Ballina Blog Faqe 621

Ronaldo sërish baba? Georgina Rodriguez: Hëngra shumë makarona

E dashura e Cristiano Ronaldos ka mohuar thashethemet se është sërish shtatzënë.

Georgina Rodriguez ia vendosi fajin e shtimit të peshës faktit se ka ngrënë shumë makarona.

Mediat rozë njoftuan pak ditë më parë se modelja mund të ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me yllin e futbollit. Por 25-vjeçarja është shprehur se thjesht ka ngrënë më shumë se ç’duhet ndaj barku i saj ishte i fryrë.

“Kam udhëtuar nga një avion në tjetrin dhe hëngra makarona për katër ditë rresht. Jam njeri. Hormonet ndikojnë tek unë dhe ende nuk jam rikuperuar nga lindja e mëparshme,”-tha ajo.

Georgina lindi vajzën Alana Martina më 12 nëntor 2017. Ajo është fëmija i parë i çiftit. Ndërsa Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur me nëna zëvendësuese.

Garë e pazakontë në Peru, Bolt më i shpejtë se një mototaksi! (Video)

Fiton Usain Bolt apo një mototaksi? Gara e pazakontë u zhvillua në kryeqytetin e Perusë, Lima, aty ku kampioni i padiskutueshëm i atletikës gjendej për një fushatë reklamuese.

Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave sërish doli fitimtar, madje duke u shkëputur që në sekondat e para, aq sa në fund e uli ndjeshëm shpejtësinë, por e rrezikuar fitoren. Ishte thjesht një shfaqje që u ndoq nga afër nga qindra fansa të xhamajkanit, të cilët patën rastin të shihnin nga pak metra distancë legjendën e atletikës.

Etiketat e ushqimeve, si të dallosh të gabuarat?

Etiketa e të ushqyerit jep një informacion shumë preciz që lejon të krijosh një ide mbi ushqimin. Zakonisht tregohen vlerat ushqyese për 100 gr produkt dhe për porcion. Këshilla e mjekëve është të marrësh parasysh gjithmonë informacionet për 100 gr, në mënyrë që të mund të krahasosh sa më shpejt ushqime të ndryshme që shiten në porcione të ndryshme.

Shumë shpesh në fakt kur bëhet fjalë për të publikuar ushqimet hiperkalorik, prodhuesit emfatizojnë përmbajtjen e ulët të yndyrave ose të sheqernave për porcion duke kërkuar të mos enfatizojnë shumë faktin që porcionet në analizë janë shumë të vogla. Nëse lexojmë vlerat për 100 gr truku nuk funksionon dhe nxirret natyra e vërtetë e ushqimit. Por nuk është e thënë që një ushqim hiperkalorik duhet të refuzohet me apriori. P.sh. arrat janë të pasura në yndyra dhe furnizojnë kalori për 100 gr, por nëse konsumohet në sasi të duhura mund të futen qetësisht në dietën e çdo dite.

Vlerat ushqyese

Etiketa e ushqimit tregon kaloritë dhe sasinë makro të ushqyesve. Në disa raste tregohet sasia e vitaminave të përmbajtura në ushqim, sasia e kolesterolit dhe disa vlera si përmbajtja e sodiumit ose ndarja e yndyrave të ngopura dhe të pangopura.

Po si mund t’i dallojmë etiketat e gabuara?

Nuk është e rrallë të gjesh etiketa te ushqimet të gabuara në konfeksionet e ushqimeve. Për të verifikuar që etiketat të jenë moskorrekte të paktën koherente, mjafton të llogaritësh energjinë të dhënë nga tre makroushqyesit dhe të verifikosh që korrespondon me vlerën energjike të treguar në etiketë.

Kujtojmë që proteinat dhe karbohidratet japin 4 kalori për çdo gram ndërsa yndyrat japin 9 kalori për gram. Por para se të arrini në konkuzionin që një etiketë e të ushqyerit është e gabuar duhet të kujtoni që përveç tre makroushyesve kryesorë ekzistojnë dhe tre makroushqyes të tjerë që mund të pasurojnë ushqime me energji. P.sh alkooli furnizon me 7 kalori për çdo 100 gr.

Është shumë e rëndësishme të nënvijëzosh që etiketa shërben për të patur një ide në lidhje me përmbajtjen e ushqimit: nuk na thuhet asnjë gjë në lidhje me cilësinë e përbërësve të përdorur si: ngjyrues, konservant, etj., ose mbi teknikat e përgatitjes.

Duke lexuar me kujdes listën e plotë të përbërësve është e vetmja mënyrë për të siguruar që ushqimi i blerë të jetë i përgatitur me përbërësit e shëndetshëm./Telegrafi

Pamje të rralla, ja si u larguan serbët të turpëruar nga Kosova (VIDEO)

Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, forcat serbe u larguan nga territori i saj. Në një video të publikuar në ‘Youtube’, e cila është xhiruar në Kosovë nga mediat gjermane, shihen ushtarët serbë të cilët kokulur u larguan nga Kosova në vitin 1999.

Dokumentari i medias gjerman “Spigel TV” është publikuar menjëherë pasluftës në Kosovë ne Gjermani dhe tani gjendet edhe në ‘Youtube’.

Ky televizion, por edhe shumë media të tjera kanë xhiruar momente dramatike të gjenocidit serb mbi popullsinë civile shqiptare, ndërsa ka dokumentuar edhe hyrjen të KFOR-it gjerman në Kosovë.

Mësohet emri i 24 vjeçarit nga rajoni i Tetovës që humbi jetën në Zvicër

Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka marrë një jetë.

Një veturë ka goditur dy persona në korsinë e emergjencës. Mbrëmjen e së mërkurës, policia nga St. Gallen nga informuar se njëri nga dy të aksidentuarit ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat zvicerane.

Personi që humbi jetën është nje shtetas i Maqedonisë, 24-vjeçar nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili në korsinë e emergjencës ishte ndalur për të ndihmuar dikë tjetër. Emri i tij është ELMEDIN (VELI) ASANI nga Reçicë e Madhe-Tetovë.

Mbetet ende e paqartë se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas njohurive fillestare, një person 50-vjeçar ka qenë i detyruar të ndalet në korsinë e emergjencës, për shkak të një problemi që kishte me një gomë të furgonit të tij.

Shtetasi nga Maqedonia Veriore vetëm ka dashur të ndihmojë në riparimin e dëmit. “Më pas, që të dy u goditën nga një veturë tjetër në korsinë e emergjencës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli.

Se si është gjendja e 50-vjeçarit të lënduar, për momentin nuk ka të dhëna, përcjell Shtegu. Shkaktari i aksidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.

PENDAROVSKI: NË KËTO ZGJEDHJE DO E MARRIM ATË QË NA E MORËN PARA 5 VITEVE (VIDEO+FOTO)

Sonte ne Shkup u mbajt konventa promovuese e kandidatit për president të partive në pushtet LSDM-së, BDI-së, Alternativës dhe PDSH-së, Stevo Pendarovski. Në fjalën e tij para të pranishëmve, Pendarovski ka folur për konfliktin e vitit 2001.

“Republika e pare e Maqedonise u krijua ne viti. 1944, e dyta u krijua në vitin 1991 me shpalljen e pavarësisë, ndërsa e treta me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001 që mundësoi inkluzivitet dhe të drejta të barabarta, kurse republika e katërt është Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Pendarovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masovisht në zgjedhje më 21 prill dhe 5 maj, sepse siç tha, kjo është mënyra e vetme që vendi të ecë përpara drejt BE-së dhe NATO-s.

“Në këto zgjedhje do e marim atë që na e morën para 5 viteve”, tha Pendarovski.

Reka: Haraçina kreshnike nuk u përkul në vitin 2001, nuk do të përkulet as në 2019 (VIDEO)

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, gjatë pasditës së sotme vazhdoi fushatën e tij në komunën e Haraçinës, ku u takua me mijëra qytetarë.
Gjatë takimit, i shoqëruar ishte edhe lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, shkruan gazeta KOHA.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se si jemi të përcaktuar për të ndërtuar sistem të mirrëfilltë të qeverisjes, së bashku me votat e shqiptarëve.

“Ta fuqizojmë votën e shqiptarëve, që në mënyrë të mos varemi nga udhëheqësit politk qeveritar. Diskrimini duhet të merrë fund dhe Prof. Blerimi Reka do ta ndalojë këtë rrugëtim politik. Çdo veprim i Ali Ahmetit ka qenë i dëmshëm për shqiptarët. Reka, është këtu për të treguar se ne jemi shqiptarë, do të jetojmë dhe do të vdesim si shqiptarë. Apelojë, mos ti dëgjojmë partitë e tjera politike dhe ftesat e tyre për kandidimin e liderëve të tyre. Të mos e turpërojmë themelin dhe pragun e shtëpisë tonë dhe këtë ta dëshmojmë me 21 prill kur duhet ta votojmë Blerim Rekën”, tha Sela.

Në anën tjetër, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, saktësoi se sa shumë është e rëndësishme që në këto zgjedhje të votojnë një kandidat shqiptarë i cili seriozisht është futur në këtë garë për të sfiduar dy kandidatët e tjerë.

“Kandidimi i Prof. Blerim Rekës do të mbetet në memorjen historike, që edhe në këtë cikël zgjedhor, do të duhet t’ju tregojmë të gjithëve se çështjet shqiptare në Maqedoni nuk janë të mbyllura. Mjaft më shqiptarët të votojnë një kandidat maqedonas, mjaft më treguam që jemi evropian duke votuar të tjerët. Është koha që edhe të tjerët të tregojnë se janë evropian duke votuar një shqiptar siç është Prof. Blerim Reka. Dhe, Reka nuk është në këtë garë sepse është shqiptarë, por është në këtë garë sepse është kandidat më i mirë se dy kandidatët e tjerë në çdo aspekt”, u shprehë Kasami.

Gjatë tubimit Prof. Blerim Reka tregoi edhe rëndësinë e kandidimit të tij, në veçanti vlerat dhe forcën që ka treguar Haraçina gjatë këtyre dekadave.

“Haraçina kreshnike, e cila nuk u përkul në vitin 2001 dhe nuk do të përkulet as ne 2019. Kandidimi im ka edhe simbolikën e bashkimit të shqiptarëve dhe kjo shihet edhe nga fjala që e unë e përdori nga besë-lidhja që vjen nga dy subjektet politike që përkrahën kandidimin tim. Me këtë shqiptarët do ta zhdukin kompleksin e inferioritetit. Deri tani na thuhet se këto partitë që janë në pushtet ofrojnë shoqëri për të gjithë por ne duam shtet për të gjithë, ndërsa sot shteti nuk është për të gjithë. Mos pranoni oferta që janë të kamufluara për shkak se ato janë të dëmshme për shqiptarët. Nuk duhet të bëhemi makineri votuese, ju keni fuqinë që të zgjidhni se kënd dëshironi të votoni: vëllaun ose kojshitë. Të tjerët ju thoni se duhet ta votoni kojshinë në vend të vëllaut, unë ju them votoni vëllaun. Ju nuk do të tradhtoni mundin dhe veprën që e arritët ne 2001”, nënvizoi Prof. Blerim Reka. (koha.mk)

Siljanovska – Davkova nga Kavadarci: Qeveria e Zaevit sikur “Titaniku” (VIDEO+FOTO)

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova në tubimin në Kavadarc ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime dhe të votojnë atë që e besojnë. Sipas saj, populli e pa këtë qeverisje se nuk mund të bëj asgjë.

“Reforma e vetme që e kanë bërë është reformimi që na bënë neve, reformimin e Maqedonisë. E ndërruan emrin, dhe tani po hapërojnë drejt ndërrimit të identitetit. Askush nuk ka të drejtën të bëjë këtë. Maqedonasit kanë ekzistuar si komb edhe para se të ekzistojë shteti Maqedoni.”, thksoi Siljanovska – Davkova. Ajo tha se Maqedonia dhe qytetarët e saj do të gjejnë vendin e tyre në Evropë.

“Në Bruksel nuk shkohet me “Titanik”. Qeverisja e tyre është qeveria e “Titanikut”. “, theksoi Siljanovska – Davkova. Ajo përmendi zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se tha në to do të fitojnë ata që nuk e harrojnë Maqedoninë. (INA)

Arsim Sinani: Imer Selmani një filomaqedon i dëshmuar, i gatshëm ta shes lëkurën e shqiptarit për dy grosh

Ish-kandidati presidencial dhe ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për kandidatin presidencial të partive në pushtet, Stevo Pendarovski. Ai ka qenë i pranishëm në konventën e kandidatit presidencial Pendarovski në Shkup.
Pas kësaj ka reaguar Profesori Arsim Sinani duke e quajtur një filomaqedon i dëshmuar.

Në vijim postimin e plotë të Arsim Sinanit:

“Imer Selmani e paska mbështet publikisht Stevo Pendarovskin, për mua asgjë e re, një filomaqedon i dëshmuar që është i gatshëm ta shes lëkurën e shqiptarit për dy grosh.

Republika e Shqipërisë urgjentisht tia merr titullin konzull nderi pasi me protokolle një diplomat nuk merr pjesë në fushata elektorale dhe për arsye tjera etike.

Imer Selmani me këtë veprim ia ngriti vetes lapidarin e turpit.”, ka shkruar Sinani në postimin e tij.

E moshuara zvicerane tregon arsyen se pse i mori jetën fëmijës shqiptar

E moshuara zvicerane tregon se pse i mori jetën fëmijës shqiptar:

LEXO lajmin:

https://youtu.be/x3tYEpyIBek

https://youtu.be/tLjSsm6SGs4

Rrëfimi emocionues i Ava Max si emigrante në Amerikë: Jam ndjerë e refuzuar…

“E lindur me emrin Amanda Koci, vajza e emigrantëve shqiptarë që u arratisën në Amerikë në vitet ’90 dhe këngëtarja e re e çmuar, vendosi Ava Max si emrin e saj profesional kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo zgjodhi ‘Ava’-n për të përfaqësuar anën femërore të personalitetit të saj dhe ‘Max’ për atë mashkullore. Ky ndjenjë e dualizmit është kthyer në një shenjë dalluese për të – e mishëruar te flokët e saj me prerje asimetrike: në njërën anë me stilin bob, në anën tjetër me flokët e gjatë”, kështu nis një shkrim kushtuar këngëtares me prejardhje shqiptare, me famë ndërkombëtare Ava Max.

Artistja e cila po kryeson top listat britanike, foli për origjinën e saj duke thënë se me të vërtetë ndihet shqiptare.

“Me të vërtetë ndihem shqiptare. Jam me fat që kam ardhur nga një familje me gra shumë të forta. Nëna, tezja, gjyshja, gjithmonë u kanë thënë atë që kanë menduar, bashkëshortëve të tyre. E kam parë këtë, dhe më pëlqente teksa rritesha”, ka thënë Ava Max, në një intervistë për Phoenix.

Ndër të tjerash, këngëtarja foli edhe për ndjenjën se si është të rritesh si një emigrante në Amerikë.

“Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha pak jashtë kornize kur jetoja në Karolinën e Jugut. Fillova të merrja mësim në shtëpi, sepse nuk më pëlqente shkolla e mesme. Shkova për një vit që ta provoja, sepse dëshiroja ta kaloja si eksperiencë shkollën e mesme. Thjesht nuk përshtatesha dot. Pastaj vendosa: ‘Nuk dua të përshtatem’. Mjaft jam përpjekur të përshtatem! Është si modeli i flokëve: kuptimi i kësaj prerjeje nuk ka të bëjë vetëm me modelin. Është në kuptimin që të bësh atë që do, mos të shkosh sipas trendeve”.

Ndërkohë, Ava Max po dominon top listat me këngën ‘Sweet but Psycho’.

Projekti i shqiptares është kënga më e transmetuar e vitit në Britani të Madhe.

Ava Max ka lënë pas emra të njohur si Ariana Grande, Calvin Harris Rag’n Bone’ dhe Dua Lipa.

Çudi shqiptare/ I humb mushka, e gjen në Facebook …shitet për 130 mijë lekë

I humb mushka në fshatin Fushë-Bardhë të Gjirokastrës dhe e gjen pas katër vitesh me anë të Facebook-ut në fshatin Rehovë të Vithkuqit.

Familja në të cilën u gjend mushka e kishte blerë atë nga një i panjohur nga Vlora kundrejt shumës 130 mijë lekë.

Në redaksinë e Fiks Fare ankohet Klaudia Shehu, të cilës i kishte humbur mushka “Katra” dhe se e kishte gjetur atë nga një njoftim në Facebook ku e kishin nxjerrë për shitje. Humbjen e “Katrës” Klaudia e kishte denoncuar edhe në Komisariatin e Gjirokastrës, por në 4 vjet nuk ishte gjetur. Fatmirësisht, duke lundruar në Facebook në faqen e blegtorisë ajo sheh mushkën e saj.

“Katra” ka lindur në shkurt të 2004 dhe ka qenë 12 vjeçe kur më humbi. Për katër vjet, edhe pse e kam denoncuar, nuk është bërë asgjë. Kur e pashë në Facebook nuk po u besoja syve dhe kam kontaktuar me zotërinë sikur doja ta blija. Kam ardhur nga Zvicra për të”, shprehet Klaudia.

Bashkë me gazetarin e Fiks Fare dhe të zonjën e mushkës, i drejtohen familjes në Rehovë e cila “Katrën” e kishte reklamuar në Facebook për ta shitur. Zonja Isufi, ku aktualisht është mushka, tregoi se atë e kishin blerë para 3 vjetëve nga një zotëri nga Vlora me emrin Krenar. “E njihnim se vjen me bagëti në malin tonë“, shprehet znj.Isufi.

Për “Katrën” kjo familje kishte paguar plot 130 000 lekë. Pas dy vjetësh kishin dashur ta shisnin dhe djali i saj i vogël kishte pasur mendimin ta nxirrnin në Facebook. “Me çfarë pamë na u mbush mendja që mushka është e zonjës, por ne nuk mund ta japim badjava se kemi harxhuar lekë, plus nuk jemi dhe në gjendje”, shprehet zj. Isufi.

Nga ana tjetër, Klaudia nuk mund të blejë mallin e saj pasi e ka rritur vetë mushkën dhe është e saja. Këtë gjë mbetet ta zgjidhë dhe Prokuroria e Gjirokastrës, pasi për këtë çështje është hapur një proces penal.

Aksident i rëndë në Zvicër, humb jetën i riu nga Maqedonia e Veriut

Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka marrë një jetë.

Një veturë ka goditur dy persona në korsinë e emergjencës. Mbrëmjen e së mërkurës, policia nga St. Gallen nga informuar se njëri nga dy të aksidentuarit ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat zvicerane.

Personi që humbi jetën është nje shtetas 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili në korsinë e emergjencës ishte ndalur për të ndihmuar dikë tjetër.

Mbetet ende e paqartë se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas njohurive fillestare, një person 50-vjeçar ka qenë i detyruar të ndalet në korsinë e emergjencës, për shkak të një problemi që kishte me një gomë të furgonit të tij.

Shtetasi nga Maqedonia Veriore vetëm ka dashur të ndihmojë në riparimin e dëmit. “Më pas, që të dy u goditën nga një veturë tjetër në korsinë e emergjencës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli.

Se si është gjendja e 50-vjeçarit të lënduar, për momentin nuk ka të dhëna, përcjell Shtegu. Shkaktari i aksidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.

Lopa kërkon azil

Nga Dritan Kaba

Edhe lopët duan të ikin! Numri i deleve është përgjysmuar. Sipërfaqet e pambjella janë shtuar.

Ndërsa ka filluar marrja e serave me qera, por jo për zarzavate, por për të mbjellë atë bimen që ka për zemër Rilindja. Në fillim të qershorit mbaron korrja. Në fund të qershorit fillon fushata nga ajri që do nxjerrë se 99.99% e sipërfaqes është asgjesuar, kurse eksporti i drogës nuk do të ndalet.

Në këtë vend bën hajër vetëm po të merresh me drogë, jo të punosh ndershëm.

Nga protesta sot në Lushnje nga fermerët dhe blegtorët që janë lënë në mëshirë të fatit nga kjo qeveri, që kujdeset vetëm për oligarkët!

128 zjarre gjatë muajit mars në Maqedoni, 99 përqind janë shkaktuar nga dora e njeriut

Sipas të dhënave të Sektorit për mbrojtje të pyjeve, gjatë muajit mars në gjithë territorin e shtetit janë regjistruar 128 zjarre, që është numri më i madh gjatë një muaji.

Siç tha drejtori i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Zoran Gjorgjiev, prej tyre 47 kanë qenë zjarre pyjore dhe ka dëme serioze tek drunjtë. Ndërsa 81 zjarret tjera janë shkaktuar jashtë pyjeve, ndërsa shumica prej tyre (55) janë përhapur edhe në male, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këto zjarre është djegur gjithsej hapësirë prej 2817 hektar, 3259 metër kub dru, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë 53-55 milionë denarë.

Gjorgjiev tha se arsyeja më e shpeshtë për zjarret pyjore (99 përqind) është faktori njeri, ndërsa bubullimat dhe vetëndezja si arsye kanë qenë vetëm në 1 përqind të zjarreve.

Gjorgjiev theksoi se në pajtim me Ligjin për pyjet, ndalohet ndezja e zjarreve në të hapur, duke shtuar se të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë” vazhdimisht janë në terren dhe ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

Ai kujtoi se më 29 mars, me qëllim që të mbrohen pyjet, Ministria e Bujqësisë ka sjellur vendim për ndalesë të pjesërishme për lëvizje në male. Ky vendim për shkelësit parasheh gjoba prej 1500 deri 3000 euro./Telegrafi/

Basha ia lë protestën të rinjve/ Policia thirrje mediave: Largohuni për arsye sigurie! (VIDEO)

Vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, policia ka rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, por edhe Ministrinë e Brendshme.

Policia i ka bërë thirrje në veçanti mediave, gazetarëve dhe operatorëve të largohen nga zona, për shkaqe sigurie.

Kujtojmë se në protestën e sotme mungon kryedemokrati Basha, i cili ndodhet në Berlin, ku do të takojë përfaqësues të CDU-së. Protesta e sotme do të udhëhiqet nga të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së.

“Turqit kanë luftuar kundër osmanëve”, gafa e Zaevit në Krushevë?! (VIDEO)

Në tubimin e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski në Krushevë ka nxitur vëmendjen edhe një lëshim apo lapsus i kryeministrit Zoran Zaev. Portali maqedonas lider.mk ka shkruar se kryeministri Zaev duke folur ka përmendur të kaluarën historike, duke thënë se “kundër osmanlinjëve kanë luftuar edhe turqit”. /Lider.mk

“Durmo turs” fiton tender për transport të nxënësve

Dy ditë pas tragjedisë së Llasakarcës në të cilën jetën e humbën 16 njerëz, kompania e transportit me autobus “Durmo turs” ka fituar tender për transport të nxënësve. Kontrata është nënshkruar më 15 shkurt, ndërsa të hënën është publikuar në ueb faqen e Agjencisë për Furnizime publike, informon gazeta KOHA.

Tenderi është shpallur nga Shkolla e Mesme “Negotinë” nga fshati Negotinë – Komuna Vrapçishtë, ndërsa “Durmo turs” është përzgjedhur në konkurencë edhe të një kompanie tjetër. Sipas marrëveshjes “Durmo turs” duke filluar nga 15 shkurti deri në fund të vitit do të bëjë transportin e nxënësve të gjashtë fshatarave nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas. Kriteriumi i vetëm për të fituar tenderin ka qenë oferta më e ulët.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Furnizime Publike “Durmo turs” ka ofruar çmim prej 700 denarë për nxënës, ndërsa kompania konkurente 3300 denarë. Vlera e përgjithshëme e tenderit me TVSH është 27.600 euro, njofton gazeta KOHA.

Drejtori i i shkollës së Negotinës, nuk ka dhënë sqarim për këtë tender, ndërsa përgjiegjësit e shkollës kanë thënë për IRL-Macedonia, se drejtori është në pushim vjetor.

Pas hetimit të fatkeqësisë janë arestuar pronari i kompanisë, vozitësi i autobusit dhe pesë persona tjerë, midis tyre edhe një person nga sektori juridik i cili ka dhënë dokumente se autobusi është në rregull.

Hetimi ka treguar se frenat e autobusit nuk kanë qenë në rregull edhe pse kjo ka qenë e konstatuar gjatë kontrollit teknik. Në qershor të vitit 2018 i është dhënë leje për punë. I njëjti edhe përkundër parregullësive teknike, ka kaluar kontrollin teknik edhe në dhjetor të vitit 2018. Po ashtu është konstatuar se është manipuluar tahografin ku nuk është regjistruar dhe treguar shpejtësia reale e vozitjes.

Defektet e frenave dhe shpejtësia e madhe janë arsyet e aksidentit. Gjyqi u shqiptojë paraburgim pronarit, vozitësit të autobusit dhe udhëheqësit të kompanisë.

Reka: S’e pranojmë konceptin e kombit statistikor (VIDEO)

Kandidati për president Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, fushatën e filloi nga sheshi Skënderbeu në Shkup. Ai tha se shqiptarët e përçarë duhet paraprakisht të arrijnë konsensusin me vëllain para konsensusit me fqinjin. Reka tha se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë se nuk e pranojnë konceptin e kombit statistikor.

“ME VOTËN TUAJ TREGONI SE NE NUK JEMI 20 PËRQINDËSHI ANONIM SIÇ NA TRAJTOJNË 20 VITE. DËSHMONI SE JU NUK E PRANONI KONCEPTIN E KOMBIT STATISTIKOR. TREGONI SE JU NUK JENI VETËM VOTUES, POR EDHE TË VOTUAR. SEPSE DERI MË TASH SHQIPTARI ASNJËHERË NUK U ZGJIDH PRESIDENT I KËTIJ VENDI, ISHIM 100 PËR QIND TATIM PAGUES, POR ENDE TASH E 20 VITE NA TRAJTOJNË 20”, theksoi BLERIM REKA.

Video/ Cristiano Ronaldo jashtë fushës, si nuk e keni parë kurrë

Mjaftoi një video e postuar nga e fejuara e kampionit portugez, Georgina Rodriguez, që bota të shihte një imazh krejt tjetër të Cristiano Ronaldo, jashtë fushës së lojës. CR7 përvecse një lider i bardhezinjve, është gjithashtu një prind jashtëzakonisht i dashur.

Imazhet e shpërndara nga Rodriguez tregojnë Ronaldon, duke puthur të bijën Alana Martina. Në fakt, portugezi është parë gjithnjë me të birin, duke e stërvitur e ndihmuar të ecë në gjurmët e tij, por ishte e para herë që shfaqej me gjithë përkujdesjen e tij për vajzën e vogël të familjes.

https://youtu.be/sbtj_ycd1og