Ballina Blog Faqe 504

Pikëpyetjet e “aksidentit” të Albin Kurtit në Tiranë: Atentat i dështuar? (VIDEO)

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka hedhur dyshime mbi aksidentin që ndodhi dy ditë më parë me makinën e Albin Kurtit në Tiranë.

Myftaraj thotë se Policia e Shtetit ka një dëshirë për të fshehur ngjarjen.

Ndërsa referuar deklaratave të Kurtit pas ngjarjes, Myftaraj thotë se i nominuari për kryeministër nuk është shumë i besueshëm në ato që tha.

Kastriot Myftaraj: Kur kanë kaluar pak më tepër se 48 orë që nga incidenti automobilistik që u përfshi Albin Kurti duke ardhur në Tiranë, policia e shtetit e Shqipërisë nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

Kjo tregon që në Policinë e Shtetit kanë një dëshirë që ta fshehin këtë ngjarje me urdhër të qeverisë. Gjërat bëhen më të dyshimta sepse Albin Kurti ishte në mbrojtje policore të shtetit shqiptar.

Dimë që aksidenti ka ndodhur në ardhje. Dimë që është përplasje e disa makinave.

Fakti që është përplasur me makinën e policisë, të lë të kuptosh atë që në gjuhën e atentateve kërkohet të neutralizohet makina që hap rrugën. Nuk po them me bindje se ky është një atentat, por ka një pikëpyetje.

Ajo që them me bindje është që mënyra si vepron policia nuk është se jo profesionale. Se ata janë profesionalë. Profesionisti sillet si jo profesionist kur ka gjëra për të fshehur

Kurti tha se makina e policisë goditi një makinë tjetër. Me këtë tregon që ja la fajin policisë, në goditëm policinë dhe makina pas nesh na goditi ne.

Ka një pakënaqësi Kurti me sjelljen e policisë.

Duket e pabesueshme kjo që thotë Kurti, që makina e policisë goditi një makinë tjetër. Kur ecën policia me sirena për ti hapur rrugën një personaliteti janë makinat e tjera që hapin rrugë dhe nuk shohim të ndodhin incidente të tilla.

Më e besueshme duket se ka dalë një makinë nga rruga dytësore dhe ka goditur makinën e policisë.

Në çdo rast duhet të bëhet një hetim, që nuk është bërë dhe as ka nisur. Veç të tjerash në këtë hetim duhet të shikohet, kush është kjo makinë misterioze.

Shikoni si vjedhin hajnat në Shkup marketin e një shqiptari (VIDEO)

Vjedhjet në Çair janë dukuri negative që nuk kanë të ndalur. Banorët janë të shqetësuar dhe nuk gjejnë rehati në vendin ku jetojnë. Pothuajse të gjitha ballkonet e banesave që janë në përdhesë dhe katin e parë banorët i kanë blinduar me hekura. Njëra ndër lagjet e cila është më e rrezikuar është edhe lagja Shkup-Veri në komunën Butel.

Said Jusufi në këtë lagje, në afërsi të shkollës së mesme ekonomike ,,Arseni Jovkov” ka marketin dhe depon në të cilën e mban mallin. Ai për ,,Nezavisen Vesnik” shpjegon se brenda 10 ditëve hajnat kanë hyrë dy herë në marketin e tij. Herën e parë ata kanë vjedhur mall në vlerë prej 1700 eurove, e së fundmi para tre javëve në depo kanë vjedhur cigare në vlerë prej 3500 eurove. Jusufi thotë se i gjithë rasti është i incizuar përmes kamerave të sigurisë, mirëpo edhe pse matrialet e incizara i ka dërguar në polici, ende nuk ka marr përgjigje se a janë kapur vjedhësit dhe se a do t’i kthehet malli i vjedhur.

Fotografitë të cilat na i dërgoi Jusufi tregojnë se vjedhësit janë të përgatitur mirë. Ata kanë të vendosura maska që të mos mund të identifikohen, shkruan Nezavisen.

Sipas tij, bëhet fjalë për 10 persona, të cilët thuajse çdo natë vjedhin nëpër banesat e Çairit, e për këtë siç thotë, është i sigurtë se policia i ka të njohur vjedhësit mirëpo nuk merr masa.

,, Më datën 21 shtator, në orën 04:50 të mëngjesit urgjentisht më lajmëruan dhe me thanë se t’a kanë thyer marketin. Unë prej në Nerez, vendin ku banoj, u nisa menjëherë dhe kur arrita aty kishte qenë sigurimi i ,,Nikobit”, e më pas erdhi edhe policia, të cilët menjëherë u lëshuan në terren. Fillimisht më thanë se e kanë kapur vetëm njërin prej vjedhësve por pas dy orëve thanë se asnjë nuk kanë mundur ta kapin. Këtu lind dyshimi se policia e di grupin, e di kush janë, mirëpo nuk merr masa. Unë jam i bundur në atë që e flas”, tha Jusufi.

Edhe fqinjët kanë dëgjuar zhurmë kur hajnat kanë thyer marketin . Ata thonë se menjëherë e kanë lajmëruar policinë, por se ajo është vonuar. Të shqetësuar kërkojnë të ndërmerren masa dhe të shpëtojnë nga ky grup i rrezikshëm i hajnave.

,,Jemi të shqetësuar, nuk mund t’i lëmë banesat vetëm. Hajnat nuk ndalen, ndërsa policia nuk është aktive”, thotë një qytetar.

Edhe pse qytetarët e Çairit thonë se numri i vjedhjeve në vendin ku jetojnë është alarmant, nga Ministria e Punëve të Brendshme për ,,Nezavisen Vesnik” thonë se është shënuar trend i zvogëlimit të vjedhjeve në territorin e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rastin konkret, për vjedhjen e marketit, nuk japin detaje.

“Gjatë periudhës nëntë mujore të vitit 2019 në teritorin e Qytetit të Shkupit është shënuar rënie të vjedhjeve nëpër banesa/shtëpi për 14.4 përqind, krahasuar me periudhën nëntë mujore të vitit 2018. Ndërsa sa i përket pyetjes për paraqitjen e vjedhjes së rëndë në market, në lagjen e Çairit ju njoftojmë se Sektori për Punë të Brendshme-Shkup ka ndërrmarë masa për zbardhjen e rastit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit do ta njoftojmë opinionin”,thonë nga MPB.

Pronari i marketit mallin e ka të siguruar në kompaninë ,,Sava”, por ende nuk ka marr përgjigje prej atje se a do t’i kompenzohet dëmi.

Viktimë e grabitjes në lagjen Shkup-Veri ka qenë edhe stilisti i njohur, Armend Ramadani. Për shkak të vjedhjeve, ka qenë i detyruar ta mbyll sallonin e bukurisë në këtë lagje dhe ta hap në Karposh.

https://youtu.be/3TrpsvhuKXE

Zgjedhje të reja, me zgjidhje të vjetra ligjore? (VIDEO)

A do të organizohen zgjedhje të reja parlamentare mbi bazën e zgjidhjeve të vjetra ligjore? Vërejtjet e OSBE/ODIHR dhe organizatave civile të cilat monitorojnë proceset zgjedhore, nuk përkojnë me vullnetin e partive politike për të arritur konsensus dhe të propozojnë ndryshime në Kodin zgjedhor ose edhe ndryshim të modelit zgjedhor. Qendra për liri “Civil” vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme dhe do të pengojnë proceset e filluara reformuese. Xhabir Deralla vlerëson se deri në prill nuk mund të zbatohen ndryshime efektive në legjislaturën zgjedhore.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare tani për vendin do të sjellin ngadalësime serioze madje edhe ngecje të proceseve të rëndësishme, procese reformuese. A ka kohë që të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor me të cilat do të përmirësohet procesi zgjedhor? Përgjigja jonë është që nuk ka, duke u bazuar në përvojën e kaluar. Edhe nëse zgjedhjet janë në prill, nuk ka kohë për zgjedhje cilësore në Kodin zgjedhor. Financimi politik patjetër t’i nënshtrohet revizionit serioz dhe për këtë s’ka kohë”-tha Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.

Deralla e konsideron të panevojshëm edhe formatin e qeverisë së Përzhinës, të njohur si qeveri teknike dhe kërkon të gjendet mënyrë për përforcimin e institucioneve dhe jo përforcimin e ndikimit politik mbi institucionet.

Nga KSHZ-ja thonë se do të organizojnë zgjedhje sipas dispozitave ligjore që janë në fuqi pavarësisht paqartësive në Kodin zgjedhor me të cilat janë ballafaquar në proceset e kaluara. Ky institucion është i gatshëm që të ofrojë sugjerimet e tij rreth ndryshimeve eventuale nëse palët relevante e kërkojnë atë. Kodi Zgjedhor parashikon distancë kohore prej të paktën 45 ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, deri në zbatimin e tyre.

Sipas Kodit Zgjedhor, duhet 45 ditë të cilat janë paraparë për realizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme ndërsa realisht për t’i plotësuar të gjitha procedurat sa u takon zgjedhjeve të parakohshme, duke pasur parasysh shkurtimin e afateve prej 5 ditëve, KSHZ-së në bazë të analizave të bëra i nevojiten rreth 55 ditë që të gjitha procedurat të zhvillohen ashtu siç duhet. Si institucion ne vetëm i zbatojmë zgjedhjet duke pasur parasysh normal ekzistuese të Kodit zgjedhor”-pohoi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Problemi më i madh që paraqitet gjatë çdo cikli zgjedhor është disproporcioni i numrit të votuesve në njësitë zgjedhore. Njësia e gjashtë shpesh kalon kufirin e paraparë me ligj. Mënyra e votimit aktual për diasporën ka rezultuar e pasukseshme për të nxitur votuesit dhe për t’u mundësuar atyre qasje më të lehtë në shprehjen e vullnetit të tyre. Lista zgjedhore dhe përditësimi i saj ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për keqpërdorime të caktuara nga parti politike. OJQ-të kërkojnë edhe trajnime më intensive për anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime.

SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati amerikan ka miratuar këtë të martë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votua “pro”, vetëm dy senatorë, respektivisht, një nga Juta dhe një nga Kentucky votuan kundër, ndërsa 14 senatorë nuk votuan.

Pas këtij votimi SHBA i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse, siç është NATO.

Kurti: Pse s’shkova te VIP-at! Bejtja: I duhet Kosovës e Shqipërisë

Gazetari Andi Bejtja është takuar me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin. Nga Prishtina, Bejtja postoi një mesazh online, ku thekson se fitorja e Kurtit është fitore edhe për Shqipërinë.

“Erdhi dita…me Albinin Prishtinë… Jam i bindur po aq sa i duhet Kosovës, i duhet dhe Shqipërisë…

Sa më parë të ulet zyrtarisht ne karrigen e Kryeministrit, ditë të fituara për Kosovën dhe Shqipërinë …’ shkruan ai.

Ndërkohë një video e Kurtit po bën xhiron e rrjetit. Kreu i Vetëvendosjes ishte filmuar në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” kur po zhvillohej ndeshja Kosovë – Mali i Zi.

Për ta parë këtë ndeshje, ai nuk shkoi te tribuna e VIP-ave.

I pyetur nga një tifoz se përse nuk ka shkuar të shohë lojën nga tribuna e VIP-ave, Kurti është përgjigjur “se kam dëgjuar se atje mund të ta vjedhin kuletën”.

Kurti vizitoi Tiranën në fundjavë. Ai nuk zhvilloi takime zyrtare, por u prit nga mbështetësit e tij në Shqipëri. Lajmi i vizitës u shënua edhe me një aksident rrugor pa pasoja.

Albin Kurti flet për aksidentin në Tiranë: U dëmtova pak te bërryli

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur për herë të parë për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Në një intervistë për Syri Tv, Kurti ka treguar rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm bërrylin.

“Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditëm makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi. Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak bërrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i bërrylave kjo nuk është problem” – është shprehur Kurti.

Eskorta e kreut të Vetëvendosjes u aksidentua në rrugën e Rinasit, pranë Kasharit. Albin Kurti po udhëtonte në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në festën e organizuar nga Qendra e Vetëvendosjes, pas fitores së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Kurti flet për Ibrahim Rugovën, citon deklaratën e tij të viteve 90’ta (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar në një intervistë ne Syri Vizion që po transmetohet në T7.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për figurën e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Me presidentin jam takuar vetëm dy herë ku kemi disktuar për gjëra të ndryshme. Takimet kanë qenë konstruktive përkundër që nuk jemi pajtuar. Në vitin 1995 ne u distancuam nga Dejtoni dhe pamë çlirimin e Kroacisë me luftë nga Serbia”, tregon Kurti.

“Ishte një kohë kur ne duhej të ndërronim qasje dhe të hiqnim dorë nga rezistenca paqësore. Këtu nuk jemi pajtuar”

“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Është kaq e thjeshtë dhe këtë dua të e ndaj me ju”

“Rugova pati thënë atë kohë: Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën”

“Pavarësia është kompromis. Pasi që qëllimi dhe synimi jonë është diçka më shumë. Andaj kur të takohemi me Beogradin, qoftë në proces të Berlinit, apo në Bruksel e Uashington duhet të ia përsërisim, është detyrë kombëtare, qytetare dhe politike që pavarësia është kompromis” shtoi Kurti.

https://youtu.be/JLC86XCrc58

https://youtu.be/4vjz4EePIi0

 

Ish komandanti i UÇK-së Azem Syla thirret në Hagë

Ish udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla është thirrur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Posaçme në Hagë për t’u paraqitur, por pa u bë e qartë se në çfarë cilësie është thirrur atje. Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Besnik Berisha.

Zoti Syla, ish deputet i Parlamentit të Kosovës dhe zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tani janë paraqitur më shumë se 50 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara do të veprojë në Hagë, me ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet sikurse edhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta në Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

https://www.youtube.com/watch?v=4vjz4EePIi0

https://youtu.be/JLC86XCrc58

Shqiptarët që grabisnin shtëpitë e futbollistëve të Realit, ja si u zbuluan dhe kush janë (VIDEO+FOTO)

Një grup kri*minal shqiptarësh, të specializuar në vjedhje banesash në gjithë Spanjën është mundur të shkatërrohet nga policia. Pas një hetimi disamujor, është bërë e mundur arrestimi i katër personave me shtetësi shqiptare, dhe një tjetër spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, grupi dyshohet se ka kryer së paku 14 vjedhje në krahina të ndryshme të vendit.

Mes viktimave të hajdutëve janë edhe futbollistë të njohur të La Ligës, të cilët aktivizohen me ekipe të mira si Real Madrid apo Atletiko. Operacioni ka rezultuar në arrestimin e katër personave me inicialet M.Z, S.Z, J.A me kombësi shqiptare, dhe A.J.B me kombësi spanjolle.

Ata akuzohen për një sërë veprash penale të tilla si përfshirje në krim të organizuar, vjedhje të banesave, automjeteve, posedim i mallrave të vjedhura, etj.

Anëtarët e bandës së hajdutëve vepronin me “zgjuarsi”, duke ndryshuar numrat e telefonit, me qëllim që të mos “kapeshin” nga hetuesit. Policia arriti të zbulojë automjete luksoze, mjete të vjedhura nga grupi kriminal, kompjuterë, etj.

https://youtu.be/4vjz4EePIi0

Intervista me Bekim Fehmiun/ Emri i djalit, gruaja dhe e dashura e tij…

Aurenc Bebja-“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen n°20, intervistën ekskluzive të aktorit të talentuar shqiptar, Bekim Fehmiut.

Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit “Odiseja”

Është e vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që transmetohet dy herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin special të jurisë në 1967 në Kanë.

Belmondo jugosllav

(krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)

Megjithatë së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë : filmi i tij i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe, dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një aktore jugosllave.

“— Djali ynë, 18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni : është e njëjta. Unë vazhdoj ta konsideroj gruan time si të dashurën time sepse ne të dy jemi kundër martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë, dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh ! po, dashuria ime për të (Brankën) nuk ka kufi !”

Kur ai erdhi për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.

“— Duhet të jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”

Bekim Fehmiu është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.

“— Kur mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur unë vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty : Unë flisja vetëm shqip dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht.”

Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë

Ai ka luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të tij, të Teatrit Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri avangard. Ndër autorët (personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë : Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe Dostojevski.

Padyshim, dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt në 1964.

Problemi i tij i vetëm, aktualisht : ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti.

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1970-emri-i-djalit-krahasimi-me-belmondon-gruaja-dhe-e-dashura-e-tij-numri-i-femijeve-qe-deshiron-intervista-ekskluzive-me-bekim-fehmiun/

Momenti kur vëllai i deputetes humbi jetën në tunel (VIDEO)

Në media janë publikuar pamjet e aksid*entit kur Elton Macolli dy net më parë u aksidentua për vde*kje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 146 km/h.

Aks*identi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në orën 20:19:25, teksa Mucolli ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Në videon e transmetuar nga Report Tv, duket momenti kur vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan -Tiranë go*det nga pas një maune të tonazhit të lartë.

https://youtu.be/BUf-wnGvmtI

Goditja e fortë ka qenë fatale për Macollin, pasi makina e tij tip ‘Seat’ e modifikuar nga benzinë në impiant gazi u shkatërrua plotësisht duke i marrë jetën.
Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit, pasi nuk ka arritur që të frenojë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë qenë me telefon në duar.

Edhe ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses nuk mundi ti shpëtonte jetën 37-vjeçarit, pasi goditja ishte shumë e fortë si pasojë e shpejtësisë, 66 km/ h mbi normën e lejuar. Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë, ndërsa ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit./ Opinion.al

https://youtu.be/JLC86XCrc58

Kapet hajduti në Tetovë

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, dje (20 tetor), rreth orës 20.00, në Tetovë, kanë privuar nga liria 53-vjeçarin S.B. nga Tetova, për shkak të dyshimeve se gjatë javës së kaluar, ka kryer vjedhje në rrugën ,,Bllagoja Toska,, në Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit S.B. do të përgatitet edhe parashtresa adekuate.

https://youtu.be/JLC86XCrc58

https://youtu.be/QaYBnqPIFTA

Protesta kundër dënimit të El Chekas para Gjykatës së Kërçovës (VIDEO+FOTO)

Para gjykatës së Kërçovës u zhvillua protesta kundër dënimit të Sheqerim Ametit – El Chekës, lidhur me publikimin e përgjimeve ku protagonistë janë kreu i BDI-së. Disa dhjetëra mbështetës u mblodhën para gjykatës së Kërçovës me parulla në duar “Mos i dënoni denoncuesit e kri*mit” si dhe thirrje për liri e drejtësi.

https://youtu.be/JLC86XCrc58

ODISEU I KOHËS MODERNE – XHEJMS XHOJSI

Nga Xhelal Zejneli

Kam frikë prej fjalëve të mëdha të cilat të gjithëve na bëjnë kaq të dëshpëruar – Xhojs

Xhejms Xhojsi (James Augustine Aloysius Joyce, 2.2.1882-13.1.1941) është shkrimtar irlandez. Lindi në Ratgard afër Dublinit, vdiq në Cyrih. Babai Xhon kishte dymbëdhjetë fëmijë. Dy djem i vdiqën nga tifoja. Pos tyre, Xhojsi kishte gjashtë motra dhe tre vëllezër. Xhojsi ishte më i madhi. U edukua në një familje nën frymën rigoroze katolike. Nëna dëshironte që i biri të bëhej klerik. Në moshën 16-vjeçare u shkëput, si nga religjioni, ashtu edhe nga familja. Ishte dëshmitar i rënies së prijësit irlandez Çarls Stjuart Parnelit (Charles Stewart Parnell). Irlandezët, nën ndikimin e një pjese të klerit, u kthyen kundër prijësit të tyre. Më 1891 shkroi poemën për vdekjen e Parnelit.

Si hero dhe si prijës shpirtëror të vetin, Xhojsi zgjodhi Odisenë. Një pjesë të madhe të jetës e kaloi nën ndikimin e theksuar të filozofisë së Toma Akuinit. Më 1898 u regjistrua në University College Dublin. Diplomoi për gjuhët moderne – angleze, frënge dhe italiane. Në vitin 1900 shkroi një ese për dramën e Henrik Ibsenit, e cila ishte një program poetik që ngre lart “lëshimin e ajrit të freskët” në konventat letrare të amullta. Në vitin 1901 shkroi artikullin “Teatri letrar irlandez”. Shkrimi nuk iu botua, d.m.th. iu censurua. Në vitin 1902 la Irlandën përgjithmonë. U kthye vetëm dy herë për të qëndruar për pak kohë. Itakën e vet e kërkoi në Trieste, në Paris dhe në Cyrih. Pas diplomimit, më 1902 vajti në Paris për të studiuar mjekësinë. I ndërpreu studimet për t’u kthyer në vendlindje ku i kishte vdekur e ëma nga kanceri.
Më 16 qershor të vitit 1904 njoftohet me Nora Barnakl, gruan e tij të ardhme. Ajo luajti rol të rëndësishëm në jetën dhe në krijimtarinë e Xhojsit. Këtë e dëshmojnë letrat e shumta që ia kishte dërguar. E dëshmojnë edhe veprat e tij. E lanë Dublinin, vajtën në Cyrih. Duke u shpërngulur nëpër qytete të ndryshme të Evropës, jetoi ndaras nga gruaja dhe nga dy fëmijët e tyre. Në çaste dëshpërimi i shkruante asaj letra me shumë dashuri dhe sinqeritet, me pasion dhe erotikë. “Ti më ke bërë njeri” i thotë Xhojsi Norës. Ajo e pranoi rolin e zonjës së pashkolluar në shërbim të gjeniut. Martesën e zyrtarizuan në vitin 1931, d.m.th. 27 vjet pasi ishin njoftuar. Tani Xhojsi kishte fituar famë botërore. Përkundër faktit se shpeshherë jetonin të ndarë dhe ballafaqoheshin me rrethana jetësore të vështira, dashuria e tyre ishte një prej më të mëdhave që mbahen në mend në botën letrare.

Më 1904-1905 punoi si profesor i anglishtes në Pullë. Si profesor anglishtes punoi 10 vjet edhe në Trieste. Më 1905 i lindi djali Xhorxh, ndërsa pas dy vjetëve – vajza Lucia. Më 1909 u kthye në Dublin për ta botuar përmbledhjen me tregime “Dublinasit”, por nuk ia doli. Vepra mbeti e pabotuar. Më 1915 vajti në Cyrih ku gjeti mbështetjen financiare të Viverit (Harriet Shaw Weaver). Më 1920 shkon në Paris ku qëndron njëzet vjet. Semjuel Beketin e kishte sekretar joformal. Qëllonte që me orë të tëra të qëndronin bashkë në studion e Xhojsit, pa këmbyer ndër vete as edhe një fjalë të vetme. Vajza e Xhojsit – Lucia e adhuronte autorin e Godosë, por Beketi e refuzoi.

Vajza e Xhojsit, Lucia u vendos në një klinikë neuropsikiatrike. Pas vdekjes së babait, atë e vizitoi vetëm një herë i vëllai, ndërsa nëna – asnjëherë. Me kalimin e kohës, Xhojsi iu paraqitën probleme me sytë. Pas disa operacioneve u verbua plotësisht. Më 11 janar 1941 u operua dhe ra në komë. Pas dy ditëve u zgjua dhe i kërkoi fëmijët e vet. Vdiq pa i parë. U varros në varrezat Fluntern të Cyrihut. Pranë tij u varrosën edhe gruaja Nora e cila ndërroi jetë më 1951. Aty pranë u varros edhe i biri Xhorxhi.

Në aspektin letrar, Xhojsi u formua nën ndikimin e Homerit (shek. VIII para K.), të poetit italian Dante Aligier (Dante Alighieri, 1265-1321), të filozofit dhe teologut dominikan italian të traditës skolastike Toma Akuin (Tommaso d’Aquino, rreth 1225-1274), të babait të tragjedisë moderne Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), të dramaturgut norvegjez – realistit dhe natyralistit Henrik Ibsen (Henrik Ibsen, 1828-1906), të filozofit, astronomit dhe okulistit italian që e dogjën si heretik – Gjoradno Bruno (Giordano Bruno, 1548-166), të filozofit dhe shkrimtarit italian Gjanbatista Viko (Giambatistta Vico, 1668-1744), të novelistit dhe dramaturgut rus Anton Pavlloviç Çehov (1860-1904), të prozatorit, dramaturgut dhe publicistit rus Llav Nikollaeviç Tolstoj (1828-1910) dhe të poetit e dramaturgut irlandez Uilliam Batler Jejts (William Butler Yeats, 1865-1939).

Jeta e Xhojsit dhe vepra letrare e tij determinohen:

– nga lidhja obsesive me Irlandën, e cila, përkundër mërgimit vullnetar në të cilin jetoi që nga fillimi i lidhjes së tij me Nora Barnakle, ka qenë temë e përhershme e veprave të tij;

– nga protesta kundër provincializmit dhe ngushtësisë shpirtërore të mjedisit të vet; si dhe

– nga rezistenca që i bëhej për ta legalizuar lidhjen e vet me Norën, që është pjesë e kësaj revolte.
Lidhur me krijimtarinë letrare të Xhojsit ka pasur polemika të ashpra. Megjithëkëtë, ai ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e prozës letrare të shekullit XX. Me eksperimentet në teknikën narrative dhe në strukturën e romanit si dhe në përdorimin e përroit të ndërgjegjes i dha një drejtim të ri letërsisë moderne.

Në fillim, Xhojsi i përkiste grupit të imazhinistëve, me poetin dhe kritikun amerikan Ezra Paund (Ezra Pound, 1885-1972) dhe me poetin, kritikun e dramaturgun amerikan, laureat i Çmimit Nobel – Elliët (Tomas Stearns Eliot, 1888-1965).
Katolik, i cili me non serviam të vet e flaku religjionin, por pa e shlyer nga vetëdija e vet, me veprat e veta dëshmoi synimin që me çfarëdo kushti të arrijë lirinë, duke u ngritur mbi çdo gjë – mbi familjen, mbi shoqërinë dhe mbi religjionin – të cilat e pengonin që në veprat e mëvonshme, vlerën më të madhe ta gjente në vitalitetin e njeriut të vogël të rëndomtë.
Por ajo që e bën të veçantë dhe të pakrahasueshëm, është aftësia e tij që katarzën t’ia kalojë gjuhës, duke luajtur me të, në rrafshin e strukturës së veprës, të renditjes së fjalëve në fjali, e në fund me zgjedhjen dhe me renditjen e shkronjave në fjalë.

Veprat kryesore të Xhojsit janë:

Përmbledhja me 15 tregime “Dublinasit” (Dubliners,1914) është shkruar në manirin natyralist-simbolist. Vepra bazohet në ngjarjet nga jeta e Norës, gruas së Xhojsit. Këtu flet për format e ndryshme “të paralizës shpirtërore” të njeriut të vogël irlandez. Ka përdorur teknikën e epifanisë (përshkrim i ndonjë tabloje apo situate që në shikim të parë duket trivial, që simbolikisht përmbledh thelbin e frymës së kohës apo të psikës së personazhit). Për ta botuar përmbledhjen, i duheshin tetë vjet. Botuesit kërkonin nga autori që një pjesë të tekstit, ose ta ndryshojë, ose ta heqë plotësisht. Fjala “bloody” (e përgjakshme), kryeredaktorëve u dukej e papërshtatshme. Flakja e kësaj fjale ishte kusht për botimin e veprës. Në këtë përmbledhje tregimesh pasqyron përditshmërinë dhe gjendjet shpirtërore të ndryshme të heronjve të vet.

Romani “Portreti i artistit në rini” (A Portrait of the Artist as a Young Man, 1916) është një autobiografi shpirtërore tipike në të cilën përshkruan procesin e rritjes dhe të çlirimit shpirtëror të artistit në një mjedis konvencional, që në aspektin religjioz dhe kombëtar është i hipersensibilizuar. Në këtë vepër Xhojsi për herë të parë e përdor teknikën e monologut të brendshëm.

“Uliksi” (Ulysses, 1922) është një ndër romanet më të rëndësishme të shekullit XX. Veprën filloi ta shkruajë që në vitin 1914. E shkroi për tetë vjet. Bëri përpjekje të mëdha për të gjetur botues. Duke e konsideruar veprën si kontraverse, botuesit nuk pranonin ta botojnë. Më në fund, më 1922 romani u botua. Edhe pas botimit, vepra hasi në vështirësi të mëdha. Pesëqind kopjet që më 1922 u dërguan në ShBA, u dogjën ose u asgjësuan. Index librorum prohibitorum i mesjetës, vazhdonte të ishte gjallë edhe në shekullin XX.

Romani shënoi kthesë në letërsi për arsye se autori përdor stil të ri të pasur me teknika letrare siç është “përroi i ndërgjegjes” (stream of consciousness). Vepra ka edhe parodi dhe humor. Karakteristika themelore e romanit është të shkruarit kaleodoskopik dhe struktura e formës. Libri përbëhet prej 18 kapitujve. Çdonjëri prej tyre përshkruan nga një orë të 16 qershorit dhe çdonjëri është i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme. Përpos kësaj, ato përputhen me nga një episod të “Odisesë” së Homerit.

Në të flet për njeriun e rëndomtë dhe për përpjekjen e tij për ta tejkaluar banalitetin e jetës dhe për t’i dhënë kuptim asaj. Mënyra tradicionale e të rrëfyerit shndërrohet në fishekzjarr virtuoz të stilit që imiton teknika të ndryshme të rrëfimit, që nga ato realiste deri te përroi i ndërgjegjes. Ky roman është një prej kërcimeve më të mëdha në teknikën romaneske, por edhe sintezë e synimeve moderniste. “Uliksi” konsiderohet bibla e modernizmit evropian në prozë.

Gjashtëmbëdhjetë qershori është dita kur zhvillohet veprimi te “Uliksi”. Ndër ithtarët e Xhojsit të shtrirë në mbarë botën, kjo ditë njihet si Bloomsday, dita e Blumit. Në mbarë botën, në Irlandë e sidomos në Dublin, për nder të “Uliksit” organizohen manifestime të shumta. Dublinasit dhe turistët shëtisin nëpër rrugët nëpër të cilat ka ecur Leopold Blumi, hanë e pinë nëpër kafeteritë në të cilat ka qëndruar ai më 16 qershor 1904. Është dita kur Odiseu i kohës moderne takoi Penelopën e tij – Norën, ditë që mbeti në përjetësi. Asociacionet xhojsiste në mbarë botën organizojnë edhe leximin publik të “Uliksit”.

Romani “Zgjimi i Fineganit” (Finnegans Wake, 1939) që e shkroi për 15 vjet, është vepra më intriguese e Xhojsit. Veprimi në roman zhvillohet natën dhe pjesërisht është vazhdim i “Uliksit”. Të gjitha teknikat e sapokrijuara të Xhojsit janë përdorur skajshmërisht. Janë braktisur të gjitha konventat për rrjedhën e veprimit, për ndërtimin e personazheve, madje edhe për përdorimin e gjuhës së paramenduar. Vepra bazohet në lojën e thellë të fjalëve. Libri përfundon me fillimin e fjalisë së parë, ndërsa fillon me fundin e saj. Libri në të vërtetë ka një rrjedhë rrethore. Xhojsi thotë se lexuesi ideal do të duhej të vuante nga “pagjumësia ideale” dhe kur ta lexonte librin do të kthehej përsëri në fillimin e tij, për ta lexuar sërish, duke u futur kësisoj në një rreth ideal. Në këtë roman autori arrin kulmin në përdorimin e teknikave narrative si dhe në shtresimin polisemik të gjuhës në boshtin sintagmatik dhe paradigmatik, madje që në rrafshin e fjalës. Me titullin aludon për vazhdimësinë e traditës irlandeze, ndaj kjo mund të interpretohet si: Irlandezët zgjohen përsëri. (Fini ka qenë prijës i ushtrisë së lashtë irlandeze, Fianna).
Sipas Gjanbatista Vikos, titulli “Zgjimi i Fineganit” mund të sugjerojë edhe vështrimin mitik të historisë si rrotullim qarkor. Në roman ndërthuren e larta dhe e ulëta, seriozja dhe komikja. Me këtë roman Xhojsi arrin kulmin e gjenialitetit krijues të vet. Sapo u botua, romani u shpall si një ndër veprat më të mira në Evropë dhe në Amerikë.

Me teknikën narrative, Xhojsi ushtroi ndikim mbi modernistët, sidomos mbi autorët e romanit të përroi të ndërgjegjes, sikundër janë prozatorja dhe eseistja angleze Virxhinia Vulf (Virginia Woolf, 1882-1941, përfundoi me vetëvrasje) dhe prozatori amerikan, laureat i Çmimit Nobel – Fokner (William Faulkner, 1897-1962).
Duke e paraqitur ritmin e mjedisit urban, Xhojsi frymëzoi shkrimtarin dhe eseistin gjerman Deblin (Bruno Alfred Döblinin, 1878-1957) dhe shkrimtarin amerikan Pasos (John Dos Passos, 1896-1970).
Me temën e ekzilit dhe të subversitetit ndaj idiomës së gjuhës angleze, ushtroi ndikim mbi shkrimtarët irlandez, sidomos mbi dramaturgun dhe romancierin Semjuel Beket (Samuel Beckett, 1906-1989).

Xhojsi ushtroi ndikim edhe mbi romancierin dhe eseistin anglo-indian Selman Ruzhdi (Sir Ahmed Selman Ruchdie, 1947-), tregimtarin, poetin dhe eseistin argjentinas Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges, 1899-1986), prozatorin meksikan Karlos Fuentes (Carlos Fuentes, 1929-2012), tregimtarin dhe eseistin peruan, laureat i Çmimit Nobel Mario Vargas Losa (1936-), teoricienin, kritikun dhe romancierin italian Umberto Eko (Umberto Eco, 1936-2016), shkrimtarin amerikan Filip Rot (Philip Roth, 1933-2018), poetin, dramaturgun dhe kritikun letrar të Karaibeve, laureat i Çmimit Nobel – Derek Volkot (1930-2017), shkrimtarin dhe mendimtarin anglez Entoni Barxhis (Anthony Burgess, 1917-1993) dhe shkrimtarin amerikan Filip K. Dik (Philip Kindred Dick, 1928-1982).

Kosovë: Pse po vonohet shpallja e rezultatit të zgjedhjeve?

Në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 530 qendra votimi iu nënshtruan procesit të rinumërimit të votave për shkak të manipulimeve të llojeve të ndryshme. Rezultate përfundimtare ende nuk ka.

Zgjedhjet në Kosovë u vlerësuan nga vëzhguesit ndërkombëtar si të rregullta, demokratike dhe pa telashe të mëdha në ditën e votimeve, por megjtihatë ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare. Kjo për arsye se në mbi 530 qendra votimi po kryhet rinumërimi i votave për shkak të parregullsive të shumta. Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) thonë, se deri tani janë numëruar më shumë se gjysma e votave nga këto 530 qendra.

“Procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve do të përfundoj brenda 3-4 ditëve, pastaj iu hapet rruga numërimit të votave me kusht, që praktikisht do t’i marrë edhe 2 ditë. Pra i kemi rezultatet e vendvotimeve të rregullta, të cilat janë në bazën e të dhënave, do t’i procedojmë rezultatet e vendvotimeve të rinumëruara, që po ashtu do t’ia bashkojmë rezultateve finale. Po kemi gjithashtu edhe rezultatet e votave me postë dhe mbeten vetëm edhe rezultatet e votave me kusht në mënyrë që të kompletohen të gjitha, dhe KQZ të publikojë rezultatet përfundimtare”, thotë Burim Ahmetaj Koordinatori i QNR-së.

Procesi i rinumërimit të votave në të paktën 530 vendvotime, nga rreth 2800 sa ishin në mbarë Kosovën, po bëhet për shkak të manipulimeve të shumta nga komisionarët e partive politike dhe që po vlerësohet se po e dëmtojnë të gjithë procesin zgjedhor.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tashmë ka ftuar Policinë dhe Prokurorinë hetuese që të qëndrojnë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të hetuar parregullsitë e raportuara. Sipas saj, gjatë numërimit të votave në disa qendra votimi janë bërë manipulime të llojeve të ndryshme. “Sa u takon komisionerëve, unë edhe tani mund t’u bëj thirrje publike edhe Policisë edhe Prokurorisë që mund të qëndrojnë lirisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe aty për aty të shohin dhe t’i marrin provat, sepse në ato vendvotime ku ka rinumërim janë bërë manipulime të llojeve të ndryshme”, thotë Valdete Daka.

Nga ana tjetër, mbi 40 mijë fletëvotime janë vlerësuar si të pavlefshme dhe tani pë tani sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, akoma nuk ka një konstatim rreth natyrës së pavlefshmërisë së këtyre fletëvotimeve.

“Edhe sa i përket këtij procesi zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani në këtë periudhë kur po bëhet rinumërimi i disa vendvotimeve është duke gjetur fletëvotime të pavlefshme dhe duke parë natyrën e tyre. Sigurisht pasi të kemi më shumë kohë do të ketë një raport lidhur me detajet, statistikat që i përkasin pavlefshmërisë së fletëvotimeve”, thotë Valmir Elezi.

Organizata të shoqërisë civile që janë të angazhuar në monitorimin e zgjedhjeve, thonë se mosinformimi i duhur i qytetarëve ka bërë që të ketë shumë fletëvotime të pavlefshme.

“Në bazë të të analizimit të këtyre fletëvotimeve të pavlefshme përgjatë këtyre cikleve të kaluara zgjedhore 5 deri në 6 pikë në përqindje është kryesisht numri i votave të pavlefshme si rezultat i informimit të gabuar apo fushatave të partive, sesa rasteve kur është shënuar më shumë se një subjekt politik që mund të përkthehet në prishje të qëllimshme të fletëvotimit nga ana e votuesve, andaj KQZ duhet të trajtoj pjesën më të madhe të këtyre fletëvotimeve të pavlefshme që vijnë si rezultat i informimit”, thuhet në një raport të KDI, rrjeti i organizatave që monitorojnë procesin e zgjedhjeve.

Sipas KDI-së, dhjetë komunat me përqindjen më të lartë të votave të pavlefshme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit janë: Skënderaj 9.66%, Novobërdë 9.64%, Drenas 9.47%, Podujevë 8.40%, Lipjan 8.31%, Rahovec 8.07%, Dragash 6.67%, Malishevë 6.27%, Kamenicë 5.91% dhe Viti me 5.90%.

Analistët politik nga ana e tyre thonë, se një prej pikave më të dobëta të sistemit zgjedhor mbetet rinumërimi i pashmangshëm i kutive të votimit dhe e gjithë kjo është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike. Blerim Burjani analist politik dhe ish-anëtar i KQZ-së i tha DW-së se reforma zgjedhore në Kosovë është e domosdoshme. “Duhet të ndodhë një reformë zgjedhore adekuate që eviton mangësitë si në vijim: Ndaljen e manipulimit me votat të kandidatëve të partive që vet partitë politike përmes komisionerëve të tyre i bëjnë. Komisionerët partiak nuk duhet të numërojnë vota, por këtë duhet ta bëjnë punonjësit civil. Dhe KQZ, Këshillat e Vendvotimeve (KVV) dhe Këshillat Komunale Zgjedhore (KKZ) duhet të depolitizohen plotësisht”, thotë Blerim Burjani, sipas të cilit vetëm ndëshkimi i partive politike me gjobë, mund ta ndalë procesin e manipulimit me numërimin e votave.

“Manipulime të votave bëhen, sepse sistemi është i tillë ku partitë politike përmes komisionerëve të tyre numërojnë votat e tyre. Po qe se rriten ndëshkimet ndaj partive politike, atëherë partitë mund ta ndalin këtë fenomen dhe të mos bëjnë gjëra të kundërligjshme dhe duhet të ketë gjoba të rrepta ndaj partive politike e jo vetëm ndaj komisionerëve të partive. Partitë politike keqpërdorin komisionerët e tyre, sepse e dinë që përgjegjësia penale është individuale dhe jo partiake. Pra, duhen mbyllur lista për të ndalur vjedhjen e votave të kandidatëve brenda së njëjtës parti politike”, thotë Blerim Burjani.

Sidoqoftë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas KQZ-së nuk mund të publikohet pa përfunduar rinumërimi i vendvotimeve të kontestuara, numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave më aftësi të kufizuara dhe që ky proces mund të kërkojë kohë edhe të paktën një javë. Në bazë të rezultateve preliminare lëvizja Vetëvendosja mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit e pasuar nga LDK-ja. Këto dy parti tashmë janë në fazën e negociatave për formimin e një koalicioni qeverisës në Kosovë./dw

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen, por çka thotë ligji sipas Marrëveshjes së Përzhinos

Maqedonia do të votojë më 12 prill të viti 2020 dhe për këtë janë marrë vesh kryetarët e partive parlamentare në takimin e djeshëm (20.10.2019) tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Zgjedhjet duhet të mbahen dhe për këtë ekziston Ligj që është miratuar me marrëveshjen e Përzhinos në vitin 2015, të dakorduar nga PDSH, BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE ndërmjetësim të zyrës së BE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni.

Neni 44:
(1) Për organizim të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njëqind ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjedh ministër të Punëve të Brendshme dhe ministër të Punës dhe Politikës Sociale, me propozim të opozitës me mandat i cili zgjat deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e realizuara për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me ç’rast mandati u ndërpritet sipas fuqisë së ligjit.

(2) Ministrin e Punëve të Brendshme e propozon partia në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pas konsultimit paraprak me të dyja partitë politike me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

(3) Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale e propozon partia në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

(4) Ministri i Punëve të Brendshme mund të kryejë më së shumti 15 shkarkime ose sistemime, në vend më të ulët ose më të lartë të bartësve të pozitës udhëheqëse në ministri, në pajtim me ligjin. Ministri i Punëve të Brendshme mund të bëjë edhe sistemime horizontale të të punësuarve që janë me propozim të tij në numër deri 10% nga numri i sistemimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre sistemimeve në vitin 2013 dhe 2014.

(5) Ministria e Financave dhe organet tjera të administratës shtetërore dhe subjektet juridike, menjëherë pas zgjedhjes së ministrit të Punëve të Brendshme nga paragrafi (1) i këtij neni, i miratojnë procedurat për angazhimin e personave për nevojat e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme.
(6) Me ditën e emërimit të personit në pozitë udhëheqëse nga paragrafi (4), ministri është i detyruar që të emërojë zëvendës plotësues me propozim të zëvendësministrit plotësues.

(7) Zëvendësi plotësues i nëpunësit udhëheqës nga paragrafi (6) bashkë dhe
në mënyrë të barabartë merr pjesë në realizimin e kompetencave që dalin nga ligji dhe aktet nënligjore.

(8) Të gjitha aktet në kompetencë të nëpunësit udhëheqës duhet të nënshkruhen edhe nga nëpunësi udhëheqës edhe nga zëvendësi plotësues i nëpunësit udhëheqës. Nëse akti është nënshkruar vetëm nga njëri person konsiderohet se i njëjti nuk prodhon veprim juridik.

Si ndodhi aksidenti ku u përfshi mbrëmë Albin Kurti, ç’thotë Vetëvendosje

Eskortës që po e shoqëronte mbrëmë Albin Kurtin i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtësi të ulët.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipërisë tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë.

Kurti nuk është lënduar. Atij i është ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime. Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.
Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar. Më pas u largua drejt Kosovës, raporton Ekspress.

Aksidenti është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje. “Po ka pasur një aksident të lehtë, por pa lëndime në njerëz. S’është askush i lënduar”, thuhet në deklarimin e VV-së.

“Shqipëria e Maqedonia e Veriut e kanë vendin në BE, të vijojnë reformat” – Deklarata e CDU/CSU

Grupi CDU/CSU ka bërë një deklaratë zyrtare pas mosçeljes së negociatave të vendit me BE-në.

Në qëndrimin e ditës së sotme, Wadephul e Schmidt shprehen se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në BE dhe se duhet të vijojnë reformat në mënyrë që kur të diskutohet sërish, Franca të mos jetë në gjendje që të bllokojë çeljet e negociatave.

Wadephul: “Unë u bëj thirrje të dy vendeve të kapin votën negative të Këshillit Evropian, si një nxitje për të vazhduar të gjitha përpjekjet e reformës. Nëse këto do të ndiqeshin, dyshuesit do të forcoheshin. Nëse të dy vendet mbeten në kurs, Paris nuk do të jetë në gjendje të ndalojë negociatat e pranimit për herë të dytë. Bundestag është në ndjekje të axhendës së reformës për vendimin e saj. Gjermania qëndron për një perspektivë evropiane të Ballkanit Perëndimor “.

Schmidt: “Vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet të rishikohet menjëherë. Lidhja e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk duhet të bllokohet. Ne mbajmë bindjen se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një vend në Bashkimin Evropian nëse ato i plotësojnë kriteret. Kjo përfundimisht përfshin fillimin e procesit të regjistrimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të shohin veten dhe arritjet e tyre – deri në një ndryshim në emrin e shtetit ose një reformë gjithëpërfshirëse të gjyqësorit – dhe të punojnë së bashku në deficitet e mbetura. Vendimi i kushtëzuar i Bundestagut të Shtatorit, i cili përcakton kushte të qarta për hapjen e negociatave të pranimit, duhet të tregojë gjithashtu rrugën e miratimit për shqetësimet franceze, holandeze dhe daneze. Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë atë sferën e tyre të ndikimit. Askush nuk e dëshiron atë.”

Burri kapërcen rrethimin dhe i shkon ballë për ballë luanit, fatmirësisht ia hedh paq (Video)

Vizitorët në kopshtin zoologjik të New Delhi, në Indi, u tme*rruan pasi një person kapërceu gardhin e lartë që rrethonte rrethimin e luanit dhe vazhdoi të ngac*mojë macen e madhe para se të nxirrej që andej me plagë të lehta.

Burri, të cilin dëshmitarët okularë e përshkruanin si të çekulibruar dhe të paqëndrueshëm mendërisht, është identifikuar si Rehan Khan, 28 vjeç, nga Bihar. Khan arriti të kapërcente gardhin, pavarësisht përpjekjeve të rojeve të kopshtit zoologjik për ta ndaluar atë.

Ai pastaj u filmua i ulur ballë për ballë me një luan përpara se të të shtrihej pranë felinit të madh.

Ngjarja, e cila ndodhi rreth orës 12:30 të mëngjesit, me orën lokale të së enjten përfundoi kur punëtorët e kopshtit zoologjik qetësuan luanin dhe shpëtuan burrin nga vd*ekja e sigurt.

Universiteti i Vjenës boton libër për veprimtarinë muzikore të Vëllezërve Sejdiu (VIDEO+FOTO)

Libër në gjuhën angleze i botuar në Vjenë për veprimtarinë muzikore të Vëllezërve Sejdiu.

“Sukses mbi sukseset!
Intervistë me Jashar Sejdiun, me rastin e daljes nga shtypi të librit në gjuhën angleze të botuar në Univerzitetin e Muzikës në Vjenë, për veprimtarinë muzikore të Vëllezërve Sejdiu.”, shkruan Ixhet Lutfiu, gazetar i RTV “Zëri i Kosovës”, i cili ka zhvilluar këtë intervistë:

“Përzemërsisht e faleminderoi gazetarin e Tv Zëri i Kosovës që vepron në Danimark z.IXHET LUTFIUN,i cili,posa kisht kuptuar se jemi kthyer nga Vienna nga AUSTRIA,menjiherr shfrytëzoi rastin dhe na ftoi për një intervist që me të vërtet u pa se interesimi i tij ishte i madh për të çu përpara vlerat tona kulturore,
Kombetare ,njëherrit e faleminderoi edhe gazetarin e madh dokumentaristin e cmuar z.Alush Kamberin qe ne kete interviste na vleresoi larte,dhe pe kete jemi krenar!
Nuk harroi pa i pershendetur edhe Shqiptaret e Danimarkes!
Faleminderit edhe njiher!” – ka shkruar në profilin e tij në Facebook këngëtari Jashar Sejdiu.