Ballina Blog Faqe 478

Djemtë e Kombëtares në këmbë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti!

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka prekur dhe lënduar shpirtrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Përveç nismës së shpallur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për rindërtimin e tre shtëpive të shkatërruara, skuadra Kombëtare ka filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit e kësaj fatkeqsie, për të ndihmuar sa më shumë familje, duke ju përgjigjur thirrjes së Presidentit Duka për një fushatë të gjerë ndihme kombëtare e ndërkombëtare.

Në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre.

“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi.

Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:

Monedha: LEK

Union Bank Swift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

Monedha: EUR

Union Bank Swift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

Monedha: USD

Union Bank Swift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140

Tërmeti, inxhinieri: Dëmet më shumë në zona të ndërtuara në mënyrë abuzive

Shqipëria vazhdon të përjetojë momente paniku nga tërmetet që kanë lëkundur vendin. Inxhinieri Shkëlqim Beqo tha se pasojat më të mëdha janë në shtëpi, të cilat janë ndërtuar në mënyrë diletante, pa ndonjë projekt të qartë inxhinierik.

“Unë isha për inspektim në zonën e Kavajës, Shijakut, të Durrësit. Kam bërë kontroll në objekte, ku kemi projektuar ne si studio projektuese e më pas me miqtë dhe shokët që kishin problematika për t’i qetësuar dhe për të parë gjendjen faktike, si dhe shkallën e dëmeve e mundësinë e riparimit.

Dëmet unë do i ndaja në tri nivele, në dëme lehtësisht të riparueshme, që kanë të bëjnë me ndërhyrjen vetëm në lifiniturat e tyre, që janë plasaritjet etj. niveli i dytë që do thosha unë vetë strukturat e betonit kanë marrë goditje të ndjeshme dhe niveli i tretë është kur godina i ka kaluar këto dy faza dhe është në fazën e rrënimit e kjo fazë është kur është e rrezikshme tepër që të afrohesh e jo më të banosh në të.

Janë të rralla ndërtesat që nuk janë prekur në një nga këto nivele. Dëmtimet kryesisht në zona ku është ndërtuar në mënyrë dilitante, pa inxhinier, me atë idenë kam lekët unë e di vetë dhe e bëj unë”, tha Beqo.

Inxhinieri Shkëlqim Beqo shprehet se forcat janë në terren, por shikon se ka mungesa të theksuara të organizimit.

“Në tërmetin e vitit 1979 në Shkodër ka pasur një organizim serioz nga ana inxhinierike. Ndërsa në këtë rast, në tërmetin e Durrësit që njihet, ne gjithë këto ditë shkojmë kot, kur grupet e ndërtimit të organizimit fare mirë mund të kalojnë objektet e ndërtimit me radhë.

Kjo është një çoroditje nga paaftësia. Këtu mungon shteti. Nuk funksionon shteti nga pikëpamja profesionale se ditën e rrogës janë të gjithë në këmbë ata. Mjafton të shikosh, ku ishte Kosova dhe vjen Kosova e të ndihmon dhe janë 100 herë më të kompletuar se ç’ke njerëzit ti këtu, organizmat e tua këtu. Shteti thotë bëj ndeshje boksi, por ai nuk ka krahë.

Duhet të ngrihej shtabi e të kapen objektet një për një. Në këto zona kam parë gjendje të rëndë. Situata është shumë masive dhe shteti jo i organizuar. Prsh Bashkia e Tiranës ka 6000 punonjës, më shumë duhet të bënin, punonjës arkitekt e inxhinier. Ndihmat më shumë janë private se shtetërore. Mungon këmbana, mungon komandanti, t’i thotë ti ke këtë, ti ke këtë, atë. Janë njerëzit, duhet organizim”, deklaroi inxhinieri Beqo.

Tërmeti: Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë ndihma humanitare me vlerë 3 milion euro

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë 3 milionë euro për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të 2019.

Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë të diel, për të menaxhuar dhe mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura.

“Përmes shoqatës së saj humanitar, Gjysmë Hëna e Kuqe e Emirateve, Emirat e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihma urgjente me vlerë 3 milion euro”, shkruhet në twitter.

VIDEO emocionuese: E ndihmoi gjatë luftës, familja kosovare hap dyert dhe strehon familjen durrsake

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës, raporton REL.

“Jemi miq të vjetër që nga koha e luftës. Nuk e kemi harruar miqësinë.

E patëm sikletin tonë atje dhe thamë me këtë rast po vijmë të takohemi me miqtë tanë, të çmallemi.

Gati jemi të rrëshqasim lotët nga malli, çfarë të them unë” thotë Mihal Kazanxhi.

Tërmeti i së martës lëvizi tokën me 10 centimetra

Tërmeti 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur, ndërsa grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën për nxjerrjen e personave nga rrënojat.

Ndërkohë, sipas ANSA-s lëkundjet e tërmetit kanë ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Imazhet janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia, Evropa (Esa) dhe Komisioni Evropian, analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv).

Radari i hapjes sintetike (Sar) lejoi të matë deformimin e tokës, siç ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi i që territori Shqiptarë ka pësuar nga tërmeti, u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur një palë imazhe radar të marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit, shkruan Opinion.

https://youtu.be/NU6Agtk1z30

I mori jetën tërmeti, kush është korçarja që dha frymën e fundit në krahët e të fejuarit

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendin në zi kombëtare.

Familja që ka pasur më shumë viktima nga tërmeti i 26 nëntorit është ajo e Robert Carës. Kryefamiljari Robert Cara ka humbur deri më tani 7 persona, mes tyre të birin Almirin dhe nusen e tij Stelën.

Diastela është vajza nga Korça, e cila gjeti vdekjen krah familjes të së fejuarit të saj, nënën e Almirit dhe motrën, vëllain dhe kushërinj të tij.

Dy vite më parë, Diastela ndryshe Stela kishe humbur babanë e saj dhe jetonte e vetme me të ëmën dhe vëllanë.

https://youtu.be/H738H_bLGwc

https://youtu.be/U1-KJmJ3aoY?list=TLPQMjcxMTIwMTnxge4MkNXM4Q

Sizmiologu britanik: Pse vazhdon që të dridhet Shqipëria

Lajmi që Shqipëria vazhdon të dridhet nga tërmetet po bën xhiron e botës. BBC thotë se operacionet e shpëtimit po vështirësohen pasi toka po lëkundet sërish.

Kurse e përditshmja më e madhe online në Britani, Daily Mail, ka intervistuar një nga sizmiologët më të njohur në vend.

Dr. Brian Baptie nga Shërbimi Gjeologjik Britanik tha se tërmetet në Shqipëri, Bosnje dhe Kretë të Greqisë janë pjesë e të njëjtit grumbull tërmetesh.

“Tërmetet vijnë në grup ose sekuenca, çka e bëjnë të duket sikur ka më shumë lëkundje brenda një periudhe të shkurtër kohore”.

Sipas tij, një tërmet i madh provokon tërmete më të vogla në formën e pasgoditjeve, por mund të provokojë një tërmet edhe më të madh më vonë.

“Në Itali në vitin 2016 pati një seri tërmetesh të vogla pas tërmetit 6.2 ballë. Por pas tre muajsh pati një tërmet të madh 6.5 ballë”.

Sivjet janë regjistruar mbi 11.700 tërmete në mbarë botën, shumica e tyre me magnitudë më pak se 5 ballë dhe vetëm një me magnitudë mbi 8 ballë.

Magnituda e tërmetit nuk ka lidhje doemos me numrin e viktimave. Në rastin e Perusë në maj, magnituda ishte 8 ballë, por u shënuan dy viktima.

“Numri i tërmeteve me magnitudë 6 dhe sipër nuk është rritur, por efekti i grumbullit kur tërmetet sekondarë provokohen nga një fillestar, bën të duket sikur ka pasur rritje”.

Ai thotë se ka një rritje të numrit të tërmeteve, por kjo vjen për shkak se janë përmirësuar pajisjet e matjes.

Sipas tij, që të ketë rritje të numrit të tërmeteve duhet të ndryshojnë procese të rëndësishme në tokë, çka nuk ka ndodhur.

Por ai thotë se ka pësuar ndryshim numri i tërmeteve të provokuara nga njeriu. SHBA për shembull depoziton ujin e mbetjeve nën tokë, duke shtuar numrin e tërmeteve artificialë.

Humbën jetën prindërit dhe djali, rrëfimi tragjik: Dy djemtë e çiftit Çupi kishin 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi (VIDEO)

“Dy djemtë kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi, për të vizituar në Thumanë prindërit”. Kështu deklaron e afërmja e familjes Çupi, nga të cilët vetëm një pjesëtarë mbeti i gjallë nga tërmeti shkatërrues në Thumanë.

Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjola Jata, e afërmja tha se familja Çupi jetonte në pallatin 6-katësh prej 20 vitesh.

“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vitesh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë jetonin në katin e tretë. Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla kanë pasur. S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë. Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi, dhe tjetri në Angli”, tha afërmja e kësaj familje fatkeqe.
(ed.me/BalkanWeb)

https://youtu.be/NU6Agtk1z30

https://youtu.be/KquB5P77GtA

https://youtu.be/nRNpc2_hoKg

Humbi vëllain, kunatën dhe nipin nga tërmeti/ Halla prek me mesazhin: “O Keli ike shumë shpejt”. Kush janë 3 anëtarët e familjes Çupi

Personat që shihni në foto janë 3 anëtarët e familjes Çupi, të cilët ndërruan jetë nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që god*iti Thumanën.

Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, bashkë me djalin tjetër të familjes, ishin në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh, kur tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, shkatërroi gjithçka dhe rrënojat i zunë brenda. Nga ngjarja e rëndë shpëtoi mrekullisht një nga djemtë. Mes dhimbjes dhe lotëve, motra e Hajredinit, të zotit të shtëpisë, prek me fjalë zemre, kushtuar viktimave.

“Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses!
O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt
O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres !
Do jeni gjithmone me ne! Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi”, shkruan halla.

Kujtojmë se Klementi dhe vëllai i tij Aleksi kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, pasi jetonin njëri në Angli dhe tjetri në Greqi.

https://youtu.be/NU6Agtk1z30

https://youtu.be/KquB5P77GtA

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM

Foto+Video/ Çfarë la pas tërmeti që mori jetë njerëzish!

Më shumë se 24 orë nga tërmeti 6.4 ballë që go*diti Shqipërinë një ditë më parë duke shka*ktuar 31 vikti*ma, vijojnë kërkimet për mbi 20 persona që kanë mbetur të bllo*kuar nën rrënoja. Forcat speciale po gërmojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës. Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë.

Tërmeti më i fuqishëm në 70 vjet mori 31 jetë njerëzish, bilanc i cili shpresojmë të mos të rritet dhe shka*tërroi qindra ndërtesa në Durrës.

https://youtu.be/KquB5P77GtA

Tetova News, në galerinë më poshtë, ju ka sjellë me foto, çfarë la pas ky tërmet që do mbahet mend gjatë.

Ky është qeni hero i Ushtrisë së Kosovës, që ka shpëtuar 3 persona deri tani!

Ushtria e Kosovës që dje në mëngjes ka qenë në Shqipëri me ekipet e shpëtimit për të nxjerrë banorët e mbetur në rrënoja pas tërmeteve.

Por përveç ekipeve, një qen i trajnuar është bërë hero, pasi ka shpëtuar deri tani tre persona,duke i identifikuar nën rrënoja./E.B-dritare.net

Foto/ Çfarë la pas tërmeti që mori jetë njerëzish!

 

 

 

Në rrënojat në zonën e ish-Kënetës po kërkohen 4 fëmijë dhe 2 të rritur

Në rrënojat në zonën e ish-Kënetës po kërkohen 4 fëmijë dhe dy të rritur.

Në banesë jetonin 3 familje. E moshuara e shtëpisë, Sadetja, me një djalë të paralizuar dhe familjet e 2 djemve të tjerë, emigrantë në Itali.

Nën rrënoja është djali i pamartuar, nusja e shtëpisë me 3 fëmijë, (binjakë dhe një djalë) si edhe një vajzë.

Dje u nxorën trupat e Sadetes dhe një vajzë të vogël dhe shpëtoi 17-vjeçari Ramë Lala.+

Kurbin/ 70 banesa dhe 15 pallate të pabanueshme, ngrihen çadrat

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm duke lënë pas vik*tima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, bashkitë ne ndryshme të vendin kanë nisur të marrin masat për akomodimin e qytetarëve të cilët u është shkatërruar banesa.

Mësohet se bashkia e Kurbinit ka filluar ngritjen e çadrave për familjet e prekura nga tërmeti i sotëm. Në këtë zonë pritet të strehohen dhjetëra banorë, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë si dhe ato që rrezikojnë pasi pallatet janë plasaritur dhe ekziston rreziku i shembjes së tyre.

Sipas informacioneve, në qarkun e Lezhës janë rreth 5 shkolla ku nuk pritet të fillojë mësimi, pasi këto godina, kanë pësuar dëmtime dhe natyrisht rrezikshme për nxënësit.

Ndërkohë, 70 banesa dhe 15 pallate janë shpallur të pa banueshme në zonën e Kurbinit. Pritet që gjatë natës sotme banorët të akomodohen në çadrat e ngritura në oborrin e gjimnazit në Laç./ Opinion.al

LIVE:

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo

FOTO:

LIVE/ Pas 19 orësh nën rrëmoja nxirret i gjallë 25-vjeçari (VIDEO)

Pas plot 19 orësh nën rrënoja është bërë i mundur shpëtimi i 25-vjeçarit Klajdi Qato. Lajmi u bë i ditur nga ministria e Mbrotjes ku shpëtimi i tij kishte ndodhur rreth orës 1 pas mesnate nga ekipet shqiptare dhe greke të shpëtimit.

I riu, cili qëndroi 19 orë nën rrënoja është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballës goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës duke shkaktuar deri tani 24 viktima deri tani. Zonat më të prekura nga tërmeti janë Thumana dhe Durrësi./Opinion.al/

LIVE:

https://youtu.be/NU6Agtk1z30

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo

LIVE/Tërmete edhe gjatë natës, sa herë u lëkund Shqipëria

Aktiviteti sizmik në Shqipëri ka vazhduar edhe gjatë orëve të natës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, nga mesnata deri tani kanë rënë edhe 8 tërmete të tjera të shkallës 3.4 Rihter, me afërsisht të njëjtën epiqendër të tërmeteve të fuqishëm që ranë mëngjesin e së martës.

Por rajoni i Ballkanit duket se nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet pasi në orën 8:23 minuta, një tërmet i shkallës 6.1 Rihter tronditi rajonin e Kretës në Greqi dhe është ndier deri në Jug të vendit tonë.

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo

Që nga ora 23:30 e së hënës, sizmologët kanë përllogaritur se Shqipëria është lëkundur rreth 300 herë dhe lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 03:54 e shkallës 6.4 Rihter e cila pati pasoja shkatërrimtare kryesisht të Durrës dhe Thumanë.

Deri tani bilanci i viktimave ka arritur në 27 ndërsa kanë mbetur të plagosur 650 persona.

Dëme të shumta janë regjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës. Mbi 40 persona u nxorrën nga rrënojat e banesave dhe pallateve të shembur nga lëkundjet e forta. Dita e sotme është shpallur zi kombëtare dhe në Tiranë dhe Durrës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. /Opinion.al

https://youtu.be/iX9WmatGgOE

https://youtu.be/KquB5P77GtA

https://youtu.be/6V8cERQrNTM

https://youtu.be/SN85_ptuWGI

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM

‘O shpirt i motrës, o pëllumb’…Më nxirrni vëllanë me nusen! Gruaja e dëshpëruar përlotet në krahët e Ramës (VIDEO)

Këtë pasdite kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Thumanës, së bashku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa prej orëve të paradites atje ndodhet zv.kryeministri Erion Braçe. Familjarët që kanë shpëtuar janë ende në ankth dhe të dëshpëruar, të mbajtur nga një fije shpresë se në mesin e rrënojave, të afërmit e tyre të zemrës do të dalin gjallë. Një grua e cila ka prej mëngjesit që pret të mësojë për fatin e vëllait të saj dhe nuses së tij, ka shpërthyer në lot ankti dhe frike për të mësuar fatin e të dashurve të saj.

Nëse do të kisha mundësi – thotë ajo – do të ndërhyja vet për të parë nëse janë mirë ose jo. Por operacioni për shpëtimin e personave nën rrënoja është i vështirë për shkak se tre pallate në Thumanë thuajse janë rrënuar totalisht, dhe po punohet me mjete të posaçme për të mos rrezikuar asnjë nga personat që mund të jetë i mbijuetuar. Gruaja thotë se ka nën rrënoja vëllain e saj Pëllumb Gregu dhe nusen e tij Çelike Gregu.

Momenti kur nëna mëson se ka humbur përgjithmonë vajzën 5-vjeçare (VIDEO)

Këto pamje tronditëse tregojnë momentin kur mamaja e vogëlushes Ariela mëson se e bija 5-vjeçare ka humbur jetën.

Vogëlushja u nxor e pajetë nga rrënojat bashkë me gjyshen në Thumanë.

Një tjetër dramë e ngjashme u regjistrua në mëngjes në Thumanë, kur një gjyshe u gjet e pajetë në prehër ajo mbante nipin.

Për fat ky i fundit doli i gjallë nga rrënojat.

E prekur nga ngjarja e dhimbshme, Rudina Magjistari qan në mes të emisionit (VIDEO)

Një situatë alarmante është krijuar në Shqipëri këtë të martë, që në orët e para të mëngjesit. Lëkundje të forta tërmeti kanë shkaktuar dëme të tmerrshme.

Numri i viktimave sa vjen dhe rritet dhe shumë njerëz të tjerë kanë mbetur pastrehë. Të gjithë janë solidarizuar dhe janë bashkuar së bashku për të dhënë ndihmën e tyre për të dëmtuarit.

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari, gjatë transmetimit të emisionit të saj, është prekur nga videoja e gjyshes që humbi jetën në mbrojtje të nipit të saj, dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Ajo e ka ndërprerë emisionin, duke dhënë reklama, për këtë arsye.

E moshuara në Thumanë humbi jetën poshtë gërmadhave të shembura nga tërmeti, për t’i dalë në mbrojtje nipit. Djali i vogël që është shpëtuar ka qenë në prehrin e gjyshes së tij dhe më pas është larguar nga aty duke qarë. Kjo situatë e dhimbshme i ka prekur padyshim të gjithë, sidomos familjarët.

Dramatike/ Kush është nëna 30-vjeçare që ndërroi jetë në spital disa orë pas të bijës, piktorja kishte humbur edhe bashkëshortin (Foto)

Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot e kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare.

Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por tani në mbrëmje u njoftua vde*kja e saj.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Familja Karanxhaj ka pesuar nje tra+gjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete. Dhimbje.

Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.

“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo./GSH.al

Qytetarët e Durrësit e kalojnë natën në stadium (VIDEO)

Me qindra banorë të Durrësit këtë natë do ta kalojnë jashtë. Disa për shkak se banesat e tyre janë dëmtuar totalisht dhe të tjetër se kanë frikë të qëndrojnë në shtëpi.

Në stadium janë vendosur çadra dhe derisa ato u ndanë situata ishte kaotike.

Disa pallate të pabanueshme janë konstatuar nga vetë administratorët e pallateve. Banorët e mbi 30 banesave të dëmtuara nuk duhet të qëndrojnë më në to për sa kohë që rreziku është evident./abcnews.al