Ballina Blog Faqe 503

Blerina Bombaj: Ushqimet e rekomanduara për shëndetin e zemrës

Çfarë rekomandohet për parandalimin e ripërtëritjes së një episodi kardiak, ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik që duhet të kryeni

Sëmundjet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve sot për sot në pjesën më të madhe të botës. Shumë energji dhe para janë shpenzuar nga komuniteti shkencor për gjetjen e ilaçeve për sëmundjet e zemrës dhe shumë pak është investiguar roli i ushqimit në parandalimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve. Në këtë artikull, dietologia klinike Blerina Bombaj jep një përmbledhje të të dhënave shkencore dhe rekomandimeve dietetike për trajtimin e pacientëve pas një episodi kardiak. Disa studime epidemiologjike kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës (ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, pesha trupore normale dhe ndërprerja e alkoolit/duhanit), kanë ulur me 45-80% incidentet kardiake. Sa më të mëdha ndryshimet në këto aspekte, aq më e madhe mbrojtja nga episodet kardiake.

Dieta DASH – Dieta që ul tensionin

Në studime të shumta, dieta DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension) rezulton me efekt pozitiv në uljen e dështimit kardiak, incidenteve dhe hipertensionit.

Kjo dietë konsiston në:

-Konsum të rritur të perimeve, frutave, fasuleve, drithërave integrale, frutave të thata,

-Konsumin e 3 racioneve peshk të kaltër në javë, mundësisht peshq të vegjël që konsumohen bashkë me hala,

-Uljen drastike të yndyrës së bulmetit dhe marrjen e 3 racioneve qumësht – kos pa yndyrë,

-Konsumin e jo më shumë se 3-4 vezëve në javë,

-Konsumin vetëm të vajrave bimor, jo më shume se 2-3 lugë të mëdha në ditë,

-Uljen drastike të mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij,

-Kufizim të sheqerit,

-Minimizim të kripës.

Krahasuar me rekomandimet tradicionale dietetike për shëndetin e zemrës, dieta DASH ka ndikuar më shumë në elasticitetin e arterieve të mëdha, në kapacitetin e të ushtruarit dhe në cilësinë e jetës, dhe të gjitha këto, pa rënë në peshë.

Dieta Mesdhetare, mbrojtje e vërtetuar

Dieta mesdhetare ka disa të përbashkëta me dietën DASH, si p.sh. konsumi i rritur i fruta/perimeve, frutave të thata dhe fasuleve, peshkut dhe kufizimi i mishit të kuq. Ndryshimi qëndron se dieta mesdhetare nuk është aq e varfër në yndyre sa dieta DASH, përfshin pak bulmet dhe nënprodukte si djathi, vajin e ullirit si yndyrë kryesore, erëzat e njoma dhe konsumin e moderuar të verës së kuqe. Sikurse edhe dieta DASH, dieta mesdhetare ka treguar efekte veçanërisht mbrojtëse ndaj dështimit kardiak dhe ripërsëritjes së episodeve.

Dieta pas Infarktit

Rekomandimet deri më tani theksojnë një dietë të bazuar në ushqime me prejardhje bimore, të varfër në yndyrë dhe të pasur në fibra dhe antioksidante.

Ushqimet që mbrojnë nga dështimi kardiak;

-Perimet,

-Frutat,

-Fasulet,

-Drithërat e plotë,

-Proteinat e sojës,

-Vaji i ullirit,

Ushqimet që mendohet të kenë efekt mbrojtës, për të cilat të dhënat nuk janë shumë bindëse:

-Frutat e thatë dhe farat,

-Mishi i pulës,

-Peshku i yndyrshëm,

-Bulmeti,

Ushqimet që lidhen me rrezik kardiak të rritur:

-Mishi,

-Ushqimet me kripë (përfshirë frutat e thata dhe farat e kripura),

-Ushqimet e skuqura,

-Peshku i skuqur,

-Pijet e sheqerosura.

Mesazhi përfundimtar

Zëvendësoni bukën e bardhë me bukë të zezë dhe orizin/makaronat e bardha me variantin integral,

Zëvendësoni çdo lloj yndyre me vaj ulliri të shtypur në të ftohtë,

Bazoni dietën tuaj në ushqime bimore si drithërat, fasulet, perimet, frutat dhe frutat e thata,

Largoni mishin dhe veçanërisht sallamet, proshutat, produktet e tymosura,

Evitoni konsumin e konservave,

Konsumoni 3 herë në javë peshk të vogël të kaltër,

Konsumoni 2 herë në javë fasule ose thjerrëza si vakt kryesor dhe shtoni shpesh nëpër sallata fasule me ngjyrë ose qiqra,

Zgjidhni kosin pa yndyrë nga bulmeti dhe sasi të moderuara djathi, mundësisht pa kripë,

Eliminoni kripën sa më shumë

Nëse konsumoni alkool preferoni verën e kuqe dhe atë me pakicë,

Ecni çdo ditë të paktën 30 minuta me ritëm të shpejtë,

Konsumoni bashkë me mëngjesin sipas stinëve: lëng shege, lëng thane, lëng boronice ose lëng portokalli. Nëse nuk merrni mjekim, mund të konsumoni edhe lëng qitro.

Mos konsumoni më shumë se 6 vezë në javë.

Kontrolloni vitaminën D në gjak dhe sigurohuni të jetë në nivele optimale, ndryshe merrni suplement.

Ekonomia shqiptare në ditët e saj të errëta

Raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2020” e rendit Shqipërinë në vendin e 82-të për klimën e biznesit, Shqipëria humbet 19 vende nga një vit më parë. Ekonomia në buzë të greminës. Qeveria fsheh borxhin real dhe ndërmerr nisma që mund të çojnë vendin në katastrofë ekonomike me PPP-të, korrupsionin dhe nismat fiskale të paqëndrueshme.

Nga Sebi Alla

Ndërsa vëmendja është përqendruar në krizën e thellë politike, refuzimin për të marrë negociatat, çështjet e rendit, mungesën e institucioneve të drejtësisë dhe kontrollin e qeverisë mbi shumë pushtete, ekonomia është po aq keq, madje në pikën e saj më kritike. Sado në “periferi” të debatit të mbetet ky faktor i rëndësishëm, faktet tregojnë se jemi në një krizë të thellë ekonomike, që shfaqet si tregues edhe në shifra dhe çdo studim të mundshëm. Më i fundit është raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2020”. Vendi ynë u rendit i 82-ti në rang global, me një rënie 19 vende krahasuar me vitin 2019. Nga 10 indikatorët e marrë në studim nga Banka Botërore, konstatohet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26-të për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111-të. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë. Nga dhjetë kritere të marra në studim, nëntë prej tyre konsiderohen me probleme të theksuara, duke bërë që klima e biznesit në Shqipëri të jetë në “depresion”, ku mungon konkurrenca e ndershme, investime të huaja të qenësishme kanë të paktën pesë vite që mungojnë, ndërsa ka pasiguri të madhe dhe paqëndrueshmëri edhe në politikat fiskale dhe tatimore. Gjendja aktuale është mjaft e rëndë, por më e keqja pritet të ndodhë në vijim, ku dy burimet që ndikonin në rritjen ekonomike sot po shterojnë… Mungesa e reshjeve të shiut ka bërë që prodhimi i energjisë të bjerë ndjeshëm, duke ulur të ardhurat. Nga ana tjetër, projekti TAP është thuajse drejt përfundimit, çka nënkupton se vendi praktikisht ka hyrë në fazën e krizës së thellë ekonomike. Mbulimi i këtij problemi sot po shitet me propagandë në nxjerrjen në terren të inspektorëve tatimorë që shfaqen në spektakle televizive për bllokimin e bizneseve që nuk presin kuponët tatimorë. Të dhënat makro të ekonomisë janë në përkeqësim, çka është pranuar edhe nga Banka Botërore dhe FMN, në raportet më të fundit të saj.

Ekonomi që “fryhet” me propagandë

Në raport me gjashtëmujorin e fundit të një viti më parë rritja ekonomike ka shkuar drejt përgjysmimit, duke zbritur në rreth 2.2%. Banka Botërore deklaroi kohët e fundit se në afatin e mesëm, nuk pret një rritje më të lartë sesa 3.5%. E përkthyer në të ardhura apo trend pozitiv ekonomik, edhe kjo shifër është mjaft e ulët, për një vend të varfër si Shqipëria, e cila ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë. Më e keqja na pret në një të ardhme jo shumë të largët, ku me përfundimin e projektit të Gazsjellësit Tap, investimi më i madh ndonjëherë në vend, me vlerë 1.5 miliardë euro, ekonomia do tkurret edhe më shumë, në rrezik pragun e recensionit, çka për një vend si Shqipëria do të thoshte gati falimentin. Në dy muajt korrik-gusht, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me më shumë se 30% me bazë vjetore. E parë në pjesën propagandistike në Facebook, apo deklarata “bombastike” të qeverisë, vendi është në “kulmin e lulëzimit”, por e vërteta jo vetëm që nuk është kaq rozë sa paraqitet nga zyrtarët shtetërorë, por është në pikën e saj më të errët. Me rënien e prodhimit të energjisë dhe përfundimit të projektit TAP, ekonomia jonë do të pësojë tronditjen më të madhe, efektet e së cilës janë dhënë që në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ku nuk ka propagandë që mund ta mbulojë të vërtetën. Arsyet e kësaj rënieje nuk lidhen aspak me faktorë të jashtëm, por politikat e ndjekura nga qeveria. Kompanitë e mëdha ndërkombëtare jo vetëm nuk janë ofruar, por gjithnjë e më shumë po u vendoset një “mur i pakalueshëm”, duke favorizuar një grup të vogël biznesesh vendase. Gjithashtu thellimi i borxhit publik do të jetë edhe më i madh ku nga miliona euro të hedhura në disa koncesione kriza ekonomike është e garantuar. Edhe pse janë ndërmarrë disa nisma nga Banka e Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit në nivele minimale historike prej 1%, përsëri nuk shihen investime konkrete në vend. Nga ana tjetër, kreditimi edhe pse ka një përmirësim mbetet në nivele mjaft të ulëta, ku bankat hezitojnë për shkak të mungesës së projekteve fizibël dhe të qëndrueshme. E ndërsa pjesa e prodhimit dhe investimit është në nivelin kritik që krahasohet me vitet e “luftës” 1997-1998, janë në dështim edhe stimujt fiskalë. Ndonëse taksat u rritën vitet e fundit, kjo nuk duket se shërbeu për të rritur të ardhurat, që kanë ngecur në 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), më të ulëtat në rajon.

Qeveria fshehu 610 milionë euro borxh

Nga raporti i fundit që publikoi Kontrolli i Lartë i Shtetit theksohet se llogaritja e saktë e borxhit publik sipas standardeve të kërkuar nga FMN dhe Banka Botërore, do të ishte 81% dhe jo 67.2% që sot trumbetohet nga qeveria. Ky konstatim erdhi pas auditeve të kryera ku rezulton se 610 milionë euro janë fshehur si detyrime të cilat ekzistojnë, por nuk janë afishuar në Buxhetin e Shtetit, duke shtuar rritjen e borxhit. E përkthyer në shifra, çdo shqiptar duhet të paguajë edhe 200 euro shtesë, vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës. “E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standardeve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%”-deklaroi ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Me borxhin real (përfshirë detyrimet e prapambetura) që ka mbetur në rreth 70% të PBB-së dhe faturat e koncesioneve që pritet të rriten nga viti në vit dhe rreziqet fiskale sa vijnë e shtohen. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se ka fshehje të detyrimeve të prapambetura, me qëllim ruajtjen e parametrave makroekonomikë. Megjithatë, duke shtyrë detyrimet në të ardhmen, thjesht rritet rreziku për një paaftësi paguese në afatin e mesëm. Dy janë pikat kryesore ku mund të bëjë një lloj frymëmarrje të ekonomisë; ulja e evazionit fiskal tek biznesi i madh dhe çlirimi i fondeve nga ulja e korrupsionit në tendera dhe koncesione. Por pikërisht këto dy pika janë “metoda qeverisëse”, pa të cilën ajo është e vdekur politikisht, ndaj e ardhmja ekonomike sipas ekspertëve të pavarur vendas dhe të huaj është mjaft e zymtë.

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë nga anëtarësimi në NATO

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, dhanë dritë të gjelbër që vendi të kyçet në Aleancë.
Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja. Dje pasdite Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, që është ratifikimi i 26-të.
Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Mbetet që dokumenti të ratifikohet edhe nga Asambleja nacionale gjatë leximit të dytë.

Presidenti Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Pendarovski në Tiranë do të mbaj fjalim në Samitin e paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Universale për Paqe.

Gjatë qëndrimit në Tiranë të presidentit Pendarovski është paraparë takim me presidentin shqiptarë Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e kuvendit Gramoz Ruçi.

Fadil Zendeli: Ftesa e Ziadin Selës në koherencë me synimet e Lëvizjes Besa

Fadil Zendeli

Jam shumë i sigurt se shqiptarët dëshirojnë ndryshimin politik dhe qeverisës dhe për këtë dëshmi janë ciklet zgjedhore 2011, 2016, 2017 dhe zgjedhjet presidenciale 2019.

Shqiptarë bindshëm e kanë shprehur vullnetin e vet politik, por ka munguar diçka që vullneti i shqiptarëve të realizohet në tërësi. Këtu duhet kërkuar thelbi i problemit të bashkëpunimit opozitar dhe çuditërisht mbetjes së BDI në qeverisje.

Lëvizja Besa duke qenë e përgjegjshmë në vazhdimësi ka prokmlamuar interesin e qytetarëve, që partitë politike që kanë vullnet për ta bërë ndryshimin duhet të bashkëpunojnë.

Mirëpres dhe përshëndes ftesën publike të zotit Sela për bashkëpunim parazgjedhor, se është në koherencë me synimet e Lëvizjes Besa. Si deputet dhe bartës i vullnetit të qytetarëve vlerësoj se është koha e fundit për ndryshim.

Subjektet politike Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duhet ulur dhe negociuar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje e cila do të sjell ndryshimin, shpresën, barazinë dhe zhvillimin. Nuk është koha për inate por për ideale.

Nuk është momenti për përçarje por për përgjegjësi. Andaj inkurajoj palët që sa më shpejt t’i mbledhim forcat për bashkëpunim dhe përpilim të programit të përbashkët qeveritar.

Ilaçi i gjyshes që shëron gjithçka, ja si ta përgatisni

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj.Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka.

Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe për forcimin e sistemit të imunitetit. Më së shumti është përdorur për zvogëlimin e niveleve të kolesterolit, për pastrimin e artereve dhe për parandalimin e infeksioneve.

Për ta përgatitur këtë recetë, ju nevojiten:

– 4 thelbinj hudhër

– 3 deri 4 centimetra rrënjë xhenxhefili ose 2 lugë gjelle xhenxhefil të integruar

– 4 limonë të paqëruar

– Ujë

Përgatitja:

Fillimisht i pastroni limonët dhe i preni në rriska. E qëroni hudhrën dhe e vendosni në blender, së bashku me limonë dhe xhenxhefil. I përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Nëse nuk ju pëlqen shija, mund t’ia shtoni edhe pak mjaltë për ëmbëlsim.Pastaj, masën e fituar e shtoni në një tigan me ujë dhe e vloni, duke e përzier vazhdimisht. Posa të vlojë, e largoni dhe e lërini të ftohet. Produktin e fituar e vendosni në një shishe.

Përdorimi:

Përdoreni një gotë të këtij ilaçi të mrekullueshëm në stomak bosh dy orë para çdo shujte. Pas tri jave, bëjeni një javë pushim, dhe pastaj përsëriteni trajtimin edhe për tri javë tjera.

VËREJTJE: Para se të përdorni çfarëdo recete të mjekësisë alternative, fillimisht rekomandohet të konsultoheni me doktorin tuaj.

Si të ulni kolesterolin e keq me këtë recetë natyrale

Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut e përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun.

Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut. Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden te limoni dhe hudhra. Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit. Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga: mbipesha, ishemia, sinoziti, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, dhimbjet e kokës, artriti, reumatizma, gastriti, hemorroidet, problemet me shikimin dhe dëgjimin, anemia. Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten: 4 limonë, 4 thelpinj hudhër, 3 litra ujë të zier të ngrohtë. Zgjidhni limonë organikë që ta përdorni me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet. Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma.

Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla. Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht dhe të gjithë masën ndajeni në kavanoza qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tri ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer. Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysmë ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor, atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tri herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë dhe është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke, të cilat janë normale, sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.

Si trajtohet deformimi i shtyllës te fëmijët dhe adoleshentët

Skolioza zakonisht nuk shkakton asnjë dhembje, mosfunksionim neurologjik ose probleme të frymëmarrjes. Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës shpesh është shqetësimi kryesor i pacientit dhe prindit. Është një sëmundje e ngadaltë dhe progresive, përgjithësisht asimptomatike

Skoliozë quhet deformimi që vjen si rrjedhojë e një kurbimi anësor të një segmenti të shtyllës kurrizore ndaj boshtit gjatësor të saj, gjë që e bën atë të duket në formën “S” ose “C”, që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”. Kirurgu ortoped, Ledian Fezollari shpjegon se skolioza mund t’i shkaktojë vertebrave (unazave) rrotullim gjë që shkakton që njëra shpatull apo kërdhokull (këllq) të jetë më lart se tjetra.

Problemi

Termi “idiopathic” do të thotë që nuk i dihet shkaku nga vjen kjo sëmundje. Pra, Skolioza përfaqëson të shtrembëruarit anësor dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Kemi të bëjmë me një dëmtim 3-dimensional. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma).

Klasifikimi i Skoliozës

Skolioza mund të ndodhë në çdo moshë.

Klasifikimi sipas moshës

Skolioza Adoleshente idiopatike ndodh pas moshës 10 vjeç. Ajo është lloji më i zakonshëm.

Skolioza juvenile ndodh në fëmijët midis moshës 3 dhe 10 vjeç. Kjo nuk është e zakonshme.

Skolioza infantile (fëminore) ndodh në fëmijët më të vegjël se 3 vjeç. Kjo mund të rezultojë nga anomnali të lindura të vertebrave, sindroma të ndryshme, çrregullime neurologjike, ose për arsye të panjohura (idiopatike).

Klasifikimi sipas shkakut:

80% e tyre janë me origjinë idiopatike (pa një shkak të njohur).

Skolioza kongjenitale, që e marrin origjinën nga defekte të organogjenezës gjatë periudhës embrionale.

Skolioza neuromuskulare (nga poliomieliti, osteodistrofia etj).

Frekuenca e skoliozës

Skolioza është rreth 7 herë më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt, dhe shfaqet më së shumti në moshat nga 3 në 10 vjeç.

5% e popullsisë botërore është e prekur, prej të cilëve 81% nuk dihen shkaqet, 15% e lindur dhe rreth 10% nervore-muskulare.

Kurba e Skoliozës e matur të paktën 10 ° ndodh në 1.5% në 3.0% të popullsisë.

Kurba që tejkalon 20° ndodh në 0.3% në 0.5% të popullsisë.

Kurba që tejkalon 30° ndodh në 0.2% në 0.3% të popullsisë.

Kurba të vogla kurrizore ndodhin me frekuencë të ngjashme në djem dhe vajza, por vajzat kanë më shumë të ngjarë që të kenë një kurbë progresive të madhe skoliotike që do të kërkojë trajtim.

Shenjat

Skolioza zakonisht nuk shkakton asnjë dhimbje, mosfunksionim neurologjik, ose probleme të frymëmarrjes. Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës shpesh është shqetësimi kryesor i pacientit dhe prindërit. Pra është një sëmundje e ngadaltë dhe progresive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatri të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik. Përgjithësisht fëmija është i qetë, fle mirë dhe vazhdon të kryejë normalisht veprimtaritë e tij të përditshme.

Diagnoza

Mjeku do t’i kërkojë fëmijës tuaj për të përkulet përpara, gjë e cila do të tregojë ndonjë deformim. Kjo quhet “Testi i përkuljes përpara të Adamit”. Mjeku gjithashtu do të kontrollojë për ndonjë mospërputhjet në gjatësi të gjymtyrëve, gjetjet abnormale neurologjike apo shkaqe të tjera të mundshme.

Investigimi dhe testet

Shumë shkolla rregullisht kryejnë depistim të skoliozës te nxënësit. Këto depistime zakonisht bëhen gjatë viteve të shkollës së mesme dhe 9 -vjeçare. Fëmija juaj mund të marrë një rekomandim për skoliozë nga një mjek bazuar në rezultatet e depistimit të shkollës. Diagnoza diferenciale duhet bërë ndërmjet skoliozës anatomike me rrotullim, dhe të ashtuquajturës “skoliozë funksionale”, e cila është një patologji që trajtohet shumë më thjesht, meqë në bazën e saj nuk ka defektet kockore.

Skolioza konfirmohet nga një x-ray të shpinës. Mjeku juaj do të masë shkallën e kurbës, siç tregohet në x-ray.

Nëse nuk trajtohet, kurbat që tejkalojnë 50° mund të çojnë në probleme afatgjatë. Përkeqësimi progresiv i kurbës skoliotike që mund të ndodhë në disa pacientë mund të çojë në kapacitet të zvogëluar të mushkërive dhe zhvillimin e sëmundjeve restriktive të mushkërive. Shqetësimet kozmetike janë të rëndësishme për shumë pacientë. Incidenca e dhimbjes së shpinës apo mesit e pacientëve me skoliozë është e ngjashme me atë të popullsisë së përgjithshme.

Trajtimi- Indikacionet

Lloji i trajtimit të nevojshëm varet nga lloji dhe shkalla e kurbës, mosha e fëmijës, dhe numri i viteve të rritjes së mbetur deri sa fëmija të arrijë pjekurinë skeletike. Duke pasur parasysh ecurinë e ngadaltë të sëmundjes, këshillohet të kryhet, rreth moshës 5-6 vjeç, një vizitë kontrolli e tipit parandalues. Më pas do të jetë ortopedi ai që do të vendosë nëse duhen kryer ekzaminime të mëtejshme. Kjo sëmundje duhet diagnostikuar shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç). Pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e rezultateve të mira, sepse kërcet që quhen “kërce të rritjes” fillojnë gradualisht të mbyllen, duke e bërë strukturën kockore që duam të korrigjojmë më pak të “modelueshme”. Pra, kjo është një patologji e cila duhet trajtuar brenda moshës së adoleshencës, me mjekime fizioterapeutike (gjimnastikë posturale), korrigjuese (stabilizues të kolonës – korse) apo kirurgjikale (stabilizime), në varësi të rastit.

Trajtimi Jo-Kirurgjikal

Ky opsion është i përshtatshëm kur kurba është e butë (më pak se 20°) ose nëse fëmija është afër maturimit skeletik. Megjithatë, mjeku mund t’ju kërkojë rikontrolle të herëpashershme për të parë kurbën nëse është progresive apo është duke u përkeqësuar. Mund t’ju kërkohet që të vizitoheni çdo 3-6 muaj për riekzaminim. Shumica e rasteve të scoliozës së identifikuar nga skrinimi në shkollë, bëjnë pjesë në këtë kategori.

Bracing-Vendosja e Korseve

Qëllimi i vendosjes së korseve është për të parandaluar përkeqësimin e skoliozës. Korsetë mund të jenë efektive nëse fëmija është ende në rritje dhe ka një lakim kurrizor në mes të 25° dhe 45°. Ka disa lloje të korseve, shumica janë nën krahë.

Ortopedi juaj do t’ju rekomandojë një korse dhe do t’ju tregojnë se sa kohë duhet të mbani veshur çdo ditë. Veshja e një korseje nuk ndikon në pjesëmarrje në aktivitetet sportive.

Trajtimi Kirurgjikal

Nëse kurba është më shumë se 45° dhe fëmija është ende në rritje, mjeku mund të rekomandojë kirurgji-operacion. Nëse pacienti ka arritur pjekurinë skeletike, operacioni mund të jetë ende i rekomanduar për skoliozat që tejkalojnë 50° në 5°.

Procedura

Para operacionit, mund t’ju kërkohet për të dhuruar gjak (e cila do të përdoret gjatë operacionit, nëse është e nevojshme).

Implantet që përdoren përbëhen nga shufra, grepa, vida, dhe / ose tela të cilat shërbejnë për të drejtuar shpinën. Merret graft kockor nga banka e kockave nga kockat e legenit të vetë fëmijës që përdoren për të rritur konsolidimin dhe shërimin e shtyllës kurrizore.

Pas operacionit, pacientët zakonisht ecin nga dita e dytë, pa patur nevojë për një korse, dalin nga spitali brenda 1 jave, dhe shpejt mund të rifillojë aktivitetet e tyre të përditshme.

Rezultatet afatgjatë pas kirurgjisë

Pacientët zakonisht nuk përjetojnë shumë dhimbje sa ç’kanë në fazën e rehabilitimit pas operacionit. Një kthim në aktivitetet sportive është e mundur 6-9 muaj pas operacionit. Megjithatë, për shkak të kufizimit të përhershëm të disa lëvizjeve të shpinës pas operacionit, pjesëmarrja në sporte të kontaktit, të tilla si futboll apo regbi, nuk rekomandohen. Operacioni i skoliozës nuk ndikon në shtatzanitë e ardhshme apo në lindje te pacientet femra.

“Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”! Mustafa Nano reagim të ashpër ndaj imamit Elvis Naçit (VIDEO)

“Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”!

Ky është qëndrimi i gazetarit Mustafa Nanos për një video të imamit Elvis Naçi, i cili shpërthen në lot pasi mbyll ligjëratën e tij në arabisht drejtuar Zotit.

Në monologun e emisionit të tij, “Provokacija”, Nano ka komentuar gjatë sjelljen e Elvis Naçit, duke theksuar se as profetët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, ndërsa jo pa ironi e ka cilësuar si profetë mbi profetët.

“Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht.

Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani”, -kështu e nis Monologun e tij Mustafa Nano.

Video e publikuar në Youtube nga Elvis Naçi, është parë nga 1 milion veta, çka për Mustafa Nanon është tepër shqetësuese.

“Kjo është një video që në Youtube ka 1 milionë shikime. Për mua ky numër shikimesh është shqetësues. Shumica e njerëzve, e besimtarëve myslimanë mendojnë se Elvis Naçi është një imam modern. Është një imam që përfaqëson në të njëjtën kohë dhe imamin e moderuar shqiptar që do të thotë, ai është patriot dhe perëndimor.”,-shprehet Nano.

Edhe pse sipas Nanos, në sytë e myslimanëve Naçi na shfaqet si imam modern, momenti kur ai shpërthen në lot, e nxjerr atë si ekstremist.

Madje, Mustafa Nano e krahason me futbollistin e njohur, Ronaldon, përsa i përket veshjes së tij, duke theksuar se futbollisti ngjan më myslimanen se ai.

E në fund të monologut, Nano në formë ironie, vuri duart në kokë, uli kokën dhe bëri sikur qante, duke imituar imamin Naçi.

Elvis Naçi, përveç se është imam në një nga xhamitë e Tiranës, ai është shfaqur edhe në media me emisione bamirësie.

Monologu i plotë:

Do shihni në ekran kur shfaqet një person shumë i njohur. Është një personazh shumë i famshëm. Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit.

Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani.

Kjo është një video që në Youtube ka 1 milionë shikime. Për mua ky numër shikimesh është shqetësues. Shumica e njerëzve, e besimtarëve myslimanë mendojnë se Elvis Naçi është një imam modern. Është një imam që përfaqëson në të njëjtën kohë dhe imamin e moderuar shqiptar që do të thotë, ai është patriot dhe perëndimor.

Kjo gjë duket dhe nga veshja. Edhe Ronaldo në veshje, në dukje, ngjan më mysliman se Elvis Naçi. Thonë që ai nuk është ekstremist dhe bazuar tek ato që ai thotë, dhe tek ato që ai thotë në këtë video ai nuk është ekstremist. I vetmi moment ekstremist ka të bëjë me momentin e fundit, kur ai qan. Qan me lot.

Unë nuk njoh ndonjë besimtar tjetër ekstremist që të qajë me lot duke u përpjekur të komunikojë me Zotin. Elvis Naçi është i pari njeri në këtë botë që unë njoh, por jam i sigurt që as profetët vetë nuk kanë qarë në momentet e tyre kur janë përpjekur të komunikojnë me Zotin.

Asnjë nga profetët nuk e ka bërë këtë. Edhe Muhamedi ka qarë në disa momente, por ka qarë kur ka qenë te varri i nënës. Ndërsa Elvis Naçi është profet mbi profetët, ai qan menjëherë pas një tentative për të komunikuar me Zotin.

Çfarë teatri, çfarë estrade për mua! Tani nuk e di nëse e vutë re dhe ligjërimin e përdorur nga imami Elvis Naçi. Ishte një gjuhë e thjeshtë, një gjuhë bazike, elementare ishte si hartimet e klasës së pestë, veçse ai i kishte mësuar përmendësh dhe për mua, më mirë të jesh vuvë se sa të flasësh si Elvis Naçi. Unë po e lë këtu sepse ka rrezik që t’ia kris të qarit. Madje më duket se më erdhi!

Shkup: Ngecjet në negociatat me BE-në dhe zgjedhjet, efekte negative në ekonomi

Moscaktimi i datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që imponoi dhe organizmin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ketë implikime negative ndaj ekonomisë për një periudhë të caktuar, theksojnë njohësit e çështjeve ekonomike. Sipas tyre, moscaktimi i datës në masë të theksuar mund të rris dhe drojën e biznesmenëve për të investuar për shkak të bllokimit të realizmit të reformave në sistemin e drejtësisë si garantues i kapitalit, andaj sugjerojnë që të gjitha forcat relevante politike duhet të tejkalojnë ngërçin politik duke vendosur në plan të parë interesin e përgjithshëm të zhvillimit socio-ekonomik të vendit.

Njohësit e ekonomisë si problematike e shohin edhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për disa muaj më vonë pasi deri atëherë asnjë kompani nuk do të marrë guximin për të investuar në një periudhe me shumë paqartësi në skenën politike. Marija Zarezankova Petkoska, eksperte e ekonomisë, për Radion Evropa e Lirë vlerëson se refuzimi i Bashkimit Evropian paraqet një handikap të madh për zhvillimin e ekonomisë, duke nënvizuar se pushteti në bashkëpunim me opozitën duhet të krijojë kushte ligjore të zbatueshme edhe në praktikë që ekonomia të fillojë të funksionojë sa më parë mbi parimet mbi të cilat zhvillohet biznesi në vendet e Bashkimit Evropian.

“Në këtë periudhë kohore të gjitha palët duhet të angazhohen për krijimin e kushteve që afaristët e Maqedonisë së Veriut të punojnë në bazë të vlerave dhe kushteve që kërkohen nga Bashkimin Evropian sepse kjo do ta vendos në lëvizje ekonominë e vendit duke i bërë sa më shpejtë prodhimet e kompanive vendore konkurruese në tregun evropian”. “Por, shqetësuese është se zgjedhjet u caktuan pas aq shumë muajve dhe në një far forme kjo do ta vendos në gjumë dimëror ekonominë e vendit”, thotë Petkoska. Nga ana tjetër, Alaudin Zeqiri, ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se ekonomia e vendit do të pësojë ngërç gjatë pjesës së parë të vitit dhe pas kësaj gjithçka do të varet nga ajo sa qeveria e ardhshme do të arrij të vendos theksin mbi ekonominë si prioritet. “Duhet pas parasysh se në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të kemi qeveri teknike dhe zakonisht investimet kapitale bllokohen, sepse në atë periudhë nuk mund të ndërmerret ndonjë hap më serioz, sa i përket rritjes ekonomike”. “Nëse gjashtëmujori i parë i vitit 2020 do të ishte me një ngërç ekonomik për shkak të zgjedhjeve, periudha pas kësaj do të mund ta balanconte situatën pa lënë ndonjë implikim serioz në këtë çështje, nëse qeveria e ardhshme i kushtohet ekonomisë”, thotë Zeqiri.

Përderisa nga Lidhja e Odave Ekonomike theksojnë se përballja e vendit me cikle të vazhdueshme zgjedhore ngufat në masë të madhe investimet kapitale, përderisa moscaktimi i datës ka shuar shpresat se reformimi i sistemit gjyqësor do t’u jap fund aferave korruptive. “Ciklet e vazhdueshme zgjedhore, patjetër që kanë një ndikim të madh në ekonomi, si dhe në biznes si shtytës të ekonomisë. Si rrjedhojë e zgjedhjeve të vazhdueshme të cilat përsëriten çdo vit, së fundmi ishin ato presidenciale, pak më herët lokalet, edhe më parë parlamentaret, përfundimisht ciklet e vazhdueshme zgjedhore janë pengesë për ekonominë, që të jetë në gjendje të lëvizë më shpejt drejt investimeve dhe rritjes ekonomike që e kemi përshkruar”, ka theksuar Arsovska. Njohësit e çështjeve ekonomike theksojnë se në asnjë mënyrë bllokimi i procesit të integrimeve si rrjedhojë e moscaktimit të datës për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian nuk duhet të ngadalësojë realizmin e reformave strukturore, sepse kjo, siç nënvizojnë, do të paraqiste një goditje shumë të fuqishme për ekonominë e vendit.

Hoxha: BESA e gatshme të koalicionojë me ASH-në, në asnjë mënyrë me parti të pushtetit (VIDEO)

Sonte në emisionin “click-plus” në TV21, po diskutohet rreth koalicionimeve të mundshme parazgjedhore në mes partive politike. Të ftuar janë Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja, Lëvizja BESA, Arjanit Hoxha nga Ash-ja, Remzi Mehmedi nga Alternativa, Admirim Haliti dhe nga PDSh-ja, Sali Sajdini. Sa i përket koalicionëve, Hoxha ka deklaruar se “gjërat janë shumë të qarta”, dy parti shqiptare janë në opozitë dhe tri në pushtet. Ai tha se BESA është e gatshme të koalicionoj me ASH-në dhe se BESA dhe ASH është opozita e vërtetë shqiptare. “Jemi të gatshëm për koalicion me ASH-në por asesi me ndonjë parti të pushtetit”, përfundoj Hoxha.

India pritet të instalojë sistemin më të madh të identifikimit të fytyrave

Shkalla e vrasjeve në Indi është më e ulta që nga fillimi i viteve 1960, tregojnë të dhëna të reja. Qeveria synon ta çojë më tej këtë gjë ecuri duke instaluar një sistem të identifikimit të fytyrës në të gjithë vendin për të ndjekur “gjurmët e krimit”.

Shkalla e vrasjeve në Indi ra në 2.49 për 100,000 njerëz në 2017, sipas Byrosë së Regjistrimeve të Krimeve Kombëtare (NCRB), duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga viti 1963.

Shkalla e vrasjeve ishte rritur për dekada përpara se të mbërrinte në fillim të viteve ’90. Që atëherë, ajo ka qenë në rënie të vazhdueshme, pavarësisht rritjes së popullsisë së Indisë.

Të dhënat tregojnë se nivelet më të larta të vrasjeve ndodhin në shtetet më të varfëra verilindore dhe shtetet me një popullsi fisnore të konsiderueshme, të cilat shpesh janë të rrënuara nga dhuna komunale, fetare dhe ajo mes kastave.

Disa tendenca shqetësuese vazhdojnë megjithatë, si rritja e disa llojeve të krimeve të tilla si grabitja dhe rrëmbimi si dhe krimet e dhunshme ndaj grave. Në përpjekje për të zmbrapsur valën, qeveria planifikon të krijojë sistemin më të madh në botë për njohjen e fytyrës.

Rudina Xhunga: Pse Albin Kurti është i pangjashëm me politikanët shqiptarë!

Gazetarja Rudina Xhunga thotë se Albin Kurti tani duhet të provojë të bëjë shtetin në Kosovë.

Ajo kujton një deklaratë të politikanit të ndjerë shqiptar nga Maqedonia, Arbën Xhaferi, sipas të cilit, Albin Kurti ishte personi i duhur për Kosovën në periudhën e vitit 2004, kur Vetëvendosje protestonte kundër ndërkombëtarëve. E ftuar në “Provokacja” në ABC News, Xhunga thotë se Kurti është pragmatist dhe jo populist. “Albinin e kam intervistuar që në fillim, që kur e nisi këtë rrugë. Kanë qenë fillimet e mia në Kosovë, në përplasjet e 2004-ës, ku u krijua ideja se ai qëndronte pas sulmeve të ndërkombëtarëve. Asokohe, pyeta Arbër Xhaferrin, “A është një person i rrezikshëm?” “Jo”,- më tha, “ai është personi i duhur. Sepse ai është ajo çfarë duhet tani.” Atë që nuk mund t’ua bëjë të qartë shteti, është Kurti që po ua bën.”- me tha Xhaferi. Deri tani Albini bëri “la contraparte” (opozitën), tani është koha që do të bëjë shtetin.

Kam dëgjuar ta quajnë populist, por ai është pragmatist. Është një djalë që ka mësuar rrugës si të komunikojë politikisht, pa i ikur apo fshehur, besimit të tij. Është politikani i vetëm shqiptar, që jo thjesht luan me fjalët, por që beson te fjalët, është nga më të diturit, të kulturuarit, që unë kam intervistuar”, tha ajo. Duke u ndalur tek negociatat dhe dorëheqjen e qeverisë së Maqedonisë, Xhunga u shpreh se ata kanë kulturë sistemi.

Mustafa Nano: Kam përshtypjen se, në krye të një vendi për të qenë i suksesshëm, nuk është se kultura e madhe është e nevojshme. Njeriut i duhet të jetë një administrator i zoti, ta ketë me pasion atë punë, të dijë, të ketë një kulturë minimale që të dallojë, shqetësimet reale të vendit. Rudina Xhunga: Kultura është e rëndësishme për të qenë politikan. Ne kemi pasur dhe kemi kaq shumë politikanë injorantë, sa unë që i kam intervistuar 4-5 herë, më duket sikur të jesh politikan, duhet të jesh injorant. I jemi nënshtruar faktit të kryer, ndaj na habit Albini.

Por ajo që kam kuptuar me kalimin e kohës, është edhe përgjigjja që i kam dhënë pyetjes: Çfarë lloj politikani mund ta bëjë këtë vend? Se dreqi e mori, dalim përtej kufirit dhe shohim sa janë zhvilluar. Dhe kanë të njëjtin diell, të njëjtin ujë. E them çfarë njerëzish duhet të jenë këta që do ta zhvillojnë këtë vend të vogël sa një qytet i zakonshëm perëndimor. Çfarë na duhet?

Duhet të kenë, pak dashuri për këtë vend. Duhet ta duash. S’duhet të kesh përbuzje për ata që të ngjajnë si nënshtetasit e tu. Dhe të kesh një vizion që arrin ta shpjegosh, se nuk mund të kesh një vizion që nuk e shpjegon dot. Me këto, unë them që s’ka asnjë gjë që nuk bëhet. Nuk duhet asgjë më shumë. Mustafa Nano: E vure re çfarë ndodhi pas lajmit, për bllokimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në Maqedoni ndodhi një proces tjetër, këtu ndodhi një proces tjetër. Kjo diferenca të duket e justifikueshme, logjike?

Rudina Xhunga: Ne nuk jemi të ngjashëm. Ne jemi të llogjeve, ata të sistemeve. Përtej kësaj, moshapja e negociatave është dërrmuese. Mbajtja larg Evropës, më shqetëson, më largon ditën kur ky vend do të bëhet. Sepse të futesh në Evropë do të thotë të futesh në një regjim. Të jesh i diktuar të veshësh xhaketën e tyre. E pastaj të shëndoshesh apo dobësohet sipas llojit të xhaketës.

Mustafa Nano: Të ngroh Reforma në Drejtësi?

Rudina Xhunga: Reforma në drejtësi do të bëhet dhe do të shkojë deri në fund. Një prej arsyeve që shqiptarët e kanë lënë këtë vend, më shumë sesa Berisha, Nano apo Rama, unë mendoj se ka qenë sistemi i drejtësisë. Sepse në një familje kur një fëmijë do të gjejë të drejtën dhe nuk ia japin, aty ndodh shkëputja me familjen. Ti do të gjesh të drejtën.

Qoftë për një lopë që të kanë vrarë në fshat e qoftë për një shtëpi që po të prishin në qytet. Të gjitha përplasen te drejtësia. Pa u reformuar ai sistem, unë nuk shoh mundësi të reformohet sistemi politik. Dhe nuk shoh mundësi tjetër përveç futjes në sistem. Ne jemi një vend i vogël dimë gjithçka për njëri-tjetrin. Nuk mund të vijojmë të sillemi rreth sistemit, duhet ta bëjmë dhe përshtatemi.

Albana Vokshi, mesazh grave shqiptare: Kujdes nga Edi Rama!

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi i ka dërguar një mesazh grave shqiptare, që të kenë kujdes nga Edi Rama.

Në një postin në Facebook, Vokshi tha se Rama i do gratë vetëm për dekor. Sipas Vokshit, Shqiperise i duhet edhe nje grua me shume qe e refuzon Edi Ramen

Albana Vokshi: “Të dashura nëna dhe motra, gra dhe vajza! Bëni kujdes këto ditë!Në televizor ka nisur të rishfaqet në krah të grave, Edi Rama. Mund t’ju kërkojnë të bëheni dekor për nismën e tij “Edhe një”. Mos i besoni! Është propagandë për t’ju vjedhur kohën, energjinë, pasionin!

“Edhe një” vlen vetëm për gratë e kryetarëve të bashkisë dhe shumë të tjera si ato, që shfaqin me arrogancë luksin e krijuar nga paratë e vjedhura të burrave me pushtet.

“Edhe një” dmth edhe një palë këpucë të tjera 1 mijë euro për Gratë e Ramës, edhe një çantë më e shtrenjtë, edhe një vjedhje tjetër për të siguruar luksin e hajdutëve më pushtet.“Edhe një” domethënë edhe një ditë më shumë në varfëri për gratë dhe vajzat, edhe një borxh më shumë, edhe një vuajtje më shumë, edhe një e papunë tjetër, sepse me këtë kryeministër kujdesi për gratë është zero.

Shqipërisë i duhet edhe një grua më shumë që refuzon Edi Ramën”.Ditën e djeshme, qeveria prezantoi nismën “Edhe një” për fuqizmin e rolit të gruas.

Zaev: Unë do të jem kandidat për kryeministër

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në muajin prill të vitit të ardhshëm sërish do të jetë kandidat për vendin e kryeministrit. “Unë do ta udhëheq fushatën, unë do të jem kandidat për kryeministër, por për këtë do të duhet të vendosin organet e partisë dhe koalicionit. Unë jam i lumtur që do t’i përkushtohem partisë.

Do t’i përkushtohem që t’i ofrohem edhe njëherë qytetarëve. Unë kërkoj një mandat të ri, të pastër, të plotë për të vazhduar. Tani topi është tek qytetarët de ata di ta hapin drejtimin përmes të cilit duhet të lëvizim. LSDM-ja do të dalë me ekip të modernizuar dhe program të modernizuar”, ka thënë Zaev. Në pyetjen nëse Oliver Spasovski do të jetë kryeministër i ri teknik, Zaev tha se në këtë do të mund të përgjigjet në fund të dhjetorit.

“Unë do ta tërhiqja Oliver Spasovskin në parti së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë Lupço Nikollovski për ta drejtuar fushatën. Spasovski ka qenë sekretar dhe ka përvojë, por njëkohësisht duhet të kemi kujdes edhe në punët shtetërore për ekipet e para të përgjegjësisë”, ka thënë Zaev.

LVV-LDK pajtohen për 12 ministri, shpeshtojnë takimet deri në përafrim qëndrimesh (VIDEO)

Rreth dy orë ka zgjatur takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Formati i qeverisë së udhëhequr nga këto dy parti, ishte tema kryesore e takimit të dytë me radhë, pas atij të së premtes.

Lumir Abdixhiku, pjesë e grupit punues të LDK-së, pas takimit, tha se caktimi i udhëheqësve të dikastereve ministrore do t’u takojë liderëve të dy partive politike, raporton KTV.

I pyetur për qasjen e LDK-së ndaj bashkëpunimit me Listën Serbe, Abdixhiku tha se do të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai ka pranuar se mes dy partive ka dallime, ndonëse shtoi se me to do të merren më vonë.

Në takimin e ardhshëm i cili do të mbahet të hënën, dy grupet punuese do të diskutojnë për çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq, përmes një komunikate për media, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar opinionin në lidhje me takimin e sotëm me zyrtarë të LDK-së.

“Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor. Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javëve të ardhshme. Synimi i takimi është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme. Takimi i ardhshëm mbahet të hënën me 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë VV.

Zaev: Spasovski për kryeministër teknik, e logjikshme (VIDEO)

Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, në përpjekje për të të bindur qytetarët se e meritojnë pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev konfirmon se do të jetë përsëri kandidat i partisë së tij edhe për një mandate të dytë kurse nga 3 janari, pas formimit të Qeverisë teknike do t’i përkushtohet plotësisht partisë. Zaev i konsideron si të logjikshme zërat se ministri i Brendshëm aktual, Oliver Spasovski, mund të jetë kryeministri teknik megjithatë shton se për këtë nuk është diskutuar akoma.

Të gjithë e përmendin që një ministër duhet të largohet dhe plus një tjetër përveç tij. Ai që do të largohet është për një kohë të gjatë në LSDM dhe është e logjikshme, siç e përmendni edhe ju. Por në të vërtetë nuk e kemi menduar edhe pse përmenden edhe emra të tjerë nga radhët e LSDM-së. Të gjithë jemi shumë të përkushtuar dhe shikojmë se si këto 2 muaj dhe 8 ditë deri në qeverinë teknike t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe qeveria teknike të mos na i ndërpresë proceset. Unë do ta drejtoj fushatën dhe unë do të jem kandidat për kryeministër. Sigurisht këtë duhet ta vendosin edhe organet e partisë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski beson se pas zgjedhjeve të 12 prillit, Qeveria e Zaevit do të mbetet në histori. Përveç kësaj, Mickoski flet edhe për përgjegjësinë që kryeministri duhet të mbajë për premtimet e parealizuara dhe veprat e tij gjatë mandatit.

Ja të ju pyes; çfarë fjale ju vjen në mendje kur dëgjoni emrin dhe mbiemrin e Zoran Zaevit. Mua më vjen në mendje fjala “mashtrim”. Mashtrim dhe premtime të parealizuara, shitje e identiteti kur betohej në më të dashurën, se do të veshë opinga të hekurta, dhe e gjitha kjo një vit më parë, kur mendonte se fliste me Poroshenkon. Është koha për pensionim dhe sigurisht pas kësaj vjen përgjegjësia”-pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas një marrëveshje paraprake mes liderëve, duhet të mbahen më 12 prill. Qeveria teknike duhet të formohet 100 ditë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht më 3 janar. Kryeministri duhet ta lëshojë kolltukun e tij për një kuadër tjetër të partisë së tij, kurse Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të drejtohen nga kuadro të opozitës.

Lëvizja BESA në këtë mënyrë pret LSDM-në në Tetovë (VIDEO)

Pas reagimit të LSDM-së në Tetovë për iniciativën e Lëvizjes BESA për emrat e shkollave, dega e BESËS në Tetovë, nëpërmjet një press konference dhe me tabelat me emra personalitetesh shqiptare e ka pritur LSDM-në tek qendra e kulturës në Tetovë, ku kjo e fundit kishte tribunë me qytetarë. Ja reagimi i plotë i BESËS:

Ja deklarata e plotë

Pas deklaratës publike të SDSM-Tetovë, që ka të bëj me iniciativën e riemërimit të shkollave të mesme në Tetovë kemi këtë përgjigje.
Me reagimin histerik të saj, SDSM tregoi fytyrën e vërtetë të cilën duhet ta shohin të gjithë shqiptarët dhe funksionarët që e votuan atë. Ky reagim dëshmoi edhe një herë se struktura e kësaj partie në Tetovë ende nuk është liruar nga barriera e urrejtjes kundër historisë dhe kulturës shqiptare.
Ne jemi Lëvizja BESA dhe dallojmë nga ju. Për ne është me rëndësi të respektohet vullneti i të gjithë banorëve të Tetovës dhe jo “NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË” vetëm në periudhën e zgjedhjeve dhe pasi të merren votat “zhivot” vetëm për palën maqedonase.

Publikisht ju pyesim: Kush e ndaloi SDSM dhe BDI si partner lokal dhe qendror ti realizojnë premtimet e tyre?!
Reagimi i juaj nuk lidhet me riemërimet e shkollave, por ka për qëllim që t’i evitoj skandalet e një pas njëshme, premtimet e mëdha dhe mos realizimin e tyre. Rënia e rejtingut tuaj dhe të BDI-së, ju bën të silleni në mënyrë histerike, andaj e kuptojmë nervozizmin tuaj dhe fjalorin e përdorur, por nuk i kuptojmë ata shqiptarë që ju votuan juve.

Lëvizja BESA është parti serioze, ajo nuk do jetë pre e fjalorit nacional romantik të SDSM, por do të vazhdoj me këmbëngulësi ti mbroj interesat e shqiptarëve në përgjithësi, por edhe të gjithë gjytetarëve që e kanë votuar atë, për aq kohë sa e kemi popullin pas neve dhe jo partnerët e interesave klanore.
Riemërimi i shkollave të mesme me emra nga historia dhe kultura shqiptare është domosdoshmëri e kohës, madje e vonuar.

Të gjithë emërtimet e shkollave, rrugëve dhe bulevardeve me emra maqedono-sërbo-rus janë vënduar me dhunë, jasht vullnetit të shqiptarëve dhe si të tilla ata sot nuk e përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shumicë të Tetovës.
Për aq kohë sa nuk ndryshon ky realitet poshtërues që po tërhiqet zvarë që nga koha e komunizmit jugosllav, përgjegjëse kryesore është Teuta Arifi dhe BDI si pjesë e pushtetit qendror dhe atij lokal.
Në qoftë se ju keni lidhje emocionale me “humanistin” rus Nikolla Shtejn, që nuk ja dini as edhe historinë, apo e identifikoni sërbin Mosha Pijade me vlerat e tetovarëve, ky është problemi emocional i juaj si SDSM që lidhet me periudhën ideologjike të komunizmit, dhe jo me vlerat evropiane dhe perëndimore të shqiptarëve në përgjithësi dhe tetovarëve në veçanti.

Të gjithë atyre që reagojnë në mënyrë histerike, Lëvizja BESA ua bën me dije se ka kaluar koha kur shqiptarëve u rrinte mbi krye despoti i pushtetit dhe se pa barazi dhe liri të shqiptarëve, nuk do të ketë liri as për të tjerët në këto troje.
Sa i takon përqindjes, po u tregojmë se Shkolla e Mesme Tekstile është shkollë me asnjë nxënës maqedonas, por me emër maqedonas.

https://youtu.be/IlRaA-9JU2I

Pikëpyetjet e “aksidentit” të Albin Kurtit në Tiranë: Atentat i dështuar? (VIDEO)

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka hedhur dyshime mbi aksidentin që ndodhi dy ditë më parë me makinën e Albin Kurtit në Tiranë.

Myftaraj thotë se Policia e Shtetit ka një dëshirë për të fshehur ngjarjen.

Ndërsa referuar deklaratave të Kurtit pas ngjarjes, Myftaraj thotë se i nominuari për kryeministër nuk është shumë i besueshëm në ato që tha.

Kastriot Myftaraj: Kur kanë kaluar pak më tepër se 48 orë që nga incidenti automobilistik që u përfshi Albin Kurti duke ardhur në Tiranë, policia e shtetit e Shqipërisë nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

Kjo tregon që në Policinë e Shtetit kanë një dëshirë që ta fshehin këtë ngjarje me urdhër të qeverisë. Gjërat bëhen më të dyshimta sepse Albin Kurti ishte në mbrojtje policore të shtetit shqiptar.

Dimë që aksidenti ka ndodhur në ardhje. Dimë që është përplasje e disa makinave.

Fakti që është përplasur me makinën e policisë, të lë të kuptosh atë që në gjuhën e atentateve kërkohet të neutralizohet makina që hap rrugën. Nuk po them me bindje se ky është një atentat, por ka një pikëpyetje.

Ajo që them me bindje është që mënyra si vepron policia nuk është se jo profesionale. Se ata janë profesionalë. Profesionisti sillet si jo profesionist kur ka gjëra për të fshehur

Kurti tha se makina e policisë goditi një makinë tjetër. Me këtë tregon që ja la fajin policisë, në goditëm policinë dhe makina pas nesh na goditi ne.

Ka një pakënaqësi Kurti me sjelljen e policisë.

Duket e pabesueshme kjo që thotë Kurti, që makina e policisë goditi një makinë tjetër. Kur ecën policia me sirena për ti hapur rrugën një personaliteti janë makinat e tjera që hapin rrugë dhe nuk shohim të ndodhin incidente të tilla.

Më e besueshme duket se ka dalë një makinë nga rruga dytësore dhe ka goditur makinën e policisë.

Në çdo rast duhet të bëhet një hetim, që nuk është bërë dhe as ka nisur. Veç të tjerash në këtë hetim duhet të shikohet, kush është kjo makinë misterioze.

Shikoni si vjedhin hajnat në Shkup marketin e një shqiptari (VIDEO)

Vjedhjet në Çair janë dukuri negative që nuk kanë të ndalur. Banorët janë të shqetësuar dhe nuk gjejnë rehati në vendin ku jetojnë. Pothuajse të gjitha ballkonet e banesave që janë në përdhesë dhe katin e parë banorët i kanë blinduar me hekura. Njëra ndër lagjet e cila është më e rrezikuar është edhe lagja Shkup-Veri në komunën Butel.

Said Jusufi në këtë lagje, në afërsi të shkollës së mesme ekonomike ,,Arseni Jovkov” ka marketin dhe depon në të cilën e mban mallin. Ai për ,,Nezavisen Vesnik” shpjegon se brenda 10 ditëve hajnat kanë hyrë dy herë në marketin e tij. Herën e parë ata kanë vjedhur mall në vlerë prej 1700 eurove, e së fundmi para tre javëve në depo kanë vjedhur cigare në vlerë prej 3500 eurove. Jusufi thotë se i gjithë rasti është i incizuar përmes kamerave të sigurisë, mirëpo edhe pse matrialet e incizara i ka dërguar në polici, ende nuk ka marr përgjigje se a janë kapur vjedhësit dhe se a do t’i kthehet malli i vjedhur.

Fotografitë të cilat na i dërgoi Jusufi tregojnë se vjedhësit janë të përgatitur mirë. Ata kanë të vendosura maska që të mos mund të identifikohen, shkruan Nezavisen.

Sipas tij, bëhet fjalë për 10 persona, të cilët thuajse çdo natë vjedhin nëpër banesat e Çairit, e për këtë siç thotë, është i sigurtë se policia i ka të njohur vjedhësit mirëpo nuk merr masa.

,, Më datën 21 shtator, në orën 04:50 të mëngjesit urgjentisht më lajmëruan dhe me thanë se t’a kanë thyer marketin. Unë prej në Nerez, vendin ku banoj, u nisa menjëherë dhe kur arrita aty kishte qenë sigurimi i ,,Nikobit”, e më pas erdhi edhe policia, të cilët menjëherë u lëshuan në terren. Fillimisht më thanë se e kanë kapur vetëm njërin prej vjedhësve por pas dy orëve thanë se asnjë nuk kanë mundur ta kapin. Këtu lind dyshimi se policia e di grupin, e di kush janë, mirëpo nuk merr masa. Unë jam i bundur në atë që e flas”, tha Jusufi.

Edhe fqinjët kanë dëgjuar zhurmë kur hajnat kanë thyer marketin . Ata thonë se menjëherë e kanë lajmëruar policinë, por se ajo është vonuar. Të shqetësuar kërkojnë të ndërmerren masa dhe të shpëtojnë nga ky grup i rrezikshëm i hajnave.

,,Jemi të shqetësuar, nuk mund t’i lëmë banesat vetëm. Hajnat nuk ndalen, ndërsa policia nuk është aktive”, thotë një qytetar.

Edhe pse qytetarët e Çairit thonë se numri i vjedhjeve në vendin ku jetojnë është alarmant, nga Ministria e Punëve të Brendshme për ,,Nezavisen Vesnik” thonë se është shënuar trend i zvogëlimit të vjedhjeve në territorin e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rastin konkret, për vjedhjen e marketit, nuk japin detaje.

“Gjatë periudhës nëntë mujore të vitit 2019 në teritorin e Qytetit të Shkupit është shënuar rënie të vjedhjeve nëpër banesa/shtëpi për 14.4 përqind, krahasuar me periudhën nëntë mujore të vitit 2018. Ndërsa sa i përket pyetjes për paraqitjen e vjedhjes së rëndë në market, në lagjen e Çairit ju njoftojmë se Sektori për Punë të Brendshme-Shkup ka ndërrmarë masa për zbardhjen e rastit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit do ta njoftojmë opinionin”,thonë nga MPB.

Pronari i marketit mallin e ka të siguruar në kompaninë ,,Sava”, por ende nuk ka marr përgjigje prej atje se a do t’i kompenzohet dëmi.

Viktimë e grabitjes në lagjen Shkup-Veri ka qenë edhe stilisti i njohur, Armend Ramadani. Për shkak të vjedhjeve, ka qenë i detyruar ta mbyll sallonin e bukurisë në këtë lagje dhe ta hap në Karposh.

https://youtu.be/3TrpsvhuKXE