Ballina Blog Faqe 496

Në hetim nga drejtësia zvicerane, Loredana shënon tjetër sukses në muzikë

Loredana ka shënuar së fundmi një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Ajo ka fituar çmimin “Best Swiss Act” në “MTV Europe Music Awards”, që do të mbahet sot në mbrëmje në Seville (Spanjë).

Përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”, ku duket me trofeun në dorë, ndërkohë që përkrah ka reperen gjermane Juju, Loredana nuk i ka kursyer falenderimet.

MTV EMA 2019 do të ketë si performuese edhe këngëtare të tjera të njohura me origjinë shqiptare, si Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max. Këto të fundit janë gjithashtu të nominuara, në kategori të ndryshme.

Risjellim në vëmendje se Loredana është ende nën hetim nga drejtësia zvicerane përsa i takon akuzave të një çifti zviceran, për mashtrim dhe zhvatje të një shume mbi 700 mijë franga.

Inxhinieri francez gjen zgjidhjen për të pastrehët, krijon “shtëpizat” të ngrohta dhe ekologjike

Një inxhinier francez ka zhvilluar një ide inovative. Ai një “strehë” e cila mund të transportohet lehtësisht por që është e përshtatsheme për një person. Streha është prodhim i përbërë nga shkumë polietileni, e cili më pas është e mbuluar me letër alumini.

Kjo shtresë e dyfishtë parandalon që temperatura e ftohta të kalojnë në brendësi, pasi temperatura arrin rreth 15 ° më ngrohtë se temperatura jashtë.

Këto strehime të izoluara gjithashtu thithin nxehtësinë trupore dhe ndriçimin diellor për të rritur natyrisht temperaturën, ndërsa sigurojnë akoma intimitet. Ato janë të riparueshme, të papërshkueshëm nga uji, dhe të riciklueshme.

Këto strehime mund të shërbejnë për shumë të pastrehë kudo në qendrat urbane. Si duket inxhinieri francez Geoffroy de Reynal ka gjetur zgjidhjen për të pastrehët e cila është ekologjike madje dhe me eficencë energjie.

LDK në ligatinën politike

4 javë pas zgjedhjeve parlamentare LDK e përmend kalimin në opozitë si opsion. Këtë mund ta bëjë vetëm LDK, një parti që o doli e para, o e dyta – përherë e ka një problem: nuk di çfarë të bëjë me besimin që ia kanë dhënë votuesit. Kjo sjellje skandaloze e LDK-së është fyerje e votuesit që më 6 tetor përkrahu një ndryshim rrënjësor politik. Partia që i ikën përgjegjësisë nga hidhërimi që nuk doli e para në zgjedhje, nuk e kualifikon vetëm në ligën e kredibilitetit.

Nga Enver Robelli

Që nga rënia e komunizimit para tri dekadave me gjasë nuk ka ndodhur askund në Europën Lindore që një parti e cila fiton vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare dhe ka shanse reale që me partinë e parë të krijojë një qeveri stabile, vetëm katër javë pas zgjedhjeve të thotë: ne kalojmë në opozitë nëse nuk merremi vesh me VV-në. Këtë po e thotë LDK, në 30-vjetorin e themelimit të saj.

Këtë mund ta bëjë vetëm LDK, një parti që o doli e para, o e dyta – përherë e ka një problem: nuk di çfarë të bëjë me besimin që ia kanë dhënë votuesit. Kjo sjellje skandaloze e LDK-së është fyerje e votuesit. A ka votuar ndokush për LDK-në që kjo parti vetëm katër javë pas zgjedhjeve të përmend opozitën si opsion? Jo. Nuk ka votuar.

Që nga 6 tetori LDK pothuaj çdo ditë huton opinionin me qëndrime konfuze. Krerët e saj duan postin e presidentit ndonëse Kosova ka mbajtur zgjedhje parlamentare dhe kryetari i ri apo kryetarja e re e shtetit zgjidhet në vitin 2021. Për të mirën e Kosovës është që presidenti apo presidentja e ardhshme të jetë një personalitet që nuk është i zhytur në ligatinën e deritanishme politike.

Që nga shpallja e pavarësisë Kosova nuk ka pasur fat me presidentë: Fatmir Sejdiu dëshironte të vallëzonte në dy dasma (hem president, hem shef i LDK-së), dihet si mbaroi puna e tij: e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Atifete Jahjaga e mori postin jashtë çdo rregulli demokratik dhe si pasojë e zarfologjisë parapolitike kosovare. E vetmja e mirë e saj ishte se nuk u përlye në moçalin e korrupsionit dhe aq sa kishte mundësi u përpoq të prezantojë Kosovën në botën e jashtme. Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit u bë në rrethana dramatike dhe si rrjedhojë e pazareve politike. Rezultatet po i shohim: një president i akuzuar për bisedime të fshehta për prishjen e kufijeve të Kosovës dhe për organizimin e rrëmbimit të disa shtetasve turq. (Lista e skandaleve të tjera është e gjatë).

Përveç postit të presidentit LDK kërkon që në qeverinë e ardhshme të ketë shumicën e ministrive, nëse VV do të ketë postin e kryeministrit. Edhe kjo është një kërkesë për shantazhim të partnerit. Epërsia e VV-së nuk është gjigante, por prapë epërsi është. Si do të sillej LDK po të kishte një epërsi të tillë ndaj VV-së? Ndoshta as që do të pranonte të negocionte për qeverinë e re. Nëse VV në Kuvendin e ri do të ketë 32 deputetë dhe LDK 30, atëherë logjike do të ishte që secila parti të kishte nga 6 ministri. Fakti që LDK publikisht më shumë po flet për poste se sa për program qeverisës tregon se kjo parti ende nuk e ka lexuar mirë mesazhin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Deklaratat e tipit «emri i kryeministrit të ri kalon nëpër zyrat e LDK-së» janë shembull i arrogancës dhe injorancës. E nga cilat zyrë do të kalojnë emrat e ministrave të LDK-së? Nga cila zyrë do të kalojë edhe emri i presidentit të ri që po e kërkon LDK?

Një kohë të gjatë Albin Kurti jo pa të drejtë është fajësuar për disa qëndrime të diskutueshme (flamuri, himni, Ibrahim Rugova, gazi lotsjellës, krimet e individëve të UÇK-së). Këto qëndrime ai i ka reviduar muajve të fundit. Dëshiron të respektojë simbolet e Kosovës, ndaj Rugovës, më në fund, tregoi qëndrim pak a shumë korrekt, me fjalë të matura e pranoi se kush ka kryer krime të luftës duhet të dënohet – qoftë ai edhe individ i UÇK-së. Athua kjo s’po i mjafton LDK-së? Athua LDK ende frikësohet se në qeverinë e re do të mbesë nën hijen e Kurtit?

Mund të mbesë nëse vazhdon të jetë e ngathët, pa ide, pa gjallëri, pa ideale. Këto LDK-së nuk mund t’ia injektojë as Kurti, as opinioni i gjerë publik. LDK duhet të gjallërohet vetë. Dhe gjallërimin nuk e arrin dot me figura pa kredibilitet publik. LDK duhet ta shohë qeverinë me VV-në si shans për një garë të ideve. Si parti LDK ka përvojë të gjatë në institucione (për të mirë dhe për të keq). LDK mund të koncentrohet te trashëgimia e mirë. Sepse nuk është se VV ka një armatë kuadrosh që do të qeverisin si ministrat suedezë, norvegjezë apo zviceranë. E retorika e Kurtit mund të zbehet shpejt dhe ta humb magjinë kur të fillojë të ballafaqohet me problemet krejt reale tokësore dhe të mos ketë kohë të merret me halle hyjnore.

Pasolini për arbëreshët: “Një mrekulli antropologjike” (VIDEO)

Regjisori dhe shkrimtari italian Pier Paolo Pasolini, konsiderohet si një nga artistët më origjinal dhe më me ndikim në historinë kinematografisë.

Shumë i njohur për stilin e veçantë të filmbërjes dhe qëndrimet e tij politike, Pasolini mbahet si një gjeni i artit modern.

Studiuesi arbëresh Matteo Mandalà, ka treguar se si kur Paolo Pasolini kishte dëgjuar për arbëreshët e Italisë nga Giuseppe Faraco, ai kishte thënë se arbëreshët janë “një mrekulli antropologjike”.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Mandalà ka folur dhe për historinë e arbëreshëve si dhe për studimet mbi arbëreshët në Itali sot.

Emisionin e plotë CODEX mund ta shikoni më poshtë:

Njihuni me disa nga simptomat që tregojnë se jeni duke u ushqyer dobët

Më shpesh ne dëmtojmë shëndetin tonë nga ushqimi i dobët, lëvizja e pamjaftueshme, por edhe stresi.

ju sjellim një përmbledhje të simptomave që ju paralajmërojnë të ndaloni dhe ndryshoni disa gjëra në jetë.

Cilësi e dobët e flokëve

Majat e plasaritura të flokëve, rënia e flokëve dhe zbokthi janë shenja që ushqeheni dobët dhe keni mungesë proteine, yndyra të shëndetshme, hekur dhe zink, si dhe vitaminë C. Flokët tuaj janë nga të parat që dërgojnë mesazhe se nuk jeni ekuilibruar.

Plakja e parakohshme

nuk mund të shmangë plakjen, por ju mund të shmangni plakjen e parakohshme. Tharja e lëkurës dhe shfaqja e rrudhave ndonjëherë ndodhin më herët, pasi nuk konsumoni mjaft fruta dhe perime, dhe trupit tuaj i mungojnë vitaminat A, C, D dhe E, si dhe karotenoide dhe flavonoide. Nëse doni të shmangni këtë, konsumoni shumë fruta dhe perime çdo ditë.

Gjendje e dobët e zgavrës së gojës

Inflamacioni i mishrave të dhëmbëve, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, prishja e shpeshtë e dhëmbëve dhe ndryshimet në gjuhë tregojnë se keni shumë sheqer jo të shëndetshëm në ushqimin tuaj.

mund të mos hani ëmbëlsirat çdo ditë, por konsumoni lëngje dhe ushqime të tjera që nuk dini se përmbajnë sheqer. Kjo lloj diete në mënyrë të pashmangshme çon së pari në probleme në zgavrën me gojë dhe më pas në probleme më serioze.

Humbje e papritur e peshës ose shtimit të peshës

Çdo ndryshim i papritur i peshës së trupit është një shenjë se jeni në çekuilibër total në aspektin e dietës, dhe hulumtimet tregojnë se kjo mund të çojë në kancer me kalimin e kohës.

Sigurohuni që të ekuilibroni dietën tuaj, zgjidhni ushqime të shëndetshme dhe mos lejoni që rrethanat e jashtme të ndikojnë në oreksin tuaj të tepërt ose shumë të vogël. Mbani në mend pasi që kjo ka të bëjë me shëndetin tuaj.

Probleme me përqendrimin dhe kujtesën

Nëse vëreni që shpesh i harroni gjërat, mbani mend dobët dhe keni vështirësi të përqendroheni, dieta juaj ka të ngjarë të jetë e ulët në acide yndyrore omega 3, të cilat janë thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të trurit.

nuk doni të thelloni më tej problemin, përpiquni të hani sa më shumë peshk dhe arra.

Probleme me tretjen

me tretje si kapsllëku, diarreja dhe fryrja janë një shenjë që nuk konsumoni mjaftueshëm fibra. Me kalimin e kohës, probleme të tilla mund të çojnë gjithashtu në sëmundje serioze siç është kanceri.

Lodhje dhe rraskapitje

Shumica e njerëzve së pari do të ankohen për simptomat e lodhjes dhe rraskapitjes, dhe këto janë shenjat e para që ju po hani dobët. Ekziston vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin – duke ndryshuar dietën tuaj në drejtim të sa më shumë ushqimeve të shëndetshme të jetë e mundur, duke ushtruar rregullisht dhe duke pasur gjumë të mirë.

Këngëtari flet për sëmundjen e zbuluar që në moshën 13-vjeçare

Është një nga këngëtarët më të mirë të momentit, por këtë herë Nick Jonas nuk është shprehur as për karrierën e tij dhe as për bashkëshorten.

Përmes një foto ‘selfie’ ai ka folur për sëmundjen që e ka zbuluar që në moshën 13-vjeçare, diabetin e tipit 1.

“14 vite më parë unë u diagnostikova me diabetin e tipit 1. Kjo eksperiencë ka ndryshuar mënyrën se si kujdesem për shëndetin tim, stërvitja, ushqyerja e shëndetshme, duke menduar gjithmonë për nivelin e sheqerit në gjak dhe nevojat për insulinë. Ju nuk mund të kuptoni gjithmonë se çfarë do të thotë të menaxhosh një sëmundje të padukshme dhe nga tipi i 1 i diabetit mund të ndihesh i vetmuar dhe i izoluar”.

Për herë të parë Nick Jonas e mësoi se vuante nga diabeti i tipit 1 në vitin 2005 kur formoi së bashku me vëllezërit e tij grupin “Jonas Brothers”./Opinion.al/

Keni pika të zeza në fytyrë? Ja maska që do ju ‘shpëtojë’

Pikat e zeza në fytyrë mund të kthehen vërtetë në bezdisje për ju. Por ju mund të shpëtoni prej tyre jo vetëm përmes kremrave apo trajtimeve të shtrenjta

Përmes dy përbërësve që i keni në shtëpitë tuaja mund të realizoni një maskë, e cila do ju heqi pikat e zeza nga fytyra.

Përmes një të bardhe veze dhe një 1 luge gjelle limoni të shtrydhur mund të përfitoni një nga maskat më efikase. Në fillim duhet të rrihni të bardhën e vezës dhe më pas të shtoni lëngun e limonit.

Për t’a aplikuar duhet të lani fytyrën me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hiqni papastërtitë Më pas aplikoni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni për 15 minuta. Pasi të ketë kaluar kjo kohë shpëlajeni me ujë të vakët./Opinion.al/

Gabimet që bëni me flokët dhe çojnë në yndyrosjen e tyre

Nëse shpesh ju ndodh të ndjeni që floku juaj nis të yndyroset shpejt atëherë duhet të rishikoni diçka në kujdesin që ju keni ndaj flokëve.

1. Nuk e pastroni mirë lëkurën e kokës
Duhet të bëni kujdes me larjen sa më mirë të lëkurës së kokës, pasi ashtu siç ndodh edhe me fytyrën, nëse pastrimi nuk bëhet si duhet mund të bllokohen poret. Gjithashtu mund të ndodh edhe grumubullimi i baktereve.

2. E lani kokën shumë shpesh
Larja shumë e shpeshtë e kokës nuk ndihmon në eliminim e yndyrës, përkundrazi e shton atë. Në momentin kur flokëve u heqim yndyrën natyrale, do të prodhohet edhe më shumë.

3. Kujdes sesi aplikoni balsamin në kokë
Bëni kujdes me mënyrën sesi e aplokoni balsamin për flokët. Shmangni aplikimin e zbutësit që në rrënjët e flokëve, pasi kjo mund të nxisë prodhimin e yndyrës.

4. Evitoni larjen e flokëve me ujë të nxehtë
Për shkak të larjes me ujë të nxehtë, lëkura e kokës mund të thahet. Diçka e tillë sipas dermatologëve çon në shtimin e yndyrës. Kujdesuni që shpëlarja juaj e fundit të jetë me ujë të ftohtë.

5. Kur i drejtoni dhe i krihni shumë shpesh flokët
Mjetet si pjastra thajnë së tepërmi flokët duke përshpejtuar krijimin e yndyrës. Gjithashtu mbi-krehja, ashtu si mbi-larja mund të stimulojë yndyrosjen e flokëve

90 vjeçarja në Maqedoni që nuk ka asnjë dokument identifikimi, ja rrëfimi i të moshuarës shqiptare (VIDEO)

90 vjeçarja nga fshati Brezë, Safije Pajaziti nuk ka asnjë dokument tjetër, përveç certifikatës së martesës. E gjithë ngatërresa zanafillën e ka në vitin 1947. Kur ajo ishte martuar, ishte vetëm 16 vjeçare ndërsa prindërit kanë dashur t’i rrisin moshën. Si vit të lindjes kanë vendosur 1928-tën, por nuk e kishin menduar se në të njëjtin vit kishte lindur edhe vëllai i saj, me të cilin ajo tashmë rezulton se ka vetëm 7 ditë diferencë. Ajo nuk mban mend nëse ka pasur ndonjëherë dokumente identifikimi, andaj nuk e di se si ka mundur të vejë kurorë pa dokumente të tilla./Alsat-M

Portokalli imiton Ardit Gjebrenë, Kujtim Gjuzin dhe Linda Rein (VIDEO)

Prej dy vitesh Linda Rei i kishte rralluar daljet në televizion dhe po shijonte jetën e saj të re në Maltë. Por pavarësisht kësaj, Linda është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku tërheq menjëherë vëmendjen dhe komentohet shumë.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku pati një debat me kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzin. Gjatë debatit në studio, ky i fundit u shpreh se Linda Reit nuk i gjendet mosha.

Portokalli – Episodi 5, Sezoni 32, 03 Nëntor 2019

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Rrok Kinemaja dhe Lavderim Saçi

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Hyrja

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Ketri(Tingujt e pompës se ujit)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Vezirja dhe Aria(Skupi)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Policët e postbllokut(Mirit i humb nëna)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Kapo dhe Hekri(Shesin akullore)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Egla(Burri dhe makina)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Çifti i lumtur(Plani i dasmës)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Luzja(Ashensori)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Naqja dhe Henza(Intervista)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Ujëvara e ëmbëlsisë (Seanca e pajtimit)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Familja Astari(Babi i dehur)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Bukra Blanche(Muhabetet e shtëpisë)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Etimoantropologu(Emrat e qyteteve)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Kryetari Nevruzi(Tjetërsimi i pronave)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Ramadani merr kredi

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Peshkatarët Drejtori(Piratët e Karaburunit)

Portokalli, 03 Nëntor 2019 – Betim Sperdhima(Heroizmi)

Prodhohet makina e parë elektrike “Made in Kosova” (Video)

Të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet” dhe disa donatorë të tjerë, pesë të rinj gjakovarë, arritën pas dy viteve punë, të ndërtojnë një makinë elektrike funksionale.

Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy” (Makinë Elektrike), do të zgjerohet në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e ambientit, sipas Rel.

Projektuesit e makinës planifikojnë të ndërtojnë disa makina të tilla dhe të shfrytëzohen në rrugën e vjetër të Gjakovës, ku do të ndalohet qarkullimi për veturat me naftë e benzinë.

Ndërtimi i kësaj makine ka kushtuar në total 13 mijë euro./REL/

https://youtu.be/BykeTeRilQE

Mungesa e reshjeve, hoxha nga Mitrovica qan se nuk po bie shi (VIDEO)

Në vendin tonë ka kohë që nuk ka pasur reshje. A ju kujtohet kur në vitin 2014 imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, gjatë faljes së namazit të xhumasë kishte qajtur dhe ishte lutur që të bjerë shi. Të njëjten gjë e bëri edhe imami nga Mitrovica, Fatmir Latifaj. Pas thatësirave të fundit në Kosovë dhe rënies së nivelit të ujit në liqene, imami Fatmir Latifaj, tha kjo gjendje është si rezultat i “gjuhave” tona. “Lusim allahun shi me na qu, sepse vëllazen thatësia këtë vend e ka mbërhthy shumë katune dhe qytete tona kanë fillu me mbetë pa ujë! Kjo është si rezultat i gjunaheve, dallaverëve dhe poshtërsive tona”, thotë hoxha Fatmit Latifaj.

Omer Ajdini u zgjodh kryetar i Forumit rinor të ASH-së (VIDEO+FOTO)

Omer Ajdini është zgjedhur kryetar i ri i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në konferencën e parë rinore të mbajutr sot në Tetovë, informon INA. Ai mori shumicën e votave nga 600 delegatë që ishin të pranishëm në këtë konferencë partiake. Në garë ishin edhe dy kandidatët e tjerë Dardan Hyseni nga Shkupi dhe Abdulla Osmani nga Tetova.

Omer Ajdini është nga fshati Nikushtak komuna e Likovës. Ai ka studiuar dhe magjistruar në Shkenca Politike, ndërsa të njëjtat i ka përfunduar në Malajzi. Në këtë kuvend të rinisë mban fjalim edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, i cili do të përcjellë porosi politike dhe qëndrimet partiake lidhur me zhvillimet aktuale. Po ashtu pritet që të përcillen edhe mesazhe lidhur me programin e ASH-së, ku fokusi i vecantë është rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Mungesë e fuqisë punëtore në disa profesione në Maqedoninë e Veriut

Largimi i fuqisë punëtore nga Maqedonia e Veriut ka filluar të ndjehet veçanërisht në profile të specializuara.

Oda e Zejtarëve të Maqedonisë së Veriut ka theksuar se tanimë ka filluar të ndjehet mungesa e zejtarëve të ndryshëm dhe mjeshtërve në profile të caktuara si rrjedhojë e një numri të madh të tyre të cilët janë larguar me punë të përkohshme në vendet evropiane ku pagat janë më të larta dhe kushtet për punë janë shumë më të mira.

“Shteti është dashur që më shumë të kujdeset për ne zejtarët. Tani kanë filluar të bëhen disa përpjekje, por kjo nuk mund ta ndalë trendin e largimit pasi në vendet evropiane puna e tyre vlerësohet shumë më shumë”, thotë Agron Fazliu.

Ndërkaq, Darko Vellkov nga kompania “Vrabotuvanje.mk” e cila bën ndërlidhjen e punëdhënësve me ata që kërkojnë punë në sektorë të ndryshëm, për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia e Veriut duhet të angazhohet seriozisht që të ofrojë kushte më të mira për punë si në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetëror nëse nuk dëshiron të mbetet pa punëtorë.

“Për fat të keq, vetëm rreth 13 për qind e atyre që futen në procesin arsimor orientohen kah arsimi profesional, prej këtu del qartë se pse kemi kaq dallim të madh mes asaj se çka kërkohet në tregun e punës dhe çka paraqitet si ofertë”, thekson Vellkov.

Nga ana tjetër, Besa Kadriu nga fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë, thotë se shteti me urgjencë duhet të krijojë një strategji gjithëpërfshirëse duke pasur në fokus investimet në profilet deficitare.

“Na duhet një përgatitje e sistemit të edukimit, më frytdhënëse, në kuptimin e asaj që investimet më të mëdha në sferën e buxhetit që i dedikohet arsimimit të orientohen në shkollat profesionale, respektivisht tek shkollat e zanatit që do të avancojnë mësimin e zanateve të ndryshme dhe kuadri që do të del nga ato shkolla, nga qeveria të subvencionohet me paga të arsyeshme në mënyrë që të sigurohet për këto profile një jetë solide”, thotë Kadriu.

Ndryshe, shkalla e papunësisë sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shënon nivelin më të ulët edhe atë prej 17.5 për qind, për dallim nga viti 2018 kur 20.7 për qind kanë qenë të papunësuar.

Ekspertët thonë se shkalla e papunësisë është ulur në masë të theksuar jo për shkak të vendeve të reja të punës, por si rrjedhojë e largimit të një numri të caktuar të krahut të punës në vendet evropiane.

Arsyet e largimit nga Maqedonia e Veriut në vendet e Bashkimit Evropian për dallim nga më parë që në krye ishte mungesa e një vendi të punës dhe pagat e ulëta, tani vendin e zënë kushtet e këqija në punë, influenca e politikës në zhvillimin e biznesit, ndërhyrja e politikës në ngritjen në karrierë në sektorin shtetëror, standardi i ulët jetësor, shërbimet e këqija në shëndetësi deri tek problemet me ajrin e ndotur, theksojnë kompanitë që mundësojnë ndërlidhjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me kompanitë e vendeve të Evropës që kërkojnë punëtorë.

Pas infermiereëve, mjekëve, kujdestarët për të moshuarit, të cilët janë në krye të listës së atyre që largohen nga Maqedonia e Veriut, vijnë punëtorët e ndërtimit dhe inxhinierët elektrikë, elektricistët, mjeshtrit hidro-teknikë , muratorët si dhe punonjësit në sektorin e turizmit, duke përfshirë kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinierët./rel

FOTO EKSKLUZIVE: Martohen Muhamed Zekiri dhe Bisera Jordanovska

Në një ceremoni martesore mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë për herë të dytë nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti Muhamed Zekiri.

Zekiri është martuar me Bisera Jordanovskën e cila është e angazhuar për momentin në Agjencinë për inovacion e me të cilën është në lidhje dash*urie tash e shumë vite.

Që të dy kanë kultivuar këtë lidhje dash*urie edhe nga koha kur kanë punuar në televizionin Alsat derisa Jordanovska ka qenë në pozitën e drejtoreshës gjenerale kurse Muki si drejtor i informacionit.

Ndryshe, Zekiri ka qenë i martuar dhe nga martesa e parë ka dy vajza.

Bisera Jordanovska kur punonte si drejtoreshë në televizionin Alsat-M:

VIDEO/ Momenti kur studentja pyet zyrtarin amerikan, ai mbetet i befasuar. Ja çfarë i thotë (VIDEO)

Përfaqësuesi special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer mbajti një takim në biblotekën kombëtare me studentë dhe shoqërinë civile, por mediat kosovare shkruajne se pati nje moment qe ai mbeti i befasuar nga një pyetje që ju bë nga Ëndronida Shala, studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Pyetja e saj për Palmerin ishte: A keni unitet ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, sepse siç e pamë DASH ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?.

Kurse Palmer para se t’i përgjigjej i tha se ti duhet ta marrësh 10 në Gazetari, dhe se ishte nje pyetje e mrekullueshme. Po ashtu të gjithë të pranishmit duartrokitën për pyetjen e bërë dhe për propozimin e Palmerit që ajo duhet ta marrë 10 në gazetari, raporton BotaSot.

“Kur të doni”, Lutfi Haziri i gatshëm ta sfidojë edhe një herë në zgjedhje Vetëvendosjen

Një postim i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për koalicionin me VV-në, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Ndër të tjera, Haziri tha se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyreve të LDK-së.

Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë Kurtit duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, përveq tek zyrtarët e VV’së, edhe tek simpatizantët e kësaj partie.

Ishte kandidatja e Vetëvendosjes p;ër deputete, Albulena Haxhiu, ajo që i reagoi Hazirit.

Haxhiu ia ka kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.


“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

E përveq reagimit të Haxhiut, të shumtë kanë qenë sipmatizantët e VV’së të cilët i kanë komentuar Hazirit në statusin e tij në Facebook, por, duket se as ai nuk e kishte problem t’u përgjigjej.

Një komentues i cili është shprehur optimist se Kurti do t’i merrte 300 mijë vota,e ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.

E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm.

“Kur të doni”, është shprehur Haziri.

Kujtojmë se Haziri njihet si një prej figurave të LDK-së, që ka shfaqur më së shumti skepticizëm për një koalicionin me VV-në.

Së fundmi, ai madje është emëruar shef i Ekipit Dialogues të LDK-së me VV-në.

Kjo grua vesh pesë palë pantallona, që të mos paguaj shtesë për valixhen!

Ndoshta dhe juve ju ka ndodhur që në aeroport të paguani para shtesë, sepse bagazhi juaj ka kaluar kufirin e peshës. Por disa në vend që të paguajnë gjejnë zgjidhje të tjera, kreative.

Çfarë të bëni që të mos paguani? Veproni si Gel Rodriguez, një grua e cila ka veshur pesa palë pantallona për të reduktuar peshën e valixhes së saj.

Ajo ishte gati të udhëtonte për në Filipine, kur ajo u informua nga personi që kontrollonte bagazhet se kishte tejkaluar kufirin e peshës, ajo hapi valixhen dhe veshi pesë palë pantallona, për t’i shpëtuar tarifës shtesë.

Për të ndarë historinë e saj ajo ndau foton në rrjete sociale. /E.B-dritare.net

https://youtu.be/OiPXQ7Vd4Lg

https://youtu.be/s5hQccgfmTI

Korça nuk gjen qetësi, 19 tërmete në 24 orët e fundit

Rajoni juglindor i Shqipërisë ditët e fundit nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 tërmete me intensitet të ulët, por që ka shkaktuar pa*nik tek banorët.

Tërmeti i fundit me magnitudë 2 ballë ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në fshatin Nikolicë të Devollit, me një thellësi 1.7 km. Sapo kishte kaluar mesnata, një tjetër tërmet me intensitet më të ulët ra përsëri në fshatin Nikolicë.

Lëkundjet e tjera që arrijnë deri në 3.2 ballë e kanë pasur epiqendrën kryesisht në zona të Devollit si Miras, Nikolicë dhe Ziçisht, por edhe në Korçë si në Bezhan apo Libohovë.

Mëngjesin e të premtes (1 nëntor) një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi juglindjen, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Prefekti i qytetit juglindor, Dhori Spirollari ka deklaruar se janë thelluar dëmet konkretisht në 6 banesa në Qafzezë dhe në 4 të tjera Vidohovë.

Prefekti i Korçës u ka bërë thirrje bashkive që t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

Rikthehet Dua Lipa , hiti “Don’t start now” arrin majat e klasifikimeve (VIDEO)

Pas një mungese prej gati dy vitesh këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua lipa është rikthyer sërisht me një tjetër këngë.

“Don’t start now”, titullohet kënga e saj e re e cila na kujton hitin e Gloria Gaynor – I will Survive, publikuar në 1978.

Mjaft seksi dhe estravagande, bukuroshja me origjinë shqiptare ja ka dalë që t’a ngjisë në krye të klasifikimeve këngën e saj të re e cila i ka kaluar mbi pesë milionë shikime në YouTube.

Ashtu si hiti “I will survive” dhe “Don’t start now” , flasin për ringritjen e femrës edhe pas një ndarje, për të dhënë një mesazh thelbësor se jeta duhet të jetohet në të gjitha mënyrat .

Edhe zhanri është i njëjtë, pop dance, të cilën dihet se Dua po e bën markën e saj. Ylli botëror pritet që shumë shpejt të publikojë edhe albumin e saj më të ti i cili do të jetë i dyti në karrierën e saj muzikore./Klan Plus