Ballina Blog Faqe 501

Kasami shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Selën (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin ’10 minuta’ në TV21 deklaroi se është i gatshëm të bëjë koalicion me Aleancën për Shqiptarët.

Kasami thotë se partitë opozitare shqiptare janë më të përafërta dhe se dëshiron koalicion parazgjedhor që të sigurohet vota opozitare që të ketë ndryshime në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse nuk ka një bashkëpunim të tillë edhe pas zgjedhjeve do të donim ndonjë bashkëpunim me ASH-në për shkak se ne tani kemi qëndrime më të përafërta si parti opozitare”, tha Kasami.

Ndryshe, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela para një jave u shpreh së dëshiron koalicion me Alternativën dhe Lëvizjen Besa./Telegrafi/

https://youtu.be/LFaoa4cyf-4

https://youtu.be/SqLufapcPFo

“Takim mes një kryeministri në ikje dhe njërit në ardhje”, Buzhala-Haxhiu debat në Open

“Ishte takim mes një kryeministri në ikje dhe njërit në ardhje”. Ishte kjo deklaratë e Berat Buzhalës për takimin Rama-Kurti, që ndezi debatin në emisionin “Open” në Top Channel.

Analisti Baton Haxhiu, i cili është në lidhje direkte me Skype, replikoi duke kundërshtuar kolegun. Haxhiu e konsideroi Buzhalën “si Mesia i Iranit që kërkon të duket si Mesia i vërtetë”.

“Rama si kryeministër do ikë një ditë. Ndërsa Albin Kurti nuk e ka asnjë ditë në Qeveri. Pasi ta shikojmë në Qeveri dhe në mbajtjen e mbajtjen e premtimeve. Për këtë nuk mund të krahasohen Rama me Kurtin. Në qoftë se të gjitha ato që ka përmend Kurti arrin t’i plotësojë, unë do jem fansi më i madh i tij”, tha Haxhiu.

VIDEO LIVE

Lutfi Haziri emërohet shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Vetëvendosjen

Lutfi Haziri është emëruar shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar.

Emërimi i Hazirit në krye të këtij ekipi është bërë nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Haziri do t’i prijë negociatave nga sot e tutje, teksa grupet punuese do të drejtohen nga krerët e grupeve të ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në ndërkohë, sot është mbajtur takimi i tretë i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ku në fokus ishte harmonizimi i programit ekonomik.

Janë paraparë që të mbahen edhe katër takime të grupeve punuese ku do të diskutohet për katër tema të tjera – drejtësi, çështjet sociale, arsim dhe shëndetësi.

https://youtu.be/SqLufapcPFo

https://youtu.be/LFaoa4cyf-4

https://youtu.be/i9KDdqMfSj0

Shkaktoi zjarr në Kodrën e Diellit, vihet pas hekurave 44-vjeçari nga Tetova (VIDEO+FOTO)

Dje (27 tetor), rreth orës 13 e 15 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme-Tetovë, është denoncuar përhapje e zjarrit në vendin e quajtur ,,Golgota,, në zonën e fshatit Lisec, të cilin e ka shkaktuar 44 vjeçari F.N. nga Tetova, ndryshe pronar i arës.

Zjarri me shpejtësi është përhapur dhe ka kapluar sipërfaqe prej 1000 metër katrorë kullosë të thatë. Nuk ka pasur persona të lënduar dhe me intrvenim të Ekipit teritorial kundër zjarrit-Tetovë, zjarri është lokalizuar.
Personi në fjalë është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate.

https://youtu.be/LFaoa4cyf-4

https://youtu.be/SqLufapcPFo

Incident në Çellopek të Tetovës

Dje rreth orës 17 e 30 minuta, 32-vjeçari H.M. dhe vëllau i tj E.M. (47) nga fshati Çellopek i Tetovës, në SPB-Tetovë kanë deno ncuar se rreth orës 16 e 10 minuta, në një objekt hotelerik në fshatin Çellopek kanë qenë të sul muar fizi kisht nga personat A.F. (22) dhe N.F.(46) nga i njëjti fshat.

Rasti tërësisht është zbardhur ku edhe janë përgatitur parashtresa adekuate.

https://youtu.be/LFaoa4cyf-4

https://youtu.be/i9KDdqMfSj0

https://youtu.be/TCjGr8thzkk

https://youtu.be/SqLufapcPFo

SMS-të mes Xhelal Bajramit dhe Ali Ahmetit për “Monstra”, reagon ASH

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon pas SMS të publikuara për rastin “Monstra”.

“Kur jemi tek sms i publikuar mes Xhelal Bajramit dikur Zv Ministër i punëve të Brendshme ndërsa sot Prokuror i lartë republikan, me Liderin e tij Ali Ahmeti, i cili i thotë: Se nuk paska prova ka shumë prova të forta, duke aluduar për të dyshuarit e rastit Monstra, e pyesim atë dhe bën mirë të përgjigjet publikisht:

Pse Ju Xhelal Bajrami, dolët bashkë në Konferencë për shtyp me Ministren e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila nuk respektoj parimin e prezumimit të pafajsisë duke aluduar se na qenkan kapur vrrasësit e rastit Mostra, dhe Ju me prezencën tuaj në krahun e djathtë të saj e konfirmuat këtë gënjeshtër dhe të pavërtetë?

A keni pak përgjegjësi morale ndaj të burgosurve të pafajshëm të rastit Mostra? Ju duhej të tërhiqeni nga të gjitha pozitat publike, dhe tju kërkoni falje të burgosurve të Rastit Mostra të cilët Gjykata i shpalli të pafajshëm?! Shtrohet pyetja: Çfarë kredibiliteti profesional dhe te pavarur ka Prokuroria e lartë publikë ku ka një prokuror politik të lartë si Xhelal Bajrami!

Jo rastësisht organi më i lartë i ndjekjes siç është Prokuroria e Lartë Republikane deri më tani nuk ka hapur asnjë procedure hetimore për zyrtarët e BDI që dyshohen për krim dhe korrupcion sepse BDI ka instaluar prokuror partiak të lartë si Xhelal Bajrami i cili nuk eshte në shërbim të hetuesisë dhe drejtësisë por i njejti mund të jetë vetëm në shërbim të mbrojtjes së krimit dhe korrupcionit të disa zyrtarëve të BDI. Këta prokuror janë të instaluar nga partitë dhe të njejtët po e mbajnë vendin peng nga perspektiva euro-integruese”, thekdoi Aleanca për Shqiptarët.

Biznesmeni shqiptar vodhi rreth 2 mln euro makineri ndërtimi në Itali. Si funksiononte grupi dhe çfarë bënte për t’i eksportuar

Një grup kri*minal i dedikuar për vjedhjen e makinerive të ndërtimit u go*dit nga karabinierët në Fiorenzuola.

Grupi që kryente grabitjet në veri të Italisë, i eksportonte makineritë në Shqipërisë, ku ato përdoreshin për ndërtimin e rrugëve, siç shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Operacioni i koduar “Digger” i koordinuar nga prokurori Matteo Centini, nisi nga një eskavator i ‘braktisur’ në Villanova nel Piacentino. Rasti u raportua nga një qytetar, i cili kishte vërejtur disa persona rreth makinerisë.

Policia zbuloi se mjeti ishte vjedhur në një kantier ndërtimi në Parma. Ekskavatori kishte një numër shasie të rreme dhe ishte fshehur për t’u marrë disa ditë më vonë për transferimin jashtë Italisë. Hetimi filloi në korrik 2018 dhe përfundoi pas gjashtë muajve.

Nga nëntë persona të vënë nën hetim, pesë kanë përfunduar në burg dhe dy janë vënë nën arrest shtëpiak.

Sipas hetuesve, drejtuesi i grupit ishte një shqiptar 47-vjeçar i cili me shokun e tij 35-vjeçar bënin inspektime në vend për të identifikuar mjetet për t’u vjedhur. Mediat italiane shkruajnë se drejtuesi kishte një biznes në Shqipëri.

Grupi kishte personat që kryenin vjedhjet, të tjerë që ndryshonin numrat e shasive dhe sipërmarrësit që lëshuan fatura false për shitje. Midis të arrestuarve, katër janë shqiptarë, dy nga Milano dhe një nga Emilia.

Krimet e pretenduara në mënyra të ndryshme janë vjedhje, pastrim parash dhe marrje e mallrave të vjedhura.

Gjashtë vjedhje janë konstatuar në vendet e ndërtimit në Italinë Veriore (Dalmine, Ridiamo, Tortona, tre në Fontevivo). “Ansa” shkruan se vlera e automjeteve të vjedhura ishte rreth dy milion euro.

https://youtu.be/i9KDdqMfSj0

“Ditët e Kulturës Shqiptare” në Karlovac të Kroacisë (VIDEO)

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda ka marrë pjesë në aktivitetin “Ditët e Kulturës Shqiptare” i organizuar nga Bashkësia Shqiptare dhe Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Karlovacit.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Riza Poda përshëndeti takimin ku vendosi theksin te forcimi i bashkëpunimit kulturor mes popujve.

“Nisma dhe organizime të tilla kulturore ndikojnë pozitivisht në mënyrë të dukshme jo vetëm në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit kulturor me popullin kroat, por në mënyrë të veçantë edhe në transmetimin e frymës së kulturës e traditave shqiptare sidomos tek brezi i ri”, tha ai.

https://youtu.be/SqLufapcPFo

Aksident i rëndë në rrugën Tetovë-Bërvenicë

Shtatë persona të moshës prej 17 vjeç deri në 38 vjeç janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në aksin Tetovë – Bërvenicë. Aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së dy automjeteve “BMW” dhe “Golf” rreth orës 23.

“Në automjetin Golf kanë qenë katër persona prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa një nga ata është mbajtur në spitalin e Tetovës. Në automjetin BMW ka pasur tre persona dhe në aksidentin e trafikut i lënduar rëndë është vozitësi i cili po ashtu është dërguar në klinikat e Shkupit. Një bashkudhëtarë është ndalur për shërim në spitalin klinik të Tetovës dhe tjetri pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për trajtim shtëpiak”, informojnë nga SPB Tetovë.

Gjatë mbrëmjes është bërë inspektim me qëllim që të zbulohet se si ka ndodhur aksidenti i trafikut.

Kryeministri, një i llastuar që nuk të bind!…

Nga Artur Zheji

Kryeministri foli përsëri. Përsëri gënjeu, kësaj rradhe me bindjen se gënjeshtra dhe e vërteta janë thjesht faqe të së njejtës medalje. E pra, kush do, apo kujt i duhet, mund të besojë gënjeshtrat e tija, si të ishin ca të vërteta të kulluara.
Sepse ay, kryeministri pra, ka vendosur të veprojë me gjuhën e forcës.

Nëse do ti duhet ti blejë zgjedhjet, ai do ti blejë përseri ato.
Nëse do ti duhet të blejë mediat, paratë janë gati me shumicë.
Nëse do ti duhet të mbyllë gojët e pabindura, do ti kërcënojë ose do ti blejë edhe ato. Kërcënuesit apo blerësit, janë gjithmonë diku pas derës, të gatshëm, të pajisur dhe të motivuar.

Kryeministri foli përsëri, me bindjen se duke folur, pavarësisht se si, do të krijojë audiencë, sepse dhjetëra e mijëra punonjës të administratës, në Shqipëri apo jashtë saj, janë të detyruar ta ndjekin online, në facebook apo youtube dhe të shënojnë prezencën e tyre. Dikur kështu shiteshin edhe librat e shokut Enver, me lista, tani me të njejtat lista, nënpunësit janë të urdhëruar të krijojnë audiencë, të mbushin pra sheshet virtuale, të klikojnë dhe të nisin në ajër, tullumbace apo zemra gëzimi, për udhëheqësin tonë të pagabueshëm.

Sepse kjo, sipas këshilltarëve, krijon audiencë, dhe audienca krijon vëmendje dhe pushtet; dhe pushteti krijon bindjen se ay, kryeministri është i pathyeshëm.
Nën atë mjekër dhe përtej atyre syve të çakërritur, kryeministri fsheh, gjithmonë e më keq, një krijesë të llastuar nga bollëku, pushteti dhe servilizmi.
Një krijesë nevrike, për të mos thënë histerike, një krijesë arrogante dhe një përbuzëz të paepur, të qënieve të tjera, që i mendon inferiore.

Por i pavëmendshëm, si çdo nevrotik i llastuar dhe plot ankthe, ay, harron se duke përbuzur publikisht dhe 360gradë përreth, gazetarë dhe kundërshtarë, shndërrohet vetë ay, në një krijesë pa shije dhe pa erë, në një krijesë të refuzuar çdo ditë e më shumë.
Po ai përsëri gënjeu dhe u kapardis në studio, duke ndjekur rrugën më të shkurtër dhe duke u vetëshpallur një harbut që edhe estetikisht duhet ta durojmë, përderisa kemi një opozitë që le shumë për të dëshëruar dhe një popull që ka zgjedhur zemërthyer dhe plot trishtim, përkundrejt qëndrimit përballë të një diktature de facto, të një grushti oligarkësh dhe kryeministrit të tyre, fillim e fund përfitues, por dhe shërbyes i tyre.
Deri dje mendoja se nuk e vetëpëlqente veten, kur bënte ashtu. Sepse mendoja se vetëm shtirej “ashtu” si i tillë.
Mendoja pra, gabimisht, se kishte pasur një “Sy të tretë”, vetëkorigjues dhe auto-ironizues, një pasqyrë që nuk e gënjen, sëpaku për veten e tij.

Si e vetmja mënyrë, që ay, të dijë realisht se ku është.
Ndryshe pra nga sa e gënjejnë plot servilizëm, qindrat e syve të zbrazura nga pigmenti dhe e vërteta, e atyre servilëve që e rrethojnë më së shumti dhe sëfundmi, krejtësisht…
Kështuqë pashë, se ay doli përsëri e përsëri në Tv, dhe se kish mbërritur tashmë, në vetpëlqimin e paskaj të arrogancës së vet, dikur distraction ndërsa tash një self attraction… e një mendjeje, pa mendje dhe pa mendim me këmbë në tokë.
Shqipëri e shkretë, çfarë pritet të shohë akoma, në këtë teatër dhe në këtë monodramë…/360 gradë.al/

VMRO dhe LSDM fitojnë mbi 2.3 milionë euro, BDI 441 mijë euro

Nga buxheti i shtetit në llogaritë e partive politike këto ditë janë paguar 4,583,000 EUR dhe 319.800 EUR duhet të ndahen për qendrat partiake analitike, njofton Investigative Reporting Lab (IRL) duke u bazuar në të dhënat zyrtare nga Ministria e Drejtësisë.

Këto mjete janë ndarë për gjithsej 39 parti politike kurse për bazë është marrë Ligji i ri për financimin e partive politike.
Siç përcjell KDP, shumica e parave nga thesari i shtetit u shpërndanë tek LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE. Partia në pushtet mori 1,180,000 euro, kurse partia më e madhe opozitare 1,025,000 euro. E treta për sa i përket shumës së paguar është BDI-ja me 441,000 euro, pastaj BESA me 255,000 euro dhe Aleanca për Shqiptarët – 245,000 euro.

Edhe partitë e vogla kanë fituar para nga buxheti. GROM i Stevco Jakimovskit mori 136,000 euro nga paratë e qytetarëve këtë vit, Unioni Rom i Amdi Bajramit 116,000 euro kurse Socialistët e Ljubislav Ivanov Xingo morën pak afër 81,000 euro.

Nga partitë që janë vazhdimisht në koalicion me njërën nga dy partitë më të mëdha, NSDP e Tito Petkovskit mori 58,000 euro, LDP 63,000 euro dhe DOM 54,000 euro.

Në korrik të vitit të kaluar, u arrit një marrëveshje politike midis partive kryesore të vendit dhe me 101 vota e ndryshuan Ligjin për financimin e partive politike. Me këto ndryshime, në vend të 1.8 milion eurove si më parë, tani marrin 4.5 milion euro nga buxheti çdo vit, ose 0.15 përqind e të ardhurave totale të thesarit të shtetit.

30% e parave u shpërndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë politike që kanë fituar të paktën 1% të numrit të përgjithshëm të votave të hedhura në zgjedhjet e fundit parlamentare ose lokale. Dhe 70% e parave u ndahen partive sipas numrit të vendeve të fituara në vendet e parlamentit ose të këshillit në komuna.
Kështu, për shembull, disa nga partitë që morën para këtë vit nuk kanë deputetë ose këshilltarë, por kanë fituar një përqindje të mjaftueshme të votave për të hyrë në alokimin e buxhetit. Partia e vllehëve merr pjesë me 11.800 euro, dhe e majta vetëm 94.500 euro. Partia e Pensionistëve të Bashkuar mori 20,000 euro dhe Partia e Demokratëve të Bashkuar 24,000 euro.
Rebalancimi i buxhetit në Shtator gjithashtu siguroi fonde për qendrat kërkimore dhe analitike të partive në shumën 319.800 euro. Këto para do të ndahen në katër parti. Shumica e parave do të shkojnë në VMRO-DPMNE 91,000 EUR, LSDM 85,500 EUR, BDI 74.300 EUR dhe BESA 68,700 EUR.

Përveç këtyre parave, partitë mund të financohen nga tarifat e anëtarësimit, kreditë, dhurimet, dhuratat, sponsorizimet dhe mund të zotërojnë tokë dhe banesa, diçka që nuk lejohej me ligjin e vjetër. Kështu, VMRO-DPMNE legalizoi fushat dhe pasuritë e paluajtshme që më parë ishin në pronësi të saj.
Financimi i partive politike ka qenë një zonë gri për tre dekada, me dhurime të dyshimta nga biznesmenë, media dhe anëtarësi fantazmë. Për shkak të mënyrës së re të financimit të palëve nga buxheti i shtetit, ata kanë qenë të detyruar të japin informacione në përputhje me Ligjin për qasje të lirë në informacione publike dhe do të duhet të japin llogari për ato që shpenzojnë për paratë e qytetarëve.

Zyra e Auditimit Shtetëror është organi kryesor përgjegjës për mbikëqyrjen e operacioneve financiare dhe materiale të partive politike dhe do të kontrollohet çdo vit, ndërsa palët duhet të paraqesin llogaritë e tyre të performancës financiare në tre adresa: Zyra e të Ardhurave Publike, Regjistri Qendror dhe Zyra e Kontrollit Shtetëror. Gjithashtu do të duhet ta botojnë raportin vjetor financiar në faqen e internetit të partisë.

13-vjeçarja shqiptare flet nga kampi Al Hol në Siri: Mos u bëni merak, me fëmijët e gratë nuk…

Historia e Eva dhe Endri Dumanit, të cilët që prej 6 vitesh ndodhen në Siri, e transmetuar një javë më parë në Top-Channel, preku mijëra shqiptarë qe reaguan në rrjetet sociale.

Që prej asaj dite, zhvillimet në kampin Al-Hol ku janë mbi 50 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë qenë të shumta.Ndërhyrja e forcave turke dhe ikja e kurdëve, e vështirësoi situatën dhe përpjekjet për riatdhesimin e tyre në Shqipëri.

Top-Channel ka mësuar, se 13-vjeçarja Eva Dumani komunikimin e fundit me familjen e ka pasur mbrëmjen e të hënës 21 Tetor.Përmes një mesazhi zanor lënë në telefonin e familjarëve ajo flet me një zë të dridhur.I gjithë ku mesazh zgjat 30 sekonda.

Top-Channel e ka dëgjuar këtë mesazh, ku ajo thotë: “Ne jemi mirë. Për ne mos u bëni merak. Lufta është larg. Ça të bëhet për ne do të bëhet për të gjithë. Me gratë dhe fëmijët nuk ka punë kush”.

Tre ditë më parë, kampi Al Hol u raportua nga mediet ndërkombëtare se u mor nën kontroll nga forcat e ISIS. Atje strehohen mbi 68.000 persona mes tyre 7.000 fëmijë, 3.100 gra, nga 58 nacionalitete të ndryshme,

Raportohet se brenda këtij kampi, një pjesë e grave që iu bashkuan ISIS po luajnë një rol kontrollues.Ky kamp ishte nën administrimin kurd, por siguria brenda tij ka pësuar luhatje pas ofensivës turke.

Një ditë më parë gazetari shqiptar Taulant Kopliku, që punon për emisionin Italian “Le Iene” dhe që transmetoi historinë e të miturit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol, tha se 11 vjeçari është i sigurt dhe nën kujdesin e organizatës ndërkombëtare “Save the Children”. Ndërkohë autoritetet e Lombardisë, po punojnë që t’i japin nënshtetësinë italiane Alvinit, më qëllim që babai të mund ta marrë të miturin në shtetin fqinj.

Marrë nga Top Channel

E gjithë vëmendja te familja e Dua Lipës, shfaqen mjaft elegantë në… (FOTO)

Një familje elegante si ajo e Dua Lipës! Familja e këngëtares së famshme me origjinë shqitpare, ka tërhequr së fundmi vëmendjen, teksa kanë qenë të ftuar në një dasmë.

Kanë qenë prindërit e Dua-, Dukagjin dhe Anesa, ata që kanë ndarë me fansat e tyre në “Instagram”, foto nga dita e dasmës. Ata shfaqen të veshur mjaft elegantë dhe për familjen e tyre nuk kanë munguar komplimentet.

“Ekuipazhi i dasmës”, ka shkruar babai i këngëtares me famë botërore bashkëngjitur me fotot ku shfaqet me fëmijët dhe bashkëshorten.

Shpat Kasapi do përfshihet në politikë? Këngëtari i njohur e thotë publikisht: Nëse populli më voton do të bëhem…

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi ka ndërmend që t’i futet botës së politikës, njësoj si nëna e tij e cila është deputete nga rradhët e LSDM-së së Zoran Zaevit, ndërsa Shpat Kasapi është anëtër i LSDM-së në degën e Tetovës.

I ftuar në “E diell”, Shpati tregoi se ka ndërmend që të kërkojë besimin e popullit në mënyrë që t’u shërbejë në Kuvendin e Maqedonisë. Në intervistën e tij, këngëtari ka folur edhe për planet e tij për martesë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmen.

PJESË NGA INTERVISTA:

Shpat Kasapi: Kam ndërmend t’i futem politikës. Do të bëhem deputet nëse populli më bëson.

Pyetje: Më parë vajzat për ty shkulnin flokët, po tani?

Shpat Kasapi: Më parë shkulnin flokët, tani shkulin krevatin për mua.

Pyetje: Kur do të martohesh?

Shpat Kasapi: Nuk kam diçka konkrete por së shpejti. Mami nuk ndërhyn në lidhjet e mia. Unë i zgjedh gjithmonë.

Pyetje: Do mërzitej mami po të merrje për nuse një maqedonase.

Shpat Kasapi: Nuk e di më mirë do të ishte shqiptare. Unë preferoj shqiptaret më shumë.

https://youtu.be/TCjGr8thzkk

https://youtu.be/gWTuXCYJyc0

Xhesika Ndoja tregon pse moshën më të bukur po e kalon pa partner: S’ka burra për mua, nuk më hyn në punë (VIDEO+FOTO)

Prej vitesh, Xhesika Ndoja vazhdon të jetë shumë e komentuar në media dhe jeta e saj private nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Këngëtarja ndihet e plotësuar me suksesin që ka arritur dhe tanimë i është futur edhe kinemasë e luan në filmin “Gjurmë pa shenjë”.

Në një intervistë për “Panorama plus”, ajo tregon se nuk i bën më përshtypje as martesa, pasi siç shprehet është bërë ‘vetë grua e vetë burrë’.

“Dashuria për mua është shumë e vlefshme dhe s’do qëndroja kurrë me dikë nëse s’do ta doja. Burra ka, por për mua s’ka sepse unë pjesën më të bukur të jetës sime po e kaloj vetëm. Më vonë burri s’më hyn në punë më, sepse jam bërë vetë burrë e vetë grua dhe s’më bën përshtypje më asgjë”, është shprehur Xhesika.

Berisha pret në zyrë Albin Kurtin: Qytetarët e Kosovës mandatuan koalicionin VV-LDK

Pas takimit me Edi Ramën, sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u prit nga ish- kryeministri Sali Berisha.

Teksa poston foto nga takimi Berisha shkuan se pasi i uroi fitoren kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, nënvizon se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin dhe integrimin evropian.

Berisha shprehet se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.

Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqesor!”, shkruan ish- kryeministri i Shqipërisë.

Ndërkohë që ditën e premte Kurti pati një takim prej rreth katër orësh me kreun e ekzekutivit shqiptar Edi Rama./Express

Kadaresë i dorëzohet Çmimi Pak Kyongni 2019 (FOTO+VIDEO)

Shkrimtari Ismail Kadare u nderua sot me Çmimin Pak Kyongni 2019. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi u zhvillua sot, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kryetar i komisionit përzgjedhës Kim Uchang, tha se Kadare është një shkrimtar që do ta ngritë edhe më lart këtë çmim, tani në vitin e nëntë që nga themelimi. Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

“Jam me të vërtet krenar që marr këtë çmim, që mban emrin e zonjës së madhe të kulturës koreane dhe jo vetëm kaq por edhe të letërsisë, shpirtit dhe moralit të popullit tuaj. Ajo që më prek veçanërisht është dashuria e popullit korean për letërsinë dhe për përfaqësuesen e tij Pak Kyong ni”, tha Ismail Kadare duke marr çmimin.

Misteri më i madh i letërsisë botërore, tha shkrimtari, është fakti se si ajo ka mbijetuar për mijëvjeçarë të tërë, se si populli e ka mbrojtur atë, sepse kundër saj ka patur gjithmonë ushtri armike që kanë dashur ta shkatërrojnë çdo ditë.

“Unë vetë kam jetuar në një regjim shumë të vështirë i cili në kujtesën e njerëzve tani që ai është rrëzuar, ka mbetur si një kujtim i ferrit të Dantes”, tha shkrimtari.

Ka qenë një koincidencë shumë e çuditshme mes dy popujve tanë, popullit tim shqiptar dhe popullit tuaj korean. Sot në botë është shumë e rrallë që të ketë dy shtete që t’i përkasin një kombi. Në Evropë është pikërisht shteti evropian i Shqipërisë dhe shteti tjetër po ashtu evropian dhe ballkanik njëkohësisht.

Pastaj Ismail Kadare iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve lidhur me pikëpamjet e tij filozofike për letërsinë dhe lexoi një ese në gjuhën shqipe për Eskilin.

Gjuha shqipe, tha ai, është një gjuhë shumë e vështirë por për shkrimtarin kjo është një gjë e mirë sepse një gjuhë e vështirë shndërrohet në aleatin më të mirë të atyre që bëjnë letërsinë.

Çmimi Pak Kyongni shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit u bë pasi u shqyrtuan rreth 350 autorë nga mbarë bota, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar./VOA/

Një gotë verë për të hyrë në botën e Albin Kurtit

Nga Andi Bushati– Albin Kurti është ndoshta i vetmi politikan i lartë që përpara se sa të japë dorën të thotë: “më fal”. Eshtë me vonesë në takimin e fiksuar prej disa ditësh me një grup të ngushtë gazetarësh, dhe ndonëse anxhenda e tij, që ka pësuar luhatje radikale që kur mban skeptrin e një kandidati për kryeministër, të kërkuarit ndjesë nuk duket i huaj për të.

“Takimi me Ramën shkoi shumë më gjatë se parashikimi’, shfajsohet pa dashur të tregojë diçka “off”, për atë që ka ndodhur brenda godinës së qeverisë. “Folëm mbi dy orë për ekonominë” thotë dhe shton se Rama e ka hedhur poshtë idenë e ndryshimit të kufijve. Vë pak buzën në gaz dhe bën sikur nuk e dëgjon pyetjen, kur i duhet të përgjigjet nëse e beson vërtet këtë pohim të atij, që para pak kohësh, i ka quajtur gomerë ata që e konsideronin tradhëti idenë e Hashim Thaçit. Pak më shumë sesa ajo lëvizje domethënëse e skajit të buzës në atë moment, ai do të linte të kuptohej gjatë një prononcimi për mediat të nesërmen, kur shpjegoi se me kryeministrin shqiptar janë dy profile të kundërta politike. “Rama ka inteligjencën e nevojshme, ndryshe nga shumë politikanë shqiptarë për të kuptuar se suksesi juaj është fillimi i fundit të imazhit të tij”, i them pa pritshmëri për të marrë përgjigje. “Nëse pas atyre që ke premtuar dhe qëndrimeve që ke mbajtur, ti dështon ose konformohesh, kjo do të vrasë shpresat edhe për njëzet vitet e ardhshme”, përpiqet ta vërë përpara përgjegjësisë, Fatos Lubonja.

Por, Albin Kurti, duket se ka qetësinë e atij që është i ndërgjegjshëm për barrën që ka marrë përsipër. Të jep përshtypjen e njeriut që është aq i bindur në ato që beson, sa asnjë asnjë “incident” nuk mund ti’a ndryshojë rrugën. Për ata që e konsiderojnë si nacionalist të rrezikshëm, një i tillë i ka ndodhur gjatë takimit me Edi Ramën. Me stilin e tij të njohur, Rama e ka ndërprerë për pak kohë bisedën maratonë me Albinin, për të futur në zyrë aktorin e kontravers francez, Xherar Depardjë, që po xhiron një film në Gjirokastër. Madje në Facebook qarkulloi menjëherë edhe një foto, e dy “kryeministrave” me të.

Përpos famës si artist, Depardjë është i njohur edhe për dashurinë për verërat e mira, urrejtjen ndaj taksave të larta dhe sidomos në vitet e fundit për miqësinë e tij me Putinin. “Kanë filluar reagimet në rrjet pas publikimit të fotos”, i thotë Kurtit një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, Arbër Zaimi, duke i cituar edhe ndonjë koment për pozën përkrah mikut të presidentit rus.

E kotë të shikosh shqetësim për krisjen e imazhit të patriotit tek Albini: “Ishte interesant Depardjë dhe i këndshëm në bisedë” tregon pa drojë.

Një gjë tjetër më bën përshtypje.

Ndërsa flisnim me zjarr për sfidat e ardhshme të ndryshimit të pritshëm në Kosovë, në Prishtinë vazhdonte procesi i numërimit final të votave. Votat me kusht dhe ato të diasporës mund të vendosin dhe fatin e koalicionit Nisma- AKR, nëse do ta kapërcente pragun për tu futur në parlament apo jo. Kjo gjë mund ta vështirësojë apo lehtësojë krijimin e një qeverie me kryeministër Albin Kurtin. Liburn Aliu e informon hap pas hapi për rrezultatet.

Por, pavarësisht se nga kjo, mund të varet e nesërmja e tij, Albini duket i bezdisur, kur të dhënat për shifrat i ndërpresin debatet për idetë. Ai ngre sytë, llogarit në pak sekonda, dhe i kthehet me pathos shpjegimit të planeve që shumkujt do ti dukeshin ëndërrimtare.

Ndryshe nga çdo lloj politikani që kam ndeshur deri më tani, që do ishte i pritur nga interesi imediat, Albin Kurti të lë përshtypjen se e tashmja i duket banale në raport me të ardhmen.

A është e vërtetë kjo? A ka doza utopie te ky lider aspak tipik? Ku mbështetet suksesi i lëvizjes që ai krijoi një dekadë e gjysëm më parë? A duhet të na ngjallë ajo frikë, apo shpresë? A mundet ajo ta luftojë të keqen që ka hedhur rrënjë, apo e keqja do të moderojë idealizmin e kohës së opozitës me bilbila dhe gaz lotësjellës?

Pikërisht për të marrë këto përgjigje jemi ulur bashkë me Bejten, Shkullakun dhe Lubonjën rreth një gote verë.

Dilemat që gëlojnë janë disa. A mund të bashkëjetojnë aspiratat që propagandon Vetëvendosja me realitetin që e rrethon? A është i mundur realizimi i tyre kur duhet të qeverisësh në koalicion me një parti të sistemit si LDK? A bën dot transformime rrënjësore, kur nuk ke marrë shumicë absolute nga vota e qytetarëve? A ia del dot të luftosh në disa fronte paralelisht, pa pasur një fund dorëzimi ndaj sistemit, siç ndodhi me ish-kryeministrin e së majtës radikale greke, Aleksis Cipras?

“Unë e kam ndjekur shumë trajektoren e Ciprasit-pohon Kurti- Sipas meje gabimi i tij ishte se luftoi më shumë me Gjermaninë dhe Merkelin, sesa me oligarkinë vendase”, thotë ai, duke lënë të kuptohet se ndryshe nga Syriza, Vetëvendosja do të bëjë të kundërtën. E kotë ta sfidosh me shprehjen: “Mjafton që një qeveri të jetë e virtytshme, mjafton të mos vjedhë, pa qenë e detyruar të godasë ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme në të shkuarën”. Përgjigjja është sa këmbëngulëse aq edhe cinike: “Ne nuk do ti zhgënjejmë ata që tashmë janë frikësuar nga vendosja e drejtësisë”.

Mesazhi është i qartë, sllogani i fushatës: “Hajnat në burg”, nuk është harruar.

Po a është kjo e vështirë? Edhe në Shqipëri e kanë premtuar shumë gjatë opozitës (Nano, Berisha, Rama), por pasi janë kthyer në pushtet janë bërë njësh me oligarkët.

Albini e ka përgjigjen gati. “Në Kosovë korrupsioni nuk është kapilar. Ai është vetëm në majë, nuk ka zbritur nga lart poshtë. Përndryshe sado të suksesshëm të ishim ne si Vetëvendosje, nuk do ia dilnim dot të fitonim po të votoheshim në një mjedis të korruptuar. Kjo fitore tregon se nga virusi është prekur vetëm një kastë, prandaj dhe lufta ndaj korrupsionit tek ne është më e lehtë”.

Një tjetër kantier, ai i një beteje gati të pamundur, është ai me bankat e huaja që mbledhin paratë e shqiptarëve me përqindje fare të ulëta dhe kreditojnë ndërmarrjet e tyre të vogla dhe të mesme me fitime tepër të larta.

Kjo sipas Vetëvendosjes duhet të marrë fund. Teoria e shtetit jo vetëm arbitër, por edhe lojtar do të vihet në zbatim përmes planit për krijimin e një banke zhvillimore, me kapitale shtetërore, e cila do të vërë në lëvizje përmes kredive të buta ndërmarjet e vogla dhe të mesme.

Po dialogu me Serbinë? Po fjalët se amerikanët duan ta përfundojnë shpejt, ndryshe nga qasja e Kurtit se në fillim duhen vendosur parimet, pastaj të kërkohet zgjidhja?

Natyrisht, Albin Kurti duket se nuk ka akoma përgjigje për gjithçka. Ai e di se ku përfundon po qeverise si ortak me oligarkët. Ai e ka të qartë se si shantazhohesh nga ndërkombëtarët dhe si shndërrohesh në servil të tyre, po u kape duke vjedhur qytetarët e tu. Ai e kupton se ç’do të thotë të biesh viktimë e dogmës ultraliberale dhe ti lejosh bankat të bëjnë kërdinë. Ai e njeh rreagimin e dorëzimit tek privati të pasurive të përbashkëta si rruga e kombit (edhe nëse vihet një taksë simbolike, ajo smund të vilet nga kompani të veçanta thotë).

Ajo ku ai nuk e ka recetën të gatshme është dilema: si mund të përballohet koalicioni i gjithë këtyre “të këqijve”, që frika nga ndryshimi mund ti bëjë së bashku.

Cili mund të jetë rrezultati i përplasjes së njëkohshme me pushtetin e parasë, të mediave, të ndërkombëtarëve që kur zbresin në këto anë preken nga viruset lokale? Ata kanë aq fuqi sa ti vënë shkopinj mbi rrota një kabineti të ardhshëm Kurti, aq më tepër një qeverisjeje koalicioni.

Përgjigjja e Albinit nuk është shteruese. ‘Ne nuk i trembemi zgjedhjeve, vetëm fitojmë prej tyre’. Po sërisht, jo aq shumë sa për të udhëhequr pa asnjë nga partitë e vjetra, të cilat herët apo vonë bëhen pengesë për transformim radikal? “Unë jam optimist, më lejoni ta provoj” mbrohet ai.

Por, sado besimplotë të jetë lideri i Vetëvendosjes, kundërshtarët e ndryshimit janë vënë në punë.

Ata kanë filluar të klithin: “kujdes, rreziku po mbërrin”. Në emër të kësaj disa e përshkruajnë Albin Kurtin të veshur me uniformën e Fidel Kastros në trup, disa me çallmën e Bin Ladenit në kokë. Të tjerë vënë alarmin për rrezikun e prishjes me aleatët që çliruan realisht Kosovën.

I gjithë ky ansambël motivohet vetëm nga një shqetësim, ai se mos përmbyset rendi aktual i gjërave, ai se është e pamundur një tjetër alternativë, përpos kësaj që njohim dhe jetojmë.

Në këtë kuptim, këta kryqtarë të status quo-së, janë kopje zhgaravina të ideolgëve të ultraliberizmit. “Ideologjia dominante sot është një dorëzim, një pranim cinik i botës ashtu siç është” këmbëngul Slavoi Zhizhek. Sipas filozofit francez Alen Badiu, qëllimi i saj është ‘të shkatërrojë çdo shpresë, çdo projekt kritik, duke pretenduar se çdo rrugë e re shpie drejt gulagut”.

Në emër të ringjalljes së këtyre fantazmave, po e sulmojnë fitoren e Vetvendosjes edhe klonet shqiptare të teorive globale të mosndryshimit.

Pra, sot ngjitja në pushtet e Albin Kurtit nuk ka përballë si armiq vetëm oligarkët që kanë fituar miliona deri dje, ingranazhet e shtetit të kapur, mediat e shumta, ndërkombëtarët që duan të bëjnë karrierrë duke falur troje të Kosovës, politikanë në dy anët e kufirit që i plak dhe i nxjerr nga loja suksesi i një modeli të ri, por mbi të gjitha, kundër saj është edhe një qasje ideologjike që i unifikon këta sëbashku.

Prandaj sfida që ka përpara është një mision gati i pamundur. E megjithatë Albin Kurti këmbëngul: ‘Jam optimist, më lini ta provoj”.

A mjafton?

Vështirë të vihet bast. Sepse po aq sa shpreh besim, po aq është dhe i ndërgjegjshëm për barrën që ka mbi shpinë. Në një moment, pasi biseda ishte nxehur dhe dilemat ishin hedhur në tryezë, Albin Kurti fare qetë tha: “E di se shumëkush e do vrasjen time”. Natyrisht në këtë pohim nuk ka asgjë prej një lideri paranojak që trembet për eleminimin e tij fizik. Aty është e kotë të qëmtosh frikra komplotizmi, si ato që e pyesin në intervista televizive, ku e detyrojnë të pijë gotën e ujit që ka përpara.

Por, ama, vrasjen politike të asaj që ai përfaqëson nuk janë ta paktë ata që e duan.

Ajo vdekje mund të jetë e dy llojtë. Së pari duke u tubuar bashkë dhe duke e rrëzuar nga pushteti.

Së dyti, duke e detyruar të moderohet duke u bërë gradualisht si ata që ka luftuar deri dje. Ky do të ishte atentati më i rëndë, ai që siç i tha Fatos Lubonja, do plagoste shpresat edhe për dy gjenerata të mëpasme.

Ne ishim katër gazetarë që e dëgjuam të thoshte: “Kush mendon kështu, nuk më ka njohur ende”.

Andi Bushati/ ©Lapsi.al

Kurti: Qëndrimi me Lubonjën më bëri të njoh më mirë Ramën (VIDEO)

Pas takimit më Kryeministrin Rama, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurit u takua në Tiranë edhe me analistët Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. I pyetur sesi mund të qëndrojë sa kohë me Ramën dhe Lubonjën, kur qëndrimet e tyre janë të kundërta, Kurti thekson se të rrish me Lubonjën e njeh më mirë Ramën.

Pjesë nga intervista në ABC News Milori-Kurti:

Milori: Si mund të rrini 4-5 orë me Ramën dhe 4-5 orë me Lubonjënn kur dihen qëndrimet e tyre mund të them armiqësore pa metaforë, janë të kundërta?

Kurti: Koha ku jetojmë është e rëndësishme dhe unë kam shumë vlerësim për gazetarët që kam takuar mbrëmë dhe natyrisht që unë nuk mjaftohem në politikë më politikën dhe më interesojnë dhe qasjet e tjera nga shqoqëria, ekonomia, kultura dhe besoj se kur takon njeriu Fatos Lubonjën 5 orë nuk janë as një orë.

Milori: Kupton më mirë Edi Ramën ndoshta?

Kurti: E njeh më mirë. /abcnews.al

A e pësoi Maqedonia nga Shqipëria? Si përgjigjet Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mohon faktin se Maqedonia e Veriut është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave. Ai tha se të dy vendet kanë përparuar njësoj dhe meritonin të merrnin dritën jeshile për këtë hap.

“Procesi i ndarjes së dy shteteve, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalotir tim politik, sepse mendoj se dy shtetet duhet t’i fillonin negociatat. Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t’i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra. Serbia është në vitin e pestë tënegociatave, Mali i Zi është në negociata shtatë vite e gjysëm, e nga ky vit nuk i ka hapur ato kapituj jo më t’i mbyllë. Kjo është mënyra më e mirë për bërjen e reformave.Një Gjermani dhe Francë që ka arritur për 200-300 vite, ne duam ta bëjmë për shumë më shpejt. Këtë radhë nuk na u mundësua. Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnje-Hercegovinën me Evropën“, tha Pendarovski.