një shumë prej 72,5 milion denarëve.

“Mjetet janë siguruar përmes linjave kreditore, duke e parasysh se nuk kishim mundësi të investojmë për aq autobusë sa na duheshin. Bëhet fjalë për 72,5 milion denarë për autobusë” theksoi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Arifi është optimiste se kontrata për autobusët do të nënshkruhet para vitit të ri.

“Ne jemi në procedurë të furnizimit, kemi pasur procedurë e cila është ripërsëritur pas vlerësimeve të komisioneve dhe këshilltarëve të bankës botërore, ne vlerësojmë që deri në vitin e ri, para vitit të ri do të mbaroje i gjithë procesi i furnizimit, në ndërkohë është duke u realizuar edhe vënia komplete në funksion e ndërmarrjes së transportit publik e cila më pas do të menaxhoje me procesin e funksionimit të këtyre autobusëve, është një projekt i cili me ndihmën e bankës botërore dhe me angazhimin e plotë të administratës tonë dhe administratës bankës botërore, do të jetë në të mirë për qytetarët” tha Teuta Arifi.

Rikujtojmë se deri në këtë fazë edhe herën e fundit arriti komuna e Tetovës dhe më pas dështoi, me arsyetimin se asnjë nga kompanitë ofertuese nuk i kishte plotësuar kushtet për të fituar tenderin përkatës.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“, ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

RMV, semestri i dytë fillon me datë 21 janar, nuk ka ndryshime

Përkundër vonesës së fillimit të vitit akademik 2020-2021, pushimet dimërore do të jenë në datat e njëjta si vitet akademike të kaluara, gjegjësisht, nga data 31 dhjetor deri më 20 janar që i bije se me datë 21 janar do të filloje semestri i dytë, këtë e konfirmoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, shkruan Portalb.mk.

Carovska gjatë një vizite në Manastir sot theksoi se aktualisht, deri me datë 20 nëntor të këtij viti mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut, qoftë ata që zhvillojnë mësimin online apo me prezencë fizike, po notojnë nxënësit.

“Këtë periudhë, deri me datë 20 nëntor do të përfundoje tremujori i parë dhe do të formohen notat e para, ndërsa deri në fund të këtij viti do të përfundojnë notat për semestrin e parë” theksoi Mila Carvoska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkaq, në lidhje me periudhën e pushimeve dimërore dhe fillimit të semestrit të dytë, Carovska informoi se përkundër nisjes së mësimit me vonesë, nuk na ndryshime në këtë.

“Semestri i dytë do të filloje me datë 21 janar” tha Carovska.

Ndryshe, zilen e parë nxënësit e shkollave fillore deri në klasën e tretë e dëgjuan në hapësirat e shkollave me datë 1 tetor, kjo për shkak të pandemisë Kovid-19. Të tjerët, mësimin e vazhduan përmes internetit.

Ndërron jetë ish-gazetari i Rilindjes, Ismet Begu

Ish-gazetari i Rilindjes, Ismet Begu ka ndërruar jetë.

Këtë e bëri të ditur gazetarja Evliana Berani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ndërroi jetë edhe një kolegë i ish Rilindjes. Gazetari Ismet Begu (1957-2020) ndërroi jetë në Munih të Gjermanisë. Prehu në paqe mik. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty”, ka shkruar Berani.

Ngjarja e rëndë në Tetovë, të përfshirë disa persona nga Treboshi, Pallatica dhe Tetova

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ngriti kallë*zim pen*al ndaj personit me inicialet Sh.M. (22) nga fshati Trebosh i Komunës së Zhelinës,personit me inicialet A.A. (22) nga fshati Pallaticë i Komunës së Zhelinës, dhe ndaj personave me inicialet Sh.K. (19) dhe Sh.A.(19) të dy nga fshati Trebosh, për shkak të një dys*himi të bazuar për kryerjen e ve*prës pe*nale “dhu*në”.

Më 11.10.2020, në ora 00.40, në Stacionin e uniformave blu të Tetovës, u raportua se më 10.10.2020 rreth orës 21.30, në një objekt hotelierie, B.A. (21), A.Xh. (23) dhe I. M. (21) nga Tetova, derisa ishin brenda, hynë edhe gjashtë persona, pas së cilës I.M. u sul”mua fizi*kisht nga një person, pas së cilës filloi një konfr*ontim fiz*ik i të dy palëve.

Marrë nga Veçer dhe press24.mk

STILISTIKA DHE METRIKA (FIGURAT STILISTIKE, RIMA, STROFA, VARGU)

Xhelal Zejneli

STILISTIKA DHE METRIKA
(FIGURAT STILISTIKE, RIMA, STROFA, VARGU)

Figura, pasqyrimi figurativ i jetës, është veçoria kryesore e artit, pra edhe e letërsisë artistike si formë e veçantë e pasqyrimit të jetës.

Figurë – të folurit e figurshëm, quhet çdo shprehje që i jep gjuhës bukuri, kolorit, forcë shprehëse, konkretësi (tropet). Për gjuhën poetike thonë se është gjuhë figurative.

Figura stilistike – Mënyrë jo e rëndomtë e të folurit, që e përdor shkrimtari për ta përforcuar shprehjen dhe fjalën artistike. Figura stilistike janë: inversioni, pyetja retorike, heshtja, paralelizmat, anaforat etj.

Figura të përjetshme – Figura artistike të letërsisë botërore në të cilat shkrimtari ka krijuar një përgjithësim artistik të madh, që është i zbatueshëm edhe te brezat e mëvonshëm. P.sh.: në figurën e Prometheut, janë përgjithësuar tiparet e njeriut që është i gatshëm të flijojë jetën për të mirën e popullit. Në figurën e Anteut është treguar forca e pashtershme që ia falë njeriut lidhja e tij me truallin amtar, me popullin e tij. Me figurën e Faustit është mishëruar aspirata dhe hovi i pandërprerë i shpirtit njerëzor për të ecur përpara. Prandaj brezat që vijnë atyre u referohen shpesh.

Figura e Don Kishotit personifikon ëndërrimin fisnik, por pa asnjë bazë në jetë. Hamleti, heroi i tragjedisë së Shekspirit është mishërim i njeriut të ndarë më dysh nga kontradiktat. Tartufi, Don Zhuani, Harpagoni, Jagua jetojnë për shumë kohë në ndërgjegjen e brezave, për arsye se në ta përgjithësohen shumë anë të njeriut: hipokrizia, koprracia etj.

Grotesku (qesharak dhe i pazakonshëm) – Mënyrë e përdorur në letërsi dhe në art që ka të bëjë me paraqitjen e njeriut apo të skenave të jetës, me zmadhim apo me zvogëlim të theksuar, në mënyrë të shëmtuar dhe komike, ku ana reale e jetës gërshetohet me fantastiken, gjëja prekëse dhe e tmerrshme gërshetohet me atë që është qesharake. P.sh.: Fransua Rable – Gargantua dhe Pantagrueli; Saltikov Shçedrin – Historia e një qyteti, te dramat e Joneskos, të Brehtit, të Majakovskit etj. e hasim te Kronikë në gur (Kadare).

Tropi – Mënyrë shprehjeje. Ka të bëjë me përdorimin e fjalëve ose të shprehjeve në kuptimin e figurshëm të tyre. Bazë e tropit është krahasimi i dy fenomeneve që në ndërgjegjen tonë janë të afërt me njëri-tjetrin. Dallohen këto lloje tropesh:

– të thjeshta: krahasimi, epiteti;
– të ndërlikuara: metafora, metonimia, sinekdoka, alegoria, simboli, ironia,
hiperbola, litota, perifraza.

Akrostiku – Reshti i fundit. Vjershë e shkruar në mënyrë të tillë që germat fillestare të vargjeve të formojnë emrin a mbiemrin e ndonjë personi, ose një fjalë apo një fjali të tërë. P.sh.:

Herë e madhe, herë e vogël
Është në qiell e ndriçon,
Natën duket, ditën fshihet
Asaj vjersha i këndon!

Inversioni ose hyperbata (të vendosurit gjetkë) – Figurë stilistike, mënyrë e shprehjes poetike që ka të bëjë me shkeljen e rregullave të zakonshme të renditjes së fjalëve në fjali. Kryefjala vendoset pas kallëzuesit, cilësori para fjalës së cilësuar etj. P.sh.:

Vaj e mjerime qet këjo tokë e jona.
(Mjeda)
Në vend të:

Këjo tokë e jona qet vaj e mjerime.

Hiperbola (zmadhim i tepruar) – Një nga tropet, shprehje figurative që ka të bëjë me zmadhimin e tepërt të forcës, të rëndësisë dhe të përmasave të një fenomeni. E ndeshim në folklor. P.sh.:

Përmbi kryet topuzi i ka fjorue:
dymbëdhet pash n’lëndinë u ngul topuzi!
dymbëdhet pash përpjetë si re u çue pluhni!
“Gjergj Elez Alia”

ose shembull nga letërsia artistike:

…ç’u ka bërë Skenderbeu
armikëvet atë natë,
i griu, i shoi, i preu!
Ish rrufé ajo, s’ish shpatë!

(Naimi)

Krahasimi – Një nga tropet më të thjeshta. Një fenomen, një objekt apo një koncept përcaktohet duke e krahasuar atë me një fenomen tjetër, që ka shenja të përbashkëta me të parin. Shprehet me fjalët: si, tamam si, pothuajse si etj. P.sh.:

E ka qerpikun si krahu i dallëndyshes
Ftyra e saj kuqet si molla n’degë,
Goja e vogël si lulja që shpërthen
Dhëmbët e bardhë si gurzit e lumit
(popullore “Martesa e Halilit”)

ose:

Porsi kanga e zogut t’verës,
……………………………………..
……………………………………..
ashtu a gjuha jonë shqiptare!
(Fishta)

ose:

Mal e re porsi dy zdapa
Ngrehin luftë që gja s’e pret
(Mjeda)

Simboli – Një nga tropet. Zëvendëson emrin e një fenomeni, apo të një objekti për të cilin bëhet fjalë në veprën poetike, me një shenjë tjetër që të kujton këtë fenomen jetësor apo objekt. P.sh.: agimi, mëngjesi – simbole të rinisë, të fillimit të jetës. Nata – simbol i vdekjes, i fundit të jetës. Dëbora, simbol i të ftohtit, i ndjenjës së ftohtë. Pëllumbi – simbol i paqes etj.
Simbole janë edhe figurat artistike që personifikojnë tiparet më karakteristike të një fenomeni, njeriu etj. P.sh. Harpagoni – simbol i koprracisë; Tartufi – simbol i hipokrizisë.

Similituda (ngjashmëri, përngjasim) – Krahasim i zgjeruar, kur të dy krahët e krahasimit nuk janë dy fjalë, por dy fraza. I ka përdorur Homeri në poemat e veta. E ka përdorur Naimi në Bagëti e bujqësi:

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë?
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë!

ose Fishta në “Lahutën e Malcis”

A ke parë ndo’i herë për seri
se si, kur t’u bjerë skifteri
hikin pulat npër kaçuba
Njashtu atëbotë hikna ata cuba

Sinekdoka – Një nga llojet e veçanta të metonimisë. Përdorimi i një fjale për të shfaqur një ide më të gjerë ose më të ngushtë se ideja që duam të tregojmë. P.sh. kur përdorim njëjësin në vend të shumësit dhe anasjelltas:

Shqiptari ta thotë troç…; Bota e tërë u çudit me bukurinë e çupës. Ushtria jonë nuk la këmbë armiku të shkelë kufijtë tanë etj.

Shkallëzimi ose gradacioni – Figurë stilistike. Shkrimtari i vendos fjalët sipas një shkallëzimi të përcaktuar ngjitës apo zbritës, duke filluar prej fjalës më të fortë drejt fjalës më të butë dhe anasjelltas duke shkuar gradualisht nga fjala e butë drejt fjalës së fortë:

Shkallëzimi ngjitës:

Thuaja kangës, rini, pash syt’ e tu!
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu!
(“Kanga e rinis” – Migjeni)
Shkallëzimi zbritës:

Valimi i anijes së lehtë
Qetohet, ndalohet, mbaron…
(“Gjeniu i anijes” – Lasgush Poradeci)

Instrumentimi i vargut – Një nga mënyrat e përpunimit të fjalës poetike që ka të bëjë me përdorimin e fjalëve me përbërje kumbuese. P.sh.

O i zhyer, i zhgryer, i vyer për hu.
(Noli)
ose:

Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe.

Lloje të instrumentimit janë aliteracioni, onomatopeja etj.
Oksimoron – Një nga tropet artistike. Lokucion ose shprehje që konsiston në kombinimin e fjalëve që janë kontradiktore apo tejet të kundërta. P.sh. heshtje kumbuese; gëzim i hidhur etj.

Paralelizmi – Një nga mënyrat e të folurit poetik që qëndron në krahasimin e dy fenomeneve me përshkrimin paralel të tyre. P.sh.: vjersha e Filip Shirokës Dallëndyshe kthehu. Paralelizëm në të kemi midis dallëndyshes dhe të mërguarit, poetit shtegtar.

Parodia – Një nga llojet e letërsisë satirike. Vepër në vargje ose në prozë në të cilën rëndom tregohen anët qesharake ose të metat e krijimtarisë së ndonjë shkrimtari të njohur ose vepre të popullarizuar.
Parodi në letërsinë shqipe mund ta quajmë “Dhiatën e vjetër” të Çajupit.

Personifikimi – Një nga mënyrat e përshkrimit artistik. Qëndron në pajisjen e kafshëve, sendeve, fenomeneve dhe ideve me aftësi dhe me veti njerëzore, me aftësi për të folur, për të menduar dhe për të qenë emocional. Përdoret në përralla, fabula etj.
Personifikimi si trop artistik ka të bëjë me kalimin e vetive të njeriut në sendet e pashpirt apo në kuptimet abstrakte.
Dallojmë: a) personifikimin e natyrës, b) personifikimin e veprimtarisë së njeriut, c) personifikimin e fenomenit. P.sh.

1. Personifikimi i një fenomeni abstrakt, i lirisë, te “Historia e Skënderbeut”, e Naimit:

“O liri e shenjtëruar!
Engjëll i Perëndisë,
erdhe me gëzim ndër duar
i dhe dritë Shqipërisë…”

2. Personifikim kafshësh nga Naimi: Flet ujku:

Ty fort të dua,
se t’ët atë e kisha mik.
Ti pse më bie?
po shko: mblidh mend…”
(Të dy qetë dhe ujku)

3. Personifikimi i natyrës. Personifikohet mali i Tomorit që flet te poezia e Çajupit “Baba Tomori”:

“…Fshiu lot dhe më tha Tomori:
– O shqiptarët e gjorë
Dëgjoni Baba Tomorë…”

Përsëritja (anadiploza) – Figurë stilistike; mënyrë shprehjeje poetike që ka të bëjë me përsëritjen e fjalëve të njëjta apo të frazave të njëjta. Ka raste kur përsëriten format e njëjta sintaksore apo tingujt (anafora, mbaresa, rima etj.).
Formë burimore e përsëritjes janë paralelizmat. P.sh.:

“Dola, moj xhane, dola,
Mora përpjetë malë!
Gjeta, moj xhane, gjeta,
Gjeta një lajthi me kokërr…”
ose te Çajupi:

“Vdiq Naimi, vdiq Naimi.
Moj e mjera Shqipëri!”

ose te Fishta:

“Kur qe ai knjazi i Malit t’Zi,
Knjaz Nikolla, i gërxheli:
Gërxheli, por belaxhi:
Na dyndë top na dyndë ushtri”.

Lajtmotiv ose lajtmotiv (motivi kryesor) – Mendimi kryesor që përshkon tërë veprën, përsëritet dhe theksohet nga autori.

Liçencë poetike (nga latinishtja litencia – lejim) – Shmangie nga normat e zakonshme të gjuhës ose të vargëzimit.

Litota (thjeshtësi) – Një nga tropet; shprehje figurative e kundërt me hiperbolën. Ka të bëjë me zvogëlimin e theksuar të madhësisë, të forcës dhe të rëndësisë së një fenomeni. P.sh. në përrallat tona popullore, personazhi i Gjishtos (i vogël sa një gisht).

Polisindeti (shumë-lidhëze) – Figurë stilistike. Të ndërtuarit e ligjëratës poetike duke shtuar numrin e lidhëzave. P.sh.:

“…e bën urgji për Shqipëri
e dridhet tok’ e det e ti,
ti qen i botës kobëzi,
ti gjakatar…”
(“E fundit mërzitje” – Lasgush Poradeci)

ose poezia “Misri” e Çajupit:

Fushë dhe fushë / dhe fushë prapë
Fush’ e pasosur / dhe shumë vapë

Makaronike (vjershë) – Vjershë e pajisur qëllimisht me fjalë të huaja. E para vjershë e tillë ka qenë poema komike italiane “Maccaronea” e Tifi Odassit (1490) prej nga e ka burimin edhe emri i këtij lloj vjershe. Vjersha satirike e shkruar në vargje makaronike i tall njerëzit që i përulen çdo gjëje të huaj dhe që heqin dorë nga gjuha amtare. Në letërsinë shqipe vjershë të tillë ka Hil Mosi.

Metafora (bartje, transport) – Një nga tropet kryesore poetike. Fjalë e figurshme që emëron një send a një fenomen me emrin e një sendi a fenomeni tjetër që i ngjan atij. Me fjalë të tjera, bazë e metaforës është një krahasim i nënkuptuar. P.sh. vullnet i hekurt; qesh natyra

Molla t’kputkuna nji deget
dy qershia lidhë n’ji rrfanë,
ku fillojnë kufit e Geget,
rrijnë dy çika me një nanë
(“Andra e jetës” – Ndre Mjeda)

Metafora mund të jetë e thjeshtë kur përbëhet nga një shprehje e përdorur në kuptim të figurshëm (molla, qershi) dhe e zgjeruar.
Shembull i metaforës së zgjeruar, ku poeti e paraqet bukurinë dhe ftohtësinë e vashës:

Zemra jote në krahrort tënd
është hekur brenda n’ergjënt,
dhe në linj’ ai krahruar

si ndë dhé gur’ i paçmuar.
Dielli zënë me rezë,
Vera në qelqe të zezë…
(Poezia “Bukuria” – Naimi)

Metonimia (ndërrim, zëvendësim i emrit) – Një nga tropet kryesore në gjuhën poetike. Zëvendëson emrin e një fenomeni apo të një sendi me një emër tjetër, të lidhur ngushtësisht në ndërgjegjen tonë me përfytyrimin për këtë fenomen ose objekt. P.sh.: në romanin “Eugjen Oniegin”, Pushkini shkruan:

Duke lexuar me kënaqësi Apuleun

dhe ne kuptojmë se poeti lexonte librin e shkrimtarit romak Apuleut.

Shembuj të tjerë: Jetoi me djersën e ballit (jetoi me punën e vet). Marsi i mundoi – Lufta i mundoi. Hëngra dy pjata – Hëngra dy pjata gjellë. Lexova Shekspirin – Lexova një vepër të Shekspirit. Jetoj me gjilpërë dhe gërshërë (Jetoj nga profesioni im – Shkrimtari përmend mjetin apo veglën në vend të punës apo profesionit).

Ironia – Është një nga tropet; përdorimi i një fjale me kuptimin e saj të kundërt. P.sh.: e themi të kundërtën e asaj që mendojmë në të vërtetë, për diçka, për ndonjë njeri apo për ndonjë fenomen. Mund të jetë dashamirëse, trishtuese, keqdashëse, therëse etj. E kanë përdorur Çajupi, Fishta, Migjeni, Nonda Bulka etj.

Jambi – Vjershë në Greqinë e vjetër me karakter humoristik. Këndoheshin me jambik (vegël muzikore trakase). Jamet e Arkilokut (shek. VII p.e.r.), të poetit romak Horaci (shek. I p.e.r.)

Alegoria – Të folurit e tërthortë. Është lloj tropi që përbëhet nga një përshkrim apo tregim i cili nuk duhet marrë në kuptimin e drejtë që kanë fjalët, për arsye se pas tyre fshihet një mendim tjetër. Alegoria mund të lidhet me metaforën dhe të merret si një metaforë e zgjatur. Një alegori e madhe është “Komedia hyjnore” e Dante Aligerit. Në letërsinë shqipe alegori kemi në poezinë “Shkëndija e diellit dhe e manushaqes” (Naimi), te “Kënga në vehte” (Migjeni).

Aluzioni – Figurë stilistike që ndërtohet duke përdorur një shprehje proverbiale për të çekur brendinë e këtij apo atij fakti. Të cekurit e një çështjeje larg e larg, me fjalë të mbuluara. P.sh. Fitore e Pirros.

Anafora (nxjerr lart) – Figurë stilistike, përsëritje e së njëjtës fjalë apo e disa fjalëve në fillim të disa vargjeve që vijnë njëri pas tjetrit. Mund të përdoret edhe në prozë. P.sh.:
Jam i gjallë e jam në jetë
jam në dritë të vërtetë…
(Naimi)

N’atë Vraninë mue sot me m’dalë,
N’atë Vraninë, n’atë t’zezë tërthore,
Ku mbe’n shkret sa armë mizore,

Ku mbe’n djerr sa toke gratçore.
Ku mbe’n vithnat pa bagëti…
(Fishta)

Antiteza – Figurë stilistike që përdoret duke vënë përballë dy gjendje, dy mendime të një personazhi, për të nxjerrë në dukje tiparet dalluese të tyre. P.sh.:

Atje nisi, atje mbaroi
Atje krisi, atje pushoi…
(“Shpellë e Dragobisë”, Noli)

ose:

Bylbyl, ky shekull orë e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet.
(Mjeda)

Antonomazi – Figurë retorike, që zëvendëson një emër të përgjithshëm me një emër të përveçëm dhe anasjelltas. P.sh.:

Një Demosten, që ka kuptimin një orator i zoti.

Në poezinë shqipe:

Këndo ëngjëll urtësinë
Punëtë që ka punuar
Kordhetari i vërtetë.
(“Historia e Skënderbeut” – Naimi)

Vargu i fundit është antonomazi për Skënderbeun.

Pyetje retorike – Figurë stilistike. Mënyrë e shprehjes poetike që ka të bëjë me të pohuarit në formë pyetëse. Përdoret në veprat artistike dhe në ligjëratat oratorike, jo për të marrë përgjigje, por për t’i dhënë frazës forcë dhe intonacion të ngritur. P.sh.:

Obobo!
kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët e djalërisë, o moj kohëz e të rit tim?
(Naimi)

ose:
Ku e latë ndoren, more diell?
Ku e ke ndoren, mori zanë?
Pa a kjo a besa qi m’patët dhanë?
(Rapsodia “Martesa e Halilit”)

Apostrofa (thirrje) – Figurë stilistike, mënyrë shprehjeje në poezi kur u drejtohemi sendeve sikur ato të ishin qenie të gjalla, apo kur i drejtohemi një personi që mungon, sikur ai të ishte i pranishëm. P.sh.:

O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë!
(Naimi)

ose:
E mba mend, moj Marë,
Dashurin’ e parë!
(Çajupi)

Asindeti – Figurë stilistike, mënyrë shprehjeje poetike që ndërtohet pa përdorur lidhëzat midis fjalëve dhe fjalive. P.sh.:

T’janë mbërthye, t’janë kapërthye
Haju, ngaju, çaju, vraju…
(Fishta)
ose:

Suedezi, rusi – ther, grin, pret.
Gjëmim daulleje, britma, kërcëllima.
Buçima topash, trokëllima, hingëllima, ulërima.
(Pushkin)

Epiteti (shtojcë) – Është forma më e thjeshtë e tropit. Fjalë që vë në dukje, sqaron, karakterizon ndonjë veçori ose cilësi të një sendi apo të një fenomeni. P.sh.:

Rrezet e arta, kaçurrelat e mëndafshta, era çapkëne, ai e përkëdheli egërsisht

Ekziston edhe i ashtuquajturi epitet i përhershëm, i ngulur: qeni serb.
* * *

R I M A – mbaresë e përputhur, e harmonishme e dy ose disa vargjeve poetike, që thekson ritmin e vargut. Harmonizim të plotë ose rimë të mirëfilltë kemi kur dy ose më shumë vargje i kanë të njëjta si zanoret ashtu edhe bashkëtingëlloret. P.sh.

Sa e dua gjithë jetën
Se aty gjej të vërtetën.

Po qe se vargjet i kanë të njëjta vetëm bashkëtingëlloret, atëherë kemi disonancë ose konsonancë. P.sh.

Retë gjoksin e hirtë grisin.
Mbi shtyllat e hekurta të fabrikave që tymosin.
(I. Kadare)
Asonanca ose rima jo e plotë – kur vargjet kanë të njëjta vetëm zanoret. P.sh.

Dhe në mes hyve të natës zu vendin e hanës
(Migjeni)

Dallojmë rimën e përputhur – që lidh vargjet e afërta (AA, BB); rimën e kryqëzuar, ose e alternuar – vargu i parë rimon me të tretin kurse i dyti me të katërtin (AB, AB) dhe rimën e mbyllur – vargu i parë rimon me të katërtin kurse i dyti me të tretin (AB, BA).

Rimat mund të jenë dyshe, treshe, katërshe – kur rimojnë me po atë rimë dy, tre, katër vargje.
Ka raste kur e njëjta rimë përsëritet në të gjitha vargjet e poezisë. Një vjershë e tillë quhet monorimë.

Monorima – Vjershë me një rimë të vetme që përsëritet. Hasen shpesh në poezinë e vjetër orientale.

Asonanca

1. Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore. Me fjalë të tjera, duke nisur prej theksit të tyre të fundit, kanë të ngjashme vetëm zanoret. P.sh.:

Fryni era u çel taraba
N’kamb’ Halil, se Abdyl aga …
(popullore)
Në letërsinë e shkruar:

Hodo pashës m’i bën selamë
Thuaj ta çojë miletin m’kambë
(“Lahuta e malcis” – Fishta)

2. Përsëritja e një ose disa zanoreve brenda vargut, strofës ose frazës. P.sh.:

O i zhyer, i zhgryer, i vyer për hu.
(Noli)

Disonanca (që tingëllon ndryshe) ose konsonanca – lloj rime jo e plotë, kur fjalët e rimuara duke filluar prej theksit të fundit kanë të njëjta vetëm bashkëtingëlloret, ndërsa zanoret i kanë të ndryshme. P.sh.:

Porse era
Gjithë fjalët rrëmben duke fryrë,
I çon ajo larg menjëherë
i derdh si ciklon n’hapësirë.
(I. Kadare)

Ekuivoku – Në metrikë, rimë ekuivoke quhet rima e formuar prej fjalëve që tingëllojnë njësoj, por kanë kuptim të ndryshëm. P.sh.:

Shoqërohem fort un’ me një ruse
emnit i thonë Zoja,
ajo përhera më thot’ se
do bahem edhe e zoja
(Lazër Siliqi)

Anakreontike (poezi) – Lloj i poezisë lirike antike; këndohej jeta e gëzuar e pa halle, gostitë, vera, dashuria. E mori emrin nga poeti i Greqisë së lashtë Anakreonti (shek.VI p.e.r.).
* * *

M E T R I K A – Sistem i rregullave sipas të cilave ndërtohet vargëzimi dhe ritmi i vjershës.

Metrika antike – sistem i vargëzimit në Greqinë e vjetër që u krijua aty nga shek. VIII p.e.r. Që nga shek. III p.e.r. filloi të përdoret edhe në Romën e vjetër.
Në metrikën antike nuk ka rimë.

Në botën antike greke poetët nuk i lexonin, por i këndonin vargjet e tyre. Poeti ishte njëkohësisht edhe këngëtar. Si instrument muzikor përdorej lyra, nga ku buron edhe fjala lirikë.

S t r o f a – Bashkimi i dy ose më shumë vargjeve poetike. Varësisht nga numri i vargjeve, strofat mund të jenë: dyvargësh (distiku), trevargësh (terceti), katërvargësh (katreni), pesëvargësh, gjashtëvargësh (sekstinë), tetëvargësh (oktava), nëntëvargësh (nona), dhjetëvargësh (decima) etj.

Strofë e lirë – Strofë e formuar prej vargjeve të ndryshme, me rima të pacaktuar që nisën të paraqiten në letërsinë botërore që në shek XVIII. I përdori poeti italian Gjakomo Leopardi në kanconat e tij. Në letërsinë janë përdorur pak.

Strofë oniegiane – Strofë me të cilën është shkruar romani i Pushkinit “Eugjen Oniegini”. Përbëhet prej tre katrenave (strofave katërshe, d.m.th. me 4 vargje) dhe prej një distiku (strofë dyshe – me dy vargje), të krijuar prej vargjeve nëntërrokëshe. Katërvargëshi i parë është me rimë të alternuar; i dyti – me rimë të përputhur; i treti – me rimë të kryqëzuar. Distiku – me rimë të përputhur.

Soneti (tingëllima) – lloj strofe e cila sipas rregullave të vendosura në Itali, në Mesjetë, përbëhet prej 14 vargjeve. Në pjesën e parë janë dy katrena (dy strofa katërvargëshe); në të dytën – dy tercena (dy strofa treshe – me tre vargje).
Rëndom janë shkruar në vargje njëmbëdhjetërrokëshe.

Këmba – Në metrikën antike, është kombinimi i përsëritur i rrokjeve të gjata dhe të shkurtra. Varësisht nga numri i rrokjeve, këmba mund të jetë 2, 3 dhe 4 rrokësh. Këmbë dyrrokëshe janë: trokeu dhe jambi. Këmbë trirrokëshe janë: daktili, amfibraku dhe anapesti. Këmbë 4 rrokësh janë peonet.

Distiku – Një nga strofat më të thjeshta, dyshe, e përbërë prej dy vargjeve që lidhen mes tyre nga rima e përputhur. Dyvargëshi në poezinë orientale quhet bejte. Shpesh proverbat janë distikë. E gjejmë edhe në shumë këngë popullore. Ja një shembull nga letërsia artistike:

Kroj i fshatit tonë, ujë i kulluar,
Ç’na buron nga mali duke mërmëruar.

Venë mbushin ujë vashat anembanë,
Cipëzën me hoja lidhur mënjanë.
(Lasgush Poradeci)

Hemistiku (gjysmëvargu) – Quhet gjysma e një vargu të dyzuar, ose cilado pjesë e vargut që ndahet prej cezurës. P.sh.:

Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë
(Çajupi)
* * *

V A R G U – Bashkimi i një togu të fjalëve që kanë një numër të caktuar rrokjesh dhe theksash ritmikë. Vargu e merr emrin prej numrit të rrokjeve.

Vargu i lirë – Varg në të cilin numri i rrokjeve të theksuara dhe të patheksuara është i lirë. Vargu i lirë mund të mos ketë rimë. Filluan ta përdorin për herë të parë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, Emil Verharen në Belgjikë, Aleksandër Bllok në Rusi etj.

Te ne shkroi në vargje të lira Migjeni. Sot vargu i lirë te ne është mjaft i përdorur.

Vargu i thyer – Varg i përdorur nga Majakovski. Ky varg është i rregullt, por Majakovski për të vënë në dukje një fjalë, e theu. P.sh.:

Le të bëhem
njëqind vjet
pa pleqëri
në jetë

Nga viti në vit
guximi ynë
le të rritet.

Vargëzimi metrik
Vargëzimi silabik (rrokjesor) – Metrika e letërsisë sonë artistike bazohet në sistemin e vargëzimit silabik.
Vargëzimi silabo-tonik
Vargëzimi tonik

Vargje të bardha – Vargjet me madhësi të ndryshme që nuk kanë rimë. Janë të përhapura shumë në letërsinë botërore. Në vargje të bardha janë shkruar tragjeditë e Shekspirit, dramat e Bajronit, të Pushkinit etj.

Në letërsinë shqipe janë përdorur shumë në rapsodi, në poemat e De Radës, të Gavril Darës së Ri, të Fishtës.

Vargu i dyzuar – Varg i krijuar nga bashkimi i dy vargjeve të tjera. Të tillë janë gjashtëmbëdhjetërrokëshi i dyzuar (8 rrokje + 8 rrokje = 16 rrokje); dymbëdhjetërrokëshi i dyzuar (6 rrokje + 6 rrokje = 12 rrokje) etj.

Trioleti – Tetëvargësh, lloj strofe i ndërtuar duke përsëritur tri herë vargjet dhe rimat. Vargu i parë përsëritet si varg i katërt. Te ne e ka përdorur L. Poradeci.

Tercina ose terceti (trevargëshi) – Strofë e përbërë prej tre vargjeve, të shkruara rëndom me njëmbëdhjetë rrokje. Tercinat lidhen me rima të alternuara. E ka përdorur Danteja në “Komedinë hyjnore”.

Katërvargëshi ose katreni – Një nga llojet më të përhapura të strofës poetike që ka katër vargje, të lidhura me rimë të alternuar, të kryqëzuar ose të përputhur.
p.sh.:

O Bajram, bajrak i gjallë
More nam me gjak në ballë
Te një shpell’ e Dragobis
Yll i rrallë i burrërisë.
(Noli)

Në poezinë orientale, katërvargëshi, që është poezi e plotë e më vete, quhet rubai.

Tetëvargëshi – Oktava dhe strofa popullore

Nëntëvargëshi (nona) – Strofë e përbërë prej nëntë vargjeve. Në letërsinë angleze njihet si strofa spenseriane (emri i poetit Spenser). E ka përdorur Bajroni në poemat “Don Zhuani” dhe “Shtegtimet e Çajlld Haroldit”.
Strofa spenseriane përbëhet prej vargjeve njëmbëdhjetërrokëshe.

Aleksandrin (vargu). Me këtë lloj vargu është shkruar poema franceze Romani i Aleksandrit, shek. XII. Vargu aleksandrin francez ka 12 rrokje dhe është i përbërë prej dy pjesëve gjashtërrokëshe, të ndara me cezurë.
Në poezinë shqipe vargu aleksandrin shndërrohet në një varg 14-rrokësh, të përbërë prej dy 7-rrokëshve, të ndarë me cezurë. P.sh.

O këngë pleqërishte! ti vjersh’ e vendit tem!
Ti fjalë të më dhimsesh e që më bën ujem!
(Lasgush Poradeci)

Anapesti – Fjalë trerrokëshe me theks në rrokjen e fundit. P.sh.: drejtësì, diturì, fluturòj.
Në poezinë shqipe kemi vargje të ndërtuara me këmbë anapesti:

Allalla, o rezik e katil, allalla!
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda
(“Marrshi i Barabajt” – Noli)

Aliteracioni – Përsëritja e bashkëtingëlloreve apo e zanoreve të njëjta (në vargje, rrallë herë edhe në prozë), për të shtuar forcën shprehëse të ligjëratës artistike. P.sh.:

Trim tribun i vegjëlisë
dif dragoi i Dragobisë.
(Noli)

Amfibraku – (Nga të dy anët i shkurtër) – fjalë me tri rrokje, prej të cilave e mesit është e theksuar. P.sh. lulìshte kullòtë
Në poezinë shqipe kemi vargje të ndërtuara me këmbë amfibrake:

Ti det, brohori fshehtësire!
Kuptim i potershëm ti det!
…Po heshtje ndaj valës së nxirë
Gjeniu i heshtjes po flet.
(“Gjeniu i anijes” – Poradeci)

* * *
RROKJA – Tingull ose kombinim tingujsh. Njësia e parë ritmike në fjalën poetike.
Kombinimet e ndryshme të rrokjeve krijojnë këmbët në metrikën antike dhe në sistemin silabotonik.

Njërrokëshi – Varg i përbërë prej një rrokjeje. Përdoret shumë rrallë dhe shkon i përzier me vargje të tjera. P.sh.: poezia Dëshira e Naimit:

“Zot!
Sot
jam,
kam,

shoh,
njoh,
rroj,
shkoj…”

Katërrokëshi – Varg i përbërë prej katër rrokjeve. Është shtesë e vargjeve të tjera. Përdoret më fortë si refren. P.sh.:

Shqipërin’ e mori turku
i vu zjarr,
Shqipëtar mos rri, po duku
shqiptar!
(Çajupi)

Në disa këngë popullore e gjejmë edhe të pavarur. Është përdorur edhe nga poetët:

Do të shkrihem
Të venitem
Si kandili
Kur s’ka vaj
(Naimi)

Pesërrokëshi – Një nga vargjet më të shkurtër pas vargut katërrokësh. Në letërsinë shqipe e kanë përdorur Mjeda, Çajupit, Fishta etj. P.sh.:

Po shkrihet bora
Dimni po shkon,
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

(“Vaji i bylbylit” – Mjeda)

ose:
O i biri i Adamit o do me gzue
sa t’jesh mbi shekull
ti tue jetue?
(“Nakdomonicipedia” – Fishta)

Shtatërrokëshi – Varg i krijuar prej shtatë rrokjeve. P.sh.

Vëllezër shqipëtarë,
Të prekim urtësinë,
Të zem udhën e mbarë
Të ngjallim Shqipërinë
(Naimi)

Tetërrokëshi – Varg i krijuar prej tetë rrokjeve. Është vargu më i përdorur si në folklor (poezinë popullore) ashtu edhe në poezinë tonë të shkruar. P.sh.:

Jam i gjall e jam në jetë
Jam në dritë të vërtetë
(Naimi)
ose:

Po edhe hana do ta dije
edhe dielli do t’ket pa…
se rreth kësaj rrokullie
vend si Shqypnia nuk ka
(Fishta)

Nëntërrokëshi – Varg tek me nëntë rrokje, pak i përdorur në poezinë shqipe. Është vargu më i përdorur në letërsinë ruse. Me këtë varg Pushkini e ka thurur veprën e tij “Eugjen Oniegini”.

Dhjetërrokëshi – Varg i formuar prej dhjetë rrokjeve. Në poezinë tonë popullore haset në rapsoditë e ciklit të kreshnikëve të “Mujit e Halilit”. P.sh.

Trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia
(popullore)

Formohet edhe nga bashkimi i dy vargjeve pesërrokëshe, të ndara me cezurë. P.sh.

Fushë dhe fushë / dhe fushë prapë
Fush’ e pasosur / dhe shumë vapë
(Çajupi)

Njëmbëdhjetërrokëshi – Varg i formuar prej njëmbëdhjetë rrokjeve. P.sh.:

Dhe dielli gjahtar me rreze kapi
(Noli)

Dante e shkroi me këtë varg Komedinë hyjnore, Shekspiri – tragjeditë e tij; Pushkini e përdori te “Boris Gudunovi”; Bajroni e përdori te poemat e tij kryesore.

Në letërsinë shqipe e kanë përdorur: Fishta, Mjeda, Noli, Migjeni, Arshi Pipa etj. Këtë varg e kanë lëvruar edhe poetët tanë të rinj.

Dymbëdhjetërrokëshi – Varg i formuar prej dymbëdhjetë rrokjeve. Bashkohen dy vargje gjashtërrokëshe të ndara me një cezurë. P.sh.:

Në mes të Kolonjës / në një psar të shkretë,
Fshehur Myftar Lapi / me tetëmbëdhjetë.
(popullore)

ose në poezinë e shkruar:

Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë
(Çajupi)

Katërmbëdhjetërrokëshi – Varg i përbërë nga bashkimi i dy vargjeve 7-rrokësh. P.sh. O këngë pleqërishte! ti vjersh’ e vendit tem! (Poradeci)

Gjashtëmbëdhjetërrokëshi ose vargu naimian- e ka përdorur Naimi në poemën lirike baritore (pastorale) “Bagëtia e bujqësia”. Ky varg përbëhet nga dy tetërrokësh të ndarë me cezurë.

Refreni (përsëritje) – Varg ose vargje që përsëriten sidomos në poezinë popullore pas çdo strofe. Ndryshe quhet edhe kthesë. P.sh.:

“Me ngadalë vallenë,
moj syzezë!
Se na ngrihet pluhuri,
moj syzezë!”

Refreni e gjejmë edhe te “Hymni i flamurit kombëtar” të Fishtës, ku pas çdo strofe përsëritet kjo strofë:

Bini toskë, ju bini gegë!
Si dy rrfe që shkojn tue djegë!
A ngadhënjyesë a t’gjith dëshmorë?
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
(Fishta)

Farsa – Lloj i komedisë së vjetër zbavitëse me përmbajtje nga jeta. U pëlqenin tregtarëve dhe zejtarëve të Francës mesjetare.

Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (12.11./13.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, për gjithsej 213 persona (TE-66 dhe GV-147) janë lëshuar urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatit vendime të reja për izolim për 82 persona (TE) dhe 36 persona (GV) nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj TE-1465 dhe GV-659 persona me vendime të tillë dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.

Dje (12 nëntor), rreth orës 17 e 50 minuta, në Strimnicë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 25-vjeçarin V.S. nga ky fshat. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjykatës e cila është realizuar prej ora 17 e 50 minuta deri në orën 19.00, është gjetur mar*ijuanë, një dërrmues dhe një boksier metalik. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës ndaj tij do të përgatitet parashtresë adekuate.

Dje (12 nëntor), rreth orës 16:00, në rajonin e fshatit Bllacë të Tetovës, në lokalitetin “Zla osojnica”, efektivët e policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.J. (40) nga Gurgurnica e Tetovës dhe S.F. (30) nga Sedllareva e Tetovës, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “shkatërrim i pyjeve”. Gjatë privimit nga liria janë konfiskuar me vërtetim një sharrë motorike dhe rreth 5 metra kub dru zjarri të prerë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Dje (12 nëntor) rreth orës 09.00, në fshatin Gllogjë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin D.S. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në veprën penale “dhu*në” të kryer ndaj 49-vjeçarit J.M. nga Përshevca e Tetovës, e cila është raportuar më datën 10 nëntor të këtij viti.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Një shtatëmbëdhjetë vjeçar nga Gostivari dje (12 nëntor) rreth orës 21.00, në SPB Tetovë ka raportuar se e ka gjetur nënën e tij H.I. (45) në kuzhinën e shtëpisë ku ata jetonin me qira në rrugën ,,JNA” në Gostivar, pa shenja jete. E njëjta me një autoambulancë, është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” ku edhe është konstatuar vd*ekja.
Inspektimi është kryer nga ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kurse me urdhër të Prokurorit Publik do të kryhet autopsia.
Po merren masa për zbardhjen e çështjes.

Dje (12 nëntor) në ora 13.00, M.E. (39) nga Tetova raportoi se në rrugën ,,Boris Kidriç në Tetovë, kishte qenë i kafshuar nga një qen i pastrehë.

Si ta përdorni limonin për shëndetin e flokut dhe lëkurës

Limoni është një nga agrumet më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ai forcon imunitetin, pastron organizmin dhe ndihmon për rënien nga pesha. Limoni është shumë i pasur me vitamina dhe minerale që përpos të tjerave i bëjnë shumë mirë flokut dhe lëkurës.

Për shkëlqimin e lëkurës
Ju mund ta përdorni lëngun e limonit për të zbardhur dhe ushqyer lëkurën.Lyejeni lëkurën me lëng limoni rregullisht dhe do të vëreni që ajo do të jetë më e butë dhe më e shëndetshme.

Kundër njollave
Lyejeni lëkurën e fytyrës me lëng limoni dhe mbajeni për 15 minuta. Një maskë e tillë ndihmon në eliminimin e njollave, akneve dhe puçrave.

Pikat e zeza
Lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë. Mineralet dhe vitaminat që ofron ai ndihmojnë në eliminimin e pikave të zeza.

Thonj të fortë
Nëse dëshironi të keni thonj të fortë, atëherë mbajini gishtat në një enë të mbushur me lëng limoni për të paktën 10 minuta. Më pas fërkojini thonjtë me ujë dhe uthull të bardhë (një lugë gjelle uthull dhe një lugë gjelle ujë).

Buzë të buta
Nëse buzët tuaja janë të thara ose të çara, atëherë lyejini çdo ditë me lëng limoni. Ai do të ndihmojë në eliminimin e qelizave të vdekura dhe në zbutjen e buzëve.

Lëngu i limonit si deodorant
Ju mund ta përdorni lëngun e limonit si një deodorant kundër djersës. Lëngu i limonit do të eliminojë djersën e tepërt dhe do të neutralizojë erën e keqe.

Zbokthi
Lëngu i limonit rregullon nivelin e pehashit dhe pakëson sasinë e yndyrnës në skalp. Atë mund ta aplikoni në pjesën e rrënjëve dhe do të vëreni si ky lëng do të ndihmojë në pastrimin e skalpit nga zbokthi.

Strijat
Lëngu i limonit ndihmon në zbutjen e strijave të cilat për shumë vajza dhe gra përbëjnë një problem serioz të paraqitjes së jashtme. Ekspertët këshillojnë përdorimin e lëngut të limonit për masazhim të zonës së strijave. Masazhin duhet ta bëni me lëvizje rrethore dhe pas 5 minutash mund të shpëlani zonën e lyer me ujë të ngrohtë. Ky masazh rekomandohet disa herë në ditë./ Living

Merr fund “epoka” e Ivanka Trump, ju prezantojmë me Ashley Biden

Pas vëmendjes që Ivanka Trump mori falë fitores dhe udhëheqjes së Trump, është koha për t’u njohur me Ashley-in!

Ashley Blazer Biden është vajza e presidentit të ri të Amerikës dhe bota është kureshtare të dijë më shumë rreth saj.

Ndonëse së fundmi e ka mbështetur shumë të atin në fjalimet dhe fushatën presidenciale, Ashley Biden, gjithmonë është përpjekur të qëndrojë larg kamerave.

Menjëherë pas fjalimit të fitores të presidentit, syrit të Tëitter-it nuk i shpëtoi vajza e Biden teksa kërcente pranë familjes së saj.

Ashley është fëmija i 4-të i Joy-it dhe më e vogla e familjes. Ajo është vajza e vetme e Joe dhe Jill dhe gjysmë motra e Hunter, Beau dhe Naomi Biden. Beau ndërroi jetë në 2015-ën pas një lufte me kancerin ndërsa Naomi vdiq pas një aksidenti tragjik me makinë në 1972-in, kur ishte vetëm 13 muajshe.

Ndonëse nuk dihet ende çfarë roli do të luajë ajo në presidencën e Biden-it, 39-vjeçarja është njohur gjithnjë si filantrope, aktiviste dhe punonjëse sociale.

Ashley është gjithashtu themeluesja e një shtëpie mode të quajtur Livelihood, e hapur në 2017-ën, për të cilën u frymëzua pas vdekjes së Beau, për të krijuar diçka që shkon përtej stilit.

Në qershor të 2012-it, Ashley u martua me Hoëard Krein të cilin e takoi përmes vëllait të ndjerë. Ai është kirurg i ndërhyrjeve plastike dhe gjithashtu këshillues i mirë i presidentit Biden gjatë fushatës presidenciale.

Çmim i çmendur: Për sa u shit ky diamant i rrallë?

Një diamant shumë i rrallë rozë-vjollcë u shit në një ankand në Zvicër për 26.6 milion dollarë, raportoi BBC.

Diamanti 14.8 karat i quajtur “Vitaliteti i Trëndafilit” është më i madhi në llojin e tij deri më tani në ankande.

Eshtë vlerësuar se 99 përqind e të gjitha diamanteve rozë janë më pak se 10 karat.

Madhësia e saj, së bashku me ngjyrën dhe strukturën e saj të përsosur pa papastërti, e ndihmuan atë të arrijë një çmim marramendës të mërkurën në Sotheby’s në Gjenevë, raportojnë agjencitë.

Emri i klientit nuk bëhet i ditur.

Diamanti u zbulua në një minierë në pronësi të kompanisë ruse Alrosa 2017.

Rekordi në kategorinë e diamantit rozë aktualisht mbahet nga “Ylli Pink” i 59 biletave të shitura në ankand për 71 milion dollarë në Sotheby’s në Hong Kong në prill 2017.

Vazhdojnë të regjistrohen tërmete të reja në Maqedoninë e Veriut, i fundit ndodhi sonte në 22 e 02

Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacionet në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, informoi se sonte në orën 22:02, u regjistrua një tërmet në zonën Tetovë -Gostivar me epiqendër 50 km në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti kishte një magnitudë prej 2.9 ballësh.

Sipas të dhënave aktuale të Observatorit Sizmologjik, tërmeti u ndie në Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Mavrovë me një intensitet prej III gradësh sipas shkallës makroseizmike evropiane.

Dje në Maqedoni u vunë re një seri tërmetesh, dy prej të cilëve ishin më të fortë me një magnitudë prej 5 gradësh.

VARFËRIA JETON NË POLLOG/ Ndarje drastike mes Shkupit dhe shtatë rajoneve

PBB është rreth 2400 euro për frymë në rajonin e Pollogut, ndërsa në rajonin e Shkupit është rreth 7300 euro. Kjo tregon se qytetarët e komunave më të mëdha të Tetovës dhe Gostivarit, si dhe ata në zonat si Jegunoci, Zhelina, Tearca e të tjerët, kanë standardin më të ulët të jetesës krahasuar me bashkëqytetarët e tyre në shtatë rajonet e tjera

Evis HALILI

Shkup, 12 nëntor – Hendeku i zhvillimit ekonomik mes rajoneve në Maqedoni po thellohet. Diferencat janë të theksuara mes Shkupit dhe shtatë rajoneve të tjera, sidomos me atë të Pollogut ku standardi i jetës është më i ulët. Dallimet rajonale dhe pozicionimi më i keq i rajonit të Pollogut, siç thonë ekspertët, mes të tjerash vjen edhe si pasojë e riorientimit të të rinjve në sektorin publik, si punëdhënësi më i madh pas arritjes së Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Fuqia tërheqëse e metropolit, por edhe punësimi në administratën shtetërore, sipas ekspertëve, kanë dobësuar ekonominë në vend për vite me radhë, ndërsa me shembullin më të spikatur është rajoni i Pollogut, ku sipas të dhënave më të fundit nga Zyra e Statistikave të Shtetit, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është pothuajse 5000 euro më i ulët se PBB për frymë në Rajonin e Shkupit.

Sipas të dhënave të botuara së fundmi nga Enti Shtetëror i Statistikave, PBB është rreth 2400 euro për frymë në rajonin e Pollogut, ndërsa në rajonin e Shkupit është rreth 7300 euro. Kjo tregon se qytetarët e komunave më të mëdha të Tetovës dhe Gostivarit dhe ata në zonat, si Jegunoci, Zhelinë, Mavrovë dhe Rostushë, Tearca e të tjerët, kanë standardin më të ulët krahasuar me bashkëqytetarët e tyre në shtatë rajonet e tjera planifikuese. Po ashtu, nën mesataren e PBB-së për frymë jetojnë edhe banorët në Rajonin Jugperëndimor, Lindor dhe Verilindor. Një tregues tjetër i ndryshimeve të thella në standardin e jetesës së qytetarëve janë pagat. Fakti që vetëm në Rajonin e Shkupit paga mesatare neto është mbi mesataren në vend – është i habitshëm. Konkretisht, paga mesatare më e lartë neto është në rajonin e Shkupit, në nivelin 28.872 denarë, dhe më e ulta në rajonin verilindor – 19.761 denarë. Diferenca është rreth 9000 denarë. Ndryshimet rajonale dhe pozita më e keqe e Rajonit të Pollogut krahasuar me të gjitha rajonet e tjera të planifikimit ka qenë e tillë që nga viti 2006, sqaron akademiku Abdylmenaf Bexheti. Sipas tij, standardi mund të përmirësohet përmes përpjekjeve për investime, si në sektorin privat, i cili kërkon një klimë të qëndrueshme biznesi dhe institucione, ashtu edhe përmes investimeve kapitale nga sektori publik, të tilla si gazifikimi, energjia, mjedisi, arsimi, shëndetësia.

“Së pari, një problem i veçantë është prirja përkeqësuese e përhershme që ka çuar në një hendek kaq të madh dhe ka të ngjarë të vazhdojë, sepse politikat dhe masat për një zhvillim më të ekuilibruar ekonomik janë lënë pas dore prej kohësh. Ato ishin kaq të parëndësishme ose, nëse i përcaktojmë sasiorisht ato financiarisht, ishin diku 17 -18 herë më i ulët se sa kërkohet nga ligji. Buxheti i Byrosë për Zhvillimin e Balancuar Ekonomik është rreth gjashtë milionë euro në vit dhe i duhen të paktën 100 milionë”, thotë Bexheti. Ai shton se përveç mungesës së masave, ndryshimet drastike në strukturën ekonomike të rajoneve, nga deindustrializimi ekstrem i rajonit në bujqësinë joprodhuese dhe jofitimprurëse në rajonin e Pollogut, gjithashtu kontribuan në krijimin e këtij problemi.

Këto të dhëna tregojnë një politikë të keqe rajonale, sipas analistit Zdravko Savevski. “Përveç problemit të migrimit jashtë vendit, ekziston një migrim i madh në Rajonin e Shkupit, për shkak të mundësive më të mira të punësimit dhe pagave më të larta. E gjithë kjo do të thotë që angazhimi për zhvillimin e ekuilibruar rajonal duhet të pushojë së qeni një frazë e zbrazët dhe të fillojë të zbatohet në praktikë”, shpjegon Savevski. Shteti, sipas Savevskit, duhet të parashikojë investime më të mëdha kapitale në zona më pak të zhvilluara, nxitje më të mëdha për punësim në rajone të tjera përveç Shkupit, si dhe përfitime të ndryshme për investitorët e huaj në rajone të tjera përveç Shkupit. Efektet negative në të gjithë situatën në vend jepen nga papunësia e lartë në sektorin real dhe riorientimi i të rinjve në sektorin publik si punëdhënësi më i madh pas arritjes së marrëveshjes kornizë. Sipas hulumtimit të ESHS-së, papunësia është me intensitet të ndryshëm në të gjitha rajonet. Rajoni Verilindor është në krye për sa i përket papunësisë, me një normë prej 33 për qind. (koha.mk)