Ballina Lajme Rama pritet nga Emiri i Katarit: Bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë

Rama pritet nga Emiri i Katarit: Bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Kryeministri u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.