Ballina Blog Faqe 412

VARFËRIA JETON NË POLLOG/ Ndarje drastike mes Shkupit dhe shtatë rajoneve

PBB është rreth 2400 euro për frymë në rajonin e Pollogut, ndërsa në rajonin e Shkupit është rreth 7300 euro. Kjo tregon se qytetarët e komunave më të mëdha të Tetovës dhe Gostivarit, si dhe ata në zonat si Jegunoci, Zhelina, Tearca e të tjerët, kanë standardin më të ulët të jetesës krahasuar me bashkëqytetarët e tyre në shtatë rajonet e tjera

Evis HALILI

Shkup, 12 nëntor – Hendeku i zhvillimit ekonomik mes rajoneve në Maqedoni po thellohet. Diferencat janë të theksuara mes Shkupit dhe shtatë rajoneve të tjera, sidomos me atë të Pollogut ku standardi i jetës është më i ulët. Dallimet rajonale dhe pozicionimi më i keq i rajonit të Pollogut, siç thonë ekspertët, mes të tjerash vjen edhe si pasojë e riorientimit të të rinjve në sektorin publik, si punëdhënësi më i madh pas arritjes së Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Fuqia tërheqëse e metropolit, por edhe punësimi në administratën shtetërore, sipas ekspertëve, kanë dobësuar ekonominë në vend për vite me radhë, ndërsa me shembullin më të spikatur është rajoni i Pollogut, ku sipas të dhënave më të fundit nga Zyra e Statistikave të Shtetit, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është pothuajse 5000 euro më i ulët se PBB për frymë në Rajonin e Shkupit.

Sipas të dhënave të botuara së fundmi nga Enti Shtetëror i Statistikave, PBB është rreth 2400 euro për frymë në rajonin e Pollogut, ndërsa në rajonin e Shkupit është rreth 7300 euro. Kjo tregon se qytetarët e komunave më të mëdha të Tetovës dhe Gostivarit dhe ata në zonat, si Jegunoci, Zhelinë, Mavrovë dhe Rostushë, Tearca e të tjerët, kanë standardin më të ulët krahasuar me bashkëqytetarët e tyre në shtatë rajonet e tjera planifikuese. Po ashtu, nën mesataren e PBB-së për frymë jetojnë edhe banorët në Rajonin Jugperëndimor, Lindor dhe Verilindor. Një tregues tjetër i ndryshimeve të thella në standardin e jetesës së qytetarëve janë pagat. Fakti që vetëm në Rajonin e Shkupit paga mesatare neto është mbi mesataren në vend – është i habitshëm. Konkretisht, paga mesatare më e lartë neto është në rajonin e Shkupit, në nivelin 28.872 denarë, dhe më e ulta në rajonin verilindor – 19.761 denarë. Diferenca është rreth 9000 denarë. Ndryshimet rajonale dhe pozita më e keqe e Rajonit të Pollogut krahasuar me të gjitha rajonet e tjera të planifikimit ka qenë e tillë që nga viti 2006, sqaron akademiku Abdylmenaf Bexheti. Sipas tij, standardi mund të përmirësohet përmes përpjekjeve për investime, si në sektorin privat, i cili kërkon një klimë të qëndrueshme biznesi dhe institucione, ashtu edhe përmes investimeve kapitale nga sektori publik, të tilla si gazifikimi, energjia, mjedisi, arsimi, shëndetësia.

“Së pari, një problem i veçantë është prirja përkeqësuese e përhershme që ka çuar në një hendek kaq të madh dhe ka të ngjarë të vazhdojë, sepse politikat dhe masat për një zhvillim më të ekuilibruar ekonomik janë lënë pas dore prej kohësh. Ato ishin kaq të parëndësishme ose, nëse i përcaktojmë sasiorisht ato financiarisht, ishin diku 17 -18 herë më i ulët se sa kërkohet nga ligji. Buxheti i Byrosë për Zhvillimin e Balancuar Ekonomik është rreth gjashtë milionë euro në vit dhe i duhen të paktën 100 milionë”, thotë Bexheti. Ai shton se përveç mungesës së masave, ndryshimet drastike në strukturën ekonomike të rajoneve, nga deindustrializimi ekstrem i rajonit në bujqësinë joprodhuese dhe jofitimprurëse në rajonin e Pollogut, gjithashtu kontribuan në krijimin e këtij problemi.

Këto të dhëna tregojnë një politikë të keqe rajonale, sipas analistit Zdravko Savevski. “Përveç problemit të migrimit jashtë vendit, ekziston një migrim i madh në Rajonin e Shkupit, për shkak të mundësive më të mira të punësimit dhe pagave më të larta. E gjithë kjo do të thotë që angazhimi për zhvillimin e ekuilibruar rajonal duhet të pushojë së qeni një frazë e zbrazët dhe të fillojë të zbatohet në praktikë”, shpjegon Savevski. Shteti, sipas Savevskit, duhet të parashikojë investime më të mëdha kapitale në zona më pak të zhvilluara, nxitje më të mëdha për punësim në rajone të tjera përveç Shkupit, si dhe përfitime të ndryshme për investitorët e huaj në rajone të tjera përveç Shkupit. Efektet negative në të gjithë situatën në vend jepen nga papunësia e lartë në sektorin real dhe riorientimi i të rinjve në sektorin publik si punëdhënësi më i madh pas arritjes së marrëveshjes kornizë. Sipas hulumtimit të ESHS-së, papunësia është me intensitet të ndryshëm në të gjitha rajonet. Rajoni Verilindor është në krye për sa i përket papunësisë, me një normë prej 33 për qind. (koha.mk)

Me një euro do të mund të themelohet një kompani në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në Kuvend ka dorëzuar propozim-ligjin për Ligjin për Shoqatat tregtare, përmes së cilës do të mundësohet themelimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuara me një capital fillestar prej një euro, transmeton Portalb.mk.

Vlerësohet se ky propozim është në të mirë të kompanive që nuk kanë kapital fillestar prej 5 mijë euro, edhe pse kanë ide për biznes.

Projektligji përcakton një lloj të ri të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar me titull “Kompani e thjeshtuar me përgjegjësi të kufizuar –KThPK (PDOO)”

“Kompania mund të ketë më së shumti tre themelues-persona fizikë, njëri prej të cilëve udhëheqës, gjegjësisht anëtar i organit drejtues. Duke llogaritur se bëhet fjalë për një shoqëri me kapital prej një euro, propozohet një regjim i veçantë për punët financiare në raport me fitimin”, shkruan ndër të tjera në propozim.

Tetovë, reparti infektiv nuk ka më krevate të lira, kështu do të veprohet me pacientët e rinj

Meqenëse numri i krevateve spitalore në repartin infektiv të Spitalit Klinik të Tetovës është i kufizuar, nga sot edhe zyrtarisht nuk ka më vende të lira në këtë repart për pacientët e sëmurë nga Kovid-19, me çka, në funksion do të hyjnë dy kate të repartit për sëmundje interne. Koordinatori i spitalit Gëzim Nuredini, tha se ka edhe mjek të infektuar si dhe në vetizolim, shkruan Portalb.mk.

Sipas koordinatorit të spitalit Gëzim Nuredini, më shumë personel të infektuar ka në repartet tjera të spitalit se sa në atë repart ku punohet me të prekurit, gjegjësisht në infektivin.

“Ka mjek të infektuar dhe ka pasur, por fati i mirë është se në këtë qendër ku punohet me të prekurit, shumë pak të punësuar na janë sëmurë. Por kemi bë një lloj riorganizimi dhe kemi zhvendosur disa mjekë dhe motra dhe kemi bë edhe një listë rezervë nëse rritet numri t`i dalim ballë situatës. Pacienti më i ri është 59 vjeç dhe më i moshuari është diku 74. Oksigjenin nga viti i shkuar e kemi qendror dhe kemi të lidhur çdo hapësirë dhe nuk ka asnjë lloj problemi” tha Gëzim Nuredini nga Spitali Klinik i Tetovës.

Nuredini bëri thirrje që të gjithë qytetarët të i bashkohen kësaj lufte me virusin korona duke reaguar vetë në çdo rast kur do të hasin në mosrespektim të masave përkatëse, ai tha se këtë e bën vetë në shitore dhe vende tjera.

“Kur shkoj para bankave unë reagoj vetë, mos prisni të ju vjen policia apo sigurimi të ju largoj. Nëpër banka nuk është punë e policit apo menaxhmentit të bankës, unë kur shkoj atje vetë reagoj, maskën përse nuk e ke vendosur. Qytetarë bëhuni të përgjegjshëm, menjëherë thuajani tjetrit” shtoi Gëzim Nuredini.

Ndërkaq një javë më herët kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se ka rritje të të infektuarve me Kovid-19 në Spitalin Klinik të Tetovës mirëpo situata është e kontrollueshme, pasi sipas saj, çdo pacient që kërkon ndihmë i ofrohet ajo.

“Në takimin e sotëm përveç shifrave zyrtare, ishte e rëndësishme për ne të kemi një informacion më të saktë për kapacitetet dhe punën e cila bëhet në spitalin e Tetovës, u informuam që kemi rritje të pacientëve të cilët tanimë kërkojnë ndihmë mjekësore, tani për tani të gjithë pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë trajtuar dhe vazhdojnë të trajtohen. Na u referua që i gjithë sistemi është në funksionim e sipër dhe i gjithë stafi është maksimalisht i angazhuar për të dhënë ndihmën mjekësore sipas protokolleve ekzistuese” tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, vetëm për një javë në Tetovë janë sankisionuar gjithsej 428 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse ndërkaq nga Inspektorati Shëndetësorë janë lëshuar 800 vendime të reja për izolim.

Elvis Naçi reagon pasi u tha se ka blerë super vilë me lekët e shqiptarëve: Po më ruajnë te shtëpia çfarë bëj nuk u vjen zor (VIDEO)

Imami Elvis Naçi ka reaguar pas ak*uzave të shumta që janë bërë së fundmi ndaj tij, se ka blerë një vilë luksoze, ku po jeton aktualisht me familjen e tij.

Naçi tha se është një person shumë i durueshëm dhe theksoi se çdo shp ifje do i përgjigjet me punë dhe vepra të mira. Imami nuk ka kursyer edhe përgjigjet ndaj gazetarit Elio Laze i cili ka publikuar disa shkrime me ak uza të forta ndaj imamit. Naçi e ka quajtur Lazen nje pseudogazetar dhe shpifës.

“Kam parë një person që i shkruan një pseudogazetari i quajtur Elio Laze i cili mund të ketë shkruajtur mbi 20 artikuj dhe ka thën këtë përrallat për mua. Ky qytetar i dërgon mesazh dhe i thotë ti që ke shkruar për transparencën dhe unë do të dërgoj inforamcion të plotë jo për elvis Naçin, por për një tjetër fondacion. Dhe ja dërgon një makinë që e kishte blerë ky fondacion 68 milionë lekë të të vjetra dhe një shtëpi që shitet 850 mijë euro.

Më tej ai thekson se gjëja më e rënd omë q ëka hasur ai është se tashmë përballë shtëpisë ku ai jeton, rrinë njerëz duke përzgjuar.

https://youtu.be/498SBsvEdgQ

Natë e qetë në Maqedoninë e Veriut, nuk u regjistrua asnjë tërmet

Në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë dridhje të tokës gjatë orëve të natës,

Në faqen e specializuar për regjistrimin e tërmeteve qëndron se tërmeti i fundit është regjistruar në orën 18.19 minuta dhe i njëjti ka qenë me fuqi prej 2.4 shkallë sipas Rihterit.

Kujtojmë se më 11 dhjetor në orën 04.55 u shënua një tërmet prej 5.0 shkallë me epiqendër në Mavrovë, ndërsa i njëjti u ndje në tërë territorin e Maqedonisë por edhe shtetet fqinje. Më pas rreth orës 15.30 ishte regjistruar një tërmet tjetër i fortë prej 4.9 shkallë sipas Rihterit.

ANALIZA: Përse SHBA nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale?

Kur njoftoi për herë të parë qëllimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në gusht të këtij viti, kryeministri Qiriakos Mitsotaqis tha se kjo ishte një e drejtë e vendit të tij, e njohur nga ligji ndërkombëtar.

Megjithatë, një reagim i fundit i Departamenti Amerikan i Shtetit sinjalizon se zgjerimi i ujërave territoriale në mënyrë të njëanshme mund të mos jetë gjithmonë e pranueshme, të paktën jo nga Uashingtoni zyrtar.

Edhe pse Shqipëria dhe Greqia ranë dakord, pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias, ta cojnë përcaktimin e kufirit detar në Jon, Athina zyrtare do të ngjallte sërish reagime të forta në opinionin publik shqiptar duke thënë se do të shkonte në Gjykatën ndërkombëtare pasi të zgjeronte ujërat territoriale.

Por një kërkesë e fundit e qeverisë grekë në Departamentin Amerikan të Shtetit, për dënimi e shkeljeve të hapësirës ajrore në Egje nga avionët turq ka ofruar një perspektivë tjetër.

Në një raport, DASH i thotë shkoqur Greqisë së SHBA nuk njeh pretendimin e saj për hapësirën e vet ajrore në Egje, e cila shtrihet deri në 10 milje detare dhe një det territorial deri në 6 milje detare.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, hapësira ajrore e një vendi përputhet me atë të detit territorial”, thekson raporti. SHBA njeh pra një hapësirë ajrore prej 6 miljesh që përputhet me detin territorial. Athina dhe Uashingtoni nuk ndajnë një pikëpamje mbi zgjatimin e hapësirës ajrore të Greqisë”, thuhet në raportin e cituar nga “Kathimerini”.

Kjo deklaratë e DASH kudërshton në fakt jo vetëm pretendimet e Greqisë në Egje, por dhe ato në detin Jon, duke theksuar se Amerika nuk njeh përcaktim e njëashëm të zgjerimeve territoriale.

“Athina aktualisht pretendon deri në një det 6 milje detare territoriale në Egje, por Greqia dhe fqinjët e saj nuk kanë rënë dakord për caktimin e kufijve në ato zona ku të drejtat e tyre të ligjshme detare mbivendosen”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Mungesa e një përcaktimi të tillë do të thotë se nuk ka qartësi në shtrirjen e detit territorial të Greqisë dhe hapësirës ajrore përkatëse në këto zona duke bërë që çdo vlerësim i shkeljeve së hapësirës ajrore mos jetë i mundshëm,” tha raporti.

Departamentit i Shtetit thekson në fund të raportit të tij se Uashingtoni inkurajon Greqinë dhe Turqinë “për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura të kufirit detar në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Nëse do të përdorej i njëjti standard, kjo deklaratë e DASH sinjalizon se SHBA mund të mos e njoh vendimin e qeverisë greke për t’u zgjeruar me 12 milje detare në Jon, pasi ky vendim vjen përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe me Shqipërinë në Hagë.

Republika e Greqisë, më 1 qershor 1994, ratifikoi Konventën e Montego Bay, ku përcaktoi se ajo zbaton vijën normale (natyrale që është buza e ujti të çdo bregu) dhe i njohu vetes të drejtën e zgjerimit të Detit Territorial nga 6 në 12 milje, por zgjerimi në 12 milje do të kryhet në një moment të përshtatshëm.

Pamundësia e zgjerimit të Detit Territorial në Egje përballë Turqisë e ka detyruar Greqinë që të zbatojë përkohësisht gjerësinë e 6 miljeve të ujërave territoriale bazuar në Konventën e Montego Bay.

Ky vendim i Greqisë ka qënë i tillë për një kohë të gjatë për të mbajtur gjerësinë e 6 miljeve në total në të gjitha hapësirat e saja detare në Jon, Egje dhe Mesdhe Lindor si një mesazh drejtuar Turqisë por edhe prej faktit që Greqia ka dashur ta nis zgjerimin edhe për simbolikë së pari nga Egjeu, Mesdheu Lindor e më pas në Jon, ndonëse nuk ka pasur asnjë pengesë ta bëjë këtë gjë në Detin Jon. Ky qëndrim tashmë ka ndryshuar, duke e përdorur zgjerimin në Jon të Greqisë si mesazh për Turqinë.

Edhe pse prek në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë, zgjerimi  i Greqisë në detin Jon vjen për përfitime të brendshëm politike, pasi kjo lëvizje e Athinës është projektuar për të goditur tjetërkund, në anën tjetër të Mesdheut, në Turqi. Ekspertët thonë se për Greqinë, ky vendim nuk është asgjë tjetër, veçse një provë për të parë nëse mund të zgjerohet edhe në Egje.

Por eksperti Glevin Dervishi thekson se në rastin e delimitit në detin Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur Deti Territorial i një shteti nuk mbivendoset me Detin Territorial të shtetit fqinj.

“Më konkretisht kjo gjerësi aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare. Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqia është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e Detit Territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare.

Në këto kushte gjerësia prej 12 miljesh e Detit Territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim për Detin Territorial, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta (vijë e drejtë bazë, gji natyror, tituj historik)”, shprehet ai.(SI)

Ku është fundi i universit? Ja pse mund të mos e dimë asnjëherë

Kur Galileo Galilei drejtoi teleskopin e tij të parë drejt qiejve në vitin 1610, ai zbuloi “kontelacione të panumurta yjesh” të fshehura në brezin e dritës të quajtur Rruga e Qumështit. Atë ditë kozmosi ynë u rrit në mënyrë eksponenciale.

Gati 3 shekuj më vonë, kufijtë kozmikë u zgjeruan edhe një herë kur astronomët ndërtuan teleskopë mjaftueshëm të mëdhenj për të treguar se Rruga e Qumështit, është në fakt vetëm një nga shumë “universet ishullorë”. Shumë shpejt, astronomët mësuan se Universi po zgjerohej, me galaktikat që tërhiqeshin nga njëra-tjetra me një shpejtësi gjithnjë e më të madhe.

Që atëherë, teleskopët gjithnjë e më të mëdhenj kanë treguar se universi i vëzhgueshëm përfshin një hapësirë ​​të paimagjinueshme prej 92 miliardë vjet dritë dhe përmban ndoshta 2 trilionë galaktika. E megjithatë, astronomët vazhdojnë të mendojnë se ka më shumë univers përtej asaj që ata vëzhgojnë.

“Universi ka qenë gjithmonë pak më i madh se sa ne mund të shohim”- thotë Virxhinia Trimbëll nga Universiteti i Kalifornisë, astronome dhe eksperte në historinë e kësaj fushe.Ndërtimi i teleskopëve më të mëdhenj nuk do të ndihmojë në zgjerimin e kozmosit që njohim ne.

“Teleskopët vëzhgojnë vetëm ato që mund të vërehen. Por nuk mund të shihni pas në kohë më larg se mosha e universit”-shpjegon kozmologu Xhon Mater, nga Qendra e Fluturimit Hapësinor Godard e NASA-s, fitues i Çmimit Nobel, që është gjithashtu shkencëtari kryesor i teleskopit hapësinor “Xhejms Ueb”.

“Pra ne jemi totalisht të kufizuar. Ne tashmë kemi parë aq sa ju mund ta imagjinoni”-shton ai. Si skaj, ne shohim shkëlqimin e mbetur nga Big Bengu – të ashtuquajturin rrezatim në sfond të mikrovalëve kozmike (CMB). Por ky nuk është ndonjë avantazh magjik i universit. Kozmosi ynë vazhdon të shtrihet më tej. Ne thjesht mund të mos e dimë kurrë se sa larg ndodhej kufiri i tij i fundmë.

Në dekadat e fundit, kozmologët janë përpjekur që ta zgjidhin këtë mister duke përcaktuar së pari formën e universit, siç bëri matematicieni i lashtë grek Eratosteni duke llogaritur madhësinë e Tokës përmes trigonometrisë së thjeshtë.

Në teori, universi ynë mund të ketë një nga 3 format e mundshme, secila varet nga lakimi i vetë hapësirës:si një fletë e lakuar në anën e kundërt, në formë sferike (lakimi pozitiv), apo e sheshtë (pa lakim fare). Pak njerëz kanë përkrahur një univers në formë e parë.

Por një kozmos sferik ka më kuptim për ne tokësorët. Toka është e rrumbullakët, ashtu si dielli dhe planetët. Një univers sferik do të na jepte mundësinë të lundronim në kozmos në çdo drejtim dhe të përfundonim atje ku e kemi nisur udhëtimin, si ekuipazhi i Ferdinand Magelanit që udhëtoi përreth globit.

Albert Ajnshtajni e quajti këtë model një “univers të fundmë, por të pakufizuar”.Por, duke filluar nga fundi i viteve 1980, një seri vëzhgimesh orbitale të ndërtuara për të studiuar mikrovalët kozmike(CMB) kreu matje gjithnjë e më të sakta që tregojnë se hapësira nuk ka fare kurbaturë.

Ajo është e deri në kufijtë e asaj që mund të matin astronomët. Nëse është një sferë, është një sferë kaq e madhe sa që edhe i gjithë universi ynë i vëzhgueshëm nuk regjistron ndonjë lakim. “Universi është i rrafshët si një fletë e pafundme”-thotë Mater. “Sipas kësaj, ju mund të vazhdoni të ecni pafundësisht larg në çdo drejtim dhe universi do të ishte pak a shumë i njëjti”- shton ai.

Pra ju nuk do të dilnit kurrë në një skaj të këtij universi të rrafshët. Përkundrazi do të gjeni vetëm gjithnjë e më shumë galaktika. Dhe kjo është në rregull për shumicën e astronomëve. Një univers i sheshtë pajtohet si me vëzhgimin ashtu edhe me teorinë, prandaj kjo ide është në zemër të kozmologjisë moderne.

Problemi është se, ndryshe nga një univers sferik, një univers i sheshtë mund të jetë i pafundmë ose jo. Dhe nuk ka asnjë mënyrë reale për të bërë dallimin. “Çfarë mund të kërkoni për të parë nëse ekziston një univers i pafund?Askush nuk e di”- thotë Trimbëll.

Pra në vend të kësaj, astronomët shpresojnë se një përgjigje mund të vijë nga teoria, nga një model që mund të ofrojë prova indirekte në një mënyrë ose në tjetrën. Për shembull, Modeli Standard i fizikës parashikoi ekzistencën e grimcave të shumta, si Higs Boson, shumë vite para se ato të zbuloheshin vërtet.

Megjithatë, fizikanët ende supozonin se ato grimca ishin reale.“Nëse keni një përshkrim të mirë të gjithçkaje që keni vërejtur deri më tani, dhe parashikoni që diçka është e vërtetë, atëherë prisni që të jetë e tillë. Kështu mendojnë shumica e shkencëtarëve se si funksionon shkenca”- përfundon Trimbëll. / Discover – Bota.al

Hashim Thaçi në Hagë, djali bën deklaratën e veçantë në emër të familjes

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në ambientet e parabu*rgimit të Hagës, pasi po përballet me akuzat për kri*me lu*fte dhe akte të tjera çnjer*ëzore.

Ndërkohë, djal i tij reagon përmes një postimi në Facebook. I biri i Hashim Thaçit, Endri ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe interesimin që qytetarët po tregojnë për ish-presidentin.

Po ashtu, Endri shkruan se ata si familje besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe sa janë të bindur që asnjë pretendim nuk mund ta ndryshojë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata e plotë e Endrit Thaçit

Qytetarë të nderuar, familjarë të dashur,

Në emër të familjes Thaçi ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe solidarizimin tuaj në këto ditë jo të lehta për familjen tonë.

U jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe interesimin e pareshtur që keni treguar dhe po vazhdoni të tregoni për babain tim, themeluesin e UÇK-së, presidentin e vendit tonë.

Të gjithë jemi të indinjuar e të mërzitur, por edhe shumë të bindur se ashtu siç ka punuar dhe ka ditur ta mbrojë përherë luftën e UÇK-së, popullin dhe shtetin tonë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij do të dijë ta mbrojë edhe tash përballë këtyre akuzave monstruoze që padrejtësisht po rëndojnë mbi ta.

Asnjë proces nuk do të mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte dhe do të mbetet përjetësisht e shenjtë.

Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të qëndrojmë të fortë dhe të unifikuar!

Biznesi i vogël frikë nga mbyllja e dytë: Do të ishte “fundi jonë” (VIDEO)

Frika e një karantine të dytë është bërë ankthi i bizneseve e tregtarëve vegjël.  Për ta kjo punë është i vetmi burim të ardhurash për të mbajtur familjen.

Biznesi një karantinë e dytë do të ishte vetëvrasje për biznesin, pasi ai tashmë mezi mban veten në këmbë. Karantina e dytë do të jetë një luftë për mbijetese”, është shprehur ai.

Tregu industrial që është një prej sektorëve të ekonomisë që pati edhe pasojat më të rënda që ende ndihen edhe sot. Tregtarët thonë se bashkia shkon vetëm për tu mbledhur detyrimet dhe asnjëherë për tu shërbyer.

Nuk ka punë, nuk paguajmë dot as taksat”, shprehen qytetarët.

Ky shqetësim ngrihet edhe nga Kreu i  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë Arben Breshani.

Nëse kjo ndodh për Breshanin biznesi ka nevojë për një paketë financiare të domosdoshme.

Ndërkohë qytetarët shprehen se mbyllja e marsit ishin drastike qoftë në anën psiko-sociale, edhe në ekonominë e tyre./abcnews.al

Ndërroi jetë profesori nga Struga

Me pikëllim të madh mora lajmin e vdekjes së profesorit z. Amit Merkos. Vërtetë një humbje e madhe për Ladorishtin dhe Strugën në përgiithësi.

Amiti ishte njeri shumë i dashur, dashamir i fesë dhe kombit dhe mbi gjitha një aktivist dhe humanist i madh.

Lus Zotin e Madhërishëm që z. Amitin ta mëshirojë, ndërsa familjes, miqve, shokëve dhe dashamirëve Zoti u dhëntë durim.

(S. Sulejmani)

BMW prezanton “bishën” e parë elektrike (FOTO)

Gjigandi gjerman i makinave, BMW prezantoi për publikun SUV-in e parë të gjithë elektrik të serisë iX i cili pritet të konkurrojë Teslan dhe të gjithë rivalët e tjerë elektrikë dhe që kushton 85 mijë paund.

Shefat e kompanisë tregojnë se kjo është makina më e avancuar BMW deri më sot që ka kapacitetin për t’u bërë një automjet autonom.

Kjo SUV u prezantua së bashku me një skuter elektrik që janë pjesë e programit të gjeneratës së re të BMW për makinat e reja që do të nxirren në treg nga viti 2021.

BMW thotë se iX shënon një hap ndryshimi në drejtimin e ardhshëm të kompanisë drejt lëvizjes inteligjente dhe teknologjisë së vetëdrejtimit duke sjellë së bashku zhvillimin më të fundit të gjigantit të makinave në dizajn, drejtimin e automatizuar, konektivitet dhe qëndrueshmëri.

Ndotja e ajrit në nivel shqetësues në Tetovë, Shkup, Kumanovë…

Qytetarët edhe sot po thithin ajër të ndotur. Nivel shqetësues i ndotjes së ajrit është regjistruar në Shkup, Kumanovë e Tetovë duke kaluar kufijtë e normales. Nga ana paralajmërohet rritja e gjobave për 20 herë më shumë nga se tani për të gjithë ndotësit e ambientit. Për këtë Qeveria ka vendosur në seancën e 19-të, ku ka propozuar ndryshime të Ligjit për shkelje. Nga Qeveria shtojnë se ashpërsojnë politikat ndëshkuese për ndotësit e ajrit dhe mjedisit jetësor. Ndërsa nga Ministria e Ekologjisë, si gjithmonë thonë se ndotës më të mëdhenj të ajrit mbesin ngrohja e shtëpive, transporti, industria, ndërtimtaria dhe mbeturinat.

Nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, drejtoresha Ana Petrova, thonë se gjatë inspektimeve të fundit kanë konstatuar parregullsitë mëdha, sidomos në lejet e dhëna për punën dhe në akreditimet e laboratorëve.

Për shkak se “Paper mil” vazhdimisht tymos, ndërsa në leje shkruan të mos ketë tym të dukshëm ata nuk duhet të punojnë. Çka bëmë ne, e obliguam që të angazhojnë laboratori të akredituar që do ti masë parametrat e lejes. Në terren po ashtu konstatuam se laboratori që deri më tani i ka bërë matjet, nuk ka pasur akreditim për metodën për matje”-tha Ana Petrova, ISHMJ.

Sipas saj pas konsultimeve juridike, në rast të dyshimit për vepër të kryer do të ngritet procedurë. Petrova tha se nga 1 janari deri më 31 tetor, kanë realizuar gjithsej 1.331 mbikëqyrje, prej të cilave 1.056 të planifikuara, ndërsa 170 të jashtëzakonshme dhe 105 kontrolle të mbikëqyrjeve inspektuese. Por gjatë këtyre inspektimeve janë përgatitur vetëm 120 vendime me të cilat urdhërohet përmirësimi i mungesave të konstatuara për një kohë të caktuar ligjore. Ndërsa janë ngritur vetëm 11 procedura për shkelje, pornuk ka asnjë procedurë penale. Vetëm gjatë nëntorit janë planifikuar 147 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa gjatë sezonit të ngrohjes këto inspektime do të jenë intensive.

Shpallen zgjedhjet në BFI

BFI ka shpallur zgjedhjet për Reisin e ri. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ushtruesi i detyrës, Reis i BFI-së, Shaqir Fetahu, i cili për Alsat tha “Po, zgjedhjet janë shpallur, është caktuar Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve i cili do të vendos edhe për datën dhe kushtet e zgjedhjeve”. Për momentin nuk dihet se kush do të jenë kandidatët që do të garojnë për të marrë kryesimin e BFI-së.

Nga BFI njoftojnë se në mbledhjen e mbajtur sot kanë emëruar edhe myftitë e rinj. Nasir Rexhepi u emërua Myfti i Myftinisë së BFI-së Shtip, Reshat Kaçallniku u emërua myfti në Dibër, Amit Rasimi u emërua myfti i Myftinisë në Manastir dhe Qamil Rushiti, myfti i BFI-së në Kërçovë.

Shpallja e zgjedhjeve në BFI pason gjashtë muaj pasi u shkarkua Sulejman Rexhepi. Për kaq kohë, myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu e ushtron detyrën Reis i BFI-së.

Tërmetet e orëve të fundit/ Flet sizmologu: Nuk ka vend për panik, këto janë të zakonshme…

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, një tërmet i fuqishëm goditi Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet e fuqishme me magnitutë 5.5 të shkallës rihter e kishin epiqendrën në fshatin Leunovë, ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në vendin tonë.

Ky tërmet i parë, u shoqërua edhe me një tjetër i fuqishëm, me magnitutë 5.2 të shkallës rihter. Epiqendra e saj ishte pak kilometra larg kryeqytetit të Shkupit, ndërsa edhe në këtë tërmet të dytë lëkundjet u ndien në vendin tonë.

Për të folur rreth këtyre lëkundjeve sizmike, në “Ftesë në 5” me anë të një lidhje direkte ishte i ftuar sizmologu Rrapo Ormeni.

Sipas tij, lëkundjet kanë qenë relativisht të forta dhe nuk paraqesin dëme materiale. Rrapo theksoi se në orët në vazhdim mund të ketë paslëkundje por me magnitutë më të vogël. Gjithashtu, theksoi se tërmete me magnituta të kësaj natyre është mirë të bien, pasi toka çliron energji por pa shkaktuar dëme.

“Ditën e sotme kanë rënë dy tërmete në orën 5 pa 6 minuta në mëngjes dhe në 3 e 25. Epiqendra ka qenë në Maqedoni. Janë dy tërmete, tërmeti i parë i shoqëruar me qindra pasgoditje dhe më e madhja prej tyre ka qenë 3.5 ballë. Ky nivel magnitute nuk ka rrezik për dëme serioze, ndihet nga njerëzit, është ndjerë edhe në Kosovë deri në Tiranë.

Është ndier në Tiranë, disa nuk e kanë ndier, disa e kanë ndjerë goxha. Por kjo rritet edhe me thellësinë e tërmetit, nëse do të ishte më i thellë ndjeshmëria do të ishte më e vogël, por tërmeti ka pasur një thellësi 11 kilometra. Këto janë të zakonshme, nuk kanë rrezik. Është mirë që këto të bien dhe energjia të çlirohet. Kjo nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit.

Po thuhet se njerëzit nga ndjesia që kanë pasur nga tërmeti i 26 nëntorit krijohet ndjesia e frikës, për vetë faktit që kemi dy të njëjtin nivel, këto janë një grumbuj tërmetesh që shoqërohet me pasgoditje të vogla, ku magnitutat do të jenë më të ulëta”, tha Ormeni./TCh/

Tërmetet që goditën Maqedoninë dhe Shqipërinë/ Sizmiologu: Pse do kemi pasgoditje?

Dy lëkundje tërmeti, me epiqendër në zonën e Mavrovos në Maqedoni, por që u ndjenë jo pak dhe në vend tonë, risollën frikën gati një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje për emisionin “Ftesë në 5”, sqaron se lëkundjet e sotme nuk kanë lidhje me tërmetin tragjik të një viti më parë.

Sipas tij këto janë lëkundje të zakonshme, që nuk paraqesin rrezik, duke theksuar se do të vijojnë pasgoditjet, por që do të jenë të një magnitude më të vogël.

“Janë tërmete të zakonshëm, nuk kanë rrezik, është më e qetë energjia që çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve. Ky nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit. Njerëzit nga ndjesia e tërmetit të nëntorit ët kaluar krijon ndjesinë e frikës, por për vetë faktin se kemi dy tërmete të të njëjtit nivel, tregon se do të kemi pasgoditje të tjera në ditët në vijim, por do të jenë të një magnitude më të ulët”, tha sizmologu.

Sipas IGJEUM, lëkundja e parë u regjistrua në orën 03:54, me magnitudë 5.1 rrihter, me epiqendër në Gostivar, ndërsa lëkundja e dytë u ndje disa orë më vonë, në 15:25, me magnitudë 5.

Tërmet prej 5 ballëve në Maqedoninë e Veriut, ja pse ka ndodhur

Këto incizime dhe fotografi vijnë nga rajoni i Pollogut, ku këtë mëngjes u regjistrua tërmet me fuqi prej 5 ballëve sipas shkallës së Rihterit.

“Këtë mëngjes në orën 4:54 u regjistrua tërmet epiqendra e të cilit është në rajonin e Gostivarit. Tërmeti ishte me magnitudë prej 5 ballëve, ndërsa sipas informacioneve të fundit më së tepërmi është ndjerë nga banorët e Mavrovës dhe Gostivarit me intensitet prej 5 ballëve sipas shkallës Makrosizmologjike evropiane”, theksoi Dragaba Çernih nga Observatori Sizmologjik.

I gjithë territori gjendet në rajon në të cilin shpesh ka dridhje andaj tërmetet e tilla nuk duhet të na befasojnë, thonë ekspertët.

Uji në Mavrovë pas tërmetit është i turbull dhe nuk rekomandohet të shfrytëzohet për pije.

“Për shkak të tërmetit, epiqendra ishte në rajonin e Mavrovës, erdhi deri te turbullimi i ujit për pije në rrjetet e ujësjellësit. Ju rekomandojmë që një periudhë të caktuar përderisa dridhjet të qetësohen, të MOS PINI ujë drejtpërdrejtë nga çezmat tuaja”, thonë nga NPVK – Mavrovë.

Nga Oda Ekonomike për Energjetikë, thonë se e kanë përgjigjen – se cila ishte arsyeja për tërmetin e fuqishëm.

“Arsyeja kryesore për tërmetet, mes të tjerash, është edhe mbushja dhe zbrazja e papritur e liqeneve. Njëra nga arsyet kur mbushen liqenet, vjen momenti kur për shkak të presionit, pllaka fillon të lëvizet gjatë një periudhe të caktuar dhe të shkaktojë lëvizje, respektivisht tërmete”, potencoi Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike për Energjetikë.

Tërmeti ishte ndjerë edhe në Shkup. Incizimi që është bërë menjëherë pas tërmetit, dëshmon edhe për kafshë të shqetësuara në Kopshtin Zoologjik në Shkup.

Deri në këtë moment nuk ka paraqitje për dëm të shkaktuar. Pas tërmetit këtë mëngjes, janë regjistruar edhe disa dridhje të tjera.

https://youtu.be/UBFWuBBO1WY

Aksident i rëndë në autostradën Shkup – Tetovë

Një aksident i madh ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të xhamisë së Sarajit.

Një veturë e tipit Volkswagen ka goditur një kamion me targa të Tetovës. Fatmirsisht derveni.info raporton se nuk ka të lenduar, por vetëm dëme materiale.

VIDEO/Komuna e Zhelinës në linjë të drejtëpërdrejt me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Sot, me vizitën e tyre na nderuan Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë se ujrave z.Arjanit Hoxha, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i R.së Turqisë në Shkup z.Hasan Mehmet Sekizkok si dhe Kordinatori i TIKA për Maqedoni z.Halim Omer Soğut, ku sëbashku mbollëm 250 fidanë të dhuruar nga Ambasada e Republikës së Turqisë, rreth lumit Vardar respektivisht pranë “Urës së lotëve” në Zhelinë, e cila daton nga koha e Perandorisë osmane dhe e trashëguar me shekuj nga para-ardhësit tanë, thuhet në njoftimin e Komunës së Zhelinës

Në këtë mënyrë ne simbolikisht shënuam 11 Nëntorin – ditën e pyllëzimit në Republikën e Turqisë, e cila këtë vit festohet për herë të dytë, nën moton “Fryma e së Ardhmes”.
Ky aksion pyllëzimi, përveç në vendin tonë, do të festohet sot edhe në disa vende tjera të Ballkanit, Azisë dhe Afrikës.

Në këtë ditë morrën pjesë edhe përfaqesuesit e Fondacionit ‘Maarif’ në krye me z. Mustafa Dillioglu, Ali Sedat Aslan dhe Murat Kordemir bashkë me nxënësit e ciklit të ulët.
Në këtë event drejtëpërdrejtë përmes rrjeteve teknologjike ishte i kyçur edhe Presidenti i Republikës së Turqisë z.Rexhep T.Erdogan, i cili e përshëndeti këtë ngjarje.

Tërmeti/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundja e tërmetit që ra sot në orën 3.25 të drekës, sipas IGJEUM, është regjistruar me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut dhe kishte një magnitudë 5 të shkallës rihter.

“Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut”.

Kjo lëkundje vjen pas tërmetit të mëngjesit “të orës 3.54 am që ka qenë 5.1 i shkallës rihter”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë thellësia e tërmetit ka qenë 10 km dhe është ndjerë në një territor shumë të gjerë.

“Kam menduar se nuk do të humbas kurrë”/ Rudina Dembacaj prek me dedikimin për babain e saj të ndjerë

Aktorja Rudina Dembacaj, pak kohë më parë humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes, babain e saj. Dembacaj ka ndarë shpesh herë dedikime prekëse me fotot e të atit të ndierë.

Së fundmi aktorja ka publikuar një tjetër foto me babain,ku ka shkruar: “Sa budallaqe kam qenë. Kam menduar se nuk do të humbas kurrë”.

Për Dembacajn është ende e freksët dhimbja për humbjen e të atit. Në intervistat e saj ajo është shprehur se ai ka lënë një boshllëk të madh tek ajo pasi ka patur një lidhje shumë të veçantë më të atin./ CNA.al