Ballina Blog Faqe 502

Kurti: Qëndrimi me Lubonjën më bëri të njoh më mirë Ramën (VIDEO)

Pas takimit më Kryeministrin Rama, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurit u takua në Tiranë edhe me analistët Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. I pyetur sesi mund të qëndrojë sa kohë me Ramën dhe Lubonjën, kur qëndrimet e tyre janë të kundërta, Kurti thekson se të rrish me Lubonjën e njeh më mirë Ramën.

Pjesë nga intervista në ABC News Milori-Kurti:

Milori: Si mund të rrini 4-5 orë me Ramën dhe 4-5 orë me Lubonjënn kur dihen qëndrimet e tyre mund të them armiqësore pa metaforë, janë të kundërta?

Kurti: Koha ku jetojmë është e rëndësishme dhe unë kam shumë vlerësim për gazetarët që kam takuar mbrëmë dhe natyrisht që unë nuk mjaftohem në politikë më politikën dhe më interesojnë dhe qasjet e tjera nga shqoqëria, ekonomia, kultura dhe besoj se kur takon njeriu Fatos Lubonjën 5 orë nuk janë as një orë.

Milori: Kupton më mirë Edi Ramën ndoshta?

Kurti: E njeh më mirë. /abcnews.al

A e pësoi Maqedonia nga Shqipëria? Si përgjigjet Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mohon faktin se Maqedonia e Veriut është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave. Ai tha se të dy vendet kanë përparuar njësoj dhe meritonin të merrnin dritën jeshile për këtë hap.

“Procesi i ndarjes së dy shteteve, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalotir tim politik, sepse mendoj se dy shtetet duhet t’i fillonin negociatat. Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t’i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra. Serbia është në vitin e pestë tënegociatave, Mali i Zi është në negociata shtatë vite e gjysëm, e nga ky vit nuk i ka hapur ato kapituj jo më t’i mbyllë. Kjo është mënyra më e mirë për bërjen e reformave.Një Gjermani dhe Francë që ka arritur për 200-300 vite, ne duam ta bëjmë për shumë më shpejt. Këtë radhë nuk na u mundësua. Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnje-Hercegovinën me Evropën“, tha Pendarovski.

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Sefedin Abdullahi

Sot është ndarë nga jeta veterani i arsimit në Tetovë, Sefedin Abdullahi, i cili u lind në vitin 1945 në fshatin Lisec të Malësisë së Sharrit.

I ndjeri ka punuar në shkollën e fshatit të lindjes në Lisec pastaj në SHF “Istigball” në Tetovë dhe në SHF “Përparimi” në Reçicë.

Përcjellja e të ndjerit për në banesën e fundit do të bëhet nesër, pas namazit të drekës, tek varrezat e qytetit.

Veprimtari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan Ilaz Kadriu takon senatorin Durbin, bisedojnë për gjendjen në Maqedoninë e Veriut

Në lokalin Carnivsle – South American Restautant, pronar i të cilit është avokati milioner Bill Morovitz, u organizua një takim politik për rritje fondesh për kandidaten e Kentucky-it Amy McGrath, e cila ka qënë pilote e marinës amerikane për më shumë se 20 vite.
Në takim, përveç përkrahësve dhe kontributorëve financiarë, mori pjesë edhe senatori i shtetit të Illinois–it në Senatin Amerikan Dick Durbin (D), i cili i inkurajoi të pranishmit që në Kentucky të mbështesin fuqishëm Amy-in, e cila do të sfidojë kryetarin e mazhorancës në Senat, senatorin Mitch McConnell(R)

Në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari dhe veprimtari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, profesori Ilaz Kadriu, i cili në prezencën e çiftit amerikan Mead Killion dhe gruas së tij Gail, e njoftoi senatorin Durbin me situatën e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, pas zhvillimeve të fundit rreth hapjes së negociatave për në BE.

Ilaz Kadriu me Gail dhe Mead Killion 

Ilaz Kadriu e njoftoi senatorin poashtu se si pasojë e rezultateve negative, në MV janë shpallur zgjedhje të reja të cilat do të mbahen më 12 prill, 2020.

Ilaz Kadriu me senatorin Dick Durbin

Në këtë drejtim, senatori Durbin u zotua se do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me bordin e kryesisë së komunitetit me qëllim të avancimit të standardeve demokratike në MV.
Të shpresojmë se këta kontakte do t’i japin një infuzion opozitës shqiptare në Maqedoni për një organizim megadimenzional për të fituar zgjedhjet e ardhshme të prillit.

“Financial Times, një shkrim për Ismail Kadarenë mes lirisë dhe skllavërisë

Nëpër stendat e trotuareve, në tregun e së dielës të librave, në Nju Delhi, një librashitës ishte gjeni për të klasifikuar librat e përdorur në grumbuj të vegjël sipas ngjashmërisë së tyre.

Unë isha një studente që kërkonte një kopje të lirë të librit ”Kështjella” të Franc Kafkës dhe ai ma ofroi mes një kopjeje të vjetër të dramave të Brehtit dhe të një libri të një autori që nuk e kisha hasur asnjëherë, Ismail Kadaresë.

Me kalimin e viteve, bleva shumë libra të papërdorur të Kadaresë, duke nisur nga romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (i vitit 1963 dhe i përkthyer për herë të parë në anglisht në vitin 1971), që bënte fjalë për një gjeneral italian dhe një prift, të cilët kërkonin në Shqipëri eshtrat e bashkatdhetarëve të tyre të rënë në luftërat botërore deri tek librat klasikë si “Prilli i thyer” (1978), ku subjekti ka të bëjë me dukurinë e gjakmarrjes që shtrihet në breza të tërë dhe “Kështjella” (1970), që tregon përplasjen mes popullit shqiptar dhe Perandorisë Otomane, si dhe shumë romane të tjera.

Këtë javë, Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për letërsinë. Drejtuar nga Universiteti i Oklahomas dhe nga gazeta amerikane “Ëorld Literature Today”, çmimi “Neustadt” është më pak i spikatur se çmimi “Nobel” në letërsi dhe në pothuajse 50 vjetët që u akordohet shkrimtarëve, ka pasur një grup shumë më global fituesish sesa zgjedhjet eurocentrike të bëra nga Akademia Suedeze.

Kadare u lind në vitin 1936 në Gjirokastër dhe fillimisht studioi në kryeqytetin e Tiranës. për t’iu drejtuar më pas Institutit Letrar ”Gorki” të Moskës, atmosfera e të cilit iu duk e ashpër dhe kufizuese. Krijimtaria e tij fillon që në moshë të hershme me botimin e përmbledhjes së tij të parë me poezi kur ishte vetëm 18 vjeç dhe me publikimin e romanit të tij të parë në moshën 27-vjeçare.

Në Shqipëri, Kadareja luajti me regjimin e asaj kohe si “macja me miun”. Ai shkroi poezi që lëvdonin Leninin, sepse nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, i cili udhëhoqi Shqipërinë deri në vitin 1985, çdo student duhej ta përmbushte atë detyrë, por ai gjithashtu shkroi romane që zemëruan diktaturën. “Pallati i ëndrrave” (1981) tregon për një shtet që i kushtonte një organizëm të tërë shtetëror analizimit të ëndrrave të qytetarëve të tij duke i servirur ato si gosti të rralla në vëmendjen e diktatorëve.

Në vitin 1981 “Pallati i ëndrrave” u ndalua të lexohej pasi “ishte i mbushur me aluzione kundër regjimit”, duke u ndaluar madje që të shkruhej apo të përmendej edhe titulli i tij.

Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “Man Booker” në vitin 2005 duke ngjallur polemika të shumta. Poetja rumune, Renata Dumitrascu, shkruajti se ai nuk ishte një Solzhenicin. Kadare ka qenë anëtar i partisë nën regjimin e Hoxhës dhe gëzonte privilegje që shkrimtarëve të tjerë shqiptarë u mungonin. Por, në një shtet krejtësisht totalitar, është e pamundur të jesh kundërshtar ideal. Ata që ngrenë zërin shumë lart ose përdorin penën shumë lirshëm, zhduken në burgje, vriten ose nëse janë me fat, internohen.

Shpesh, kundërshtarit i mbetet thjesht të mbijetojë. “Nuk e kam konsideruar ndonjëherë veten si hero apo disident“, shkruan Kadare, në një shkëmbim letrash në vitin 1998, të publikuara “Revieë of Books” të Nju Jorkut. “Në Shqipërinë e Hoxhës, si edhe në Rusinë e Stalinit, ishte e sigurt që një disident i deklaruar do të ndrydhej”. Shumë nga novelat e tij u ndaluan, siç është poema e vitit 1974 “Pashallarët e kuq”, menduar si e zhdukur, derisa u gjet në një arkivë, në vitin 2002.

Kadare u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Paris në vitin 1990, duke kërkuar azil politik. Në Francë, ai mund të shkruante e të shprehej më lirshëm, por ai këmbëngul se mënyra e tij e të krijuarit funksionon në mënyrë të pavarur, siç ka thënë në një intervistë të tij të vitit 2009: “Mendoj se krijimtaria ime nuk është më shumë politike se teatri antik grek. Do të isha bërë ky shkrimtar që jam në cilindo regjim politik.“

Edicioni i veprës “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, të cilin e bleva në një rrugë të mbipopulluar të Delhit, ka kohë që është zhdukur. Nuk ishte ndonjë kopje e bukur, i mungonte kopertina, faqet ishin të ngrëna dhe të njollosura me çaj, por do të desha ta kisha tani si një kujtesë të mënyrës se si i zgjedhim ne historitë për të lexuar.

Ndryshe është ta zbulosh një autor nga çmimet e marra, duke lexuar veprën e tij sipas botimeve, ndryshe është të zgjedhësh një libër nga rrjedha e pafund e veprave më të shitura. Sidoqoftë, për shumë lexues, marrëdhënia me një autor nis në mënyrë aksidentale, por të natyrshme.

Librashitësi shton një roman në grumbullin e librave. Nuk është libri që dëshiroje, por është me çmim të lirë. Ngjarjet zhvillohen në një vend, për të cilin ti nuk di gjë prej gjëje. Kjo gjë të intrigon dhe me kalimin e viteve, e gjen veten duke kërkuar për gjithçka që ka shkruar ai autor, dikur i panjohur.

Kadare më ka ofruar një ndjesi paqeje, përmes të kuptuarit vetjak të gjurmëve të lëna pas nga luftërat dhe Perandoritë më pak të njohura. Në romanet e tij, njerëzit gjejnë liritë e tyre dhe hijeshinë e çasteve të shkurtra, edhe kur kufizohen nga ligje të padrejta dhe fuqia e një tirani. “Një shkrimtar mund të jetë i lirë në një botë të skllavëruar ose skllav në një vend të lirë”, tha ai, në një intervistë radiofonike në vitin 2001. Ai e bën shumë të qartë se jemi ne ata që zgjedhim./Financial Times

Të dielën ndryshon ora, akrepat 1 orë pas

Në të gdhirë të kësaj të diele akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta pas. Ky ndryshim do të ndodhë në të gjithë vendet e BE në të njëjtin moment në mënyrë që të kemi dritën e diellit edhe një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në Evropë ka nisur në vitin 1974 pas krizës së parë të naftës, pasi në këtë mënyrë u shfrytëzua më shumë drira e diellit si dhe u konsumua më pak energjia elektrike.

Për shkak të ndryshimit të orës ndodh që njerëzit të përjetojnë stres dhe trupit i duhet pak kohë të mësohet me rregullin e ri.

Gjatë stinës së vjeshtës një orë më shumë na lejon të flemë një orë më vonë. Ndryshimi i orës mund të jetë problematik për ata që vuajnë nga pagjumësia./Opinion.al/

Shtohen konkurset për punësime të reja, opinionistët: Mënyra e këtillë e punësimeve është gjah pas votave para fushatës parazgjedhore (VIDEO)

Institucionet qeveritare dhe komunale kanë rritur intensitetin për shpalljen e konkurseve për punësime në institucionet qeveritare dhe ata komunale. ALSAT, nga burime të saj mëson se nga 1 tetori deri më tani, janë shpallur 52 konkurse për punë pa saktësuar numrin e punësimeve që kërkohen ndërkohë dhjetëra kërkesa tjera vazhdojnë të arrijnë në organet përkatëse. Për dallim nga periudha e mëparshme, numri i konkurseve për punësim, siç marrim vesh është rritur deri në 60 për qind. Nga Komisioni për Anti-korrupsion, anëtari Goran Tërpenovski, thonë se po ndjekin me vëmendje situatën dhe do të reagojnë për të gjitha shkeljet eventuale të ligjit duke marrë parasysh se vendi ndodhet në periudhën e shpalljes së datës së zgjedhjeve.

Pasi të gjithë e dimë se shumë vit me radhë gjithmonë punësimet në sektorin shtetëror shfrytëzohen për ndikim në rezultatet zgjedhore, ne si Komision do të jemi në krye të detyrës, do ti ndjekim me vëmendje dhe do të alarmojmë nëse shohim çfarë do qoftë keqpërdorimi të punësimeve në administratën shtetërore- deklaroi Goran Tërpenovski, anti-korrupsion.

Ish-anëtari i Komisionit për luftën kundër korrupsionit, Arif Musa, deklaroi se mënyra e këtillë e punësimeve është gjah pas votave para fushatës parazgjedhore.

Kjo është një traditë e instaluar në Republikën e Maqedonisë. Kjo është mënyra më antiligjore e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të administratorëve, të cilët diskriminohen pastaj në baza partiake, nacionale, në baza familjare dhe të tillët mbeten gjithmonë në margjina të detyrave dhe obligimeve që i kanë. Për parimet në administratë pastaj, janë ata që janë këtu tek ne në Maqedoni. Posaçërisht për kuadrot shqiptarë që janë në administratën shtetërore, nuk përparojnë me dekada. Mbeten bashkëpunëtor më të ulët në administratën publike- tha Arif Musa, ish-antikorrupsioner

Përfaqësuesit e Komisionit për luftë kundër korrupsionit, shpresojnë që deri para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, do të kenë ekip më të zgjeruar dhe kjo do tu ndihmojë që me vëmendje të ndjekin keqpërdorimet eventuale parazgjedhore. Punësimet partiake para zgjedhjeve kanë përcjell të gjitha ciklet zgjedhore në vend edhe përkundër reagimeve të shumta për shkelje ligjore. /Alsat M/

Albin Kurti: Me Ramën jemi të ndryshëm, por do bashkëpunojmë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të shtunën se ai me Kryeministrin Edi Rama janë njerëz dhe politikanë të ndryshëm, por se duan të bashkëpunojnë për të mirën e dy vendeve.

Një ditë pasi u takua me Ramën, Albin Kurti mori pjesë në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore që mbahet në Tiranë. Ai u pyet nga gazetarët për “minishengenin ballkanik”.

“Unë pres që të shoh një tekst se çfarë nënkupton ai, sepse më ngjan më shumë me ide, se sa projekt. Pra duhet të shohim projektin në letër”, deklaroi Albin Kurti.

Ndërsa për takimin me Kryeministrin shqiptar u shpreh: “Me Ramën kemi folur për çështjet dhe temat e përbashkëta. Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregullta, jemi njerëz të ndryshëm, politikanë të ndryshëm, por duhet të bashkëpunojmë që dallimi që kemi dhe mospajtimet nuk duhet të rrezikojnë bashkëpunimin tonë.

Efekti sinergjik që mund të kemi natyrisht që nuk është i shfrytëzuar sa duhet. Besoj se mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se realiteti që e gëzojnë të gjithë. Prandaj, ne duam që të krijojmë sa më shumë ura dhe Kosova dhe Shqipëria, e Shqipëria dhe Kosova t’i ndihmojnë shqiptarët që të mos jenë më të varfrit, më të papunët dhe më të nëpërkëmburit jo vetëm në Ballkan”.

Më poshtë pjesë nga fjala e Albin Kurtit në Samit:

“Para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante dhe mori fund Lufta e Ftohtë. Mirëpo, sot, kemi ftohtësi pa luftë e diku edhe me luftë, e në vend të një Muri të Madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh. Për paqe kemi nevojë kudo dhe tërë kohën. Sepse ajo është mundësia që njerëzit, qytetarët, popujt, shoqëria të lulëzojnë. Ama paqja ka nevojë që të luftojmë varfërinë e papunësinë, pabarazinë e padrejtësinë. Dhe, ka nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore midis vendeve tona duke i bërë aktive vlerat dhe interesat e përbashkëta, drejt BE-së e NATO-s, për zhvillim, mirëqenie e siguri. Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrën”.

Ushqimet që forcojnë dhe përmirësojnë kujtesën

Për të patur një kujtesë të fortë disa lloje ushqimesh padyshim që ndikojnë më shumë se të tjerat. Më poshtë ju listojmë disa nga ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e funksionimin e kujtesës.

Brokoli është i pasur me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira. Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.

Boronicat përmbajnë substanca ushqyese, të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.

Tek vezët gjendet kolina, i cili është një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.

Ekstrakti i domates, licopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) arrin të jetë 10-herë më i fuqishëm se vitamina E. Licopeni përmirëson funksionet cerebrale, si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjatë.

Spinaqi është një nga perimet më të pasura me vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efektet e plakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K. Kjo vitaminë ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror./Opinion.al/

Pas refuzimit, aplikimi në konsullatën tjetër europiane

Nga Veton Surroi

Meqë Shqipëria e Maqedonia Veriore u bllokuan nga Franca, duhet të kërkojnë një kontratë të re evropiane. Mbase në Berlin?

1.

Është diçka që quhet e drejtë diskrecionale dhe që i bën zyrtarët administrativë konsullorë nëpër ambasada në botë të imagjinojnë për një moment se janë mbretër. Me këtë të drejtë, një zyrtar konsullor i një vendi (zakonisht të kamur, zakonisht të hemisferës veriore, e kështu me radhë) i thotë një qytetari që ka aplikuar (nga vendi, raca, hemisfera tjetër apo diçka që nuk i përngjet shtetit të zyrtarit konsullor) se viza e tij refuzohet.

Qytetari i refuzuar, që ndihet njëjtë keq si i refuzuari për pranim në punë apo i refuzuari në dashuri, fillon të arsyetohet para vetes dhe para zyrtarit konsullor se i ka përmbushur të gjitha kushtet, se nuk ka kurrfarë arsyeje të refuzohet, se si bëhet që ai të refuzohet ndërsa pala tjetër aplikuese – një person analfabet që hyn në intervistë me rroba të leckosura e me ndihmë të bastonit – e merr vizën?

Ky është momenti kulmor për të dytë. Zyrtari konsullor flet me shumësin mbretëror në emër të shtetit sovran i të cilit është: “Ne nuk jemi të detyruar të japim shpjegime për shkaqet e refuzimit”, ndërsa aplikuesi i refuzuar futet në thellësinë e historive dhe konspiracioneve, të ndërthurura e të ndërlidhura prej shekujsh dhe konstaton se arsyeja e vërtetë e refuzimit ka të bëjë me identitetin e tij kulturor/kombëtar. “Këtë kurrë nuk mund t’ia bënit qytetarit të Bontonisë apo të Shënmirës! Ma bëni mua, sepse jam ky që jam, i kombit që jam, i shtetit që jam”.

2.

Kështu disi tingëllonte, në analogji të vrazhdët, skena e javës së kaluar kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u kumtohej nga Bashkimi Evropian se u refuzohej hapja e negociatave për anëtarësim. Për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ishte skena si e të kthyerit në shtëpi pas aplikimit për vizë dhe shpjegimit se megjithëse i tërë dokumentacioni është në rregull, dhe rekomandimet e taksat e paguara dhe çdo gjë tjetër që është kërkuar (përfshirë raportin bankar personal e të familjes për pesë vjetët e kaluar), megjithatë u është refuzuar viza. Dhembja qe edhe më e madhe, ngase viza e refuzuar ishte për të hyrë në negociatat për anëtarësim, një gjendje evolucioni (ndryshimi të brendshëm) dhe jo gjendje statike (të drejtë për të qenë brenda shtetit/Bashkësisë).

Dhe refuzuesi i vizës, në kësi rasti Franca, ndjeu momentin e krenarisë jo aq me vizëkërkuesit e mjerë sa me shtetet e tjera anëtare të BE-së, të cilave u deklamoi se nuk mund të ketë kurrfarë “vizash” të reja pa e ndryshuar njëherë BE-në. Nga ky këndvështrim, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një përgjigje të së drejtës diskrecionale: do t’ju tregojmë ne kur do të jemi të gatshëm ta trajtojmë aplikimin tuaj; tash për tash jeni të refuzuar dhe nuk ndiejmë nevojë t’ju japim më shpjegime.

Padrejtësi historike, do të flasin me një zë Shqipëria e Maqedonia e Veriut dhe do të bëhet brenda këtyre vendeve lista e gjatë e shpjegimeve të ndërlidhura historike e konspirative (“po të ishim shtetas të Bontonisë dhe Shënmirës nuk do të na trajtonin kështu”), një listë e gjatë për nevoja të brendshme, për të mos dalë të dështuar aplikuesit, por refuzuesi i aplikimit.

3.

Shqipërisë e Maqedonisë Veriore nuk u mungojnë argumentet për të treguar padrejtësinë që u bëhet. Shqipëria mund të ketë në shërbimin e vet policor individë që ndihmojnë krimin e organizuar, në veçanti atë të drogës, por Serbia, një vend që i ka hapur negociatat e anëtarësimit (me ndihmën e zyrtarëve të Kosovës) ka në shërbimin e vet policor strukturë të paprekur pjesëmarrësish në vrasje grash, fëmijësh e burrash në Kosovë. Në Shqipëri bëhen arrestime të zyrtarëve që ndihmojnë kalimin e papenguar të ndonjë kamioni me kanabis; në Serbi është dekoruar e tërë struktura komanduese e forcave të sigurisë së Serbisë, e cila ka organizuar kamionët e kufomave të civilëve shqiptarë të ekzekutuar nga ushtria e policia serbe, dërgimin e tyre në varreza masive dhe fshirjen e këtyre nga kujtesa (me ndërtimin e kishës mbi vendin ku qenë varrosur civilët e vrarë të Mejës, për shembull).

T’i thuhet Maqedonisë Veriore se duhet ende të ushtrojë demokraci e rend dhe ligj për t’u bërë gati për në BE kalon në nivel talljeje, kur niveli i funksionimit të institucioneve të këtij shteti krahasohet me Bullgarinë e Rumaninë, dy shtete që tashmë janë anëtare të BE-së dhe të cilat po të kishin aplikuar sot për anëtarësim nuk do të ishin përpara Maqedonisë së Veriut në “screeningun” (matjen) e sundimit të ligjit e demokracisë.

Por këtu kemi të bëjmë me rastin, si atij të zyrtarit konsullor që nuk ka nevojë të japë shpjegime. Andaj, nuk duhet humbur kohë me shpjegime e vajtime mbi atë që në thelb është e drejta diskrecionale. Dy aplikuesit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk duhet të merren me zyrtarin konsullor e as me të drejtën e tij diskrecionale. Duhet ta ndërrojnë konsullatën ku aplikojnë ,dhe këtu nuk është assesi fjala për atë turke, ruse apo iraniane. Edhe pse është me vend frikësimi se këtë situatë do ta shfrytëzojnë aktorët joevropianë lindorë, si Rusia, Turqia apo Irani – si dhe vendet e Gjirit që propagandojnë islamin politik – Shqipëria dhe Maqedonia Veriore me shumicat e tyre politike kanë në formë konsistente një dhe të vetmen rrugë natyrore, atë integruese në NATO dhe BE.

Pra, po, do ndërruar konsullata, por për të njëjtin destinim, Bashkimin Evropian.

4.

Nëse lejohet analogjia e vrazhdët (dhe për nevoja të këtij shkrimi), prej javës së kaluar Evropa ka dy qasje sa i përket “vizës” për negociata. Njëra është ajo e manifestuar nga Franca, që thotë se nuk mund të bëhen hapa zgjerimi ndërsa nuk ka reformë të BE-së. Kjo reformë ende nuk është shpjeguar as si koncept, nuk janë dhënë afatet e as përafërsisht ideja se me cilin kut do të vlerësohet se kur është arritur caku i reformimit. Në këso qasjesh, dhe nëse Franca insiston në veto, “viza” mund të jepet vitet 2020, 2030 apo 2040 – është e drejtë diskrecionale e “zyrtarit konsullor”. Sot për sot nuk di kush se çfarë forme duhet të marrë BE-ja në mënyrë që të quhet e “reformuar”, rrjedhimisht e gatshme që t’u japë vizat për negociata çiftit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Tjetra qasje është ajo e Gjermanisë, e manifestuar me qëndrimin e përbashkët të Bundestagut gjerman , në formën e tetë kushteve që duhet t’i përmbushë Shqipëria. Këto tetë kushte janë pjesë të një relacioni kontraktual mes Gjermanisë dhe Shqipërisë; nëse ato përmbushen, Shqipëria do ta ketë përkrahjen e Gjermanisë në integrim evropian. Nëse nuk ndodh integrimi evropian – për shkak të vetos franceze – atëherë do të duhej gjetur mekanizma të tjerë përkrahës për afrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore me BE-në, apo me shtetet e BE-së që duan më shumë integrim. Njëri prej këtyre mekanizmave mund të jetë një pako e veçantë përkrahjeje financiare e teknike për eliminimin e barrierave për qarkullim (të katër lirive) mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, e Maqedonisë Veriore dhe fqinjëve të saj. Nuk besoj se Franca do të mund të vinte veto ndaj një përkrahjeje të BE-së për të ndërtuar hekurudhën Fushë Kosovë – Durrës, për suportin e rrugës Tiranë-Dibër, për të hapur tunelin e Valbonës që do të lidhë Gjakovën e Shkodrën ; për shndërrimin e Maleve të Sharrit e Bjeshkëve të Nemuna si projekte të përbashkëta të turizmit malor të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Nëse Franca mund të vërë veto ndaj integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore, Gjermania dhe shtetet e tjera së bashku me Francën mund ta përkrahin anën tjetër të monedhës së integrimit, atë të këtyre dy vendeve me shtetet fqinje.

Në fund, kontrata që e mori Shqipëria nga Bundestagu ka të bëjë me shëndetin e vetë Shqipërisë, pati apo jo integrime. Dhe në fund, regjioni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për integrim të vetin, çfarëdo që të jetë shpejtësia e ristrukturimit të BE-së.

Meqë Shqipëria e Maqedonia Veriore u bllokuan nga Franca, duhet të kërkojnë një kontratë të re evropiane. Mbase në Berlin?

5.

Vetoja franceze ishte injeksion i fundit i realitetit në qasjen e “dialogut” Serbi-Kosovë. Tashmë është avulluar qasja se Serbia do të bëhet më bashkëpunuese rreth Kosovës sa më afër të jetë anëtarësimit në BE. Serbia ka të drejtë të besojë se nuk ka integrim në BE derisa atë ta prekë me dorë; ndërkohë i mbeten premtimet boshe. Kosova ka të drejtë të mos besojë asnjë gjë në relacion me “karotat” e BE-së: ende mbahet gjallë me premtimin për liberalizim të vizave; ja në mot, ja në tjetrin.

Në tavolinën e negociatave, pra, tashmë nuk do të jetë as premtimi i mjegullt për anëtarësim (të shpejtuar) në BE , në këmbim të marrëveshjes.

Rrjedhimisht, Kosova dhe Serbia duhet të mbërrijnë marrëveshje paqeje me merita të veta dhe për interes vetjak. BE-ja dhe NATO-ja mund të ndihmojnë me një përsëritje të konceptit amerikan për pajtimin e popujve evropianë, duke ndihmuar konkretisht lidhjen e tyre ekonomike, infrastrukturore e tjetër, nën një ombrellë të përbashkët të sigurisë.

A ia imponon dot Europës përfytyrimet e tij, Emannuel Macron?

Në prag të samitit të fundit të BE, Parlamenti Evropian rrëzoi kandidaten e Emmanuel Macronit për KE. Përgjigjja e Macronit, bllokimi i proceseve në BE nuk e nxjerr atë nga situata

Nga Auron Dodi

Emmanuel Macroni e përjetoi si fyerje prestigji faktin që macronistja e fortë, Sylvie Goulard, të cilën ai e propozoi për Komisionin Evropian, u refuzua nga Parlamenti Evropian. Pasi shprehu habinë në publik (“dua të marr vesh, çfarë ndodhi?!”), Presidenti francez bëri përgjegjëse në të njëjtën frymë Ursula von der Leyen-in, kryetaren gjermane të Komisionit të ri Evropian. Ai tha se ajo nuk e mbajti fjalën. Por sipas investigimeve të medieve gjermane dhe evropiane, e vërteta nuk është kaq e thjeshtë.

Shkaqe për refuzimin e francezes

Shkaqet kanë të bëjnë, së pari, me kandidaten franceze vetë: para dy vjetësh Sylvie Goulard u detyrua të japë dorëheqjen si ministre e Mbrojtjes e Francës, për shkak të kritikës se kishte marrë pagesa për një punë fiktive. Nuk përjashtohet në parim mundësia që këtë çështje ta hetojë drejtësia franceze.

E pyetur në njërin nga dëgjimit në Parlamentin Evropian se a do të jepte dorëheqje si Komisionere, po ta padisë për punën fiktive drejtësia franceze, Goulard kundërshtoi. Ky ishte njëri nga shkaqet që solli refuzim të gjerë për kandidaten e Macronit, citohen në mediat gjermane europarlamentarë të pranishëm në votim.

Së dyti, refuzimi ushqehet te bllokimi që i bëri Macroni kandidimit të gjermanit Manfred Weber, për kryetar të Komisionit Evropian. Weberi, që në Parlamentin Evropian kryeson grupin më të madh parlamentar, atë të Partive Popullore Evropiane bëri fushatë në zgjedhet evropiane dhe u propozua nga parlamentarët për këtë post.

Por Macroni nguli këmbë që Weberi nuk e paraqet dot si duhet Evropën në parketet diplomatike. Revista gjermane “Der Spiegel” shkruan se Weberi kishte kështu arsye të mos e ndihmonte, kandidaten me probleme të Macronit.

Veç Weberit, kritik ndaj kandidates së Macronit qenë eurodeputetë lindorë, një pjesë e të cilëve janë bërë skeptikë ndaj Macronit, që kur ai do të afrohet me Rusinë. Mediat gjermane shkruajnë edhe se aleatja e ngushtë e Manfred Weberit, Monika Hohlmeier (e bija e ish-kryeministrit bavarez Franc Jozef Shtraus), gjithashtu e kundërshtoi francezen. Kur refuzuam hungarezin dhe rumunen për konflikt të mundshëm interesash, pse duhet të lejojmë francezen? citohet Hohlmeier.

Pse nuk e bindi Gjermania Weberin?

Sipas medieve duket se von der Leyen-i nuk e ka plotësisht nën ndikim Manfred Weber-in. Ka politikanë që edhe e kuptojnë hidhërimin e tij për refuzimin nga Franca. Refuzimi i Weberit nga Macroni qe një sfidë publike franceze edhe për Gjermaninë. (Këtë Berlini atëherë e gëlltiti edhe duke kujtuar miratimin e ardhshëm të buxhetit të BE: Gjermania duhet të paguajë pas Brexitit miliarda euro më shumë në këtë buxhet dhe kërkon rabat, kurse Franca e kundërshton).

Megjithë këtë: sipas Spiegel-it, von der Leyen-i u interesua për gjendjen para votimit te Manfred Weberi. Dhe ai e siguroi që francezja do të trajtohet me korrektësi. Fakt është që francezja Goulard u kundërshtua nga gati të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian. Mori 82 vota kundër dhe vetëm 29 vota pro, me një abstenim.

A vazhdon revoltimi i Macronit me Gjermaninë?

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, në BE ka vetëm një shtet të fuqishëm mjaft, sa të bëhet kundërpeshë ndaj Gjermanisë: Franca. Është me interes të shihet, ku do ta verë në të ardhmen pikërëndesën Macroni: te kundërpesha ndaj Gjermanisë apo te aleanca me fqinjin e fuqishëm.

Si politikan realist, Emmanuel Macroni nuk duhet të jetë vërtet i zemëruar me Gjermaninë. Pasi e di se pa Gjermaninë nuk e miraton dot në Parlamentin Evropian as Komisionerin e ri francez.

Për çdo eventualitet, Macroni merr masa: kështu ai bllokoi në samitin e fundit të BE projektin e mbrojtur qartësisht nga Gjermania dhe shumica e shteteve të BE: nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Natyrisht, tek shtetet ballkanike, problemet nuk duhet t’i kërkosh me lupë. Por Macronit i duhet Gjermania (e aleatë të tjerë), për miratimin në Parlamentin Evropian të kandidaturës së re franceze për Komisionin: i duhet megjithatë me një angazhim më efektiv pro tij.

Kjo pasi Macroni nuk ka bazë të gjerë mbështetje në Parlamentin Evropian. Lëvizja e tij është pjesë e grupimit liberal, që nuk është njëri ndër dy grupet e mëdha.

Parlamenti Evropian tregon pak simpati për Macronin. Parlamentarët i dhanë atij një shuplakë një herë, me refuzimin e kandidates së tij Goulard. Ndoshta edhe për t’i treguar se nuk e pranojnë një lloj mospërfilljeje, që duket se ai ka ndaj tyre. Por refuzimin ata mund ta përsërisin, edhe me kandidatin e ri të tij për Komisioner.

A pritet mosrespektim nga Parlamenti Evropian edhe i vullneteve të Gjermanisë e të Francës si shtete?

Eurodeputetët gjermanë janë në numër shumë të madh në Parlamentin Evropian. Megjithatë kjo nuk përjashtohet. Pas zgjedhjeve evropiane, Parlamenti Evropian është fragmentarizuar politikisht. Konservatorët në partitë popullore dhe socialistët janë ende grupet më të mëdha, por miratimet nuk janë më thjesht punë teknike. Shumicat e votave duhen siguruar me shumë punë bindëse. Këtë punë zakonisht e bëjnë kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare.

Macroni e quajti të natyrshme të refuzojë në samitin e BE nisjen e negociatave me dy shtete të vogla ballkanike – edhe nga droja prej emocioneve të populistëve në Francë. Parlamenti Evropian e quajti të natyrshme të refuzojë pas dy dëgjimeve kandidaten e tij – që Macroni t’i marrë seriozisht emocionet e të gjithë parlamentarëve.

SHBA – Google përmirëson algoritmin për kërkimet në anglisht

Google konfirmoi se kishte realizuar avancimin më të madh që prej vitesh mbi algoritmin e motorit të tij të kërkimit duke dhënë detaje mbi formulën e tij sekrete.

Gjiganti i teknologjive bëri thirrje për “mësim të automatizuar” për të përmirësuar të kuptuarit e pyetjeve të formuluara në anglisht.

Ky mjet mbështetet në një teknologji të quajtur BERT (Bidirectional Encoder Representations from Transformers), në gjendje për të kuptuar fjalët e ndryshme nga një kërkim brenda një fraze.

https://youtu.be/SHmKM4Ym1zk

5 orë në Kryeministri, Rama dhe Albin Kurti reagojnë më në fund (FOTO LAJM)

5 orë ka zgjatur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar një foto me Kurtin dhe me sa duket në axhendën e shefit të qeverisë ka qenë edhe një takim tjetër mbrëmjen e sotme, ai me aktorin e famshëm francez, Gerard Depardieu i cili po xhiron në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviqi”.

Ky takim vjen pas replikave në distancë mes Ramës dhe Kurtit dhe pas një ftohjeje të gjatë në marrëdhëniet e tyre, pikërisht për shkak të këtyre replikave.

Zgjedhjet, Kasami: Duhet bashkuar blloku opozitar (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami shkon një hap më tej ftesës së Ziadin Selës për bashkëpunim mes Aleancës për Shqiptarë, Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Kasami në emisionin 360 gradë në Alsat bëri thirrje për bashkëpunim gjithë opozitarë duke ftuar të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe intelektualët. Ftesa e Kasamit nuk vlen vetëm për BDI-në.

Nëse i bëjmë ftesat për koalicione apo ftesat për koalicione të mundshme parazgjedhore nëpër studio televizive, atëherë më lejoni qe edhe unë nga studio e juaj të bëj një ftesë për një bashkëpunim gjithë shqiptar, gjitha partitë politike të regjistruara te shqiptarët, PDSH, Aleanca, Alternativa, RDK, Uniteti, të gjithë intelektualët, diaspora, aktivistët dhe gjithë spektrin opozitar që të bëjmë këtë ndryshim dhe shqiptarëve të Maqedonisë t’i ofrojmë një opsion i cili BDI-në do ta çojë në opozitë dhe tek shqiptarët do të bjerë ndryshimin i cili ata do t’i përfaqësoj denjësisht në institucionet e shtetit – deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Ndërkohë nga partia Alternativa thonë se janë kundër bashkëpunimit me subjektin nga i cili janë ndarë. Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi pohon se bashkëpunimi më i përafërt ekziston me Aleancën për Shqiptarët.

Ka disa opsione duke filluar nga ai që fuqia jonë politike të matet edhe në aspektin vetanak por megjithatë edhe opsionet e bashkëpunimit me subjektet tjera politike me qëllim grumbullimin votave dhe arritjes së një ndikimi më të madh tek qytetarët për dalje në zgjedhje. Nga gjitha opsionet e mundura, neve jo rastësisht e kemi veçuar se në aspektin programor dhe qëllimeve tona është pikërisht Aleanca për Shqiptarë dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur vazhdimisht. Nuk mund të ketë asnjë lloj bashkëpunimi. Opsioni i fundi që as nuk është në listën e opsioneve është bashkëpunimi me për neve partinë e vulave dhe subjektin politik të cilin ju e përmendni – tha Skender Rexhepi, Sekretar i Alternativës.

Ditë më parë, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin Rruga Drejt i bëri thirrje dy subjekteve shqiptare Lëvizja Besa dhe Alternativa që bashkërisht të formojnë bllok politik opozitar kundrejt BDI-së, PDSH-së dhe RDK-së. Sela shtoi se deri tani nuk ka pasur negociata zyrtare dhe marrëveshje konkrete.

Kurti takohet me Ramën në Tiranë – detaje nga takimi (FOTO)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u takua me kryeministrin Edi Rama. Rreth ores 18.20 minuta, zoti Kurti mbërriti në kryeministri i shoqëruar nga stafi i tij dhe takimi ka vijuar pa praninë e medias. Të mërkurën, kreu i qeverisë Edi Rama, lajmëroi se do të takohej me kandidatin për kryeministër në Kosovë Albin Kurti, ndërsa vetë ky i fundit gjatë paradites, në një prononcim për mediat në Prishtinë u shpreh se, do të udhëtoj në Tiranë për të marrë pjesë në një konferencë si dhe do të takohet me kryeministrin , Edi Rama.

I pyetur se çfarë do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama, ai tha se pjesë e bisedës do të jenë shumë tema të rëndësishme. Mendohet se një nga temat e bisedimeve është edhe krijimi i një ministrie të veçantë me qëllim të përmirësimi të marrëdhënieve në mes shteteve shqiptare. Për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kjo është vizita e dytë në Shqipëri, pas zgjedhjeve në Kosovë dhe rezultatit të arritur .

Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Dje (24 tetor),  rreth orës 17.00, në rrugën ,,Boris Kidriq,, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin J.G. nga fshati Vollkovë e Shkupit dhe 20-vjeçarin H.B. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre
është gjetur marij*uanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do
të përgaditen parashtresa adekuate.

https://youtu.be/SHmKM4Ym1zk

Mbrëmë (25 tetor), rreth orës 01.00 në fshatin Siniçan të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë arr*estuar personat J.A. (24), J.A. (18) dhe L.E. (32) nga fshati Banjicë e Epërme e
Gostivarit.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës ,,Golf,, me targa të Gostivarit, në të cilën kanë qenë tre personat, është gjetur marij*uanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasoj edhe parashtresë adekuate.

https://youtu.be/IlRaA-9JU2I

Mbrëmë (25 tetor), rreth orës 01 e 40 minuta, në një objekt për organizimin e lojërave të fatit në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, pjesëtarët e policisë e kanë arrestuar 53-vjeçarin T.Z. nga Tetova.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit.

https://youtu.be/sgC_BXIvXHQ

Dje (24 tetor), rreth orës 17 e 50 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriq,, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 42-vjeçarin A.B. nga fshati Sellcë, i cili ka drejtuar veturën ,,Audi A4,, me targa të huaja ,,provë,, për arsye të dyshimit për kryerje të veprës penale ,,falcifikim i dokumentit,,
dhe ,, përdorimi i dokumentit me të dhëna të rrejshme,,.

I njëjti është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

https://youtu.be/cc3Y-mp11Uw

Pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, Stacioni Policor-Gostivar, dje (24-tetor) me urdhër të gjyk*atësit, e kanë arre*stuar 24-vjeçarin K.S. nga Gostivari, i dënuar me një vjet bu*rg, për shkak se ka kryer vepër pen*ale ,,Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me ar*më ose materje shpërth*yese,,.

I njëjti është dorëzuar në bur*gun e Tetovës për vuajtjen e dënimit me bu*rg.

https://youtu.be/AllMsqIbu-o

Dje (24 tetor) në ora 16 e 35 minuta, në SPB Tetovë 18-vjeçari S.N. nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 13.00, në rrugën e ,,Ilindenit,, në Tetovë, ka qenë i sul*muar nga tre persona dy prej të cilëve i ka njohur personalisht.
Punohet në zbardhjen e rastit.

https://youtu.be/8v5H_cEsEjk

Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari L.Sh. nga fshati Bërvenicë e Tetovës, dje (24 tetor) në SPB-Tetovë ka denoncuar se rreth orës 12 e 30 minuta, tek rrethrotullimi në mes të rrugës ,,Iliria,, dhe rrugës ,,Jane Sandanski,, në Tetovë, ka qenë i sul*muar fizik*isht nga personat D.M. (60) dhe M.M. (29) të dy nga Tetova.

Dy personat e denoncuar, janë thirrur në Stacionin policor Tetovë dhe rasti është duke u zbardhur.

https://youtu.be/zhZTZaYbTZM

Dje (24,tetor), rreth orës 18 e 15 minuta,, në rrugën ,,Pollog,, në Tetovë, furgoni ,,Ford Tranzit,, me targa të Tetovës, të cilin e ka drejtuar 38-vjeçari I.R. nga Tetova, ka aksidentuar këmbësoren e mitur nga Tetova.
Në këtë aksident këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

https://youtu.be/rNojgNf0a8k

Sektori për Punë të Bredshme-Tetovë, Zyra e jashtme për punë kri*minalistike-Gostivar, ka zbardhur në tërësi 27-vjedhje të rënda dhe tentime për vjedhje të rënda dhe deri në Prok*urorinë
Themelore Publike Gostivar, ka dorëzuar padi penale kundër 6 personave të mitur nga fshati Çegran i Gostivarit, prej të cilëve, tre janë të moshës 15-vjeçare dhe po aq të moshës 17-vjeçe.

Gjashtë minorenët dyshohen se në periudhë prej muajit nëntor të vitit 2018, deri në muajin gusht të vitit 2019, duke vepruar në grupe dhe me përdorim të for*cës fizike, më së shpeshti kanë demoluar nëpër shtëpitë e banorëve të Çegranit, të cilët përkohësishtë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, si dhe në objekte tjera në këtë fshat, ku kanë vjedhur stoli prej ari, bizhuteri, mjete pune, veshje dhe prodhime teknike. Gjësendet e vjedhura i kanë fshehur në një objekt të të papërdorur-hangarë në Çegran, dhe më vonë i kanë shitur.

Përfitimi i përgjithshëm pronësor, të cilën e kanë realizuar në mënyrë joligjore gjatë këtyre vjedhjeve, llogaritet afër 418 mijë denarë, kurse janë shkaktuar edhe dëme materiale me vlerë prej 224 mijë denarë.

https://youtu.be/RoxwxGiATkw

Më 23 tetor, rreth orës 16 e 30 minuta, 62-vjeçari S.J. dhe 68-vjeçari Q.Q. nga fshati Shemshovë e Tetovës, në SPB-Tetovë kanë denoncuar se, gjysëm ore më herët në arën e tyre e cila gjendet në vendin e quajtur ,,Vardarishte,, kanë qenë të sul*muar fizi*kisht nga 65-vjeçari E.J. nga i njëjti fshat, me të cilin një kohë të gjatë kanë pasur marrdhënje të aca*ruara lidhur me pronësinë e arës.
Më vonë personi E.J. vetë është paraqitur në Njësinë policore-Jegunovcë.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Në rrugën e ,,Lubotenit,, në Tetovë, dje (23 tetor),  rreth orës 18 e 40 minuta, vetura e tipit ,,Folkcvagen Polo,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 24- vjeçari I.A. nga fshati Reçicë e Vogël, ka aksidentuar këmbësorin 41-vjeçar D.V. shtetas i Shqipërisë.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.

 

Dy ditë në këmbë në Rrugën e Arbrit (VIDEO)

Ky është Dorian Bulku. Ka vendosur të ndërmarr një sfidë të vështirë. Do të bëjë në këmbë gjithë Rrugën e Arbrit, nga Tirana deri në Dibër e cila është 72 kilometra.

Dori, pse ky vendim për të ecur në këmbë për mbi 70 kilometra?

“Që fëmijë jam rritur me atë ide Rruga e Arbrit, Rruga e Arbrit dhe m’u deshën të bëj 38 vjeç që të shoh këtë ëndërr të bëhet realitet e një Dibre, e një Mati e një pjesë të trungut shqiptar që nuk është më në trojet shqiptare”.

38 –vjeçarin dibran do ta shoqërojnë babai dhe disa miq.

Binak Ulaj 75 vjeç, është më i moshuari i grupit. Ka ardhur nga Mali i Zi , pasi ka një lidhje speciale me rrugën.

“Më gëzon fakti që po ndërtohet kjo rrugë për arsye se do i lidh trojet tona që janë vazhdimësi territoriale të atdheut tonë, një pjesë që për fat të keq e kemi pas të ndaluar që edhe ta vizitojmë”.

Që prej vitit 2008, projekti i Rrugës së Arbrit ka qenë gati, por punimet për të nisën në 2018, dhe firma kontraktore premton se në Pranverën e 2021 kjo rrugë do të jetë gati.

Grupi është i paduruar për të parë deri ku kanë arritur punimet për rrugën që do t’ua sjellë Tiranën shumë afër. Panorama nga kalon rruga është mahnitëse, aq sa të bën të harrosh edhe lodhjen nga terreni i vështirë malor.

“Lodhje s’mund ta quaj, sepse nuk na ra shumë të mendojmë për lodhjen duke shijuar gjithë këtë mrekulli të rrugës dhe lidhja ime me Rrugën e Arbrit është pak e dyfishtë sepse gjyshi nga mami ka qenë i deleguar i bankës në Postën Shqiptare dhe ai për shumë vite me radhë e ka bërë këtë rrugë dhe po perjetoja pak a shumë ato përjetimet e tij gjatë udhëtimeve që ai ka bërë”.

Dita e parë u mbyll me 34 kilometra. Natën e kaluan në krah të urës së vjetër të Vashës.

Ky grup është i pari që kaloi edhe mbi urën e re, më e rëndësishmja e këtij aksi që ngrihet mbi lumin Mat dhe ka një gjatësi prej 398 metrash.

Pas 17 orësh rrugëtim në këmbë, mbrëmja e ditës së dytë i gjen në Majtare të Dibrës, pika fundore e Rrugës se Arbrit.

Tre nga grupi shënojnë në mbyllje të këtij segmenti edhe një rekord të ri.

Blerina Bombaj: Ushqimet e rekomanduara për shëndetin e zemrës

Çfarë rekomandohet për parandalimin e ripërtëritjes së një episodi kardiak, ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik që duhet të kryeni

Sëmundjet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve sot për sot në pjesën më të madhe të botës. Shumë energji dhe para janë shpenzuar nga komuniteti shkencor për gjetjen e ilaçeve për sëmundjet e zemrës dhe shumë pak është investiguar roli i ushqimit në parandalimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve. Në këtë artikull, dietologia klinike Blerina Bombaj jep një përmbledhje të të dhënave shkencore dhe rekomandimeve dietetike për trajtimin e pacientëve pas një episodi kardiak. Disa studime epidemiologjike kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës (ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, pesha trupore normale dhe ndërprerja e alkoolit/duhanit), kanë ulur me 45-80% incidentet kardiake. Sa më të mëdha ndryshimet në këto aspekte, aq më e madhe mbrojtja nga episodet kardiake.

Dieta DASH – Dieta që ul tensionin

Në studime të shumta, dieta DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension) rezulton me efekt pozitiv në uljen e dështimit kardiak, incidenteve dhe hipertensionit.

Kjo dietë konsiston në:

-Konsum të rritur të perimeve, frutave, fasuleve, drithërave integrale, frutave të thata,

-Konsumin e 3 racioneve peshk të kaltër në javë, mundësisht peshq të vegjël që konsumohen bashkë me hala,

-Uljen drastike të yndyrës së bulmetit dhe marrjen e 3 racioneve qumësht – kos pa yndyrë,

-Konsumin e jo më shumë se 3-4 vezëve në javë,

-Konsumin vetëm të vajrave bimor, jo më shume se 2-3 lugë të mëdha në ditë,

-Uljen drastike të mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij,

-Kufizim të sheqerit,

-Minimizim të kripës.

Krahasuar me rekomandimet tradicionale dietetike për shëndetin e zemrës, dieta DASH ka ndikuar më shumë në elasticitetin e arterieve të mëdha, në kapacitetin e të ushtruarit dhe në cilësinë e jetës, dhe të gjitha këto, pa rënë në peshë.

Dieta Mesdhetare, mbrojtje e vërtetuar

Dieta mesdhetare ka disa të përbashkëta me dietën DASH, si p.sh. konsumi i rritur i fruta/perimeve, frutave të thata dhe fasuleve, peshkut dhe kufizimi i mishit të kuq. Ndryshimi qëndron se dieta mesdhetare nuk është aq e varfër në yndyre sa dieta DASH, përfshin pak bulmet dhe nënprodukte si djathi, vajin e ullirit si yndyrë kryesore, erëzat e njoma dhe konsumin e moderuar të verës së kuqe. Sikurse edhe dieta DASH, dieta mesdhetare ka treguar efekte veçanërisht mbrojtëse ndaj dështimit kardiak dhe ripërsëritjes së episodeve.

Dieta pas Infarktit

Rekomandimet deri më tani theksojnë një dietë të bazuar në ushqime me prejardhje bimore, të varfër në yndyrë dhe të pasur në fibra dhe antioksidante.

Ushqimet që mbrojnë nga dështimi kardiak;

-Perimet,

-Frutat,

-Fasulet,

-Drithërat e plotë,

-Proteinat e sojës,

-Vaji i ullirit,

Ushqimet që mendohet të kenë efekt mbrojtës, për të cilat të dhënat nuk janë shumë bindëse:

-Frutat e thatë dhe farat,

-Mishi i pulës,

-Peshku i yndyrshëm,

-Bulmeti,

Ushqimet që lidhen me rrezik kardiak të rritur:

-Mishi,

-Ushqimet me kripë (përfshirë frutat e thata dhe farat e kripura),

-Ushqimet e skuqura,

-Peshku i skuqur,

-Pijet e sheqerosura.

Mesazhi përfundimtar

Zëvendësoni bukën e bardhë me bukë të zezë dhe orizin/makaronat e bardha me variantin integral,

Zëvendësoni çdo lloj yndyre me vaj ulliri të shtypur në të ftohtë,

Bazoni dietën tuaj në ushqime bimore si drithërat, fasulet, perimet, frutat dhe frutat e thata,

Largoni mishin dhe veçanërisht sallamet, proshutat, produktet e tymosura,

Evitoni konsumin e konservave,

Konsumoni 3 herë në javë peshk të vogël të kaltër,

Konsumoni 2 herë në javë fasule ose thjerrëza si vakt kryesor dhe shtoni shpesh nëpër sallata fasule me ngjyrë ose qiqra,

Zgjidhni kosin pa yndyrë nga bulmeti dhe sasi të moderuara djathi, mundësisht pa kripë,

Eliminoni kripën sa më shumë

Nëse konsumoni alkool preferoni verën e kuqe dhe atë me pakicë,

Ecni çdo ditë të paktën 30 minuta me ritëm të shpejtë,

Konsumoni bashkë me mëngjesin sipas stinëve: lëng shege, lëng thane, lëng boronice ose lëng portokalli. Nëse nuk merrni mjekim, mund të konsumoni edhe lëng qitro.

Mos konsumoni më shumë se 6 vezë në javë.

Kontrolloni vitaminën D në gjak dhe sigurohuni të jetë në nivele optimale, ndryshe merrni suplement.

Ekonomia shqiptare në ditët e saj të errëta

Raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2020” e rendit Shqipërinë në vendin e 82-të për klimën e biznesit, Shqipëria humbet 19 vende nga një vit më parë. Ekonomia në buzë të greminës. Qeveria fsheh borxhin real dhe ndërmerr nisma që mund të çojnë vendin në katastrofë ekonomike me PPP-të, korrupsionin dhe nismat fiskale të paqëndrueshme.

Nga Sebi Alla

Ndërsa vëmendja është përqendruar në krizën e thellë politike, refuzimin për të marrë negociatat, çështjet e rendit, mungesën e institucioneve të drejtësisë dhe kontrollin e qeverisë mbi shumë pushtete, ekonomia është po aq keq, madje në pikën e saj më kritike. Sado në “periferi” të debatit të mbetet ky faktor i rëndësishëm, faktet tregojnë se jemi në një krizë të thellë ekonomike, që shfaqet si tregues edhe në shifra dhe çdo studim të mundshëm. Më i fundit është raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2020”. Vendi ynë u rendit i 82-ti në rang global, me një rënie 19 vende krahasuar me vitin 2019. Nga 10 indikatorët e marrë në studim nga Banka Botërore, konstatohet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26-të për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111-të. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë. Nga dhjetë kritere të marra në studim, nëntë prej tyre konsiderohen me probleme të theksuara, duke bërë që klima e biznesit në Shqipëri të jetë në “depresion”, ku mungon konkurrenca e ndershme, investime të huaja të qenësishme kanë të paktën pesë vite që mungojnë, ndërsa ka pasiguri të madhe dhe paqëndrueshmëri edhe në politikat fiskale dhe tatimore. Gjendja aktuale është mjaft e rëndë, por më e keqja pritet të ndodhë në vijim, ku dy burimet që ndikonin në rritjen ekonomike sot po shterojnë… Mungesa e reshjeve të shiut ka bërë që prodhimi i energjisë të bjerë ndjeshëm, duke ulur të ardhurat. Nga ana tjetër, projekti TAP është thuajse drejt përfundimit, çka nënkupton se vendi praktikisht ka hyrë në fazën e krizës së thellë ekonomike. Mbulimi i këtij problemi sot po shitet me propagandë në nxjerrjen në terren të inspektorëve tatimorë që shfaqen në spektakle televizive për bllokimin e bizneseve që nuk presin kuponët tatimorë. Të dhënat makro të ekonomisë janë në përkeqësim, çka është pranuar edhe nga Banka Botërore dhe FMN, në raportet më të fundit të saj.

Ekonomi që “fryhet” me propagandë

Në raport me gjashtëmujorin e fundit të një viti më parë rritja ekonomike ka shkuar drejt përgjysmimit, duke zbritur në rreth 2.2%. Banka Botërore deklaroi kohët e fundit se në afatin e mesëm, nuk pret një rritje më të lartë sesa 3.5%. E përkthyer në të ardhura apo trend pozitiv ekonomik, edhe kjo shifër është mjaft e ulët, për një vend të varfër si Shqipëria, e cila ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë. Më e keqja na pret në një të ardhme jo shumë të largët, ku me përfundimin e projektit të Gazsjellësit Tap, investimi më i madh ndonjëherë në vend, me vlerë 1.5 miliardë euro, ekonomia do tkurret edhe më shumë, në rrezik pragun e recensionit, çka për një vend si Shqipëria do të thoshte gati falimentin. Në dy muajt korrik-gusht, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me më shumë se 30% me bazë vjetore. E parë në pjesën propagandistike në Facebook, apo deklarata “bombastike” të qeverisë, vendi është në “kulmin e lulëzimit”, por e vërteta jo vetëm që nuk është kaq rozë sa paraqitet nga zyrtarët shtetërorë, por është në pikën e saj më të errët. Me rënien e prodhimit të energjisë dhe përfundimit të projektit TAP, ekonomia jonë do të pësojë tronditjen më të madhe, efektet e së cilës janë dhënë që në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ku nuk ka propagandë që mund ta mbulojë të vërtetën. Arsyet e kësaj rënieje nuk lidhen aspak me faktorë të jashtëm, por politikat e ndjekura nga qeveria. Kompanitë e mëdha ndërkombëtare jo vetëm nuk janë ofruar, por gjithnjë e më shumë po u vendoset një “mur i pakalueshëm”, duke favorizuar një grup të vogël biznesesh vendase. Gjithashtu thellimi i borxhit publik do të jetë edhe më i madh ku nga miliona euro të hedhura në disa koncesione kriza ekonomike është e garantuar. Edhe pse janë ndërmarrë disa nisma nga Banka e Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit në nivele minimale historike prej 1%, përsëri nuk shihen investime konkrete në vend. Nga ana tjetër, kreditimi edhe pse ka një përmirësim mbetet në nivele mjaft të ulëta, ku bankat hezitojnë për shkak të mungesës së projekteve fizibël dhe të qëndrueshme. E ndërsa pjesa e prodhimit dhe investimit është në nivelin kritik që krahasohet me vitet e “luftës” 1997-1998, janë në dështim edhe stimujt fiskalë. Ndonëse taksat u rritën vitet e fundit, kjo nuk duket se shërbeu për të rritur të ardhurat, që kanë ngecur në 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), më të ulëtat në rajon.

Qeveria fshehu 610 milionë euro borxh

Nga raporti i fundit që publikoi Kontrolli i Lartë i Shtetit theksohet se llogaritja e saktë e borxhit publik sipas standardeve të kërkuar nga FMN dhe Banka Botërore, do të ishte 81% dhe jo 67.2% që sot trumbetohet nga qeveria. Ky konstatim erdhi pas auditeve të kryera ku rezulton se 610 milionë euro janë fshehur si detyrime të cilat ekzistojnë, por nuk janë afishuar në Buxhetin e Shtetit, duke shtuar rritjen e borxhit. E përkthyer në shifra, çdo shqiptar duhet të paguajë edhe 200 euro shtesë, vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës. “E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standardeve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%”-deklaroi ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Me borxhin real (përfshirë detyrimet e prapambetura) që ka mbetur në rreth 70% të PBB-së dhe faturat e koncesioneve që pritet të rriten nga viti në vit dhe rreziqet fiskale sa vijnë e shtohen. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se ka fshehje të detyrimeve të prapambetura, me qëllim ruajtjen e parametrave makroekonomikë. Megjithatë, duke shtyrë detyrimet në të ardhmen, thjesht rritet rreziku për një paaftësi paguese në afatin e mesëm. Dy janë pikat kryesore ku mund të bëjë një lloj frymëmarrje të ekonomisë; ulja e evazionit fiskal tek biznesi i madh dhe çlirimi i fondeve nga ulja e korrupsionit në tendera dhe koncesione. Por pikërisht këto dy pika janë “metoda qeverisëse”, pa të cilën ajo është e vdekur politikisht, ndaj e ardhmja ekonomike sipas ekspertëve të pavarur vendas dhe të huaj është mjaft e zymtë.

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë nga anëtarësimi në NATO

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, dhanë dritë të gjelbër që vendi të kyçet në Aleancë.
Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja. Dje pasdite Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, që është ratifikimi i 26-të.
Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Mbetet që dokumenti të ratifikohet edhe nga Asambleja nacionale gjatë leximit të dytë.