Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, nëpërmjet një statusi në Facebook i është kundërpërgjigjur, Artan Grubit në lidhje me ofendimet që ky i fundit i bëri dje, kundër Blerim Rekës.
Azizi thotë se i “famëshmi” Zlatan Grubi (çdo respekt për familjen Grubi) në përkthim ky Zllatani edhe në përkthim edhe në mbiemër komplet transformohet në “më shka se shkau”.
Ja postimi i plotë i Adnan Azizit.
Paska fol i “famëshmi” Zlatan Grubi për profesor Blerim Rekën dhe mbiemrin e tij. Çdo respekt për familjen Grubi, ama ky Zllatani edhe ne përkthim edhe në mbiemër komplet transformohet në “më shka se shkau”. Edhe nuk është çudi se ky herë me djalin e Mijallkovit, herë në prehërin e Zaevit. Po ske çka bën. Çdo fis e ka nga nje pis.
Interviste me znj.Teuta Bilalli, deputete e Lëvizjes Besa
Si e shihni procesin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut?
Teuta Bilalli: Procesi zgjedhor fitoi një kahje me tre drejtime me kandidimin e profesor Blerim Rekës, sepse vetëm me kandidatë maqedonas, zgjedhjet do të ishin monotone, monoetnike, diskriminuese në njërën anë, ndërsa në anën tjetër shqiptarëve dhe të tjerëve u dha një mundësi që të kemi zgjedhje mes tre koncepteve dhe votuesve ju jepet hapësira që të vendosin për përzgjedhjen e tyre, se cilin kandidat do ta votojnë .
Mendoni se kandidatura e profesor Rekës i dha kuptim këtyre zgjedhjeve presidenciale?
Teuta Bilalli: Po mendoj se kandidatura e profesor Blerim Rekës u dha kuptim këtyre zgjedhjeve, sepse e para u sfidua mentaliteti ku vetëm maqedonasi mund të jenë president dhe me kandidaturën e Prof.Rekës u thye ky paragjykim. Maqedonia e Veriut Republikë për të gjithë qytetarët këtë e kërkon profesori me konceptim e tij modern: “Reka për Republikën”, që e zbehi në masë të madhe kandidaturën e kandidatit të LSDM-së, i cili do shoqëri për të gjithë, ndërsa në vështrimin tjetër e sfidoi me akademizëm kandidaten e VMRO-së. E dyta, profesor Reka ia bëri me dije kandidatit të LSDM-së se Republika do duhej të ishte për të gjithë qytetarët, një avansim në mendimin politik në Maqedoninë e Veriut. Dhe s`do mend ky do të jetë një ballafaqim mjaft interesant i koncepteve dhe doktrinave mes shoqërisë dhe Republikës. Poashtu profesori Reka e theu tabunë se vetëm maqedonasit qenkan për president, ndërsa ne, të tjerët duhet vetëm t`i dëgjojmë, duartokasim dhe të kënaqemi me atë që na e ofron menyja e subjekteve maqedone. Si feniksi, Blerim Reka shkëlqeu dhe ua ktheu dinjitetin qytetarëve me kandidaturën e tij duke e ngazëllyer qytetarin me konceptin e pastër qytetar që e ka në shpirt, por edhe modestinë e një lideri i cili lehtësisisht mund ta drejtojë Maqedoninë e Veriut drejt NATO-s dhe në BE, pa asnjë pengesë.
Kjo kandidaturë e një akademiku është e duhura dhe them se profesor Blerim Reka do jetë befasi e këtyre zgjedhjeve presidenciale.
Pse e mbështetët kandidaturën e pavarur të prof Blerim Reka ?
Teuta Bilalli: Nga ajo që ai ofroi si koncept ne e pamë veten afër aty dhe menduam se duhet ta mbështesim që të fitojë ky koncept, t`i jepet mundësia që të kemi një president kredibil që i mungon aktualisht Maqedonisë së Veriut. Vlerat që i posedon profesori Blerim Reka është poashtu një nga motivet që na shtyen që ta mbështesim. Ne, besojmë në atë çka mundet t`i ofrojë dhe të bëjë për shoqërinë në Maqedoninë e Veriut. Një diplomat karriere i cili di dhe do ta mbrojë qytetarin. Fundja Lëvizja Besa në konceptin e saj e ka filozofinë elitare që t`u jepet mundësi të gjithëve atyre që kanë vlera që të jenë pjesë e procesit. E dyta opozita e bashkuar shqiptare u bë bashkë, dmth Lëvizja Besa dhe Alenaca për shqiptarët, për tu ofruar shqiptarëve, maqedonasve, turqve, serbëve, vllehëve etj një figurë që garanton prosperitet dhe është shtyllë e shtetit, e pa ndikuar nga askush. Kush mund ta kuptojë më mirë se një shqiptar se si do duhet të funksionojë shteti në Maqedoni të Veriut.
Si deputete kohë më parë ishit në SHBA në një trajnim dyjavor. Mund të na thoni dicka më shumë ?
Teuta Bilalli: Ishte një përvojë e re dhe arritëm të shohim se si funksionon demokracia amerikane dhe u ktheva me përshtypje shumë të mira. Këto eksperienca janë të mira pasiqë kemi mundësi t`i implementojmë në Maqedoninë e Veriut, që është demokraci e re kundrejt demokracisë amerikane. Poashtu vizituam Senatin dhe Kongresin amerikan, një vizitë interesante ku takuam kongresmenë e stafin të këtyre dy dhomave të rëndësishme që janë pararoje e qeverisjes dhe sistemit amerikan, ku e pamë se si idetë e qytetarit bëhen doktrinë shstetërore me një proces krejt të natyrshëm.
Si i shihni proceset në Maqedoninë e Veriut?
Teuta Bilalli: Maqedonia e Veriut ka shumë sfida para vetes deri sa të anëtarsohet në NATO dhe BE, pasi dominon mentaliteti i cili është mësuar që t’a sheh Serbinë e Rusinë si aleate. Që kjo të ndryshojë lipset kohë dhe shumë mund dhe ne do punojmë në këtë drejtim me spektrin properëndimor brenda Maqedonisë së Veriut. Duhet thënë hapur se mbetet e hapur edhe cështja shqiptare dhe pa zgjidhjen e saj Maqedonia e Veriut do ketë probleme, sepse do riciklohen krizat, e kjo nuk i duhet një shteti aspirant për NATO e BE. Paralelisht me reformat në gjyqësi që ne bashkë me profesorin Reka I kemi vendosur si pikë prioritare dhe pa u ndëshkuar ata që kanë kryer veprime kriminale nuk mund të kemi reforma dhe të ecim përpara me agjendat perëndimore të vendit. Ndryshe do jemi shtet fragjil dhe me probleme./Intervistoi Tetova News
Nxënësit nga Gostivari dhe Tetova deri në shkollat e tyre voziten me furgon të stërngarkuar që i vozisin shoferë pa leje për vozitje, zbuloi policia e Tetovës gjatë kontrolleve të përforcuara të automjeteve të transportit publik.
Rezultatet nga vetëm një kontroll i bërë dje gjatë tre orëve janë të tmerrshme.
“Dje në periudhën prej orës 6 deri në orën 9, në Gostivar është bërë kontroll aksionar ku janë përfshirë 35 furgonë që bëjnë transportim publik.
Gjatë kontrollit, janë zbuluar nëntë furgonë me mbingarkesë së udhëtarëve, tetë vozitës kanë qenë pa certifikatë mjekësore, tre vozitës pa leje për vozitje, një vozitës ka qenë me kategorinë jopërkatëse,
dy kombi të paregjistruar, ndërsa një shofer ka vozitur më shpejt sesa duhet. Shkeljet e konstatuara janë sanksionuar me kundërvajtjet përkatëse ligjore”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Kontroll aksionar për siguri në komunikacion dje është bërë edhe në rajonin e Tetovës. Atje janë regjistruar 42 kundërvajtje, mes të cilëve ka pasur shtatë persona të cilët kanë vozitur pa poseduar leje për vozitje, gjashtë automjete kanë pasur regjistrim të skaduar, pesë me parregullsi teknike, shatë shoferë fillestarë nuk janë shoqëruar sipas kufizimeve ligjore, ndërsa kundërvajtjet tjera për parkim jo të rregullt.
Për këto shkelje janë përgatitur 23 kundërvajtje dhe 19 urdhërpagesa. /portalb/
Portali Albanews24 ka arritur të siguroj informacione burimore se në mbështetje të kandidatit shqiptar në tubimin përmbyllës në Tetovë, të enjten, 18 prill, te salla e shkollës medicinale në Tetovë, i pranishëm do të jetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me disa bashkepuntorë të tij.
Poashtu tubimin do ta nderojë me praninë e saj, këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza, si gjithmonë duke mbajtur gjallë me zërin dhe këngën e saj të bukur shpresën dhe ëndrrën shqiptare.
Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Kağıthane të Stambollit, në Turqi.
Cemil M. ka vrarë me pistoletë dhëndrin Mesut Toptaş poshtë shtëpisë, ku kishte shkuar për të folur me bashkëshorten, më të cilën ishte edhe në prag divorci si pasojë e mosmarrëveshjeve të shumta.
Kağıthane’de damadını öldürerek polise teslim olan şahsın sokak ortasında yaşattığı dehşet anlarının görüntüleri ortaya çıktı. pic.twitter.com/k1R1bELlrw
E gjithë ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë në zonë.
Toptaş shihet i drejtuar me kokë lart për tek shtëpia e vjehrrit ku ndodhej bashkëshortja e tij, përcjell tvklan.al, ndërkohë që Cemil M. i afrohet me pistoletë në dorë dhe e qëllon.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat nisën hetimet dhe shpallën në kërkim autorin e krimit.
Mediat italiane bëjnë me dije se 3 shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Bari, nën akuzat e vjedhjes më shumë se njëherë. Shqiptarët akuzohen për tentativë vrasjeje, grabitje dhe vjedhje e rëndë.
Shqiptarët e prangosur janë Kristo Shyti 26 vjeç, Klajdi Hallulli, 28 vjeç, dhe Mariglen Myrto, 31 vjeç. Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje të vilave të shtetasve italianë. Në një rast, ata kishin përdorur armë zjarri, duke lënduar pronarin e shtëpisë, shkruan “Bari Today”.
Agjentët e policisë, gjatë operacionit për shkatërrimin e bandës, sekuestruan armë, mjete për vjedhje, por edhe drogë. Një kilogramë marijuanë u gjet në banesën e Hallullit.
Policia italiane ka vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dhunë ndaj gruas së tij 26-vjeçare. Mediat italiane shkruajnë se burri kishte sulmuar fizikisht gruan, pasi sipas tij gruaja nuk kishte zbatuar rregullat e kanunit.
Shqiptari i arrestuar kishte kërkuar që gruaja të mos ulej në tryezë me anëtarët e familjes së tij dhe t’i jepte pagën që fitonte nga puna.
Gjithashtu ai e kishte kërcënuar se do ta copëtonte dhe e kishte fyer, madje i kishte shkaktuar edhe lëndime. Kur njëra prej vajzave të tyre ishte duke qarë, shqiptari e kishte goditur gruan me një copë druri në fytyrë, duke i thyer dy dhëmbë.
Pas abuzimeve të vazhdueshme gruaja i kishte kërkuar divorcin. Më pas burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorapë në gojë dhe ndërsa gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë.
Gruaja, e ndihmuar nga stafi i Qendrës Kundër Dhunës “Giulia dhe Rossella” e Barletta, gjeti forcën për të shkuar në stacionin e policisë për të raportuar sulmet e pësuara dhe pas denoncimit burri u fut në burgun e Tranit.
Një sociolog i Katarit thuhet të ketë shkaktuar zemërim pasi ka postuar një “udhëzues online” përmes të cilit ka udhëzuar burrat myslimanë se si t’i rrahin gratë e tyre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Abd Al-Aziz Al-Khazraj ngarkoi pamjet në kanalin e tij në YouTube, Al-Mojtama, i cili thuhet se tregon atë duke i mësuar burrat se si ‘të ndëshkojnë’ gratë e tyre sipas ligjit islam.
Ai shihet në pamjet që demonstrojnë teknika në një djalë të ri: “Disa njerëz e rrahin atë ose e godasin në fytyrë … Kjo nuk është e lejuar”.
Al-Ansari thotë në videon e shkurtër se ai beson se rrahjet duhet të jenë të lehta dhe pa dhimbje dhe kjo duhet ta bëjë gruan ‘të ndjejë forcën e burrit të saj’.
“Të dashur shikues – sidomos njerëzit që janë të martuar – do të donin të dinin se si ta rrahin gruan. A është e nevojshme të rrahësh gruan tënde? A duhet rrahur atë çdo ditë? Jo”.
“Së pari, duhet ta kuptojmë se burri është udhëheqësi i shtëpisë. Një lider ka autoritet, ashtu si një menaxher i kompanisë”.
“Së pari, ai duhet ta paralajmërojë atë – me fjalë të tjera, duhet ta këshillojë atë. Pastaj, ai duhet të përmbahet nga ndarja e një shtrati me të. Nëse e gjithë kjo nuk ndihmon, ne fillojmë rrahjen si një mjet i fundit”.
“Kjo është një rrahje pa dhimbje që nuk lë plagë ose shkakton gjakderdhje. Rrahja që sapo i bëra djaloshit është rrahja e vërtetë e butë”. /Telegrafi/
Nga një mosmarrëveshje familjare, mëngjesin e së mërkurës, në fshatin Jezerc të Ferizajt, mbeti i plagosur Rrustem Maloku, 23 vjeçar. Ai u plagos nga i ati, Rexhepi, në pjesën afër organeve gjenitale, pas një përleshjeje që kishin pasur mëngjesin e 16 prillit në shtëpinë ku jetonin. Policia për këtë rast tashmë e ka arrestuar kryefamiljarin e familjes Maloku. Ndërkohë që i plagosuri po trajtohet në QKUK. Në trupin e tij ende gjendet plumbi dhe sipas mjekëve ai ka edhe shenja të tjera të dhunës.
Gentiana HASANI
Plumbin të cilin ia shkrepi i ati do ta mbajë gjatë në trupin e tij, e ndoshta deri në fund të jetës. 23-vjecari, Rrustem Maloku, nga fshati Jezerc i komunës së Ferizajt, mëngjesin e së mërkurës mbeti i plagosur, pas një përleshjeje të cilën e pati me prindin e tij, Rexhepin.
Përleshja verbale e nisur në mes të Rexhepit e Rrustemit përfundoi me një plumb në pjesën e poshtme të abdomenit të Rrustemit, 23-vjeçar, duke i shkaktuar tri vrima në trup. Plumbi ende gjendën në pjesën e epërme të këmbës së Rrustemit.
Shtëpia ku ndodhi tentim-vrasja
Menjëherë pas plagosjes nga i ati, familjarë të Malokëve e kanë kontaktuar emergjencën si dhe pas rreth gjysmë ore i plagosuri dërgohet për në spitalin rajonal të Ferizajt.
Detaje rreth gjendjes së Rrustemit ka dhënë për Express sot Sefedin Fazliu, specialist i mjekësisë emergjente në spitalin e Ferizajt
“Një djalë i moshës rreth 23 vjeç ka ardhur këtu në Emergjencë sot në mëngjes, rreth orës 07:45 minuta, i cili përpos që në trup kishte rrahje, ai ka qenë edhe i lënduar me armë zjarri në regjionin e organeve gjenitale. Mendohet se plumbi ka mbetur në këmbën e djathtë”, tregon doktori i cili e ka pranuar 23-vjecarin.
Mirëpo ai deklaron se në bazë të kontrollit mjekësor që stafi i ka dhënë të plagosurit, në trupin e tij ka pasur edhe shenja dhune.
“I plagosuri ka pasur gërvishtje në pjesën e kraharorit si dhe goditje në dorën e majtë si dhe në shuplakjen e dorës së djathtë ka pasur ndrydhje dhe gërvishtje. Plumbi gjendet në këmbën e djathtë afër pjesës së belvikut. Ne kemi rekomanduar që pacienti të transferohet në QKUK, për t’u kontrolluar edhe nga ana e kirurgut vaskular. Gjendja e tij shëndetësore është stabile”, jep detaje doktor Fazliu.
Fshati Jezerc-Ferizaj
Rrustem Maloku gjendet në QKUK, ku pritet që t’i nënshtrohet disa kontrolleve ortopedike. Për gjendjen e tij, detaje të mërkurën për Express, doktor, Naser Syla, shef i ndërrimit në Qendrën Emergjente.
Ai tregoi se plumbi nga këmba e djathtë ende nuk i është nxjerrë 23-vjeçarit si dhe mjekët janë duke bërë konsulta që atij plumbi të mos i hiqet fare nga trupi.
“Mund t’ju konfirmoj se gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë është stabile. Ai është duke iu nënshtruar disa kontrolleve mjekësore. Tash do të shkojë në klinikën e Ortopedisë për disa vizita. Plumbi ende nuk i është hequr. Ka mundësi që edhe mos t’i hiqet”, tregon doktori i cili po e vëzhgon gjendjen shëndetësore të pacientit.
E ndërkohë rreth kësaj çështjeje, hetime ka nisur edhe policia e prokuroria e shtetit. Nën prangat e policisë tashmë ka rënë Rexhepi, personi i cili e plagosi djalin e tij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka deklaruar se rreth kësaj përleshjeje një person është arrestuar si i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë”.
“Sot rreth orës 07:20 minuta të mëngjesit e kemi pranuar informatën për një përleshje me armë zjarri. Policia bashkë me ekipin mejëksor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku viktimës i moshës 23-vjecare është transportuar për në spitalin e Ferizaj”, ka deklaruar Gashi.
Shtëpia e familjes Maloku
Ai ka shpjeguar se si ka ndodhur përleshja.
“Deri tek plagosja ka ardhur si pasojë e përleshjes së prindit me djalin e tij pas disa probleme familjare të tyre ku prindi e ka përdorë armën e zjarrit dhe ka plagosur djalin. Prindi është arrestua, intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit shkon në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘Vrasje në Tentativë”, ka dhënë detaje tutje zëdhënësi i policisë në Ferizaj.
Ndërkaq prokuroria e shtetit po i vazhdon hetimet për këtë çështje. Shukri Jashari kryeprokuror në Ferizaj i tha Expressit, se familja Maloku është e njohur për prokurorinë. Raste të dhunës në mes të familjarëve, Malokët sipas prokurorisë kanë pasur edhe më herët./GazetaExpress
Kjo foto e shkrepur në vitin 2015 është e fundit që Can Murataj ka me vëllain e tij Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë të martën e kaluar gjatë ndjekjes nga policia, pas supergrabitjes në Aeroportin e Rinasit.
Në një rrëfim nga vila e vëllait të vrarë në Prëzë, Can Murataj , thotë se mediat kanë aluduar shumë mbi familjen e tij.
Kjo vilë sipas tij nuk vlen 3 milion euro.
Sipas tij, ajo është blerë 26 milion lekë të vjetra në vitin 2007 dhe për ta rikonstruktuar ka punuar edhe vetë ai.
Sipas Canit, edhe vëllai tjetër tij, Aleksandër Murataj, është dënuar me 12 vjet e gjysëm burgim si pjestar në grabitjen e blindave në 2017-ën, pa asnjë provë.
Cani thotë se Admiri ishte një familjar i dashur, që punoi si mësues, emigroi në Greqi ku punoi si murator, por në vitin 2014, për arsye që as ai vet ai nuk i di, devijoi nga “rruga e drejtë ”.
Cani është një biznesmen që ka në pronësi një servis në Vorë dhe si vëllai i Admirit ka qenë një person në hetim.
Ai thotë se policia i ka bastisur disa herë biznesin.
Në lidhje me 13 identitetet që përdorte Admir Murataj, Cani thotë se këtë veprim e bën cdo emigrant për të përfituar asistencë nga shteti grek.
Për zbardhjen e ngjarjes së fundit, ku vëllai i tij humbi jetën ai thotë se pret nga drejtësia të vërtetën dhe se do të japë ndihmesën e tij nëse do të jetë e nevojshme, ndonëse deri tani nuk është kontaktuar nga askush.
Vjedhja në një këmbimore në Ferizaj, rezulton të ketë qenë e planifikuar në detaje.
Këmbimores ‘Lisi’ në këtë qytet, iu vodhën 70.000 euro gjatë natës mes së hënës dhe së martës.
KTV-ja ka mësuar detajet e hetimeve që po bëhen për këtë rast.
Në lokalin në rrugën “Dëshmorët e Kombit” është depërtuar nga mbrapa, me ç’rast është thyer muri i ndërtuar me tulla.
Më pas, është hapur arka me çelës, ku janë vjedhur në total 70.000 euro, por në valuta të ndryshme.
Një person i vetëm më pas e ka vjedhur DVR-in e kamerave, kurse ende pa hyrë në lokal, nga jashtë e kishte prerë kabllon e internetit.
Rastin e ka paraqitur në Polici vetë pronari R.SH.
Prokuroria e ka cilësuar këtë si vjedhje të rëndë, ndërsa ka konfirmuar për KTV-në se bëhet fjalë vetëm për një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se janë duke e hetuar rastin dhe se njëherë nuk mund të nguten me deklarata.
Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka folur rreth kundërshtimeve ndaj përfshirjes së tij në garën për udhëheqës të shtetit.
Reka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se është e pakuptimtë deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, se shqiptarët s’mund t’i mbajnë të gjitha postet udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Rekës, askund nuk është e shkruar se një gjë e tillë s’mund të ndodhë.
“Të tri postet udhëheqëse, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i ketë dhe mund t’i ketë shqiptare”, është shprehur ai.
“Ne duhet të çlirohemi si shqiptarë nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve”, ka deklaruar Reka.
Ai është shprehur i bindur se do të jetë presidenti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Reka ka thënë se partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut e kundërshtojnë më shumë sesa ato maqedonase.
Megjithatë, ai ka theksuar se anketa më e fundit ka parashikuar se 81 për qind e votuesve shqiptarë do të votojnë për të.
Madje, Reka ka thënë se pret të marrë shumë vota edhe nga maqedonasit, të cilët, sipas tij, e konsiderojnë atë njeri të ndershëm. /Express/
Pas gjashtë muajsh kërkimi është arrestuar njeri nga personat me rrezikshmëri me të lartë që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.
Fjala është për 27 vjeçarin nga Vushtrria Leotrim Latifin, i cili është arrestuar nga Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas të njëjtave burime, Latifi pritet që gjatë ditëve në vijim të ekstradohet në vendlindje nga shteti malazez.
“Policia e Kosovës në partneritet me Policinë e Malit të Zi, ka arrestuar të shumëkërkuarin Leotrim Latifin, i cili dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa grabitje të armatosura në vend. I njëjti aktualisht ndodhet në një nga burgjet malazeze, ndërsa pas pak ditësh pritet të ekstradohet në Kosovë./em>”, konfirmojnë burimet brenda MD-së.
Ndryshe, Latifi ndodhej në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor që nga 16 tetori i vitit të kaluar, ku së bashku me Kastriot Shalën dhe Ridvan Ademin, për të cilët akoma nuk dihet se ku ndodhen, kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje – grabitje, grabitje në tentativë, vrasje e rëndë në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje.
Për gjatë kohës sa ndodhej në arrati Latifaj, disa herë ishte paraqitur drejtpërdrejt në rrjetin shoqëror “Facebook” duke u tallur me Policinë e Kosovës.
Vendet për të cilat Prokuroria pretendon se të dyshuarit nën kërcënim të armëve kanë grabitur janë: “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Cojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.
Policia e Kosovës pati premtuar edhe 5 mijë euro shpërblim për këdo që do të bënte të njohur vendndodhjen e tyre.
Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar në natën e së martës, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.
Ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shakovicë, në Komunën e Podujevës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Katër vetura janë përfshirë në aksident, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime.
Aksidenti ka bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar një kolonë të madhe.
Autoambulancat janë parë te vendi ku ka ndodhur aksidenti. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.
“Ju njoftoj se me datën 16.04.2019 rreth orës 20:55 në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë F.sh.Shakovic ka ndodh një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Është raportuar për dy persona të lënduar. Janë informuar Emergjenca. Njësitet policore dhe ato të trafikut kanë dalë në vendin e aksident trafikut dhe janë duke u marrë me rastin”, ka bërë të ditur Policia.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Ish-ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch (holandez) ka komentuar vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë.
Në një opinion në mediat vendase, Bosch shkruan se, disa anëtarë të veçantë të parlamentit u sollën në mënyrë qesharake, ndërsa thekson se kjo ishte një ditë e zezë, sipas tij për demokracinë holandeze, duke shtuar se megjithatë ka kohë për të reflektuar.
Duke u ndalur tek debati në parlamentin holandez, Bosch thotë se mospranimi i faktit që Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për udhëtim pa viza, sipas tij, e ktheu debatin në një paradoi.
Ai shton më tej se ka pak mundësi që peticioni të mund të tërhiqet apo pezullohet.
Shkrimi i plotë:
Ditë e zezë për demokracinë.
Të enjten më 11 Prill, një debat u zhvillua në parlamentin hollandez mbi ‘bandat kriminale shqiptare në Hollandë’. Debati ishte vendosur në rendin e ditës nga CDA (demokristianët) në Nëntor të 2017. Zëdhënësja e CDA, deputetja Madeleine van Toorenburg tha fjalë të ashpra dhe kërkoi më pak shqiptarë, në një formë që do t’i përshtatej partisë politike të ekstremit të djathtë PVV.
Ishte një debat interesant. Sido që të përgjigjej demokristriani i respektuar, Ministri për Sigurinë dhe Drejtësinë zoti Grapperhaus, kolegia e tij nga e njëjta parti nuk donte të dëgjonte. Ajo injoroi shifrat dhe faktet që ai paraqiste. Zonja Van Toorenburg jo vetëm që nuk pranonte shifrat, por nuk pranoi as të dhëna të tjera faktike nga një përgjigje zyrtare që ministri i drejtoi parlamentit.
Kur ministri nënvizoi që faktet ishin serioze, por që numri i rasteve ishte shumë i vogël, ajo reagoi në mënyrë emocionale dhe deklaroi që shqiptarët po e destabilizonin vendin.
Realiteti është që në fakt disa banda shqiptare veprojnë në Hollandë. Këto grupe kriminale nuk i shmangen dhunës, por është e qartë që janë marrë massa shumë efektive kundër tyre. Në këtë aspekt ka edhe një bashkëpunim shumë të frytshëm me autoritetet shqiptare. Javën e kaluar u shkatërrua njëri nga këto grupe me mbështetjen e policisë shqiptare dhe të Europolit.
Si Ministri Grapperhaus dhe Ministri Harbers kanë vizituar Tiranën në dy javët e fundit për të theksuar dhe diskutuar këtë bashkëpunim dhe të dy u larguan me përshtypje shumë pozitive.
Qeveria aktuale shqiptare po zbaton një reformë shumë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Gjatë kësaj reforme, gjyqtarët dhe prokurorët kalojnë në veting dhe nëse nuk munden të provojnë që kanë aftësi profesionale, integritet ose burime të ligjshme pasurore do të shkarkohen. Ekspertë të huaj (edhe nga Hollanda) po mbështesin dhe vëzhgojnë këtë proces dhe garantojnë objektivitetin e tij. Asnjë vend tjetër kandidat për anëtarësim në BE nuk ka zbatuar një reformë të kësaj madhësie.
Qeveria shqiptare po bën më të mirën për të reduktuar kriminalitetin dhe korrupsionin. Fatkeqësisht shumë grupe interesi mundohen ta pengojnë këtë proces. Deputetja Van Toorenburg mund të vlerësohet shumë nga kriminelë që bëjnë gjithë c’munden për të frenuar procesin e modernizimit. Këta kriminelë nuk shqetësohen për cështjen e udhëtimit pa viza, sepse atyre nuk u duhen viza, ata e kanë shumë të thjeshtë të marrin një pasaportë europiane. Janë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, sipërmarrësi, turisti dhe student, ata që mund të dëmtohen nga një regjim i ri vizash.
Në debatin parlamentar u bë e qartë që kriminelët shqiptarë ishin shumë më pak aktivë në Hollandë sesa në Britani dhe prandaj atje kanë kufizim për vizat. Zonja Van Toorenburg e tregoi qartë që nuk e kuptonte mirë legjislacionin që rregullon vizat. Ajo deklaroi që policia nuk mund të bëjë asgjë për të parandaluar që qytetarë shqiptarë të gjejnë një mënyrë për të kaluar kufirin drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Ajo deklaroi: “E vetmja gjë që duhet të thonë këta shqiptarë është ‘jemi turistë.” Kjo në fakt nuk është e saktë.
Kur një person nuk ka para, një vend për të qëndruar apo sigurim shëndetësor atëhere nuk ka asnjë arsye të ligjshme për të qëndruar në zonën Shengen. Kur dikush pa këto kritere paraqitet në zonën Shengen, kjo do të thotë që kufijtë e BE-së nuk kontrollohen mjaftueshëm për ta ekstraduar menjëherë atë person.
Në letrën e përmendur më sipër, nga ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë për Parlamentin e Hollandës theksohej që Komisioni Europian vlerëson kriteret që lidhen me udhëtimin pa viza për të gjitha vendet që kanë një regjim të tillë vizash. Raporti i KE-së i Dhjetorit 2018 shprehet qartë se Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për udhëtim pa viza. Ky është një nga faktet që znj. Van Toorenburg dhe disa deputetë të tjerë refuzojnë ta pranojnë. Kjo ishte ajo që e ktheu debatin në një parodi, në fakt.
Opinionet e saj ishin të gdhendura në gur dhe cfarëdo që thoshte Ministri i Drejtësisë ajo nuk e dëgjonte, aq më pak qenë të gatshëm pala që kërkonte viza për shqiptarët të ndrysonin mendje bazuar në fakte pasi konsideronin vetëm anën e tyre.
Dhe kjo është në fakt mënyra sesi situata shqiptare pengon Hollandën. Me disa anëtarë të vecantë të Parlamentit që u sollën në mënyrë qesharake dhe nuk duan të pranojnë faktet. Një ditë e zezë për demokracinë hollandeze. Megjithatë, ka ende kohë për të reflektuar.
Peticioni mund të tërhiqet apo pezullohet. Ka pak mundësi që kjo të ndodhë, sepse këta deputetë do turpëroheshin. Shto këtu edhe një dëshirë të fortë për të fituar pikën në populizëm pak para zgjedhjeve europiane.
Pas gjashtë muajsh kërkimi është arrestuar njeri nga personat me rrezikshmëri me të lartë që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.
Fjala është për 27 vjeçarin nga Vushtrria Leotrim Latifin, i cili sot është arrestuar nga Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Ministrisë së Drejtësisë.
– Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtinë.
Sipas të njëjtave burime, Latifi pritet të ekstradohet nesër në vendlindje nga shteti malazez.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Kryeministri u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.
Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.
أجريتُ اليوم جلسة مباحثات مثمرة مع دولة السيد إيدي راما رئيس وزراء جمهورية ألبانيا الصديقة، تم مناقشة تعزيز العلاقات الثنائية وسُبل تطويرها في شتى المجالات، وتم التوقيع على عدد من المذكرات والاتفاقيات بما يحقق مصالح بلدينا وشعبينا. pic.twitter.com/FhC61heqcN
— عبدالله بن ناصر بن خليفة آل ثاني (@ANK_AlThani) April 16, 2019
Një nga episodet më qesharake të Portokallisë javën e shkuar ishte numri i quajtur Paradhoma e Ramës, skeç që vë në lojë disa nga ish-ministrat e qeverisë socialiste.
Të bërë kurban pas protestës së studentëve në fund të vitit të shkuar, disa nga ish-ministrat e qeverisë shihen të paraqiten një nga një në zyrën e shefit të madh, që si gjithmonë është me nerva. Për më tepër shikoni videon.
Parlamenti Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend.
Ky votim i hap rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Europian.
Ishin 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.
Kërkesa e tyre kishte këtë përmbajtje:
Pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësia për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.
Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogërave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë.
Ministri i Jashtëm holandez që vjen nga Partia VVD, dhe Ministri Grapperhaus, që ishte në Shqipëri dhe vjen nga Partia CDA janë shprehur kundër këtij propozimi.
Pozicioni Qeverisë së Holandës për këtë çështje ka qenë jo në favor të rikthimit të vizave, me argumentin se thjesht kërkohet një bashkëpunim më i mirë dhe një shkëmbim informacioni akoma më i thelluar me autoritetet shqiptare.
Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok i tha Parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.