Ballina Blog Faqe 576

Civilmedia: Zaev po shqyrton mundësinë për krijimin e një qeverie të re pa BDI-në?!

Gjithnjë e më e sigurtë është se, LSDM-ja nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por të dielën në Ohër organet partike  pritet që të vendosin për reformimin e plotë të kabinetit qeveritar, shkruan Civilmedia.mk.

Disa burime brenda partisë social-demokrate, nuk përjashtojnë as mundësinë për dorëheqjen e gjithë ministrave dhe kryeministrit Zoran Zaev. Në këtë mënyrë, koalicioni i krijuar më 27 prill 2017 do të shkonte në histori.

Nëse realizohet një skenarë i tillë, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, do të kërkonte mandat të ri nga presidenti Stevo Pendarovski dhe do të fillonte bisedime për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar me opozitën shqiptare dhe 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, por pa BDI-në, shkruan portali Civilmedia.mk, transmeton gazeta Lajm

Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

Funksionari i BDI-së: Aliu nuk rrënoheshka kollaj!!!

Funksionari dhe anëtari i lartë i BDI, Ilmi Selami ka dalur me një postim në përkrahje të kreut të BDI, Ali Ahmeti, pas publikimit të disa përgjimeve nga El Cheka.

Ja postimi i tij:

…e nxorët Selën, mandej Billin me Kimin, mandej këto shiptarçiçat e lsdm-së, mandej Fatimen me “shoqet” e veta…
Edhe para tyre kishte plot të tillë…
Tani Sheqerimi – el cheka…

A keni bre hala heronjë për t’i nxjerrë e për ta provuar sepse ky Ali Ahmeti goxha çelik i fortë paska qenë…!!!
Aj mundohuni edhe më tej, provoni mënyrat, ndëroni format, sjellni fytyrat, zgjidhni pajisjet, shihni veglat…bëjani diqysh se

Aliu nuk rrënoheshka kollaj!!!
Pyfff !

Marrë nga Ina

Tetova brenda natës mbushet me grafite kundër BDI-së (VIDEO+FOTO)

Tetova gjatë natës është mbushur me grafite kundër BDI-së.

Ky aksion vjen menjëherë pas publikimit të përgjimeve ku dëgjohen krerët e BDI-së duke ofenduar tetovarët.

Koefiçentët e zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Do të surprizoheni!

Detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara është thjesht një nga më të vështirat në botë. Sigurisht, atyre që kanë qenë në këtë post u janë dashur vite të tëra arsimim për t’u marrë në konsideratë, e gjithashtu një lloj zgjuarsie totalisht ndryshe nga njerëzit e thjeshtë për të pasur sukses.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se cilët kanë qenë komandantët e përgjithshëm më të zgjuar e ata më pak të zgjuar? Nëse nga Shtëpia e Bardhë është marrë ndonjëherë ndonjë vendim i dobët, kjo ka ardhur si pasojë e fatit të keq apo budallallëkut?

Pavarësisht se cilën parti mbështesni më shumë, ndoshta nuk do të mund t’i besoni rezultatet që po ju bëjmë të ditur në fotogalerinë e mëposhtme. Por, fillimisht le të mësojmë se nga kanë ardhur të dhënat…

Në vitin 2001, një “e-mail” doli në pah me të dhënat për koefiçentin e zgjuarsisë së shumë presidentëve amerikanë, por edhe pse u raportua si i vërtetë, ekspertët vlerësuan se ishte thjesht një mashtrim.

Vite më pas, një tjetër studim më aktual i zgjuarsisë së presidentëve u publikua. Ai përdori mjetet e historiometrisë, një studim historik i progresit njerëzor apo i karakteristikave personale individuale duke përdorur analizat statistikore.

Ky artikull përmban jo vetëm gjetjet e atij studimi, por edhe të shumë të tjerëve të ngjashëm, me vlerësime të kombinuara nga një shumëllojshmëri burimesh. Tashmë hidhini një sy renditjes, nga më pak i zgjuari tek ai më i zgjuari, por përgatituni si gjithmonë për disa rezultate surprizuese.

Ulysses S. Grant – 120
James Monroe – 128.6
Martin van Buren – 129.4
William Howard Taft – 129.5
James Buchanan – 129.6
Andrew Johnson – 129.7
Zachary Taylor dhe Harry S. Truman – 129.8
Warren Harding – 129.9
George Washington – 130
Barack Obama – 130.1
Gerald Ford – 130.2
Franklin D. Roosevelt – 130.5
Lyndon B. Johnson – 130.6
Calvin Coolidge – 131.5
Herbert Hoover – 131.6
Ronald Reagan – 131.9
Richard Nixon – 132.6
George H. W. Bush – 133
William McKinley dhe James Polk – 133.4
Grover Cleveland – 134
Andrew Jackson – 135
Dwight D. Eisenhower – 135.1
Benjamin Harrison – 135.4
William Henry Harrison dhe Rutherford Hayes – 136.3
George W. Bush – 137
Franklin Pierce – 137.4
John Tyler – 138.1
Millard Fillmore – 139
Abraham Lincoln – 140
James Garfield dhe Chester Arthur – 142.3
Theodore Roosevelt – 143
John Adams – 145
Woodrow Wilson – 145.2
Bill Clinton – 149
John F. Kennedy – 149.8
Thomas Jefferson – 150
James Madison – 150
Jimmy Carter – 153
John Quincy Adams – 165
Donald Trump dhe Hillary Clinton? – Për shkak të kohës kur është publikuar studimi i “IQ” së presidentëve, nuk ka ende përllogaritje zyrtare për presidentin Donald Trump, apo rivalen e tij Hillary Clinton. Por, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, disa raportime dolën në pah duke pretenduar se koefiçenti i Trumpit ishte 156 (një nga më të zgjuarit e të gjitha kohërave), por shumë shpejt kjo gjë u hodh poshtë si diçka e rreme. E ndërsa disa mund të mendojnë se koefiçenti i Hillarysë është më i lartë sesa ai i bashkëshortit të saj, Bill, me një koefiçent zgjuarsie prej 149, të tjerë mund të mos bien dakord.

Humb jetën mësuesi 27-vjeçar, tragjedi teksa fluturonte me parashutë (FOTO+VIDEO)

27 vjeçari Gezim Elezi humbi jetën pasditen e sotme. I apasionuar me sportet “ex*treme”, sidomos me atë të fluturimit me parashutë, prej kohësh Elezi e ushtronte këtë në zonët e vendlindjes së tij, por jo vetëm.

Një nga fluturimet e sotme ka rezultuar fat*al për të riun dibran.

Sipas shokëve, që kanë qenë me të në garë, humbja e kontrollit te parashutës për shkak të erës së fortë mendohet të jetë shkaku.

Ata ishin nisur nga lartesite e Zimurit drejt qytetit te Peshkopisë.

Vik*tima, mësohet se ishte me profesion mësues pranë shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rrushiti”.

https://www.youtube.com/watch?v=2ra3AP7ZBsI&feature=youtu.be

Plani i ri i BDI-së

“Bashkimi Demokratik për Integrim në bashkëpunim me NDI është duke hartuar programin e ri politik, duke angazhuar ekspertë ndërkombëtar siç është z. Blair McDougall.

Gjatë gjithë javës z.McDougall ka pasur takime aktive me përfaqësues të BDI-së, duke filluar me koordinatorin për programin z. Fatmir Besimi, nënkryetarët e partisë, forumin rinor dhe forumin e gruas, kryetarin e kuvendit, deputetë, ministra, sekretarët e partisë, përfaqësues të kryesisë qëndrore si dhe Kryetarin z. Ali Ahmeti, cilët kanë participuar në mënyrë aktive, fillimisht me ide dhe këndvështrimet e tyre, se si e shohin BDI-në e së ardhmes për të ardhur deri tek përpilimi i njërës fazë të programit politik.

Qendra analitike hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, do vazhdojë të koordinojë projektin për programin politik të BDI-së, për të konsultuar nevojat e qytetarëve më qëllim që programi i ardhshëm të jetë sa më gjithpërfshirës dhe pragmatik.” – Qendra analitike hulumtuese “Abdilaqim Ademi”.

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Shkup-Kosovë (FOTO)

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, menjëherë pas tunelit që çon drejt Kosovës, shkruan gazeta KOHA.
Para gjysmë ore, dy vetura – një BMW me targa nga Tetova dhe Reno Clio me targa kosovare janë përplasur, ndërsa ka të lënduar.
Gabimi, siç thonë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, është i shoferit të Renos nga Kosova, pasi ka tejkaluar katër vetura dhe është përplasur direkt me BMW e tetovarit.

Qytetarë të shumtë po ndihmojnë të lënduarit derisa të vijnë ekipet e Ndihmës së Shpejtë.

Rruga drejt kufirit në Bllacë aktualisht është e bllokuar.

Athinë/ Shkrumbohet nga zjarri autobusi me targa shqiptare (VIDEO)

Një autobus i një agjencie turistike shqiptare është djegur në Athinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin Karaiskaki në lagjen “Metaksurgjio”.

Tre makina zjarrfikëse u angazhuan për shuarjen e flakëve. Brenda një ore zjarri u shua, por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga mjeti.

Mësohet se autobusi bënte udhëtime drejt Shqipërisë, Turqisë dhe Bullgarisë. Siç raportojnë mediat greke, pronari i autobusit ishte i habitur nga ngjarja pasi siç ka treguar ai nuk kishte marrë kurrë ndonjë kërc*ënim.

Aksident në autostradën Tetovë Shkup, dy makina fluturojnë në greminë

Edhe një aksident trafiku në autostradën Tetovë Shkup në afërsi të Tetovës. Aksidentohen dy makina dhe për pasojë fluturojnë nga autostrada dhe përfundojnë në greminën afër fushave. Edhe ky aksident ku janë përfshirë dy makina, ka kaluar vetëm me lëndime të lehta dhe dëme materiale.

Rrokulliset makina në rrugën Tetovë-Gostivar (FOTO)

Një makine ka fluturuar nga rruga gjatë vozitjes në autostradën Tetovë-Gostivar, vetëm një kilometër nga pikë pagesa e Tetovës. Ne makina kanë udhëtuar dy persona te cilët sipas informatave te para kane kaluar me lëndime të trupore dhe jashtë rrezikut për jetë. Ne vend ngjarja kanë arritur zjarrfikësit dhe ndihma e shpejte. Pritet arritja edhe e pro*kurorisë për ta hetuar rastin./Alsat

LSDM-ja të dielën në Ohër sjell vendim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

“Të dielën Këshilli Qendror do të mbaj mbledhje në Ohër dhe do të diskutoj për situatën e krijuar pas takimit me kancelaren Merkel.

Ne kemi thënë që mbajmë llogari për fotografinë e gjerë të vendit. Ne kishim shans që me zgjedhjet presidenciale t’i mbjamë edhe ato parlamentare, por nuk deshëm të japim alibi, them se këtë e anuluam për shkak se deshëm të shohim se çfarë do të ndodhë. Të dielën në Ohër ky vendim do të shqyrtohet nga organet e partisë”, deklaroi Radmilla Sheqerinska, zv kryetare e LSDM-së, sipas së cilës LSDM-ja mban llogari për ardhmërinë e vendit dhe jo vetëm për interesat partiake të saj.

Integrimi europian, The Economist: Disa deputetë gjermanë kërkojnë ndarjen e Tiranës dhe Shkupit, Franca dhe Holanda janë pengesë për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së

Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është shtyrë për në vjeshtë. Kështu raporton media ndërkombëtare “The Economist”, që thekson se Franca dhe Holanda janë pengesë për zgjerimin e mëtejshëm të BE.

Skeptike për këtë proces është dhe Gjermania, që nuk është plotësisht e bindur nga reforma në gjyqësor e Shqipërisë.

Disa deputetë të Bundestagut kërkojnë që Tirana dhe Shkupi të ndahen dhe të trajtohen veçmas sa i përket negociatave.

“The Economist” thekson se deri pas pushimeve verore nuk do të ketë vendim për negociatat, ndërsa një shans konkret për hapjen e tyre mund të jetë fundi i tetorit.

Sipas medias ndërkombëtare, shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është e justifikuar për shkak të krizës politike.

Nuk është gjithmonë faji i higjenës, ja 3 shkaktarët e erës së keqe të gojës

Era e keqe e gojës është si një dritë e pasme e makinës e thyer, nuk e di për të derisa dikush të vë në dijeni duke të të vënë në siklet. Stomatologët pohojnë se kjo është një gjë më se normale në mëngjes, por nëse ju mban erë goja thuajse gjatë gjithë kohës, mund te jetë shenjë e ndonjë problemi.

Nuk po merrni mjaftueshëm zink: Zinku është një mineral shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai parandalon veprimin e radikaleve të lira në organizëm, mbron dhe forcon sistemin imunitar, ndihmon në rigjenerimin e qelizave etj. Mungesa e zinkut është një ndër arsyet kryesore pse ju vjen erë e keqe nga goja. Kjo ndodh pasi zinku rrit nivelet gustinës në gjak, një proteinë e cila kontrollon gjëndrën e shijes.

Po merrni mjekime të caktuara: Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, depresionin dhe ato për trajtimin e alergjive mund të kenë si efekt anësor tharjen e gojës dhe shfaqjen e erës së keqe të saj.

Mund të keni diabet: Një ndër shenjat e para të diabetit të tipit 2 është thatësia e gojës, si pasojë e vështirësive që ka organizmi për të mbajtur nën kontroll sheqerin në organizëm. Prandaj mos mendoni se është faji i higjienës personale nëse ju vjen erë e keqe nga goja, por shkoni menjëherë tek mjeku për një kontroll më të specializuar.

Spinaqi, ilaçi i shumë sëmundjeve

Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese. Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.

Spinaqi ka nivel të lartë kalçiumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim shumë i mirë për trurin. Kalçiumi ndihmon në funksionimin e trurit. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s (harresës). Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq. Ai përmban antioksidantë, të cilët luftojnë stresin oksidativ dhe ndihmon në zvogëlimin e dëmeve që shkakton. Një studim i cili u bë ndaj njerëzve të shëndetshëm zbuloi se spinaqi ndihmoi në parandalimin e dëmtimit oksidativ.

Megjithëse studimi i përmendur më sipër ishte mjaft i vogël, gjetjet janë mbështetur nga studime të tjera të kafshëve dhe njeriut Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut. Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrave (100 g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori). Është burim i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterinës.

100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Georgievski: Turp për Kosovën…

Ish-kryeministri Ljubço Georgievski thotë se është turp i madh për shtetin e Kosovës që nuk ka ftuar delegacion maqedonas në shënimin e 20 vjetorin të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

“Me rastin e kremtimin të 20-vjetori të hyrjes së NATO-s në Kosovë, siç vura re, nuk kishte delegacion nga Maqedonia. Është turp i madh për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Injorimi i Maqedoninë dhe rolit të saj dhe mbështetjes së plotë logjistike ndaj ndërhyrjes së NATO-s, krizës së refugjatëve dhe pasojave që kishte në vendin tonë. Dhe e fundit: vendimi që vetëm përmes Maqedonisë të futen në ofensivë tokësore. Më pas na e kthyen me agresion ushtarak”, ka shkruar Ljubço Georgievski në profilin e tij në Facebook.

Sela: Zgjedhjet mbahen së shpejti, BDI-në do ta dërgojmë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, është i bindur se partia e tij do të del fituese në bllokun politik shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që sipas tij, pritet të mbahen së shpejti, pas dështimit të qeverisë për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Kreu i ASH-së foli edhe për zhvillimet e fundit politiket, për publikimin e bisedave të përgjuara dhe për arrestimin e funsionarit të BDI-së Jahi Jahia, i dyshuar për marrjen e ryshfetit.

Këto komente Sela i bëri në mbledhjen e Forumit Rinor të ASH-së në degën e Sarajit, ku kryetar u zgjodh Fitim Aliaj. Para të pranishmive kreu i Aleancës, foli edhe për dukurinë e largimit të rinisë nga vendlindja, shkruan gazeta Lajm.

Për të pozitën e vështirë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Sela akuzoi partinë shqiptare BDI.

Në fund, Sela u zotua se partia e tij do të angazhohet që të barazojë statusin juridik të shqiptarëve me maqedonasit, në të kundërtën, tha ai, vendi nuk ka perspektivë.

11 hapat drejt shkarkimit të presidentit Ilir Meta

Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që është duke e ndjekur seancën e sotme parlamentare thotë se maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit.

1. Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.

2. Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.

3. Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

4. Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.

5. Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.

6. Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.

7. Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.

8. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

9. Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit Hetimor.

10. Kuvendi me pas bazuar në këtë raport vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.

11. Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.

Xhaferi: Tetovarët kërkojnë largimin e selisë së BDI-së nga Tetova

Arianit Xhaferi

Qytetarët e Tetovës shprehin fuqishëm indinjatën dhe zhgënjimin e tyre nga bisedat e përgjuara telefonike, ku personalitete të ndryshme dhe vet tetovarët janë ofenduar rëndë.

Kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitarë nga ajo që po dëgjojmë në këto biseda të eksponentëve kryesorë të një partie politike, që është në pushtet gati 20 vite.

Niveli i ulët i komunikimit, inskenimet e situatave para-politike, emërimet, denigrimi i pozitës së femrës shqiptare në shoqëri, shantazhet ndaj kundërshtarëve poltik dhe familjeve të tyre, nënçmimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe, korrupsioni dhe demotivimi i brezave për një të ardhme më të mirë në këtë shoqëri, janë sinjale që këto personazhe nuk meritojnë të jenë vendim-marrës për procese të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetët tona.

Prandaj, kërkojmë urgjentisht që selia e kësaj partie, pra e Bashkimit Demokratik për Integrim të largohet nga Tetova në afat të pacaktuar kohor.

Kërkojmë edhe angazhimin e antarëve të ndershëm tetovarë të kësaj partie që të bëjnë presionin e tyre, që kjo parti mos të mbetet peng e personave me hipoteka të ndryshme nga e kaluara. Kjo së pari do të jetë për të mirën e tyre e pastaj edhe për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës më të gjerë.

Zaev në takim me Merkelin: Bundestagu në shtator do të sjell vendim për nisjen e negociatave me BE-në (Video)

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, së bashku me zv.kryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot kanë realizuar takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Merkel në takim ka thënë se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për zgjerimin e Unionin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim Merkel ka potencuar se Maqedonia e Veriut e ka përmbushur atë që është pritur dhe se Berlini sheh shumë gjëra pozitive.

Ndërsa Zaev në takim ka thënë se Maqedonia e Veriut ka besim të plotë në kancelaren Merkel dhe e mbështet politikën e saj për zgjerimin e BE-së, si dhe politikat e saj për Ballkanin Perëndimor.

Në takim është thënë se Gjermania është partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, me të cilën do të punohet për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në njoftim shprehet e bindur se këtë vit shteti do të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit Zaev dhe Merkel nuk kanë dhënë deklaratë për media, ndërsa opinioni është njoftuar përmes komunikatave./Telegrafi/

Fazë e verdhë alerte në mbarë vendin, temperatura deri në 38 gradë

Vendi sot do të përfshihet me temperatura të fazës së verdhë alerte. Temperatura do të rritet deri në 38 gradë Celsius, për këtë shkak bëhet apel deri te qytetarët të mbrohen nga ekspozimi direkt në diell, të shmangin qëndrim në ambient të hapur në periudhën prej orës 11 e deri në orën 17, të vishen rroba të lehta. Gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell rekomandohet vendosja e syzeve mbrojtëse dhe kapelave, njofton Koha.mk

Rekomandimi i Komisionit për ndjekjen e gjendjes dhe efekteve nga temperaturat e larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë është gjatë ditëve të nxehta ekstreme të këtilla, qytetarët të qëndrojnë në ambiente të hapura, para së gjithash të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambient të hapur në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Personat me sëmundje kronike u rekomandohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.

Rekomandohet konsumimi i ushqimit të lehtë dhe të lëngjeve, ndërsa veçanërisht të kihet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produktet të papërpunuara termikisht, për shembull majonezë, akullore dhe kremra të ndryshëm. Nevojitet konsumim të sasisë më të madhe të lëngjeve, më mirë uji i thjeshtë është më i preferuar ndërsa duhet të shmangen pijet alkoolike. Gjatë hyrjes në automjet rekomandohet që fillimisht automjeti të ajroset për një periudhë të caktuar kohe.

Sinoptikët prej sot e deri të dielën paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë me temperatura maksimale mbi 35 gradë. Nga e diela në orët e pasdites sërish do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, ndërsa temperatura maksimale do të jenë rënie graduale. (koha.mk)