Ballina Blog Faqe 481

Tërmeti shkakton frikë te qytetarët në Prishtinë, Policia e Kosovës në gjendje gatishmërie (VIDEO)

Tërmeti që ndodhi në mëngjesin e sotëm në orën 03:53 ka shkaktuar panikë dhe shqetësim te qytetarët në Kosovë. Qindra mijëra njerëz kanë dalur në rrugë, shkruan Indeksonline.

Policia e Kosovës dhe Njësiti Special kanë treguar gatishmëri për të ofruar ndihmë.

Lëvizjet e tyre vërehen në kryeqytet.

Njerëzit janë duke qëndruar në rrugë dhe në veturat e tyre duke pasur frikë të kthehen në vendbanime.

https://youtu.be/MZf-WzxnPkM

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

Tërmeti me magnitutë 6.4 shkundi Shqipërinë, ndjehet edhe në Maqedoni e Kosovë (VIDEO)

Tërmetet me epiqendër Shqipërinë janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Më i fundit ka ndodhur në ora 3.54. Banorët thonë se kanë ndjerë lëkundje të forta që kanë zgjatur disa minuta, raporton Portalb.mk.

Tërmeti ishte me shkallë 6.3 sipas Rihterit, me thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër ka pasur qytetin e Durrësit. Ende nuk dihet a ka viktima. Sipas Dritare.net ka shumë gjasa që të ketë dëme materiale.

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM


Top Channel bën me dije se në qytetin e Durrësit ka dëme të shumta. Një pallat është dëmtime të mëdha dhe disa persona kanë ngelur brenda. Durrësi është pa drita.

https://youtu.be/MG2oZNA1b4o

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

Meta ‘del’ nga Presidenca dhe zbret në shesh: Në 8 Dhjetor lëvizje të re! Rikthej referendumin dhe më pas iki nga politika (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta deklaron se në datë 8 Dhjetor do të zbresë në shesh në një lëvizje të dytë si ajo e 30 viteve më parë për të detyruar parlamentin që të zbatojë detyrimin kushtetues për zhvillimin e referendumeve. Kreu i shtetit nuk kishte një propozim konkret për referendum, por ngriti disa çështje në parim.

Ilir Meta do të largohet nga politika në momentin që popullit shqiptar do i rikthehet e drejta për të vendosur me referendum për çështjet kombëtare, por edhe lokale. Kreu i shtetit në një deklaratë nga Presidenca mbrëmjen e sotme u shpreh se 21 vite më parë u vendos në kushtetutë që populli ka të drejtë që të vendosë me referendum, por ai akuzoi se klasa politike, ku edhe ai ka qenë edhe është pjesë prej 30 viteve, ua ka mohuar qëllimisht shqiptarëve ligjin për këtë të drejtë. Koha e partive përfundoi, dhe tani do të nisë epoka e referendumit, vijoi më tej ai duke theksuar se lëvizja për të arritur qëllimin do të nisë më 8 dhjetor.

Meta u shpreh se në 8 dhjetor do të pranojë në shesh cilindo person që do të vijë, por me një kusht, të kenë me vete flamurin kombëtar dhe jo atë të partive. Ai paralajmëroi rezistencë të fortë se nuk do të largohet nga sheshi deri kur parlamenti me ‘dele deputetët’ sikur i cilësoi ai të miratojë ligjin për referendumet. Presidenti sqaroi se kjo nuk do të thotë se do të kemi një tjetër ‘çadër’ si ajo e opozitës në 2017, por lëvizja do të zhvendoset në cdo qytet të vendit. Ai kërkoi që edhe shqiptarët të bashkohen në rezistencën që ai do të nisë dhe jo t’ia mbathin nga sytë këmbët.

Dje PS-ja mori në konsideratë një nismë për ndryshimet ligjore për të rishikuar betimin në Presidencë të anëtarëve të SPAK-ut pas ngërçit me Kushtetuesen, por Meta sonte iu përgjigj duke thënë se është gati për rishikimin e kompetencave të tij, por vetëm përms referendumit. Cështje të tjera që mund të shtrohen sipas tij janë edhe reforma zgjedhore, ngërçi i fundit kushtetues, por edhe cështje lokale si HEC-i në Vjosë.

Pretendimi i Presidentit Ilir Meta se në Shqipëri nuk mund të zhvillohet referendum për mungesën e një ligji nuk është i vërtetë. Referendumi në Shqipëri është plotësisht i realizueshëm. Rasti i fundit ka qenë në vitin 2013, kur është organizuar referendumi kundër ligjit për importin e mbetjeve, që nuk u realizua vetëm pse qeveria ndërkohë i kishte shfuqizuar nenet e kundërshtuara.

Elvis Naçi zyrtarizon blerjen e spitalit Continental: Janë lekë të pastra dhe me djersë, dhuruar nga shqiptarët

Elvis Naçi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas publikimit të dokumentit që ai ka blerë spitalin Continental.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka zyrtarizuar gjithçka.

“Të nderuar motra dhe vëllezer Shqiptarë ja arritëm kësaj ditë të madhe. 5 mije jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas në Spitalin Continental, si edhe ndihma ushqimore se bashku me artikujt shkollore në çdo fillim viti për të marrë një arsimim sa më cilësor.

Për këtë u nënshkrua kontrata me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë.

Falenderojme pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e paster dhe të punës me djersë, na e bëri të mundur këtë arritje të madhe”, tha ai, pa dhënë shumë detaje për blerjen e këtij spitali.(TemA)

Grida Duma shpall platformë kundër Lulzim Bashës: T’i japim fund, supernjëshit

Grida Duma ka dhënë një intervistë sot, ku ka shpallur platformën e saj për ndryshimin e sistemit politik.

Ajo kërkon që kryetarët e partive të mos kenë këto kompetenca, për të qenë “supernjëshi” dhe të vendosin për gjithçka, sidomos për listat e deputetëve.

Pikërisht këtu është frika më e madhe e Dumës, e cila rrezikon që në zgjedhjet e ardhshme, nëse PD merr pjesë, të mos jetë më pjesë e listës, pas ftohjes së marrëdhënieve me Bashën.

Është kjo arsyeja, që prej kohësh Duma flet nëpër mediat që e sponsorizojnë, për ndryshim të sistemit politik.

Por deri më tani, Grida nuk ka gjetur mbështetje brenda PD-së, nga frika e hakmarrjes së Lulzim Bashës, i cili e ka treguar më shumë se një herë, se nuk pranon kundërshti në parti dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe si ai, i përjashton.

E bëri fillimisht këtë me mbështetësit e Olldashit, dhe e vazhdoi pastaj me “gardën e vjetër” të PD-së, duke nisur nga Topalli, Bregu, Patozi, Imami, Ruli, Bode etj.(TemA)

Arti i të shkruarit

Nga Oana Anca Mihaela Glasu*

Midis shkrimtarëve të së njëjtës gjeneratë ose periudhë, ekzistojnë ndryshime në vlerë ose ngjashmëri. Që kur e kam zbuluar, lexuar dhe analizuar, kam pasur përshtypjen se Thanas Medi flet një gjuhë tjetër, si të përditshme ashtu edhe në libra.

Një gjuhë që të afron me jetën. Dhe jam e bindur që dallimet e bëjnë atë një shkrimtar të madh, si dhe faktin që ai vazhdoi të konfirmojë dhe të ruajë pozicionin e tij në podiumin e letërsisë, në vendin e tij të lindjes. Pa dashur të referohem shumë këtu, shtetësisë apo origjinës së tij, sepse e shoh si një shkrimtar universal.

Duke lexuar tre romanet e mëparshme dhe tregimet e shkrimtarit, është e vështirë për mua të krijoj ndonjë hierarki e rëndësisë midis tyre. Sepse secila ka vendin e vet për sa i përket temës që trajton apo mesazhit që e përcjellë në hapësirën socio-letrare. Ajo që mund të them pas leximit të romanit të fundit, „Valsi i një dasme fantazmë”, është se autori dallohet dhe shkëputet tashmë përmes një përmirësimi të stilit dhe një ndërtimi krejt spektakolar të një prej romaneve më të mirë psikologjikë, i vendosur midis rrymës klasike dhe moderne, me ndërhyrje surrealiste, duke i dozuar ato aq sa duhet. Autori i referohet vetves dhe na tërheq dhe neve në këtë aventurë, në një kohë të gjallë, një kohë të rimëkëmbjes, të cilën ai me mjeshtëri e përdori për të drejtuar fatet e personazheve të romanit dhe pikërisht aty qëndron aftësia për të përdorur teknikat e tij të veçanta. Të lidhura me portretin, dialogun, përshkrimin e atmosferës dhe monologun. Monolog, i cili për sa i përket rrjedhës së vetëdijës më dërgoi te James Joyce.

Duke iu referuar magjepsjes së ndërtimit të monologut, vura re edhe këtu një mënyrë personale të shndërrimit artistik të një ujëvarë mendimesh dhe imazhesh, që mbledhin në zhurmën e saj tërë ngrehinë e romanit. I cili nuk është i bukur në kuptimin e përbashkët të termit, por në kuptimin e një ndërtimi të përsosur. Monologu ka brenda tij deklarata dhe ese (këtu është një anë tjetër personale e shkrimtarit, të cilën ai e përfshin në tregim), histori, ngjarje të vërteta ose të ëndrrave dhe dialogje. Një monolog gjithëpërfshirës, i dhënë nga një qenie komplekse dhe dramatike.
Konsideratat e mia për romanin „Valsi i një dasme fantazmë”, të cilin e parashikoj një bestseller, falë temës, por edhe nga këndvështrimi i origjinalitetit të një dokumenti ekzistencial të rrëfimit, do të përfaqësohen në vija të përgjithshme, pasi mungesa e emrave të personazheve ose citimeve nga ana ime, do të lejojë lexuesit mundësinë të depërtojë vetëm dhe të zbulojë ose të gjendet mes tyre.

Dy linja kryesore më tërhoqën vëmendjen, përkatësisht: mendimi i pastër dhe emocioni ekzistencial. I butë ose i revoltuar, brutal ose thjesht i sugjeruar. Më tej, seria e pamjeve të bashkangjitura, në një moment dhe në stilin surrealist, thekson në roman edhe anën ontologjike, ashtu edhe anën nostalgjike, të trishtuar. Aspekti rrëfimtar, biografik pak a shumë i shpikur, përdoret si një kundërvënie e nevojshme për një ndërtim të tillë me aq shumë nivele tonale.
Me zgjuarsi, autori nuk i përcakton të gjithë personazhet e tij, dhe atje ku ndodhë, ne do të udhëhiqemi nga atribute. Konkretisht, nga frika. Dhe frika është ndjenja mbizotëruese e romanit, të cilën ne si lexues e ndjejmë pothuajse fizikisht dhe sepse shumë fraza, histori, përshkrime të ndjenjave, na drejtohen neve.

Frika përshkruhet si një manifestim, por edhe si një mekanizëm i prodhimit, si biologjik, ashtu edhe shoqëror. Për më tepër, pasi nuk ka një dashuri të vetme, por dashuri (në shumës), të specifikuara nga objekti i këtij emocioni, mund të flasim edhe për frika (në shumës), shumë mirë të paraqitura dhe të përkufizuara në romanin „Valsi i një dasme fantazmë”.
Bukuria e tekstit jepet përmes një transferi të shpeshtë dhe spontan, në rrëfim, nga personi i parë te personi i tretë dhe anasjelltas. Pa pasur nevojë për një rregull të këtyre ndryshimeve të perspektivës, sepse këtu funksionon një intuitë mashkullore, një art për t’u përmbushur së shpejti, pritjet e lexuesve. Një alternim që të shkëput dhe të afron, të sfidon dhe të përfshin njësoj për të qenë pjesë dhe për ta parë nga lart. Nga ana tjetër, më bëri përshtypje ajo pjesë e rrëfimit, ku, me rrjedhën e vetëdijës, personazhet shikohen kur nga jashtë, kur nga brenda, autori duke dashur të përshkruajë imazhe në pasqyrë, por edhe misterin përtej. Nga mendja dhe trupi i personazheve.

Thanas Medi përpiqet të hapë me këtë roman dyert e mbyllura të qenieve të gjymtuara nga tragjeditë e historisë. Gjithashtu, mundohet për të thyer kasafortën e sekreteve të jetës së devijuar nga kursi natyror, fluturimeve të thyera dhe ëndrrave të varrosura, të cilat bëhen simbolet e shtypjes së nevojave të natyrshme të individit në kushtet e regjimeve totalitare. Kemi të bëjmë me një polifoni, një tufë zërash të dallueshëm dhe të theksuar, të cilët në fund kompozojnë simfoninë e fatit dramatik të çiftit ose çifteve.

Shkrimtari nuk përdor shpikjet e pikësimit, por përkundrazi e zbaton atë në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe kështu spektaklin artistik, krijimi zhvillohet natyrshëm nën sytë e imagjinatës sonë, të lirë, të përdredhur dhe të shkumëzuar si një lum i derdhur në pranverë.
Nëse lexuesi nuk lexon vetëm për t’u identifikuar me personazhet, duke ndjerë domosdo dëshirën, vuajtjet e fjalëve, deklaratave apo erotizmit, të gjitha të shikuara në kontekstin e një metatekstualiteti, por i përkushtohet leximit artistik, krijues, atëherë libri mund t’i japë surpriza që kurrë nuk i ka shpresuar. Deri në një pikë, autori përcakton kufijtë e rënies dhe veçanërisht të gruas.

Ai e kursen atë duke përshkruar bukurinë e saj, pothuajse mistike, duke krijuar një portret absolut, për të cilin përdorë një estetikë të shkëlqyer. Gjuha me të cilën autori përshkruan gruan, shprehjet që emërojnë tipare të jashtme dhe të brendshme, nga bota femërore fizike dhe mendore, me të gjitha fantazmat, përvojat, ritmin, lind një konfigurim i veçantë i stilit.

Dashuria, si një formë mbijetese, bëhet sinonimi i ajrit, i cili ecën sipër humnerës, por që më pas ka për t’u ngritur … përmes vdekjes si çmim i fundit, por jo një çmim total. Dhimbja vazhdon në një të qarë të pashuar, si një i vdekur të pavarrosur. Lufta për çlirimin e vetëdijes ndodh me çdo sekuencë, me kalime nëpër të gjitha ngjyrat e një ylber të imagjinuar, por që kurrë nuk u pa.

Një veçori tjetër i stilit të autorit, që do ta përmendja gjithashtu, është karakteri i hapur i sinqeritetit të mrekullueshëm të tekstit. Një stil intuitiv, i pakërkuar, por i ushtruar, larg çdo teatraliteti të efekteve stilistike. Po ashtu, Thanas Medi, me një instinkt të madh artistik, arrin të ndërtojë skena të erotizmit të natyrshëm, duke u shmangur kurthit të vulgaritetit, në të cilin fatkeqësisht, bien shumë.

E shikova si një roman drejtuar brezit tim, por edhe si mësim për të rinjtë, të cilët nuk dinë si ishte një kohë apo që nuk e kuptojnë. Dhe për të kuptuar, duhet lexim. Nëse në romanin „Valsi i një dasme fantazmë”, dora është përdorur fatalisht për të mbyllur gojën duke vrarë, nëse buzët presin momente të vjedhura për puthjen e natyrshme, nëse krahët dridhen dhe erotizmi shfaqet i mbytur, sot, ne përdorim shumicën e këtyre pjesëve të trupit për ledhatim, puthje dhe përqafim. Duke qenë të lirë.

Dhe mbase ka ardhur koha të heqim dorë nga nostalgjia hipokrite për një periudhë që ka rrëmbyer, mbytur dhe vrarë çdo shpresë. Dhe jo vetëm.
Urime, zoti Medi! Dhe falendërime!

*Poete dhe përkthyese rumune

A duhet “mini-Shengen Ballkanik”?

Më 21 dhjetor të këtij viti, në Durrës pritet të mbahet takimi i tretë i të ashtuquajturit “mini Shengeni Ballkanik”, ku marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Tre liderët ballkanikë, kryeministri shqiptar Edi Rama e ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u mblodhën më herët në Novi Sad dhe Ohër për të diskutuar për një marrëveshje, që sipas tyre do të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në Ballkanin Perëndimor. Por lënia jashtë e Kosovës dhe përfitimet reale të Shqipërisë nga ky bashkëpunim, ku nuk bën gjithashtu pjesë Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, kanë hapur polemika të forta në Shqipëri mes analistëve dhe ekspertëve të ekonomisë.

Termi “mini Shengen” është një eufemizëm i zgjedhur nga 3 shtetet pjesëmarrëse për një etiketë më joshëse për projektin e krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike” Ballkaniko-Perëndimore. Normalisht liderët e tre shteteve nuk mblidhen çdo muaj në samit për të diskutuar kalimin kufitar midis tyre, sepse këtë u takon ta bëjnë nëpunësit e konsullores. Kjo ishte një nismë e presidentit serb, Vuçiç, thotë ish-diplomati, Shaban Murati. Sapo u zgjodh president, në një intervistë me portalin amerikan “Politico” në 6 prill 2017 ai ka deklaruar se projekti i tij ‘është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”, sqaron Shaban Murati për Deutsche Welle.

Iniciativë e pakonsultuar

Arben Çejku, drejtues i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, nuk e sheh këtë si diçka të re. “Nuk është hera e parë që jepen ide e propozime të tilla, sa herë ka ngrica të proceseve integruese të rajonit tonë. Disa kohë më parë u promovua koncepti i një “Beneluksi ballkanik” apo “modeli i Vishegradit”. Kjo iniciativë duket e pakonsultuar ose minimalisht – e pakoordinuar me fqinjin tonë kryesor, me Kosovën, e cila bashkë me Bosnjën e Malin e Zi, e kanë bërë të dështojë që në fillim këtë iniciativë. Qeveria franceze, thuhet se ka dijeni për një paketë të plotë të kësaj iniciative, e cila në thelbin e vet zhvendos rajonin nga aksi i integrimit të shpejtë në Bashkimin Europian dhe e dyta, fut në labirinte të errëta pavarësinë e Kosovës”.

Për ish-diplomatin, Shaban Murati nisma mund të ketë efekte të tjera gjeopolitike. “Realisht projekti serb është krijimi i një miniblloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian. Presidenti serb e shprehu hapur këtë pas refuzimit të BE-së për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, kur tha se ‘refuzimi i BE-së tregon se sa të drejtë kemi ne që jemi lidhur me Rusinë dhe me Kinën’. Orientimin miniblloqeve ua jep shteti nismëtar ose shteti më i fuqishëm, që në rastin konkret është Serbia. Rusisë i interesojnë vatra të vogla ballkanike të shkëputura nga BE dhe prandaj Moska e përkrah projektin serb të zonës ekonomike ballkaniko-perëndimore”, argumenton Murati.

Për ekspertin për çështjet politike, Arben Çejku “për të patur një bashkëpunim rajonal të shkëlqyer dhe në frymën e integrimit në BE është i mjaftueshëm “Procesi i Berlinit”, i cili përfshin jo vetëm modelin “Schengen” dhe “Vishegrad” të bashkëpunimit, por merr në konsideratë specifikat e vendeve tona.” Prandaj qëndrimi i Çejkut është i qartë. “Ne, si shqiptarë, pavarësisht se ku jemi, e kemi të qartë agjendën tonë dhe si të tillë nuk ka nevojë të biem pre e propozimeve të vjetra, të cilat nuk kanë dobi dhe perspektivë për ne.”

Përfitime reale ekonomike apo thjesht politikë?

Zbatimi i Mini Shengenit Ballkanik është konsideruar i dobishëm nga kryeministri shqiptar Rama, pasi sipas tij nuk do të ketë më dogana për njerëzit dhe se bizneset e kapitalet do të përfitojnë financiarisht. Por eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko nuk sheh ndonjë përfitim të dukshëm për qytetarët shqiptarë. Ai është kritik ndaj nismave alternative, sepse ekziston një model që duhet ndjekur, CEFTA.

“Liritë themelore brenda rajonit tonë trajtohen më së miri nga Marrëveshja CEFTA, në të cilën të tre vendet nismëtare të mini Shengenit bëjnë pjesë. Mendoj se rruga e duhur për arritjen e lirive nis së pari nga ndërtimi i tyre brenda vetë vendeve, e më pas brenda rajonit përmes zbatimit të CEFTA-s, për të cilën të gjitha vendet kanë rënë dakord. CEFTA është provuar si model i suksesshëm për integrimin rajonal dhe përgatitjen e vendeve për integrimin e vendeve në BE. Të gjitha vendet e ish-Europës Lindore e deri Bullgaria, Rumania e Kroacia kanë qenë pjesë e marrëveshjes deri në pranimin e tyre në Bashkimin Europian.”

Ilir Ciko druan, se përpjekjet për kanalizime alternative, selektive, në ndërtimin e lirive themelore në rajon, më shumë dëshmojnë pafuqinë e vendeve për të zbatuar një marrëveshje, e cila është promovuar nga ana e Bashkimit Europian si ndihmesë për përgatitjen e tyre për integrimin në BE.

Por a do ta ndryshonte kjo marrëveshje klimën e investimeve të huaja në rajon? Ilir Ciko ka një përgjigjje edhe për këtë argument. “Sërish jam tepër skeptik se kjo mund të ndodhë. Problemi i klimës së investimeve dhe tërheqja e investimeve të huaja në rajon nuk ndreqet duke shtuar edhe një marrëveshje të re, sado e mirë qoftë ajo. Investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri jo se mungon një marrëveshje bashkëpunimi me fqinjët –ajo ekziston, por ka mbetur në letër. Investitorët e huaj i shmangen Shqipërisë – dhe këtë e thonë anketimet e tyre dhe të organizatave ndërkombëtare – për shkak të korrupsionit të lartë, të problemeve me të drejtat e pronës, mosfunksionimit të gjyqësorit, ineficiencës së burokracisë, kostos së lartë të operimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar etj. dhe nuk besoj se ndonjë prej këtyre problemeve zgjidhet me krijimin e një ‘mini Shengeni’ në Ballkan”./DW

Bëni kujdes! Paratë tuaja mund të vidhen përmes telefonatave, ja si t’i mbroni

Kur bëhet fjalë për sigurinë në internet dhe sulmet kibernetike, të cilat në vitin 2018 u rritën me 38%, siç theksohet nga raporti i fundit i Clusit, Shoqata Italiane për sigurinë e IT, mendja menjëherë shkon në vjedhjen e informacionit që ‘banon’ në servera ose cloud-et e organeve publike apo ndërmarrjeve, siç është ai, i zbuluar së fundmi, i cili në vitin 2015 përfshinte 3 milion klientë të Unicredit.

Shumë më pak e shpeshtë është vëmendja kushtuar rreziqeve që po marrin komunikimet audio dhe video, gjithnjë e më të rëndësishme dhe të përhapura në shumë vende pune në të gjitha nivelet, nga organizimi i takimeve live deri tek puna në distancë me anë të ‘remote control’.

Gjithnjë e më shumë video-call

Sektori po rritet me shpejtësi, siç ilustrohet nga një raport i kompanisë së analizave Frost & Sullivan: sipas kompanisë, nga viti 2018 deri në vitin 2023 ky treg do të regjistrojë një rritje vjetore prej afro 12%, deri sa të arrijë një xhiro prej 13.8 miliardë dollarë. Ashtu si në rastin e llojeve të tjera të të dhënave dhe shkëmbimit të informacionit përmes internetit, siguria është gjithashtu një faktor vendimtar në këtë fushë. Kjo u demonstrua verën e kaluar nga episodi që përfshin Zoom, një nga aplikacionet më të përhapura përmes videokonferencës: një e metë në sistem lejoji faqet e internetit të aktivizojnë kamerën e internetit të kompjuterëve Apple pa dijeninë e përdoruesve.

Një rast edhe më i bujshëm, edhe nëse i një lloji tjetër, është ai i zbuluar në Francë në qershor: nga 2015 deri në 2017, një grup mashtruesish përfituan nga biznesmenë dhe milionerë të shumtë, duke i bindur ata të dhurojnë para për të paguar shpërblimin për pengje imagjinare të burgosura në Lindjen e Mesme.

Mashtrimet u vendosën së pari përmes bisedave telefonike, dhe më pas me një lidhje përmes Skype në të cilën u shfaq një burrë i veshur me maskë me pamjen e ministrit të atëhershëm të mbrojtjes franceze Jean-Yves Le Drian, i filmuar në një zyrë me flamuj trengjyrësh dhe portretin e presidentit francez të kohës, François Hollande në mur.

Reklamat ‘false ad’

Ky mashtrim është evolucioni spektakolar i një lloji të mirënjohur të mashtrimit, i ashtuquajturi “false ad”: është një mashtrim shumë i sofistikuar i zbatuar nga organizatat kriminale që, pasi studiojnë me kujdes objektivat për të sulmuar dhe gjetur në internet të gjitha informacionet në dispozicion të tyre, kontaktojnë objektivin duke pretenduar se janë udhëheqës të biznesit. Përmes presioneve psikologjike, përfshirë përdorimin e autoritetit, dhe përdorimin e temave të tilla si domosdoshmëria e një pagese parash për suksesin e një bisedimi ose një projekti konfidencial, mashtruesit arrijnë të bindin viktimat që të bëjnë urgjentisht një transferim bankar të një sasie të madhe, siç ndodhi vitin e kaluar për një menaxher të rëndësishëm të Confindustria.

Përveç këtyre elementeve, suksesi i mashtrimit bazohet në falsifikimin e adresave të postës elektronike të dërguesit (për shembull duke përdorur një adresë shumë të ngjashme me realen, ose një adresë të vërtetë të vjedhur), ose në përgjimin e komunikimeve të një kompanie, të realizuar duke hyrë në biseda ekzistuese, duke kujtuar porosi dhe fatura të ekzekutuara në të vërtetë dhe duke prodhuar dokumentacion të falsifikuar me tituj dhe logo origjinale.

Mbroni thirrjet me video

Dhe ky është saktësisht rreziku më i madh ndaj të cilit ekspozohen komunikimet me video, shpjegon Michael Hembrecht, Shefi i Produkteve dhe Operacioneve të Lifesize, një nga kompanitë më të mëdha që merren me pajisje kompjuterike dhe mjete softuerike për konferenca me video. “Skenarët kryesorë të shkeljeve”, thotë menaxheri, “janë ato të pjesëmarrësve të paautorizuar që përgjojnë një thirrje video brenda një kompanie në të cilën po ndani të dhëna të ndjeshme”.

Episodet që mund të ndodhin më lehtë, vazhdon Hembrecht, “nëse transmetimet video, audio dhe përmbajtje të tjera të transmetuara përmes streaming nuk janë të koduara, dhe nëse regjistrimet e takimit nuk kodohen ndërsa janë duke u arkivuar. Prandaj bëhet fjalë më shumë për operacione të spiunazhit industrial sesa mashtrime reale”.

Problemi me kriptimin e të dhënave është se është shumë i shtrenjtë, sepse masat e sigurisë duhet të mbahen gjithnjë të azhurnuara. Për më tepër, shifrimi i videove zvogëlon cilësinë e tyre: për këtë arsye, në shumë ofrues të shërbimeve të video konferencës, kriptimi është vetëm opsional.

Siguria dhe cilësia nuk janë në kontrast

Cilësia e performancës dhe e sigurisë, përfundon Hembrecht, nuk duhet të jetë në konflikt: “Në procesin e zgjedhjes dhe zbatimit të një furnizuesi dhe një video ose zgjidhje të unifikuar të komunikimit, ekipet e IT dhe vendimmarrësit e tjerë teknologjikë të kompanive duhet të keni një qëndrim aktiv, duke i bërë furnizuesit pyetje për mënyrën në të cilën siguria është e integruar në strategjinë dhe produktin e tij: nëse ai e sheh atë si një objektiv përparësor ose si një kufi të performancës. Ose përsëri, duke verifikuar nëse përmbajtja e ruajtur në komunikime është e koduar automatikisht, dhe nëse shërbimi i videokonferencimit mund të kryhet në mënyrë natyrale në browser më të njohur dhe i përmbahet kontrolleve të tyre të sigurisë “. (Wired)

“Pse peshojmë kaq pak”: Një bashkëbisedim me Francesco Cossiga

Një refleksion nga ana e shtetarit të madh italian lidhur me pozicionin italian gjatë Luftës së Ftohtë dhe më tej.

Bashkëbisedimi është realizuar nga Lucio Caracciolo, Drejtor i revistës “Limes”, në vitin 1995

Pse Italia peshon kaq pak sot?

Për të kuptuar rënien aktuale parasëgjithash duhet analizuar origjina. Kështu që duhet kujtuar se cila qene vendosja jonë gjeopolitike gjatë Luftës së Ftohtë. Ne qemë një vend dyfish në kufi: ekzistonte një limes i jashtëm, me vendet e Lindjes, por njëkohësisht ekzistonte edhe një limes i brendshëm, pasi perdja e hekurt e përshkonte Italinë dhe e ndante më dysh – «perëndimorët» miq të Amerikës dhe «lindorët» miq të Bashkimit Sovjetik.

Italia ishte e shënuar nga një kundërvënie ideologjike dhe qytetërimi. Ekuilibrat politikë kombëtarë qnë të kushtëzuar nga konstelacioni gjeopolitik botëror. Kujtoj akoma një bisedë me Giuseppe Saragat, në vitet ‘50: «Po pse beson se e kam prishur unë unitetin me socialistët, përveçse për të zgjedhur Amerikën, Aleancën Atlantike, Perëndimin?». Është e qartë se në këtë gjendje Italia ishte më shumë objekt sesa subjekt i politikës ndërkombëtare. Zgjedhja atlantike ishte e detyruar. Tek ajo konvergjojnë interesi kombëtar italian dhe interesi ekleziast vatikanas: jo vetëm kaq, por nuk qemë në gjendje ta garantonim pavarësinë tonë pa ombrellën atlantike, por ajo ishte e nevojshme edhe për të ruajtur sigurinë e Selisë së Shenjtë, organi qendror i Kishës katolike i ngulitur në territorin tonë. Fakti kurioz është se opsioni atlantik i Vatikanit ishte më shumë ekleziast sesa katolik. I korrespondonte interesave të sigurisë të Selisë së Shenjtë, shumë më pak ndjesisë së çjesës më të mirë të katolicizmit politik italian. Në Demokracinë Kristiane e majta dossettiane ishte neutraliste. Më pas u rreshtua pas De Gasperi, por vetëm pse neutraliteti kishte rezultuar i paparaktikueshëm. Ky i yni qe një atlantizëm sigurie, një atlantizëm minimalist. Veç të tjerash, kjo shpjegon se pse nuk jemi bërë një fuqi ushtarake në nivel me vende me peshë ekonomike dhe demografike të ngjashme, si për shembull Franca apo Britania e Madhe…

Ndoshta edhe pse kishim humbur luftën…

Por amerikanëve nuk u interesonte aspak që kishim humbur luftën! Ata arsyetonin në kontekstin e ri bipolar. Ose andej, ose këtej. Mbi ne ka peshuar gjithmonë dyshimi i neutralizmit. Aleatët na konsideronin atlantistë nga halli, jo të bindur.

Muk na besonin ne?

Jo plotësisht. Mjafton të kujtohet se në rrjetin atlantik Stay Behind hyri më parë Gjermania sesa Italia. Ne nuk na donin. Hymë vetëm falë ndërmjetësimit të Francës.

Doni të thoni se qenë francezët ata që e sponsorizuan Gladion?

Gladio është sajesë. Ju e dini shumë mirë se nuk ka asnjë dokument që flet për Gladio. Jo, unë nënkuptoj rrjetin atlantik Stay Behind – kujtoj akronimin «S./B.» – që do të duhej të organizonte rezistencën në vendet aleate në rast agresioni nga Lindja. Një organizëm me rëndësi jo shumë të madhe, i krijuar mbi bazën e përvojës së Special Operation Executive të dëshiruar nga Churchill dhe OSS-ja amerikane.

Sa peshonte prania e partisë komuniste më të madhe të Perëndimit në perceptimin e Italisë si një vend jo i besueshëm?

Ne kishim gjysmën e vendit nga ana tjetër. Konceptet themelore mbi të cilat mbështetet uniteti kombëtar i partnerëve tanë perëndimorë – atdhe dhe liri – tek ne nuk qenë vlera të përbashkëta. Lidhur me to Italia ishte e përçarë. Komunistët kishin një ide atdheu të ndryshme nga ajo që kishim ne demokristianët, në anën tjetër të perdes së hekurt të brendshme. Nuk qenë tradhtarë të atdheut. Thjesht kishin një konceptim tjetër. Tek të dy, komunistë dhe demokristianë, koncepti i atdheut ishte farkëtuar fuqimisht nga influenca e komunizmit internacionalist nga njëra anë dhe i Kishës nga ana tjetër.

E vërteta është se në Italinë e Luftës së Ftohtë ekzistonin 4 lloje besnikërie, 2 nga njëra anë dhe 2 nga ana tjetër: ne demokristianët qemë besnikë ndaj Italisë dhe Aleancës Atlantike, por edhe në pjesën më të madhe ndaj Kishës kurse komunistët qenë të ndarë midis besnikërisë kombëtare dhe lidhjes kritike me kampin sovjetik. Rrënjët e tragjedisë italiane janë të gjitha këtu. Vetë kur do ta arrijmë të rindërtojmë një ndjenjë të përbashkët të atdheut, do të mund ta rifitonim vendin tonë në botën perëndimore.

Domethënë për ju demokristianët ngrihej një dilemë gjeopolitike dhe morale: t’i ishit besnikë Italisë apo Kishës?

Po rrëfej se nuk e kam pasur kurrë kurajën për ta përballuar haptazi këtë problem.

Por ju personalisht…

Unë nuk jam absolutisht një rast tipik katoliku demokristian. Jam edukuar në një familje të rreshtuar me Republikën gjatë luftës civile spanjolle. Për mua, katolik dhe liberal, problemi ishte tashmë i zgjidhur qysh në fillim.

Po për De Gasperi, për Moro, për Andreotti?

Duhet t’i dallojmë. De Gasperi, i eduktuar në një shtet të vërtetë si Perandoria Austro – Hungareze, ishte një katolik laik, liberal. Zgjedhja e tij për Paktin Atlantik ishte njëherazi politike dhe civilizimi. Moro ishte realist. E pranoi atlantizmin me arsyetim, jo prej bindjes. Zgjedhja e ndërgjegjshme Moro, ashtu si për Dossetti, sigurisht që do të kishte qenë në favor të një Italie neutrale. Kurse atlantizmi i Andreotti qe frut i një ndërmjetësimi të madh. Andreotti lidhi mirë besnikërinë ndaj Kishës dhe besnikërinë ndaj shtetit. Do të ishte shumë interesante që të studiohej politika e jashtme andreottiane dhe të vërehet sesa herë, për arsye të bindjes personale, por edhe të ekuilibrave gjeopolitikë, ai mbajti parasysh interesat e Kishës.

Për shembull?

Le të marrim Luftën e Gjirit. Si President Republike dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, unë nuk pata asnjë lloj dyzimi, përveçse asaj që i ndodh çdo ndërgjegjeje paqësore dhe kristiane, për ta çuar vendin tim në luftë. E dija shumë mirë se ky nuk ishte pozicioni i Selisë së Shenjtë. Jam dëshmitar i faktit se kjo për Andreotti qe problem. Ai ishte i preokupuar më shumë se unë që ta përputhte strategjinë italiane me atë vatikanase. Dhe këtë amerikanët nuk e vlerësuan. Në realitet, sindroma e 8 shtatorit nuk ka pushuar së rënduari kurrë mbi ne, në perceptimin e aleatëve tanë më të mëdhenj.

Doni të thoni se stereotipi i italianit të pabesë e tradhtar peshonte në gjirin e NATO-s më shumë sesa kërcënimi komunist?

Po ju përgjigjem me një anekdotë. Kur isha Ministër i Brendshëm merresha natyrisht edhe me financimet sovjetike për PKI-në. Gjëja nuk më turbullonte aspak. Nuk jam skandalizuar kurrë se pse komunistët tanë merrnin para nga Moska. Gjatë një mbledhjeje me funksionarë të lartë të ministrisë, ku analizohej transferimi fizik i parave të përtejPerdes së Hekurt në Romë, në një moment të caktuar pyeta: «Në çfarë valute i japin?». Përgjigja: «Dollarë». Unë: «Atëhere lërini rehat!». Gjëja më e lezetshme është se më pas amerikanët shkonin tek këmbyesit klandestinë të valutave për të riblerë dollarët e dërguar nga Moska tek Botteghe Oscure. Dhe e dini pse? Sepse nuk ju interesonte aspak që këto para i shkonin PKI-së, për hatër të Zotit… Jo, Thesari amerikan kishte frikë se mos ishin falsë!

As nuk jam skandalizuar kur kemi zbuluar «Gladio Rossa», domethënë organizatën e krijuar në marrëveshje me KGB-në nga PKI-ja për të shpëtuar shokët, duke i nxjerrë jashtë Italie në rast rreziku. Ironi e historisë, termi i përdorur nga «Gladio Rossa» për ta përkufizuar këtë operacion ishte e njëjta e përdorur nga Stay Behind: «eksfiltrim». Ja pse ndjehem më laik se komunistët: ata skandalizohen pse ne kishim Stay Behind, ndërsa unë nuk trazohem aspak për «Gladio Rossa» e tyre. Në kontekstin e mirëpërcaktuar e Luftës së Ftohtë, thjesht kishim besnikëri të ndryshme. Siç thoshte spiuni i madh Kim Philby, «Kjo nuk është luftë midis kombeve, është një luftë midis religjionesh. Dhe unë rreshtohem nga ana e shokëve të mi të besimit».

Një vend me kufi të dyfishtë, me 4 besnikëri dhe 2 sovranitete – atë kombëtar dhe ekleziast: ju po përshkruani komplikimin ekstrem e kushtetutës gjeopolitike italiane dhe mosbesimin që ajo ngjallte tek partnerët tanë. Domethënë ishte i pashmangshëm profili ynë i ulët ndërkombëtar?

Është e qartë se ne mund të luanim vetëm në mbrojtje. Dimensioni ynë si fuqi ishte shumë i kufizuar sa për t’u imagjinuar si një subjekt i rëndësishëm në skenën botërore. Të qenit i perceptuar nga miqtë tanë më të mirë si neutralistë potencialë sigurisht që nuk na favorizonte. Kujtoj se një herë, kur isha Nënsekretar i Mbrojtjes, skandalizova ushtarakët që po më dëgjonin me një shprehje të trishtuar: «Raporti ynë me Aleancën luhatet midis servilizmit dhe tradhtisë». Fatkeqësisht, ishte e vërtetë. E njëjta skemë riprodhohej në anën tjetër e kufirit të brendshëm, midis komunistëve tanë. Të cilët qenë ideologjikisht dhe antropologjikisht të ndryshëm nga sovjetikët. Dhe ashtu si ne shikoheshim me dyshim nga aleatët perëndimorë, po ashtu edhe ata nuk u pëlqenin aspak shokëve lindorë. Kjo strukturë gjeopolitike e brendshme përfundonte duke e shtyrë Italinë drejt një Ostpolitike të vogël të sajën. Sigurisht, ne qemë vendi perëndimor më aktiv për favorizimin e çtensionimit me Lindjen. Intuita e madhe e Andreotti qe që na lidhi me Ostpolitikën vatikanase – ja, një rast i përputhjes së përkryer të interesave midis Italisë, nga të dyja anët e Perdes së Hekurt të saj, dhe Selisë së Shenjtë.

Si e shpjegoni që ky vend zakonisht pacifist dhe neutralist zgjodhi euroraketat? Mund të na tregoni sesi u maturua kjo zgjedhje, i së cilës ju ishit protagonist si Kryeministër?

Praktikisht zgjedhja për të miratuar instalimin e euroraketave në dhjetorin e 1979 duket e veçantë në këtë aspekt. Ajo qe përcaktuese, pasi Gjermania kishte bërë me dije se do të përgjigjej “po” vetëm në rast se edhe Italia do të pranonte raketat me rreze të mesme Pershing dhe Cruise. Ne demokristianët qemë kompaktë, por kështu qenë edhe laikët e socialistët. Nga ana tjetër, Italia kishte gjithmonë një raport special me Gjermaninë Perëndimore në gjirin e Aleancës Atlantike, edhe prej lidhjeve të privilegjuara midis dy partive të mëdha kristan – demokrate europiane, CDU dhe DC. Por e vërteta është se mundëm t’i instalonim euroraketat për faktin se PKI-ja hoqi dorë nga nja kundërshtim frontal. Kur Ponomarev erdhi këtu për të më bindur me lajka dhe me kërcënime se do ta çante frontin atlantik, ana tjetër e misionit të tij ishte t’i shtynte komunistët të dilnin në rrugë kundër raketave. Por Berlinguer refuzoi.

Domethënë Berlinguer ju la të kuptojë se nuk ishte kundër euroraketave?

Berlinguer dhe unë patë biseda goxha argëtuese. Dy kushërinj sardë, që në sallonin e mirë e sekretarit të Enrico, Tonino Tatò, duke ngrënë panine me proshutë të përgatitur nga e zonja e shtëpisë Giglia Tedesco, diskutonin për strategji dhe për raketa, është një gjë që nuk do ta harroj kurrë… Sot mund të them se atëherë informova aleatët se për të kaluar euroraketat kisha nevojë, nuk them për një politikë bipartiake, por të paktën të informoja me korrektësi opozitën.

Për këtë i thashë NATO-s atë që ishte një sekret jo i komunikueshëm për PKI-në, si dhe i dhashë garanci lidhur me besueshmërinë e Berlinguer. Më duhet t’ju them se ne, për respekt ndaj PKI-së, nuk përfituam sa do të kishim mundur prej kanaleve të tyre të komunikimit me Moskën për të njohur synimet reale e Kremlinit dhe covert operations e tij në Itali. Një ditë do të mund t’ju tregoj sesi unë vetë, pas rënies së Murit të Berlinit, u preokupova të pengoja që rënia e Bashkimit Sovjetik të mos i krijonte siklet PKI-së.

Po kjo Itali e Republikës së Parë ishte apo nuk ishte një gjysmëprotektorat amerikan? Çfarë hapësira manovre kishim?

Nuk kuptohet asgjë nëqoftëse nuk fillohet nga fakti se Lufta e Ftohtë ishte luftë. Jo e luftuar në fushën e betejës, por gjithsesi ishte luftë. Nga ku Bashkimi Sovjetik ka dalë i mundur dhe më pas i shkatërruar. Nga njëra anë kishim dominimin sovjetik; nga ana tjetër ishte një sovranitet elastik amerikan. Çdo aleancë ngrihet mbi një fuqi hegjemone. Shkalla e lirisë e të tjerëve varet nga forca e tyre relative ndaj liderit. Ne ishim një prej subjekteve më të dobët. Nuk them se qemë protektorat amerikan, por gjithsesi… Do të ishte interesante që të rishqyrtohej nga ky kënd gjeopolitik ndërkombëtar fenomene të caktuara që nga ne janë klasifikuar vetëm si shprehje e korruptimit apo e devijimit të aparateve shtetërore.

Për shembull, P2. Unë besoj se P2 ishte një shoqatë ultrasësh proatlantikë dhe proamerikanë, natyrisht e gatuar alla italiançe. E di se është kundër stereotipit aktual, por nëqoftëse nuk çlirohemi nga stereotipet, nuk do të kuptonim kurrë asgjë nga historia jonë dhe nuk do të mund të ecim përpara. Edhe prej pranisë të Selisë së Shenjtë e të PKI-së, Amerika ishte shumë e interesuar për stabilitetin e Italisë dhe ndërhynte çdo herë që ishte e nevojshme për ta plotësuar deficitin e shtetit tonë, i paaftë për ta garantuar pavarësinë e tij.

Në terma konkretë strategjikë, çfarë doni të thoni?

Dua të them se përderisa sistemi ynë i brendshëm me besnikëri të katërfishtë na pengonte që të ndërtonim një ushtri të fortë, për amerikanët qemë aeroplanmbajtësja e tyre në Mesdhe. Për ata si unë që për arsye posti njohin planet strategjike të NATO-s në rast agresioni nga Lindja, ky rol i Italisë është shumë i qartë. Ne qemë platforma për operacionet strategjike të aleatëve. Ishte parashikuar deri ardhja e një divizioni parashutistësh portugezë!

Dhe në planet e sulmit?

NATO nuk ka pasur kurrë plane sulmi. Ka pasur plane reagimi bërthamor, por nuk e ka studiuar kurrë agresionin ndaj Bashkimit Sovjetik.

Në rast të ndonjë sulmi nga Traktati i Varshavës, Italia do të duhej t’i lihej sovjetikëve?

Nuk ka dyshim që amerikanët donin të na mbronin, por shumë do të varej nga qëndrueshmëria e frontit të brendshëm, nga zgjedhja që do të bënte PKI-ja. Nëqoftëse e kujtoj mirë – janë informacione që i kemi pasur pas ‘89 – sovjetikët parashikonin që ta pushtonin Italinë me shumë shpejtësi, në 3 etapa.

Në një fazë të parë sulmi do të mund të zhvillohej përgjatë 2 linjave, drejt Padova dhe Bergamo, duke u nisur nga Hungaria, sipas skemës të Strafexpedition. Faktikisht, më pas kemi mësuar se gjatë një mbledhjeje të Traktatit të Varshavës në Bukuresht Ministri hungarez i Mbrojtjes protestoi tek Kryekomandanti sovjetik i Forcave të Traktatit kur mësoi se pesha fillestare e sulmit kundër Italisë do të realizoheshin nga njerëzit e tij, ndërsa Hungaria ishte nën goditjen e aviacionit tonë në rast reagimi bërthamor. Dhe kupto se ishte e njëjta lojë që i kishin bërë austriakët në Luftën e Parë Botërore, kur kundër nesh kishin avancuar hungarezët!

Faza e dytë parashikonte krijimin e një lloj Linje Gotike sëprapthi; së fundi, ishte planifikuar zbarkimi në Siçili e në Sardenjë. Dhe, në fakt, në rast pushtimi të Sardenjës do të duhej ta transferonim komandën e Stay Behind, të stacionuar aty, drejt një lokaliteti që nuk mund t’ia përmend emrin, pasi është një prej sekreteve të pakta që NATO ka arritur ta respektojë.

Po për sovjetikët, sa i rëndësishëm ishte objektivi Itali?

Është e vështirë ta thuash, por do të doja të citoja një fakt të çuditshëm. Tashmë dihet shumë lidhur me operacionet sovjetike e infiltrimit dhe dizinformimit në vendet aleate. Për shembull, është sqaruar se shumë të ashtuquajtura skandale publike apo ushtarake në Gjermaninë Perëndimore qenë të orkestruara nga agjentë të Moskës. Por në Itali ka një vrimë totale. Penetrimi shumë i sofistikuar i KGB-së dhe i GRU-së në Kanada, në Europën Perëndimore duket se nuk e prek Italinë. Pse? Askush nuk arritur ndonjëherë ta shpjegojë. Por ndoshta arsyeja ishte – dhe shpresoj që miqtë e mi komunistë nuk do të më zemërohen – se nuk ekzistonte nevoja pasi ishte PKI-ja. Kështu, interesat e rreshtimit komunist ndërkombëtar në Itali ruheshin direkt nga Botteghe Oscure. Prania e PKI-së brenda forcave të armatosura dhe të policisë ishte e tillë sa që nuk kishte nevojë për asgjë tjetër.

Si inkuadrohet terrorizmi në lojën e madhe ndërkombëtare rreth Italisë?

Gjatë gjithë jetës time kam qenë mbështetës i karakterit «kombëtar» të brigadistëve të kuq: është fantazi e pastër të lidhësh BR-të me Lindjen apo edhe me Perëndimin. Jo, BR-të qenë italiane, kanë lindur dhe kanë vdekur në ambientin tonë social e kulturor. Ato kanë qenë produkt i konvertimit të PKI-së në demokraci. Qysh nga miti i «Rezistencës së tradhtuar» qarkullonte një ide subversive brenda së Majtës sipas së cilës me bllokimin e kanalit PKI, u gjet shfryrja tek Brigadat e Kuqe. Më në përgjithësi, kapitulli i terrorizmit pret akoma që të sqarohet, por e përjashtoj dorën e bllokut lindor në subversionin e majtë.

Natyrisht, të përjashtosh që grupet terroriste nuk qenë të pilotuar nga Moska nuk do të thotë se nuk mund të kenë qenë të infiltruar nga agjentë të huaj. Ama të infiltruar për të mësuar se çfarë qenë, jo për t’i drejtuar, gjë që ishte e pamundur: sikur KGB-ja të kishte infiltruar PKI-në për ta kontrolluar, sigurisht pa sukses! Ama di me siguri se midis emrave italianë të dyshuar se punonin për Moskën nuk kishte as anëtarë të PKI-së, as njerëz që të kishin qoftë edhe lidhje të jashtme me të.

Domethë masakrat qnë edhe ato autoktone apo futen në një projekt gjeopolitik ndërkombëtar?

Masakrat mbeten të mbështjella me mister. Por unë nuk do të mrekullohesha sikur një ditë të zbulohej se edhe copëza të shërbimeve sekrete të vendeve aleate apo neutrali, jo vetëm armike, të kishin pasur interes në mbajtjen lart të tensionit në Itali midis frontit komunist dhe atij antikomunist dhe, për pasojë, të mbetej i ulët profili gjeopolitik i Italisë. Për masakrat ka 2 konceptime ekstreme, të 2 të gabuar. Ata, si vëllezërit Cipriani, që e lexojnë gjithçka nën prizmin e teorisë së komplotit dhe ata që refuzojnë çdo hipotezë të strategjisë ndërkombëtare tek masakrat. Midis dy ekstremeve qëndron e vërteta, të cilën ende askush nuk e di.

Shpesh është folur për lidhje midis masakrave, terrorizmit dhe mafies. Sipas jush, fakti që Cosa Nostra kontrollonte dhe kontrollon një pjesës të madhe të territorit kombëtar na penalizonte në aspektin aleat?

Sigurisht, na penalizonte si imazh. Ama mafia nuk ka përbërë kurrë rrezik për Aleancën Atlantike. Përkundrazi, tentoj të mendoj të kundërtën… Por sigurisht që ishte dhe mbetet një rrezik për shtetin italian.

Për t’u kthyer tek çështja fillestare, më duket sikur po konfirmoni se ekzistonte një interes i përgjithshëm, në Lindje, por edhe në Perëndim, që Italia të peshonte pak dhe se bombat mund të shërbenin për këtë qëllim.

Po, por në kohën e Luftës së Ftohtë ne kishim një avantazh të madh që sot e kemi humbur. Kishim një politikë të jashtme referimi, atë amerikane dhe të NATO-s. në këtë aspekt, mund të shfrytëzonim dobinë marxhinale, rentën gjeopolitike e të qenit një vend kufitar që kishte brenda vetes një kufi dhe që, veç të tjerash, kishte në territorin e tij Selinë e Shenjtë…

A ishim vërtet kufiri lindor i NATO-s? a nuk ishte Jugosllavia vendi i parë që do të duhej të përballonte një sulm eventual nga Lindja?

Është e vërtetë. Nuk mund ta nënvlerësojmë rolin e Jugosllavisë. Nuk do të mund të bënim politikën të profilit të ulët në kuadrin e Perëndimit – që donte të thoshte të shmangeshin shpenzimet për një ushtri të vërtetë dhe t’i besohej mbrojtjes së jashtme – sikur të mos kishte qenë krijesa e Titos. Duhet t’i jemi përjetësisht mirënjohës Jugosllavisë që na ka bërë të shmangim kontaktin e drejtpërdrejtë me Traktatin e Varshavës. Sikur të mos kishte qenë Jugosllavia, do të na duhej t’i destinonim një kuotë tjetër shpenzimeve tona për armët, në kurriz të mirëqenies së përgjithshme.

Tek ne jo të gjithë qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij tamponi gjeostrategjik…

Unë sigurisht që po dhe besoj se kur do të rishkruhet historia e pasluftës e Italisë do të duhet ta rivlerësojmë funksionin kyç të Jugosllavisë. Në planet sekrete të Traktatit të Varshavës Federata Jugosllave konsiderohej si vend armik. Ama është po aq e vërtetë se jo të gjithë e merrnin parasysh. Si Kryeministër, kujtoj se kur u paraqit në vendimin tim një marrëveshje ekonomike bilaterale me Jugosllavinë, disa funksionarë më nënvizuan se kishte probleme lidhur me tregtinë e duhanit. I pyeta ata se mos kishin shkalluar nga trutë. Po si, me një partner të kësaj rëndësie ne do të futemi në çikërrima, në grindje për punën e duhanit?

Por tani ky komoditet relativ gjeopolitik ka mbaruar.

Ka mbaruar përgjithmonë. Për këtë, sapo ra Muri i Berlinit, lëshova një alarm. Pas bashkimit të Gjermanisë asgjë nuk do të ishte si më parë, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme. Por më morën për të çmendur, preferuan të shtiren sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Në fakt, çfarë kishte ndryshuar?

E para, Amerika është më pak e interesuar ndaj një Europe jo më terren kontestimi me superfuqinë sovjetike. Pastaj, përtej çdo retorike, gërmadhat e Murit na kanë risjellë në realitet lidhur me Europën: aspak subjekt politiko – strategjik, në realitet ishte dhe mbetet një lloj Comecon-i i përmbysur, një ngrehinë pastërtisht ekonomike. Së dyti, pavarësia e Kishës nuk ka më nevojë të mbrohet, pasi nuk kërcënohet më. E treta, është zhdukur PKI-ja. Nuk ekziston më as edhe DC-ja, që do të thotë fund i raportit special me CDU-në dhe, për pasojë, me Gjermaninë. Me Shtetet e Bashkuara mbetet një lidhje e veçantë, por me ne në rolin e shërbyesit. Çfarë po bëjmë me aleatët tanë në konfliktin boshnjak? U ofrojmë bazat ushtarake.

Si ka mundësi që nuk u kemi kërkuar një tarifë amerikanëve? Nuk kemi as ridiskutuar marrëveshjet sekrete për bazat e tyre në Itali, muhabet i viteve ‘50…

Tarifa ishte mbrojtja që na garantonin dhe që tani nuk ekziston më.

Atëherë, sipas jush, çfarë mund të bëjmë?

Duhet të bëjmë pyetjen që e kemi evituar gjithmonë: Cili është interesi ynë kombëtar? Si mund t’i mbrojmë interesat tona në një botë kaq të komplikuar? Më parë kishim referime të detyruara: politika jonë ushtarake ishte ajo e NATO-s, politika jonë ekonomike ishte ajo e Komunitetit Europian, politika jonë ideologjike ishte ajo e Kishës. Maksimumi merrnim ndonjë liri të vogël, falë sigurisë strategjike të garantuar nga jashtë. Po tani çfarë po bëjmë? Sa më shpejt të hapim një debat demokratik lidhur me interesin kombëtar, aq në mirë është. Ndjenja ime e alarmit menjëherë pas ’89 ishte e gjitha këtu. Isha dhe jam i frikësuar nga përçarja e vendit. Në vend që të bashkohej, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë Italia është përçarë më tej. Armët e vjetra ideologjike nuk janë ulur. Ama duhet të kuptojmë se ose ia arrijmë ta bashkojmë komunitetin kombëtar rreth vlerave themelore, idesë së atdheut dje interesit kombëtar, ose nuk do të mund të bëjmë më politikë të jashtme.

Le të marrim një shembull konkret: interesi ynë kombëtar është të luftohet mafia. Por duket sikur dëshirohet të përdoret lufta kundër saj si argument polemike të brendshme. Intereson më shumë të akuzohet armiku politik për dobësi apo për përulje ndaj mafies sesa të ndërtohet uniteti kombëtar në luftë kundër saj. Duke pasur parasysh se problemi nuk zgjidhet më në planin policor apo gjyqësor, por në atë politik dhe social. Nuk ekziston as zgjidhje ushtarake, as zgjidhje gjyqësore. Do të jem më i qartë: tashmë ka dy vjet që prokurorë dhe policë njoftojnë se kanë arrestuar krerët e mafies. Çdo ditë ia presim kokën mafies. Megjithatë, fatkeqësisht, mafia është gjithmonë e gjallë. Sepse shtiremi sikur nuk e dimë se krerët, siç e do rregulli në çdo organizatë, zëvendësohen.

Domethënë për ju prioriteti i parë i politikës tonë të jashtme është politika e brendshme?

Ne nuk mund të bëjmë më politikë të jashtme pa rikompozuar unitetin kombëtar. Fillimisht ia e bënim edhe falë ndarjeve tona, por tani nuk mund t’ia lejojmë më vetes. Për këtë arsye unë jam për një Asamble Kushtetuese të re. që nuk do të ishte vetëm një fakt institucional, por një fakt kombëtar, një fluturim lart për të rikompozuar unitetin kombëtar. Sigurisht që nuk mund ta rindërtojmë vendin duke vazhduar ta quajmë shoshoqin fashist apo komunist.

Por ndërkohë a nuk ekziston rreziku që të marxhinalizohemi nga Europa që funksionon?

Nuk është rrezik, është realitet. Në konceptin e rrezikut ndodhet mundësia e një alternative, në kuptimin që situata është ende e hapur. Por kam frikë se kemi shkuar shumë përtej, se Europa nuk na do më. Të paktën, deri kur të mbetemi kështu siç jemi. Megjithatë unë jam fuqimisht në favor të Europës me dy shpejtësi. Unë besoj tek Europa, ama jam i bindur se duhet të jetë një gjë krejtësisht ndryshe nga ajo që kemi sot. Fillimisht, Europa ishte këtej Perdes së Hekurt, kurse tani nuk mund ta konceptojmë më pa ato vende që gabimisht i quajmë Lindje, por që janë zemra e Europës. Praga, Budapesti, Krakovi, Varshava, Bratislava çfarë janë? Azi? Katër zemrat e Europës kanë rrahur gjithmonë në Romë, në Paris, në Londër (me të gjithë dallimin e saj) dhe në Pragë. Italia mund dhe duhet të jetë pjesë e këtij projekti të ri gjeopolitik.

Po në rast se do të formohej vërtet një bërthamë e fortë franko – gjermane apo deri një Framania (shkrirje e Francës dhe Gjermanisë), çfarë interesi do të kishin këto vende për të na mbajtur brenda Europës?

Do të vazhdonin të kishin, në mos tjetër pse jemi pjesë e tregut të tyre. Por natyrisht që duhet të shpëtojmë vetë, por të mos pritur dhuratë nga Zoti. Nga ana tjetër, cila është alternativa? O të bëhet bërthama e fortë, o të mos bëhet asgjë. Sigurisht nuk do të bënim asnjë hap përpara nëqoftëse qëndrojmë kështu siç jemi, të kufizuar nga ai manual llogaritarësh që është Traktati i Maastricht. Në traktat pa shpirt, në të cilin nuk ka asnjë gjurmë të fakteve epokale të 1989. Shikohet shumë mirë se është një tekst i shkruar në zyrat studimore e Bankave Qendrore, as në zyrat studimore të Ministrive të Jashtme jo…

Po më një skenar Framanie a nuk ekziston rreziku i ndarjes së Italisë? Një pjesë të shkojë me Europën franko – gjermane, kurse tjetra të qëndrojë e kapur pas Mesdheut afro – ballkanik.

Po, rreziku ekziston. Fraktura rezistuese midis Veriut e Jugut dhe përdorimi i mundshëm gjeopolitik i saj mbetet intuita e madhe e asaj partie të borgjezisë së rreckosur – e them në kuptim jo fyes, një Lumpenburgertum në qasjen sociologjike – marksiste të Lumpenproletariati, domethënë të një proletariati pa vetëdije klasore – që është Lidhja. Umberto Bossi e ka kuptuar se Europa mund ta ndajë Italinë dhe ai do që të jetë i sigurte se Veriu i tij qëndron në Europë. Ama kjo duhet të na shtyjë që ta përshpejtojmë rikompozimin e vendit, jo të frenojmë bërthamën e fortë apo shumë të fortë. Përndryshe, duke ndjekur këtë objeksion, duke mos pasur një ushtri të fortë do të duhet ta bojkotojmë raportin special midis Francës dhe Gjermanisë në aspektin atlantik.

Do ta kujtoj gjithmonë atë që më tha Helmut Schmidt, një prej shtetarëve më të mëdhenj që unë kam takuar ndonjëherë, kur shkova ta takoja në 1984 në shtëpinë e tij të vogël në periferi të Hamburgut: «Pa një raport special midis Francës dhe Gjermanisë nuk do ta bëjmë kurrë Europën. E kuptoj se ju mund të jeni xhelozë, por nuk ka alternativë». Nuk e di nëse një ditë do të mund ta realizoj ëndrrën time të vjetër për t’u bërë Ministër i Jashtëm (rrini të qetë, është vetëm një ëndërr!), por, në përvojën time politike ndërkombëtare, kam mësuar se nuk ka gjë më të dëmshme për interesin kombëtar sesa të kërkosh të bësh më shumë nga sa mundesh. Në rast se kërkon të mbidimensionohesh në politikan e jashtme, e bën veten qesharak. Dhe kur vjen momenti i redde rationem, atëherë ka dhimbje.

Duhet të bëjmë politikë të jashtme për atë që jemi, as më pak e as më shumë. Nuk jemi Franca apo Gjermania. E megjithatë mund të bëjmë shumë, në rast se jemi të vetëdijshëm për vetveten. Sigurisht, nëqoftëse shoh sesi jemi jashtë loje nga lufta në Jugosllavi – edhe pse aleatët tanë kanë dashur kështu me pretekste të ndryshme – nuk mund të alarmohem. Ama është e qartë se kur miqtë tanë perëndimorë shikojnë në shtëpinë tonë dhe shikojnë në të kaos e luftëra fraksioniste, nuk mund të kenë besim tek ne. Këtë besim duhet ta rifitojmë në terren. Nuk ka më shumë kohë për ta bërë.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

11 ide biznesi që mund të sjellin të ardhura të larta nëse vihen në praktikë

Në ditët e sotme mundësitë e krijimit të biznesit po rriten gjithmonë e më shumë. Idetë e reja të biznesit duan përkushtim dhe investim minimal financiar por që mund të kthehen në një burim të ardhurash. Ja 11 ide biznesi të cilat mund të jenë profesioni juaj i ardhshëm.

Video-krijime me dron

Përmirësimi në teknologjinë e aviacionit ka bërë më të lehtë se kurrë për të ngritur një dron në fluturim mbi një peizazh apo ndërtesë të bukur. Industritë e pasurive të patundshme komerciale dhe rezidenciale janë duke kërkuar praktikisht për më shumë videografë të telekomanduar për t’i shërbyer agjentëve të tyre dhe agjentëve të shitjes së shtëpive.

Biznesi Dropship

Ju mund të filloni një biznes të tregtisë elektronike apo çfarë do lloj produkti tjetër pa mbajtur ndonjë inventar. Kjo praktikë, e njohur si dropship ju lejon të nxirrni në shitje produkte që ju praktikisht do i blini diku tjetër.

Krijues i Kurseve Online

Nëse e njihni vërtet një industri, mund të krijoni dhe shisni me lehtësi një kurs në internet që u mëson njerëzve një aftësi të re. Thjesht do të duhet të investoni burimet përpara, të cilat janë të nevojshme për të zhvilluar klasën online.

Menaxher i mediave sociale

Mund të drejtoni llogari të mediave sociale për një numër ndërmarrjesh të ndryshme nëse e ‘shisni veten mirë’. Reklamoni aftësinë tuaj për të drejtuar shitjet duke shfrytëzuar kanalet e shumta në rrjetet sociale.

Ndikues në internet

Është një dëshirë e zakonshme në ditët e sotme për t’u bërë një person i famshëm në internet, dhe ka një arsye: Ndërtimi i një audiencë të gjerë në internet mund t’ju japë një ndikim të jashtëzakonshëm që mund të sjellë të ardhura.

Investitori i pasurive të paluajtshme

Në çdo treg, ekzistojnë mundësi për blerjen dhe shitjen e pasurive të patundshme. Me pak kapital, mund të filloni të merrni më shumë rreziqe mbi pasuritë tuaja dhe të bëni investime afatgjata në pasuri të patundshme rezidenciale dhe tregtare. Vetëm sigurohuni që të bëni hulumtimin tuaj para se të filloni.

Ghostwriter

Ju mund ta ktheni aftësinë tuaj për të shkruar mirë dhe shpejt në një biznes serioz nëse gjeni klientët e duhur. Provoni platforma freelancer si Upwork dhe Freelancer.com. Për sa kohë që ju siguroni përmbajtje të qëndrueshme dhe cilësore, me kalimin e kohës, biznesi juaj është i detyruar të rritet.

Trajner personal

Nëse jeni të dhënë pas palestrës dhe keni një mënyrë jetese të shëndetshme, atëherë trajnimi personal mund të jetë një biznes kryesor për ju. Gjithmonë ka një treg për njerëzit të cilët duan të kenë forma të mira të trupit të tyre.

Konsulent reklamimi

Shumica e bizneseve mbështeten në një lloj reklamimi të paguar për të udhëhequr rezultatet e biznesit të tyre. Bëhuni ekspert në Google AdWords ose reklama në Facebook dhe mund të filloni të këshilloni klientët për administrimin e shpenzimeve të tyre.

Mentor i jetës

Bërja e një trajneri të jetës është aq e thjeshtë sa të përcaktosh se cilën nga përvojat e tua të së kaluarës mund të përdorësh për t’i dhënë vlerë të tjerëve. Pavarësisht nëse ofron strategji vepruese ose këshilla të përgjithshme, me siguri mund të gjeni një vend si trainer ose mentor i jetës.

Dizajnues websitesh në internet

Ka shumë kompani dhe profesionistë, të cilët dëshirojnë që një faqe në internet t’i përfaqësojë ata, por nuk kanë aftësi ta krijojnë atë. Shumë prej tyre janë më se të gatshëm të paguajnë për një faqe interneti cilësore që do të shfaqë më mirë imazhin e markës së tyre.

Berisha: PDK e voton Qeverinë Kurti (VIDEO)

Votën për Qeverinë Kurti e ka ofruar edhe rivali i tij politik, Hyseni Berisha nga PDK.

Ai e ka cituar kreun e PDK-së, Kadri Veselin, të ketë thënë se nëse i duhet Kurtit një votë për krijimin e Qeverisë, ai do ta votojë.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi.

https://youtu.be/dfpqwLPkmaM

https://youtu.be/tKHBhBD3rzw

https://youtu.be/eQHdeSnBDc8

https://youtu.be/wd5oNHQT0Vg

https://youtu.be/shpnsOk1IS0

https://youtu.be/GNCWOa6se00

https://youtu.be/e4vlXo_irzg

Historia e restorantit shqiptar që ka tërhequr shtypin amerikan (FOTO+VIDEO)

Kur emigroi në Amerikë, në vitin 2001, Bobian Demçe ëndërronte që një ditë të kishte biznesin e vet.

U deshën disa vite, por e realizoi ëndrrën e tij.

Sot, është një vjetori i restorantit “Dua Kafe”, një restorant tradicional shqiptar, për të cilin kanë shkruar edhe media të njohura amerikane, si Nju Jork Times dhe CBS News.

Bobian Demçe, rrëfeu rrugëtimin e tij në biznes për VOA, nga momenti kur nuk kishte fare klientë e deri sot në një vjetorin e hapjes së restorantit, kur po përjeton suksesin dhe ëndrrën amerikane.

Ky restorant i vogël në qytetin e madh të Nju Jorkut, shërben ushqime tradicionale shqiptare.


“Ushqimi këtu është tipik tradicional shqiptar. Jemi munduar që të fusim pjata nga jugu, nga Shqipëria e mesme dhe nga veriu. Kur thuhet veriu, përfshihet Kosova sepse aty nuk ka kufi. Prandaj doja që të sillnim komplet ato pjata tipike që janë, si sallata e katunarit, tava e dheut, fërgesa e Tiranës, flija e Kosovës, qebapat e veriut apo kërrnackat e Korçës. Pra, jemi munduar të përmbledhim pak a shumë gjithë shqiptarinë”, tha ai.

Jo vetëm ushqimi të kujton trojet shqiptare.

Muret e brendshme të lokalit janë të zbukuruar me portrete të figurave të njohura të kombit shqiptar.

Realizimi i kësaj ideje, në qytetin prej 8 milionë banorësh, me një pafundësi restorantesh, nuk ishte e lehtë, thotë Bobian Demçe.

“Nuk ishte e lehtë, nuk ishte aspak e lehtë. Në fillim fare mbaj mend kur e kemi hapur, unë kam qenë ulur diku te një tavolinë këtu. Dhe po shikoja në laptopin tim. Çfarë do bëj, çfarë do bëj sepse njerëzit nuk e dinin ende se ne ekzistonim”, tha Bobiani në intervistë për Zërin e Amerikës.

Ndër klientët e parë të “Dua Kafe” ishte edhe Robert Sitsema, një kritik i njohur i ushqimit.

Ai radhiti biznesin shqiptar në mesin restoranteve më të mira të Nju Jorkut për vitin 2019.

“Vetëm kur marrin në telefon dhe thonë ‘Nju Jork Times këtu, kemi qenë tek restauronti tre-katër herë, na ka pëlqyer shumë ushqimi’. Ata e dinin se çfarë donin. Më thanë që duan të provojnë pesë pjata, speca me mazë, flinë, tavën e Elbasanit e të gjitha. Unë ngela i befasuar. Faktikisht fillimi, mu duk si ëndërr sepse bëhej fjalë për Nju Jork Times. Pastaj e lamë një ditë që të vinin të bëjnë fotografitë dhe kështu ndodhi. Kështu erdhi edhe Nju Jork Magazine, kështu ka ardhur edhe CBS News”, thotë ai.

Artikujt e publikuar në shtypin amerikan, e bënë të njohur “Dua Kafe”, i cili është sot restoranti i vetëm ku mund të gjesh kuzhinën shqiptare në Manhatan.

“Më vjen shumë mirë që ne kemi rritur emrin e shqiptarisë. Sepse kur vijnë amerikanët dhe porosisin tavë elbasani, sepse e dinë çfarë është tashmë, apo speca në mazë, apo qebapet, apo flinë më bëhet zemra mal. Jo vetëm që hanë ushqim të mirë nga të gjitha viset, por ata ikin edhe të informuar, se kush jemi ne. Kështu që jam shumë krenar për atë, të gjithëve ua them historinë siç ka qenë”, thotë Bobian Demçe, pronar i Dua Kafesë.

Ndërsa një vit më parë ai ishte në dyshime nëse do të kishte sukses, përvjetori i parë e gjen Bobianin me plane për të zgjeruar biznesin e tij.

Në Manastirin e Migjenit

Nga Prof. Nasho Jorgaqi

Kur kolegët e katedrës së gjuhës e të letërsisë shqipe të Universitetit të Shkupit më pyetën se cilin nga qytetet e Maqedonisë do të dëshiroja të vizitoja, unë pa mëdyshje iu përgjigja: Manastirin.

Kishte plot arsye që e vija në krye të dëshirave të mia këtë qytet, po në radhë të parë se këtu kishte jetuar e mësuar Migjeni. Në këso rastesh viset e huaja sikur pushojnë së qeni të huaja. Bie mbi to një tis intimiteti, gati-gati romantik, që nuk arrin ta shkoqisësh menjëherë shkakun. Mund të lidhet me ngjarje të historisë kombëtare, me rrjedha të jetës shqiptare, që kanë kaluar andej, mund të ketë të bëjë dhe me jetën e ndonjë personaliteti të shquar, që plekset me fatin e atdheut. Në Manastir bashkoheshin të gjitha, por kësaj here unë mendoja kryesisht për Migjenin, jeta e të cilit, megjithëse qe e shkurtër, as mund të merret me mend pa vitet e largëta që kaloi në këtë qytet.

Tërë ato ditë, tek qëndronim miq në Shkup, Migjeni ishte gjendur në shoqëri me ne, në takimet e bisedat me kolegët tanë shqiptarë dhe me miqtë maqedonas. Diskutirhi për poetin mori shkas dhe nga një rrethanë e re që erdhi fare e papritur. Gazetari Alush Kamberi kishte kumtuar në shtyp se kishte zbuluar në Manastir dorëshkrimin e novelës “Jetë pa fat”, që ai mendonte se ishte e Migjeni Atë e kishte ruajtur prifti Simo Acev shok seminari i poetit tonë, i cili tregonte se Milloshi e kishte shkruar këtë vepër në serbo- kroatisht, kur ishte seminarist dhe ai pastaj ia kishte përkthyer në maqedonisht. Novela trajtonte probleme të mprehta shoqërore të atyre viteve, fliste për varfërinë e padrejtësitë diku në viset e Manastirit, në një mjedis të përzier kombëtar e fetar. Sipas priftit, për shkak të kësaj përmbajtjeje, ai nuk kishte guxuar ta botonte në kohën kur e kishte përkthyer, por nuk thoshte përse e kishte mbajtur aq gjatë dhe s’e kishte botuar në vitet e pasluftës! Kjo pyetje e të tjera si këto hynin në bisedat tona në Shkup, por kuptohet se përgjigjen mund ta gjenim ndoshta vetëm në Manastir. Acevi shërbente atje, në kishën e Shën Mërisë. Ja një shkak tjetër që zgjonte kureshtjen tonë dhe na shtynte të niseshim sa më parë për në Manastir.

Po kjo nuk ndodhi menjëherë, jo vetëm se na duhej të mbanim disa leksione para studentëve shqiptarë në universitet, por kishim dhe një program të tërë takimesh e vizitash në kryeqendrën maqedonase. Në hotelin ku qemë vendosur, do të prisnim dhe do të përcillnim plot miq, sidomos pasditeve dhe darkave. Në një nga këto pasdite, kolegu ynë Remzi Nesimi na bëri një befasi tepër të këndshme: na solli në hotel dhe na njohu me një nga shokët maqedonas të Migjenit, Levko Arsevin. Miku, nga sa na tha, sapo kishte dëgjuar për ardhjen tonë e kishte ndier si nevojë shpirtërore takimin me bashkatdhetarët e Milloshit të paharruar!

E kam para syve si tani atë burrë të vjetër, shtatmesatar, por të shëndoshë, me një fytyrë të bëshme e faqe të kuqe, që na përqafoi me t’i zgjatur dorën. I gjallë e tepër gazmor, ai fliste buzagaz e duke lëvizur sa duart e sa kokën krejt të zbardhur.

-Jam një nga bashkënxënësit e Milloshit të seminarit të Bitolit, – tha me zë të lartë sapo zumë vend në një cep të hollit. Fytyra e tij flakëronte nga një përskuqje e ndezur dhe mezi merrte fry më. – E kam për nder t’ju them se kam qenë shok i tij.

E kujt i shkonte mendja atëherë se do të vinte një ditë që ai do të bëhej poet i madh.

Miku fliste i emocionuar dhe qëndronte aq lirshëm në mes nesh sa të kapte për duarsh krejt pa të keq dhe tregonte me ton intim. Në bisedë e sipër, morëm vesh se ai kishte qenë gazetar dhe tani ishte pensionist, por për shqiptarët do të mbetej gjithnjë shok i përjetshëm i Milloshit!

-Mali Millosh! – ia bëri ai me një zë nostalgjik dhe fjalët tingëlluan si psherëtimë. – Kështu i thërrisnin në seminar: Milloshi i vogël! Se vinte i imët e s’binte në sy nga trupi, po ç’rëndësi kishte trupi. Milloshin e ngrinte lart mendja e ndritur, sjellja tepër njerëzore, vlerat morale e intelektuale. Kush do ta njihte nga afër, do ta ndiente se ai diçka do të bëhej, por çfarë? Ishte ende shpejt ta përcaktoje saktë, veç ai dallonte nga ne të tjetër. Këtë e them me bindje. Ja, unë as e mendoja se do të bëhesha gazetar, po ja që u bëra, sigurisht, një gazetar i rëndomtë. Kurse Milloshi ngjiti shkallët e lavdisë, u bë shkrimtar i kombit të tij! Shumë nga ne shokët e vet e ndiemë se atë e priste një ardhme jo e zakonshme. Se në vitet e fundit të seminarit, ai dha shenjat e një personaliteti universal. Nuk e teproj, nëse them kështu. Dhe kur vite më vonë dëgjova se ç’kishte dalë prej Milloshit tonë, aq u emocionova, sa mend qava nga gëzimi! Nga mali Millosh kishte dalë shkrimtari i madh. Po, nga i mençuri, nga i heshturi, nga fisniku Millosh!

Ai fliste e tregonte pa ndërprerë, krejt i përhumbur në kujtimet e veta, me një duf plot mall e dëshira që zgjonin njëra-tjetrën. Fliste nostalgjia e shokut të vjetër, po dhe bindja e moshës së pjekur që kishte përballuar kohën. Migjeni ishte kthyer në krenari, në krenari për të, për gjithë brezin e tij, për vetë seminarin e dikurshëm. Pse e paktë ishte kjo? Këtë nuk e shprehte vetëm me fjalë. Këtë ia thoshin dhe sytë, dhe lëvizjet energjike të duarve, dhe mënyra e prerë e të folurit, dhe përqendrimi i tërë qenies së tij.

-E dini ç’ishte Milloshi? Një njeri që digjej flakë për njerinë. Një flakë njerëzore. Ai i ndiente thellë të gjitha vuajtjet e botës dhe kurdëgjova se vdiq fare i ri, u trondita; po nuk u habita. Nuk u habita sepse e dija se ashtu siç kishte filluar ai nuk do ta kishte të gjatë. Milloshi nuk jetonte për vete, po për njerëzimin. Dhe në këtë mes nuk kishte asgjë fetare, asketike, të më besoni për këtë, se Milloshi nuk deshte t’ia dinte prej përrallave të fesë. E di mirë unë, bile qysh në seminar ai u bë ateist, njohu fenë dhe e njohu mirë, nga brenda. Dhe sa më shumë e njohu fenë, aq më tepër u bë i ndërgjegjshëm për misionin e njeriut në shoqëri.

Askush nuk e kuptoi se si ikën orët atë pasdite. Biseda pastaj u përzie, sepse ai zu të na pyeste me hollësi për një kohë që s’e njihte dhe ne e dinim mirë. Padashur, bëheshin lidhje asociative, po dhe nxirreshin disa përfundime logjike, që e qartësonin më tej figurën e poetit. Miku u prek nga gjithë sa dëgjonte dhe kishte çaste që e pllakosnin mendimet. Atëherë vështrimi i bëhej më i thellë dhe lëvizjet e humbisnin gjallërinë e parë.

Kur mori vesh se do të shkonim në Manastir dhe pasi na tregoi për vendet që lidheshin me Migjenin, na tha i gëzuar:

-Kjo është gjëja më e mirë, që mund të bëhet për Milloshin! S’e kam fjalën për veprën e tij se ajo jeton e pavdekshme, po për jetën, për Milloshin njeri. Atë do ta gjeni dhe në Manastir. Evokoni kohën e tij, kur të shkoni atje, dhe dijeni se aty është dhe ai!

Këto ishin shënimet e para që mbajta ato ditë në Shkup për Migjenin. Sepse më pas ato do të vinin duke u shtuar. Shpejt rashë te’ një burim që as e kisha menduar. Profesor Petroja, Petro Janura, shef i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe të Universitetit të Shkupit, kishte kohë që punonte për të hartuar një monografi mbi Migjenin. Ai këtë e quante veprën e tij jetësore dhe, ç’është më e rëndësishmja, kishte mbledhur një material të pasur faktik. Profesor Petroja ishte ai që do të më udhëhiqte për në Manastir!

Një ditë para nisjes, pasi kishim biseduar disa herë për Migjenin, profesori më ftoi në kabinetin e tij të punës që kishte pranë katedrës. Me Petron ishim bërë miq, qemë takuar dhe e kisha shoqëruar, kur kishte ardhur në Shqipëri. Ai kishte lindur në Fier dhe kishte ikur prej andej që fare i ri për të kryer studimet në Rumani e në Itali. Gjatë luftës ishte persekutuar nga nazistët, kishte vuajtur në burgje e kampe përqendrimi dhe rrethanat e kishin bërë të vendosej pastaj në Maqedoni. Këtu kishte botuar gazetën e parë shqipe, kishte hapur shkollën e parë të mesme shqipe, kishte themeluar katedrën e gjuhës e të letërsisë shqipe, ishte një nga pionierët e shkencës dhe të kulturës shqiptare në republikën Maqedonase. Kishte shkruar tekste shkollore e libra me studime, merrej me probleme gjuhësore, por e kishte shumë për zemër edhe studimin e letërsisë.

Në kohën kur shkuam në Shkup, profesor Petroja ishte në prag të pensionit dhe ndonëse nuk qe aq mirë nga shëndeti, vazhdonte punën me zell dhe përkushtim që të prekte. Jepte rregullisht leksione, drejtonte seminare, udhëhiqte punë shkencore, po pasioni i tij ishte veprimtaria studimore.

-Nuk do të iki pa e kryer monografinë për të, më tha kur shkova në kabinet dhe u ulëm pranë tavolinës. Këto fjalë i shqiptoi si me zë të ulët dhe i menduar, ndërsa bënte sikur trazonte e kërkonte diçka midis dorëshkrimeve. Ishte i lodhur nga puna që i duhej të përballonte por ishte i dhënë pas saj me pasion dhe këmbëngulje.

Kishte pamjen tipike të intelektualit, me syzet e trasha dhe vështrimin serioz, me atë ballin e gjerë dhe trupin e gjatë e pak të kërrusur. Gjithë ç’kishte përqark fliste për punën dhe interesat e tij të gjera. Rafte me libra, skedarë, dorëshkrime, gazeta e copa gazetash e pastaj dosje të veçanta me dokumente autentike, faksimile, fotografi, pjesa më e madhe e të cilave kishin të bënin me Migjenin. Profesori kishte shkuar sa e sa herë në Manastir, kishte kryer hulumtime në arkivin e qytetit, ishte njohur me historikun e seminarit teologjik, kishte shkelur nëpër vendet që lidheshin atje me Migjenin, kishte takuar shokët e ndonjë mëçues të tij. Ndoshta, ishte i vetmi studiues në Maqedoni që merrej seriozisht me gjurmët e poetit në këtë vend. Por, ndërkaq, ai kishte sjellë nga Shqipëria shumicën e botimeve dhe studimeve tona për Migjenin.

-Siç e sheh, – më tha pasi m’i tregoi materialet, – gjithë përpjekjet e mia tani janë përqëndruar në atë punë të vështirë që këto burime t’i bashkoj dhe mbi bazën e tyre të ndërtoj monografinë mbi Migjenin. Ka kohë që kam hyrë në botën e tij dhe ndihem i lidhur fort shpirtërisht, por…

Dhe ai nis më tregon për dilemat që i kanë dalë përpara, për disa kundërthënie të fakteve e të dhënave që i paraqiten. Shfaq pastaj disa dyshime e hamendje, hedh disa hipoteza e parashtron disa teza interesante, ndihet synimi që ka jo vetëm për të sjellë informacion të panjohur, por për të dhënë disa mendime të reja mbi Migjenin.

Profesori, ashtu gjysmë i kërrusur, lëviz nëpër kabinet dhe si zbret nga rafti disa dosje, m’i vë ato përpara. Hap njerën prej tyre dhe me shkëlqim në sy, më thotë:

-Ja, këto janë dokumente shkollore të Migjenit. Kopjen e tyre e kam nxjerrë nga arkivi i seminarit. Nga këto mund të përfytyrosh dhe të kuptosh sot gjithë ecurinë e tij gjatë viteve të shkollimit në Manastir.

Kisha përpara dëftesën e semimaturës të nxënësit Millosh Gjergj Nikolla, që kishte kryer progjimnazin klasik të Manastirit në vitet 1925-1927. Në një formular të gjerë qenë regjistruar notat që kishte marrë në seminarin teologjik “Jovan Theologu” gjatë pesë vjetëve të mësimeve (1927-1932). Ishte dhe dëftesa e matures dhe disa dokumente të tjera.

-Milloshi pat ardhur në Manastir nga Tivari, – merr të tregojë Petroja me një zë të ngrohtë duke më vështruar pas syzeve të trasha.

-Atje, siç e di, ai kishte jetuar tek e motra, Lenka, dhe kishte kryer dy klasat e para të gjimnazit të ulët. Po, me sa duket, kushtet nuk e lejonin të vazhdonte më tej, prandaj i ungji Jovan Kokoshi e solli në gjimnazin e Manastirit. Ai erdhi këtu më 1925, kur ishte 13 vjeç, dhe jetoi në internat. Ja dëftesat e dy vjetëve, ja dhe ajo e semimaturës…

I vërej me kujdes dhe shkëmbejmë mendime. Notat tregojnë qartë se Milloshi në atë kohë është nxënës mesatar, gati i rëndomtë. S’ka asgjë që të dallohet, madje ka mbetur në matematikë e paraqitet dobët në gjuhën serbe. Nuk e ka të lehtë të mësojë gjuhën e huaj, megjithëse në këtë gjuhë ka bërë shkollën fillore në Shkodër. Sado që nuk i mungon zgjuarsia, ai nuk tregon zell e vullnet të veçantë në mësime. Mund të ketë disa arsye që ta shpjegojnë këtë gjendje të Milloshit. Ndoshta nuk ambientohet menjëherë me mjedisin e ri, me jetën kolektive të internatit, larg njerëzve të shtëpisë. E vuan thellë jetimësinë. Akoma nuk e ka marrë mirë veten nga fatkeqësitë familjare. S’mjafton që i kanë vdekur radhazi, nëna, i ati, vëllai, po gjatë kohës së gjimnazit më 1926, Milloshi bonjak merr dhe një goditje tjetër. I vdes gjyshja e dashur, Stanka, që e ndiente ta kishte nënë e baba prej disa vjetësh. Merret me mend se ç’ndodhte në botën e brendshme të këtij jetimi në dhe të huaj! Tani, me vdekjen e gjyshes, ai pothuajse nuk kishte më shtëpi. Shtëpia e Nikollajve ishte mbyllur, të motrat qenë shpëmdarë. Kush do ta priste tani në Shkodër?

Ishte e qartë se Milloshi do të qëndronte për një kohë të papërcaktuar larg vendlindjes. Dhe kjo u duk kur i ungji përsëri do të përkujdesej për të nipin, duke i nxjerrë një bursë për seminarin teologjik nga kisha serbe. Nuk kishte rrugë tjetër. Të paktën kështu nuk mbetej pa shkollë dhe gjente një strehë deri sa të mëkëmbej për t’u bërë për jetë.

-Ma merr mendja,- thotë profesor Petroja,- kjo gjë që bëri dajë Jovani nuk do t’i ketë pëlqyer Milloshit. Kush është ai i i ri që do të bëhet prift? Pastaj kalimi nga një shkollë si gjimnazi me horizont të gjerë e human, në seminarin teologjik do të thoshte mbyllje dhe kufizim në mes mureve të një shkolle fetare, ngushtim i dijeve, hyrje në një atmosferë mistiko-kishtare. Me siguri shpirti i lirë i Milloshit të ndjeshëm, do ta pësonte…

Seminari teologjik serb i Bitolit, siç e quajnë sllavët, ishte një shkollë tipike fetare, që përgatiste kryesisht priftërinj, këngëtarë a psalltës kishe dhe mësues feje. Sinodhi ortodoks i Beogradit, që përfaqësonte synimet hegjemoniste të kishës serbe në Ballkan, e kishte seminarin “Jovan Theollogu” një nga dy institucionet shkollore më të rëndësishëm të bashkësisë ortodokse sllave të viseve jugore të gadishullit. Aty mësonin përgjithësisht fëmijë të familjeve të varfra, jo vetëm nga Maqedonia, po dhe nga Mali i Zi, Serbia, Kosova, Shqipëria etj., që përfshinin besimtarë të ritit ortodoks prosllavian.

-Seminari i Manastirit,- më shpjegon profesori,- siç del nga dokumentet e kohës, kish peshë në bashkësinë ortodokse të këtyre anëve të Ballkanit. Për këtë flasin dhe konceptet solide mbi të cilat qenë hartuar programet shkollore, kuadrot e përgatitur që punonin këtu, baza e fuqishme materiale, kërkesat dhe disiplina e rreptë. Pra, ishte një shkollë serioze përformimin dhe përgatitjen e barinjve të ortodoksisë, për t’i kultivuar ato cilësi që u duheshin klerikëve. Shih programet mësimore dhe do të bindesh.

Marrim dhe shikojmë me kujdes programet e seminarit, që profesori i ka mbledhur e sistemuar në një dosje të veçantë. Më shumë se gjysma e lëndëve që bëheshin në shkollë janë kryesisht fetare. Fillonin nga ungjilli, dogmatika teologjike e polemika, morali teologjik, historia e kishës ortodokse serbe dhe vazhdonin me të drejtën kishtare, omilikën, liturgjinë, patologjinë, katiketikën, apologjikën, pastorin fetare e deri te gjuha e vjetër kishtare sllavë dhe muzika fetare. Lëndët laike ishin ato që kishin të bënin me kulturën e përgjthshme qytetare si gjuha e letërsia, gjuhët e huaja(frëngjish, rusisht, gjermanisht), matematika, fizika, historia, filozofia, psikologjia e pedagogjia.

Eshtë interesant të vërehet qëndrimi i Milloshit ndaj këtyre lëndëve, sidomos ndaj lëndëve fetare dhe atyre laike. Shkëmbejmë mendime për këtë me Petron. Ai e njeh mirë gjendjen dhe s’është zor t’i kuptosh diferencat dhe luhatjet. Në seminar Milloshi do të tregojë zell për mësimin e gjuhëve të huaja, mëson rusisht dhe frëngjisht. Mundet ta ketë bërë këtë gjë nga që ka nisur ta kuptojë se gjuha e huaj është mjet për të hyrë në labirinthin e diturive. Vëmendjen ta tërheq veçanërisht ecuria e tij në lëndët fetare, ku shihen diagrama të çuditshme. Luhatjet duken, jo vetëm nga rijë vit në tjetrin, po dhe brenda një lënde. Ai s’është indiferent ndaj lëndëve fetare. Duket se në procesin e njohjes e të studimit, ka interesa dhe afinitete kalimtare, por kundrejt thelbit të tyre, ai duket se ka reaguar në mënyrë të ndryshme.

Një i ri si Milloshi, me shpirt të lirë dhe synime të guximshme, s’kishte si ta pëlqente dogmatikën, një lëndë që fyente personalitetin e njeriut, e kufizonte dhe e shtypte, po as omilitikën, që tek e fundit me predikimet e saj e shtynte njeriun drëjt demagogjisë. Kështu dhe me liturgjinë dhe katiketikën, kur këto e kufizonin dhe e reduktonin diturinë brenda shtratit të ngushtë të fesë. Ndryshe qëndronte puna me Biblën, që nuk do ta shikonte kryesisht si vepër fetare. Te Bibla mendja e tij e mprehtë ka mundësi të ketë depërtuar në shtresate nënshtresat e saj e të ketë gjetur mendime e përvoja me vlerë universale, figura e ngjarje të historisë të kthyer në simbole, pavarësisht nga veshja dhe interpretimi fetare dogmatik. Për interesat e formimin e tij intelektual, Milloshi me sa duket s’ka qenë indiferent as ndaj historisë së kishës dhe të së drejtës fetare. Një gjë është e sigurt nga sa tregojnë notat: lënda që i pëlqente më shumë në mes mësimeve teologjike ishte muzika kishtare, ku dhe në maturë ishte e vetmja lëndë që ka marrë vlerësimin më të lartë.

Kur vijmë tek lëndët laike, e kemi më të lehtë për të gjykuar. Milloshi e manifeston sheshazi prirjen e brendshme që ka për kulturën përtej kufijve të fesë. Në qoftë se nuk ka përparim të kënaqshëm në fizikë e në matematikë, kjo nuk dëshmon të. kundërtën. Mund të ketë qenë çështje rrethanash e parapëlqimesh. Në fakt shpirti i tij ishin lëndët humane. Ai ishte dhënë pas letërsisë e filozofisë, psikologjisë e logjikës, pas muzikës, ndonëse jo e fundit për nga renditja.

Ecuria e Milloshit në mësime gjatë viteve të seminarit, e parë në rrafsh psikologjik e më thellë, e bën të qartë distancimin e tij nga lëndët skolastike. Kjo është një nga pamjet e procesit të formimit të tij, që duke u studiuar nga afër kupton se nuk ka qenë i lehtë. Në botën e brendshme të djaloshit do të zhvillohej një luftë e pandërprerë në mes logjikës e skolastikës, të vërtetës së gjallë e të dogmës. Ai do të ishte nën presionin e vazhdueshëm të ideve fetare e të mjedisit kishtar, të rrezikut të grackave shpirtërore që i ngrihen njeriut në moshën e në rrethanat e tij. Por të gjitha këto flasin dhe për atë që vitet e seminarit qenë tek e fundit vite të një evoluimi të pandërprerë shpirtëror, të rritjes intelektuale, të përpjekjeve për të krijuar një individualitet të vetin. Nga kjo pikëpamje, vendin kryesor të shqetësimeve të para shoqërore tek ai do ta zënë fati i njeriut dhe mendimet për jetën jashtë mureve të seminarit. Feja dhe kisha, me kalimin e kohës, sa vjen e mbeten në plan të dytë.

-Kam kohë që hulumtoj dhe meditoj për këto vite, – thotë profesor Petroja, duke u kapur rishtazi pas fillit të bisedës- dhe më rezulton se qysh në këtë periudhë të jetës, nisin të shfaqen, te Milloshi disa cilësi, që do të formojnë më vonë personalitetin e tij të fuqishëm: ndjeshmëria e lartë dhe mendja e mprehtë, shpirti kritik dhe intuita e hollë, aftësia e të vëzhguarit dhe e akumulimit, prirja për të qënë sa analitik aq dhe sintetik. Profesori, më nxjerr dokumente të tjera që ka zbuluar. Shoh që e kanë mbërthyer emocionet. I merr ato me dorë dhe i mban me kujdes si të jenë petale lulesh.

-Kjo është tema e hartimit të maturës, temë tipike për një shkollë fetare: “Natyra e dyfishtë e zotit Jezu Krisht”. Po hartimi i Milloshit nuk është gjendur, sado që jam përpjekur ta kërkoj në rrugë të ndryshme. Fashistët bullgarë bënë dëme të mëdha gjatë luftës. Veç do të ishte me shumë interes t’i dinim me këtë rast mendimet e Milloshit maturant.

-Duket një temë tepër delikate, – them unë, – gati, gati tunduese…

-Ashtu është, – ma kthen ai, – kur dihet që mësuesi i letërsisë e ka vlerësuar një hartim të Milloshit kështu “Parashtrimi 5, brendia O”!

Shfletoj anuarin e maturantëve të vitit shkollor 1931 -1932. Shoh dhe polifoton e tyre. Eshtë botimi i bërë nga drejtoria ë seminarit teologjik serb “Jovan Theollogu” në vitin 1933. Janë shënuar emrat e të gjithë maturantëve, me notat e provimit të pjekurisë, të zhvilluara nga 1-17 qershor 1932. Millosh Gjergj Nikolla mban numrin rendor 47, mesatarja e notave të matures është 3,77. Ja dhe numri i përgjithshëm i mungesave gjatë pesë viteve: 257, nga të cilat 166 i ka bërë vetëm vitin e katërt. Një ndërprerje tepër e gjatë, që flet për një gjendje jo të mirë shëndetësore. Dokumente të tjera dëshmojnë se Milloshi pasi dha provimet e maturës, pa mbushur javën, më 22 qershor, niset menjëherë për në Tivar, tek e motra. Vërtet është e trishtuar të mendosh që ky djalë, tani që po dilte si të thuash në jetë, nuk kishte strehë familjare ku të kthehej.

Qëndrimi në Tivar është i përkohshëm, sa për t’u çlodhur aq dhe për t’u menduar mirë përtë ardhmen. Njëherë për njëherë, ai duhej të kthehej në Shkodër. Atje do të zgjidhej përfundimisht rruga që do të ndiqte. Diploma që kishte marrë e shpallte të aftë për shërbim kishtar, për mësues feje, por nuk përjashtonte të drejtën për të ndjekur studimet universitare. Gjithë ato muaj Milloshit nuk do t’i ndahej pyetja: “Ç’do të bënte më tej?” Në xhep ai tani kishte diplomën e seminarit teologjik “Jovan Theollogu” dhe pasaportën që i kishte dhënë konsullata shqiptare në Manastir. Këto dokumente e paraqisin zyrtarisht Millosh Gjergj Nikollën, diplomant në teologji dhe me tiparet e veta individuale: shtatlartë, me ballë të rregullt, sy e flokë gështenjë, gojë e hundë hormale, fytyrë të bardhë…

Tërë kohën jemi harruar në kabinet dhe nuk vëmë re se nëpër korridoret e fakultetit nuk dëgjohet më asnjë zhurmë. Të dyve na ka pushtuar Migjeni dhe jemi futur aq thellë në jetën e tij, sa nuk dimë të dalim.

Para se të ngriheshim, ai hapi njërin nga sirtaret e dollapit dhe nxori prej andej një dosje të lidhur.

-Nesër do të nisemi për në Manastir, – më thotë buzagaz dhe duke ma zgjatur dosjen shton: – Merre këtë me vete dhe lexoje. Janë disa nga kujtimet e shokëve të seminarit. Me qënë se ato të shokëve të tij shqiptarë i njeh, tani njihu me ato të shokëve meqedonas. Këtu ke kujtimet e Metodi Gogovit, Spiro Dimovskit, Llambi Tasevskit, Simo Acevit, Levko Arsovit e të tjerë, Të gjithë shkruajnë për Manastirin.

Kur u ndamë ishte vonë dhe u ktheva drejt e në hotel. U mbylla në dhomën time dhe nisa të lexoj pa humbur kohë. Nuk desha të prish atmosferën, që ende ruaja nga bisedat me Petron. Dalëngadalë kujtimet e shokëve të tij më morën me vete dhe mend e gdhiva atë natë shtatori. M’u hapën sa e sa shtigje që më çuan në Manastir e më futën në seminar dhe në internat, në jetën dhe shoqërinë e Milloshit. Ndoshta, asnjëherë s’e kisha përjetuar aq thellë kohën e djalërisë e të rinisë së parë të tij. U harrova i tëri pas një realiteti që kishte ekzistuar dikur e tani s’ekzistonte më. Ishte kjo lidhja shpirtërore që ndieja me poetin, apo magjia e kujtimeve të shokëve që më krijuan këtë gjendje? Nuk di ç’të them, veç ajo dhomë hoteli në katin e dhjetë, e vetmuar dhe e heshtur, e zhytur në mugëtirën që krijonte abazhuri, ndërsa Shkupi kishte humbur fytyrë në errësirën e natës, më bënte të harroja gjithçka dhe të gjendesha vetëm për vetëm me Migjenin. Rrëfimet e shokëve më vinin njëri më i gjallë se tjetri, plot situata dhe hollësi impersionuese sa më dukej se Milloshi i tyre më lëvizte nëpër hapësirën e dhomës me një qartësi të çuditshme. Më dilte përpara herë në mes shokëve me atë vështrimin e butë dhe buzëqeshjen e çiltër dhe enigmatike, herë vetëm i menduar, me një tis të fshehtë trishtimi, që buronte së thelli nga gjithë qenia e tij delikate dhe brishtë. Imazhi i Milloshit përsëritej pothuaj në të njëjtat skena tek lexonte, tek shkruante, tek shëtiste, tek rrinte i menduar apo bisedonte në shoqëri me të tjerët. Ishte po ai, me uniformën e zezë dhe kasketën e seminarit, me trupin e tij të hollë e të dobët, me pamje të zbehtë, me ballin e gjerë dhe pjesën e poshtme të fytyrës të hajthme. Zërat e atyre kujtimeve të largëta u bënë aq sugjestionues, sa dhe kur unë arrija të shkëputesha nga ajo lojë përfytyrimesh dhe portreti i tij humbiste në mugëtirën e dhomës, sytë e Milloshit prapë më rrinin përpara: të mëdhenj e plot dritë, sy prej nga derdhej aq mençuri e bukuri, aq besim e dhimbsuri, sa ndihesha i gjithi nën pushtetin e tij njerëzor.

Nën atë vështrim që zgjati për orë të tëra, më molisi dalëngadalë gjumi, kur nata me sa dukej kishte marrë të thyer.

Në mëngjesin që gdhiu më zgjoi zilja e telefonit. Shokët më prisnin poshtë të niseshim për në Manastir.

Dita ishte aq e bukurdhee këndshmeatë mëngjeskurdolëm nga Shkupi, sa vetëm gjethet e drurëve, që rrëzoheshin anës rrugëve të kujtonin se kishte ardhur vjeshta. Pamjet e saj, me atë larmi ngjyrash të qarta e të qeta, u bënë më të dukshme tek kalonim pastaj me shpejtësi mes përmes Maqedonisë. Zbrisnim gjithnjë e më në jug të vendit, duke lënë prapa njëri pas tjetrit qytetet Tilovelesh, Gradin, Prilep, Krushevo. Në fund fare vinte Manastiri në trekëdëshin ë viseve ku takohen tokat maqedonase, shqiptare dhe greke. Një pozicion krejt i veçantë ky i Manastirit, qytet i dytë për nga madhësia e rëndësia në Maqedoni.

Ai që e njeh sadopak të kaluarën e këtij qyteti të përmendur, e di dhe peshën e rolin që ka luajtur ai jo vetëm historinë e kësaj treve por dhe në atë të Ballkanit. E kujtojmë këtë histori gjatë udhëtimit, evokojmë ngjarje të saj nga lashtësia e deri në ditët tona. Në radhë të parë për këtë na shtyn Migjeni, po dhe motive që lidhen drejtpërdrejt me historinë tonë kombëtare.

Dëgjoj se në lashtësi qyteti mbante emrin Heruklea, pastaj turqit e quajtën Manastir, kurse sllavët e thirrën Bitoli. Po pavarësisht nga emri, ai mbeti atje ku ka qënë, në mes maleve të Peristerit dhe liqenit të Prespës, një pikë takimi i botës sllave, greke e iliro-shqiptare. Një trevë tepër e ndjeshme, nga kishte kaluardikur Via Egnatia e ku qenë kryqëzuar rrugët strategjike e tregtare, qendër e rendësishme administrative e ushtarake nga një shekull në tjetrin. Manastiri i kohës osmane kishte fytyrën shumë kombëshe të perandorisë, një qytet i përbërë nga maqedonas e shqiptarë, grekë e turq, serbë e a rumunë, pa përmendur të tjerë. Këtu ishte mbledhur pothuaj gjithë Ballkani dhe në këtë vatër të përbashkët jetonin së toku kombësi e gjuhë të ndryshme,mënyra të ndryshme të jetuari e të menduari, me zakone e veshje nga më të ndryshmet.

Rrugët e Manastirit të çonin në të gjitha viset e Ballkanit po lidheshin dhe me qendrat evropiane, me Vjenën dhe Venecian, me Parisin dhe Londrën, me Lajpsigun e Romën. Ato qenë të hapura në çdo kohë për në Stamboll, kryeqendrën e perandorisë. Flasim përtë gjitha këto, e megjithatë biseda vjen e përqëndrohet te marrëdhëniet e shqiparëve me këtë qytet, te vendi që zë Manastiri në historinë tonë. Për një copë herë sikur shkëputemi nga Migjeni. Në të vërtetë nuk largohemi, sepse sado që nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet tij dhe paraleleve të historisë së Manastirit, prapë se prapë urat e historisë shqiptare qëndrojnë në mes. Ky qytet hyn e del në analete historisë sonë, në rrjedhën e ngjarjeve kombëtare, në jetën e njerëzve tanë të shquar. Ai përmendet jo më pak se Korça e Shkodra, Prizreni e Janina, Elbasani e Durrësi dhe si qendër vilajeti që rrezatonte gati në mbarë tokat shqiptare. Pesha e tij u rrit sidomos në kohën e Lidhjes së Prizrenit, kur Kuvendi e tok me të dhe delegatët shqiptarë të Manastirit, e caktuan një nga vilajetet e Shqipërisë autonome. Madje në planet dhe endrrat e rilindësve, ky qy tet do të ishte kryeqendra e shtetit autonom shqiptar! Kjo shpjegohet edhe me praninë e madhe të popullsisë shqiptare jo vetëm në krahinate vilajetit, podhe brenda në qytet me fuqinë politike dhe ekonomike që ata kishin e mbi të gjitha me rolin e Manastirit si arenë e vatër e Rilindjes sonë Kombëtare.

Në këto fjalë e sipër na del përpara në horizont, silueta e Manastirit, shtrirë në një rrafshultë të gjelbërt e ku duken së largu malet e Peristerit. Nuk di se ç’rrugë ka pas bërë Migjeni për të ardhur deri këtu, por me siguri i ka rënë nga ana e Korçës. Sa larg na duket tani Shkupi dhe sa afër Korça! Madje me këtë qytet përgjason dhe për nga panorama e përgjithshme, jo vetëm nga pozicioni fushor dhe planimetria, po dhe fytyra urbanistike. Këtë e vëmë re më mirë kur hyjmë në qytet, nga natyra e shtëpive dhe rrugëve, nga lumi Dragor që e përshkon, nga parqet dhe gjelbërimi plot hijeshi. Eshtë një qytet tipik ballkanik i viseve jugore të gadishullit, i cili, me sa duket, sado ndryshime bashkëkohore ka bërë, ruan në njëfarë mënyre fizionominë e fund shekullit të kaluar dhe të viteve ’20 e ’30 të shekullit tonë. Ndoshta, kjo vjen nga disa veçori të rrugës kryesore, nga udhët e ngushta që përhapen gjithandej, nga sokakët me kalldrëm, nga kishat e xhamitë e shumta, po dhe nga shtëpitë dy- tri katëshe, ballkonet karakteristike, nga kafenetë e dyqanet që kanë tenda përpara, nga çezmat… Besoj se në këtë mjedis Migjeni nuk e ka pasur të vështirë të ambientohet. Shumë pamje të relievit të qytetit i kanë kujtuar vendlindjen, po dhe jeta dhe përbërja shoqërore. Po ajo ndarje klasore, po ajo përçarje fetare e për më tepër këtu ishin dhe ndasitë nacionale. Edhe në kohën e tij, ky qytet sado që banohej në radhë të parë nga maqedonas, kishte dhe serbë, malazezë, shqiptarë, turq, grekë, arumunë etj. Pak a shumë këtë përbërje Migjeni do ta gjente dhe në seminar.

Ulemi në një kafe, tavolinat e së cilës shohin nga qyteti. Një pamje e gjerë, e moçme dhe e re shtrihet në të katër anët e horizontit. Shumë gjëra mund të mendojë e të tregojë njeriu këtu për Manastirin tek rri dhe e sodit. E para gjë që ndien është e kaluara që përftohet si një vizion i mugët përpara syve. Qyteti duket i lodhur, pa zulmën e dikurshme, i tërhequr nga rrugët e gjera të botës bashkëkohore.

Mbase më shumë se kohës sonë, Manastiri që kërkojmë ne i takon historisë. Ai sot sigurisht është Manastiri i njëhershëm. Në kohën e Evlia Çalebiut, në shekullin e 17 ai kishte 3.000 shtëpi me 900 dyqane dhe sa vinte e rritej. Deri në 1912 arriti në 50.000 banorë, kurse më vonë erdhi e ra, sepse e humbi pozitën e parë, s’ishte më qendër administrative, po provincë e një vendi të prapambetur. Në fillim të viteve ’30, zbriti në 33.000 banorë. Një prej këtyre banorëve do të ishte dhe Millosh Gjergj Nikolla, siç kishin qenë dikur nxënës këtu dhe Aleksandër Xhuvani, Muço Qulli, Lasgush Poradeci, Kostaq Cipo, Haki Stërmilli e sa e sa të tjerë. Shkollat e mesme të Manastirit kanë qënë të njohura e të preferuara; vinin këtu nga të gjitha viset e Turqisë evropiane dhe studionin. Kishte disa të tilla dhe.në gjuhë të ndryshme. Ishte “ Idadi e meleqi” gjimnazi turk, shkolla ushtarake, po dhe shkolla e mesme rumune, akademia tregtare, shkolla e mesme greke, pa përmendur ato sllavet. Në të tëra këto kanë mësuar shqiptarë, sepse Porta e Lartë nuk lejonte me ligj të hapeshin shkolla shqipe. Megjithatë në koloninë shqiptare këtu shqipja mësohej fshehurazi. Që nga fundi i shekullit të kaluar, vëllezërit Qiriazi hapën një shkollë private shqipe kladenstine, si të thuash, e më vonë ngritën dhe shtypshkronjën e tyre. Manastiri u bë nga vatrat e kulturës sonë kombëtare, që krijoi Rilindja shqiptare… Po këtu dhe vuajtën sa e sa patriotë tanë për Shqipëri. Burgjet e Manastirit kanë qenë të tmerrshëm. Në to u dergjën Abdyl Frashëri e Ismail Qemali, u helmua e vdiq Rrapo Hekali dhe doli kënga e tij që thotë: Doli marsi, hyri prilli/ S’këndon qyqja, as bilbili/ Rrapon e ngriti veziri/ E shpuri nga Manastiri/ As e vrau, as e fërkoi/ Veç me helm e helmoi…” Shqiptarët këtu qenë muratorë e qiraxhinj, tregtarëe sheqerxhinj Kishin dhe hanet e tyre, që i thërrisnin; Hani i Korçës, Hani i Elbasanitetj…

I kujtojmë këto dhe mendja më shkon te historia jonë, në ngjarjet e saj që kaluan nëpër këtë trevë. Sytë më kanë mbetur përpara, në rrafshin e çative të qytetit, në kullat e xhamive e të kishave, në atë rebus rrugësh e sokakesh. Për një kohë as unë s’di ç’kërkoj, veç më shkrep vegimi i largët i masakrës së krerëve shqiptarë në 1830. Më shumë se historia këtë ngjarje të kobshme ma sjell përpara novela “Komisioni i festës” e Ismail Kadaresë…” Një qytet i ulët e i hapët… megjithëse i madh, i shtrirë në një rrafshinë djerr…” Ja tek është tani kjo rrafshirë, ku mendja djallëzore e Portës së Lartë u ngriti shqiptarëve grackën e përgjakshme dhe u mundua t’i fashitë hovet e ty re kry engritëse.. . Vështroj peisazhin, sytë më vagëllohen dhe gjoksi më rëndon. Ndiej të më vinë pa dashur disa vargje të një kënge labe të kohës dhe nis e i rrokëzoj me zë:

‘ Vëlla, o derëzi,

Sadrazeni ç’i gënjeu,

Në Manastir se ç’i preu!

Miqtë kthyen kokën nga unë dhe unë i pyes:

-Vallë, ku duhet të ketë qenë hipodromi, që u masakruan krerët?

Ata ngrejnë supet dhe shikojnë nga qyteti, sikur duan ta gjejnë me sy.

-Të pyesim kafexhiun. Ai duhet ta dijë.

Lokali ku jemi ulur është një kafe tipike orientale. Presim sa vjen i zoti i saj dhe që në fjalën e parë marrim vesh se ai është shqiptar. Buzëqesh e gëzohet me atë vetëpërmbajtje karakteristike që ndesh kudo në brezat e vjetër të shqiptarëve të Maqedonisë. Edhe ai s’është në gjendje të sqarojë atë që kërkojmë ne, po shton:

-Kemi Ibrahim efendinë këtu, një plak i vjetër që i di të gjitha meseletë tona. Priteni, ta thërras.

Pas pak shohim të vijë drejt tavolinës sonë Ibrahim efendiu, një plak i mpakur e i kërrusur, me një shkop në dorë, veshur me brekushe të bardha dhe me xhamadan lidhur në mes me brez të kuq dhe me një fes në kokë. U ngritëm në këmbë dhe i hapëm vend në krye. Ai na vështronte me sytë e vegjël dhe lëvizte buzët pa nxjerrë zë. Pastaj tha:

-Mirë se ju ka prurë zoti, bre burra, se kur do zoti i bashkon shqiptarët!

-Jo, – qeshi një nga ne, – kur duan shqiptarët bashkohen vetë.

Plaku nuk kundërshtoi, por në fakt nuk e kuptuam në se e dëgjoi tamam ose jo, pasi pak më vonë, ndjem se ishte i rënduar nga veshët. Dhe s’kishte faj, sepse siç na tha po u afrohej të njëqindave dhe shtoi se allahu ato që t’i jep në fillim të jetës, t’i merr në fund të saj. Pastaj zuri të tregojë për Manastirin, për ato kohë kur ai ishte mbushur plot e përplot me shqiptarë, që tani kishin vdekur e tok me ta dhe kasabaja e tyre.

-Se ç’kemi qenë ne aherna, – tha Ibrahim efendiu, – e dinë sokaket, minaretë, lumi atje përtej. Kështu e ka kjo dynja. Njerëzia është si valët e detit, vjen e ikën, ikën e vjen. Manastiri helbete, s’është më Manastiri i parë. Merabea (lufta) tani bëhet larg prej këndej, ne veç kur dëgjojmë…

Erdhi një çast dhe e pyeta, duke i thirrur me zë të lartë:

-E di zotrote, ku bie ajo fusha që sulltani vrau njëherë e një kohë krerët e shqiptarëve?

Ai e dëgjoi pyetjen, duke mbajtur kokën përpjetë dhe dorën në njërin vesh.

-E di, – dhe tundi kokën i menduar. – Eshtë “Allnari yni”. Ja, ai vendi më këtë krah, dhe zgjati dorën më të djathtë. – Po e ka mbuluar kasabaja e re. S’të pyet kjo…

Dhe vërtet, gjithë sa shikonim andej nga na tregoi plaku nuk të krijonte përshtypjen e ndonjë fushe e aq më tepër të një hipodromi, siç kishte qenë njëqind e pesëdhjetë vjet përpara.

-Ajo gjëmë – vazhdoi Ibrahim ëfendiu, me një zë të shtruar, ku ndihej dhe jehona e një këqardhjeje, – nuk ka për t’u harruar sa të rrojë qoftë dhe një shqiptar. Ishte një kurth që e sajuan kukumjaçkat në Qoshk Jalldëz të Stambollit, po hataja u bë këtu nga serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pashai.

Profesori zë e pyet plakun për disa pleq, që ka takuar këtu vite më parë, ndërsa unë, tek sodis siluetën e qytetit të vjetër, sjell nëpërmend kronikën e Kongresit. Ishte një ngjarje kombëtare kjo, po të kujtosh se për të caktuar alfabetin e përbashkët të gjuhës sonë erdhën deri në Manastir 58 delegatë përfaqësues të qyteteve, klubeve shoqërive, kolonive. Se këta qenë shumica personalitete për kohën, gjuhëtarë e shkrimtarë, publicistë e veprimtarë të dalluar: M.Grameno, Gj. Fishta, N. Mjeda, Sh. Kolonja, Mitat Frashëri, B. Topulli, H. Moisi, L. Gurakuqi, S. Peçi, M. Logoreci, N. Kacorri, vëllezërit Qiriazi dhe e vetmja grua, motra e tyre Parashqevia. Delegatët u vendosën në hotel “Liria”, komisionet do të punonin në shtëpinë e Qiriazëve, kurse Kongresi që zgjati nëntë ditë u mblodh në sallën e madhe të klubit “Bashkimi”. Kronika e kohës shkruan se ato qenë ditë pune e debatesh të zjarrta, po dhe ditë gëzimi. Qenë mbledhur shqiptarë nga ana e anës, në seancat plenare salla e kongresit mbushej nga qindra veta. Te hotel “Liria” organizoheshin gosti që ktheheshin në manifestime politike, me fjalime, me këngë e valle, me recitime. Ato ditë ishin bërë shumë popullore, vargjet e thirrjës së klubit “Bashkimi” drejtuar shqiptarëve:

Juve që keni për fis trimërinë,

Që keni mëmëdhe malet E shtëpi pyjet e lisave,

S’kini marrë vesh akoma, që ai njeri që s’do të rrojë i lirë, s’pret ndihmë nga të huajt!

Lipset vetë të thyejë hekurat e tij.

Upset me krahët e tyre të rrëmbejë lirinë.

Përfytyroj të gjitha këto dhe më emocionon mendimi, kur i kujtoj se nga Manastiri shkrepën gërmat e alfabetit tonë. Se me to u botuan sa e sa libra, gazeta në gjuhën shqipe. Vetëm këtu dolën gazeta si “Drjta”, “Bashkimi”, “Bashkimi i Kombit”, dolën libra nga shtypshkronja e Qiriazëve, panë dritën e diellit thirrjet dhe manifestimet kryengritëse. Prej kësaj ngjarjeje u frymëzua Sevastia, për të shkruar këngën e bukur që këndojmë dhe në ditët tona:

Sot është dita e Shqipërisë, të përpiqemi Alfabetin tonë ta mbrojmë Shpejt, o burrani

Pa dashur hyra thellë në histori, po Manastiri të shtyn me forcë drejt saj. Duket e çuditshme, si ky qytet i huaj qëndron aq natyrshëm në analet e Rilindjes sonë Kombëtare. Thua ta dinte historinë e Manastirit shqiptar Milloshi? Me siguri, në qoftë se nuk dinte hollësitë, dinte ngjarjet kryesore.

Dikush thotë se jemi vonuar dhe ngrihemi. Ndahemi duke u përshëndetur vëllazërisht me xha Ibrahimin, ndërsa ai qëndron ulur në karrige dhe na zgjat të dyja duart. Dridhet i tëri nga mallëngjimi.Takime si këto nuk janë të zakonshme në Manastirin e sotëm!

Nisemi të kërkojmë hapësira të tjera të hjstorisë sonë. Të gjurmojmë kujtimin e Migjenit nën këtë qiell, poshtë maleve të Peristerit, në të dy krahët e lumit të Dragorit.

Profesor Petroja flet dhe tregon me dorë, ndërsa makina ecën ngadalë derisa dalim në një rrugë të gjerë dhe zbresim para një ndërtese të madhe. Marr vesh se kjo ishte Mitropolia, ndërsa ngjitur me të vjen kisha e Shën Mërisë, e përmendur në kujtimet e seminaristëve.

-Më mirë se shokët e Milloshit, – thotë profesor Petroja – askush s’mund të na udhëheqë nëpër viset e tij këtu. Po shkoj të thërras një prej tyre që shërben në këtë kishë.

Dhe vërtet, pas pak, shohim të dalë nga dera e madhe e kishës profesorin dhe një prift, me të cilin përshëndetemi dhe njihemi. Ai ishte prifti Rade, shok klase i Milloshit, burrë i moshuar po i mbajtur, me mjekërtë thinjur, veshur me rasën e zezë të klerikut e kokë zbuluar. T regohet jo vetëm i sjellshëm po dhe i gëzuar, bile i habitur, sepse sipas arsyetimit të tij ne njohim Migjenin kurse ai Milloshin! Migjenin ai nuk e njeh, e ka me të dëgjuar, porshton gjithë triumf se kush e ka njohuratë nga afër, e ka ndier se Milloshi do të bëhej një ditë njeri i shquar. Prej tij dëgjojmëseshokutjetëri seminarit, SimoAcevi, nukgjendejatë ditë në Manastir.

Duke kuvenduar, jemi larguar nga sheshi i Mitropolisë dhe shkojmë nga na drejton prifti. Ai ndërkaq flet e tregon me një dëshirë të papërmbajtur, sikur ta dijë se ç’kërkojmë ne:

-Në seminarin tonë kujtoj se mësonin afro dyzet shqiptarë, disa nga të cilët, megjithëse nuk morën rrugën e fesë, me sa kam dëgjuar pas lufte, u bënë njerëz me vlerë për vendin e vet. Në krye të tyre, sigurisht, qëndron Milloshi i paharruar, po nuk mund të mos përmend dhe Vasil Shanton, që u bë udhëheqës i shquar i luftës suaj kundërfashizmit, as Jordam Misjen, piktor dhe martir i lirisë. Më vjen shumë keq, bile më dhemb shpirti dhe sot kur kujtoj Pandeli Papanastasin nga Pogradeci, nxënës i shkëlqyer, jo vetëm ndërmjet shqiptarëve, po në tërë seminarin. Ai ishte shoku më i ngushtë i Milloshit, konfidenti i tij, ndoshta i vetëm. I bashkonin cilësitë intelektuale, zgjuarësia, që Pandi e manifestonte aq fort në mësime, kurse Milloshi e kishte në thellësi dhe do ta shprehte më vonë. I lidhte dhe kënga se të dy këndonin shumë bukur, bHe Pandi ishte dirigjenti i korit të seminarit tonë. Pas mbarimit të shkollës, rrugët e tyre u ndanë, se Milloshi i braktisi studimet e mëtejshme teologjike, u bë mësues, me sa kam dëgjuar, kurse Pandi ndoqi fakultetin e teologjisë në Beograd. E, megjithëse të ndarë, patën një fat të përbashkët, vdiqën shumë të rinj, pa mbushurtë tridhjetat, dhe të dy larg atdheut, Pandi në Beograd e Milloshi në Itali.

Tregimi i at Radës më ka tërhequr aq shumë sa kemi qëndruar anë trotuarit dhe e dëgjojmë me vëmendje. Ai përpiqet të përmbajë emocionet, po këndet e syve i shkëlqejnë dhe zëri i luhatet:

-Atëherë si dhe tani, Bitoli ishte një qytet i qetë. Kishte kaluar ajo kohë e zhurmshme, kur këtu ishte qëndra e vilajetit. Në Jugosllavinë e vjetër, Bitoli bënte gjumë provinacial, si shumë qytete në periferi të Ballkanit. Ishte tamam qytët për të studiuar, prandaj dhe të parët e kishës sonë në Beograd e kishin zgjedhur për të ngritur seminarin, si një nga institutet kryesore arsimore të ortodoksëve të prosllavëve të Jugut. Në ato vite këtu, siç mund ta keni dëgjuar, kishte dhe shkolla të tjera të mesme, ishte gjimnazi klasik, akademia tregtare e ku di unë tjetër. Kishte dhe internate përsecilën shkollë. Nga kjo pikëpamje Bitoli ishte qytet i të rinjve, i studentëve, siç u thoshin atëherë. Edhe tani kur e kujtoj, më vinë para syve sidomos ditët e diela, kur si dilnim nga internatet, vërshonim në qytet. Ziente gjithë Bitoli, gjallëroheshin rrugët e sheshet, mbusheshin ëmbëltoret dhe dyqanet. Ku nuk venim ne në ato orë të lira! Ngjiteshim në kodrën e “Tumbës”, shëtitnim me biçikleta. Qyteti ynë ka pasur një teatër me tradita.

Këtë e ndiqte, me sa mbaj mend, edhe Milloshi. Teatri s’ishte vetëm punë qejfi, frekuentohej ngatërinjtë mëseriozë. Milloshin në këto orë do ta gjeje zakonisht nëpër libraritë, në bibliotekën e qytetit, te një dyqan bukinistik dhe te Hamdiu, një shqiptar që kishte dikukëtej një ëmbëltore. Ja, këto rrugë që po kalojmë ne tani, ishin rrugët tona, kur kapërcenim portën e internatit dhe dilnim jashtë. Kush mund të na përmbante ne atëherë, që megjithëse ishim veshur me uniformën e seminaristit, vraponim e fluturonim. Milloshi nuk e kishte zakon të nxitohej. Më kujtohet kur dilte në qytet me këtë kostum, përherë i hekurosur, i mbajtur pastër dhe i rregullt, si ai. Uniforma e zezë e tregonte pak të zbehtë fytyrën e tij të bardhë. Kjo më ka mbetur në mendje nga ato ditë…

Zbresim në rrugë dhe dalim në krahun tjetër për të hyrë në një udhë të ngushtë që hapet ndërmjet ca ndërtesave të vjetra. Menjëherë bien në sy mure të moçme, porta të harkuara, kangjella të hekurta në trajta të ndryshme. Sa më tepër futemi në brendësi, aq më qartë vemë re se koha në këtë mëhallë të qytetit nuk ka vënë dorë.

-Kjo është rruga jonë më e shkurtërqë na çonte në seminar- thotë at Rada dhe merr të ecë para nesh, duke përshkruar me të shpejtë udhën deri në krye të saj e aty ndalet.

-Shikoni dhe shkollën tonë, shkollën e Milloshit. -1 shqipton

këto fjalë me nostalgji, po dhe me një krenari të përmbajtur. Nxitojmë të gjithë të dalim te kthesa, prej nga duket shkolla, prapa ca drurëve të lartë. –

Ishte pak a shumë ashtu siç e kisha përfytyruar, një pallat i vjetër, ngrehinë hijerendë e solide që të kujtonte një kështjellë mesjetare, po që pamjen e kohës së vet ia jepnin ndoshta vetëm zbukurimet e fasadave, trajta e dritareve të mëdha, vijat e thella, që përshkonin faqet e mureve anësore. Kapërcejmë pragun e portës dhe futemi në oborr. Ndërtesa trikatshe është e rrethuar nga oborri i madh, ku lëshjnë hije drurë të gjatë me kurora të gjëra. Diku përpara vjen çezma, një çezmë e lartë, ndërtuar me pllaka guri të skalitur dhe me një lyfyt, nga rrjedh akoma ujë. Këtu derdheshin gjithë serriinaristët në kohën e pushimeve në mes orëve të mësimit. Ky ishte dhe nga vendet e preferuara të Milloshit, ku e shikoje shpesh, siç e përshkruajnë kujtimet e shokëve. Afrohemi dhe pijmë ujë te lyfyti metalik, i nxirë nga koha e gjatë, ku ka shuar etjen sa e sa herë Milloshi. Tani gjurmët e jetës së tij mund t’i ndeshësh në çdo hap. Sytë i mbajmë gjithnjë nga at Rade, i cili lëviz sa andej-këndej. Ne i shkojmë pas. Ai na prin në një shteg dhe na nxjerr prapa ndërtesës së shkollës. Një kënd i shkret, i mbuluar nga bari dhe ferrat, ku në mes tyre zbardh një gur i madh.

-E shihni këtë gur? Ky është guri ku vinte e ulej shpesh Milloshi. Mbaj mend që këtu ai lexonte ose shkruante diçka në një fletore, me pamjen e tij përherë meditative.

Sëmundja! Një e keqe e përhershme, tepër e hidhur, gati fatale që s’iu nda Miloshit gjatë viteve të seminarit. Telashet e shëndetit ai do t’i sillte me vete këtu që kur erdhi në Manastir. Ashtu me fizik të dobët, me kollën që e mundonte dhe lëkurën e zbehtë, do të shfaqej që në krye figura e tij në mjediset e shkollës. Por gjëja më e rëndë që ai kishte sjellë me vete e që të tjerët s’ia dinin ishin kujtimet e trishtuara të fatkeqësive familjare. Vdekjet e njëpasnjëshme.që kishin pllakosur aq pa mëshirë shtëpinë e Nikollajve, e kishin iënduar e brengosur Milloshin qysh pesë vjeç. Kush e ndjek nga afër jetën e Milloshit të ri, vë re me dhimbje se gjatë kohës së shkollimit në Manastir nuk do t’i ndahen shqetësimet e shëndetit. Ndoshta, asnjë nga seminaristët shqiptarë nuk sëmurej aq shpesh si ai, sidomos dy vjetët e fundit. Në qoftë se në fillim nuk e jepte veten, më pas ‘ gjendja do t’i rëndohej: mungesat e gjata në shkollë, vizitat e shpeshta te mjekët, shtrimet në spital flisnin qartë për këtë. Për këtë dëshmojnë dhe disa fjalë të tij, të shprehura me intfmitet ndonjë miku e që mbahen mend dhe sot:

-Frigohem se mos trashëgoj sëmundjen e prindërve të mi.

Nuk më vjen keq ani se vdes, vetëm të kisha nxjerrë diçka në dritë.

Madje, njëherë, Milloshi do t’i rrëfehej një shoku maqedonas duke evokuar një kujtim të shtrenjtë që ruante nga fëmijëria e hershme, kur nëna ishte e sëmurë:

-Isha i vogël, por më kujtohet pak hija e nënës tek qëndronte shtrirë në shtrat. Shpesh kërkonte t’i afrohem, t’i rri pranë. Sytë e saj ishin aq të mëdhenj, sa mund të më përpinin të tërin. Më përcillte aq ëmbël e aq dhimbshëm me sytë që derdhnin plagë.

I hapte krahët, më përqafonte aq fort. E ngrinte kokën që të më puthte, po nuk më puthte. Vetëm tani e kuptoj pse nuk e bënte këtë.

Nuk harronte Milloshi dhe çastin e fundit, kur ajo para se të vdiste kishte kërkuar ujë dhe ai i kishte çuar gotën. E ëma e kishte afruar gotën te buzët, po nuk kishte mundur dot ta pinte se lotët i derdheshin faqeve. I vogli s’e kuptonte pse qante nëna. Më pas ai e vuri re se ajo erdhi një çast e nuk lëvizi, pastaj mbylli sytë e s’u ndie më.

Nëna do të mbetej njeriu më i dashur i Milloshit, kujtimi më i dhimbshëm, prandaj në raste të rralla , kur binte fjala, ai do të thoshte:

-Në qoftë se ekziston njeri i shenjtë në botë, atëhere kjo do të ketë qenë nëna ime!

Nga nëna ai trashëgoi shumë gjëra, jo vetëm fizionominë dhe sytë e bukur, po veçanërisht shpirtin e ndjeshëm, natyrën delikate. Edhe në sëmundje i ngjau asaj. Qysh në seminar, ai do të ankohej për dhembje gjoksi, do ta mundonte kolla, ajo kollë e thatë që e trondiste kurmin e tij të brishtë. Tregojnë se mjeku i internatit Milivojeviqi, kur ai ishte n’ë vitin e parafundit, veç ilaçeve, i shtoi ushqimin dhe e porositi të mos mbante kreshrhë, siç qe rregulli.

Për shëndetin e Milloshit qenë vazhdimisht të merakosura dhe të motrat, të cilat jo vetëm interesoheshin nga larg, por ndonjera vinte dhe për ta takuar. Një herë pat ardhur Ollga, motra me të cilin ai duhej dhe kuptohej më mirë se me të tjerat. Mbajnë mend se ajo i kishte thënë në një rast e përgjëruar: “Mirko, shiko shëndetin. Shëndeti është pasuria jote. Unë, ta dish vëlla, nuk martohem pa të parë që u ktheve në derë të shtëpisë.”

Dhe duket e çuditshme kur dëgjon nga at Rade, ose lexon kujtimet e Ollgës, që Milloshi megjithë shëndetin e dobët kishte aq vullnet sa merrej me sport. Luante futboll, ushtronte notin, bënte shëtitje të gjata në natyrë. Kjo ndodhte zakonisht gjatë pushimeve shkollore, kur tok me shokët e internatit, i çonin të veronin në bjeshkët e Peristerit, në manastirin e Vrajçinit apo afër Brodit të Kërçovës, në Manastirin e Poreçes, ku sodiste lumin Treska. Pushonte dhe në brigjet e liqenit të Prespës apo në Tivar tek e motra.

Tek mediton mbi kujtimet e shokëve të seminarit, vë re se te Milloshi ekziston një lidhje e brendshme në mes gjendjes së tij fizike dhe vetëdijes shoqërore. Gjendja e tij fizike varej shpesh nga gjendja shpirtërore dhe kjo nga shqetësimet për çka përjetonte në jetën e përditshme. Ai ishte tepër i hapur për të ndjer dhimbjen, hallet e fatkeqësitë e të tjerëve, mjerimin e botës përqark. Atë do ta dëgjonin të thoshte “Shpirtin e kam të shëndoshë, kurse zemrën s’mund të ma shërojë asnjë mjek…” .

Seminari paraqiste për Milloshin një mikrobote, që sado e filtruar, reflektonte në një mënyrë a në një tjetërshoqërinë bashkëkohore. Aty qenë mbledhur fëmijë të shtresave popullore nga vise të ndryshme të Ballkanit dhe mjerimi shoqëror s’kishte si të mos hidhte hijen e vet në jetën e tyre. Kësaj gjendjeje i shtoheshin dhe jeta gjysmë askete, mungesat, kufizimet që vinin nga rregullat e ngurta të kishës, e pse jo dhe nga padrejtësitë që bëheshin,

Dhe s’ishtee rastit që kontakti i parë i Milloshit me padrejtësinë ndodhi këtu në seminar, kur nxënësit e tok me ta dhe ai, reaguan me zemërim ndaj autoriteteve të shkollës. Kjo erdhi ngaqë, duke ua mbajtur të fshehtë seminaristëve shumën e bursës që u takonte, ata bënim përvetësime e shpërdorime në kurriz të tyre. Vetëm pasi protestuan, Milloshi me shokë ata morën nga diçka për shpenzime të përditshme.

Por Milloshi me kohë do të kuptonte se padrejtësitë dhe jehona e mjerimit që ndihej në seminar, nuk ishte asgjë para padrejtësive dhe mjerimit që mbretëronte përtej mureve të shkollës. E vërente këtë sa herë dilte në qytet. Ashtu si në Shkodrën e tij, dhe këtu jeta e njerëzve ishte e rëndë, me uri e skamje, me vuajtje. Kjo dukej nëpër rrugët e Manastirit, në sheshe, para kishave, në pazar e kudo tek rrinin a hiqeshin zvarrë të papunë, lypësa, prostitua, nëna e fëmijë të ndragur e të gjymtuar. Shpirtin e Milloshit e lëndonin sidomos fëmijët dhe gratë, qëniet më delikate, të cilat shoqëria i kishte marrë nëpër këmbë dhe i vdiste dalëngadalë. Kështu një nga shokët nuk harron atë rast, kur një ditë tek rrinin në parkun e qytetit Milloshi vuri re një nënë me dy fëmijë të reckosur dhe aq u trondit, sa për një çast nuk ia ndau sytë e pastaj, si u kërkoi dhe shokëve të holla, ia dha së mjerës. “Blini diçka për fëmijët”, i tha me zë të pikëlluar.

Në internat nuk ishin të rralla ndodhitë e hidhura, kur vinin lajme për vdekjen e të afërmve të ndonjë seminaristi. Milloshi do të ishte i pairi që do t’u gjendej shokëve të vet, duke i ndenjur pranë e duke marrë mbi vete, ashtu siç dinte ai, një pjesë të dhimbjes. Do ta provonte këtë Levko Arsovi, kur i vdiq i ati, dhe nuk do ta harronte kurrë.

Nuk ishte rastësi që një nga shokët më të afërt të Milloshit në seminar qe një gungaç i varfër, që askush nuk e përfillte. Për Milloshin gjymtimi fizik nuk ekzistonte. Ai e harronte atë para mendjes së mençur e shpirtit fisnik të shokut, seriozitetit dhe kulturës së tij të gjerë.

Kur ngrihemi dhe lëvizim rishtazi nëpër korridoret e mugëta të katit të dytë, at Rade qëndron para një dere tjetër, të cilën ai e hap dhe thotë:

-Ja dhe klasa jonë e fundit. Ndoshta, salla ku kemi më shumë kujtime. Në mes të kësaj bashkësie shumë kombëshe shquante Milloshi. Ai nuk mbahej nga nxënësit e shkëlqyer, por ishte nxënës shumë i mirë. Në ç’kuptim, shumë i mirë? Në kuptimin që nga disa pikëpamje qendronte më lart se ata të shkëlqyerit. Jo se ishte më i zgjuar, se dhe ata të zgjuar qenë, por kishte mendime të pavarura, jepte gjykime të vetat, dinte veç mësimeve të shkollës dhe shumë gjëra të tjera, jashtë librave mësimore. Dhe të them të drejtën, kjo na habiste, sepse nuk kuptonim se si arrinte ta fitonte gjithë atë kulturë për moshën. Mendoni që orari i mësimve ishte shumë i ngarkuar, bënim 7 orë në ditë, 5 para dreke e 2 pasdite.

Milloshi nuk ishte natyrë politikani, por ndaj politikës asnjëherë s’tregohej indiferent. Sa më shumë rritej, aq më tepër interesohej se ç’bëhej në botë, sidomos në atdheun e tij. Këtë interesim e manifestonte në mënyrën e vet, qetë-qetë, pa bujë. S’ka dyshim se ai e urrente shtypjen e njeriut, i urrente tiranët, fliste kundër bejlerëve dhe me këtë kishte parasysh situatën në Shqipëri. Lidhja e tij me vendlindjen s’ishte vetëm malli, po dhe shqetësimi për jetën e popullit, që vuante nga mjerimi e padrejtësia shoqërore. E kam dëgjuar të thoshte: “Kur do të vijë ajo ditë që të kthehem në Shqipëri, të marr frymë në vendin tim.”

Dhe kthimin e tij në atdhe, ai s’e mendonte si prift. Për këtë jam i sigurt. Madje e tregoi dhe në një rast kurerdhi në seminar peshkopi shqiptar Visarion Xhuvani. Si duket ky kishte dëgjuar . diçka jo të mirë për Milloshin dhe para të gjithëve i tha me inat:

-Ti çdo gjë mund të bëhesh, po prift jo.

Milloshi e dëgjoi gjakftohtë dhe iu përgjigj:

-Vërtet, çdo gjë mund të bëhem, por prift jo!

Ja ky ishte mali Millosh, Milloshi ynë i vogël, që e pamë të rritej para syve tanë dhe më pas u bë ai që e njihni ju dhe botal

At Rade na fton të zbresim shkallët e gjëra të shkollës dhe na prin përmes oborrit. Kalojmë gardhin e kangjellave dhe si ecim ca, dalim në sheshin para një ndërtese dy katëshe, stërgjate, me mure të vjetra e suva të rrëzuar.

-Ja dhe internati ynë, – thotë prifti fytyrë vrenjtur. Internat e kishte emrin, por jeta që bënim në të ishte jetë kazerme. Jetonim në kushte të rënda. Flinim me dhjetëra në një sallë, me mure plot lagështirë e të ftohtë dhe nuk e teproj po të them se këto kushte e keqësuan shëndetin e Milloshit. Darkave në orën nëntë duhet të gjendeshim në shtratdhe në mëngjes të ngriheshim shpejt si ushtarë. Merreni me mend se çfarë gëzimi ishin për ne ditët e liridaljeve. Kam parasysh veçanërisht Milloshin se me sa dëshirë i priste këto raste. Ju thashë ku shkonim e ç’bënim, po s’ju kam folur për mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin me nxënësit e nxënëset e gjimnazit e të akademisë tregtare. Milloshi në to shkonte me shumë dëshirë, jo vetëm se kishte qejf të vallëzonte, po dhe se i pëlqente shoqëria me vajzat, madje kishte dobësi për to, aq sa kur takohej, tronditej. Mund të them se vajzat e pëlqenin, kishte sukses. S’është sekret, dashurinë e parë ai e •provoi këtu në Manastir me Evgenia Kuvatenën. Kështu e quanin atë vajzë kurse me Fridën, një tjetër vajzë, ndodhi që ajo e donte dhe Milloshi vetëm e respektonte. Në fakt Fridën e dashuronte marrëzisht një shok i tij i nguçhtë dhe Milloshi, me natyrën e vet bujare i hapi rrugë. Vajzat e pëlqenin për sjelljen

ehijshme, përnatyrshmërinëdheelegancën, pakurrfarëpozash; sigurisht, ai ishte dhe psikolog i hollë dhe kishte takt të admirueshëm.

Milloshin e lidhte me njerëzit dhe muzika. Ai e ndiente thellë dhe qe dhënë shumë pas saj, sepse ia kërkonte shpirti i njeriut fisnik e artist. Këndonte sa herë, jo vetëm, me korin e shkollës, po dhe në shoqëri të ngushtë. Kishte zë të bukur, ishte tenor lirik dhe kur këndonte, ai bëhej tjetër njeri, thithej i tëri, humbiste në botën e tingujve. I binte edhe mandolinës. Mbi të gjitha pëlqente muzikën klasike, sidomos korin rus e disa pjesë të muzikës bizantine. Këngën e kishte shumë për zemër, se veç të tjerash e afronte me shokët, ishte një mënyrë për të shprehur emocionet, dufet e përjetimet e veta. Mbaj mend këngët e tij më të parapëlqyera, si: “Sikur të vdes në spital”, “Zërat e mbrëmjes”, “Serenatën” e Shubertit; po më shumë ndiente dhe këngët shqiptare, në mos gaboj këngët “Nën hije të hënës rrije” “Vemi, o vemi” etj., thoshte se Shkodra është djep këngësh shumë të bukura.

Në bisedë e sipër, krejt pa u kuptuar, at Rade na kishte sjellë para një kishe. Ishte kisha e dikurshme e seminarit teologjik, me një kullë të lartë, ku sipër vinte kambanarja, ndërsa në faqen ballore dukej një kryq i madh.

Gjithë fytyra me mjekrën dhe mustaqet e thinjura shkëlqente nga një gaz i këndshëm. Ndërkaq ishim larguar nga hija, nën kambanën e kishës, dhe po shkelnim nëpër një rrugicë që e kishte mbuluar bari. Kjo rrugicë të çonte në seminar e në internat, potënxirrtedhenërrugë. Ishtenjështeg që, siç morëm vesh, rrihej shumë nga seminaristët dikur. Po tani gati qe braktisur dhe po humbiste nën barrën e kohës. E, megjithatë, prapë sikur fliste sikur i lexoheshin gjurmët e kaluara. Më mbetën sytë një hop dhe më buisën mendimet. Mendimet për Milloshin dhe shokët e tij të klasës. Të gjithë kaluan nëpër këtë shteg; po jo tëgjithë morën drejtimin e Milloshit, Ja, jeta e Radës sikur të ishte vërtitur në një rreth të mbyllur. Nga internati në seminar e nga seminari në kishë, e aty kishte mbetur përgjithnjë.

Kurse Milloshi, kapërceu murin e kangjellave, doli në rrugë dhe s’u kthye me kurrë këtu.

Përpiqem t’i përfytyroj ditët e fundit të qershorit, kur Milloshi mbaroi provimet e maturës. Dukej se mezi ç’priste të largohej, sepse fill pas pesë ditëve u nis menjëherë për në Tivar tek e motra. Aty do të qëndronte gjithë verën, muajt e vjeshtës dhe vetëm në prag të mbarimit të vitit 1932, do të kthehej më në fund në Shkodër. Manastiri kishte mbetur pas përgjithnjë, atje nën malet e Peristerit, në të dyja anët e lumit të Dragorit, me kodrën e “Tumba kafes”, që vështronte qytetin e shtrirë në rrafshnaltën e blertë.

Kur ra nata mbi qytet dhe shkuam e u ulëm në verandën e hapur të hotelit, Milloshi përsëri ishte në shoqëri me ne. Manastirin e tij e kishim tani të gjithë para syve, kredhur në errësirë si koha, regëtitur nga dritat si kujtimet. Unë ende mendoja për fatin e Milloshit pasi iku prej këndej. Iku me diplomën në xhep dhe me dilemën se ç’do të bëhej në të ardhmen e tij. Me atë diplomë, ai mund të bëhej prift në ndonjë kishë të bashkësisë ortodokse të Shkodrës, por kishte mundësi të vijonte dhe fakultetin teologjik në Beograd ose më larg, në Oksfordin plot mjergull. Po të gjykosh nga kujtimet e të afërmve e të shokëve, e sidomos nga rrugaqë mori jeta e tij, Milloshi nuk pajtohej me asnjë nga këto zgjidhje. Në qoftë se gjatë pesë vjetësh, ai ishte i lidhur me prangat e jetës së seminarit dhe të dogmës kristiane dhe kjo nuk varej prej tij, po prej të tjerëve, tani që ishte rritur e kishte kaluar të njëzetat, duhej ta përcaktonte vetë të ardhmen e tij. Ka shumë të ngjarë që duke u ndarë nga seminari, ai kishte vendosur të ndahej përfundimisht nga rruga e fesë dhe e kishës. Vërtetë, ishte një djalë jetim, njeri pa përkrahje e njohje në Shkodër dhe një dajë që përkujdesej i propozoi të ndiqte fakultetin teologjik, prapë ai nuk i trembej së ardhmes. Jeta tani duhej të merrte drejtim të ri.Të paktën motrat, sidomos Ollga, do ta kuptonin dhe përkrahnin. Sepse, cilat qenë ato motra që dhe një vëlla të vetëm që kishin ta shihnin të veshur me rroba të zeza?

Për të gjitha këto Milloshi ‘do të mendonte seriozisht, do ta piqte mendimin gjatë gjashtë muajve që ndenji në Tivar. Kështu, kur arriti në Shkodër, dilema ishte e zgjidhur përfundimisht: në pamundësi njëherë për njëherë për të ndjekur studimet në letërsi, kërkoi të punonte mësues. Sigurisht kjo s’ishte gjë e lehtë, jo vetëm se i ungji nuk e kuptonte, por e pengonin si kisha ortodokse, ashtu dhe konsullata jugosllave në Shkodër. Megjithatë, këmbëngulja dhe dëshira e Milloshit fitojnë: më 23 prill 1933 ai nis nga detyra në shkollën “Skënderbeg” të fshatit Vrakë. Një muaj më vonë boton në revistën “Illyria” skicën satirike “Sokrat i vuajtur apo derr i kënaqur”, të nënshkruar me një emër të ri, Migjeni.

Tani emri Millosh kishte mbetur në Manastir. Bota shqiptare do ta njihte me emrin Migjeni. Ishte ky emër që na kishte sjellë ne këtu nga larg. Që na kish bërë të gjithëve atë natë vjeshte të mendonin e të flisnim për të me adhurim e me mall si për një njeri shumë të dashur.

Video/ Këngëtarja Tamara Todevska shkon për të konkurruar te ‘Kënga Magjike’

Ajo do të konkurrojë me këngën “Monster” të kompozitorit Darko Dimitrov.

“Monsters është një këngë për dashurinë. Për atë lloj dashurie që të bën të çmendesh. Atë dashuri, pa të cilën s’jeton dot”, shkruan Tamara në një postim në ‘Instagram’.

Festimi Pavarësisë së Shqipërisë në Staten Island – Nju Jork (FOTO)

Nga Beqir SINA – Staten Island New York

STATEN ISLAND NYC : Festa Kombëtare e Shqipërisë, 28 Nëntori, dita në të cilën themeluesi i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e vendit 107 vjet më parë, po kremtohet me disa aktivitete madheshtore në SHBA dhe Kanada, në qytetet ku më së shumti janë përqëndruar shqiptarët dhe veprojnë shoqatat e shqiptarëve.

Kremtimet nisën me fillim e muajit nëntor me festën e policve shqiptar nga rradhët e uniformave blu të NYPD në 7 nëntor, ndërsa vazhduan në bashkinë e Nju Korkut e kulmuan mbrëmë në Nju Jork, me koncerte festive nga artistë shqiptarë të organizuar nga shoqatat e komunitetit .

Të shtunën, në 23 Nëntor, në ishullin njujorkez Staten Island – lokalin “Vanderbild” në organismin e kompanisë “Albis Party” të Naser Nikës, u mbajt një mbrëmje e veçantë për këtë ditë të madhe nga komunitetit -Shqiptar Amerikan , ku ishin mbledhur, më shumë se 300 shqiptarë dhe amerikanë, përfshirë mysafirë të nderuar, emra të njohur veprimtarësh, profesorë, të rinj, gazetarë,politikan të lart nga vendlindja, udhëheqës lokal, si dhe shoqatat e organizatet e komunitetit, që veprojnë në këtë qytet etj.

Fedarata PanShqiptare Vatra, në Bronx Nju Jork, dhe dega e saj në Michigan, së bashku me Shoqatën “Kraja” dhe Shoqatën Atdhetare “Dibra” iu bashkuan kësaj feste në Staten Island, së bashku me bashkëatdhetar nga Shqipëria, Kosova dhe të troeven shqiptare.

Pasi u këndua Himni Kombëtar nga të gjithë të pranishmit, mikëpritësi i kësaj feste Marko Kepi – President i Organizatës Rrënjët Shqiptare, në fjalën e tij tha se e përkujtojmë me nderim këtë datë dhe pavarësia e Shqipërisë, është punë dhe vepër kolosale e përbashkët e gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat si dhe nga diaspora jonë e lavdishme.

Festa e Pavarësisë u mbajt të Shtunën, 23 Nëntor 2019 në lokalin “The Vanderbilt South Beach” – Staten Island NYC, ku komuniteti shqiptar amerikan i Staten Island dhe Brooklyn në Nju Jork, celebroi në mënyrë madhështore 107 vjetorin e Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë.

Me këtë rast u zhvillua edhe një fushat për ngritjen e fondeve financiare e komunitetit shqiptar amerikan për kandidaturën për deputet të Marko Kepit – i cili është Kandidat Republikan për Rrethin e 64-të të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, dhe që përfaqëson pjesët Lindore të dy brigjeve të ishujve që lidhen me urën Verazano të Staten Island dhe Brooklyn, bregun e South Beach dhe Bay Ridge Brooklyn.

Në mesin e të ftuarve special i të kësaj mbrëmje festive ishin edhe personalitetet e larta nga Ulqini zoti Faik Nika (Kryetar i Këshillit Shqiptar në Mal të Zi) Ilir Çapuni (Kryetar i Këshillit të Asamblesë së Komunës Ulqin), Fatmir Gjeka (Kryetar i Partisë Demokratike – Ulqin Mali i Zi), Naser Reslbegu (Anëtar Këshillit i Asamblesë Qytetit të Ulqinit), dhe zyrtar të lart lokal, përfshirë kongresistin Michael Grimm.

Si dhe ish Kandidati për Senatin e SHBA, avokati Peter Lumaj, gazetari i mirënjohur i Top-Chanel Marin Mema, ish kandidati për kongres Eddi Egriu, istin ata që iu bashkuan festimit të Pavarësisë të Shqipërisë, në “The Vanderbilt South Beach” Staten Island NYC, celebrimin në mënyrë madhështore 107 vjetorin e Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë.

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, organizuara nga “Albis Party” – Naser Nika, në “Vanderbild” Staten Island NYC, gjatë gjithë mbremjes u shoqërua duke u valëvit flamuri shqiptar, u këndua, dhe u kërcyen valle tradicionale shqiptare nga fëmijët e Grupit “Kraja” me koreografe Nadia Hoxha, dhe këgëtarët në komunitetin shqiptaro-amerikan ; Valdet Lukaj, Vesel Pelinku, Agron Maqellara, Alma Velaj dhe Nazife Bunjaku.

Fotot/ Arrin 100 km/h në 1.69 sekonda, prezantohet makina më e shpejtë në botë

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë. Një makinë tërësisht elektrike, Aspark Owl, është në gjendje që të arrijë shpejtësinë e 100 km në orë në vetëm 1.69 sekonda dhe për këtë jep garanci prodhuesi japonez i makinave, Aspark.

Mjeti elektrik lë pas kështu rivalë të tjerë si Concept Two i Rimac dhe Roadsterin e Teslas, që respektivisht iu duhen 1.85 sekonda dhe 1.9 sekonda për të arritur të njëjtën shpejtësi. Owl, është prezantuar fillimisht si një prototip në 2017, por versioni final e bëri premierën botërore në shoun prestigjios të makinave në Dubai.

Përveç thyerjes së rekordit për arritjen e shpejtësisë më të madhe në kohë më të shkurtër, Aspark, po ashtu pretendon se kjo është e para makinë japoneze tërësisht elektrike, një supermakinë e vërtetë në të gjitha kuptimet.

Owl ose bufi, furnizohet nga bateri me jone litiumi dhe ka një fuqi prej 2012 kuajsh e karikohet plotësisht në 80 minuta. Shpejtësia maksimale arrin në 400 km në orë dhe kjo e bën atë mes makinave të ligjshme më të shpejta në të gjithë botën. Madje, presidenti i Aspark, Masanori Yoshida, thotë se kompania do të tentojë të vendosë një rekord botëror në garën e Nurburgringut në Gjermani deri në mars të 2020-ës.

Zaev: Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare (VIDEO)

Jam i bindur se do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi, ky është vendim i qytetarëve. Nisem nga përshtypja për atë se çka është arritur në këto dy vite e gjysmë, cila është alternativa, përkatësisht çka ofrojnë oponentët tanë dhe përcaktimi për rritjen dhe zhvillimin e ardhshme të vendit tonë. besoj se me programin i cili do të vazhdojë si kontinuitet i tërë kësaj që është bërë deri më tani, qytetarët do të kenë përcaktim të qartë të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme të 12 prillit.

Këtë në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Në pyetjen për rastin “Reket”, dhe ndaj pohimeve të opozitës se ai është koka e oktapodit në “Reket”, Zaev thotë se një gjë e tillë nuk do të kishte gjasa të dalë në sipërfaqe nëse do të kishte ndodhur në kohën e Gruevskit.

“Nuk mund të ndodhë pa dijen e kryeministrit nëse kryeministri është autokrat dhe nëse ka kontroll ndaj të gjitha proceseve në shtet. Një gjë e tillë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të dilte në sipërfaqe nëse do të ndodhte në kohën e Nikolla Gruevskit. Në raste të tilla zakonisht kreu i pushtetit do t’i mblidhte paratë, por tani kryeministri e paraqet rastin, unë vetë e paraqita rastin dhe kjo u tha qartë dhe nga prokuroria edhe nga të gjithë. Zoran Zaev është paraqitësi i rastit, Zoran Zaev nuk është nën hetime, nëse ka çfarëdo qoftë lidhur me këtë rast, dëshiroj të zbardhet”, thotë.

Lidhur me ngjarjet e fundit në gjyqësi, dhe paralajmërimin për veting, Zaev thotë se procesi i vetingut mudn të fillojë në bazë të një modeli paraprakisht qartë të konfirmuar.

Zaev lidhur me kushtëzimet e fundit nga ana e Bullgarisë rreth çështjeve historike, thotë se “pala bullgare po tenton, gjithsesi, kjo është e drejtë e tyre, të pozicionohet siç mendon në pjesën e mbylljes së disa çështjeve të caktuara përmes Komisionit multidisiplinar”.

Çka do të ndodhë me administratorët që marrin rroga dhe rrijnë në shtëpi?!

Nëpunësit e administratës publike të cilët marrin rroga pa pasur një vend pune, vazhdojnë të mbeten njolla e zezë në organizimin e institucioneve publike dhe atyre shtetërore. Edhe disa muaj pas kalimit të kësaj kompetence në ministrinë e saporformuar për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, procesi nuk ka lëvizur aspak. Ministri Sadulla Duraku thotë se procesi vazhdon por pa precizuar se për sa kohë mund të rrumbullakohet. Ai madje shton se me këtë ritëm të sistematizimit do të vazhdohet edhe pas zgjedhjeve parlamentare të prillit.

“Sigurisht që edhe administratorët do të sistemohen nëpër institucione. Deri më tani, me vendimin e Qeverisë që 958 të shpërndahen, prej tyre 200 kanë nënshkruar dhe jemi në vazhdën e shpërndarjes së administratorëve të tjerë. Pasi të përmbyllim me 958-shin, do të fillojmë edhe me të tjerët”, deklaroi Sadulla Duraku, ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive. A ka plan konkret se kur do të përfundojë procesi? “Normal që plani konkret është. Tani kemi zgjedhje. Pas zgjedhje sigurisht që do të vazhdohet me të njëjtin “avaz””, tha Duraku.

Numri i administratorëve të pasistemuar për një periudhë më të gjatë arriti shifrën prej 1600. Proceci i shpërndarjes për mbi 950 prej tyre kishte filluar në mars të vitit 2018 dhe u premtua që do të përfundonte brenda dy muajsh. “Nuk mund të themi me siguri një datë të sigurt, por kemi përkufizuar një periudhë relative nga 1 deri në dy muaj që të përfundojmë me grupin e parë. Ndërkohë që paralelisht, duke zhvilluar biseda dhe kontakte në mënyrë konkrete për sistematizimin e administratorëve, ne punojmë edhe për grupin e dytë”, deklaroi Hazbi Lika, ish zv. kryeministër, Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit. Zgjidhja e problemit me këtë kategori të nëpunësve shetëror, në bazë të programit të Qeverisë, do të duhej të ishte prioritet gjatë këtij mandati i cili përfundon së shpejti. “Qeveria urgjentisht do ta zgjidhë problemin me nëpunësit shtetëror të cilët gjatë kohë marrin rrogë por nuk janë shpërndarë në vende pune. Ekziston pakënaqësi e arsyeshme edhe nga ana e tyre edhe nga ene e opinionit për këtë praktikë”, thuhet në Programin e Qeverisë. Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, i cili tani ka pushuar së ekzistuari, nënshkruante marrëveshjet e punës me administratorët në bazë të nevojës për përfaqësim të drejtë etnik nëpër institucione. Shpërndarja e tyre nëpër vendet e punës, më herët ishte kompetencë e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Kjo e fundit, hoqi dorë nga ky detyrim sapo u formua Ministria për Sistem Politik./Alsat-M

E akuzuan për blerje të një spitali privat, Elvis Naçi thotë se të varfërit do të kurohen falas (VIDEO)

Tanimë të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë për t’u shëruar, e kanë një derë hapur tek spitali më i ri.

Kjo gjë është krejt falas për nevojëtarët.

Prishja e imazhit të personave që kanë influencë të fituar e të merituar në publik nga veprat e tyre të mira, është një strategji që po implementohet së fundmi nga Rilindja me manovra të ndryshme, siç është edhe ajo e shkrimeve vrer-hedhëse të palogjikuara mirë për shkak të joprofesionalizmit apo arsyeve të tjera.

Elvis Naçi, një prej personave më të pëlqyer për figurën e tij, mirësinë që përhap e bamirësitë e shumta me të varfrit, u tentua ditën e djeshme t’i përdhosnin imazhin me një artikull që u përhap shpejt në rrjet dhe pati shumë reagime.

Ai u akuzua për blerjen e Spitalit Kontinental për qëllime përfitimi me anë të Fondacionit Firdeus, tek i cili është administrator.

Pikë së pari në një shpjegim logjik ndryshe nga aludimet në rrjet, Fondacioni Firdeus është listuar si OJF, gjë që shpjegon se nuk funksionon si biznes me NIPT dhe ky fakt e përjashton automatikisht përfitimin personal të imamit si administrator të tij.

Së dyti, ashtu siç u pretendua dhe iu kërkua llogari-dhënie publike, gjë që është totalisht e padomosdoshme për një OJF, pasi burimet nuk i ka nga taksat tona, por nga kontributet personale të atyre që dëshirojnë të kontribuojnë… Pak kohë më parë imami i Tiranës ka deklaruar se një projekt i madh do të vijë së shpejti në shërbim të shqiptarëve të sëmurë dhe të të vobektëve që kanë nevojë për ndihmë.

Lajmin ai e ka bërë të ditur publikisht në studion televizive ku prezanton emisionin e tij dhe ka deklaruar se dita kur të varfrit do të kurohen falas ka mbërritur.

Klinikën e tij të vogël, e cila është në funksion të atyre që nuk paguajnë dot Shëndetësinë e Rilindur të Ramës, Naçi e ka vënë falas në dispozicion dhe ka deklaruar publikisht hapin e tij të madh, jo thjesht një klinikë, por një spital me shërbime falas për të varfrit.

Për më shumë, një pjesë nga ku është shkëputur një fraksion i videos, siguruar nga Portali Investigativ dhe reagimi Portali Investigativ ka investiguar per rastin e Imamit Elvis Naci , ku diten e sotme eshte akuzuar prej disa mediave procifute, me pretekstin se ka pervetesuar 350 mije euro dhe ka blere nje spital privat per qellime vetjake. Media jone zbuloi se kjo klinike eshte nje projekt qe prej kohesh Elvisi e ka thene, me sakte 27 prill te ketij viti.

Ne studion e nje emisioni, u shpreh se do kuronte te varferit dhe kjo dite erdhi!!!

Per te gjithe skeptiket, Imami eshte engjell.”

Elvis Naci flet per projektin e Spitalit on Vidnews.

Ambasadori Kosnett ‘mandaton” Qeverinë e re, injoron të tjerët, fton vetëm Kurtin e Osmanin

Shefi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Philip Kosnett ka mbledhur një natë më parë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në ceremoninë e përvjetorit të marinsave.

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëpunimi me amerikanët nderon Shtetin dhe kombin.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka njoftuar Kurti.

Ndërkohë, në darkën e Kosnett kanë munguar liderët tjerë të Kosovës.

Aty ka marrë pjesë edhe Vjosa Osmani, e cila pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re VV-LDK.

Ambasadori amerikan ka kërkuar edhe më herët të krijohet sa më shpejt Qeveria e Kosovës në mënyrë që institucionet e reja të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Nesër pritet të merret vendimi për certifikimin e zgjedhjeve dhe hapjes së rrugës për krijimin e Qeverisë së re.