Tubimin e radhës, dhe përmbyllës për kampanjën e zgjedhjeve residenciale, kandidati i pavarur Blerim Reka, i përkrahur nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte e kanë realizuar në qytetin e Tetovës.
Të pranishëm në këtë tubim, mysafir ishin edhe, Kryetari i Vetvendosjes, Albin Kurti, deputetët Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca etj.
Në prani të një numri të madh të simpatizantëve, Kreu i BESËS KASAMI theksoi se: Shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin shqiptarin më 21prill, duke votuar për prof Blerim Reka, pasiqë është e vetmja zgjidhje më e mirë për shqiptarët por edhe për të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut. Ky shtet mund të mbijetojë vetëm mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Çdo imporovizim tjeter është vetëm kthim në bashkim vllazërim kur çmimin çdoherë e kanë paguar shqiptarët ndërsa benefitet i kanë fituar maqedonasit.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, do të jetë më 21 prill, ndërsa prof Blerim Reka, garon me numrin rendor 1.
Shumë më shumë vende të lira në shkollat e mesme në krahasim me numrin e nxënësve që kanë përfunduar ose janë të regjistruar në arsimin fillor reflekton situatën me rritjen e emigracionit jashtë vendit dhe normat në rënie të lindjeve në Tetovë.
Autoritetet parashikuan se ka hapësirë për regjistrimin e 3,570 nxënësve të shkollave të mesme dhe gjithashtu zbuluan se 2,130 do të përfundonin arsimin fillor. Pritet që edhe më pak fëmijë do të fillojnë të hyjnë në klasën e parë.
Shkolla fillore Kiril dhe Metodij në Tetovë, ka më pak nxënës në një klasë për arsimin e lartë. “Numri i regjistrimit në shkollat e mesme, arrin rreth 2,100 deri 2,150 nxënës që përfundojnë arsimin fillor.
Ndërsa regjistrimi në vitin e parë në shkollat e mesme komunale, numri i nxënësve të regjistruar është nga 1700 në 1800 nxënës. Kështu që ne kemi nga 250 deri në 300 nxënës që përfundojnë arsimin fillor dhe nuk regjistrohen në shkollat komunale.
Ku janë këta nxënës mund të shkojnë në shkollat publike, por edhe mund të shkojnë edhe në shkolla private për t’u regjistruar apo shkollat fetare që ne departamein e komunës nuk kemi asnjë informacion, ndërsa një numër i nxënësve mund të të ketë migruar në një qytet tjetër apo jashtë vendit ” , tha Ahmed Qazimi, udhëheqës i sektorit për aktivitete publike në komunën e Tetovës.
Në Shipkovicë, të Tetovës po braktisen klasat e nxënësve. Nëse në vitin 1981 kishte 130 nxënës në klasë të parë, tani ka vetëm 14.
“Në fshat kemi një zvogëlim të numrit të nxënësve. Në komunat e tjera, aq sa ne mund të shohim fëmijët që vijnë në shkollat e mesme nga komunat tjera si Pollogu, aty vëren se nga viti në vit ulet numrin i nxënësveve që regjistrohen në shkollat e mesme”, thotë Qazimi.
Vetëqeverisja lokale dëshiron të ndikojë nëpërmjet edukimit të rrjedhave sociale duke iu përgjigjur nevojave të reja të tregut të punës. Prandaj, për vitin e ardhshëm shkollor ka profile të reja në shkollën e mesme mjekësore.
I lexova reagimet (ankesat) e disave, pse Kosova paska dhene nje shume simbolike per ri-ndertimin e Katedrales ne Paris. Nuk po duket qe e keni dertin te 100 mije euro, problemin e keni me Katedralen pse jane dhene pare per Kishe, sepse para hundve qeveria u shpenzon miliona ne kotesira.
A harruat qe ne zorin me te madh, Franca na ka dal ne ndihme e radhitet mes aleateve me te rendesishem qe Kosova ka?! Vec me veprimin e fundit, kur vendosen flamurin e Kosoves brenda kesaj Katedrale, qe çoi peshe Serbine meritojne kete veprim diplomatik te Kosoves. Jo 100 mije, po miliona i kish dhene Serbia per mos me e pa flamurin tone brenda Notre Dame. Mosmirenjohes!
Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse dështojnë zgjedhjet presindeciale do të inciohen ndryshime kushtetuese me qëllim që presidenti të zgjidhjet në kuvend ose të hiqet censusi. I ftuar në emisionin “Rruga Drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, Zaev megjithatë u shpreh i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme.
Kryeministri Zaev gjithashtu foli për zgjedhjet presidenciale, për financimin e fushatës, për rritjen e rrogave dhe ekonomisë, për largimin e qytetarëve nga vendi dhe për nepotizmin.
Qeveria po përpilon një plan me të cilin do ti motivojë administratorët vetë të kalojnë në sektorin privat. Kryeministri Zoran Zaev tha se po përgatiten mjete me të cilat shteti do ti financojë personat, që do të vendosin me vullnetin e tyre të largohen nga administrata publike dhe kështu të kontribuojnë në uljen e numrit të tyre. Kryeministri pohon se administrata publike po zvogëlohet vazhdimisht, dhe se për dy vjet numri i administratorëve është zvogëluar për rreth 18 mijë. Zaev tha se nga 165 mijë prej kur u bë kryeministër numri i administratorëve është ulur në 148 mijë.
Ne në të ardhmen përpunojmë plane që ti motivojmë qytetarët e administratës publike, që me vullnetin dhe bindjen e tyre të pranojnë vende pune më mirë të paguara dhe me më shumë prosperitet në sektorin privat”- theksoi Zoran Zaev, Kryeministër
Kryeministri këtë plan e bazon në pritjet, se edhe biznesmenët tani do të fillojnë të ofrojnë paga më të larta, kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në tregun e punës. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski reformën në administratën publike e njoftoi që vitin e kaluar. Plani është që një pjesë e administratës publike ti dorëzohet sektorit të biznesit, por tani për tani nuk ka detaje se si do të zbatohet kjo. Është paraparë të jetë gati deri në fund të vitit. Kompanitë kanë alarmuar vite me radhë për mungesë të fuqisë punëtore në tregun e punës, gjë që krijon humbje të mëdha në punën e tyre, por theksojnë se nuk kanë nevojë për juristë dhe ekonomistë që në të vërtetë dominojnë në administratën publike./Alsat-M
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, vazhdoi të trajtohej historia e çiftit të azilantëve të cilët pas divorcit e kanë kthyer marrëdhënien e tyre në një luftë të vërtetë.
Ndërsa ishin në Shqipëri ish-bashkëshortja e denoncoi për dhunë dhe ndërsa ai përfundoi në burg për 4 muaj, ajo u vendos në një shoqatë.perballja-mes-dy-ish-bashkeshorteve-770×432
Më pas shkoi dhe u vendos në Francë ku dhe ndodhet aktualisht. Nga martesa e tyre kanë 2 fëmijë dhe ish-gruaja iu lut që të dërgonte një prokure që të udhëtonin edhe fëmijët e të bashkoheshin sërish.
Ai besoi dhe e dërgoi prokurën, por ajo sipas tij u lidh me dikë tjetër dhe i mban fëmijët larg të atit. Gjatë përballjes së parë live ata hodhën akuza të forta për njëri-tjetrin, ndërkohë që ish-bashkëshortja kërkon ndihmë pasi ai vazhdon ende ta kërcënojë e shantazhojë përmes fotografive erotike dhe mesazheve të bëra gjatë periudhës që kanë qënë së bashku.
“Pasi isha ndarë, Fatjoni më ka ardhur në shtëpi, më ka rrahuar, ndaj jam detyruar të kërkoj urdhër mbrojtje”,- thotë gruaja.
Ajo madje e akuzon se “Ai ka grua tjetër ka edhe dy fëmijë me të. Asaj i kërkoj ndjesë që i përmenda emrin”.
Ndërkaq, në një lidhje telefonike, Fatjoni pranon se e ka kërcënuar, për shkak se ndjehet keq që në një shtëpi ku rriten fëmijët e tij, hyjnë e dalin të dashurit e gruas.
Albana Alidhima, bashkëshortja e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në pistën e avionëve më 9 prill, është marrë në pyetje nga grupi hetimor disa ditë pas ngjarjes.
Burime nga Policia thanë se dëshmia e saj pritej të ishte e rëndësishme, të paktën për të sqaruar vendet ku ka qëndruar apo personat, me të cilët ai është shoqëruar gjatë kohës që ishte person në kërkim. Megjithatë, edhe ajo, ashtu si kunati i saj, vëllai i Muratajt, kanë dhënë thuajse të njëjtën dëshmi para grupit hetimor.
Bashkëshortja e 47-vjeçarit mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte takuar dhe as të kishte kontaktuar me të prej shumë vitesh. Madje, siç ka deklaruar ajo, që prej arratisjes së tij nga burgu i Trikallasë në vitin 2013, nuk kishte asnjë informacion se ku kishte qëndruar apo se me kë shoqërohej. Në këto rrethana, edhe dëshmia e saj nuk ka mundur të hedhë dritë rreth ndonjë personi të mundshëm, me të cilin Murataj mund të ketë bashkëpunuar gjatë grabitjes.
HETIMI
Në furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, që u sekuestrua nga Policia në vendngjarje, janë gjetur prova të rëndësishme që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve. Burime nga grupi hetimor thanë se janë ende në proces ekzaminimi disa gjurmë gishtash, si dhe po kryhen analizat kimike për mbetjet biologjike të fiksuara si prova në furgonin e grabitjes. Megjithatë, deri tani, ende nuk është arritur në një konkluzion nga ana e ekspertëve. Burimet thanë se brenda kësaj jave mund të ketë një rezultat të analizave që mund të hedhin dritë mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt në grabitjen e 9 prillit.
EKSPERTIZA BALISTIKE
Në njoftimin e vetëm që Policia e Shtetit dha për grabitjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, shprehej se një nga autorët kishte mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë. Por edhe pse ky ishte një version zyrtar, ish-drejtues Policie, por edhe analistë të ndryshëm, hodhën dyshime se Admir Murataj mund të mos ishte vrarë nga Policia, duke drejtuar gishtin nga bashkëpunëtorët e tij. Edhe vëllai i tij, gjatë një prononcimi për mediat pas identifikimit të trupit në morg, i pyetur nga gazetarët nëse ka dijeni se si ka ndodhur vrasja, nëse e kishte vrarë Policia apo shokët e tij, nuk mundi të jepte një përgjigje konkrete. Megjithatë, do të jetë ekspertiza balistike që do të përcaktojë saktësisht autorësinë e vrasjes.
FURGONI I TRETE
Makina që u gjet e djegur në Bathore, është përdorur si karrem nga ndonjë bashkëpunëtor i jashtëm i grabitësve, për të devijuar kërkimet e Policisë. Në fakt, makina e dytë që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi ku u përplasën me FNSH, ku dhe mbeti i vrarë Admir Murataj, u fsheh në një prej tuneleve në fshatin Dritas. Pasi u detyruan ta braktisnin të padjegur dhe me shumë prova brenda furgonin “Hetimi Tatimor”, grabitësit u larguan me një tjetër furgon që i priste nga ana tjetër e përroit. Ata u fshehën në tunel, ku dy ditë më parë Policia e ka gjetur furgonin e djegur. Ndërsa furgoni që u gjet ditën e ngjarjes në Bathore, është djegur që të shpërqendrojë Policinë, duke i drejtuar kërkimet në një zonë të ndryshme nga vendi ku ishin autorët.
Turisti kanadez, i cili një ditë më parë tentoi të përdhunojë një të mitur në zonën e plazhit të Durrësit, është rrahur nga banorët e pallateve, pasi këta të fundit kanë kuptuar se ai kishte qëllime të tjera ndaj vajzës.
Ngjarja mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda për 13-vjeçaren, nëse nuk do të ishte parandaluar nga banorët.
Bëhet fjalë për një turiste nga Hungaria, që kishte ardhur për pushime bashkë me familjen në Durrës, e cila ka shpëtuar nga tentativa për përdhunim nga një tjetër turist nga Kanadaja.
50-vjeçari kanadez, Robert Hedorson, mësohet se ka tentuar që ta çojë me forcë në apartamentin që kishte marrë me qira në zonën pranë bregdetit, shkruan “Panorama”.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e plazhit në Durrës, në lagjen Nr. 13 të qytetit bregdetar. Policia e Durrësit, e cila ndërhyri në kohë, arriti të ndalonte 50-vjeçarin nga Kanadaja, cili prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.
Turisti kanadez në spital
Mësohet se ka pasur përpjekje për ta përdhunuar vajzën e mitur, e cila gjithashtu ndodhej me pushime me familjen e saj. Gjithçka ka zgjatuar vetëm disa çaste, pasi ka qenë vetë 13-vjeçarja që ka kërkuar ndihmë në momentin që kuptoi se 50-vjeçari kishte qëllime të tjera.
Shtetasi i ndaluar tashmë i kishte kërkuar vajzës t’i tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht. Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësjellje, vajza 13-vjeçare e ka shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit.
Por, në momentin që kishin mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50- vjeçari Robert Hedorson i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në momentin që vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjeçari në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit.
Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës, të cilët janë afruar për t’i dhënë ndihmë vajzës së mitur. Ndërkohë, nga ana tjetër, 50-vjeçari ka tentuar të largohej me shpejtësi.
Banorët, të shumtë në numër, e kanë kapur dhe më pas kanë ushtruar dhunë mbi turistin kanadez. Më pas, ata lajmëruan Policinë, e cila në pak minuta bëri të mundur ndalimin e 50-vjeçarit, i cili më pas u mor në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës.
Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze, me qëllim marrjen e informacioneve rreth personalitetit dhe së shkuarës së tij, detaje që do të ndihmojnë në hetimin e rrethanave të ngjarjes pasi turisti pretendon se nuk ka kryer asnjë veprim kundër vullnetit të vajzës së mitur.
Gjithashtu, Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në zonën pranë pallatit për të parë nëse janë regjistruar veprimet e kryera nga 50-vjeçari ndaj vajzës nga Hungaria.
Ndërkohë, pas prangosjes, turisti kanadez u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të dëmtimeve që iu shkaktuan nga goditjen e banorëve të zonës, të cilët ndërhynë pas të bërtiturave të vajzës së mitur.
Turisti kanadez: Veprimi im u keqkuptua
Turisti kanadez, Robert Hedorson, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, ka mohuar të ketë tentuar të përdhunojë vajzën e mitur, duke deklaruar se 13-vjeçarja e ka keqkuptuar, pasi me veprimet e tij nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion, e falënderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti, u afruan disa qytetarë dhe më goditën”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjeçari, Hedorson.
Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marrë gjithashtu në pyetje në prani edhe të një psikologu. Ajo ka pohuar se 50-vjeçari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin që kishte marrë me qira në zonën e plazhit në Durrës. Mësohet se shtetasi kanadez qëndronte prej disa kohësh në qytetin e Durrësit për pushime.
Njohësit e çështjeve politike theksojnë se kandidatët për president shteti në Maqedoninë e Veriut kësaj radhe gjatë gjithë fushatës kanë demonstruar një kulturë të lartë komunikimi, si gjatë debateve televizive, ashtu edhe në takimet e drejtpërdrejta me elektoratin.
Në këtë drejtim, Aleksandar Kërzhallovski, analist politik, thotë se gjuha unifikuese do të jetë vendimtare që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të motivohen për të dalë në votime në raundin e dytë zgjedhor, në të kundërtën, shton ai, do të jetë shumë problematike arritja e pragut prej 40 për qind, i nevojshëm që zgjedhjet të jenë të suksesshme.
“Mbetet e hapur çështja nëse shqiptarët do të mund të motivohen që të dalin për të votuar në raundin e dytë për njërin nga dy kandidatët maqedonas, sepse sondazhet tregojnë se kandidati shqiptar do ta ketë vështirë të kalojë. Nga këtu buron dhe ulja e toneve si dhe koketimi nëse do të mund të shprehem ashtu, me elektoratin shqiptar, në njërën anë kandidati i socialdemokratëve dhe kandidatja e opozitës maqedonase”, thotë Kërzhallovski.
Kandidatja për presidente të shtetit, Gordana Siljana Davkovski, e cila mbështetet nga partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, thotë se është e vetëdijshme se nuk mund të zgjidhet presidente e shtetit pa votat e shqiptarëve.
Megjithëkëtë, ajo thekson se pret të votohet nga qytetarët shqiptarë dhe jo të marrë vota siç shprehet të “ujdisura” nga partitë politike.
“Në zgjedhje dalin për të votuar individë, andaj për të më votuar, i ftoj qytetarët, jo partitë politike. E kam thënë dhe e theksoj se jam kundër pazareve të partive politike që të votohen me direktiva të partisë. Dua që qytetarët të analizojnë mirë profilin tim dhe në saje të ofertës politike, të votojnë. Unë frymën e shumë-etnicitetit e kam dëshmuar në përzgjedhjen që kam bërë në Katedrën e Fakultetit ku veproj”, thotë Davkovski.
Nga ana tjetër, Stevo Pendarovski, kandidat konsensual mes social demokratëve të kryeministrit Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zotohet se do të angazhohet për implementimin e plotë të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në të gjitha poret e shoqërisë, ashtu siç e parasheh ligji.
“Çdo njeri që ia do të mirën këtij shteti, veçanërisht politikanët, pasi ta fitojnë besimin e elektoratit , dhe unë nëse arrij të bëhem president i shtetit do të angazhohem që Ligji për përdorimin e gjuhëve të shtrihet në çdo pore të shoqërisë dhe jo vetëm në presidencë. Sepse mendoj se me gëzimin e kësaj të drejte, qytetarët shqiptarë do të bëhen edhe më lojal ndaj shtetit”, thotë Pendarovski.
Ndërkaq, kandidati i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, i cili mbështetet nga dy partitë politike shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, thotë se Ligji i gjuhëve nuk ka nevojë për një shtrirje më të gjerë, por nevojitet një ligj i cili nuk do t’i përcaktojë shqiptarët si përkatësi e 20 për qindëshit.
Reka beson se tashmë e ka bindur elektoratin maqedonas që të votojë një kandidat shqiptar përmes platformës së tij, ku sundimi i ligjit është mbi të gjitha.
“Unë mendoj se është krijuar një atmosferë, që mendoj se gradualisht, ne po e thyejmë atë mentalitetin mono-etnik në këtë shtet dhe gradualisht, po shoh se edhe qytetarët maqedonas po tregojnë mbështetje jo dhe aq ndaj meje si kandidat për president të shtetit, por konceptit, filozofisë sime politike dhe platformës se si unë dua ta ndërtoj këtë shtet të përbashkët”, thotë Reka./rel
Gazetari shqiptar Partizan Cene shpreh një shetësim të fortë për situatën në të cilën ndodhen 108 shtetas shqiptare, gra dhe fëmijë të cilët kanë qënë qënë me familjet e tyre në Shtetin Islamik dhe tashmë janë të ngujuar në një kamp në Siri.
Ai bën apel ndaj qeverisë shqiptare, që të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e tyre në atdhe, pavarësisht qëndrimi të fortë që kanë për ata që dërguan në Siri dhe Irak fëmijët e gratë për të luftuar për shtetin e ISIS.
Postimi i plotë:
Lista e turpit dhe e pafajsise !
Ne foto eshte nje liste e sgkruar me dorë ku janë të shënuar emrat e grave dhe femijëve shqiptar, që kanë ngelur në kampin kampin “Al Hol” që ndodhet në shkretëtirën siriane , në provincën “El – Hasakah”.
Atz në kamp krahas mijra te ,mbijetuarve, kurdët mbajnë edhe 108 shtetas shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kryesisht, janë në (gati 87 % ) femijë e gra..!
Problemi është shumë i ndërlikuar, për sa i takon kthimit të tyre në shtëpi, por unë desha të sjell këtu, neglizhencen e theksuar të shtetit amë, të Shqipërisë, që deri tani nuk ka bërë asgjë për të risjellë gratë e fëmijët në shtëpitë e tyre.
E kuptoj se inati i shtetit është për ata që i çuan fëmijët dhe gratë në Siri për të luftuar në shtetin e ISIS -sit, por kjo është e turpshme, pasi fëmijët nuk kanë kurrë faj.
Shumë nga fëmijët kanë lindur në Siri dhe nuk e kanë idenë se ku bie Shqipëria, por shteti shqiptar, eshte i detyruar me Kushtetute që të interesohet dhe ti shpëtojë e ktheje me çdo kusht këta fatkeqë të vegjël në vendin e tyre.
Kjo listë është lista e turpit deri sa nuk kemi asnjë reagim tani dhe gati 1 vit që është hapur kampi në fjalë.
Shpresojmë që kjo thirrje të mos bjerë në vesh të shurdhët .. ! (TemA)
The children no-one wants. The families of Islamic State Group at Al Hol camp, Syria. pic.twitter.com/k8gQbJjtSV
Kandidati për president Blerim Reka, i cili e ka mbështetjen e Besës dhe Aleancës për Shqiptarët, sot do të mbajë tubim qendror, ndërsa si qytet në të cilin do të mbahet ngjarja kryesore në fushatën e tij para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është zgjedhur Tetova.
Dy kandidatët e tjerë të këtyre zgjedhjeve të gjashta presidenciale vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore. Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova do ta promovojë kandidaturën e saj presidenciale në Kratovë dhe Kriva Pallankë, ndërsa Stevo Pendarovski i cili mbështetet nga partitë në pushtet do t’i vizitojë qytetarët në Valandovë, Dojran, Bogdanc ndërsa në Gjevgjeli do të mbahet tribunë e hapur qytetare.
Fushata për raundin e parë të zgjedhjeve është nga fundi, zyrtarisht filloi më 1 prill do të zgjasë deri më datën 19 në mesnatë, me ç’rast pason heshtje zgjedhore prej 24 orëve. Të dielën më 21 prill votuesit do të dalin në vendvotime dhe do të votojnë në raundin e parë të garës presidenciale.
Në mbrëmjen e së mërkurës, në moshën 85-vjeçare ndërroi jetë Nexhmedin Neziri – Voka. I ndjeri ka lindur në vitin 1933 në fshatin Shipkovicë. Pasi e kreu shkollën normale në Shkup, punoi si mësues në fshatin e lindjes, por edhe në fshatrat e tjera të malësisë së Sharrit, ndaj malësorët e thirnin “Mësuesi Nexhë”.
Në vitin historik 1968, pushteti sllavo-maqedonas dhe serbosllav, e arrestoi ngase si drejtor shkolle e kishte varur mbi kulmin e shkollës, flamurin kombëtar.
Në fillim të vitit 1969, nën akuzën e nacionalistit shqiptar, Gjykata e Shkupit e dënoi me 1 vit e gjysmë burg.
Dënimin e vuajti në burgun famëkeq të Idrizovës.
Pasi doli nga burgu, pushteti sllav vazhdoi ta persekutojë, duke ia ndaluar të drejtën për punësim.
Pas shumë vitesh i papunë, u punësua si arsimtar në Glloboçicë.
Në vitin 1981, e larguan nga puna në arsim, me arsyetimin se ka qenë separatist dhe irredentist.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, më 18.04.2019, me lutjen e drekës.
Funerali do të niset nga Eski Xhamia.
Sidrit Bejleri është një këngëtar mjaft i dashur për publikun shqiptar. Ai është pjesë e emisionit Shqiptarët për Shqiptarët në News 24, një nismë që u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë përmes fondeve që sigurohen nga qytetarët shqiptarë.
Por, dikush duket se është përpjekur të përfitojë nga emri i këngëtarit Bejleri. Një person ka hapur këtë adresë false në Facebook me emrin e Bejlerit. Aty ai shpërndan mesazhe ku kërkon nga qytetarët të derdhin para’ për njerëz në nevojë. Në këtë postim konkret flitet për rastin e një vogëlusheje 6-vjeçare. Postimi në fakt duket tepër i dyshimtë, nëse shohim mënyrën se si shkruhet, me një shqipe të deformuar.
Por, shumë persona janë mashtruar. I vënë në dijeni për këtë skandal, këngëtari Sidrit Bejleri reagoi me shpejtësi në adresën e tij zyrtare në Facebook. Ai paralajmëron të gjithë qytetarët se adresa e tij e vetme është pikërisht kjo përmes së cilës ka shpërndarë edhe mesazhin. Bejleri shkruan se nisma e bamirësisë ku ai është angazhuar i ka të deklaruara numrat e llogarive dhe se nuk ka misionarë në terren.
Çdo tentativë tjetër për të siguruar para’ në forma të ndryshme është mashtrim.
Ish-pjesëtari i UÇK’së u kujton të gjithë atyre që reaguan pse Kosova po ndihmon Francën, se një francez ka rënë dëshmor në luftë duke mbrojtur Kosovën.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se Qeveria do të ndajë mjete për të ndihmuar rindërtimin e katedrales historike Notre Dame në Paris, dhe në Kosovë shpërthyen reagimet.
Besnik Kada, zyrtar i Bankës Qendrore, që ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, u kujton kosovarëve se Franca nuk ka kursyer ndihmën për Kosovën.
Madje ai thotë se duke mbrojtur Kosovën në luftë, një francez është vrarë, shkruan Gazeta Express.
Tutje Kada ka thënë se deklaratat e atyre që kritikuan vendimin e Qeverisë se po bëjnë fushatë dhe po harrojnë ndihmën që ia kanë bërë Kosovës miqtë ndërkombëtar.
Shkrimi i plotë i Kadës:
Ky djaloshi ka ardhé nga Franca, me kombèsi franceze èshtè dhe ka vdekè pèr Kosovèn! Mos u koritni shqipe herèt èshtè pèr fushatè zgjedhore , i degjova do prononcime sot pèr njè propozim tè ekzekutivit pèr njè ndihmè simbolike pèr Katedralèn e djegur ,simbol i Parisit , mè bonen pèrshtypje deklaratat e dy tipave pèrfitues tè tè gjitha llojeve tè ndihmave nga vendet mike ,madje edhe shkollim falas e plot privilegje qè u ka dhènè paslufta deri nè kolltukèt mè tè larta! Deklaratat e tyre mè shumè ngjanin nè fushatè zgjedhore dhe sa tè mjerè u dukèn dhe injorant nuk e keni idenè! Mè pèlqeu dhe e pèrkrahu propozimin e ekzekutivit 100% ! Miqtè e mirè qè na pèrkrahèn nè ditèt e vèshtira nuk do ti harrojmè kurrè !
P.S. Atyre intellektuallcave qe reaguan sot, po ua kujtoj se dèshmori Pierre Arnaud Pallard tè dy prinderit i ka profesor Universitar, doktor tè shkencave. Ku mbeti morali dhe shkenca dhe titujt e juaj te fituar nga bursat e falura tè kombeve qè na ndihmuan sa herè patèm nevojè, marre ju koftè !
Ish-kryeministri Sali Berisha hedh dyshime të forta se Admir Murataj nuk është vrarë nga policia. Nëpërmjet mesazhit të një qytetari, Berisha shkruan se vendi ku ka ndodhur vrasja nuk ka fushë pamje për policinë. Sipas denoncimit, makina e policisë që pretendohet se është përplasur me grabitësit nuk ka asnjë gërvishtje. Në mesazh pretendohet se Murataj është vrarë nga shokët e tij.
Reagimi i plotë i Berishës:
Hidhet poshtë me prova të pakundërshtueshme pretendimi i policisë se ajo ka ekzekutuar Admir Murataj! Lexoni mesazhin, pyetjet gozhduake dhe shikoni fotot e ekspertit dixhital. sb
“Pershendetje Zoti Berisha
Si ka mundësi qe lajmet thojn qe ka gjujt policia kur ktu nuk ka fushë pamje fare. Policia nuk ka pas asnji shanc te gjuj sepse aty esht nje pjes e ngritur si tip kodre edhe nuk te lejon te shikosh fare
Policia mashtron ajo as qe është afruar aty e jo me te hap zjarr dhe te vras nji nga grabitesit nuk ka fush pamje. Mikrobusi i policisë nuk ka asnjë gërvishtje jo me ç’pim nga plumbat. Eshtë e sigurt qe Admir Murataj esht vrare nga shoket e tij”.
Shkrimtari Uran Butka ka promovuar në studion e Provokacijas librin e tij më të fundit “Masakra e Tivarit”, i cili hedh dritë mbi pushkatimin e mijërave kosovarëve përmes materialeve autentike.
“Së pari janë shfrytëzuar arkivat e Shqipërisë, arkivi i ushtrisë, i Ministrisë së Brendshme, arkivat britanike dhe më në fund dhe arkivat e Londrës dhe Jugosllavisë. Dokumentat e arkivit të Beogradit dhe partisë komuniste jugosllave”.
Butka thekson se ky ishte një krim ndërshtetror, i cili u mbajt i fshehtë, ndërsa Enver Hoxa sipas tij ishte në dijeni të plotë, kurse Tito jo
“Me mijëra kosovarë janë pushkatuar me urdhër të UDB dhe këtu ka marrë pjesë Koci Xoxe, i cili urdhëroi pushkatimin më tepër se 1 mijë kosovarë të pafajshëm. Këtu e pohojnë që është bërë masakër. Ishte krim ndërshtetëror. Enver Hoxha ishte në dijeni të plotë se çdo ndodhte me shqiptarët”.
Shkrimtari pretendon se qëllimi i kësaj maskare ishte zbrazja e Kosovës nga pjesa më energjike dhe vitale.
“Një nga pretendimet e librit është që shteti jugosllav ka synuar të zbrasë Kosovën prej pjesës më energjike, vitale dhe më patriotike në mënyrë që ta kishte më kollaj për ta sulmuar.
Ishte synimi për të zbrazur Kosovën dhe spastrim etinik dhe prandaj kaluan forcat nga Prizreni, Kukës Vaun e Dejës, Shkodër dhe Tivar dhe ky ishte dhe udhëtimi mortor i tyre”.
Në 25 vjet që punon për këtë libër, Butka thekson se është bërë marrëveshje me Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Rankoviç dhe këtë ia ka pohuar edhe Haxhi Lleshi..
“Mora në telelefon Haxhi Lleshin dhe i thashë që është bërë marrëveshje mes Ministrisë së brendshme të Shqiëprisë dhe Rankovic. I thashë a është firma juaj, ai tha po. Por si ka mundësi të autorizosh të huajt dhe të vrasësh shqiptarët. Është marrëveshje për të kaluar, për të bashkëpunuar. I thashë a je penduar kërko falje. Ai më tha po e kam bërë dhe nuk jam penduar, edhe sot do ta bëja se kosovarët janë reaksionarë. Ky Muçi është menatiliteti komunist”.
Por apeli që bën Butka në studion e Provkacijas është që krime si masakra e Tivarit duhen ndriçuar që të mos mbeten plagë e hapur, por çlirim në rrugën evropiane.
“Krimet si masakra e Tivarit duhen ndriçuar që mos mbeten si një plagë e hapur, por të kthehen në çlirim e arsye në rrugën e përbashkët drejt paqes e integrimit evropian”. /abcnews.al
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka nisur këtë të mërkurë një ofensivë të vërtetë nëpër televizionet shqiptare, për të deklaruar se vendimi i parlamentit të Holandës nuk do të sjellë regjimin e vizave për shqiptarët.
Por në intervistë televizive me gazetaren e vjetër Mirela Milori, situata është ndezur paksa në momentin kur gazetarja e ka “ngacmuar” në lidhje me moshën e tij të re.
Si kundërpërgjigje, Gent Cakaj ka bërë një deklaratë të habitshme duke i thënë gazetares se nuk do ta sfidojë më tepër pasi “nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.”
DEBATI
Mirela Milori: Unë jam kurioze të di sepse mosha juaj, me njerëz të cilët sa kemi ju moshën mund të kenë vite pune, e ndjeni një lloj hezitimi aty?
Gent Cakaj: Çështja e moshës nuk është as precedent historik në Shqipëri dhe as disavantazh në përgjithësi. Shqipëria ka pasur edhe Kryeministra të moshës time.
Mirela Milori: Më lejoni të flas këtu sepse kam 20 vite në profesion, por nuk e kanë ndritur këta njerëzit më moshës së re që na kanë ardhur si Kryeministra.
Gent Cakaj: Puna e tyre vlerësohet në bazë të performancës së tyre dhe jo në bazë të moshës së tyre. Por Shqipëria ka shumë njerëz në moshë dhe me shumë përvojë, por që kanë shumë pak arsye dhe më pak kontribut. Asgjë nuk është e përcaktuar nga mosha. Ne jemi qenie më komplekse sesa vitet tona.
Mirela Milori: E ndjeni këtë në përballje me diplomatë të caktuar?
Gent Cakaj: Unë ndjej peshën e kompetencës time dhe të angazhimit tim dhe nuk mendoj se sa vjeç jam. Por unë matem me vizionin që kam dhe me punën që bëj.
Mirela Milori: Ata që janë përballë jush mund t’iu akuzojnë edhe për një mungesë të një maturie emocionale.
Gent Cakaj: Në çfarë rasti?
Mirela Milori: Në kuptimin që jeni pak gjaknxehtë. E merrni shumë seriozisht dhe me shumë pasion një debat.
Gent Cakaj: Kush iu tha që jam gjaknxehtë? Të lutem vetëm një sekondë ku po e shikoni gjaknxehtësinë.
Mirela Milori: Ngaqë flisni me shumë pasion dhe tek një diplomat pikërisht kjo maturia emocionale është e para.
Gent Cakaj: Punën që bëj me shumë sinqeritet, shërbej këtu me zemër me shpirt dhe me parimësi. Por të qenurit i angazhuar në debat me pasion nuk është pamaturi emocionale. Të lutem është një dallim shumë i madhe që nuk i tolerohet një gazetareje si ju.
Mirela Milori: Dakord e lëmë, diplomacia dhe maturia emocionale janë paralel me njëra-tjetrën.
Gent Cakaj: Unë iu sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.
Mirela Milori: Jo nuk dua të hyj fare aty, iu lutem e keqkuptuat gjithë kontekstin./abcnews
Rrallë ndodh që shkrimet shkencore të bëhen kryeartikull tek BBC. Por ky është një zhvillim me shumë implikime
Nga James Gallagher, BBC
Shkencëtarët amerikanë kanë ringjallur pjesërisht trurin e derrave katër orë pasi kafshët ishin therur. Një zhvillim i tillë pritet të ndezë debatin për barrierën që ndan jetën dhe vdekjen, por edhe do të ofrojë mundësi të reja për të studiuar sëmundje të tilla si Alzheimer.
Studimi zbuloi se vdekja e qelizave të trurit jo vetëm mund të ndalet, por edhe mund të ruhen disa lidhje në tru. Megjithatë, nuk pati sinjale nga truri që mund të tregojnë për vetëdije ose ndërgjegje.
Gjetjet befasuese sfidojnë idenë se truri shkon në rënie të pakthyeshme brenda pak minutash pasi i ndërpritet furnizimi me gjak.
Si bëhet kjo?
32 tru derrash u mblodhën nga një thertore. Katër orë më vonë, organet u lidhën në një sistem të krijuar nga ekipi i universitetit ‘Yale’. Ky sistem pomponte në mënyrë ritmike një lëng të posaçëm rreth trurit, duke imituar pulsin. Ky lëng përmbante gjak sintetik që tranportonte oksigjen dhe ilaç për të ngadalësuar ose për të rikthyer vdekjen e qelizave të trurit.
Truve të derrave iu dha një ‘koktej’ i tillë rigjenerues për gjashtë orë.
Çfarë tregon studimi?
Studimi, i botuar në revistën ‘Nature’, tregon një reduktim të qelizave të vdekura të trurit dhe një restaurim të enëve të gjakut dhe disa aktiviteteve në tru. Studiuesit gjetën sinapsuset e punës- lidhjet mes qelizave të trurit që i lejojnë të komunikojnë mes tyre.
Truri gjithashtu tregoi një reagim normal ndaj ilaçeve dhe përdori të njëjtën sasi oksigjeni si truri normal. E gjitha kjo shkoi deri në 10 orë pasi derrave iu ishte prerë koka.
Por thelbësore është se nuk pati ndonjë shenjë të aktivitetit elektrik në tru që do sinjalizonte ndërgjegjësim apo perceptim. Në thelb, ai ishte sërish tru i vdekur.
Çfarë kemi mësuar nga kjo?
Ky kërkim transformon idenë se si vdes truri, pasi shumica mendojnë se kjo ndodh menjëherë dhe në mënyrë të pakthyeshme në mungesë të furnizimit me oksigjen.
Profesori Nenad Sestan, i neuroshkencës në universitetin ‘Yale’, thotë: “Vdekja e qelizave në tru ndodh përgjatë një dritare kohore më të gjatë nga sa është menduar më parë”.
“Ajo që po tregojmë ne është se procesi i vdekjes së qelizave është gradual”.
“Por mbi të gjitha, këto procese mund të shtyhen, të ruhen ose të rikthehen”.
A janë etike të tilla eksperimente?
Trutë e derrave erdhën nga industria e mishit të derrit. Kafshët nuk ishin rritur në laborator qëllimisht për këtë eksperiment.
Por shkencëtarët e ‘Yale’ ishin të shqetësuar se derrat mund të bëheshin të vetëdijshëm gjatë procesit ndaj përdorën një ilaç në tru për të zvogëluar çdo aktivitet.
Skuadra po e monitoronte vazhdimisht trurin për të parë nëse kishte ndonjë shenjë të funksioneve më të larta të trurit. Në këtë rast, ata do kishin përdorur anestezi dhe do e kishin përfunduar eksperimentin.
Ekspertët thonë megjithatë se duhen rregulla të reja për këtë fushë, pasi kafshët e përdorura për kërkime mund të përfundojnë në një zonë gri- as të gjalla, por as plotësisht të ngordhura.
A e ndryshon kjo kuptimin e vdekjes?
Për momentin jo, por disa thonë se duhet të debatojmë tani pasi njerëzit që kanë ‘trurin e vdekur’ janë burimi kryesor i organeve për transplant.
Profesor Dominic Wilkinson i etikës mjekësore në Oksford thotë: “Pasi dikush diagnostikohet si i vdekur në tru, aktualisht nuk ka asnjë mënyrë që ai person të shërohet ndonjëherë”.
“Ai njeri ka ikur përgjithmonë”.
“Por, nëse në të ardhmen do të ishte e mundur që të riktheheshin funksionet e trurit pas vdekjes, për të risjellë mendjen dhe personalitetin e dikujt, kjo do kishte implikime të rëndësishme mbi përcaktimin që kemi ne mbi vdekjen”.
Por duket se ky nuk është rasti.
Profesoresha Tara Spires-Jones e universitetit të Edinburgut, thotë se “ky studim është shumë larg nga ruajtja e funksioneve të trurit njerëzor pas vdekjes siç portretizohet nëpër filma, ku kokat mbahen nëpër kavanoza”.
“Është një ruajtje e përkohshme e disa prej funksioneve themelore të qelizave në trurin e derrit, jo ruajtje e mendimit dhe personalitetit”.
Prokurorët kanë nisur marrjen në pyetje të familjarëve të Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së 9 prill në Rinas.
Albana Alimemeti bashkëshortja e viktimës ka qenë e para që është thirrur nga grupi i hetuesve, por mësohet se ajo nuk ka dhënë asgjë të re për hetimin.
Alimehmeti ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij.
Ndërkohë në një prej furgonëve që u tentuan të digjen nga grabitësit policia ka mundur të gjejë gjurmë gishtash të cilat janë dërguar për ekspertim.
Siguria në aeroportin e Rinasit ka pasur probleme të herë pas hershme, konkretisht dhe për vjedhjen e sendeve nga valixhet e pasagjerëve, raste këto të përsëritura.
Policia e Rinasit me anë të një shkrese gjatë vitit të shkuar i ishte drejtuar kompanive ajrore të marrin masa për parandalimin e rasteve të tilla, duke vendosur kamera.
Policia ka kërkuar të vendosen kamera portative brenda barkut të avionëve, ose bagazhet të ngarkohen në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit.
Punonjësit të cilët merret me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve janë të TIA-s, ndërsa më herët policia i ka kërkuar kompanisë që ka nën administrim Rinasin të merrte masa për sigurinë e aeroportit pasi kishin evidentuar probleme në portat e emergjencës, por edhe në mungesën e sensorëve në gardhin rrethues metalik./ora news
Grabitja e ndodhur mesditën e 9 prillit ka mbetur ende mister. Punonjësit e sigurisë së TIA-as, janë zyrtarët e parë që kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me supergrabitjen në pistën e aeroportit.
Zyrtarët e sigurisë së aeroportit iu kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë dhe se grabitësit përdorën ato që quhen “crash doors”, për të hyrë dhe për të dalë nga aeroporti. Sipas tyre, këto dyer nuk janë të një sigurie të lartë, që në raste avarie apo të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses të deportojë ne pistë duke i shkatërruar ato.
Kjo ngre dyshime se forta, se grupi kriminal ka patur informacion për këtë detaj mjaft të rëndësishëm dhe ka përdorur pikërisht këto dy dyer, atë të anës juglindore për të hyrë në pistë dhe atë të anës verilindore për tu larguar, pasi përmes tyre mund të depërtohej lehtë.
Lidhur me këtë pretendim të ngritur nga zyrtarët e TIA, prokuroria deklaron se ka sekuestruar të gjitha konventat, apo marrëveshjet pranë zyrave të këtij institucionit, atij të Autoritetit të Acionit Civil apo kompanisë ICTS, të cilat do të analizohen në përputhje me faktet e rrethanat konkrete të ngjarjes. Një tjetër aspekt që po hetohet nga institucioni i akuzës, është momenti I njoftimit të policise për hyrjen brenda pistës të automjetit me shkrimin “hetimi tatimor”.
Policia nga ana e saj deklaron se njoftimin për ngjarjen e mori jo nga autoritetet e aeroportit, por nga burime te tjera. Ndërsa zyrtarët e aeroportit pretendojnë se kanë njoftuar policinë, sapo konstatuan çarjen e derës dhe panë furgonin ti afrohej avionit të linjës Tiranë-Vjenë.
Anëtarët e grupit kriminal depërtuan në pistë dhe në barkun e avionit që pritej të nisej në fluturim, grabitën shumën e majme të parave. Pavarësisht hetimeve intensive, prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë bashkëpunëtorët e tjerë të Admir Muratajt, ndërsa lidhur me këtë të fundit nuk është përcaktuar nëse është vrarë nga policia apo gabimisht nga miqtë e tij gjatë shkëmbimit të zjarrit.