Ballina Blog Faqe 484

VIDEO/ “13 deputetë janë arvanitas”, në gjendje të rëndë politikani që dridhi Parlamentin grek

Mediat greke bëjnë me dije se historiani dhe ish-deputeti grek, Manolis Glezos ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet spitalore bëjnë me dije se Glezos prej tri ditësh është i shtruar në spital pas problemeve serioze me frymëmarrjen. Gjendja e tij tashmë është stabilizuar edhe pse vazhdon të mbetet e rëndë.
Glezos shihet si një simbol në Greqi për shkak të qëndrimeve të tij liberale ndaj emigrantëve si edhe pjesëmarrjes në luftën e Dytë Botërore.

Kujtojmë se, pesë vite më parë ai mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare, duke i quajtur ata arvanitas.

Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

Plaku nga Carrabregu i Deçanit ka shkruar poezi për Dr. Ibrahim Rugovën dhe e reciton vet (VIDEO)

Plaku nga Carrabregu i Deçanit ka shkruar këtë poezi për Dr.Ibrahim Rugovën dhe e reciton vet:

https://youtu.be/a8B5SC4Loi8

VIDEO bonus:
Shkurte Fejza dhe Mirush Kabashi me ftesë të posaçme për “shqiptarët e Iliridës”: Të festojmë bashkë 28 Nëntorin në Tetovë

https://youtu.be/ytk2dkwDHs8

https://youtu.be/D_oYVo4CBTo

Ditë tregu në Tetovë:

Ditë tregu në Tetovë:

Bisedë me një nallban:

Zekiri ia kthen përgjigjen Ali Ahmetit

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetit se Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
“Muhamed Zekiri eshte perfaqesues legjitim i votuesve te tij qe jane shume me teper se sa votat qe ka vete Ali Ahmeti e Bashkimi Demokratik për Integrim!!!

Jam perfaqesues legjitim dhe nenkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, z.Ali Ahmeti!!!
E verteta gjithmone dhem dhe te kaluares dhe demeve qe i ka ber Bashkimit Demokratik për Integrim dhe perfaqesuesit e Tuaj, shqiptareve gjate qendrimit ne pushtet me VMRO DPMNE, nuk mund ti ikni dhe nuk mund te harrohen asnjher!!!”, ka shkruar deputeti Zekiri në profilin e tij në facebook.

Përndryshe sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i është përgjigjur nënkryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri i cili mbrëmë në ClickPlus tha se nuk dëshiron të bashkëpunojë më Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ahmeti theksoi se raportet në mes të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë janë të qëndrueshme.

“Muhamed Zekiri mendoj që nuk është përfaqësues legjitim i politikave të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, koalicioni funksionon raportet e mira dhe të qëndrueshme janë në mes kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe organeve të partisë, funksionojmë në kuadër të normalitetit sigurisht që dallime edhe mund të ketë për çështje të ndryshme në parim por gjërat shkojnë në drejtim të duhur”, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

https://youtu.be/ytk2dkwDHs8

Ahmeti i përgjigjet Zekirit (Video)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i është përgjigjur nënkryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Muhamed Zekirit, i cili mbrëmë tha se nuk dëshiron të bashkëpunojë më Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ahmeti theksoi se raportet në mes të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë janë të qëndrueshme.

“Muhamed Zekiri mendoj që nuk është përfaqësues legjitim i politikave të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë , koal*icioni funksionon, raportet e mira dhe të qëndrueshme janë në mes kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe kryetarit të Bashkimin Demokratik për Integrim si dhe organeve të partisë, funksionojmë në kuadër të normalitetit. Sigurisht që dallime edhe mund të ketë për çështje të ndryshme në parim por gjërat shkojnë në drejtim të duhur”, deklaroi kryetari i Bashkimin Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. /tv21/

Shkurte Fejza dhe Mirush Kabashi me ftesë të posaçme për “shqiptarët e Iliridës”: Të festojmë bashkë 28 Nëntorin në Tetovë (Video)

Tetova sivjet do të festojë 28 nëntorin në atmosferë që moti kohë nuk është vërejtur në këtë qytet. 28 Nëntori në qytetin rrëzë Sharrit sivjet do të jetë jo vetëm festiv, por edhe protestues. Nga ora 16 e 30 minuta është paraparë të organizohet një marsh protestues nga Universiteti i Evropës Juglindore deri në sheshin Illiria. I fuar special do të jetë gazetari i mirënjohur Marim Mema, i cili do t’i prijë marshit bashkë me Blerim Ahmedin, vëllaun e El Chekës, i cili është organizator i marshit. “Motoja e marshit do të jetë ‘Për bashkim kombëtar’. Fillojmë nga Universiteti i Evropës Juglindore deri në qendër të qytetit. Kjo do të jetë një festë që do të shënohet në historinë e Tetovës. Paraqitje do të kenë Shkurte Fejza, Arif Vladi, Dava Gjergji, Malësori, Tahir Seferi m grupin e tij nga Shkupi, kurse mysafir special do të jetë aktori i madh, Mirush Kabashi”, deklaroi Blerim Ahmedi për Gazetën Lajm.

Me këtë rast, aktori i madh Mirush Kabashi dhe këngëtarja Shkurte Fejza, u kanë bë apel “shqiptarëve të Iliridës” për pjesëmarrje masovike në manifestimin e 28 Nëntorit në Tetovë.

Me video porosi të njëjta shqiptarëve u janë drejtuar edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë evenimet: Arif Vladi, Dava Gjergji, e kështu me radhë.

https://youtu.be/ytk2dkwDHs8

UEJL feston 18 vjetorin e themelimit

Universiteti i Evropës Juglindore i Tetovës ka shënuar sot 18 vjetorin e themelimit si universitet i vetëm në rajon për nga programi akademik dhe mënyra e organizimit të veprimtarisë dhe ndër të rrallët që ofron studime në tre gjuhë, gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze. Rektori i këtij universiteti, akademik Abdylmenaf Bexheti, tha se përkushtimi kryesor mbeten edhe më tej krijimi i kuadrove adekuate për tregun e punës dhe ndalja e fluksit të shpërnguljes së të rinjëve duke ofruar kushte për avancimin e tyre në vend. Bexheti tha se në këto synime nuk kanë munguar sukseset dhe UEJL shënon përparim si në aspekt të cilësisë ashtu edhe në numrin e stutendëve dhe kuadrove në tre ciklet studimore.

Abdylmenaf Bexheti

“Sivjet është viti i dytë akademik, që në studimet e ciklit të parë arrijmë rritje 10% të studentëve të regjistruar, bile mbi rritjen prej 7% të vitit të kaluar. Kumulativisht, për dy vite akademike, rezulton rritje rreth 20%, përkundër të gjitha trendëve rënëse, nga nataliteti e deri te emigracioni. Pas disa viteve, sërish numri i studentëve të regjistruar (jo vetëm që kanë aplikuar), në UEJL, shkon në numër katërshifror dhe në këtë rast dukshëm mbi 1000 studentë, në të tre ciklet studimore. Në gjeneratën e këtij viti akademik, mbi 1/3 e studentëve të ri, janë bursistë meritor, mbi gjysma e tyre me sukses të shkëlqyer 5.00, duke përfshirë këtu edhe notën e maturës shtetërore. Kjo padyshim paraqet parakusht për sukses në studime dhe cilësi në diplomim për punësim” Kryetari i Bordit të UEJL-së, Dennis Farrington falemenderoi të gjitha shtetet dhe fondacionet që 18 vite më parë mundësuan themelimin e këtij institucioni duke bërë Maqedoninë e Veriut vendin e vetëm që ka përfituar nga një projekt i këtillë i rëndësishëm për sistemin arsimor.

Dennis Farrington, kryetar i Bordit të UEJL

“Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajonin e Evropës që ka përfituar nga universiteti i themeluar nga kontributi i vendeve të BE-së, Kanada dhe SHBA-të. Mos të harojmë edhe ndihmën e Holandës vendit më të madh të BE-së, Norvegjia, Suedisë, Zvicrës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerëve. Ne jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë nga gjithë këto shtete për të arritur këto suksese edhe atë jo vetëm përmes ndihmës financiare, por edhe në bashkëpunimin akademik. Unë ndjehem i nderuar që shoh Universitetin e Indianës në bashkëpunim me ne. Maqedonia e Veriut duhet të mburet që ka një institucion arsimor që është unik dhe nuk mund të gjendet një rast i tillë dikund tjetër”
Gjatë fjalimit të tij para mysafirëve dhe stafit akademik, rektori Abdylmenaf Bexheti, lëshoi kritika ndaj legjislacionit vendor duke thënë se ambienti i arsimit të lartë në R. e Maqedonisë së Veriut po ballafaqohet përplot sfida, nga ato normative-(jo)funksionale e deri te ato të resurseve të pamjaftueshme për proces cilësor që do rezultojë me përmbushje të performancës.
Abdylmenaf Bexheti

“Këtë vit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut u sollën dy ligjet bazike-të arsimit fillor dhe të mesëm, shumë të rëndësishëm për arsimin e lartë, por njëkohësisht duhet rishikuar edhe ligji në fuqi i arsimit të lartë. Krahas fyteve të ngushta në të, kemi edhe norma jofunksionale që na kanë bllokuar në veprim të mëtejmë. Si rrjedhojë, akoma nuk janë funksional trupat bazike të arsimit të lartë, siç është Këshilli i Akreditimit, i Evaluimit, por më keq, edhe Këshilli Nacional i Financimit të Arsimit të Lartë. Konferenca ndëruniversitare është tërësisht e bllokuar!”

Vitin që shkoi UEJL ka kryer të gjitha ristrukturimet akademike vertikale në programet studimore duke kaluar me shumë sukses nga programet 3 në ato 4 vjeçare, njoftoi mes tjerash rektori Abdylmenaf Bexheti.

Bigi: Ty s’mundet me t’ dhimbtë baba jem më shumë se mue

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Big Mama kaloi një periudhë të vështirë familjare.

Babai i saj ndërroi jetë dhe sigurisht që këngëtarja e përjetoi shumë keq këtë situatë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo tregoi se kjo është gjëja më e vështirë që ka kaluar dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen.

Por për shkak të profesionit të saj, këngëtarja nuk ka qëndruar gjatë për të marrë veten nga humbja e madhe dhe udhëtoi drejt Afrikës.

Nga aty ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke shijuar natyrën e veçantë me një veshje të përshtatshme për motin.

Kjo foto ka marrë vëmendjen e një ndjekësi, që e gjykon për foton, pasi asaj sapo i ka ndërruar jetë i ati.

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës: Jam i sëmurë, nuk po më çojnë në spital, ju lutem më ndihmoni! (FOTO)

Sadudin Abdullai është njëri nga personat që u dënua si pjesë e Grupit të Kumanovës me 14 vite burg. Ai përmes një deklarate për INA kërkon ndihmë mjekësore, pasi që autoritetet e burgut nuk e lejojnë që të dërgohet për kontrolle në Klinikat e Shkupit. “Nuk jam mirë, jam në gjende të keqe shëndetësore, e këta nuk më çojnë në spital.

Ju lutem më ndihmoni, sepse s’kam rrugëdalje tjetër”, thotë për INA, Sadudini. Sipas tij, nuk është e drejt që Boki 13 dhe të burgosur të tjerë për vepra më të rënda po dalin dhe po lejohen të shkojnë në spitale e shtëpi, sa herë kur të dojnë, ndërsa siç thotë ai, të burgosurit shqiptarë nuk përfillen. Sadudin Abdullai është nga fshati Hotël i komunës së Likovës, ndërsa ishte arrestuar pak javë pas ngjarjeve të Kumanovës, me veprën e ngarkuar se kishte ndihmuar Grupin e Kumanovës.(INA)

Dueli mes Blerim Bexhetit e Muhamed Zekirit, po i presin?!

Kryeredaktori i TV21, Fatmir Aliu ka ftuar në debat nënkryetarin e LSDM, Muhamed Zekiri si dhe anëtarin e kryesisë së BDI-së, Blerim Bexheti, pas përballjes së tyre të mërkurën mbrëma në Click Plus, kur Bexheti ishte kyçur përmes telefonit gjatë intervistës së Zekirit, përcjell INA. Sipas postimit të Aliut në fb, Blerim Bexheti pranon ftesen per debat, ndërsa pritet përgjigje edhe nga Muhamed Zekiri.

“Muhamed Zekiri Blerim Bexheti te henen ne #ClickPlus ju pres per debat! Debat pa kushte dhe pa doreza per #Drejtesine! Te dy pranuat ftesen mbreme ne #ClickPlus te Agron Vrangalla, dhe shikuesit ju degjuan dhe po na pyesin per daten se kur do te zhvillohet debati #Zekiri vs #Bexheti Per kete arsye edhe po e beje kete publikim, qe shikuesit ta kuptojne se ju caktuam daten dhe oren! Keshtu qe ju presim ne 21:30 te henen 25 nentor 2019”, ka shkruar gazetari Fatmir Aliu. Zënkat e këtyre dy zyrtarëve kanë bërë që sot të deklarohen edhe Ahmeti dhe Zaevv, të cilët kanë thënë se raportet e tyre ndërpartiake dhe në Qeveri janë të shkëlqyera. (INA)

Në Zagreb do të promovohen librat e Ismet Jonuzit – Krosit (FOTO)

GOLGOTA SHQIPTARE, Autor: Ismet Jonuzi – Krosi

Nëntori është i bukur, është i dhimbshem, është i lexueshëm… Në nëntor 1908 u mbajt “Kongresi i Alfabetit të gjuhes shqipe në Manastir”, më 28 nëntor u “bë” “Pavarësia e Shqipërisë” dhe Shqiptaria mbet e ndarë,.. Si shumë autorë që shkruajnë për këto ngjarje historike, janë të mirëpritur, por Ismet Jonuzi – Krosi i jep edhe një kahje kombëtare për të gjithë ata që e mbajtën gjallë çeshtjen kombëtare duke e paguar me jetë,…

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Zagreb organizon promovimin e librave “GOLGOTA SHQIPTARE I, I, III, IV, V, VI” me datë 23.11.2019. (e shtunë), në ora 14:00,
Vendi: Knjižnica i Čitaonica “ Bogdana Ogrizovića”, Preradovićeva 5. Dizajnin e plakatit e bëri Ngadhnjim Istrefi,
JENI TË MIRË SE ARDHUR!


ANALIZA: Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

Ardhja në pushtet e Albin Kurtit të Kosovës do të vërë në provë marrëdhënien me Shqipërinë fqinje, ku ai dhe Edi Rama nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtin mendim.

Nga Përparim Isufi

Mbrëmjen e 25 tetorit, Albin Kurti hyri në zyrën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të dy burrat shtrënguan duart për herë të parë pas rreth 14 muajsh.

Takimet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë fqinje jo gjithmonë bëhen tituj kryesorë, por kësaj radhe në të gjithë zyrën e Ramës kishte kamera televizive.

Të gjithë sytë ishin te gjuha e trupit dhe deklaratat që do të vinin nga dy politikanë të krahut të majtë që patën mosmarrëveshje më shumë se një vit më parë, por që u mblodhën përsëri bashkë për shkak të zgjedhjeve të tetorit në Kosovë.

Me Kurtin që pret të jetë në krye të qeverisë së ardhshme të Kosovës, takimi i tyre katër orësh ishte ndoshta një shenjë e punës që i pret ata për të përmirësuar lidhjet personale dhe rëndësinë që i jepet marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe fqinjit të saj me shumicë shqiptare.

Analistët thonë se Kurti dhe Rama do të bënin mirë ta lini pas të kaluarën e tyre për hir të të dy vendeve.

“Ata duhet të bashkëpunojnë sepse as kryeministri në Tiranë dhe as ai që pritet të zgjidhet në Prishtinë nuk janë persona privatë”, tha Enver Robelli, një redaktor me origjinë nga Kosova në të përditshmen zvicerane Tages Anzeiger. “Ata janë politikanë me një mandat demokratik për të përfaqësuar shtetet e tyre përkatëse.”

Por aktivitetet politike të Vetëvendosjes së Kurtit në Shqipëri rrezikojnë ta bëjnë më të vështirë këtë gjë.

Prania e Vetëvendosjes në Tiranë

Dyzet e katër vjeçari Kurti është në pritje të një rinumërimi përfundimtar të votave nga zgjedhjet e 6 tetorit të Kosovës për t’u emëruar si kryeministër pasi partia e tij Vetëvendosja fitoi shumicën e votave, gati 15 vjet që kur u themelua si një lëvizje që lobonte kundër një marrëveshje të negociuar me Serbinë mbi fatin e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit, por refuzimi i Serbisë për të njohur shtetësinë e saj, e mbështetur nga Rusia, po pengon integrimin ndërkombëtar të shtetit të ri në organe të tilla si Kombet e Bashkuara, Interpol dhe Bashkimi Europian.

Atëherë, në verën e vitit 2018, Kurti u ofendua nga mungesa e një qëndrimi të qartë të Ramës kundër një ideje të hedhur nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, për të ndryshuar kufijtë e Kosovës, si pjesë e një zgjidhjeje që do t’i hapte të dy vendeve rrugën e tyre drejt BE-së.

Pas takimit të tyre në tetor, Kurti tha se kishte marrë garanci nga Rama.

“Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territoreve”, u tha ai mediave. “Territori nuk është një plaçkë që mund të shkëmbehet. Unë besoj se edhe pse mund të kemi dallime dhe gjëra të përbashkëta, ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë më mirë si dy qeveri. Ai më tha kështu dhe duhet ta besoj.”

Robelli tha se nuk ishte vetëm çështja e ndryshimit të kufijve që prishi marrëdhëniet midis dy burrave. Në dhjetor 2018, marrëdhëniet u përkeqësuan kur Vetëvendosja dërgoi disa figura të larta të partisë për t’u bashkuar me studentët që protestonin në Tiranë për të kërkuar kushte më të mira në universitete.

Pastaj këtë vit, Kurti, i cili nuk e fsheh dëshirën e tij për ta parë Shqipërinë dhe Kosovën të bashkohen në një shtet, hapi një degë të Vetëvendosjes në kryeqytetin shqiptar. Dega nuk është e regjistruar si një parti politike zyrtare, por disa analistë në Tiranë thonë se kundërshtimi i saj i zhurmshëm ndaj politikave të caktuara të qeverisë Rama sugjeron se kjo është thjesht çështje kohe.

Javën e kaluar, Vetëvendosja dënoi një operacion policor në një lagje të Tiranës, në të cilin u plagosën njerëz ndërsa protestonin kundër një projekti për zgjerimin e një rruge në atë zonë. Ajo tha se korrupsioni dhe standardet e dyfishta kishin pllakosur projektin, duke zemëruar kryetarin e bashkisë së Tiranës, aleatin e Ramës, Erion Veliaj.

Bashkia e Tiranës theksoi se Vetëvendosja ishte zgjedhur “për të qeverisur Kosovën”. Ajo i kërkoi partisë të reflektojë dhe të forcojë “degë që duken se janë jashtë kontrollit”.

Analistët në Tiranë thonë se veprimtaritë e Vetëvendosjes në Shqipëri do të lënë gjurmë në marrëdhëniet midis dy burrave.

“Rama, natyrisht, nuk e pëlqen Albin Kurtin”, tha analistit politik shqiptar Armand Shkullaku për TV Klan në Shqipëri, “dhe fitorja e Kurtit në Kosovë mund të përkthehet në një dramë politike për të.”

Marrëdhëniet rajonale një provë

Ardhja në pushtet e Kurtit shënon një zhvendosje të madhe në peizazhin politik të Kosovës dhe, pa dyshim, Shqipërisë, me zhvendosjen e Partisë Demokratike të Kosovës të Thaçit, PDK, në stolat e opozitës.

Por Adrian Collaku, kryeredaktori i portalit të lajmeve në Prishtinë Gazeta Blic, tha se ishte e parakohshme të pritej ndonjë rritje e madhe në ndikimin e Vetëvendosjes në Tiranë.

“Unë mendoj se është shumë herët për të parë ndikimin e Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes në Shqipëri në një shkallë të tillë që mund të përbënte një rrezik për Edi Ramën”, tha Collaku për BIRN.

Do të duhej një kohë e gjatë dhe një organizim më i madh për ta bërë Vetëvendosjen aq të fuqishëm në Shqipëri “siç është tani në Kosovë,” tha ai.

“Një faktor i rëndësishëm do të jetë modeli qeveritar që Albin Kurti do të prodhojë në Kosovë, në mënyrë që ai të reflektojë edhe në Shqipëri.”

Sa i përket politikave, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nën drejtimin e Ramës do të vihen në provë nga zhvillimet dhe nismat rajonale siç është ideja e “Mini Shengenit” të Ballkanit, ide e hedhur nga Rama, Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për “të udhëtuar të lirë” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh dështimin e BE-së për të vazhduar përpara me zgjerimin e saj në rajon.

“Për mua, kjo ngjan më shumë si një ide sesa si një projekt”, tha Kurti për nismën.

Rama parashikoi që Kurti do të mendonte edhe një herë këtë kur të vinte në pushtet.

“Mund të them që qëndrimi i Albin Kurtit do të rishikohet kur ai të bëhet një kryeministër me kohë të plotë dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij procesi”, tha ai për Top Channel më 12 nëntor.

“E vetmja mënyrë për të hequr kufijtë është në marrëveshje me të tjerët. Si do ta heq Albin Kurti kufirin nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi? Apo do të hyjë në luftë?”

Nga ana e tij, Kurti dëshiron ta mbajë Ramën jashtë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë, tha Collaku.

“Ndërsa Edi Rama e përfshiu vetë veten në një farë mënyre në çështjen e negociatave me Serbinë, sidomos në idenë e një shkëmbimi territori, kjo çështje ngriu marrëdhëniet e tij me kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kurtin”, tha ai.

“Kurti ka njoftuar se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ka paralajmëruar Edi Ramën që ‘të tërhiqet’ nga kjo çështje.”

S’ka më “djalë të keq”

Çfarëdo që të ndodhë, ngritja e Kurtit në pushtet ka ndryshuar ekuilibrin midis tij dhe Ramës.

Në të kaluarën, me aktivitetet e tij anti-establishment dhe retorikën radikale, “Rama e shikonte Kurtin si një djalë të keq, që argëton popullin me fjalë të mëdha patriotike,” tha Robelli. “Situata ndryshoi kur Kurti filloi të trajtonte çështje konkrete.”

Kur u hodh për herë të parë ideja e një shkëmbimi territori midis Serbisë dhe Kosovës, Robelli tha që Rama duhet të kishte përdorur autoritetin e tij për të krijuar konsensus midis liderëve politikë të Kosovës. Por ai nuk e bëri këtë.

“Edi Rama ka bërë shumë për të polarizuar spektrin politik të Kosovës”, tha Robelli për BIRN.

Tani në Shqipëri Kurti shihet “si një shembull ndryshe, një model pozitiv dhe një politikan që nuk është i korruptuar”, tha ai.

“Por do të jetë koha që do të tregojë nëse ai vetë personalisht, dhe ata përreth tij, do të vazhdojnë të mbeten të pastër kur të kenën nën kontroll levat e qeverisë.”(birn)

Prej kohësh jeton në Turqi, por aktori i njohur poston foton më të bukur të fëmijërisë në Shqipëri

Ai është një ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar, i cili prej kohësh po zhvillon karrierën e tij edhe në Turqi. Është fjala për Nik Xhelilajn, i cili në shtetin turk ka tërhequr vëmendjen me rolet e ndryshme në disa telenovela.

Edhe pse ka disa kohë që është larguar nga Shqipëria, duket se Nik vazhdon që ta mbajë në zemër vendin ku është lindur dhe rritur.

Së fundmi, aktori ka pbulikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto që përkon me vitet 1992-1993 kur aktori ishte vecse fëmijë. Në foton në fjalë ai shihet në praninë e një grupi të madh shokësh e shoqesh.

“Gëzuar ditën botërore të fëmijëve. Rruga Budi, pallati 72. Tiranë 1992-1993. ‘Ndihmat’”, ka shkruar ai krahas fotos.

Arjanit Hoxha paralajmëron befasi të mëdha në prag të pesë vjetorit të Lëvizjes Besa!

Sekretari Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar opinionin publik se së shpejti Lëvizjes Besa, do t’i bashkangjitet një numër i madh i aktivistëve nga Likova e Kumanovës.

Hoxha e ka bërë të ditur se në prag të pesë vjetorit të Lëvizjes Besa, do t’i bashkangjiten shumë aktivistë nga Komuna e Likovës.

“Për çdo ditë në Lëvizjen BESA po bashkangjiten shumë persona, të rinjë dhe të reja, profesionist të përkushtuar, me vullnet dhe dëshirë për të kontribuar në ndryshimin e gjendjes së përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në prag të 5 vjetorit të Lëvizjes BESA, surpriza e radhës do të jetë nesër,ku pritet që Lëvizjes t’i bashkangjitet edhe një grupi i madh nga vendbanimet e Komunës së Likovës.

Deri më 12 Prill 2020 urojmë që të na bashkangjiten edhe shumë të tjerë që bashkarisht të bëjmë ndryshimin e kërkuar. Na priftë e mbara!”, shkruan Hoxha në Facebook.

Përndryshe, më 22 nëntor, Lëvizja Besa, në hapësirat e Swiss Palace – Tetovë, do të festojë pesë vjetorin e partisë.

SHKOLLA FILLORE “DRITA” NË VITIN 1941 DHE HISTORIKU I FSHATIT ZHELINË NDËR SHEKUJ

Ismet Jonuzi-Krosi

Shkolla e pare në gjuhën shqipe është hapur në vitin shkollor 1941/42.
Mësuesit e kësaj shkolle ishin Nos Topalli, Nevruz Vila dhe Tahsin Daiu.
Në vitin shkollor 1942/43 shkolla fillore “Drita” i kishte gjithsejt 196 nxënës, pas asnjë vajzë. Shkolla i kishte V klasë. Me kl.I dhe II punonte mësuesi Abdylqerim Seiti, kurse me kl.III, IV dhe të V mësuesi Hasan Egro.
Gjatë vitit shkollor 1943/44 shkolla i kishte 151 nxënës të kl.l, II, III, IV dhe V fillore.
Mësues ishin përsëri ata të vitit të kaluar shkollor (1942/43) Abdylqerim Seiti dhe Hasan Egro.

HISTORIKU I FSHATIT ZHELINË NDËR SHEKUJ

Zhelina është fillimi i Dervenit të Epërm apo KALLDËRMI BOGAZ (në gjuhën shqipe QAFA E KRUSHQIVE) siç e kanë quajtur në kohën e sundimit osman. Pra, kjo krykëlidhje me fushëgropën e Shkupit që dikur edhe ka qenë rrjedha e lumit Vardar, pra vetl kanjoni e dëshmon këtë.

Ky vendbanim paraqet qendrën dhe selinë e Komunës së Zhelinës. Fshati Zhelinë shtrihet në anën e djathtë të rrugës kryesore Tetovë-Shkup 8 km. larg nga Tetova, numëron mbi 1200 shtëpi dhe afër 6 mijë banorë. Lartësia mbidetare është 450 metra, sipërfaqja e sinorit është 19.9 km2, sipërfaqe agrare 1.495 ha., tokë punuese 603 ha., kullota 224 ha. dhe pyje ka 648 ha. Në këtë fshat jetojnë këto familje si: Skonde, Beshë, Grace, Matranç, Çajane, Muahaxher (të ardhur nga Ana Morava e Vilajetit të Nishit nga qendrat Vranjë, Leskoc) Hajvaze etj.
Në shekullin XIX, janë vendosur në Zhelinë e nëpër shumë lokalitetet tjera), si dhe shumë familje tjera që vijnë nga fshatrat për rreth e vendosen në Zhelinë, por edhe nga Zhelina ka shpërngulje simbolike nëpër qendrat urbane. Duhet veçuar sinonimin e Zhelinës pra URA E ZHELINË, që në rrafshin e frazeologjive edhe sot e kësaj dite e përdorim “ndër Urën e Zhelinës, e cila urë daton që në periudhën e sundimit romak në këto troje, për të cilën urë poeti-arsimtari dhe aktori amator zhelinas Jakup Limani i ka kushtuar një përmbledhje me poezi me titull “URA E NUSEVE”.

Nga Zhelina janë të shpërngulur nga terrori sllav një numë i madh në Anadoll, po ashtu në luftërat ballkanike, në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore janë ekzekutuar me dhjetëra zhelinasë nga dora gjakatare e okupuesve serb e bullgar, që edhe sot e kësaj dite nuk janë të ndriçuara këto krime ndaj shqiptarëve. Vend-emërtimet në male, kodra dhe fusha: Zabeli-ku gjendet burimi i ujit, Fojniku- shtrihen livadhet dhe stanet, Ballshor-lokaliteti antik, Kroi i Kishës, Laoma e Ballëkit, Erebimë (erë+bimë), Gjuri i Kuq, Gjuri i Lagët, Gravanec, Kroi i Madh, Kroi i Vogël e shumë vend-emërtime tjera.
HISTORIKU

Zhelina daton prej mesjetës së hershme që e hasim në historiografi në vitin 1337-1346 (Selishçev.M.A “Polog i ego bugarsko naselenie-Sofija, 1929), ku përmendet kisha e Shën Mërisë që ka qenë në juridiksionin e kishës së Shën Mërisë së Tetovës në viti 1343. Ndërsa sipas dëshmive osmane në vitin 1452/53 ka pasur 35 familje, 8 të pamartuar dhe 3 vejusha, më 1467/68 ka pasur 60 familje, 3 të pamartuar dhe 2 vejushe, më 1481/82 ka pasur 35 familje dhe 2 vejushë, më 1544/45 ka pasur 61 familje dhe më 1568/69 ka pasur 26 familje dhe 14 të pamartuar. /Të dhëna osmane, shih në librin e autorëve Aleksandar Stojanovski & Dragi Gjorgiev “NASELBI I NASELENIE VO MAKEDONIJA-XV I XVI VEK”-SKOPJE 2001/.

Po ashtu duhet përmendur se në vendin e quajtur JEREBINË që gjendet në pjesën veriore afër 2 km. larg Zhelinës ka ekzistuar vendbanimi JAREBINË në anën e djathtë të lumit Vardar (Axius ose në saktë kjo hidroleksemë e ka rrënjën në gjuhën shqipe BARDHA, po ashtu duhet theksuar se burimi i këtij lumi është në fshatin Vrutok që është topik në gjuhën shqipe vrojim ose burim). Në këtë fshat, i cili është zhdukur, ka qenë kisha e Shën Gjërgjit. Banorët e këtij fshati janë vendosur kryesisht në fshatin Zhelinë / Shih në “Godisen zbornik” ANNUAIRE-Kniga 2 Tom, Jovan F. Trifunofski “SELA KOI SEGA NE POSTOAT VO POLOG”-Skopje 1949 faq. 169, 170/

Lartësia mbidetare e këtij lokaliteti antik në tërthoret e të cilit përmendet se ka ekzistuar një vendbanim qysh në kohën e re të gurit, pra 6000 deri 4000 vjet para kohës së re, në vendin e quajtur BALLSHOR, në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Vardar më saktësisht afër 500 metra në veriperëndim të pozitës së tashme të fshatit. Gjatë lëvrimit të arave, aty janë zbuluar eksponate enësh të dheut në formë të rrumbullakët dhe konusore, të modeluara në mënyrë të thjesht, me dorë të lirë, madje janë gjetur gurë nga qeramika për vegje pëlhurash, copa të vogla me tehe të mprehta thikash prej stralli, tokë e djegur, eshtra shtazësh dhe sende të tjera të imëta për stolisje, me ndonjë eksponat të rrallë të ngjyrosura me një cipë të kuqe të lëmuar dhe shumë e shumë gjëra tjera shih më tepër Ivan Mikuliq ”TABULA IMPERII ROMANI, SECTIO NAISSUS, SERDICA-SCUPI-THESSALONIK”-Lubjanë-1976. Pra, siç dihet se sot aty ku është Xhamia e vjetër e cila është ndërtuar në shekullin e XVII, më parë ka qenë Kisha e lashtë e të parëve të fisit PENEST të ilirëve që njihen si banues të kohës antike e deri më sot në Dervenin e Epërm. Edhe pse këto pak gjurmë të zbuluara deri më sot, por që flasin se qysh në kohën e lashtë nga antika e këndej, pra, 7000 vjet para erës së re, prej epokës së gurit, duke vazhduar në epokën e hekurit dhe të bronzit e deri në dyndjen e sllavëve në këto anë dhe përgjithësisht në Luginën e Pollogut, ka pasur jetë intensive, e cila ka qenë e zhvilluar më së shumti në anën e Malit Sharr, në Derven e më pak në anën e Malit të Thatë.

Vendbanimet kanë qenë të ndërtuara kryesisht rrëzë maleve duke përfshirë luginat anësore, grykat, brigjet, shpatet e maleve të përshtatshme për mbrojtje dhe pjesërisht në fushën e Pollogut. Emrat e vendbanimeve kanë ndryshuara dhe janë zhdukur gjatë shekujve nën ndikimin e kulturave dhe sundimeve-okupimeve të ndryshme, por për të gjitha këto duhet gjurmuar nëpër të dhënat e historiografisë nëpër shumë e shumë qendra etj.
Emri i fshatit Zhelinë sipas prof.dr. Fauzi Skenderi “POPULLSIA DHE VENDBANIMET SHQIPTARE NË MAQEDONI”-Kumanovë 2006, ku ndër të tjera thotë se ky lokalitet e ka emrin KROJMIR (kompozitë morfologjike nga KROJI I MIRË në KROJMIR) për shkak se është mjaft i pasur me kroje.

SHKOLLAT DHE ARSIMI SHQIP NË BASHKINË E TETOVËS ME RRETHINË (1941-1944)

Ismet Krosi

Tetova në vitin 1941 i kishte 21.000 banorë. Nënprefektura e Tetovës, më herët, kishte pasur mbi 84.000 banorë, por nga shfarosja e shqiptarëve gjatë regjimit të Mbretërisë Jugosllave një pjesë e madhe e popullatës shqiptare mërgoi në vise të huaja, kështu që, në vitin 1941, si territor me 8 komuna dhe 40 fshatra, kishte 62.000 banorë, prej të cilëve 50.000 ishin shqiptarë dhe 12.000 sllavë.

Gjatë kohës së Mbretërisë jugosllave në Tetovë botoheshin dy gazeta serbe “Glas Pologa” dhe “Tetovska novina”. Në qytetin e Tetovës punonin 4 shkolla fillore me 1000 nxënës, prej të cilëve ishin edhe 200 nxënës shqiptarë të cilët i vijonin mësimet në gjuhën serbishte. Punonte edhe gjimnazi, ku mësonin 20 gjimnazistë shqiptarë. Nga i tërë qyteti dhe rrethina e Tetovës shkolloheshin vetëm 5 vajza shqiptare në shkollën qytetëse të Tetovës. Popullata shqiptare ishte 85% analfabete, kurse ajo sllave vetëm 20%. Tetova e kishte edhe shkollën e mesme të bujqësisë.

Gjatë vitit shkollor 1941/42 në Qarkun e Prefekturës së Tetovës ia filluan me punë gjithsej 3 shkolla fillore me 30 mësues, në qytetin Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë dhe 26 shkolla fillore në 26 fshatra të Prefekturës së Tetovës me gjithsej 36 mësues. Me hapjen e këtyre shkollave fillore filloi të themelohet edhe rrjeti elementar i shkollave fillore, gjë që ndikoi në përfshirjen e numrit të nxënësve në shkollën fillore shqipe.

Per vitin shkollor 1942/43 rrjetit të shkollave fillore në Qarkun e Tetovës për arsye të rritjes së numrit të nxënësve dhe hapjes së klasave e paraleleve të reja i nevojiteshin gjithsej edhe 36 mësues të ri (Tetovës 18, Gostivarit 11 dhe Kërçovës 7). Gjithashtu parashihej që të hapen shkolla të reja fillore edhe atë 4 në fshatrat e Tetovës, 11 shkolla në fshatrat e Gostivarit dhe 10 shkolla në fshatrat e Kërçovës, për të cilat nevojiteshin edhe 25 mësues të rinj, përkatësisht për zgjerimin e rrjetit të shkollave fillore edhe për rritjen e klasëve e të paraleleve në shkollat që punuan në vitin shkollor 1941/42 nevojiteshin edhe 61 mësues të rinj, përkatësisht për vitin shkollor 1942/43 duhej të dyfishohej numri i mësuesve.

SHKOLLA FILLORE NR. 1 OSE “SKËNDERBEJ” NË TETOVË

Në vitin shkollor 1941/42 ishte hapur shkolla fillore nr. 1, e cila më vonë pagëzohet “Skenderbej”, kurse mësues ishin Abdi Kërçini, Zejnel Zajmi, Aleksandra Bibaja, Sotir Gallani, Margarita Gallani, Qemal Haxhihasani, Lirije Shahini dhe Spiro Vllazeroi.
Në vitin shkollor 1942-43 shkolla fillore “Skënderbej” i kishte gjithsej 393 nxënës, 310 meshkuj dhe 83 femra. Gjatë këtij viti shkollor mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Zav. drejtor Jonuz Balla, por kah fundi i vitit shkollor 1942/43 në këtë shkollë emërohet drejtor Beqir Kllojka; Josif Todi, mësues i kl.II/a me 34 nxënës; Elena Todi, mësuese e kl.I./a me 41 nxënës; Vasil Dhimitruka, mësues i kl.II/b me 33 nxënës; Abedin Faja, mësues i cili kalon për arsimtar në Lice të Tetovës; Kadri Koshari, mësues, i cili pezu- llohet; Pano Hido, mësues-kl.II me 25 nxënës; Theodora Biçka, mësuese e kl.I/c me 38 nxënës; Fatbardha Çaushi, mësuese; Jusuf Starova, mësues- kl.III me 30 nxënës; Paulina Grabocka, mësuese e kl.I/ç me 39 nxënës; Zejnel Zajmi, mësues i kl.I/d me 46 nxënës; Mit’hat Hoxha, mësues; R. Ismailati, mësues i kl.I/e me 45 nxënës dhe A. Gjylapi, mësues i kl.I/b me 40 nxënës. Në vitin shkollor 1943/44 shkolla fillore “Skenderbej” e qytetit të Tetovës i kishte gjithsej 279 nxënës dhe 57 femra. Gjatë këtij viti shkollor mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Jonuz Balla ishte emëruar përsëri zëv.drejtor, ngase Beqir Kllojka kishte kaluar në detyrë të re-sekretar i Inspektorisë së Arsimit në Tetovë dhe njëherit edhe Drejtor i Shkollës fillore “Skënderbej” në Tetovë; Pano Hido, mësues; Josif Todi, mësues; Vasil Dhimitruka, mësues; Elena Todi, mësuese; Fatbardha Çaushi, mësuese; Jusuf Starova, mësues; Paulina Graboeka, mësuese; Mif hat Hoxha, mësues dhe Zejnel Zajmi, mësues.

SHKOLLA FILLORE “TAJAR TETOVA” NË TETOVË

Në vitin shkollor 1941/42 në qytetin e Tetovës ishte hapur edhe shkolla fillore nr. 2, e cila më vonë për ditën e 30 vjetorit të Flamurit kombëtar shqiptar ishte pagëzuar me emrin “Tajar Tetova”. Gjatë vitit shkollor 1941/42 drejtor i shkollës ishte Beqir Kllojka, kurse mësues të kësaj shkolle
ishin: Pan Hido, Lazër Bibaja, Josif Todi, Lirije Todi dhe Vasil Dhimitruka.

Në vitin shkollor 1942/43 shkolla fillore “Tajar Tetova” i kishte gjithsej 399 nxënës, prej të cilëve 352 meshkuj dhe 47 femra.
Drejtor i shkollës ishte Qamil Haxhihasani, kurse mësues të kësaj shkolle ishin Murteza Katzadej, Rrustem Ismailati, Dhimitër Pulati, Krisanthi Temo, Vangjel Daka, Kadri Hoxha (së shpejti pezullohet), Gliqeri Velko, Lirika Nikolla, Hysen Abdihoxha dhe Kadri Kashari.

Më 23.12.1942 sipas shënimeve të Inspektorit t’Arsimit në Tetovë, shkolla fillore V klasëshe “T. Tetova” e kishte këtë numër të nxënësve sipas klasëve: kl.I/a-39 nxënës (Krisanthi Temo); kl.I/b-40 nxënës (Fatbardha Çaushi); kl.I/c-42 nxënës (Gliqeri Velko); kl.II/a-38 nxënës (K. Progri); kl.II/b-37 nxënës (Lirika Nikolla); kl.III-35 nxënës (Hysen Abdihoxha); kl.IV-32 nxënës (Abedin Faja) dhe kl.V-36 nxënës (Qamil Haxhihasani).

Në vitin shkollor 1943/43 shkolla “Tajar Tetova” i kishte gjithsej 336 nxënës (926 meshkuj dhe 40 femra). Mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Qemal Haxhihasani, drejtor; Murteza Kadzadei, mësues; Vangjel Daka, mësues; Lirika Nikolli, mësuese; Gliqeri Velko, mësuese, Krisanthi Temo, mësuese; Dhimitër Pullani, mësues (i arrestuar); Rrustem Ismailati (paraqiti dorëheqje); Abedin Faja, mësues i cili kishte kaluar për arsimtar në Liceun e Tetovës; Kadri Kashari, mësues (i pezulluar); Zejnepe Bejleri, mësuese për luftimin e analfabetizmit; Kadri Hoxha, mësues.

Këngëtarja shqiptare zbulon arsyen pse nuk do të merrte asnjëherë pjesë në një festival

Anila Mimani ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të kujtuar muzikën e viteve 2000’ dhe për të performuar disa nga këngët e saj më të njohura.

Ndër të tjera, Anila është pyetur nga Jonida Shehu nëse e ka menduar ndonjëherë që të marrë pjesë në festival dhe ajo ka kthyer një ‘jo’ të prerë.

“Jo asnjëherë, sepse për mua është humbje kohe, sepse do shkosh të bësh prova njëherë, jo po është edhe ajo pjesa e look-ut, grimi, veshja. Të merr shumë kohë festivali dhe në fund nuk shpërblehesh. Nuk merr atë që ti mendon të marrësh.

Më vonë ka ndërhyrë edhe këngëtari i njohur Artan Kola, i cili e ka mbështetur Anila Mimanin. “Nëse flasim për festivale, asnjë në festival nuk fiton ai që shkon për të. Asnjë nuk fiton ga këngëtarët, por vetëm humbasin dhe humbasin nga 3-5 mijë euro dhe fitojnë vetëm organizatorët”, është shprehur ai./bw

Kjo teknologji e rinovueshme mbështetur nga Bill Gates pritet të bëjë “mrekullira” në të ardhmen e afërt

Në majën perëndimore të Shkretëtirës Mojave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet një mozaik pasqyrash diellore, e cila ka tërhequr vëmendjen maksimale të mediave.

Ata janë pjesë e një objekti të drejtuar nga “Heliogen”, një kompani e energjisë diellore që po zhvillon një metodë për të përqendruar fuqinë e dritës së diellit.

Rrjeti i pasqyrave të kompanisë drejton dritën drejt një pike të vetme në një kullë. Sapo drita godet, lëngu në kullë nxehet dhe ajo energji termike bëhet si karburanti i një motori nxehtësie.

Ndërsa fermat diellore prodhojnë energji elektrike për shtëpi dhe biznese, ky proces është krijuar për prodhimin e impianteve që prodhojnë çimento, çelik ose petrokimik.

Prodhimi i atyre materialeve kërkon temperaturë të paktën 1.000 gradë Celsius, por teknologjitë e tjera të energjisë së rinovueshme nuk janë të afta të gjenerojnë atë lloj nxehtësie. Heliogen tha të martën se e kishte bërë atë.

Kjo është hera e parë që një kompani ka arritur temperatura të tilla të larta duke përdorur energji diellore të përqendruar – të tjerët kanë provuar por kanë arritur temperatura vetëm deri në 565 gradë Celsius, tha Heliogen.

Heliogen llogarit Bill Gates, tani personi më i pasur në botë, si një nga investitorët e tij fillestarë. Në një deklaratë, Gates e quajti teknologjinë e kompanisë “një zhvillim premtues në përpjekjen për një ditë të zëvendësojë karburantin fosil”.

BMW do të shfaqë së shpejti “bishën” e saj më të re të gjithën elektrike, që do të sfidojë të gjithë rivalët

Teksa e gjithë industria e automobilave i ka kthyer sytë tashmë drejt makinave elektrike, duke zhvilluar edhe ato që mund të quhet “makinat e garave”, me Teslën në modelin e saj S edhe gjigandi gjerman i BMW, nuk ka ndërmend të rrijë pas.

Prodhuesi automobilist bavarez ka lëshuar detaje mbi “kupën e vetme” me dy makina elektrike të ardhshëm i4, i cili krenohet me një sistem elektrik të sapo zhvilluar, i cili jep një prodhim maksimal prej 390 KW.

BMË thotë se i4 me madhësi të Serisë 3 do të jetë në gjendje të përfundojë sprintin 0-100km / h në katër sekonda dhe do të arrijë një shpejtësi më të lartë prej “më shumë se 200 km / orë”.

E vendosur të hyjë në prodhim në 2021, i4 është parashikuar si modeli i parë i markës Gran Coupe i markës “i” dhe do të shfaqë sistemin eDrive të gjeneratës së pestë të BMË, i cili do të debutojë për herë të parë në vitin e ardhshëm.

Ashtu si motori elektrik dhe bateria dhe njësia e karikimit të tensionit të lartë është tërësisht e sapo zhvilluar nga BMË.

Sipas BMW, sistemi i gjeneratës së pestë eDrive është projektuar të jetë modulare dhe mund të implementohet si në hibridet – ashtu edhe në modelet elektrike me kombinime të ndryshme të njësive të karikimit, paraqitjeve të baterive.

Katër shtetet më të lumtura në Bashkimin Europian

Nëse jetoni në Finlandë, Belgjikë, Holandë apo Austri, përgjigjja e këtyre pyetjeve me shumë gjasa është “po”, sipas një anketimi të kohëve të fundit. Pavarësisht rritjes së populizmit, problemeve të emigracionit, protestave dhe mosmarrëveshjeve politike në pjesë të mëdha të kontinentit, europianët janë 2% më të lumtur tani sesa ishin në vitin 2013.

Një anketim i Eurostat i 25 vendeve të BE-së në vitin 2018 zbuloi se gati gjysma e europianëve të moshës 16 vjeç ose më shumë ndiheshin të lumtur shumicën e kohës, ndërsa 14% e deklaruan veten të lumtur gjatë gjithë kohës.

Të anketuarve iu kërkua të renditnin sa shpesh ndiheshin të lumtur në katër javët para studimit, duke përdorur pesë kategori që varionin nga “gjatë gjithë kohës” deri në “asnjëherë”.

Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria ndanë vendin e parë si vendet më të lumtura të BE-së, secila me më shumë se tre të katërtat e popullsisë që shprehën lumturi gjatë një periudhe kohe ose gjatë gjithë kohës.

Spanja u rendit pak më poshtë këtyre vendeve që kryesonin renditjen, por 29% e popullsisë pretendoi të ishte e lumtur gjatë gjithë kohës, më e larta për çdo komb në sondazh.

Në fund të renditjes ishte Letonia, ku më pak se një e treta e popullsisë pretendonte se ndihej e lumtur gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të kohës. Rreth 28% e letonezëve raportuan se rrallë ose nuk ndiheshin kurrë të lumtur në katër javët para anketimit.

Në fund të listës, pas Lituanisë, ishin Bullgaria dhe Kroacia. Njerëzit në tre vende të përfshira në anketim – Lituania, Suedia dhe Holanda – u shprehën se jetët e tyre ishin më të lumtura tani sesa gjatë anketimit të mëparshëm që u zhvillua në vitin 2013.

Marrë me autorizim nga Weforum.org. These four countries are the happiest in the European Union. /Reporter/

Arti në zi/ Humb jetën këngëtari i njohur shqiptar (FOTO+VIDEO)

Ndahet nga jeta një nga rapsodët më të njohur në vend, Sherif Dervishi pasi vuante prej kohësh nga kanceri dhe që fatkeqësisht nuk ka mundur t’ja dilte dot mbanë.

Sherif Dervishi është një këngëtar dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike, popullore e Shqiperisë së veriut dhe popullore folklorike.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar edhe ish-deputetja si Dhurata Çupi dhe deputeti Ylli Shehu.

“Sherif Dervishi ka prekur zemrat e mijera Dibraneve dhe me gjerè. Artisti i shkelqyer ka humbur jeten sot . Vetem disa dite me pare ne nji ceremoni Dibrane mjaftoi nji kenge e tij dhe salla te brohoriste e gjitha. Shume i respektuar nga qytetaret Dibrane. Paste dheun e lehte kengetari i dashur per te gjithe”, shkruan Çupi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë miku im! Ishe më i mirë se ç’duhej për këtë botë! Zoti të dhëntë paqen e tij! Më preku fakti, qe sëmundjet e rënda po na marrin nga vetja njerëzit më të dashur. Lutjet e mia shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Sherif qofsh i xhenetit, na ke lenë vetëm mirësi dhe dashuri”, shkruan Shehu.

Vetëm dy ditë më parë Dervishi ishte në skenë në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në aktivitetin 70-vjetorit të Çlirimit të Kukësit.